Tema:Njeriu në epokën e teknologjisë informative:
 
 Hyrje:  
 Shkencëtarët dhe teknologët kishin një ëndërr; të  ndërtojnë një robot që është e përsosur sikur që ne jemi, të mëndojë, të  mësojë e madje edhe të dashurojë sikur që neve mundemi. Megjithatë, në  thellësinë e imagjinatës së tyre qëndronte frika se një ditë roboti do  të marrë pushtetin mbi neve dhe do të humbim qëllimin e vërtetë të jetës  sonë, duke u bërë robër të asaj që dikur ndërtuam. Fatkeqësisht, kjo  nuk është më pjesë e imagjinatës së ndonjë shkrimtari  fantastiko-shkencor por ky është realiteti që na rrethon ( epoka e  teknologjisë informative ), koha kur njerëzit posedojnë aq shumë fuqi  por pak dituri se si ta përdorin atë.
Zhvillim:
 
 Sot jemi dëshmitarë të shpejtësisë së madhe në avansime dhe  ndryshime në fushën e shkencës, teknologjisë, kulturës dhe shoqërisë si  dhe arritjes së informacioneve të tepërta që askush nuk mund të  ballafaqohet me to. 
Pa dyshim, kjo shpejtësi mahnitëse e ndryshimeve të shkaktuara nga  teknologjia krijon strese të rënda, çorjentim dhe kaos në individë dhe  shoqëri. 
 Çdo popull ka tregimet dhe mitet e veta rreth së ardhmes. Njerëzit  gjithmonë e kanë ndier të nevojshme të dinë se ku do shkojnë, çfarë do  të jetë ardhmëria e tyre e afërt si dhe ajo e largëta. Në shoqërinë e  sotme teknologjike shkencëtarët, filozofët dhe shkrimtarët janë ata të  cilët mundohen të imagjinojnë ardhmërinë. Vizionet dhe parashikimet e  tyre ndahen në dy doktrina, atë optimiste dhe atë pesimiste. Optimistët  besojnë që progresi i plotësuar me hulumtime shkencore do të vazhdoj të  bëjë jetën tonë më të mirë duke mposhtur tërë problemet. Pesimistët, në  të kundërtën, besojnë që problemet përcjellin vetë njerëzimin, dhe  teknologjia vetëm sa i shton ato, duke i liruar forcat e errëta  njerëzore që mund të dalin kontrollit përgjithmonë. 
 Një ndër optimistët ishte filozofi marksist Henri Lefebvre. Ai deklaroi  që: Niveli më i lartë i lirisë do të arrihet vetëm në një shoqëri në të  cilën teknologjia evoluon të gjithë potencialin e saj.” Megjithatë,  ndryshimet në shoqërinë tonë të sotshme janë të shoqëruara me një sërë  problemesh të shkaktuara nga shpejtësia shumë e madhe e avancimeve. Sa  shpejt mundemi ne njerëazit të ndryshojmë? Sa shpejt mund të evoluojmë? A  jemi ne të mbingarkuar psiqikisht dhe shoqërisht nga ritmi i të ardhmes  që vjen? Futuristi Alvin Tofler në librin e tij Tronditjet e së  ardhmes, shqyrton këto pyetje. Ai parashikon që zhvillimi i shpejtë  teknologjisë shpie në një mori shqetësimesh fizike dhe mentale të cilat  ai e quan simptom të tronditjeve të së ardhmes. 
 Bota jonë moderne po na bombardon me shumë gjëra të ndryshme, që vijnë e  shkojnë shumë shpejt për ne duke mos qenë në gjendje të dimë çfarë po  ndodh rreth nesh dhe ku po shkojmë. 
 Avancimet teknologjike kanë bërë rimarrjen, paraqitjen dhe shpërndarjen e  informacionit shumë më të lehtë se në periudhat e mëparshme, kjo ka  bërë heqjen e proçeseve natyrale të seleksionimit të cilat nuk do të  pranonin tjetër, përveçse informacionin më kryesor. Ne dëgjojmë tepër  nga ajo çfarë nuk na intereson, shumë zhurmë dhe banalitet, informacione  të degraduara që prodhojnë moral të ulët, vandalizëm dhe krim.  Megjithëse teknologjia kontribuon në pasurimin e shumëllojshmërisë së  informacionit, shumëllojshmëria, gjithashtu mund të jetë e mërzitshme  kur nuk ka gjë për të thënë, kur shkakton tek ne zhurmë, hutim dhe  mungesë lidhjeje, duke e bërë edhe më të vështirë kuptimin që kërkojmë 
 Në vend që të kemi një varg idesh të lidhura, të organizuara dhe të  sistematizuara për ne, ne jemi çdo herë e më shumë të ekspozuar me  module të shkurtra informatash, komanda, teori, copa lajmesh, copëza të  prera, të shkurtëra që refuzojnë të përshtaten qartë me skedarët e  paraegzistuar në mendjen tonë. Këto mjegullira të dhënash çojnë drejt  një numri efektesh negative tek individi, siç janë; ankthi, dobësim në  vendimmarrje, vështirësi në memorizim dhe mbajtjen përmendsh. Sipas disa  psikologëve dhe hulumtuesve, mjegullira të dhënash që na bombardojnë  çdo ditë mund të na bëjnë të sëmurë duke ndërhyrë në gjumin tonë, duke  sabotuar koncentrimin tonë dhe duke shkatërruar sistemin tonë imun. Jo  vetëm kaq, gjithashtu edhe shoqëria si e tërë mund të pasoj këto efekte  të mbingarkesës së informacioneve. 
 Në ditët e sotme ne kemi një shoqëri informacioni, një shoqëri me pranim  të lartë të dhënash, e cila gjithashtu është edhe një shoqëri e  zhurmshe. Ne jetojmë në një zhurmë të përhershme mediash, me të cilën  vazhdimisht adaptohemi. Botën tonë sot me shpejtësi po e drejtojnë  kombinimi i informacioneve dhe vlerat argëtuese, dhe që të dyja këto  janë të promovuara nga shpërthimi i shpejtë i mjeteve të ndryshme për  kombinim, veçanarisht mjetet elektronike siç janë sateliti dhe  interneti. 
 Media gjithnjë e më shumë po zë vendin kryesor në jetën tonë të  përditshme. Ajo po definon çfarë është e rëndësishme dhe çfarë nuk  është; çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe. Ajo po formon idetë tona,  mendimet tona si dhe përceptimin e botës që na rrethon. 
 Kualiteti i jetës, madje vetë vazhdimësia dhe identiteti ynë, në një  mënyrë apo tjetër varet nga informacionet që marrim vazhdimisht përmes  mediave. 
 Në kohën tonë, sikurse përgjatë gjithë historisë njerëzore, njerëzimi  dhe teknologjia kanë evoluar reciprokisht. Ndryshimet dhe avancimet në  një sferë kanë nxitur dhe mbështetur ndryshimet në sferën tjetër, dhe në  të kundërtën. Teknologjia e lartë bashkëkohore i ofron premtime të  mëdha njerëzimit. Ajo tenton të depërtoj në çdo fushë të jetës sonë për  hir të përsosshmërisë së saj. Arritjet në shkencat e mjeksisë,  ekonomisë, transportit, sikurse edhe teknologjisë informative i japin  një mundësi më shumë njerëzimit për një jetë më të mirë. Ndërkohë mbas  gjithë këtij optimizmi nund të pyesim; a do të thotë që jeta jonë ëshët  më e kompletuar, më e sigurt, më e lumtur dhe më njerëzore? Përgjigjja  padyshim është JO. 
 Familja si një institucion bazë e shoqërisë ka kaluar nëpër një ndryshim  drastik që ka ndikuar në të gjitha nivelet e shoqërisë. Sociologu J.  Henslim në librin e tij “Problemet Sociale” numëron njëmbëdhjetë efekte  negative të industrializimit mbi familjen, ndër të cilat janë: largimi i  babait nga shtëpia, varësia ekonomike, lëvizjet e pakontrolluara nga  zonat rurale në ato urbane, ndërrimi i rolit të femrës në shtëpi,  paksimi i lindjeve, si dhe shtimi i numrit të divorceve. Të gjitha këto  ndryshime kanë çrrënjosur familjen, kanë dëmtuar rregullat fundamentale  të jetës, si dhe kanë shkaktuar probleme të mëdha sociale. 
 Për shkak të ndryshimeve teknologjike me të cilat sot bota po  ballafaqohet, vlerat tradicionale që përcaktojnë se çfarë është e mirë  dhe çfarë e keqe, po bëhen gjithnjë e më pak bazë modeli për sjelljen  dhe veprimet njerëzore. 
 Gjërat që tradicionalisht perceptoheshin të mira, sot shpesh shihen si  të liga, përderisa gjërat që dikur trajtoheshin të këqija sot shihen më  pozitivisht. 
 Sëmundjet shoqërore siç janë; vrasja dhe vetëvrasja, devijimet seksuale  si dhe abuzimet seksuale të fëmijëve, homoseksualiteti – lezbianizmi dhe  prostitucioni, droga dhe alkoholi, divorci dhe abortimi, janë gjëra të  zakonshme në shoqërinë bashkëkohore. Shkalla e këtyre krimeve është  direkt e lidhur me nivelin e zhvillimit të teknologjisë. 
 Ne të gjithë e dimë që ndryshimet shoqërore janë të paevituara por ne  duhet të kemi kujdes dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për një ndryshim  partikular nëse ai është një progres apo një hap prapa.
 Përfundimi:
 
 Duket se problemi më i madh që po përballon sot njerëzimi nuk është se ka pak progres por në të kundërtën ka të tepërt. 
Siç shihet nga shkrimi i mësipërm, të gjitha argumentet e përmendura  kanë një domethënie kuptimplote dhe qartë na paralajmërojnë që të kemi  kujdes gjatë ndërtimit të së ardhmes sonë. Albert Kamus pas hedhjes së  bombës në Hiroshimë pati thënë: Ne duhet të zgjedhim, në të ardhmen e  afërt, mes vetëvrasjes kolektive apo përdorimit inteligjent të arritjeve  tona shkencore. 
 Thelbi i preokupimit tonë duhet të jetë zerma e njeriut si dhe vlerat  humane dhe shpirtërore e jo roboti e ndërtuar nga vetë njeriu. Nuk është  teknologjia ajo që e bën shoqërinë e fortë por janë vlerat morale dhe  besimi. 
 Historia shënon shëmbjen e shumë civilizimeve të mëdha pamvarësisht nga  fuqia që posedonin ato. Ilustrimi më i mirë për këtë gjendet në verset  6-13 të Kaptinës 90 të Kur’anit të shenjtë. 
 Teknologjia mund të zhytet në natyrë, por ne duhet ta kuptojmë që teknologjia është pjesë e natyrës, dhe jo mbi të.
  Biblografia:
 Botuar në Gazetën Islame “ELIF” nr.11 të BI në Mal të Zi 
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...
 1:07:00 PM 1:07:00 PM
 iBra Servis Pc iBra Servis Pc
 Detyre Kursi, ESE UNIVERSITETI, SHKRIM AKADEMIK Detyre Kursi, ESE UNIVERSITETI, SHKRIM AKADEMIK
Related Posts:
 Detyra Kursi Ne Power Point per Universitete e Fakultetet e Larta … Read More Detyra Kursi Ne Power Point per Universitete e Fakultetet e Larta … Read More
 PYETJE DHE PERGJIGJJE NGA POLITIKA EKONOMIKE   Normal  0          false  false  false    EN-US  X-NONE  X-NONE                                                                          … Read More PYETJE DHE PERGJIGJJE NGA POLITIKA EKONOMIKE   Normal  0          false  false  false    EN-US  X-NONE  X-NONE                                                                          … Read More
 FUNKSIONET NË EXCEL         Normal  0          false  false  false    EN-US  X-NONE  X-NONE                                                                          … Read More FUNKSIONET NË EXCEL         Normal  0          false  false  false    EN-US  X-NONE  X-NONE                                                                          … Read More
 Hapja e Programit Word dhe perdorimi i tijHapja e  Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e  programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti tregojmë vetëm tri prej tyre:  Mënyra e parë: 1. START /    2. All Programs / 3. Micros… Read More Hapja e Programit Word dhe perdorimi i tijHapja e  Programit Word Shkariko Ketu per detyren e rregullt ne PDF Hapja e  programit Word mund të bëhet në disa mënyra, mirëpo ne do ti tregojmë vetëm tri prej tyre:  Mënyra e parë: 1. START /    2. All Programs / 3. Micros… Read More
 PERDORIMI I MICROSOFT WORD DOKUMENT v\:* {behavior:url(#default#VML);} o\:* {behavior:url(#default#VML);} w\:* {behavior:url(#default#VML);} .shape {behavior:url(#default#VML);}          Normal  0          false  false  false    EN-US  X-NONE  X-NONE           … Read More PERDORIMI I MICROSOFT WORD DOKUMENT v\:* {behavior:url(#default#VML);} o\:* {behavior:url(#default#VML);} w\:* {behavior:url(#default#VML);} .shape {behavior:url(#default#VML);}          Normal  0          false  false  false    EN-US  X-NONE  X-NONE           … Read More






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 1:07:00 PM
1:07:00 PM




 
 
 
 
 
 
 
 
