IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

II. Sistemi Operativ Windows

Shkariko Detyren e Plote me foto ne PDF


Ç’është sistemi operativ? Është një program i cili mundëson aktivizimin e pjesës hardverike të sistemit kompjuterit. Pra pa sistem operativ pjesët e kompjuterit nuk do të funksiononin.  Ç’është Windows. Windows është sistem operativ i cili instalohet në kompjuter dhe na mundëson komunikimin me kompjuter. Pra ky sistem është përgjegjës për funksionimi e të gjitha njësive të kompjuterit (njësisë hyrëse,qendrore ,njësisë dalëse si dhe për të gjitha detyrat që përdoruesi i kompjuterit duhet ti kryej). Më herët janë përdorur sistemet operativ si: Windows 98, Windows 2000, Windows XP, Windows Vista e së fundi Windows 7. Të gjitha këto versione kanë vazhdimësi me njëra - tjetrën mirëpo çdo sistem i ka përparësitë e veta.
Çka do të thotë fjala Windows Fjala Windows rrjedh nga gjuha angleze Window, që në gjuhën shqipe do të thotë Dritare. Pra e tërë puna në Windows kryesisht kryhet me dritare. Startimi i kompjuterit apo i Sistemit Operativ Windows Lëshimi i kompjuterit në punë është mjaftë i thjeshtë ,vetëm shtypni pullën e cila gjendet në shtëpizë për startimin e kompjuterit ku njëkohësisht starton edhe Windows. Desktop (Tavolina e punës) Pas startimit të kompjuterit në monitor paraqitet sipërfaqja punuese e cila njihet me emrin desktop, që d.m.th tavolina punuese dhe paraqitet në madhësi të plotë të monitorit. • Në figurën në vazhdim është paraqitur një pamje e desktopit dhe janë dhënë disa sqarime. Përdorimi i miut (mausit) Fillimisht është mirë ti dallojmë tastet e miut kështu që mos të kemi probleme të vazhdueshme gjatë përdorimit të tij. • Figura ne vazhdim na tregon se cili është tasti i majtë dhe cili i djathtë Miu lëviz me lëvizjen e dorës dhe gjatë lëvizjes së dorës në ekran paraqitet shigjeta e cila na tregon se ku jemi të vendosur,dhe kur ne dëshirojmë të hapim ndonjë ikonë fillimisht duhet të pozicionohet shigjeta mbi ikonë e pastaj të shtypen tastet varësisht se në cilën mënyrë duamë të hapim ikonën. Hapja e ikonave - mund të bëhet ne disa mënyra, ne do të sqarojmë disa mënyra se si mund të hapet ikona My Computer, pasi që procedura për të gjitha ikonat e tjera është e njëjtë. Mënyra e parë 1. Fillimisht pozicionojmë shigjetën mbi ikonë 2. Shtypim tastin e djathtë një herë mbi ikonë ku shfaqet menyja e përkohshme 3. Pozicionojmë shigjetën mbi opsionin Open dhe shtypim një herë tastin e majtë. Shih figurën në vazhdim majtas, dhe si rezultat nga ikona hapet dritarja My Computer, Figura në anën e djathtë. Mënyra e dytë 1. Së pari pozicionojmë shigjetën mbi ikonë 2. Shtypim dy herë tastin e majtë shpejtë mbi ikonën My Computer Mënyra e tretë 1. Fillimisht pozicionojmë shigjetën mbi ikonë 2. Shtypim tastin e majtë një herë mbi ikonën My Computer 3. Në tastierë shtypim një herë tastin Enter Dritarja –e ikonës My Computer Pra pas hapjes së ikonës hapet dritarja e cila përmban disa elemente të cilat do ti sqarojmë në vazhdim. Edhe këtu bëhet fjalë për dritaren My Computer e cila është një dritare që hapet më tepër dhe nëse e dimë se si duhet të punohet me këtë dritare mënyra e përdorimit është e ngjashme edhe me dritaret tjera. • Figura në vazhdim bënë fjalë për dritaren My Computer Këto ishin disa elemente që i përmban dritarja My Computer të cilat shumë lehtë mund ti provojmë edhe në praktikë. Zmadhimi dhe zvogëlimi i dritares Zmadhimi dhe zvogëlimi i dritares mund të bëhet në disa mënyra ku do ti sqarojmë në vazhdim. Kjo figurë tregon se dritarja ka dimension më të vogël dhe nëse shtypim tastin e majtë njëherë mbi këtë buton kjo e ndërron formën nga një katror në dy katror figura në vazhdim. Kjo figurë tregon se dritarja ka dimension maksimal dhe për të rikthyer ne dimensionin e mëparshëm mjafton të shtypet mbi te një herë tasti i majtë. Mënyrë tjetër për rritjen apo zvogëlimin e dritares bëhet në këtë mënyrë: Kujdes:Për të provuar këtë mënyrë dritarja nuk duhet të jetë e rritur në maksimum, d.m.th dritarja duhet të ketë vetëm një katror . 1. Pozicionojmë shigjetën mbi shiritin e emërtimit të dritares 2. Mbi këtë shirit shtypim një herë tastin e djathtë dhe si rezultat hapet menyja e përkohshme, figura në vazhdim. 3. Shtypim tastin e majtë një herë mbi opsionin Size 4. Pastaj shfaqen katër shigjeta në dritare , dhe për të ndërruar formën e dritares duhet të përdoren katër shigjetat e drejtimit të cilat gjenden në tastierë për lëvizje majtas, djathtas, lartë dhe poshtë. • Figura në vazhdim 5. dhe në fund kur dritarja merr formën që ne dëshirojmë shtypim tastin Enter në tastierë. Mënyra tjetër për rritjen apo zvogëlimin e dritares bëhet në këtë mënyrë: Pozicionojmë shigjetën mbi shiritin e emërtimit dhe shtypim shpejt dy herë tastin e majtë mbi të dhe si rezultat dritarja e ndërron formën,nëse ka qen dritarja e vogël ajo zmadhohet dhe e kundërta nëse dritarja është e madhe ajo zvogëlohet. Minimizimi i dritares  Çka do të thotë minimizim i dritares? Kur dritarja minimizohet ajo nuk mbyllet por largohet përkohësisht nga pamja e ekranit dhe ruhet në shiritin e detyrave ,kur ne dëshirojmë ta shfaqim në ekran mjafton të shtypet tasti i majtë një herë në emrin e dritares i cili gjendet në shiritin e detyrave. - Ky është butoni i cili bën minimizimin e dritares, nëse shtypet tasti i majtë një herë mbi të dritarja minimizohet dhe vendoset në shiritin e detyrave dhe për ta rikthyer ne ekran shtypim tastin e majtë mbi emrin e dritares i cili gjendet në shiritin e detyrave. • Figura në vazhdim Mbyllja e dritares Mbyllja e dritares mund të bëhet në disa mënyra: Mënyra e parë - Nëse shtypim tastin e majtë një herë mbi butonin X. Mënyra e dytë Përmes tastiere me kombinimin e tasteve Alt + F4.  Çka do të thotë kombinim i tasteve? Gjatë punës me kompjuter shpesh herë do të hasim në kombinimin e tasteve. Kombinimi i tasteve kryesisht bëhet në tastierë për të kryer një funksion të caktuar,në këtë rast për të mbyllur dritaren My Computer përmes tastierës duhet të kombinohen dy taste Alt dhe F4, të cilat në literaturë shkruhen me shkurtesa p.sh:Alt + një tast tjetër, mirëpo plusi nuk duhet të shtypet ai tregon se përveç një tasti duhet të shtypet edhe një tast tjetër. Mënyra e tretë Në shiritin e detyrave mbi emrin e dritares My Computer shtypim tastin e djathtë një herë dhe nga menyja e përkohshme që hapet me tastin e majtë shtypim mbi opsioni Close. • Figura në vazhdim Këto ishin disa mundësi të tjera për zmadhimin dhe zvogëlimin e dritares,minimizim dhe mbyllje mirëpo ne i kemi treguar vetëm disa prej tyre. Zhvendosja e dritares  Çka kuptojmë me zhvendosje të dritares? Kalimi i dritares nga një vend në vendin tjetër quhet zhvendosje e dritares. Kujdes: edhe në këtë rast para se të zhvendoset dritarja nuk duhet të jetë e zmadhuar në maksimum pra nuk duhet të jetë me dy katror siç e kemi cekur edhe te zmadhimi dhe zvogëlimi i dritares. Ka disa mënyra për zhvendosjen e dritares të cilat do ti sqarojmë ne vazhdim: Mënyra e parë Pozicionojmë shigjetën në shiritin e emërtimit të dritares ,pastaj shtypim tastin e majtë dhe duke e mbajtur te shtypur tastin e majtë lëvizim miun në drejtim të caktuar ku po ashtu lëviz edhe dritarja dhe kur ne dëshirojmë që dritarja të mbetet në vendin e caktuar atëherë lëshojmë tastin e majtë. Figura në vazhdim: Mënyra e dytë 1. Pozicionojmë shigjetën në shiritin e emërtimit të dritares 2. Shtypim tastin e djathta dhe hapet menyja e përkohshme 3. Me tastin e majtë shtypim mbi opsionin Move • Figura në vazhdim 4. Pastaj paraqiten katër shigjeta në dritare me këtë formë 5. Dhe për të zhvendosur dritaren nga një vend në vendi tjetër shfrytëzojmë tastet e drejtimi në tastierë dhe kur dëshirojmë që dritarja te mbetet në vendin e caktuar shtypim tastin Entet në tastierë. Veprimet me shumë dritare Në Windows mund të hapet një, dy, tri e më tepër dritare njëkohësisht, mirëpo vetëm njëra prej tyre është aktive. Ne gjatë punës në kompjuter mund të dëgjojmë muzikë dhe të shkruajmë ndonjë tekst në të njëjtën kohë, apo te shkruajmë diçka në internet etj, mirëpo vetëm njëra prej tyre është aktive.  Nëse i kemi tri dritare të hapura si mund ta dallojmë se cila dritare është aktive. Për ta dalluar se cila dritare është aktive një mundësi është në shiritin e detyrave dritarja e cila është aktive e ndërron ngjyrën, zakonisht ka ngjyrë ma të mbylltë. • Figura në vazhdim (dritarja My Computer është aktive) • Figura në vazhdim tregon si mund të hapen dy dritare njëkohësisht  Nëse i kemi dy e ma tepër dritare të hapura si mund ti kthejmë ato në mënyrë vertikale, horizontale, ti minimizojmë të gjitha etj. Fillimisht dritaret duhet të jenë të hapura si në figurën më lart, dhe për ti rregulluar në formën e dëshiruar p.sh: horizontal, vertikal etj, duhet të shtypet një herë tasti i djathtë i miut në hapësirën e lirë të shiritit të detyrave, pastaj nga menyja e përkohshme që hapet zgjedhim formën e dëshiruar të cilat shumë lehtë mund të praktikohen në kompjuter. • Figura në vazhdim tregon vendi se ku duhet të shtypet për ti rregulluar dritaret Menyja Start Njëra nga menytë më të mëdha në Windows është menyja Start. Nga kjo meny mund të kryhen shumë funksione si p.sh: të hapim programet e ndryshme,të instalojmë ndonjë program, të bëjmë konfigurimin e kompjuterit etj. Hapja e menysë Start Edhe menyja start mund të hapet ne disa mënyra: Mënyra e parë 1. Pozicionojmë shigjetën mbi menynë Start 2. Shtypim një herë tastin e majtë dhe si rezultat menyja Start hapet,për të mbyllur menynë Start veprohet në te njëjtën mënyrë pra mbi meny prapë shtypet tasti i majtë. • Figura në vazhdim tregon pamjen e hapjes së menysë Start Mënyra e dytë Përmes tastierës menyja start mund të hapet duke shtypur tastin Window në tastierë i cili gjendet në mes tastit Ctrl dhe Alt. Pra nëse një herë shtypet tasti Window menyja hapet dhe nëse shtypet prapë menyja mbyllet. Mënyra e tretë Nga tastiera menyja Sart mund të hapet edhe me kombinimin e tasteve Ctrl + Esc, pra fillimisht e mbajmë të shtypur tastin Ctrl dhe pastaj shtypim tastin Esc dhe si rezultat menyja Start hapet dhe për ta mbyllur menynë mund te shtypim vetëm tastin Esc.  Si të lëvizim nëpër menynë start dhe të hapim programin që ne dëshirojmë Lëvizja nëpër opsionet e menysë start është mjaft e thjesht dhe mund të bëhet përmes miut dhe tastierës,po ashtu edhe hapja e ndonjë programi përmes menysë start është mjaft e thjeshtë. Shembull: nëse dëshirojmë të hapim një program për mes miut duke e shfrytëzuar menynë start atëherë fillimisht e hapim menynë start dhe duke lëvizur miun pozicionojmë shigjetën mbi emrin e programit shembull: Windows Media Player shtypim një herë tastin e majtë mbi të dhe si rezultat hapet programi për dëgjimin e muzikës,kështu mund të veprohet edhe me programet e tjera. Ndalja e kompjuterit në mënyrë të rregullt Është me rëndësi të dimë se si duhet të ndalet kompjuteri në mënyrë të rregullt me qëllim që të mos shkaktohen çrregullime të pa nevojshme në kompjuter. Për ta ndalur kompjuterin në mënyrë të rregullt duhet të veprojmë në këtë mënyrë: 1. Start 2. Turn Off Computer • Figura në vazhdim 3. Si rezultat hapet figura tjetër në vazhdim me katër funksione • Në figurat në vazhdim kemi dhënë sqarimet për secilën prej tyre Zhbllokimi i kompjuterit nga dritaret aktive Gjatë punës me kompjuter ndodhë që kompjuteri ynë të bllokojë, nuk funksionon asnjë komandë. Një mundësi për të dalë nga kjo situatë është duke shtypur tri tastet në tastierë përnjëherë, fillimisht mbajmë të shtypur tastin Ctrl pastaj Alt dhe në fund Delete dhe si rezultat hapet korniza për zhbllokimin e programeve aktive, figura në vazhdim. + + • Në figurën në vazhdim janë dhënë sqarime se si të dalim nga situata e bllokimit të dritareve  Cilat janë rastet më të shpeshta që kompjuteri të bllokojë dhe mos të funksionoj asnjë komandë. Kompjuteri kryesisht bllokohet nëse i shtrohet kërkesa e dytë ende pa u përgjigjur në të parën dhe kur kapaciteti i RAM – memories është i vogël. Ushtrime: Të dhënat e kompjuterit Për të ditur se çfarë kompjuteri kemi, sa e ka shpejtësinë dhe RAM-in etj, duhet të veprojmë në këtë mënyrë: 1. Mbi ikonën My Computer shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim me tastin e majtë mbi Properties 3. Pastaj hapet korniza System Properties figura në anën e djathtë, shtypim mbi General dhe si rezultat të dhënat për kompjuterin mund ti shohim . Në figurën në vazhdim në anën e majtë tregohet hapi 1 dhe 2 kurse në figurën në anën e djathtë tregohet hapi i tretë Të dhënat për Hard – diskun Për të ditur se sa është kapaciteti i Hard – diskut,sa është i mbushur dhe sa është i lirë duhet të veprohet në këtë mënyrë: 1. Hapim ikonën My Computer 2. Nga dritarja që hapet mbi ikonën e diskut shtypim tastin e djathtë 3. Pastaj hapet menyja e përkohshme dhe zgjedhim Properties 4. Dhe nga korniza që hapet shtypim tastin e majtë mbi General • Në figurën në vazhdim mund të shihen të dhënat e Hard – Diskut Folder-at dhe File-at Folder - e ka kuptimin e një fasikle, apo një adrese ku ne mund ti ruajmë të dhënat tona. • Në figurën në vazhdim mund ti shihni disa folder me emërime të ndryshme File është vendi ku ruhen të dhëna të ndryshme, ka shumë lloje të tyre, ka file ku ruhen shkrime të ndryshme, file të muzikës, të pikturave etj. • Në figurën në vazhdim mund ti shihni disa forma të file-ave Shembull:Një nxënës për të shkuar në shkollë duhet të ketë me vete fletoret e nevojshme, librat, çantën etj. Në këtë rast fletoret e luajnë rolin e një file te cilat përdorën për të shkruar ne to ndërsa çanta e luan rolin e folderit.. Pra në folder nuk shënohet në të ruhen file dhe nën-folder me qëllim që gjatë punës ne kompjuter ti gjejmë më lehtë të dhënat tona,ti bartim,kopjojmë,fshijmë etj. Krijimi i një folder Ka folder që gjatë instalimit të Windows ruhen në kompjuter me emra të ndryshëm, mirëpo ne mund të krijojmë folder sipas dëshirës dhe ti emërtojmë me emër të caktuar. Krijimi i një folder në desktop bëhet në këtë mënyrë: 1. Në hapësirë të lirë të desktopit shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet lëvizim deri te opsioni New 3. Prapë hapet nënmenyja tjetër dhe ne shtypim mbi opsionin Folder me tastin e majtë • Figura në vazhdim tregon se si krijohet një folder në desktop 4. Dhe si rezultat paraqitet folderi në desktop • Figura në vazhdim Riemërimi i Folderit Nëse kemi një folder në desktop p.sh: me emrin libri dhe dëshirojmë të ndërrojmë emrin në lapsi duhet të veprojmë në këtë mënyrë: 1. Mbi folderin me emrin libri shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim tastin e majtë mbi Rename • Figura në vazhdim Fshirja e Folderit Fshirja e folderit mund të bëhet duke vepruar në këtë mënyrë: 1. Mbi folder shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim tastin e majtë mbi Delete,dhe si rezultat hapet korniza e përkohshme dhe për të fshirë folderin duhet të shtypet Yes. • Figura në vazhdim Fshirja e folderave mund të bëhet edhe në këtë mënyrë: 1. Mbi folder shtypim një herë tastin e majtë 2. Pastaj në tastierë shtypim tastin Delete 3. Hapet korniza e njëjtë si në figurën më lartë dhe ne shtypim prapë në tastierë tastin Enter  A fshihen folderat tërësisht nga kompjuteri apo ruhen në ndonjë vend të caktuar? Në dy rastet të cilat i kemi shpjeguar më lartë folderat fshihen nga vendi i caktuar, por nuk fshihen tërësisht nga kompjuteri, ata ruhen në ikonën Recycle Bin apo siç po e quajnë nëpër disa libra Shporta edhe pse nuk është ndoshta përkthim adekuat.  Nëse i kemi fshirë folderat gabimisht dhe ata gjenden në Recycle Bin, a mund të kthehen ata prapë në atë vend ku kanë qenë më herët? Po folderat të cilët gjenden në këtë vend mund të kthehen në atë lokacion ku kanë qenë më herët dhe për ti kthyer në vendin e caktuar duhet të veprojmë në këtë mënyrë: E hapim ikonën Recycle Bin dhe si rezultat hapet dritarja Recycle Bin • Në Figurën në vazhdim kemi sqaruar se si kthehen folderat e fshirë në lokacionin ku kanë qenë më herët  A mund të fshihen folderat dhe mos të shkojnë në Recycle Bin? Po ka mundësi folderat te fshihen tërësisht nga kompjuteri nëse veprohet në këtë mënyrë: 1. Mbi folder shtypim një herë tastin e majtë 2. Pastaj në tastierë shtypim tastet Shift + Delete,dhe si rezultat paraqitet korniza për fshirjen e folderit. dhe nëse shtypim Yes folder fshihet tërësisht nga kompjuteri. • Figura në vazhdim Bllokimi i Recycle Bin (shportës) Nëse shporta bllokohet në çfarë do mënyre që fshihen folderat ata nuk shkojnë më në shportë por fshihen tërësisht nga kompjuteri.  Si mund të bllokohet Recycle Bin (shporta) Recycle Bin mund të bllokohet në këtë mënyrë: 1. Mbi ikonën Recycle Bin shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim me tastin e majtë Properties dhe si rezultat hapet korniza Recycle Bin Properties • Figura në vazhdim tregon se si duhet të veprohet për bllokimin dhe zhbllokimin e Recycle Bin (shportës) Zhvendosja e Folderave Për zhvendosjen e folderave ka disa mënyra,ne po tregojmë se si bëhet zhvendosja e folderave në desktop. Mënyra e parë Mbi folder shtypim tastin e majtë dhe duke e mbajtur të shtypur lëvizim deri në vendi e caktuar dhe pastaj lëshojmë tastin e majtë dhe folderi mbetet në vendin e caktuar. Mënyra e dytë Folderi mund të zhvendoset edhe duke vepruar në këtë mënyrë: 1. Mbi folder shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim me tastin e majtë Cut • Figura në vazhdim tregon hapat se si duhet të veprojmë për të bërë zhvendosjen 3. Vendosim shigjetën në hapësirë të lirë të desktopit dhe shtypim tastin e djathtë 4. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim me tastin e majtë Paste dhe si rezultat folderi zhvendoset në atë vend. Kopjimi i Folderave Për të bërë kopjimin e folderave duhet të veprojmë në këtë mënyrë: 1. Mbi folder shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim me tastin e majtë Copy • Figura në vazhdim tregon hapat se si duhet të veprojmë për të bërë kopjimin 5. Vendosim shigjetën në hapësirë të lirë të desktopit dhe shtypim tastin e djathtë 6. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim me tastin e majtë Paste dhe si rezultat folder kopjohet në atë vend. Radhitja e ikonave në desktop Nëse ikonat janë të vendosura nëpër vende të ndryshme të desktopit dhe dëshirojmë ti radhitim në mënyrë të shpejtë në desktop duhet të veprojmë në këtë mënyrë: 1. Në hapësirë të lirë të desktopit shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet lëvizim deri te Arrange Icon By dhe si rezultat hapet nënë menyja tjetër me disa mundësi për radhitjen e ikonave. • Figura në vazhdim Në vazhdim do të sqarojmë disa prej tyre: Name Radhitja bëhet sipas emërimit të ikonave Size Radhitja bëhet sipas madhësisë Type Radhitja bëhet sipas tipit Modified Radhitja bëhet sipas modifikimit Auto Arrange – Nëse tiku është pran këtij opsioni ikonat në desktop nuk mund ti zhvendosni aty ku keni dëshirë sepse ky opsion bënë radhitjen në mënyrë automatike. Pra sa herë që ikonat nuk mund ti zhvendosni në vendin e caktuar duhet të vërteton se a gjendet tiku pranë këtij opsioni, për me heqë tikun duhet të shtypim me tastin e majtë një herë mbi Auto Arrange,kur dëshirojmë të shtojmë tikun shtypim prapë tastin e majtë mbi Auto Arrange. Show Desktop Icons - Kur dëshirojmë që të gjitha ikonat në desktop të fshehën dhe asnjëra prej tyre mos te duket në desktop mbi Show Desktop Icons heqim tikun dhe si rezultat ikonat në desktop më nuk shihen dhe për ti shfaqur ato në desktop, prapë duhet të vendosim tikun mbi Show Desktop Icons. Rifreskimi i kompjuterit Për ta bërë rifreskimin e kompjuterit duhet të veprojmë në këtë mënyrë: 1. Shtypim tastin e djathtë në hapësirë të lirë të desktopit 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim mbi Refresh Selektimi apo zgjedhja e folder-ave dhe file-ave Selektimi ndryshe quhet edhe zgjedhje, është mjaftë i rëndësishëm gjatë punës në kompjuter. Përmes selektimit ne i tregojmë kompjuterit se cilin folder apo file dëshirojmë të fshijmë, kopjojmë, zhvendosim etj, dhe kur të selektohen e ndërrojnë ngjyrën. Për selektimin e folderave dhe file-ave ka shumë mënyra,në vazhdim do të tregojmë vetëm selektimin e folder-ave pasi që rregullat janë të njëjta edhe për file dhe ikona.  Zgjedhja e një folderi bëhet duke shtypur një herë tastin e majtë mbi të. Zgjedhja e disa folderave mund të bëhet në këtë mënyrë: 1. Shtypur një herë me tastin e majtë mbi folderi 2. Pastaj e mbajmë të shtypur tastin Shift në tastierë dhe me shigjetat e drejtimit të cilat gjenden në tastierë zgjedhim folderat sipas renditjes. + • Figura në vazhdim tregon folderat e zgjedhur  Nëse i kemi pesë folder dhe ne dëshirojmë të zgjedhim vetëm folderin e parë, tretë dhe të pestin veprojmë në këtë mënyrë: 1. E mbajmë të shtypur tastin Ctrl në tastierë 2. Pastaj me tastin e majtë te mausit shtypim mbi folderin e parë,tretë dhe të pestin dhe si rezultat folderat zgjedhën. • Figura në vazhdim tregon folderat e zgjedhur Kur dëshirojmë ti zgjedhim të gjithë folderat në mënyrë të shpejtë duhet të mbahet i shtypur tasti Crl në tastierë dhe pastaj shtypet shkronja A në tastierë. + Kërkimi i file-ave dhe folder-ave në mënyrë të shpejtë Gjatë punës në kompjuter ndodhë që folder-at dhe file-at nuk dimë se ku i kemi ruajtur dhe nuk mund ti gjejmë ata. Një mënyrë për kërkimin e tyre është : 1. E hapim menynë Start 2. Nga nënmenyja që hapet shtypim me tastin e majtë mbi Search • Figura në vazhdim Pastaj hapet dritarja për kërkim dhe kur dëshirojmë ti kërkojmë të gjithë file-at dhe folderat Shtypim mbi All files and folders. • Figura në vazhdim • Si rezultat hapet dritarja tjetër në vazhdim ku kemi dhënë disa sqarime për kërkimin e folder-ave dhe file-ave Në mënyrë të ngjashme mund të kërkojmë edhe file-at e muzikës, fotove dhe dokumenteve të ndryshme. Ndërrimi i pamjes së desktopit Ndërrimi i pamjes së desktopit bëhet sipas kërkesës së shfrytëzuesit të kompjuterit. Për të bërë ndërrimin e pamjes së desktopit duhet të veprojmë në këtë mënyrë: 1. Në hapësirë të lirë të desktopit shtypim tastin e djathtë 2. Properties si rezultat hapet korniza Display Properties • Në figurën në vazhdim kemi treguar si duhet të veprohet për ndërrimin e pamjes së desktopit Vendosja e emrit lëvizës në ekran pas kohës së caktuar Nëse kompjuteri është ndezur dhe rrinë për një kohë i pa përdorur nga shfrytëzuesi i tij,është mirë të bëhet mbrojtja e ekranit duke vendosur ndonjë figurë apo emër lëvizës në të. Ne po tregojmë se si bëhet vendosja e emrit lëvizës në ekran: 1. Në hapësirë të lirë të desktopit shtypim tastin e djathtë 2. Properties si rezultat hapet korniza Display Properties 3. Screen Saver 4. 5. 6. • Në figurën në vazhdim kemi dhënë disa sqarime se si duhet të veproni për rregullimin e tekstit dhe si rezultat kthehemi prapë te korniza e njëjtë dhe në këtë rast nëse kompjuteri nuk përdoret për shtatë minuta vendoset emri lëvizë, kohën mund të caktoni sipas dëshirës. Për ndërprerjen e emrit lëvizës nga ekrani vetëm lëvizim miun dhe kompjuteri kthehet në gjendje normale. Control Panel – Paneli kontrollues Një program mjaftë i rëndësishëm i cili ka të bëjë kryesisht me menaxhimin e kompjuterit është Control Panel-i. Ky program përmban një seri veglash pune,me ndihmën e të cilave bëhet kontrollimi i shumë parametrave të domosdoshme për punën e programit Windows. Hapja e dritares Control Panel bëhet në këtë mënyrë: 1. Start 2. Control Panel dhe si rezultat hapet dritarja Control Panel me pamjen e re Në figurën në vazhdim shihet Pamja klasike e dritares Control Panel,me këtë pamje të dritare është më lehtë të punohet si fillestar,kështu që edhe ne do të punojmë me këtë pamje të dritares. Rregullimi i parametrave të miut –Mouse Rregullimi i parametrave të miut do të,thotë rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes së kursorit të miut nëpër ekran,ndërrimi i roleve të tastit të majtë dhe të djathtë si dhe rregullimi i distancës kohore ndërmjet dy shtypjeve të njëpasnjëshme të tastit të miut. Ndërrimi i roleve të tasteve të miut Kur dëshirojmë që funksionin e tastit të majtë të kryen tasti i djathtë dhe funksionin e tastit të djathtë të kryen tasti i majtë veprojmë në këtë mënyrë: 1. Start 2. Control Panel 3. Mouse,si rezultat hapet korniza Mouse Properties me disa faqe ku ne në këtë rast shtypim mbi faqen Buttons • Figura në vazhdim tregon disa veprimet të cilat duhet të kryhen për rregullimin e miut Ndërrimi i pamjes së kursorit (shigjetës) Për të bërë ndërrimin e pamjes së kursorit veprojmë në këtë mënyrë: 1. Start 2. Control Panel 3. Mouse 4. Nga korniza që hapet shtypim mbi Pointers dhe pastaj hapet faqja me disa veprime • Figura në vazhdim • Figura në vazhdim pasi kemi shtypur mbi opsioni Browse dhe si rezultat kursori e merr formën të cilën e kemi zgjedhur. Për të kthyer kursorin në shigjetë (te pika 5) në figurën lartë e zgjedhim None. 9. Apply 10. Ok Rregullimi i datës dhe orës Zakonisht orën në kompjuter e shihni në fund të ekranit në anën e djathtë në shiritin e detyrave. • Figura në vazhdim Për rregullimin e datës dhe orës veprojmë në këtë mënyrë: 1. Start 2. Control Panel 3. Date and Time dhe si rezultat hapet korniza për rregullimin e orës dhe datës • Në figurën në vazhdim kemi treguar si bëhet rregullimi i datës dhe orës Përshtatja e menysë Start -Start Menu Menyja Start mund të përshtatet duke vepruar në këtë mënyrë: 1. Mbi menynë Start shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim mbi Properties dhe si rezultat hapet korniza në vazhdim. Përshtatja e shiritit të detyrave Shiriti i detyrave mund të përshtatet duke vepruar në këtë mënyrë: 1. Mbi menynë Start shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim mbi Properties dhe nga korniza që hapet shtypim mbi fletën Taskbar • Figurën në vazhdim Në këtë pjesë kemi dhënë disa sqarime për secilin veprim të cilin e kryejnë këto opsione  Nëse shiriti i detyrave është i vendosur në pjesën e sipërme të ekranit si duhet vepruar për me zhvendos në pjesën e poshtme të ekranit? Fillimisht duhet vërtetuar se a gjendet tiku pran opsionit Lock the taskbar, nëse gjendet tiku ai duhet të hiqet, e pastaj mbi hapësirën e lirë të shiritit të detyrave shtypim tastin e majtë dhe duke e mbajtur të shtypur lëvizim deri në fund te ekranit,e lëshojmë tastin e majtë dhe si rezultat shiriti vendoset në fund të ekranit. Kështu mund të zhvendoset shiriti i detyrave edhe në pjesë tjera të ekranit. USB Flash Disk Disketa në kohën e fundit nuk është ka përdoret shumë për arsye se kapaciteti i sajë është i vogël,kryesisht përdoret për shënime të vogla ndonjë foto apo gjëra të ngjashme të cilat kanë kapacitet të vogël. Në kohen e fundit më tepër janë duke u përdor USB Flash disk. Nëse dimë të përdorim disketën besojë nuk do të kemi problem edhe me përdorimin e USB Flesh diskut dhe anasjelltas, sepse kopjimi e disa gjëra tjera janë të ngjashme. Kështu që në këtë material do të japim sqarime vetëm për përdorimin e USB Flash diskut. Hapja e Flash diskut Për hapjen e Flash diskut duhet të veprojmë në këtë mënyrë: 1. Vendosim Flash diskun në portin e vetë 2. E hapim ikonën My Computer 3. Dhe pastaj nga dritarja që hapet, hapim ikonën Removable Disk (N:) Kopjimi i folderit nga desktopi në Flash disk Për të bërë kopjimin e folderit nga desktopi në flash disk ka disa mënyra, ne po tregojmë njërën prej tyre: 1. Mbi folderin i cili është në desktop shtypim tastin e djathtë 2. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim Copy 3. E hapim ikonën My Computer 4. Mbi ikonën e disketës Removable Disk (N:), shtypim tastin e djathtë 5. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim Paste Kopjimi i folderit nga flash disk në desktop/kompjuter Edhe për kopjimin e folderit nga flash disk në desktop/kompjuter ka disa mënyra, ne po tregojmë njërën prej tyre: 1. E hapim ikonë My Computer 2. Nga dritarja që hapet, e hapim ikonën e flash diskut Removable Disk (N:) 3. Pastaj hapet dritarja e disketës, ku ne shtypim tastin e djathtë mbi folder 4. Nga menyja e përkohshme që hapet zgjedhim Copy 5. Shtypim tastin e djathtë në hapësirë të lirë të desktopit 6. Nga menyja e përkohshme që hapet shtypim Paste Duhet të kemi kujdes që kopjimi të bëhet si duhet në mënyrë që mos të paraqiten probleme të ndryshme. Shembull:Nëse keni bërë kopjimin në ndonjë mënyrë tjetër dhe pastaj ndodhë që dokumenti i juaj mos të hapet duhet të vërtetoni se ndoshta ju e keni bërë kopje vetëm si Shortcut (ikonë ndërlidhëse me file-in jo vetë file).  Çka do të thotë Shortcut dhe si e dallojmë ne këtë? Shortcut - do të thotë nuk është forma e plotë e dokumentit por vetëm ikona e saj, d.m.th nuk është kopje e plotë. Zakonisht këto ikona i dalloni se në fund të ikonës në anën e majtë është një shigjetë. Në figurën në vazhdim mund ti shihni disa prej tyre Mirëmbajtja e diskut – Disk Cleanup Në vazhdim do ti tregojmë disa veprime të cilat është mirë të kryhen në disk,në mënyrë që kompjuteri jonë të funksionoj si duhet. Pastrimi i diskut Shpeshherë në disk grumbullohen file të panevojshëm,të cilët mund të jenë shkak që kompjuteri mos të funksionoj si duhet. Për ta pastruar diskun nga këta file Windows ka një program të quajtur Cleanup i cili mundëson spastrimin e diskut. Pastrimi i diskut bëhet në këtë mënyrë: 1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. System Tools 5. Disk Clenup Defragmentimi i diskut – Disk Defragmenter Në disk ndodhë çdo gjë. Shkruhen gjëra, disa fshihen e disa modifikohen e kështu me radhë. Kur file-at ruhen në disk ata shpërndahen në vendet e lira në hapësirën e diskut. Ndodh që një pjesë e file-it të njëjtë të ruhet në disa vende të lira të diskut. Për këtë arsye sa ma shumë të ketë file të shpërndarë, aq më e gjatë do të jetë koha e qasjes së një file. Për këtë arsye ekziston një program i veçantë i quajtur Defragmenter, i cili ka për detyrë që të gjithë file-at dhe folder-at e shpërndarë nëpër disk ti bashkëngjitë në tërësi të plotë. Për ta bërë defragmentimin e diskut duhet të veprojmë në këtë mënyrë: 1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. System Tools 5. Disk Defragmenter Si rezultat hapet dritarja tjetër ku shihet fillimi i defragmentimit. Edhe defragmentimi mund të zgjatë varësisht se sa file-at janë të shpartalluar. Ka mundësi që defragmentim të zgjatë deri 45 minuta, andaj keni kujdes mos u frikësoni kur ta provoni këtë veprim dhe mos e ndalni defragmentimin deri në fund. Pasi të përfundon defragmentimi shfaqet korniza View Report me të dhëna të cilat mund ti ruani ose edhe ti printoni dhe në fund e mbyllni kornizën dhe defragmentimi ka mbaruar. Këshillë: Para se të bëhet pastrimi dhe defragmentimi i diskut është mirë që të gjitha dritaret të mbyllen, në mënyrë që puna të kryhet si duhet.  Sa shpesh duhet të bëhet pastrimi dhe defragmentimi i diskut? Në momentin kur kompjuteri i juaj nuk është duke funksionuar si duhet atëherë është mirë ti bëhet pastrimi dhe defragmentimi i diskut. Kthimi i sistemit paraprak – System Restore Windows – ka mundësin që ju ndihmon ta ktheni sistemin tuaj në një gjendje më të hershme e të cilën mund ta përcaktoni vetë. Kthimi ka të bëjë vetëm me ndryshimet eventuale që janë bërë në Windows e jo në programet tjera. Pra çdo ndryshim i bërë me këtë program është i kthyeshëm, d.m.th nëse ju caktoni një datë si pikë kthyese shembull: me 20 gusht 2007, pastaj kalojnë disa muaj dhe ju dëshironi që kompjuteri i juaj të kthehet në datën e cekur më lartë programi System Restore ka këtë mundësi me kusht që kompjuteri i juaj nuk është formatizuar. Për ta kthyer kompjuterin në gjendjen e mëhershme duhet të mbyllen të gjitha dritare e pastaj veprojmë në këtë mënyrë: 1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. System Tools 5. System Restore Zmadhuesi – Magnifier Zmadhuesi mundëson që në krye të ekranit të shfaqet një hapësirë në të cilën shihet treguesi (kursori) i miut dhe ka për qëllim pamjen e detajeve ku ndodhet miu. Hapjen e zmadhuesit e bëni në këtë mënyrë: 1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. Accessbility 5. Magnifier Pastaj paraqitet një kornizë, figura në vazhdim në anën e majtë dhe në krye të ekranit shfaqet korniza tjetër e cila përfshin tërë gjerësinë e ekranit, figura në anën e djathtë. Kur dëshirojmë të mbyllim këtë program shtypim Exit. Sufleri – Narrator Sufleri mundëson leximin nga prapavija e ngjarjeve që ndodhin në ekran si dhe lexon shkronjat e shtypura në tastierë. Shfrytëzuesi i kompjuterit e dëgjon emrin e shkronjës së shtypur në tastierë, prandaj nëse ka vështirësi në të shikim, me dëgjim mund të kontrolloj punën e vetë. Programin mund të hapim duke vepruar në këtë mënyrë: 1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. Accessbility 5. Narrator Kur dëshirojmë të mbyllim programin shtypim mbi Exit, hapet korniza tjetër shtypim Yes. Tastiera në ekran – On Screen Keyboard Tastiera në ekran mundëson shtypjen e dokumenteve me ndihmën e kursorit të miut,pasi me të shfrytëzuesi i shtyp tastet në tastierën dhe në sipërfaqen për shkrim shfaqen shkronjat e shtypura. Për vendosjen e tastierës në ekran veprojmë në këtë mënyrë: 1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. Accessbility 5. On-Screen Keyboard Për ndërrimin e formës së tastierës mund ta shfrytëzoni menynë Keyboard. Në figurën në vazhdim mund ta shihni tastierën e cila mund të vendoset në ekran. Kalkulatori – Calculator Njëra nga veglat në grupin e Accessories është edhe kalkulatori. Dritaren e kalkulatorit mund të hapni duke vepruar në këtë mënyrë: 1. Start 2. All Programs 3. Accessories 4. Calculator Kalkulatorin mund ta ktheni në formë klasike nëse zgjidhni menynë View –Standard,ose në kalkulator shkencor View –Scientific. Përdorimi i kalkulatorit është i thjeshtë mund ta provoni në mënyrë praktike. Programi Paint Windows-i ka edhe një program i cili njihet me emrin Paint. Përmes këtij programi ne mund të krijojmë dhe të përpunojmë vizatime të ndryshme, mund të bëjmë prerjen e fotove dhe të bëjmë kombinime të llojllojshme etj. Hapja e programit mund të bëhet në disa mënyra, ne po tregojmë njërën prej tyre: 1. Start 2. Run 3. Nga korniza që hapet në fushën Open shënojmë emrin e programit mspaint 1. Pastaj shtypim OK dhe si rezultat hapet dritarja e programit Paint • Figura në vazhdim, dritarja e programit Paint Ruajtja e vizatimeve Pasi ta kemi përfunduar vizatimin atë mund ta ruajmë në vend të caktuar që ta shfrytëzojmë më vonë. Për ruajtjen e vizatimit si file në desktop duhet vepruar në këtë mënyrë: File /Save As,pastaj hapet korniza për ruajtjen e dokumentit, ku ne fillimisht caktojmë vendi ku dëshirojmë ta ruajmë p.sh: në desktop, në File name: shënojmë emrin e dokumentit dhe ne fund shtypim Save. Dokumenti në këtë rast ruhet në desktop si file për të cilët kemi folur më herët, dhe kur dëshirojmë të hapim file-in rregullat janë të njëjta si te ikona My Computer. Kopjimi i pamjes së ekranit Në shumë raste kemi nevojë të kopjojmë edhe pamjen e ekranit dhe fotografin e tillë ta kemi të ngjitur diku,ose ta ruajmë si file të veçantë. Kopjimi i ekranit në memorien e përkohshme bëhet nëse shtypim tastin Print Scrn në tastierë. Kur dëshirojmë të “fotografojmë” vetëm dritaren e cila është aktive shtypim kombinimin e tasteve në tastierë Alt + Print Scrn. Për ta kuptuar ma mirë këtë veprim po e marrim një shembull: Nëse dëshirojmë komplet pamjen e monitorit (desktopit) të vendosim në programin Paint veprojmë në këtë mënyrë: 1. Fillimisht i mbyllim dritaret dhe ne tastierë shtypim tastin Print Scrn 2. E hapim programin Paint 3. Pastaj në programin Paint mund të vendoset pamja e ekranit, nëse hapim menynë Edit dhe nga nënmenyja që hapet zgjedhim Paste, ose përmes shkurtesave në tastierë Ctrl +V. • Figura në vazhdim tregon vendosjen e pamjes së ekranit në programin Paint Kur dëshirojmë që vetëm dritaren aktive ta vendosim në programin Paint rregullat janë të njëjta si në shembullin më lartë, vetëm në vend të Print Scrn këtu duhet të shtypen kombinimet e tasteve në tastierë Alt + Print Scrn. • Figura në vazhdim tregon vendosjen e dritares My Computer në programin Paint Duke vepruar në këtë mënyrë monitorin mund ta kopjoni në cilindo program tjetër.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels