Riciklimi
![http://eseshkolle.blogspot.com/](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjoCtGTZ_QtDrG5bzrTnGpHwy28HoiYpfJFKM5mnB5ML_vRQEj571SW8Mr2t9_Xoiylk770D-Gql5OgzberLOF6nxr5EM1qn5MZUbL2BM6v4CrsUDA4BPBePtWLBPRhUE3LAPqbwDk3DXZj/s1600/animated_arrow_left_11.gif)
ÇFARË ËSHTË RICIKLIMI?
Riciklimi është përpunimi i materialit (mbeturinave) në produkte të reja me qëllim që të parandalohet krijimi i mbeturinave nga materialet të cilët mund të ripërdoren, të zvogëlohet përdorimi i lëndëve të reja të para, të zvogëlohet përdorimi i energjisë, të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit me zvogëlimin e kërkesës për mënyrën e zakonshme të grumbullimit të mbeturinave në groposje. Riciklimi është aktivitet kyç i mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, Riciklo”
SIMBOLI I RICIKLIMIT
Simbolin universal të riciklimit i cili sot është në përdorim e ka dizajnuar Gari Anderson, një student i cili në vitin 1970 e fitoi çmimin e parë për projektimin konceptual të simbolit të riciklimit në konkursin të cilin e kishte shpallur një kompani amerikane. Ky simbol gjëndet në të gjitha materialet dhe prodhimet të cilat mund të ripërdoren, pra të riciklohen. Simboli përbëhet nga tri shigjeta të vogla të cilat simbolizojnë proçesin qarkor dhe secila nga ato ka domethënie. Shigjeta e parë ka domethënien “Redukto” dhe këtu mendohet në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave; shigjeta e dytë ka domethënien “Ripërdor”, e cila na kujton që shumë gjëra mund të përdoren përsëri, dhe shigjeta e fundit me domethënie “Riciklo”, e cila shënon proçesin e riciklimit. Është shumë e rëndësishme që në fillim të ndahen mbeturinat sipas llojit. Shumica a materialeve mund të përdoren përsëri nëse mblidhen veçanërisht dhe grumbullohen në mënyrë të duhur. Pra, proçesi i riciklimit fillon me grumbullimin e veçantë të mbeturinave në kontejnerë dhe pastaj me kamionet e shërbimeve komunale transportohen për në qendër për riciklim ku fillon proçesi i seleksionimit të llojeve të ndryshme të mbeturinave, dërmimi ose shkrirja e tyre me qëllim që të fitohet lënda e parë nga e cila mund të bëhen produkte të ndryshme ose mjete të cilat mund të përdoren në jetën e përditshme.
ÇFARË MUND TË RICIKLOHET?
– Qelqi, letra, kartoni, alumini, hekuri, tekstili, plastika, qeramika, mjetet elektrike dhe komponentët. A e dini që nevojiten 60 ditë që një kanaçe e grumbulluar në mënyrë të duhur të riciklohet dhe përsëri të gjëndet ne dyqane? Me riciklimin e një kanaçeje kursehet ajo sasi e energjisë e cila do ta mundësonte që një televizor të punojë për 3 orë.
ËSHTË MIRË TA DINI QË:
- Për degradimin e një shisheje plastike apo një qese duhet të kalojnë 500 vite,
- Qelqi mund të riciklohet 100% dhe mund të përdoret përsëri deri në pakufi,
- Sasia e energjisë e cila mund të fitohet nga një kove mbeturinash do ta bënte të mundur punën e një televizori për 5,000 orë.
PËRSE ËSHTË RICIKLIMI I RËNDËSISHËM?
Përmes riciklimit ruajmë mjedisin Gjatë riciklimit përdorim shumë më pak energji dhe lëndë djegëse në fabrika se sa do të duhet sikur të prodhonim një produkt të ri nga burimet natyrore. Përdorimi i zvogëluar i energjisë në proçesin e prodhimit zvogëlon emetimin e gazërave të dëmshme të cilët lirohen në atmosferë. Siç e dini, gazërat e dëmshme shkaktojnë nxehjen e shpejtë të atmosferës tokësore, shkrirjen e akullnajave, krijimin e stuhive, vërshimet dhe rritjen globale të nivelit të ujit në lumenj, detëra dhe oqeane.
RICIKLIMI NDIHMON RUAJTJEN E BURIMEVE NATYRORE
Burimet natyrore, siç është nafta (nga e cila bëjmë plastikën), janë të kufizuara, çka do të thotë që nuk do të ekzistojnë përherë. Për disa vite, rezervat e këtyre burimeve do të shpenzohen nëse nuk mësojmë dhe fillojmë ti ruajmë, përmes riciklimit dhe ripërdorimit.
ME RICIKLIM ZVOGËLOJMË SASINË E MBETURINAVE
Miq, nëse njerëzimi nuk ndërmerr masa të duhura, qytetet tona, fshatërat, lumenjtë dhe liqenet në të ardhmen e afërt do të mbulohen me mbeturina. A mund të paramendoni sikur të gjitha bukuritë tona natyrore të ishin të mbuluara me mbeturina, a mund ta paramendoni përhapjen e sëmundjeve dhe erës së keqe? Kjo mund të na ndodhë në të vërtetë nëse nuk fillojmë të sillemi me përgjegjshmëri ndaj mbeturinave dhe nëse nuk i ndërrojmë zakonet tona kur është fjala për grumbullimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit. LEXO ME SHUME...
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL