IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Riciklimi
http://eseshkolle.blogspot.com/

http://eseshkolle.blogspot.com/Në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë se si duhet mbrojtur dhe ruajtur mjedisi , përmes realizimit të proçesit të riciklimit, kurse pikërisht shkollat janë ato të cilat do ti ndihmojnë. Mbrojtja e shëndetit mjedisor është mbrojtje e shëndetit njerëzor Gjatë këtij shekulli është rritur në masë të konsiderueshme nevoja për të evidentuar faktorët që po LEXO ME SHUME...
shkaktojnë sëmundjet kronike, siç janë: diabeti, astma, sëmundjet që lidhen me stresin, kanceri etj. Këto sëmundje kanë lidhje me cilësinë e mjedisit në të cilin jetojmë dhe mënyrën se si e ruajmë dhe menaxhojmë atë. Sot mendohet se ndotja e ajrit është shkaku i mijërave vdekjeve të parakohshme në botë çdo vit. Ndërsa në Shqipëri para disa kohësh u deklarua nga ISP që sëmundja e kancerit është rritur në vlerën 20% e kjo teorikisht i atribohet ndotjes së ajrit. Substancat kryesore toksike që ndotin ajrin dhe kërcënojnë jetët e njerëzve jane monooksidi i karbonit, plumbi, benzeni, dioksidi i nitrogjenit dhe toksikët e transportueshëm në rrugë ajrore. Fatkeqësisht, ka dukje në trup që tregojnë dëmtimin e bërë ndaj shëndetit tonë nga substancat toksike që ndotin ajrin. Një shqetësim serioz që kërcënon shëndetin e njeriut duke lënë pas problemet e duhanit, drogës, sidës e shumë seëmundjeve të tjera që kanë vëmendjen e tërë botës. Cdo ditë e më shumë po kuptohet rëndësia e marrjeve të masave në mbrojtje të jetës. Problemet janë mjaft serioze jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Më e keqja ështe se efekti i substancave toksike prek seriozisht edhe fëmijët akoma të palindur çfarë tregon dëmtimin e shkaktuar që në fazën e embrionit. Gratë shtatzana, të cilat thithin dy nga substancat më të dëmshme (ozoni dhe monooksidi i karbonit ) të ndotjes së ajrit, kanë rritur shanset për të lindur fëmijë me anomali anatomike kardiake serioze. Një e dhënë e vërtetuar nga mjekët dhe shkencëtaret e Universitetit të Kalifornisë Los Angeles. Ndërsa llogariten të gjitha sëmundjet e ndryshme në vlerë 100% rreth 85% e tyre janë si pasojë e faktorëve mjedisorë e këto të dhëna deklarohen nga OBSH. Kjo gjë e shprehur në gjuhë mjekësore sipas Dr. Nestor Memsuri do të thotë se krijimi i mjediseve të shëndetëshme mund të parandalojë rreth 45% të sëmundjeve me natyrë hidrike, 40%-42% të atyre respiratore dhe rreth 94%-96% të atyre me origjinë sigurinë ushqimore, si dhe mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e të prekurve nga kanceri, sëmundjeve kardio respiratore, astmën dhe alergjitë e ndryshme. Andaj një pyetje që shtrohet shpesh dhe më të drejtë nga të gjithë ne është: A ka gjë më të rëndësishëm se sa ajri të cilin e frymojmë çdo sekondë, uji dhe produktet ushqimore të cilat i konsumojmë çdo ditë ? Dhe përgjigja është se absolutisht të tria këto elemente janë esenciale për jetën tonë. Që të tria këto kanë bazë të vetme Mjedisin, andaj më të drejtë duhet ti paraqesim komunitetit në të cilin jetojmë një vizion të qartë dhe të rëndësishëm që luan mbrojtja e mjedisit në ruajtjen e shëndetit. “Misioni i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave është të hartojë dhe propozojë politika, strategji dhe plane veprimi për mbrojtjen dhe administrimin e mjedisit, pyjeve, ujërave dhe peshkimit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Përmbushja e këtij misioni do të realizohet duke marrë pjesë, nxitur dhe bashkërenduar veprimtaritë, të cilat çojnë në zhvillime e mirëqënie afatgjata, duke mbrojtur natyrën dhe sensibilizuar opinionin publik. Mbrojtja e shëndetit mjedisor është mbrojtje e shëndetit njerëzor, ndaj kërkohet bashkëpunim i të gjitha palëve të interesit. Ndërsa institucionet duhet të marrin masa ndaj ndotëseve si ne rastin e 41 furrave gëlqerore të prishura në rrethin e Krujës, reduktimin në numër të firmave që shfrytëzojnë pyjet apo promovimi i zbatimit të CEHAPE (Plani i Veprimit për Shëndetin dhe Mjedisin e Fëmijëve).
ÇFARË ËSHTË RICIKLIMI?
Riciklimi është përpunimi i materialit (mbeturinave) në produkte të reja me qëllim që të parandalohet krijimi i mbeturinave nga materialet të cilët mund të ripërdoren, të zvogëlohet përdorimi i lëndëve të reja të para, të zvogëlohet përdorimi i energjisë, të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit me zvogëlimin e kërkesës për mënyrën e zakonshme të grumbullimit të mbeturinave në groposje. Riciklimi është aktivitet kyç i mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, Riciklo”
SIMBOLI I RICIKLIMIT
Simbolin universal të riciklimit i cili sot është në përdorim e ka dizajnuar Gari Anderson, një student i cili në vitin 1970 e fitoi çmimin e parë për projektimin konceptual të simbolit të riciklimit në konkursin të cilin e kishte shpallur një kompani amerikane. Ky simbol gjëndet në të gjitha materialet dhe prodhimet të cilat mund të ripërdoren, pra të riciklohen. Simboli përbëhet nga tri shigjeta të vogla të cilat simbolizojnë proçesin qarkor dhe secila nga ato ka domethënie. Shigjeta e parë ka domethënien “Redukto” dhe këtu mendohet në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave; shigjeta e dytë ka domethënien “Ripërdor”, e cila na kujton që shumë gjëra mund të përdoren përsëri, dhe shigjeta e fundit me domethënie “Riciklo”, e cila shënon proçesin e riciklimit. Është shumë e rëndësishme që në fillim të ndahen mbeturinat sipas llojit. Shumica a materialeve mund të përdoren përsëri nëse mblidhen veçanërisht dhe grumbullohen në mënyrë të duhur. Pra, proçesi i riciklimit fillon me grumbullimin e veçantë të mbeturinave në kontejnerë dhe pastaj me kamionet e shërbimeve komunale transportohen për në qendër për riciklim ku fillon proçesi i seleksionimit të llojeve të ndryshme të mbeturinave, dërmimi ose shkrirja e tyre me qëllim që të fitohet lënda e parë nga e cila mund të bëhen produkte të ndryshme ose mjete të cilat mund të përdoren në jetën e përditshme.
ÇFARË MUND TË RICIKLOHET?
– Qelqi, letra, kartoni, alumini, hekuri, tekstili, plastika, qeramika, mjetet elektrike dhe komponentët. A e dini që nevojiten 60 ditë që një kanaçe e grumbulluar në mënyrë të duhur të riciklohet dhe përsëri të gjëndet ne dyqane? Me riciklimin e një kanaçeje kursehet ajo sasi e energjisë e cila do ta mundësonte që një televizor të punojë për 3 orë.
ËSHTË MIRË TA DINI QË:
- Për degradimin e një shisheje plastike apo një qese duhet të kalojnë 500 vite,
- Qelqi mund të riciklohet 100% dhe mund të përdoret përsëri deri në pakufi,
- Sasia e energjisë e cila mund të fitohet nga një kove mbeturinash do ta bënte të mundur punën e një televizori për 5,000 orë.
PËRSE ËSHTË RICIKLIMI I RËNDËSISHËM?
Përmes riciklimit ruajmë mjedisin Gjatë riciklimit përdorim shumë më pak energji dhe lëndë djegëse në fabrika se sa do të duhet sikur të prodhonim një produkt të ri nga burimet natyrore. Përdorimi i zvogëluar i energjisë në proçesin e prodhimit zvogëlon emetimin e gazërave të dëmshme të cilët lirohen në atmosferë. Siç e dini, gazërat e dëmshme shkaktojnë nxehjen e shpejtë të atmosferës tokësore, shkrirjen e akullnajave, krijimin e stuhive, vërshimet dhe rritjen globale të nivelit të ujit në lumenj, detëra dhe oqeane.
RICIKLIMI NDIHMON RUAJTJEN E BURIMEVE NATYRORE
Burimet natyrore, siç është nafta (nga e cila bëjmë plastikën), janë të kufizuara, çka do të thotë që nuk do të ekzistojnë përherë. Për disa vite, rezervat e këtyre burimeve do të shpenzohen nëse nuk mësojmë dhe fillojmë ti ruajmë, përmes riciklimit dhe ripërdorimit.
ME RICIKLIM ZVOGËLOJMË SASINË E MBETURINAVE
Miq, nëse njerëzimi nuk ndërmerr masa të duhura, qytetet tona, fshatërat, lumenjtë dhe liqenet në të ardhmen e afërt do të mbulohen me mbeturina. A mund të paramendoni sikur të gjitha bukuritë tona natyrore të ishin të mbuluara me mbeturina, a mund ta paramendoni përhapjen e sëmundjeve dhe erës së keqe? Kjo mund të na ndodhë në të vërtetë nëse nuk fillojmë të sillemi me përgjegjshmëri ndaj mbeturinave dhe nëse nuk i ndërrojmë zakonet tona kur është fjala për grumbullimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit. LEXO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

http://eseshkolle.blogspot.com/


http://eseshkolle.blogspot.com/Nëse humbet guximin atëherë ke humbur vetveten. Ajo çfarë e mban gjallë një njeri dhe e dallon atë nga të tjerët janë vlerat nga të cilat ai karakterizohet. LEXO ME SHUME...
Një prej atyre vlerave është guximi. Çdo qenie njerëzore në këtë planet i është dhënë guximi si dhuratë. Megjithatë, ka shumë pak njerëz këtë dhuratë dinë t’a përdorin në mënyrën e duhur ose nuk e përdorin fare. Guximi është një nevojë e evolucionit të popullit tonë. Pa guxim, afrikano- amerikanët do të ishin ende të mbërthyer në skllavëri, nëse nuk do të kishte qenë guximtar dikush apo disa, skllavëria do të ishte në përmasa akoma më të mëdha. Guximi mund të gjendet në forma të ndryshme. Një shembull i guximit mund të gjendet tek në një ushtar. Ai rrezikon jetën e tij çdo ditë thjesht për të mbrojtur jetët tona. Ne mund të shohim edhe guximin në një shok klase, ai i cili përballet me humbjen e një prindi dhe sërish ai përpiqet të vazhdojë jetën e tij. Mbi të gjitha, guximi është instinktive. Shpesh, ai është një nxitje e emocionit të momentit që të lë pak kohë për të menduar veprimet dhe pasojat që ata lënë. Njerëzit e guximshëm nuk hezitojnë. Duhet të kemi guxim të përballojme çdo situatë me të cilën na përball jeta. Nëse humbasim guxim bashkë me të do humbasim një pjesë të personalitetit tonë, të tjerët do të na shikojnë me sy tjetër. Të jesh guximtar nuk do të thotë që të jesh absolutisht fitimtar. Pse? Çdo njeri duhet të dijë sesi të përdorë virtytet e tij, nëse ai nuk di të përdorë të mirat e tij atëherë edhe e mira bëhet e pavlerë për të. E njëjta gjë vlen edhe për guximin. Nëse një njeri nuk di të përdorë guximin në mënyrë të mençur, në kohën dhe vendin e duhur atëherë guximi është i dëmshëm për të. Janë shumë shembuj të cilët tregojnë se kur guximi nuk përdoret në mënyrë të mençur kthehet në një të keqe e cila nuk quhet më guxim, por sjellje e pakujdesshme e gabuar, si për shembull: guximi që adoleshentët kanë për të ngarë makinën me shpejtësi duke shkelur rregullat e qarkullimit apo duke lëvizur me makinë edhe kur nuk kanë patentë, sjellje që në shumë raste kanë qenë pasojë e aksidenteve. Nga ana tjetër, përdorimi në mënyrë të mençur i guximit, në momentin e duhur dhe për gjëra jo të dëmshme për veten dhe të tjerët, është tregues i një personi të suksesshëm dhe jo të një personi të humbur. Shembujt e guximtarëve të mençur janë të shumtë, si nxënësit që marrin guximin të konkurojnë në një olimpiadë të fizikës duke ditur që konkurrenca dhe vështirësia është e fortë, marrin guximin të tregojnë apo dhe të njohin veten në sfida të ndryshme. Siç edhe Shekspiri ka thënë, “Guxo të bësh atë çka i ka hije njeriut; kush guxon më tepër, nuk është njeri”. Si përfundim, guximi i përdorur në mënyrën dhe masën e duhur është tregues i vetes të suksesshme si kundër përgjigje e ndrojtjes dhe guximit të shfrenuar LEXO ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
http://eseshkolle.blogspot.com/

Ese: "E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por eshte ajo qe vlen!'
http://eseshkolle.blogspot.com/ E vërteta shpesh nuk na pëlqen, por është ajo që vlen. E vërteta dhe gënjeshtra janë dy anë të një medaljoni të njëjtë. Ato nuk bëjnë pa njëra tjetrën. A do kishte kuptim e vërteta në qoftë se nuk do kishte gënjeshtër? Po gënjeshtra a do ekzistonte po të mos kishte të vërtetë? Jo, natyrisht që jo, sepse nëse nuk do të ekzistonte e kundërta nuk do të dihej rëndësia e një fakti. LEXO ME SHUME...

E vërteta për shumë njerëz është miku më i mirë dhe për shumë të tjerë është armiku kryesor. Njerëzit të cilët jetojnë dhe duan të ecin në hapat e të vërtetës rrugës pengohen edhe nga të vërteta të hidhura, por sërish duan të vazhdojnë dhe ecin në rrugën e saj. Mirëpo, ka nga ata njerëz, ku e vërteta e të tjerëve nuk i pëlqen sepse i prishet interesi i tyre ose thjesht nuk ia duan të vërtetën e mirë tjetrit. Nga ana tjetër, ka nga ata njerëz që duan të mohojnë të vërtetën e hidhur sepse nuk i pëlqen shija e saj! A ja vlen të pranohet një e vrëtetë edhe pse ajo nuk na pëlqen? Situatat janë nga më të ndryshmet pjesë e të cilave janë njerëz të mirë dhe jo të mirë, ku e vërteta mund të jetë shumë e dhimbshme dhe e papranueshme, por ja që është një e vërtetë. Pse ja vlen që të besohet një e vërtetë? E vërteta ja vlen që të besohet edhe kur është e papranueshme, e pabesueshme në mënyrë që të gjendet një mënyrë më e mirë për të vazhduar më tej, për të krijuar situata që të kënaqemi nga të vërteta të reja, të vërteta të pëlqyeshme. Në qoftë se shoqëria nuk do të kishte pranuar të vërtetat e hidhura do të kishte qëndruar në vend, pa lëvizur dhe e mbytyr në dëshpërim, por e ka parë të domosdoshme të ndërtojë rrugë të reja për t’u kënaqur nga të vërteta me shije të ëmbël. E kundërta është e domosdoshme për të kuptuar rëndësinë e çdo gjëje, por kjo nuk do të thotë që duhet të gënjejmë që të dimë rëndësinë e të vërtetës, përkundrazi, duke ditur vlerën “zero” që ka gënjeshtra, duhet të pranojmë të vërtetën edhe pse mund të jetë e hidhur, sepse ajo nuk është e pavlerë. LEXO ME SHUME... 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

                                                      ESE: Elektriciteti DHE ENERGJIA 
http://eseshkolle.blogspot.com/

http://eseshkolle.blogspot.com/Elektriciteti është një formë e energjisë. Ai krijohet, kur elektronet, pjesë të vogla të atomit, fillojnë të lëvizin nga një atom në tjetrin. Edhe pse shkencëtarët e dinin që në kohën e lashtë për këtë "magji" atyre ju deshtë të kaloj kohë e gjatë gjeri në fund të shekullit XVII, që ta kuptojnë LEXO ME SHUME...
dhe ta përdorin për nevoja të njerëzimit këtë dukuri.Elektriciteti statik eshte nje teprice ngarkesash elekrike te ngecura ne siperfaqjen e nje objekti.      
Ngarkesat qendrojne ne kete trup deri sa ata takohen me nje objekt tjeter me ngarkese elekrike te kundert si p.sh toka ose te shkarkesat elektrike. Quhet elektricitet statik ne contrast me rrymen elektrike e cila transmetohet (kalon) me ane te telave elektike ose me ane te rrugeve te tjera duke transportuar energji. Nje ngarkese e elektricitetit statik krijohet atehere kur 2 trupa preken me njeri-tjetrin. Siperfaqja e njerit trup ka nje rezistence me te larte te rrymes elektike ne krahasim me trupin tjeter. Kjo sjell krijimin e ngarkeses elektrike. Efektet e elektricitetit static jane te njohura per shume njerez sepse ata mund t’i ndjejne, degjojne ose mund te shohin shkendijat elektrike. Nje fenomen I njohur i shokut static, me specifike shkarkimit statik shkaktohet nga neutralizimi i ngarkesave elektrike. Trupat jane te formuar nga atome brenda se ciles ndodhen grimca me ngarkese negative e ngarkese positive. Por numri i ketyre ngarkesave ne atom eshte i barabarte keshtu atomi eshte gtimce pa ngarkese. Fenomeni i elekticitetit statik kerkon nje ndarje te ngarkesave pozitive kundrejt ngarkesave negative. Kur 2 trupa jane ne kontakt elektronet mund te levizin nga nje trup ne nje tjeter duke lene nje sasi te ngarkesave pozitive e duke shtuar te njejten sasi te ngarkesave negative ne trupin tjeter. Kur te 2 trupat ndahen ato mbajne ngakese te pabalancuar. Kontakti nxit ndarjen e ngarkesave. Elektronet mund te shkemehen nga materiale te ndryshem me ane te kontaktit te tyre.Trupat me sasi te vogel elekronesh jane te prirur per t’i humbur ata ndersa trupat me sasi te madhe elektronesh jane te prirur per t’i marre. Ky fenomen quhet efekti triboelektrik gje qe duket nga ndryshimi i ngarkeses elektrike te trupave te takuar. Serite triboelektrike percaktojne polaritetin e fuqine e nje ngarkese elektrike ne nje trup te cfaredoshem. Efektet e triboelektricitetit jane shkaktaret kryesore te elekricitetit statik te cilet vihen re ne jeten tone te perditshme ose ne demonstrimet shkencore te shkollave te larta. Nje tjeter shembull kur kontakti realizon ndarjen e ngarkesave eshte kur floket tane qendrojne te ngjitur me njeri tjetrin duke shkaktuar (static cling), ngjitjen statike. Presioni nxit ndarjen e ngarkesave. Presioni mekanik i shtuar shkakton ndarjen e ngarkesave ne molekula kristalore ose qeramike. Nxehtesia nxit ndarjen e ngarkesave. Nxehtesia nxit ndarjen e ngarkesave elektrike ne atomet ose molekulat e materialeve te ndryshem. Te gjithe materialet piroelektrike piro- “temperature e larte” jane materiale piezoelektrike piezo- “kristalor”. Ndarja me ane te nxehtesise e me ane te presionit kane nje rruge te ngjashme. LEXO ME SHUME...
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Ese Tema;Zhvillimi historik I elektricitetit dhe figurat shkencore te tij.
http://eseshkolle.blogspot.com/
Elektriciteti është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedhja e ngarkesës. Nëse një trup është i ngarkuar me një lloj ngarkesë ai konsiderohet trup i ngarkuar elektrikisht. Nëse një trup ka numër të barabartë ngarkesash të kundërta atëherë ai nuk është i ngarkuar elektrikisht, është elektroasnjëanës. LEXO ME SHUME...
Shumë trupa janë përcjellës dhe të tjerë janë vecues. Ato lëndë të cilat përmbajnë elektrone të lira apo elektrone të cilat levizin lirisht në brendësi të trupit quhen përcjellës. Të tjerët janë vecues. Elektriciteti është një nevojë integrale e shoqërisë modern, e lidhur me cdo gjë, që nga frika e errësirës deri te puna e botës së super industrializuar. - Historia e energjisë elektrike fillon me William Gilbert , një mjek i cili i shërbeu Mbretëreshes Elizabeta eparë e Anglisë. Gilbert ngriti interesin per shkencën e re në masë të madhe . Ishte Gilbert i cili ka shpikurshprehjen " Electrica " në librin e tij të famshëm . E vërteta është se energjia elektrike ka qenëgjithmonë perreth për shkak se ajo natyrisht ekziston në botë . Rrufeja , për shembull , është thjesht njërrjedhë e elektroneve në mes tokës dhe reve . Kur ju prek diçka dhe merrë një goditje , e cila është me tëvërtetë të energji elektrike statike duke lëvizur drejt teje.Për këtë arsye , pajisjet elektrike si motore, llamba dhe bateri nuk janë të nevojshme për energjielektrike qe të ekzistojë . Ata janë vetëm shpikje kreative projektuar për të shfrytëzuar dhe të përdorurenergjinë elektrike .Zbulimet e para të energjisë elektrike janë bërë prapa në Greqinë e lashtë .Gjatë shekujve , ka pasur shumë Zbulimet e bëra në lidhje me energji elektrike . Ne e kemi dëgjuar tëgjithë njerëzit e famshëm si Benjamin Franklin dhe Thomas Edison , por ka pasur shumë Shpikës të tjeregjatë gjithë historisë që kishin secili një pjesë në zhvillimin e energjisë elektrike .Personalitete energjisë elektrikeBenjamin FranklinFranklin ishte një shkrimtar amerikan , botues , shkencëtar dhe diplomat , i cili ka ndihmuar për tëhartuar Deklaratën e famshme e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA . Në 1752 Franklin provuar se rrufedhe shkëndija nga qelibar ishin një dhe e njëjtagjë . Historia e këtij momenti të famshmem është enjohur , në të cilin Franklin ngului një gozhdë hekuri për një qift te mëndafshtë , të cilën ai fluturoi gjatënjë stuhie , duke mbajtur në fund të vargut qift nga një çelës hekuri . Kur shkrepi rrufeja , një shkëndijëe vogël u hodh nga çelësi ne doren e tij . Eksperimenti provoi teorinë Franklin, por ishte shumë errezikshme .Galvani dhe VoltaNë 1786 , Luigi Galvani , një profesor italian i mjekësisë , gjeti se kur këmba e një bretkocë te vdekurishte prekur nga një thikë metalike ,këmba leviz me dhunë . Galvani mendoi se muskujt e bretkocësduhet të përmbajnë energji elektrike . Nga 1792 një tjetër shkencëtar italian , Alessandro Volta , nuk upajtua : ai e kuptoi se faktorët kryesorë në zbulimin Galvanit ishin dy metale të ndryshme -thikë çelikudhe pjatë kallaj - toria e bretkocës ishte genjeshter . Volta tregoi se kur ka lagështi në mes të dymetaleve të ndryshme , energjaelektrike është krijuar . Kjo solli atë që të shpikin baterinë e parëelektrike, grumbull voltës , të cilën ai e bëri nga fleta të holla të bakrit dhe të zinkut të ndara me lagështiprej kartoni .Në këtë mënyrë , një lloj i ri i energjisë elektrike u zbulua , energjia elektrike që rrodhi nëmënyrë të vazhdueshme si një rrymë e ujit në vend të shkarkimit vetem në një shkëndijë të vetme osetronditje . Volta tregoi se energjia elektrike do të mund të bëhet për të udhëtuar nga një vend në tjetrinme tela , duke e bërë një kontribut të rëndësishëm në shkencën e energjisë elektrike . Njësia epotencialit elektrik ,volt , është emëruar pas Volt. LEXO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
PROJEKT SHQIPERIA
http://eseshkolle.blogspot.com/

http://eseshkolle.blogspot.com/Shqipëria gjendet në Evropën juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjerësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjerësisë lindore, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuatori dhe Poli i Veriut. Në veri-perëndim kufizohet nga Mali i Zi (172 km),
në veri-lindje nga Kosova (115 km), në lindje nga Maqedonia (151 km) dhe në jug e jug-lindje nga Greqia (282 km). Laget nga detet Adriatik dhe Jon. Sipërfaqja e përgjithshme është 28,748 kilometra katrorë ndërsa kryeqyteti i saj është Tirana. Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojnë, njëkohësisht dhe lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.
RELIEVI DHE KLIMA
Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të Shqipërisë). Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike): Krahina malore veriore Krahina malore qendrore Krahina malore jugore Ultësira perëndimore Nga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet Shqiptare që shquhen për kontrast të madh midis maleve të larta dhe luginave të thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Ndër luginat dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo e Thethit. Krahina Malore Qendrore nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive malore, si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj. Këto male ndërpriten nga lugina të ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend të veçantë në të zë riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug. Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet Ultësira Perëndimore e Shqipërisë me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me gjerësi nga perëndimi në lindje, deri ne 50 km. Kjo ultësirë përbën ultësirën më të madhe në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Shqipërisë.
RELIEVI I TOKAVE SHQIPTARE
shtrihet nga niveli i detit deri në lartësinë 2751m (mali i Korabit). I gjithë ky ndryshim i lartësisë ndikon në ndryshimet e mëdha klimaterike, në bimësi, si dhe në dendësinë e vendosjes së qendrave të banuara në drejtim vertikal. Në relievin e tyre mbizotërojnë kodrat dhe malet. Duke u nisur nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm dhe i lartë. Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel. Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore. Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore. Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar.
KLIMA
Me pozicionin e saj te favorshem përballe deteve Adriatik dhe Jon, si dhe malësitë e mbështetura mbi pjesën e ngritur të Ballkanit, Shqipëria ka një numër të madh zonash klimaterike, krahasuar kjo me sipërfaqen e saj modeste. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të bute dhe verë të lagësht. Temperaturat mesatare variojne nga 7°C në dimër e deri në 24°C në verë. Pjesa malore karakterizohet nga një klimë mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar kjo nga masat ajrore që mbizotërojnë Evropën lindore dhe Ballkanin. Veçori kryesore të kësaj zone janë erërat e fuqishme me drejtimin verior dhe veri-lindor si dhe temperaturat mesatare disi më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e larte si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore, ato mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve në zonat e ulta varion nga 1,000 deri në 1,500 mm shi në vit, ndërsa në zonat malore shifrat lëvizin nga 1,800 deri në 2,550 mm shi në vit. Këtu, gjithashtu, vlen për t'u theksuar se rreth 95% e shirave të të gjithë vendit bien në sezonin dimëror.
FLORA DHE FAUNA
Për shkak të trevave të saj të pandotura dhe të thella Shqipëria ka një larmi bimësh dhe shërben si strehë e fundit e shumë gjitarëve dhe zogjve të rrallë, që sot janë zhdukur ose janë në zhdukje e sipër në rajon dhe më gjerë.
FAUNA
Pasuria dhe bukuria e krahinave fshatare dhe pyjeve shpesh u kane dhëne mundësi vizitorëve të gjejnë krijesa dhe kafshë që rrallë të qëllon t’i hasësh. Kështu pyjet e gjera të ahut, pishës dhe dushkut u japin strehë ujkut, dhelprës, çakallit, kurse në pyjet e larta të pishës gjejnë strofka ariu i murrmë, kunadhja e pishës, dy lloje të maces së egër, rrëqebulli e vjedulla.Kaprolli, dhia e egër dhe derri i egër janë të zakonshëm në disa krahina. Shqipëria ka jo më pak se 14 lloje lakuriqë nate dhe rreth 350 zogj vendas. Në to përmenden lloje shtegtarësh dhe jo shtegtarësh. Në pyjet e dendura të pishës jetojnë dy lloje të rralla të gjelit të egër dhequkapikut. Në shumë lokalitete janë të zakonshëm zogjtë grabitqarë, ndër ta shqiponjat,fajkonjtë, hutat, skifterët dhe disa lloje të bufit, duke përfshire edhe bufin me mjekër, bufin me bri dhe kukuvajkën e vogël. Në Shqipëri gjenden edhe shumë zvarranikë siç janë: gjarpërinjtë e ujit, bolla e shtëpisë, beronja, nepërka helmuese etj. Në ujëra gjenden 260 lloje peshqish, ndër to më të zakonshmit e peshqve mesdhetarë gjenden në ujërat bregdetare ndërsa trofta në rrjedhat malore. Në liqene ka krap, ngjala dhe peshq të tjerë të zakonshëm kurse në brigje të tjera lundërza.
FLORA
Shqipëria ka gjithashtu një florë të pasur, që konkretizohet me më shumë se 3,221 tipe të ndryshme bimësh. Ndër to, 489 janë të veçanta për Gadishullin e Ballkanit dhe 40 janë vetëm të Shqipërisë. Pyjet e dushkut janë tipike dhe përbëjnë afërsisht 20% të sipërfaqes pyjore të gjithë vendit. Në treva të tjera mbizotërojnë shkurret mesdhetare, deri në lartësinë 800 m duke pasur si më karakteristike: mërsinën, marenë, shqopën, dhe dushkullin e egër. Në brigjet jugore të nxehta gjenden fiqtë e detit, dafina, fiqtë, shkoza e zeze, eukaliptet etj
ZONAT ME TE RENDESISHME
ARKEOLOGJIKE BUTRINTI
Një rrugë e ngushtë e këndshme me pamje nga deti të çon drejt Butrintit përmes plantacioneve të ullinjve dhe pemëve të portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndërkombëtare, banohej në kohët e hershme nga ilirët. Qyteti i lashtë i Butrintit preferohet të vizitohet si qendër arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndërthuren me njëra-tjetra. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Butrinti ka qenë një zonë e rëndësishme e kaonëve ilirë, një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë.
APOLLONIA ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia u zbulua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Por, gjurmët e para të pranisë së tyre në këtë vend I perkasin vitit 588. Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrën si dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aos (Vjosë). Me interes të madh këtu janë muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtëpia e mozaikëve, muzeu i Apollonisë, Kisha e Shën Mërisë.
AMANTIA Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.
BYLIS Ishte qendra e fisit ilir, Bylis dhe një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire të zhvilluara gjatë shekullit të 4-t para Krishtit. Gjatë shekullit të 3-të para krishtit u ndërtua teatri, stadiumi etj.
ANTIGONEA
Eshtë një qytet i zbuluar në shekullin e 3-të para Krishtit.
ALBANOPOLI
Ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri. LISI Një qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.
QYTETE HISTORIKE TIRANA
Tirana është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, me popullsi prej 700 000 banorësh dhe shtrihet në rrëzë të Malit të Dajtit, 110 metra mbi nivelin e detit. Zona e Tiranës ka qenë e populluar që nga periudha neolitike. Ajo është themeluar në vitin 1614. BERATI Berati njihet si qyteti i një mijë e një dritareve për shkak të arkitekturës karakteristike të shtëpive. Origjina e qytetit ka qene ilire, ashtu siç mund të dallohet për shkak të blloqeve të mëdha të gurëve dhe mureve. Si qytetet e themeluara në shekullin e 4-t dhe të 5-të para Krishtit në territorin e fisit ilir të desaretëve, Berati u shndërrua në fillim të shekullit të 3-të të erës sonë në një qytet të fortifikuar të njohur me emrin Antipatrea. Berati është qytet muze i ndërtuar në rrëzë të një mali, ku ndodhet edhe një kala. Brenda mureve të kalasë ndodhet një lagje e banuar me një numër të madh shtëpish karakteristike, kalldrëme dhe kisha që u përkasin periudhave të ndryshme historike. Kishat më interesante janë Kisha e Shën Marisë dhe Kisha e Trinitetit të Shenjtë, që është një nga shembujt më të spikatur të arkitekturës bizantine në Shqipëri.Katedralja e Shën Marisë u rindërtua në vitin 1797 mbi rrënojat e kishës së mëparshme. GJIROKASTRA
Gjirokastra është një nga qytetet më tërheqëse të Shqipërisë, ajo quhet ndryshe "qyteti i një mijë hapave" ose "qyteti i gurtë". Eshtë një qytet me interes të veçantë për arkitekturën e tij karakteristike. Shtëpitë rreth kalasë janë ne vetvete fortesa të vogla. Panorama e mrekullueshme e maleve të thepisura dhe atmosfera e mistershme i japin qytetit një pamje shumë të bukur.Rrugët e ngushta me kalldrëm të qytetit muze të Gjirokastrës të japin një ndjesi mesjetare. Kalaja është vendi nga ku mund të shohësh të gjithë qytetin.
KRUJA
Kruja është një qytet mesjetar, edhe pse u përmend për herë të parë si qendër fetare kristiane në vitin 879. Kruja ndodhet 32 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 560 metra mbi nivelin e detit rrëzë malit Sari-Salltiku. Qyteti u ofron vizitorëve pamje të mrekullueshme dhe objekte të shumta historike. Për shkak të rëndësisë së saj strategjike ajo ka një kështjellë, ku ndodhet muzeu i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kështjella e Krujës u ndërtua gjatë shekullit të 5-të dhe të 6-të .
BREGDETI I VIRGJER
Bregdeti i Adriatikut dhe Jonit ka një bukuri të rrallë. Bregdeti shqiptar ka një gjatësi prej 427 kilometrash dhe është shumë i pastër. Bregdeti i Adriatikut është 300 kilometra dhe ka ujë të pastër dhe plazhe me rërë deri në 5 kilometra. Pjesa më e madhe e bregdetit ka edhe pyje pishe. Bregdeti jugor jonian është rreth 150 kilometra dhe ka shumë shkëmbinj dhe plazhe që nga ato me gurë deri tek ato me rërë të bardhë. Thellësia e ujit nis që në breg të detit. Rruga nga Vlora për në Sarandë kalon përmes maleve të mrekullueshme të mbuluara nga pyje pishe dhe fshatra tradicionalë. Rruga ngjitet në Qafën e Llogarasë. Kjo zonë është park kombëtar dhe ka edhe pamjen më të bukur të të gjithë bregdetit shqiptar.
DURRESI
Durresi është një nga qytetet dhe portet më të mëdha në Shqipëri. Ka popullsi prej 95 400 banorësh dhe është 39 kilometra larg Tiranës. Durrësi është një nga qytetet më të lashta në Shqipëri. Ai u themelua nga Epidamnusi, mbreti ilir në këtë zonë që i dha atij edhe emrin e nipit të tij, Dyrrah. Nga vitin 1914 deri në vitin 1920 Durrësi u bë kryeqyteti i Shqipërisë. Vetëm pesë kilometra larg Durrësit ndodhet zona e plazhit.
VLORA
Vlora është qytet bregdetar. Ky qytet nuk është vetëm porti i dytë më i madh në vend por edhe një qendër me rëndësi të veçantë historike. Në kohët e lashta ai njihej me emrin Aulona. Në jug të Vlorës, duke ndjekur rrugën për në Sarandë mund të zbulosh mjaft plazhe të virgjëra, Gjirin e Portopalermos dhe disa fshatra karakteristikë si Dhërmiu, Himara apo Piqerasi.
SARANDA
Saranda, porta jugore e Shqipërisë, është një qytet i vogël që ndodhet mes maleve edhe detit Jon. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Santi Quaranta).E vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit, Saranda karakterizohet nga klima mesdhetare.për shkak të vendndodhjes së saj , ajo është një nga qytetet që tërheqin më shumë turistë në Shqipëri. Saranda mund të vizitohet nga turistët që vijnë nga Korfuzi. Zona arkeologjike e Butrintit dhe qytetit historik i Gjirokastrës ndodhen fare pranë Sarandës, ndaj edhe turistët nga Korfuzi kanë mundësinë t'i vizitojnë këto zona.
MUZEUMET
Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë. Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 Tetor 1981. Ai është institucioni më i madh muzeor shqiptar. Në mjediset e muzeut ndodhen 4750 objekte muzeore. Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë. Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombëtar i Arsimit shqiptar, ndërtesë Monument Kulture 150 -vjeçare, është hapur Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, ose siç quhejj atëherë, "Mësonjëtorja e Parë Shqipe". Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga Perandoria Osmane. Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në Kongresin e Manastirit, më 1908. Gjithashtu pasqyrohet historia e librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1844), hartuar nga Naum Panajot Bredhi Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, u përurua më 24 Prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili.               NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Muzeu Kombëtar Etnografik, Berat Muzeu i Beratit u përurua në vitin 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe treshekullore, tipike e trevës beratase. Në katin e parë është ngritur një sallë, në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavioni i lashtësisë. Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për të mikëpritur miqtë. Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes se fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes se qytetit. Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore. Muzeu Etnografik, Krujë. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 Nëntor 1989. Ai është i ndërtuar në një banesë karakteristike qytetare të vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së parë. 90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë. Muzeu Kombëtar Onufri, Berat. Muzeu Kombëtar "Onufri", gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit. Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës. Ky muze mban emrin e piktorit më të shquar shqiptarë të shek. të XVI, Onufrit, i cili ka lënë një fond mjaft të pasur në krijimtarinë ikonografike. Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qëndrore e kishës, mjedisi i altarit, si edhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse njëkatëshe dhe dykatëshe. Muzeu ka tri salla kryesore, ikona të vendosura në ikonostasin e praruar të kishës dhe disa tekstile e objekte metalike, të cilat dëshmojnë traditën artizanale të një niveli të lartë të Trevës së Beratit. NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


BIOLOGJI
Tema: Te dobesohemi duke ngrene
Trupi ynë ka nevojë natyrale që të furnizohet me ushqim për të qëndruar në këmbë dhe për të funksionuar në mënyrën e duhur.
http://eseshkolle.blogspot.com/http://eseshkolle.blogspot.com/Kjo është një e vërtetë me themele të shëndosha e që nuk ka nevojë të përsëritet. Por gjithashtu e dimë se jo gjithçka që hamë është
e dobishme për t’u ushqyer. Ka disa ushqime që janë më të mira se disa të tjera, më të shëndetshme dhe më substanciale. Për shembull, qysh kur kemi qenë të vegjël na është mësuar se ngrënia e shumtë e ëmbëlsirave na bën keq apo pirja e lëngjeve me gaz na fryn barkun dhe konsumimi i madh i sallamit është një e keqe për zemrën.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, në vend që të privilegjojmë ato ushqime që e dimë shumë mirë se janë ideale për mirëqenien tonë dhe për mbajtjen e linjave, biem gjithmonë pre e zakoneve të vjetra dhe më pas pyesim veten përpara pasqyrës: “Përse nuk arrij të dobësohem”? Kështu që harrojini vaktet e lehta përpara apo midis vakteve, kikirikët e kripur, pijet shumë të ëmbla, picat, akulloret etj.
Por le t’i kthehemi temës kryesore: Si mund të dobësohemi duke ngrënë?
Ja një listë prej 5 ushqimesh, të thjeshta, të mira, të ushqyeshme, të cilat nëse do t’i konsumoni rregullisht dhe brenda një diete të ekuilibruar, do t’ju ndihmojnë për të djegur yndyrat. Le t’i shohim:
1) Mollët
“Një mollë në ditë mban larg mjekun”, thotë një fjalë e urtë italiane. Është shumë e vërtetë. Këto fruta të thjeshta dhe të shijshme pastrojnë zorrët dhe ndihmojnë në luftimin e fryrjes së barkut dhe të mbajtjes së ujit. Përmbajtja e tyre e lartë me fibra është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, sepse këto fibra kufizojnë absorbimin e yndyrave në zorrë dhe shuajnë inflamacionin. Nga një studim që u paraqit në revistën “Appetite”, është treguar se gratë të cilat ishin në dietë dhe që konsumonin tri mollë në ditë, dobësoheshin më parë dhe më mirë se sa të tjerat që nuk hanin fare mollë. Ndaj në vend të mishit të pjekur hani sa më shumë mollë…
2) Domatet
Domatet janë gjithmonë të pranishme në dietën tonë. Të pasura me antioksidante, duke përfshirë tashmë edhe të mirënjohurin lycopene, këto perime të kuqe dhe me lëng veror janë gjithashtu një ilaç i mirë edhe për bukurinë tonë. Ato i japin ndriçim fytyrës. Ndërkaq domatet të ngopin, pavarësisht se kanë shumë pak kalori dhe gjithashtu ndihmojë për të djegur yndyrat, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Domatet janë ideale për dietë, si në sallatë, si të përgatitura për salcë.
3) Bajamet
Bajamet, në cilësinë e frutave të thata me kalori (për nga përkufizimi), shpesh shihen me dyshim nga ata që janë në dietë. Por ky është një paragjykim i pabazuar! Yndyrat e këtyre frutave të shkëlqyera i përkasin familjes së madhe të acideve yndyrore Omega 3 e 6, dhe për këtë arsye bajamet janë të dobishme për të pastruar arteriet tona dhe për të luftuar kolesterolin e lartë. Hani një grusht çdo ditë për t’u ndier plot energji, por edhe të lehtë.
4) Salmoni
Salmoni është një peshk i mrekullueshëm, jo vetëm për shijen e tij mjaft të mirë! Ai është i pasur me yndyra “të mira”, me Omega 3. Salmoni është një vakt i shkëlqyer për ata që janë duke ndjekur një dietë kundër kalorive të tepërta. Pra salmoni është i shkëlqyer për të arritur dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Konsumojeni të paktën dy herë në javë.
5) Vezët
E përfundojmë me vezët! Burimi i pasur me proteina, vezët na japin një rezervë të jashtëzakonshme energjie, ndërsa yndyra që gjendet në to (në të verdhën e vezëve), është mjaft e dobishme për trupin tonë. Me përjashtim të rasteve kur individëve u ndalohet, vezët e gatuara në mënyrë të thjeshtë duhet të konsumohen të paktën dy herë në javë gjatë dietave për humbje të kalorive
Një dietë e shëndetshmena ndihmon qëtë mbajmëosetë përmirësojmëshëndetin tonë dhe çka është më e rëndësishme ndihmon në luftën ndaj problemeve shëndetësore të tillasi:sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti, diabeti, hipertensionidhe kanceri.Një dietë e shëndetshmepërfshin kryesisht konsumin efrutave, perimeve dhe drithërave, por edhe mishin dhe prodhimet e detit në sasi të moderuar për të kënaqurkërkesat përenergji, por edhe për të furnizuar  organizmin me lëndët ushqyese thelbësore siç janë proteinat,karbohidratet, vitaminat dhe fibrat bimor.
Shpesh mendojme se per te ndjekur nje diete te shendetshme mjafton qe te eliminojme ushqimet e renda dhe kalorike.
Sigurisht qe duhet reduktuar konsumimi i shume elementeve te demshem per organizmin, por fillimisht duhet te perqendrohemi tek futja ne dieten e perditshme te disa ushqimeve te domosdoshme.
Jane disa ushqime qe permiresojne dieten tone dhe qe e bejne trupin me te shendetshem.
 Arrat
Arrat kane shume kalori dhe duhen konsumuar me sasi te moderuar, por pikerisht yndyra qe permbajne eshte jashtezakonisht e mire per organizmin. Duke konsumuar kete lloj yndyre qe gjendet tek arrat, organizmi redukton kolesterolin e keq dhe ul rrezikun per iktus dhe semundjet kardiake. Arrat jane nje burim i madh me proteina, fibra dhe antioksidante, vitamina dhe minerale.
 Peshku i pasur me yndyre
Nese konsumohet me mase, peshku i llojit salmon, sardele dhe trofte eshte thelbesor per shendetin. Jo vetem qe eshte i pasur me vitamina dhe minerale, por permban edhe Omega 3, nje element i domosdoshem per organizmin e njeriut. Keta lloj peshqish qe ju permendem me lart kane efekte shume pozitive, pasi ulin rrezikun e semundjeve kardiake, te demeve cerebrale, iktusit dhe kancerit te prostates. Nderkohe rezultatet e nje kerkimi te publikuar ne “British Journal of Ophthalmology”, tregojne se Omega 3 eshte nje element shume i mire per shendetin e syve.
 Panxhari
Panxhari eshte nje superushqim per shkak te efekteve te jashtezakonshme qe ka per shendetin. Studime te shumta tregojne se nese konsumohet lengu i panxharit, mund te permiresohet shendeti i zemres, funksioni i melcise dhe reduktohet rreziku i kancerit. Panxhari eshte nje burim me vitamine C, e domosdoshme per rritjen dhe riparimin e indeve. Te panxhari gjendet edhe acidi folik qe parandalon anemine dhe rrezikun e defekteve te femijet qe ende ndodhen ne barkun e nenes.
 Qepa
Ushqime si qepa, hudhra, bishtat e qepeve te njoma mund te bejne mrekulli per organizimin tone. Studime te shumta tregojne se si qepa eshte ne gjendje qe te ule nivelin e kolesterolit te demshem. Qepa mund te ule nivelin e presionit te gjakut tek personat qe e kane problem. Po ashtu eshte nje luftues i mire kunder baktereve dhe lufton viruset e ndryshme qe jane ne qarkullim, sidomos ne stinen e ftohte te dimrit, ku rezistenca e trupit bie ndjeshem per shkak te temperaturave teper te uleta.
 Perime me gjethe jeshile
Perime te tilla si spinaqi jane te pasura me hekur, potasium, kalcium dhe vitamine C. Menyra e rritjes se spinaqit, e ben kete produkt te pasur me elemente te domosdoshem per shendetin e njeriut.Manaferra, boronica…jane te pasura me antioksidante me kapacitet qe te permiresojne shikimin, te parandalojne infeksionet ne kanalin urinar dhe ne luftimin e kancerit te shtylles kurrizore.
 Fasulet
Nga studimet e fundit thuhet se personat qe kerkojne uljen e peshes mund te besojne te fasulet dhe te vlerat e tyre ushqyese. Fasulet, pervecse ndihmojne nje person qe te dobesohet, furnizojne trupin me energji dhe kane proteina dhe substanca te tjera ushqyese si hekuri, magnezi dhe vitamina te tjera te grupit B.
 Domatet
Ndonjehere vlerat e domates lihen ne hije. Por ne fakt efektet e jashtezakonshme te saj jane te padiskutueshme. Domatet forcojne sistemin imunitar, permiresojne shendetin e zemres, ndihmojne ne permiresimin dhe hollimin e gjakut dhe te disa semundjeve te tjera, perfshi edhe zemren.
DIETA E SHENDETSHME DHE EFIKASE
Ngrënia e një luge mjaltë çdo natë para se të flihet bën që të humbet peshë. Nuk është një dietë çudibërëse, por një mënyrë shkencërisht e provuar për tu dobësuar”-shkruajnë mediat. Dieta me mjaltë është ideuar nga dietologu Mike Mc Innes, i cili pretendon se nëpërmjet ngrënies së një luge mjaltë në darkë, digjen më lehtë yndyrat gjatë gjumit. Asnjë veprim ekstrem dhe as ushqime dietike të kushtueshme, por falë kësaj “diete” mund të humben deri në 3 kilogramë në javë. Mike McInnes, zbuloi se kombinimi i mjaltit me sheqerin natyral është ideal për të humbur peshë. Mund të hahen ëmbëlsira, biskota etj, e rëndësishme është që të jenë të përgatitura me mjaltë. Mjalti redukton gjithashtu stresin, duke na mundësuar që të flemë më mirë si dhe ndihmon tupin për të përshpejtuar djegien e yndyrave. Theksohet se mjalti është element kyç për të eliminuar dëshirën për sheqer, duke u cilësuar si një mik i mirë kundër obezitetit. Ndaj këshillohet që të niset dita me një ose dy lugë mjaltë në një filxhan me ujë të ngrohtë, në vend të sheqerit në çaj apo në kafe. Nëse doni të hani diçka, gjithashtu mund të lyeni një fetë bukë me mjaltë.
LENDA: BIOLOGJI
 A e keni ditur që ajo që hani mund të përcaktoj nëse do të sëmureni me kancer? 
Dieta (gjërat që hani) mund të ju mbrojnë që të mos jeni njëri në mesin e 3 personave që preken nga kanceri në jetën e tyre. Cilat ushqime quhen super-ushqime anti-kancerogjene e që duhet t’i hani sa më shpeshHulumtimet nga Journal of American Medical Association
(Revista e Shoqatës Mjeksore Amerikane) ka zbuluar të ushqyerit me shumë fruta, perime, mish të shpezëve dhe peshk është dukur të ketë efekt mbrojtës kundër kancerit. 1009 pacient me kancer në zorrë janë studiuar. Pesë vite me vonë ata janë shqyrtuar dhe është parë se 324 pacient kishin përsëritje të kancerit dhe të gjithë kishin vdekur përveç njërit. Kurse edhe një numër shtesë prej 28 pacientëve kishin vdekur pa ndonjë dokument të përsëritjes së kancerit tek ta. Studimi ka identifikuar dy lloje të ndryshme kryesore të të ushqyerit (dieta), njëra që përbëhej nga sasi të larta të mishit, yndyrave, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të rafinuara dhe tjetra që përbëhej nga sasi të larta të frutave, perimeve, mish të shpezëve dhe peshk. Ata që ushqeheshin me shumë pemë dhe perime kishin përqindje më të lartë të mbijetesës kurse ata që ushqeheshin me dieta të yndyrshme Perëndimore kishin përqindje më të lartë të vdekshmërisë dhe ripërsëritje më të shpeshtë të sëmundjes.
SI MERR ENERGJI TRUPI YNE
 Trupi ynë, ashtu sikurse të gjitha organizmat e gjalla ka nevojë për energji që të egzistojë. Burimi i vetëm i energjisë, është glukoza. Glukoza është me rëndësi jetësore për organizmin. Pa të, qelizat e indeve, sidomos qelizat e trurit do të vdesin. Çdo formë tjetër e depozitimit të energjisë, siç janë lipidet, proteinat dhe llojet e tjera të karbohidrateve, duhet të shndërrohen në glukozë përpara se ato të japin energji. Nga shpërbërja e glukozës në qelizë formohet një lëndë e quajtur adenozinë-trifosfat (ATP), e cilësuar ndryshe si “monedha energjetike”. Kjo molekulë prodhon energjinë e nevojshme për organizmin. Rregullatorët e brendshëm të organizmit mundësojnë që një sasi e përcaktuar e glukozës të shpërbëhet për të prodhuar energji në bazë të nevojave energjitike të trupit, kurse pjesa tjetër të konvertohet në yndyra, të quajtura trigliceride dhe që depozitohen në qelizat yndyrore për t’u përdorur më vonë. Nëse ne përfshihemi në aktivitete të gjata fizike dhe mendore, veçanërisht kur jemi të ngarkuar me nivel të lartë stresi, kërkojmë ekstra energji përtej asaj ç’farë nevojitet për funksionet normale. Kjo është edhe arsyeja pse qelizat e depozitojnë energjinë: ato e kanë atë atëherë kur iu nevojitet. Si te bejme nje jete sa me te shendtshme
 Hapi I T'i vendosim vetes nje qellim dhe te bejme te pamunduren per ta arritur ate.
 Hapi II Duhet te azhornojme diten tone me nje diete e nje fitness te planifikuar. Duhet te dime se kur dhe cfare te hame, te arrijme t'i vendosim vetes nje forme plani per te ndjekur dhe gjithcka do te shkoje mire. Hapi III Duhet te zgjedhim ushqimet qe konsumojme. Nder to mund te permendim: ushqime qe permbajne proteina, perime te shumta, kos, kikirika, gjalp fruta te fresketa etj. Kjo do te beje qe trupi jone te jete ne gjendje te mire dhe te mos kemi crregullime.
 Hapi IV Duhet patjeter te frenojme konsumimin e ushqimeve si: soda, ushqime te ngrira, fruta te ndenjura etj. Dhe gjithashtu, ne menyre kategorike, nuk duhet te mbajme diete. Eshte me e thjeshte qe te heqim nga menuja jone ditore ushqime qe kane shume sheqer, apo qe nuk permbajne vitamina, se sa t'i 'nenshtrohemi' nje regjimi qe mund te jete i demshem per trupin tone. Hapi V Nje sallate eshte miku me i mire per trupin tone. Duhet te fokusohemi gjithnje e me shume tek ky lloj ushimi.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels