IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Fakulteti I Ekonomikut
DEGA:SHKENCA TE ADMINISTRIMIT
Seksioni:  
Pranimi ne (DND) PA KRITER NOTEN MESATARE:
STUDENTET E UBT-SE

Ne UBT ka pasur nje konflikt mes fakultetit dhe studenteve kur nga Dekanati i Ekonomi-Agrobiznes u përcaktua kuota e studentëve që do të ndiqnin Masterin e Nivelit të Dytë dhe ku një numër i madh mbetën jashtë. Ishte pikërisht ky grup, i cili filloi kundërshtimin me protesta, te cilet kane protestuar perpara godines se fakultetit.

Studentet e Kamzes kerkojne te vazhdojne studimet ne nivelin e dyte per te marre Diplomat e Nivelit te Dyte, sipas Kartes se Bolonjes. Por, universiteti ka vendosur mesataren e pranimit 7, per studentet qe do te kalojne ne nivelin e dyte. Tashme masterat jane miratuar nga Keshilli i Ministrave, por as Ministria e Arsimit dhe as qeveria nuk jane shkaktaret e ketyre kuotave te uleta, apo mesatares qe eshte vendosur si kriter, pasi kjo eshte e drejte vetem e dekanit, i cili deri tani nuk eshte shprehur per kete problem. Nga ana tjeter studentet paralajmerojne se do te rrine te ngujuar deri ne fund te zgjidhjes se kerkeses se tyre, pasi cikli trevjecar qe kane perfunduar nuk njihet nga tregu i punes si diplome.

Studentet pasi kane protestuar edhe  pare godines se ministries per disa dite me rradhe.dhe sikur te mos mjaftonin  protestat para ministries dhe godinave te fakultetit per tu permbushur kerkesat e tyre, ato kane protestuar edhe perpara Kryeministrise. Studentet bashke me prinderit e tyre jane mbledhur para selise se qeverise, duke kerkuar reagimin e institucioneve shteterore per te realizuar kerkesat e studenteve te Universitetit Bujqesor, qe kane te bejne me heqjen e kriterit te mesatares per te vazhduar studimet e nivelit te dyte.

Duke pare qe edhe institucionet  nuk po reagojne,ato

 Zgjodhen te hyne ne greve urie, per plotesimin e kerkesave te tyre. Ata zgjodhen ambientet e Universitetit te Kamzes per te hyre ne greve, por jane ndaluar nga policia. Megjithese u perplasen me policine, 20 studente e kane nisur kete greve.

 Kemi tre jave qe kemi bere kerkese per kundershtimin e mesatares per nivelin DND, por deri me tani nuk kemi marre asnje pergjigje ka pohuar perfaqesuesi i greves se studenteve ne Kamez. Sipas tij, studentet e Universitetit te Kamzes do tavazhdojne greven deri ne plotesimin e kerkesave te tyre, derisa te gjithe te vazhdojne studimet ne nivelin e dyte, pa marre parasysh asnje note mesatare. Greva e tyre zgjati deri kur u mor nje vendim  nga rektorati dhe ministria e arsimit qe me ne fund pranuan kerkesen e studenteve grevist per tu future ne DND.

 GRUPI I INTERESIT

Studentet qe sapo kane perfunduar vitin e trete te deges se Ekonomi-Agrobiznesit ne Universitetin Bujqesor te Kamzes, 

KERKESA

Heqja e mesatares dhe vazhdimi I studimeve per te gjithe studentet qe nuk kane mesatare ,te cilet kane si kusht noten mesatare, pikerisht ate shtate (7) per tu future ne (DND).

 Ku sipas studenteve ata jane njohur me  kete vendim vetem ne fund te vitit  te trete dhe per kete arsye ata e kundershtojne kete fakt.

MBESHTETJA

 Ka qene  vete qeveria studentore me kerkesat  e tyre  ku kane  ofruar dhe mbeshtetjen, bashke me qindra student qe kane  protestuar dhe kane bllokuar edhe fakultetin e agrobiznesit duke mos lejuar zhvillimin e mesimit dhe askend te futet brenda pa plotesuar kerkeset e tyre. 
Imput:

Aktori  politik

 Ata kane zgjedhur rektoratin e universitetit  si aktor te besuar politik per permbushjen e kerkesave te tyre, duke ju siguruar  se ata jane te gatshem per te bashkpunuar dhe per te marre ç’dolloj vendimi qe do ishe ne favor te tyre.
Politika e propozuar (outputs)

Pasi studentet I kane parashtruar  kerkesat e tyre  aktorit politik te besuar (rektoratit). Rektorati I ka shprehur M.arsimit se duhe bere nje bashkpunim me studentet, duke lejuar  qe studentet te futen  ne DND.  Dhe pasi tju permbushet kerkesa e tyre, ju do keni te siguruar votat e tyre.
Vendimmarresi

Pikerisht pasi keta te fundit jane shprehur per bashkpunim, eshte marre nje vendim nga Ministria e Arsimit ku kane shqyrtuar edhe  njhere kerkesen e bere nga studentet.
Rezultati

Ka qenë shefja e kabinetit të ministrit, Edlira Lati, e cila u ka komunikuar vendimin e marrë studenteve grevist. Sipas saj, studentët do të mund të ndjekin ciklin e dytë të studimeve (DND), pavarësisht mesatares që kanë,por kjo nuk do te thote  qe do te  hiqet nota mesatare perfundimisht per te ndjekur studimet  ne DND, po ky tolerim u be vetem per kete vit per shkak qe studentet  jane njohur me kete vendim  vetem vitin e fundit ka thene shefja e kabinetit ministrore, Edlira Lati.

Nga bisedimet që kryem me përfaqësuesit e Rektoratit u ra dakord që Ministria e Arsimit të mbështesë më fonde për zgjerimin e ambienteve, shtim të stafit akademik, për të realizuar këtë cikël studimesh.

 Komunikimi i vendimit të fundit u prit me jo pak gëzim nga vetë studentët, të cilët mes brohorimave të mbështetësve të tyre e mes lotësh lanë ambientet e fakultetit, pas ditëve jo pak të vështira.

Feedback

Vetë studentët e kanë përshëndetur vendimin e marrë. Sipas tyre, kërkesa ishte krejtësisht legjitime dhe nuk kishte asnjë arsye pse të arrihej deri në grevë. “Ne protestuam, u kërkuam një zgjidhje, më në fund e morëm dhe kjo është më e rëndësishmja. Por nuk kishte pse të arrihej deri këtu dhe të mbahej një qëndrim i tillë nga ministria. Gjithsesi ne e morëm atë që donim, u shprehën përfaqësuesit e studentëve.

Duke pare qe studentet grevist te ubt-se ne kamez me nje vendim qe moren  per tu future ne greve duke rrezikuar dhe jeten e tyre  per te plotesuar kerkesen qe I kishin parashtuar ministries se arsimit arriten me nje fitore ne favorizim te tyre. ata deklaruan se  per çdo vendim te tyre qe  besojme se eshte ne favor tone dhe  na mohohet e drejta ashtu siq na u mohua ne pranimin ne(DND) deri sa arritem ne ekstrem,besojme qe do te ndjekim perseri kete rruge  per te permbushur kerkesat tona eshte shprehur kryetari I qeverise studentore.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels