I. Njohuri themelore për kompjuterin ë përgjithësi çdo kompjuter ndahet në dy pjesë:
Hardver (Hardware)
Softver ( Software)
Hardveri dhe softveri funksionojnë dhe veprojnë si një tërësi dhe njëri pa tjetrin nuk do të mund të funksionojnë dhe të kryejnë punët e nevojshme. Me hardver - kuptojmë tërësinë fizike, mekanike, përkatësisht pjesën e ngurtë (e prekshme) të kompjuterit. Me softver - kuptojmë tërësinë e programeve që e bëjnë kompjuterin të kryej detyra të ndryshme. Programet janë të dhëna udhëzuese elektronike, që përpunohen nga specialistët (programerët) për ti treguar komponentët hardverike si të punoj dhe se çfarë duhet të bëjë. Pa softver (programe) kompjuteri do të ishte një kuti boshe, thjeshtë një grumbull materialesh pa ndonjë funksion. Hardveri i kompjuterit kryesisht ndahet në tri njësi: v Njësi hyrëse v Njësi dalëse v Njësi qendrore Njësitë hyrëse në kompjuter – quhet njësi hyrëse se përmes këtyre njësive të dhënat futen në kompjuter. Njësitë hyrëse në kompjuter janë: Miu, Tastiera, Skaneri, Mikrofoni etj. § Miu (mausi) është njësi hyrëse në kompjuter dhe përdoret për manipulime të ndryshme në kompjuter p.sh: hapjen, mbylljen, fshirjen, rikthimin, selektimin, zhvendosjen, kopjimin e të dhënave të ndryshme. § Miu përbëhet prej disa pjesëve dhe ato janë:topi,dy disqe të pozitës, dioda me dritë, sendorët e dritës, dy ose tre mikroprocesor. § Kemi disa lloj të miut p.sh 1) miu i thjeshtë, 2) miu pa sferë, 3) miu laserik § Tastiera (keyboard) është njësi hyrëse në kompjuter dhe shërben për të shkruar tekst, numra, simbole, urdhra të kompjuterit etj. § Tastiera ndahet në katër grupe: 1. Pjesa kryesore, 2. Pjesa funksionale, 3. Pjesa për lëvizje dhe 4. Pjesa numerike. § Skaneri (lexuesi) është njësi hyrëse në kompjuter i cili bën bartjen e dokumenteve, fotografive dhe vendos në kompjuter, të cilat pastaj mund të përpunohen më tutje dhe të shfrytëzohen sipas nevojës. § Mikrofoni është njësi hyrëse në kompjuter përmes së cilit mund të komunikojmë etj. Njësitë dalëse në kompjuter – quhet njësi dalëse se përmes këtyre njësive të dhënat që përpunohen nga procesori na paraqiten neve për ti parë. Njësit dalëse në kompjuter janë: Monitori, Printeri, Ploteri, Projektori etj. Monitori është njësi dalëse në kompjuter i cili shërben që të dhënat e përpunuara nga procesori dhe të përgatitura nga kartela grafike t’ia paraqet përdoruesit të kompjuterit. Printeri është njësi dalëse në kompjuter i cili përdoret për shtypjen e dokumenteve të punuara në letër. Ploteri është njësi dalëse në kompjuter i cili përdoret përshtypjen e dokumenteve me formate letre të mëdha si projekte, reklama të ndryshme etj. Ploterin më së shumti e përdorin shtypshkronjat, zyrat projektuese të inxhinierëve dhe arkitektëve dhe ata që punojnë reklama etj. Projektori është njësi dalëse në kompjuter. Njësia qendrore – Njësia qendrore është zemra dhe truri i kompjuterit. Gjithçka që një kompjuter është në gjendje të bëjë, është në radhë të parë meritë e njësisë qendrore. Në kuadër të njësisë qendrore bëjnë pjesë këto pajisje kryesore: § Pllaka amë (mother board) § Procesori (Processor) § Memoria operative –RAM § Kartela grafike § Kartela e rrjetit § Kartela e zërit § HDD (Hard disc driver) § CD ROM-i § Njësia e disketave (Fllopy disc) pllaka amë (mather board) është pjesa më e madhe në kompjuter dhe është shumë shtresore dhe përbehet prej linjave të bakrit, ku këto linja përdoren për bartjen e sinjaleve nëpër pllakën amë. Procesori (Processor) CPU (Central Processing Unit) ose procesori është pjesë përbërëse e çdo kompjuteri dhe kryen të gjitha veprimet llogaritëse dhe ato të tjera. Nga karakteristikat teknike të procesorit varet, në një masë mjaft të madhe, shpejtësia e kryerjes së llogaritjeve. Procesori përbëhet prej njësisë kontrolluese, njësisë aritmetike-logjike dhe regjistrave. Bartja e të dhënave prej një komponenti në tjetrin kryhet përmes linjave që quhen bus. § Memoria operative –RAM Memoria operative –RAM është një pjesë e rëndësishme në kompjuter dhe shërben për ruajtjen e të dhënave të cilat i përdorim aktualisht, në mënyrë që të mund të merren më shpejt nga procesori. E metë e RAM memories është se gjatë punës në kompjuter, në rast të ndërprerjes së rrymës elektrike të gjitha të dhënat që jemi duke punuar na humbin ose fshihen. Kartela grafike (Graphic Card) luan rol të rëndësishëm në një kompjuter. Ajo e merr informatën digjitale që e prodhon kompjuteri dhe e shndërron në imazh të cilin njeriu mund ta sheh. Funksioni i kartelës grafike është të krijojë sinjalet të cilat e paraqesin imazhin në ekran. Kartela grafike është një pllakë e cila përbëhet nga disa komponentë të cilat kryejnë një pjesë të punës për paraqitjen e imazhit apo për paraqitjen e të dhënave në ekran. Kartela e rrjetit (LAN card) së bashku me pajisjen përkatëse programore mundëson lidhjen e kompjuterëve në rrjet gjegjësisht mundëson komunikimin e kompjuterit me kompjuter tjetër. Kartela e zërit shumica e kompjuterëve tani shiten me kartelë të zërit, gjë që nënkupton se ju mund ta dëgjoni zërin që gjenerohet në kompjuterin tuaj me ndonjë nga programet tuaja. Hard disk – Disku Disku është pajisje e cila na ndihmon apo shërben për të ruajtur të dhënat. Çdo kompjuter ka se paku një disk ku në të ruhen të dhënat për punën e kompjuterit dhe po ashtu mbahen të dhënat edhe pasi të fiket kompjuteri. Disku përbëhet prej një ose më shumë pllakash nga alumini ose qelqi dhe materiali magnetik është i vendosur mbi to. Ky material magnetik është bartës i informatave dhe po ato mund të shkruhen, lexohen dhe fshihen lehtë. Koha e ruajtjes është e gjatë por edhe sasia është e madhe. Vet disku është zbuluar në vitin 1950 me kapacitet te vetëm disa Mega-bajtëve (MB=103KB==106B-bajt (byte)), ndërsa sot janë me kapacitet shumë më të madh dhe arrin në disa Gigabajt (GB=106KB). Disa Web Server (kompjuterë të websiteve-internetit) kanë kapacitet prej disa Terra-bajtëve (TB=109KB). Çdo dokument i cili mund të jetë foto, video, tekst është hapësirë e bajtëve të shkruar, në këtë rast, në disk. Pjesa elektronike kontrollon lexim shkrimin e shënimeve derisa motori rrotullon pllakat, ku të gjitha janë të bëra me precizitet. Pllaka magnetike është pjesa më kryesore dhe kjo pjesë rrotullohet me shpejtësi prej 3200 deri 10000 rrot/min. Disku jep mundësinë që cilëndo informatë të vendosur kudo në disk mund t'i qasemi në çdo kohë, shumë shpejtë. Në disk të dhënat ruhen në file (skedë). File është koleksion i bajtëve me lidhshmëri mes veti. File-at mund të paraqesin tekst, fotografi, program kompjuterik, etj. Kur ekzekutojmë një program në kompjuter atëherë paraqitet kërkesa për të dhënat që ruhen në një file ndërsa hard disku i merr këto të dhëna dhe ia dërgon procesorit. Cilësia e diskut po ashtu matet me shpejtësi të transferimit, kohë të kërkimit dhe kapacitet të tij. Kapaciteti i diskut paraqet madhësinë bajtëve të informatave që mund të ruhen në disk. Sasia e transferuar e të dhënave që transferohet nga disku në procesor në njësi të kohës paraqet shpejtësinë. Koha e kërkimit është koha e nevojshme nga momentit kur procesorit i paraqitet kërkesa për një file deri në momentin kur fillon bajti i parë i këtij file të shfaqet. Kjo kohë e kërkimit është 10 deri 20 milisekonda. Hard disku mënyra më e mirë për të kuptuar se si funksionon hard disku është të shihet brendia e tij. (KUJDES: HAPJA E HARD DISKUT E SHKATËRONË ATË), andaj këtë mos provoni të e bëni vetë përpos po qe se keni një që ka dalë nga përdorimi. Ja se si duket një hard-disk drive: Kjo është një kuti alumini e mbyllur me kontrollues elektronik të bashkangjitur anash. Elektronika kontrollon mekanizmin lexues/shkrues dhe motorin që i lëvizë disqet. Elektronika gjithashtu përmbledh hapësirat magnetike nga drive –ri në bajt (d.m.th. i lexon) dhe i kthen ato pastaj në hapësira magnetike (i shkruan). Elektronika është e përmbledhur në një pllakë të vogël ndarëse nga pjesa tjetër e drive -rit: Në këtë fotografi mund të shihni : Pllakat – numri i rrotullimeve të tyre është prej 3200 deri 10000 rrot/min, kur vepron drive –ri. Këto disqe (pllaka) janë të prodhuara me performanca të larta, tolerancë dhe janë të lëmuara si pasqyrë (si që mund të shihni më poshtë). Brendia e pllakave dhe kokës Për të rritur sasinë e informatave që drive –ri mund të ruaj, shumica e hard disqeve kanë pllaka të shumëfishta (multiple platters). Ky drive ka tri sosh dhe gjashtë koka lexuese /shkruese: Mekanizmi lëvizës i krahut në hard disqe duhet të jetë me shpejtësi dhe precizitet marramendëse, kjo është arritur me konstruktimin e një motori linear me shpejtësi të madhe. Të dhënat ruhen në sipërfaqe të pllakës të ndara në sektor dhe shtigje (sectors and tracks). Shtigjet janë në formë të rrathëve koncentrik, ndërsa sektorët ndarje në formë të segmenteve, si më poshtë: CD-ROM, DVD-ROM CD-të (Compact Disc) dhe DVD-të (Digital Versatile Disc) përdoren shumë për ruajtjen e softverit, të dhënave të ndryshme, muzikës, videos etj. Kanë diametër 12 centimetra (përafërsisht 5 inç). CD-të duke përdorur CD njësinë kanë përafërsisht kapacitet prej 600 – 800 MB. Ndërsa DVD-të duke përdorur DVD njësinë kanë kapacitet prej disa GB. Variacion tjetër i teknologjisë së CD është CD-R, CD-RW që lejon të dhënat të incizohen në to. CD njësia mundëson rrotullimin e diskut me shpejtësi 200 – 500 rrot/min, në vartësi nga ajo se ku lexohet e dhëna, më afër qendrës ose skajit të diskut. Leximin e të dhënave të regjistruara në CD e bënë laseri. Format më të njohura të cilat përdoren për ruajtjen e të dhënave në CD janë CD-DA për audio disqe dhe CD-ROM për të dhëna që përdoren në kompjuter. Njësia e disketave Floppy Disk-u është pajisje për grumbullimin e të dhënave e cila përmbahet prej një unaze të hollë, fleksible, magnetike e mbyllur në një kuverte plastike në formë të katrorit. Këto disketa në fillim ishin të formatit 5” që më vonë pësuan ndryshim në 5.25” dhe në fundin e tyre në 3.5” me një kapacitet prej 1.44 MB. Flopy ndryshe quhen edhe disketa. Disketat mund të lexohen/shkruhen/fshihen apo të ruhen të dhëna me anë të floppy disk drive-it ose FDD. Disketa e futur në floppy drive rrotullohet me shpejtësi prej 30-360 rrot/min. Kapaku i metalit i cili rrinë i mbyllur, në ketë pajisje hapet në mënyrë që të lexohen/futen të dhënat. Sot floppy disqet përdoren më pak dhe pothuajse disa nga kompjuterët e rinj nuk e kane ketë pajisje fare të instaluar. Kjo është për shkak të madhësisë së vogël të të dhënave që kjo disketë pranon dhe daljes se pajisjeve tjera të cila mbajnë shumë të dhëna që janë USB Flash disqet me kapacitete prej disa GB.
SHKARIKO NE PDF TE GATSHME ME FOTO
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...