IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Parimet morale ndërkombëtare Tregtia Paraja dhe biznesi Parimet morale ndërkombëtare

1. Mbrojtja e jetës njerëzore
2. Morali universal përballë universalizmit nacionalist Përsa i përket moralit ndërkombëtar në përgjithësi bëhet gabim në dy drejtime: 1. Ose mbivlerësohet ndikimi i etikës ndaj politikës ndërkombëtare ose nënvlerësimi i saj duke theksuar që shtetarët dhe diplomatët në punën e tyre bazohen vetëm në forcën materiale të shteteve. 2. Ekziston gabimi i dyfishtë i ngatërrimit të rregullave morale që njerëzit respektojnë në të vërtetë dhe atyre që pretendojnë të respektojnë si dhe me ato që autorët e ndryshëm deklarojnë se respektojnë. Mbrojtja e jetës njerëzore 1. Mbrojtja e jetës njerëzore në paqe 2. Mbrojtja e jetës njerëzore në luftë 3. Dënimi moral i luftës 4. Parimet morale ndërkombëtare dhe lufta e përgjithshme 1. Mbrojtja e jetës njerëzore në paqe ''Në një pjesë të madhe të historisë kur politika ndërkombëtare përdorej thjesht si metodë ajo konsideronte si plotësisht të ligjshme eleminimin e udhëheqësve të një vendi rival, të popullsisë së tij apo të diplomatëve të aftë. Psh Republika e Venedikut nga 1415-1525 planifikonte apo përpiqej të kryente rreth 200 vrasje në funksion të politikës së jashtme metoda të tilla për të arritur qëllime politike nuk praktikohen sot megjithatë motivet politike të përdorimit të tyre ekzistojnë edhe sot ashtu siç ekzistonin kur praktika të këtij lloji mbizotëronin. Psh gjatë LUFTES SË DYTË BOTËRORE, lajmi i vdekjes së Rusveltit i ringjalli shpresat e Hitlerit për fitore apo gjatë Luftës së Ftohtë ekzistenca dhe efektiviteti i kufizimeve morale u bënë të dukshme në reagimet ndaj komploteve të vrasjeve të sajuara nga CIA amerikane. Ajo që kundërshtonte pjesa më e madhe e opinionit publik amerikan nuk ishte mungesa e suksesit të këtyre përpjekjeve por dhunimi nga ana e tyre e kufijve morale tek të cilat besonte shoqeria amerikane. Në historinë e Gjermanisë e kemi lehtesisht të kuptueshme se sa kanë ndikuar parimet morale nderk. Në suksesin apo jo të udhëheqësve të saj. Mjafton të bëjmë një krahasim mes BISMARKUT DHE HITLERIT. Bismarku - sado të pamshirshme të mund ti ketë pasur lëvizje të caktuara të tij në fushën e politikës ndërkombëtare rrallë shmangej nga rregullat bazë të lojës që kishin mbisunduar në shoqerinë e princërve të krishterë të shekullit të XVIII. Loja e tyre ishte mashtruese dhe e pabesë por kishte dhe disa gjëra që nuk do ta ulte veten ti bënte asnjë nga pjesëtarët e shoqerisë aristokrate. Kështu përballë afërsisë së Rusisë dhe Francës si kusht i ekzistencës politike të Gjermanisë, Bismarku pranoi pashmangshmërinë e faktit dhe u përpoq ta kthente në përfitim të Gjermanisë duke mbajtur marëdhenie të ngushta me Rusinë dhe duke izoluar Francën ndërsa hitleri nuk e kuptonte kuadrin social. Ai ishte i çliruar nga skrupujt morale që e kishin detyruar Bismarkun të pranonte ekzistencën e Francës dhe Rusisë si një fakt i pashmangshëm mbi të cilin të ndërtohej një politikë e jashtme gjermane. Hitleri veproi për ta ndryshuar këtë fakt duke u perpjekur të shkatërrojë fqinjët lindore dhe perëndimorë të Gjermanisë''. Shembuj: Zh. Klemanso në fund të Luftës së Parë Botërore, J. Stalini dhe W. Çërçilli në Konferencën e Teheranit. 2. Mbrojtja e jetës njerëzore në luftë Kufizime morale u imponohen politikave të jashtme dhe në kohë lufte. Që nga fillimi i historisë e deri në pjesën më të madhe të mesjetës luftëtarët mendohej të ishin plotësisht të lirë të vrisnin këdo që e konsideronte armik pa asnjë lloj kufizimi moral. Kjo mungesë e kufijve morale për vrasjet në luftë buronte nga vetë natyra e luftës në ato kohë lufta konsiderohej garë ndërmjet të gjithë banorëve të territoreve të vendeve ndërluftuese. Armiku që duhej luftuar ishte numri i përgjitshëm i individëve që i detyroheshin besnikëri një sunduesi të caktuar apo që jetonin brënda një territori të caktuar e jo forcat e armatosuar të konceptit ligjor që quhet shtet në kuptimin modern./ Kështu çdo shtetas i vecantë i shtetit armik bëhej armik i cdo shtetasi individ të palës tjetër. Që nga fundi i luftës 30 vjeçare në Europë është bërë mbizotërues konceptimi se lufta nuk është një përplasje mes popullsive të tëra por vetëm mes ushtrive të vëndeve ndërluftuese. Për pasojë dallimi mes luftuesve dhe joluftuesve është bërë një nga parimet themelore ligjore dhe morale që udheheqin veprimet e ndërluftuesve. Konventat KONVENTA E HAGËS 1899 DHE 1907 KONVENTA E GJENEVËS 1949 Të dyja këto konventa përcaktuan praktikisht një sanksion universal ligjor./Prirja drejt humanizimit të luftës filloi në shek e XVI dhe kulmoi në marëveshjet e mëdha të shek të XIX dhe fillimit të shek të XX. Këto konventa ndalojnë përdorimin e armëve të caktuara, kufizojnë përdorimin e të tjerave, percaktojnë të drejtat dhe detyrimet e neutralëve pra ato përpiqen të fusin në luftë një frymë morali dhe respekti për njerëzit e zakonshëm ndaj të gjitha viktimave të mundshme dhe për të kufizuar dhunën në minimumin e përshtatshëm me qëllimin e luftës. A do të ndodhë realisht kjo? Çfarë informacioni keni sot në lidhje me punën që po bëhët për pakësimin e armëve bërthamore? 3. Dënimi moral i luftës Shmangia e vetë luftës domethënë e çdo lufte është bërë qëllim i shtetit vetëm nga fillimi i shekullit të XX. /Të dyja konferencat e paqes së Hagës 1899 dhe 1907, Lidhja e Kombeve, pakti Brian-Kellog i vitit 1928 që nxirte jashtë ligjit luftën agresive si dhe OKB në kohët tona, të gjitha kanë shmangien e vetë luftës si objektiv madhor. 4. Parimet morale ndërkombëtare dhe lufta e përgjithshme Lufta në kohën tonë është bërë e përgjithshme në katër aspekte: v Në lidhje me pjesën e popullsisë së angazhuar në aktivitetet të domosdoshme për zhvillimin e luftës v Në lidhje me pjesën e popullsisë së prekur nga zhvillimi i luftës v Në lidhje me pjesën e popullsisë që me bindjet dhe ndjenjat e saj është tërësisht me zhvillimin e luftës v Në lidhje me objektivat e luftës Karakteri i luftës moderne që i përfton armët nga një makinë e madhe industriale e errëson dallimin mes ushtarit dhe civilit. Punëtori, inxhinjieri, shkencëtari nuk janë soditës të pafajshëm të një lufte por janë pjesë po aq përbërëse dhe e domosdoshme e strukturës ushtarake sa çjanë ushtarët marinarët apo aviatorët. /Kështu një vend modern në luftë duhet të kërkojë të çrregullojë dhe shaktërrojë procesin e prodhimit të armikut të tij dhe teknologjia moderne siguron mjetet për arritjen e këtij qëllimi. Kjo metodë e shkatërrimit të kapacitetit prodhues të kundërshtarit u bë praktikë e njohur që në Luftën e Parë Botërore e në vashdim i perfeksionuar më tepër. Lufta moderne nuk është më luftë për lavdinë e prijësit por është luftë për ideale grupe parimesh apo mënyra jetese. Kjo luftë është në një masë të madhe luftë e shtypjes së butonit e zhvilluar në mënyre anonime nga njërëz që nuk e kanë parë kurrë armikun e tyre gjallë apo vdekur dhe që nuk ka për ta ditur se ke ka vrarë. Një luftë e tillë teknologjike është e zhveshur terësisht nga humanizmi, dhe ka prirje të jetë moralisht e dehumanizuar. Morali universal perballë universalizmit nacionalist Përkeqësimi i moralit ndërkombëtar është shembull i një shpërbërjeje të përgjithshme. Këtë shpërbërje e kanë shkaktuar dy faktorë: v vendosja në çështjet e jashtme e përgjegjshmërisë demokratike në vënd të asaj arsistokratike v vendosja e standarteve nacionaliste në vënd të atyre universale. Etika personale e aristokracisë ndërkombëtare ''Në shekujt e XVII-XVIII dhe deri në Luftën e Parë Botërore morali ndërkombëtar ishte shqetësim i një sovrani individual, domethënë i një prijësi dhe një numri të vogël aristokratësh. Princi dhe aristokratët e një vendi ishin në një kontakt të vashdueshëm me princat e vendeve të tjera etika personale e aristokracisë ndërkombëtare ata bashkoheshin përmes lidhjeve familjare, gjuhës së përbashkët, mënyrës së përbashkët të jetesës, bindjet e përbashkëta se çfarë i duhet të bëjë apo të mos bëjë një fisnik në raportet me një fisnik tjetër etj. Në vitin 1862 Bismarku që ishte dërguar në Rusi refuzoi një ofertë nga Cari për të shërbyer në shërbimin diplomatik rus. Ajo që është e rëndësishme në këtë moment është fakti se'': 1. E refuzoi me mirësjellje 2. Raporti i tij i shkruar më shumë se 30 vjet pas kësaj ngjarjeje nuk tregoi shenja të indinjatës morale. Le të përfytyrojmë sikur kjo ofertë ti bëhej një ambasadori sot në ditët tona. Kjo do të vlerësohej si një ftesë e pastër për tradhëti, apo spiunazh domethëne dhunim i detyrimeve më të rëndësishme morale në cështjet ndërkombëtare –besnikëria ndaj vendit tënd. Pra standartet morale të aristokracisë ishin të një natyre mbikombëtare që buronin nga shtresa shoqërore që i përkisje. Shkatërrimi i moralit ndërkombëtar Kur në shekullin e XIX-të ndryshoi struktura e shoqërisë ndërkombëtare bashkë me të ndryshoi dhe morali ndërkombëtar. Pra: 1. Në epokën moderne zyrtarët në politikën e jashtme janë të emëruar ose të zgjedhur pavarësisht nga dallimet klasore në bazë aftësie dhe kontributi 2. Një ndryshim i rëndësishëm në opinionin publik mund të kërkojë lehtësisht ndryshim në personelin që drejton politikën e jashtme. Shkatërrimi i shoqërisë ndërkombëtare fitorja e nacionalizmit ndaj internacionalizmit Revolucioni francez i vitit 1789 shënoi fillimin e epokës së re të historisë që dëshmon rënien graduale të shoqërisë aristokrate kozmopolite dhe ndikimin kufizues të moralit të saj ndaj politikës së jashtme. Në fakt është provuar se edhe para mbizotërimit të filozofisë së shtetit në shek e XVII-XVIII etika kombëtare ka qënë superiore ndaj rregullave morale universale të sjelljes. Pra në konfliktin ti nuk do të vrasësh-parim etik universal, respekt për jetën njerëzore dhe ti do të vrasësh në rrethana të caktuara armiqtë e vendit tënd-parim etik kombëtar, respekt dhe besnikëri ndaj kombit i dyti shpesh ka dalë fitues. Në këtë aspekt në epokën moderne dallojmë tre faktorë: 1. Për të ushtruar detyrim moral ndaj pjesëtarëve të tij shteti komb ka kapacitet gjithnjë në rritje (prestigji i shtetit, mjetet që kontrollojnë opinionin publik, zhvillimet ekonomike dhe teknologjike në dispozicion të shtetit) 2. ''Masa me të cilën besnikëria ndaj vendit i kërkon individit që të shpërfillë rregullat morale e universale të sjelljes. Rasti i lëshimit të një bombe atomike mund të shkaktosh vrasje massive, një njeri i vetëm vret njerëz që as i njeh dhe si ka parë ndonjëherë'' 3. Si pasojë e dy faktorëve të tjerë sot individi ka shumë më pak mundësi për të qënë besnik i etikës mbikombëtare kur është në konflikt me kërkesat morale të vendit. Të drejtat e njeriut morali ndërkombëtar Të drejtat politike dhe liritë civile të njohura nga komuniteti ndërkombëtar si të patjetërsueshme dhe të vlefshme për individët në të gjitha shtetet nëpërmjet virtytit të njerëzores së tyre. Tregtia paraja dhe biznesi Ekonomia politike ndërkombëtare studion politikën e veprimtarive ekonomike ndërkombëtare. Veprimtaria më e studiuar prej saj është tregtia, marëdhëniet monetare dhe korporatat shumëkombëshe. Dy çështje me interes të vecantë së fundmi janë: 1. Integrimi ekonomik i europës e i rajoneve të tjera 2. Politika ndërkombëtare për mjedisin botëror. Vëmendja më e madhe i takon jugut të botës sepse marëdhëniet ekonomike atje mund të jenë një burim i shpeshtë për konflikte ndërkombëtare apo lufte. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë sigurisht që arsyet në konfliktet në pasigurinë në vëndet e botës së tretë përfshijnë dhe hendekun e madh të zhvillimit ekonomik, politik e social që ekziston ndërmjet veriut dhe jugut global. Jugu vashdon të jetë i pastabilizuar politikisht dhe ekonomikisht. Merkantilizmi Ka të përbashkët me realizmin besimin se çdo shtet duhet të mbrojë interesat e veta në dëm të të tjerëve duke mos u mbështetur tek organizatat ndërkombëtare për krijimin e një kornize për përfitime të ndërsjellta. Merkantilizmi e vë theksin te fuqia si realistët, ajo që ka rëndësi nuk është aq shumë niveli i mirëqënies që ka një shtet por vendodhja e tij në raport me shtetet konkuruese me të. Strategjia ekonomike që ndodhej në themelet e marëdhënieve ndërmjet kolonive dhe kolonizatorëve gjatë kësaj periudhe të imperializmit klasik njihet si merkantilizem-filozofi ekonomike që mbështetet në idenë e qeverisjes së ekonomisë nëpërmjet rregullave qeveritare në mënyrë që të rritet pushteti i shteteve. Sundimtarët europiane besonin se fuqia kombëtare varej nga sasia e arit dhe argjendit që zoterohej dhe në këtë drejtim kolonitë ishin të lakmuara sepse u jepnin akses në shfrytëzimin e tregjeve të pashfrytëzuara dhe burimeve të materialeve të lira. Strategjia e tregtisë së një qeverie për të akumuluar pasuri dhe fuqi shtetërore nëpërmjet inkurajimit të eksporteve dhe dekurajimit të importeve. Liberalizmi Mbron idenë se duke i kushtuar vëmendje ndërtimit të organizatave të institucioneve dhe normave ndërkombëtare shtetet mund të përfitojnë në mënyrë të ndërsjelltë prej shkëmbimeve ekonomike, për liberalët ka pak rëndësi nëse një shtet përfiton më shumë apo më pak sesa një shtet tjetër por vetëm nëse rritet nën fund të fundit pasuria e shtetit. Në ekonominë politike ndërkombëtare ndryshe nga fusha e sigurimit ndërkombëtar liberalizmi është tradita sunduese e studimit kurse merkantilizmi që afrohet më tëpër me realizmin është dytësor. Liberalizmi ka si qëllim arritjen e një frytshmërie sa më të mirë duke rritur prodhimin kurse merkantilizmi ka si qëllim kryesor krijimin e një shpërndarjeje të pasurisë sa me të mirë të jetë e mundur. Arsyeja kryesore e studimit të liberalizmit në ekonomia politike ndërkombëtare është se në praktikë janë realizuar fitime më të mëdha prej tregtisë së lirë. Në çdo shkëmbim ekonomik që nuk është bërë me detyrim kanë fituar të dyja palët. Ato fitojnë të dyja sepse i vlerësojnë ndryshe gjërat që që do të shkëmbehen. Psh kur një butik shet rroba blerësi e vlerëson veshjen më shumë sesa paratë e paguara për të kurse butiku vlerëson më shumë paratë sesa veshjet. Ky është parimi i thjeshtë i shkëmbimit ekonomik por megjithëse të dyja fitojnë në shkëmbim ato mund të mos fitojnë në mënyrë të barabartë. Ekonomistët liberalë gjithësesi janë më të interesuarit që të rritin sa më tepër përfitimet e përgjithshme prej shkëmbimit, një rrethanë që ata e quajnë pareto-optimal. Vilfredo Pareto (Vepra e tij si rast studimor). Liberalizmi i vështron ekonomitë familjare vetjake dhe firmat si aktorët kryesore të ekonomisë dhe mendon se roli i dobishëm i qeverisë është mosndërhyrja në ekonomi përveçse për të rregulluar tregjet me qëllim që ti ndihmojë ata të veprojnë në frytshmëri dhe ti lërë dorë të lire dorës së padukshme të ofertës dhe kërkesës. Për merkantilistët ekonomia duhet ti shërbejë politikës, krijimi i pasurisë qëndron nën fuqinë shtetërore. Pra tregtia është e dëshirueshme vetëm kur shpërndarja e përfitimeve i jep përparësi një shteti kundrejt konkuruesve të tij. Tregjet-modelet botërore të tregtisë-varësi asimetrike Veri-Jug Roli i tregtisë ndryshon nga një vend në tjetrin por ajo që vlen të theksohet është fakti se është po aq i rëndësishëm si në vendet e zhvilluara të veriut ashtu dhe në vendet e botës së tretë. Jugu i botës ka rol të vogël në tregtinë botërore sepse veprimtaria ekonomike e këtyre vendeve zë vetëm 40% të tregtisë së përgjithshme në shkallë botërore. Në modelet e tregtisë botërore veprojne dy prirje kontradiktore : 1. Njëra shkon drejt integrimit të rajoneve të industrializuara me njëri tjetrin në një treg të vërtetë botëror 2. Prirja e dytë ndarja e madhe që po krijohet në perëndimin e industrializuar në tre blloqe tregtare konkuruese: Europë, Amerikën e Veriut, Azi dhe mundësia që ato brënda tyre praktikojnë liberalizmin kurse jashtë tyre merkantilizmin. Çmimet e Tregjet, Kurba e Kërkesës, Kurba e Ofertës, Çmimi i Baraspeshës, Kurba e Kërkesës dhe Ofertës. Organizata Botërore e Tregtisë Duke kujtuar varfërinë e shkaktuar nga depresioni i madh në vitin 1930 pas Luftës së Dytë Botërore SH.B.A u përpoqën që të krijonin institucione ekonomike ndërkombëtare që duhet të parandalonin një tjetër depresion duke lehtësuar zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare. Ndër institucionet e propozuara ishte ORGANIZATA E TREGTISë NDËRKOMBËTARE ITO. E konceptuar fillimisht si një agjensi e specializuar brënda strukturës së OKB. GATT . Të mbledhur në Gjenevë në vitin 1947 23 shtete ranë dakort për një numër të madh marëveshjesh. Këto marëveshje reflektoheshin në një akt final të quajtura marëveshja e përgjithshme mbi tarifat dhe tregun GATT. OBT (WTO) më 1 janar 1995 GATT u zëvendësua me OBT. Ajo përfaqëson nismën më të madhe që është ndërmarrë ndonjëherë në lidhje me reduktimin e tarifave. I ndryshëm nga GATT, OBT është e zhvilluar plotësisht si një organizatë ndërqeveritare me proceduraformale vendimarrjeje. E mandatuar për të menaxhuar mosmarrëveshjet që vijnë nga partnerët e saj në tregti ajo gëzon autoritet përsa i përket përforcimit të rregullave të tregtisë në gjykimin e e mosmarrëveshjeve. Axhenda e WTO për kapërcimin e marëveshjeve ndërmjet palëve dhe ti zëvendësojnë ato me një sistem mbarëboteror të integruar dhe gjithpërfshirës së tregtisë së lirë u ka ngjallur frikë disa shteteve. Në thelb qëndron frika se mos dominon sundimin tradicional të ligjit që ndalon ndërhyrjet në punët e brëndshme të një shteti sovran. Megjithëse nuk duhet harruar që këto u realizua si rezultat i marrëveshjeve vullnetare ndërmjet shteteve të realizuar për të kufizuar disa liri të vendimarrjes së tyre të pavarur me bindjen se kjo do te prodhojë më shumë fitime se humbje. Literatura Joshua Goldstein “Marrdhëniet ndërkombëtare”, Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2003. Hans J. Morgenthaw “Politikat ndërmjet kombeve”, Shtëpia botuese AIIS, Tiranë 2008. Henry Kissinger “Diplomacia”, Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1999. Linqe për ushtrimet International trade theory http://www.youtube.com/watch?v=8ow-vckJ6lE A simpler story of international trade barriers http://www.youtube.com/watch?v=A9MPFufFkTI Trade, Production Possibilities, and More Trade http://www.youtube.com/watch?v=5DgVHjra6ac Mercantilism http://www.youtube.com/watch?v=9W4e_rN15xA The History of Liberalism http://www.youtube.com/watch?v=jmAfgFTQhGI
T’i kthehemi çështjes së raportit dhe dallimeve, në veçanti midis Machiavel-it si themelues i mendimit politik modern dhe mendimit klasik greko-romak dhe atij krishterë. ''Brenda shqyrtimit të këtij raporti, të përkujtojmë se një interpretim i shpeshtë i mendimit të Machiavel-it e paraqet atë si vëzhgues neutral, si “sekretar i ngjarjeve të kohës së tij”. Ky interpretim zhvillohet, sipas autorëve, në disa versione. Njeri prej tyre, si ai që e zhvillon Spinoza dhe Hegeli, me këtë formulë do të theksojë objektivitetin e analizave të Machiavel-it, pra përpjekjet për të kapur të vërtetën e politikës. Spinoza shkruante se Machiavel-i na shpjegon fenomenet politike sikur ato të ishin figura gjeometrike. Spinoza, i cili e zhvilloi kryeveprën e vet Etika, që është në të vërtetë metafizika e tij, i pëlqen të zhvillojë mendimin sipas trajtës së propozicioneve gjeometrike, ngase ato i duket se i japin mendimit formën më të fortë të rigorozitetit. Më vonë edhe Hegeli e lavdëron mendimin e Machiavel-it me terma të ngjashme, e nga autorët bashkëkohorë, Ernst Cassirer, në Miti mbi shtetin, zhvillon interpretimin për mendimin makivelian si shprehje të «neutralitetit shkencor», duke e krahasuar me mendimin e Galileut''. Mirëpo, një version tjetër i këtij interpretimi, të cilin e gjejmë ndonjëherë edhe te Léo Strauss-i, e paraqet mendimin e Machiavel-it si pajtim dhe pranim të fakticitetit politik, duke përfshirë këtu trajtat më të vrazhda të këtij realiteti e realizmi politik: vrasjet, krimet, hakmarrjet, tradhtitë etj. Kritika që i bëhet Machiavel-it, në këtë interpretim, mund të përmblidhet kështu: si vëzhgues dhe analist i paanshëm, ai synon të nxjerr rregullat e veprimit të subjektit politik nga realiteti politik, duke e anuluar distancën, që e mbante filozofia klasike dhe teologjia e krishterë, midis asaj që është dhe asaj që duhet të jetë. Në këtë mënyrë ai e tret moralin brenda politikës, kurse politikën e redukton në operacione teknike të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit. ''Interpretuesit të cilët zhvillojnë këto teza mjaft shpesh, gjejnë mbështetjen edhe në një fragment, në kaptinën e XV, të Princit, ku Machiavel-i me qëllim që të verë në pah dallimin e pozicionit dhe qasjes së vet ndaj politikës, thekson se synon të kapë më shumë «të vërtetën efektive të gjësendit se sa imagjinatën për të». Në këtë kaptinë, në të vërtetë, Machiavel-i trajton veprimet e ndryshme të princit, prej të cilave, disa i sjellin lavde e disa kritikë. Por le ta shohim të tërë fragmentin: «Mbetet tani të shohim çfarë duhet të jenë mënyrat dhe sjelljet e Princit ndaj shtetasve të vet dhe ndaj miqve të vet. E meqë e di mirë se shumë të tjerë kanë shkruar për të njëjtën temë, frikësohem se, nëse edhe unë shkruaj për këtë, të më konsiderojnë si mendjemadh nëse largohem, sidomos duke shqyrtuar këtë aspekt, nga pikëpamja e të tjerëve. Por duke qenë se qëllimi i im është që të shkruaj për gjëra dobiprurëse për ata që do t’i kuptojnë, më është dukur më e përshtatshme të ndjek të vërtetën efektive të gjërave se sa imagjinimin e tyre. Shumë veta kanë imagjinuar Republika dhe Principata që kurrë nuk janë parë e as nuk janë njohur si të vërteta. Por është një distancë aq e madhe midis mënyrës si jetohet nga mënyra si do të duhej të jetojmë, saqë ai i cili heq dorë nga ajo që bëhet për të ndjekur atë që duhet bërë, ai mëson më shumë si të humbasë se sa si të ruhet; sepse, ai që dëshiron të jetë plotësisht i mirë, ai nuk mund të evitojë të humbasë midis aq shumë të tjerëve që nuk janë të mirë»''. Eshtë e qartë se Machiavel-i dëshiron të verë në pah dallimin e qëndrimit të vet politik nga qëndrimet tradicionale. Këtë dallim ai e shfaq si dallim të synimit «për të vërtetën efektive» nga «imagjinata» për një problem a situatë politike, si dallim midis shteteve ashtu si janë dhe shteteve të imagjinuara, si dallim midis «mënyrës si jetohet» dhe «mënyrës si duhet jetuar». Preferimi i mënyrës së parë përcillet me ndryshimin e raportit të politikës ndaj asaj që është «e mirë», meqë si kriter tani del vlerësimi i një aksioni «të mirë», sipas rezultatit që sjell: «humbjen » apo «ruajtjen» e njeriut që e bën atë aksion. Duket se parimi moral dhe ideali i «të mirës», ashtu si e kishte kultivuar mendimi tradicional, relativizohet, sipas situatave, ku mund të sjell dobinë apo dëmin e njeriut. Mirëpo, a mjafton ky qëndrim për ta vlerësuar tërë pozicionin dhe qasjen e Machiavel-it si një utilitarizëm apo realizëm që braktis kërkesat për vlera të çmuara (drejtësia, moraliteti i veprimeve, vërtetësia etj.), e të cilat i kishte kultivuar gjatë shekujve mendimi klasik? ''Për të sqaruar raportin e mendimit të Machiavel-it ndaj mendimit klasik, është e nevojshme të merret në shqyrtim, njeri nga tekstet karakteristike, të cituara nga shumë autorë, ku Machiavel-i shprehimisht definon qëndrimin vet lidhur me këtë problem. Është fjala për parathënien e librit të parë të Ligjëratave. Në këtë parathënie, Machiavel-i e shikon kërkimin e vet mendor si përpjekje të zbulimit, të ngjashme me atë të «detarit që i ka hyrë kërkimit të ujërave dhe tokave të panjohura». Pastaj ai analizon qëndrimin e bashkëkohësve të vet ndaj antikitetit: në njërën ata i kushtojnë shumë vëmendje e vlerë madje edhe një cope të vogël të ndonjë statuje antike, me të cilën e dekorojnë shtëpinë apo u japin artistëve si model për t’u imituar; në anën tjetër, «shihen shembuj të mrekullueshëm që na paraqet historia e mbretërive dhe republikave të moçme; mrekullitë e mençurisë dhe të virtytit që i kanë bërë mbretërit, kapitenët, qytetarët, ligjvënësit që janë sakrifikuar për atdheun e tyre; mbasi që i shikojnë, siç duket, më shumë si objekte për admirim se sa për t’u imituar, apo aq shumë të braktisura sa nuk mbetet më asnjë gjurmë e atij virtyti antik, s’kemi si të mos jemi sa çuditërisht të habitur aq edhe thellësisht të prekur». Megjithatë, ai konstaton se është një dallim, sipas fushave, në qëndrimin e bashkëkohësve ndaj dijeve antike: derisa në fushën e drejtësisë, mjekësisë dhe arteve, antika shërben si burim i frymëzimit dhe imitimit, në fushën e politikës dhe të historisë nuk ka përpjekje për të përvetësuar dijet e moçme. Shkakun e kësaj mospërfillje të këtyre dijeve antike, Machiavel-i e gjen «më pak te gjendja e dobësisë që na e kanë shkaktuar veset e edukimit tonë të sotëm, se sa dëmet e shkaktuara nga ajo përtaci që krekoset e që mbretëron në shumicën e shteteve të krishtera, sa në mungesën e një njohje të vërtetë të historisë, nga leximi i së cilës nuk dinë më të nxjerrin frytin e as të shijojnë shijen që ato përmbajnë». Së këndejmi, mënyra e leximit të veprave historike të së kaluarës antike, nga bashkëkohësit, del e kufizuar ngase këta « ndalen vetëm te kënaqësia që ua ofron ndryshimësia e ngjarjeve që ajo ua paraqet». Machiavel-i u bën vërejtje bashkëkohësve «se as që u shkon mendja të imitojnë aksionet e bukura të së kaluarës: ky imitim u duket jo vetëm i vështirë , por edhe i pamundur; thuajse qielli, dielli, elementet dhe njerëzit të kishin ndryshuar rendin, lëvizjen dhe fuqinë e tyre, dhe sikur të ishin të ndryshëm ngase ishin dikur''. Eshtë e qartë se Machiavel-i, me faktin se përkufizimin e raportit të vet ndaj mendimit klasik e vë në parathënien e veprës së tij më të rëndësishme politike, dëshiron të theksojë peshën që ky mendim ka për të. Së pari, mund të theksojmë një «kundërthënie» që bie në sy edhe nga leximi i parë i parathënies. Machiavel-i, në njërën anë, e krahason ndërmarrjen e vet në mendimin politik me përpjekjet e guximshme për «zbulimin e ujërave dhe tokave të reja», pra pikërisht me zbulimin e Amerigo Vespucit. Në anën tjetër, ndërkaq, ai kritikon bashkëkohësit e vet që merren me histori e politikë, në dallim nga ata që merren me drejtësi, mjekësi e arte, të cilëve nuk u shkon mendja të imitojnë «mrekullitë e mençurisë dhe virtytit» të të moçmëve e as «aksionet e bukura» politike të së kaluarës. Pra, shihet se Machiavel-i ushqen jo vetëm një admirim ndaj kulturës politike antike, por madje thekson nevojën e imitimit sa të mençurisë aq edhe të aksioneve politike klasike. ''Veçanërisht, në Ligjërata, por edhe në Princi dhe në Historitë firenceze, ai shumë shpesh u referohet përvojave mendore e praktike të politikës së republikës së Romës, gjatë shtatë shekujve të ekzistimit të saj. Së këndejmi, interpretimet që flasin për një shkëputje të plotë midis mendimit politik klasik dhe këtij modern, të inauguruar, nuk duket fort i mbështetur. Por, kjo nuk do të thotë se, në dallim nga bashkëkohësit e vet, Machiavel-i në ndërmarrjen e vet mendore do t’i kushtohet imitimit të klasikëve. Këtu, «kundërthënia» e përmendur më sipër, bëhet më pak kundërthënëse: vërejtja e Machiavel-it ndaj bashkëkohësve ka parasysh karakterin e qëndrimit mendor ndaj kulturës politike klasike. Këta nuk dinë, në leximet e veprave të së kaluarës «të nxjerrin shijen që ato përmbajnë», mjaftohen me një qëndrim të sipërfaqshëm që u ofron vetëm një kënaqësi që del nga «ndryshimësia e ngjarjeve që sodisin». Pra, Machiavel-i kritikon qëndrimin pasiv e të sipërfaqshëm ndaj ngjarjeve të së kaluarës dhe veprave që kanë shkruar për ato. Qëndrimi të cilin Machiavel-i do ta kultivojë, në udhëtimin për zbulimin e së resë, është qëndrim i cili në sajë të analizës dhe shqyrtimit të kaluarës do të jetë i frytshëm për të sajuar modi e ordini nuovi, mënyra të reja të veprimit dhe rende apo institucione të reja politike që duhet t’i përgjigjen një epoke tjetër politike, rrethanave të reja historike. Machiavel-i i referohet shumë shpesh, në shkrimet e veta më të rëndësishme, së kaluarës, por ai arrin të ndërtojë një interpretim kritik e krijues ndaj saj, ngase studimin e së kaluarës nuk e shikon si qëllim në vete, por as si një instrument të thjeshtë që duhet të jetë i dobishëm për problemet e së tashmes politike e shoqërore në të cilën ai jeton''. Veç tjerash duhet përmendur edhe fakti se veprën e vet më të rëndësishme ia kushton shqyrtimit të dhjetë librave të një historiani romak, Tit-Livit. Mirëpo, sikurse edhe për Aristotelin, ai zhvillon një interpretim kritik rreth mendimeve dhe koncepteve të tij, pikërisht duke zhvilluar konceptin e vet mbi politikën. Kështu, zbulimin e së resë, në fushën e problemeve politike, të cilën e paralajmëron në parathënie, Machiavel-i nuk ngurron fare ta bëjë përmes analizës së hollësishme të dhjetë librave të Tit-Livit. Ky dialog kritik që ai mban me traditën filozofike nuk e pengon të zhvillojë gradualisht konceptet e veta (mbi ligjin, shtetin, llojet e regjimeve, virtytin, mbi raportin morali e politika, religjioni e politika etj.), koncepte këto që sjellin edhe kritikën dhe përmbysjen e teorive e koncepteve klasike. Kështu, Machiavel-i nuk e flak dhe nuk e përbuz pikëpamjen e Aristotelit. Por, përmes ri-mendimit të koncepteve të tij, duke krahasuar dallimet midis situatave politike të antikitetit dhe renesancës italiane, ai e orienton mendimin e tij në gjetjen e përgjigjeve ndaj problemeve që i prodhonin ngjarjet politike të kohës së tij. Kështu për shembull, Machiavel-i bën një kritikë të nocioneve bazë të ontologjisë aristoteliane: nocionit të natyrës, të substancës, të esencës, të përsosmërisë. ''Për mendimin klasik, ligjvënësit, në sajë të prodhimeve të tyre mendore, sajojnë një kushtetutë që themelon karakterin e një regjimi politik, përsosmërinë e tij dhe qëllimin e tij kah e mira e përgjithshme. Machiavel-i, ndërkaq bën të ditur që republika e Romës arriti një shkallë të lartë të përsosmërisë në sajë të një vargu ngjarjesh konfliktuese''. Në parathënien e Ligjëratave Machiavel-i thekson se shkaqet e inferioritetit të bashkëkohësve modernë ndaj të moçmëve, qëndrojnë në «përtacinë kryeneçe» si dhe në edukatën morale e fetare, siç shihet nga faqet që vijojnë. Situatën politike dhe atë moderne të bashkëkohësve ai e cilëson të mjerë, e ky mjerim hetohet edhe në faktin se ata e shohin të pamundshëm imitimin e aksioneve të bukura të klasikëve. Mundësinë e këtij imitimi të aksioneve të bukura, Machiavel-i e mbështet në një pikëpamje sa kozmologjike aq edhe antropologjike, me të cilat konstaton se bota dhe njerëzit e dy epokave janë të ngjashëm përkrah «rendi, lëvizja e fuqia». Ky qëndrim nuk e pengon Machiavel-in të hetojë, gjatë shqyrtimeve të tij edhe dallimet e rëndësishme midis dy epokave. E dallimet shqiten kryesisht, jo te natyra e njerëzve, por te mënyrat e ndryshme të krijimit të përgjigjeve mendore e institucionale ndaj ngjarjeve dhe sfidave që i hapin ato. ''Njëra nga pikat e rëndësishme të dallimit, midis pikëpamjes së Machiavel-it mbi politikën dhe pikëpamjes klasike, ka të bëjë me çështjen e origjinës së lirisë dhe fuqisë së një shteti. Botëkuptimi klasik e shikon regjimin më të mirë të mundshëm si rezultat të mençurisë dhe virtytit të ligjvënësve dhe qeveritarëve, që dalin nga elitat aristokratike, dhe e vlerëson atë sipas kriterit të rendit, harmonisë dhe stabilitetit të institucioneve të saj. Ky botëkuptim dominonte te klasikët grekë e romakë, por edhe disa rryma të rëndësishme politike në Renesancë e mbështetnin, duke përfshirë këtu edhe humanizmin qytetar. Në kaptinën e IV të librit të parë të Ligjëratave, Machiavel-i e shtron qartë një pikëpamje thellësisht të ndryshme. Këtë pikëpamje ai e zhvillon, megjithatë, përmes debatit me Tit-Livin dhe me bashkëkohësit e vet lidhur me një çështje nga historia politike e kaluar, me karakterin dhe natyrën e republikës së Romës, gjegjësisht me pyetjen se ku ishte burimi i lirisë dhe fuqisë së saj: «Nuk pajtohem me ata që i dënojnë grindjet e Senatit dhe të popullit, ngase këta dënojnë kështu atë që ishte parimi i lirisë, dhe se këta më shumë impresionohen me britmat dhe zhurmën që ato shkaktonin në sheshin publik se sa me efektet e mira që ato prodhonin». Tani, në vend të harmonisë dhe rendit, Machiavel-i lavdëron «virtytet» e grindjeve midis Senatit dhe popullit. Por ai nuk e ka fjalën për çfarëdo përçarje e grindje, por ato përçarje që janë në gjendje të prodhojnë «ligje të mira». Këto janë fryt «i këtyre turbullirave që shumica i dënojnë pa u hamendur''. Kështu, Machiavel-i i kundërvihet jo vetëm traditës filozofike greke por edhe asaj romake. Ciceroni në veprën De legibus (Mbi ligjin) e definon ligjin si «mendje të drejtë (recta ratio) që është e nxjerrë nga vullneti hyjnor, i cili përcakton të mirën dhe ndalon të kundërtën e saj. Meqë hyjnia për kulturën romake pagane nuk ishte zoti spiritual transcendent, si e kuptojnë religjionet monoteiste, tek ai ekziston një përputhshmëri midis Mendjes, si parim universal dhe Natyrës, që udhëhiqet me ligje të arsyeshme, si kriter me të cilin bëhet dallimi midis të mirës dhe të keqes, të drejtës e të padrejtës. Kështu, mendja dhe natyra në mendimin e Ciceronit përbëjnë një parim universal nga i cili ligjvënësit e republikave duhet të nxjerrin ligjet pozitive për ta organizuar realitetin politik, shoqërinë politike. Prandaj, arti i ligjvënësit del si aftësi për të zbatuar të drejtën natyrore, si e drejtë universale, në një shoqëri të caktuar, sipas rregullës së pajtueshmërisë, e përgjithshmja - e veçanta; ligjet pozitive dalin si emanacion i ligjit natyror. Kjo pikëpamje që supozon se ligjvënësi me mençurinë e tij, duke soditur parimet e përjetshme të Mendjes-Natyrës, arrin të sajojë ligje pozitive për një shoqëri politike, është krejt e ndryshme nga pikëpamja e Machiavel-it, i cili burimin e ligjeve e sheh brenda konflikteve politike, përmes përplasjes së interesave politike e ekonomike të dy grupeve kryesore shoqërore. Për Ciceronin dhe botën romake, hierarkia sociale mbështetet në një hierarki të supozuar natyrore, që nënkupton një ndarje të harmonishme e të drejtë të të drejtave dhe detyrave të qytetarëve. Mirëpo, kjo barazi formale e të drejtave të qytetarëve shoqërohet jo vetëm me mosbarazi ekonomike por edhe me atë politike, ngase funksionet e tyre do varen nga statusi social. Ciceroni flak mundësinë e çfarëdo barazie. ''Në shekullin e dytë para epokës sonë, historiani grek Polibi e shikonte kushtetutën romake si një trajtë origjinale të regjimit të përzier që ndërlidh elementet e monarkisë (konsulli), të aristokracisë (senati) dhe të demokracisë (populli). Regjim ky që në sajë të ekuilibrit midis këtyre elementeve bëri që Roma t’i rezistojë, për një kohë të gjatë rënies dhe shthurjes. Ciceroni e përvetësoi, në teorinë e vet politike, formulën e regjimit të përzier për ta emërtuar regjimin ideal, formulë kjo që duhej t’i siguronte «përjetësinë e shtetit dhe të drejtësisë». Kjo skemë politike nuk merrte parasysh ndryshimet konkrete të republikës romake, në veçanti të raporteve midis tri elementeve përbërëse të kushtetutës së saj. Ciceroni, si edhe shumë autorë të tjerë romakë, i kundërvinte interesave të popullit interesin e përgjithshëm, e këtë, sipas tij, duhej ta definonin prijësit e senatit, në sajë të mençurisë së tyre. Kështu që sovraniteti i popullit reduktohej në një fiksion. Machiavel-i, ndërkaq, zhvillon një koncept politik ku populli del si subjekt politik i mirëfilltë''. Në fakt, këtu, del për herë të parë, brenda filozofisë politike moderne, në mënyrë të elaboruar, ideja për popullin si subjekt politik. Antika greke, por edhe ajo romake, nuk pranonte mundësinë që demosi mund të jetë subjekt politik e aq më pak subjekt politik me ndonjë vlerë. Populli definohej si grup të cilit i mungojnë edukata dhe aftësitë etike e politike. Aristoteli e pa demokracinë jo si regjim politik të dëshirueshëm por si një realitet jo-të mirë por të paevitueshëm. Mesjeta, ndërkaq, do të ushqej përbuzje tejet të thellë ndaj popullit dhe termat që përdoren (vil, vilain) për të emërtuar popullin ose disa shtresa të tij janë përbuzëse. Në dallim nga kjo traditë, Machiavel-i jo vetëm që afirmon ndeshjet politike si të frytshme por në këtë ndeshje të interesave e pikëpamjeve i jep përparësi popullit si aktor politik. Machiavel-i na bën të ditur kështu, se përvojat politike, tregojnë se një zbatim i ngurtë i parimeve morale në politikë mund të nxisë rrjedhoja të dëmshme për paqen dhe sigurinë e një shteti. Nga kjo analizë e Machiavel-it, hetohet po kështu, se «mësimi» i Machiavel-it për princërit nuk është mësim i një mjeshtërie të paskrupullt të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit, realizimi i interesit egoist të sundimtarit, por përkundrazi, kriter i vlerësimit të vlerës së aksionit politik të princit është aftësia e tij për të realizuar të mirën e përgjithshme të shtetit. ''Machiavel-i, me zhvillimin e konceptit të tillë mbi politikën, nuk i kundërvihet vetëm mendimtarëve klasikë dhe atyre të mesjetës, por edhe shumë rrymave politike të kohës së tij, e madje edhe asaj rryme që konsiderohej se ka preokupimin kryesor lirinë brenda një republike që pranon edhe të drejtat dhe pjesëmarrjen e popullit në jetën politike. Pra, edhe ndryshe nga rryma e humanizmit qytetar''. Shumica e përfaqësuesve të humanizmit republikan, në renesancë, kishin si modelin kryesor republikën e Venedikut. Ata e mbështetnin si model nga se ajo arriti që një kohë të gjatë, që nga shekulli XIII, të funksionojë si shtet stabil dhe i zhvilluar. Venediku, arriti të mbajë trajtën e një regjimi të përzier, ku ekuilibrohej pushteti midis Këshillit të Madh, trup përgjegjës për rekrutimin e shumicës së oficerëve të shtetit, Senatit, i ngarkuar me punët e jashtme dhe ato financiare, dhe dozhi, me Këshillin e tij, që kishte funksionin e shefit të zgjedhur të qeverisë. Ishte fjala për sajimin e një amalgame midis elementeve të monarkisë, aristokracisë dhe demokracisë. Vendosja e këtij sistemi oligarkik pat shkaktuar, një kohë, kryengritje popullore të udhëhequra nga ata që i kishin humbur privilegjet. Këto çrregullime u qetësuan, Venediku pati një kohë të gjatë paqen e sigurinë (Serenissima, republika më e qetë). Derisa pjesa tjetër e Italisë iu nënshtrua sundimit të princërve (signori, zotërinjve), Venediku vazhdoi të kultivojë përkushtimin ndaj ideve republikane dhe vlerave të pavarësisë e të autonomisë. Donato Giannotti, (1492-1573), në Dialog mbi republikën e venedikasve (1526), e sheh arritjen e lidhjes midis lirisë dhe sigurisë te venedikasit si rezultat të drejtpeshimit midis tri instancave si dhe sistemit kompleks te votës dhe të zgjedhjes i cili bën të mundur që të zgjedhurit t’i japin përparësi interesit të përbashkët ndaj çdo interesi fraksionist. Në mbështetje të traditës venedikase, në fillim të shekullit XVI, mendimi politik i traditës republikane rilind në fillim të shekullit XVI. SEMINAR http://www.youtube.com/watch?v=PcBkpcfeDss
Mbi dygjuhësinë (bilinguizmin), pra rastet kur një individ flet dy gjuhë, pasi i duhen të dyja për komunikimin e tij të përditshëm, nuk është shkruar edhe aq shumë, në fakt. Sociologët gjuhësorë, në lëmin e të gjithë kësaj çështjeje, veçojnë bilinguizmin tek fëmijët, si stadin e parë moshor të përvetësimit të një dhe më shumë gjuhëve, por edhe si objektin më të paragjykuar të kësaj çështjeje. Me këtë term do të kuptohet aftësia që ka një subjekt, në rastin tonë konkret një fëmijë, për t’u shprehur saktë në dy gjuhë, për t’i njohur ato në mënyrë të rregullt e për t’i pasur të dyja si gjuhë zyrtare. Ka disa arsye apo faktorë të cilët çojnë fëmijët drejt mësimit të dy gjuhëve, ndër të cilët dy kryesorët janë prejardhja dhe vendbanimi i familjes si edhe shkolla. Paragjykimet dhe të vërtetat Për fëmijët bilingualë thuhet se ata nisin të flasin shumë më vonë se të tjerët, madje në jo pak raste, ata dyshohen si fëmijë të sëmurë, pikërisht nga kjo vonesë. Gjithashtu, ai do të ketë vështirësi në zhvillimin e zonës cerebrale e cila është e lidhur me gjuhën dhe mësimin e saj, por edhe me zhvillimin e aftësive të tjera konjitive si edhe për të thuhet se nuk do të jetë asnjëherë i aftë të menaxhojë saktë dhe plotësisht, asnjërën nga dy gjuhët. Në fakt, sipas sociologëve gjuhësorë, këto janë vetëm paragjykime, sepse e vërteta qëndron ndryshe. Bilinguizmi tek fëmijët do të thjeshtojë mësimin edhe të një gjuhe të tretë apo të katërt prej tyre. Kërkime të ndryshme kanë treguar se bilinguizmi ka efekte shumë pozitive në zhvillimin e disa zonave të trurit, përveç asaj të lidhur me gjuhën. Gjithashtu, sipas studiuesve, periudha më e mirë e të mësuarit të një apo më shumë gjuhëve, krahas asj që fëmija praktikon më shpesh, është mosha nga 0 deri në 10 vjeç. Trajtojeni si një lojë Nga mosha 12 deri në 20 muajsh, fëmijët nisin të riprodhojnë tingujt që dëgjojnë dhe t’i lidhin ato bashkë për të krijuar fjalët e para, edhe pse nuk jua dinë farë kuptimin shprehjeve që thonë. Kjo është faza kur fillon të marrëjetë edhe komunikimi i saktë. Shkëmbimi i komunikimit prind-fëmi, fillon si një lojë dhe fjalët që përdoren i përkasin ambjentit përreth dhe janë konkrete, pra gjithçka që fëmija ka mundësi të shohë dhe prekë, duke mos e ngatërruar atë me abstraksionizma apo koncepte të cilat mendja e tij nuk arrin t’i kapë. Kurse në moshën 2 deri në 5 vjeç, fëmijët nisin të eksperimentojnë edhe funksionin simbolik të gjuhës, që do të thotë fillojnë të emërtojnë edhe ato gjëra të cilat nuk i shofin dhe i prekin. Kuptojnë domethënien e shumë fjalëve, edhe pse mund të mos i përdorin shumë këto fjalë, gjatë bisedave të tyre të përditshme. Fëmijët në fazën e parë të mësimit të gjuhës dëgjojnë dhe memorizojnë, më pas fillojnë të përsërisin me veten dhe në fund do mundohen të shqiptojnë, në mënyrë jo të saktë kuptohet, ato që kanë dëgjuar. Një person, një gjuhë Ky është sistemi më i përdorshëm në familje, një person flet një gjuhë, ose më saktë, prindi i drejtohet fëmijës së tij në një gjuhë të vetme, kurse fëmija, për komunikuar me prindin, duhet të përdorë sërish të njejtën gjuhë. Gabimi që bëjnë përgjithësisht prindërit, por që duhet ta shmangin në mënyrë absolute, është kalimi i herë pas hershëm dhe në mënyrë të paparalajmëruar, është kalimi nga një gjuhë në tjetrën, duke e çoroditur fëmijën dhe krijuar tek ai, konfuzion. Gabimi më i madh që bëjnë shumë prindër, është përdorimi i gjuhës mëmë, apo edhe i gjuhës së dytë vetëm në një rast të caktuar. Përshembull, nëse prindërit e përdorin gjuhën amtare vetëm në rastet kur qortojnë fëmijën, atëherë ky fëmijë, do ta perceptojë këtë gjuhë si “të padëshiruar” sepse e lidh me situatën e qortimit. Bilingualë në të përditshmen Në rastet kur prindërit, për zgjedhje të dëshiruar apo të detyruar, vendosin të rrisin një fëmi bilingual, është shumë e rëndësishme që në të përditshmen e fëmijës, të ketë vend për të dyja gjuhët, nëse prindërit duan që ky fëmijë t’i përthithë të dyja gjuhët. Kështu çdo gjë do të përkthehet në të dyja gjuhët, në mënyrë që fëmija t’i kapë ato të dyja dhe të njohë botën përmes të dyjave. Mos u shqetësoni për vogëlushin, sepse aftësitë e tij njohëse dhe perceptuese janë në zhvillim e sipër, kur ai është i vogël, ndaj edhe është më mirë që këtë metodë të përdorimit të dy gjuhëve, ta aplikoni që kur ai nis të flasë fjalët e para. Nëse dy prindër, duan t’i mësojnë fëmijës së tyre një gjuhë të huaj, kujdesi duhet të jetë i madh, asi Mbi dygjuhësinë (bilinguizmin), pra rastet kur një individ flet dy gjuhë, pasi i duhen të dyja për komunikimin e tij të përditshëm, nuk është shkruar edhe aq shumë, në fakt. Sociologët gjuhësorë, në lëmin e të gjithë kësaj çështjeje, veçojnë bilinguizmin tek fëmijët, si stadin e parë moshor të përvetësimit të një dhe më shumë gjuhëve, por edhe si objektin më të paragjykuar të kësaj çështjeje. Me këtë term do të kuptohet aftësia që ka një subjekt, në rastin tonë konkret një fëmijë, për t’u shprehur saktë në dy gjuhë, për t’i njohur ato në mënyrë të rregullt e për t’i pasur të dyja si gjuhë zyrtare. Ka disa arsye apo faktorë të cilët çojnë fëmijët drejt mësimit të dy gjuhëve, ndër të cilët dy kryesorët janë prejardhja dhe vendbanimi i familjes si edhe shkolla. Paragjykimet dhe të vërtetat Për fëmijët bilingualë thuhet se ata nisin të flasin shumë më vonë se të tjerët, madje në jo pak raste, ata dyshohen si fëmijë të sëmurë, pikërisht nga kjo vonesë. Gjithashtu, ai do të ketë vështirësi në zhvillimin e zonës cerebrale e cila është e lidhur me gjuhën dhe mësimin e saj, por edhe me zhvillimin e aftësive të tjera konjitive si edhe për të thuhet se nuk do të jetë asnjëherë i aftë të menaxhojë saktë dhe plotësisht, asnjërën nga dy gjuhët. Në fakt, sipas sociologëve gjuhësorë, këto janë vetëm paragjykime, sepse e vërteta qëndron ndryshe. Bilinguizmi tek fëmijët do të thjeshtojë mësimin edhe të një gjuhe të tretë apo të katërt prej tyre. Kërkime të ndryshme kanë treguar se bilinguizmi ka efekte shumë pozitive në zhvillimin e disa zonave të trurit, përveç asaj të lidhur me gjuhën. Gjithashtu, sipas studiuesve, periudha më e mirë e të mësuarit të një apo më shumë gjuhëve, krahas asj që fëmija praktikon më shpesh, është mosha nga 0 deri në 10 vjeç. Trajtojeni si një lojë Nga mosha 12 deri në 20 muajsh, fëmijët nisin të riprodhojnë tingujt që dëgjojnë dhe t’i lidhin ato bashkë për të krijuar fjalët e para, edhe pse nuk jua dinë farë kuptimin shprehjeve që thonë. Kjo është faza kur fillon të marrëjetë edhe komunikimi i saktë. Shkëmbimi i komunikimit prind-fëmi, fillon si një lojë dhe fjalët që përdoren i përkasin ambjentit përreth dhe janë konkrete, pra gjithçka që fëmija ka mundësi të shohë dhe prekë, duke mos e ngatërruar atë me abstraksionizma apo koncepte të cilat mendja e tij nuk arrin t’i kapë. Kurse në moshën 2 deri në 5 vjeç, fëmijët nisin të eksperimentojnë edhe funksionin simbolik të gjuhës, që do të thotë fillojnë të emërtojnë edhe ato gjëra të cilat nuk i shofin dhe i prekin. Kuptojnë domethënien e shumë fjalëve, edhe pse mund të mos i përdorin shumë këto fjalë, gjatë bisedave të tyre të përditshme. Fëmijët në fazën e parë të mësimit të gjuhës dëgjojnë dhe memorizojnë, më pas fillojnë të përsërisin me veten dhe në fund do mundohen të shqiptojnë, në mënyrë jo të saktë kuptohet, ato që kanë dëgjuar. Një person, një gjuhë Ky është sistemi më i përdorshëm në familje, një person flet një gjuhë, ose më saktë, prindi i drejtohet fëmijës së tij në një gjuhë të vetme, kurse fëmija, për komunikuar me prindin, duhet të përdorë sërish të njejtën gjuhë. Gabimi që bëjnë përgjithësisht prindërit, por që duhet ta shmangin në mënyrë absolute, është kalimi i herë pas hershëm dhe në mënyrë të paparalajmëruar, është kalimi nga një gjuhë në tjetrën, duke e çoroditur fëmijën dhe krijuar tek ai, konfuzion. Gabimi më i madh që bëjnë shumë prindër, është përdorimi i gjuhës mëmë, apo edhe i gjuhës së dytë vetëm në një rast të caktuar. Përshembull, nëse prindërit e përdorin gjuhën amtare vetëm në rastet kur qortojnë fëmijën, atëherë ky fëmijë, do ta perceptojë këtë gjuhë si “të padëshiruar” sepse e lidh me situatën e qortimit. Bilingualë në të përditshmen Në rastet kur prindërit, për zgjedhje të dëshiruar apo të detyruar, vendosin të rrisin një fëmi bilingual, është shumë e rëndësishme që në të përditshmen e fëmijës, të ketë vend për të dyja gjuhët, nëse prindërit duan që ky fëmijë t’i përthithë të dyja gjuhët. Kështu çdo gjë do të përkthehet në të dyja gjuhët, në mënyrë që fëmija t’i kapë ato të dyja dhe të njohë botën përmes të dyjave. Mos u shqetësoni për vogëlushin, sepse aftësitë e tij njohëse dhe perceptuese janë në zhvillim e sipër, kur ai është i vogël, ndaj edhe është më mirë që këtë metodë të përdorimit të dy gjuhëve, ta aplikoni që kur ai nis të flasë fjalët e para. Nëse dy prindër, duan t’i mësojnë fëmijës së tyre një gjuhë të huaj, kujdesi duhet të jetë i madh, asi prindërit nuk janë mësues e për rrjedhojë nuk dinë të gjithë metodat që përdoren për të mësuar një fëmi. Psikologët e gjuhës këshillojnë punën me metodat edukative dhe të të mësuarit me libra të ilustruara, dvd dhe regjistrime zanore. Megjithatë, zgjidhja më e mirë është punësimi i një mësuesi, ose dërgimi i fëmijës në kurse gjuhe, përmes së cilave ai të mësojë në mënyrë korrekte. Gabimet që bëhen Të mësosh një gjuhë, veçanërisht në vitet e para të jetës, duhet të jetë argëtuese sikurse është një lojë. Fëmija në këtë mënyrë duhet të perceptojë mësimin e gjuhës si një moment zbulimi të diçkaje të re. Qëllimi i mësimit është komunikimi, ndaj nëse fëmija gabon gjatë proçesit të mësimit, qortimi ndaj tij nuk duhet të jetë i ashpër, por duhet bërë me kujdes sepse ai duhet ta perceptojë të gjithën këtë si një lojë. Nëse fëmija gabon me termat, në vend që ta qortoni dhe të kërkoni prej tij t’ju thotë edhe njëhërë termin e saktë, më mirë silljani ju fjalën e duhur.në këtë mënyrë, automatikisht, fëmija do të memorizojë modelin e duhur dhe në një moment të dytë, do të korigjohet vetë. Bilinguizmi është pasuri Nëse më përpara , të flisje dy gjuhë, ishte diçka e rrallë dhe merrej si vlerë, sot ky fenomen është më se i zakonshëm, madje “duhet të ndodhë” patjetër. Jo vetëm për të qenë sa më pranë mundësive të mëdha, si në punë, ashtu edhe jashtë saj në shkollë e shoqëri, është shumë e rëndësishme që në kurrikulumin e gjithësecilit prej nesh, të figurojnë si të njohur nga në, të paktën dy gjuhë, ajo amtare dhe një e huaj. Të jesh bilingual, në një shoqëri e cila ka vetëm një gjuhë zyrtare, është një sfidë, e cila shkon edhe më përtej kur bëhet fjalë për njohjen e dy a më shumë gjuhëve të huaja. Mësimi i dy gjuhëve që në fëmijëri, nuk e bën fëmijën më inteligjent, por sigurisht e bën atë edhe më të shkathët për të kaluar nga një sistem gjuhësor, në një tjetër. Sipas disa studimeve, fëmijët bilingualë, janë më të hapur dhe më kritikë ndaj realitetit, pranojnë më me lehtësi multikulturalizmin dhe kur rriten janë më të aftë të mësojnë një gjuhë të tretë, të katër a më shumë. prindërit nuk janë mësues e për rrjedhojë nuk dinë të gjithë metodat që përdoren për të mësuar një fëmi. Psikologët e gjuhës këshillojnë punën me metodat edukative dhe të të mësuarit me libra të ilustruara, dvd dhe regjistrime zanore. Megjithatë, zgjidhja më e mirë është punësimi i një mësuesi, ose dërgimi i fëmijës në kurse gjuhe, përmes së cilave ai të mësojë në mënyrë korrekte. Gabimet që bëhen Të mësosh një gjuhë, veçanërisht në vitet e para të jetës, duhet të jetë argëtuese sikurse është një lojë. Fëmija në këtë mënyrë duhet të perceptojë mësimin e gjuhës si një moment zbulimi të diçkaje të re. Qëllimi i mësimit është komunikimi, ndaj nëse fëmija gabon gjatë proçesit të mësimit, qortimi ndaj tij nuk duhet të jetë i ashpër, por duhet bërë me kujdes sepse ai duhet ta perceptojë të gjithën këtë si një lojë. Nëse fëmija gabon me termat, në vend që ta qortoni dhe të kërkoni prej tij t’ju thotë edhe njëhërë termin e saktë, më mirë silljani ju fjalën e duhur.në këtë mënyrë, automatikisht, fëmija do të memorizojë modelin e duhur dhe në një moment të dytë, do të korigjohet vetë. Bilinguizmi është pasuri Nëse më përpara , të flisje dy gjuhë, ishte diçka e rrallë dhe merrej si vlerë, sot ky fenomen është më se i zakonshëm, madje “duhet të ndodhë” patjetër. Jo vetëm për të qenë sa më pranë mundësive të mëdha, si në punë, ashtu edhe jashtë saj në shkollë e shoqëri, është shumë e rëndësishme që në kurrikulumin e gjithësecilit prej nesh, të figurojnë si të njohur nga në, të paktën dy gjuhë, ajo amtare dhe një e huaj. Të jesh bilingual, në një shoqëri e cila ka vetëm një gjuhë zyrtare, është një sfidë, e cila shkon edhe më përtej kur bëhet fjalë për njohjen e dy a më shumë gjuhëve të huaja. Mësimi i dy gjuhëve që në fëmijëri, nuk e bën fëmijën më inteligjent, por sigurisht e bën atë edhe më të shkathët për të kaluar nga një sistem gjuhësor, në një tjetër. Sipas disa studimeve, fëmijët bilingualë, janë më të hapur dhe më kritikë ndaj realitetit, pranojnë më me lehtësi multikulturalizmin dhe kur rriten janë më të aftë të mësojnë një gjuhë të tretë, të katër a më shumë.
Faqja kryesore
Mbi Tema modersmal
Mbi gjuhën amtare
Materiale mësimore
Ligje dhe rregulla Recensione
Top of Form
Poliglosia ose bilinguizmi te fëmijët-nxënësit e Shkollës së mësimit plotësues në gjuhën amtare në diasporë.

Kumtesë e mbajtur në Seminarin-Konferencën për gjuhën shqipe, Contemporary Approaches to Albanian, organizar nga Instituti i Shkencave Konjitive i Universitetit të Osnabrykut në Gjermani, mbajtur , poashtu, në Osnabryk prej 09-12 shtator 2004,

1. Objekti i interesimit

Fëmijët –nxënësit shqiptarë, si gjithë fëmijët tjerë të origjinës tjetër, të gjendur nga arsye të ndryshme, kryesisht ekonomike, jashtë ‘’Atdheut’’, janë shembull origjinal i bashkëjetesës në rrethana të ndikimeve dhe reflektimeve bi ose multikulturale, në rastet më të mira dhe pozitive në rrethana të ndikimeve interkulturale. Ndërkaq këta fëmijë, si nxënës të shkollës së rregullt në gjuhën e vendit pritës dhe shkollës së mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ndjekja e së cilës mjerisht ende është në përmasa minimale dhe shumë larg të qenit gjithëpërfshirëse apo edhe “e obligueshme”, njëkohësisht prezentojnë shembullin e fëmijëve zakonisht bilinugual, por në disa raste edhe polilingual fëmijët e martesave jo të pakta të shqiptarëve me qytetarë të gjuhës jo të vendit pritës. Eshte provuar që problemi të shikohet nga aspekti i ndërveprimit gjuhë-konjicion të kuptuarit e mendimit dhe kumtimi , ku siç është e njohur, gjuha e mësuar ose në këtë rast gjuhët e mësuara kanë një ndikim do thosha skajshmërisht të fuqishëm në aftësitë konjitive të fëmijës a njeriut në përgjithësi. ‘’Përveç vrojtimeve të mia gjatë punës praktike profesionale si mësues i shkollës së MP në Berlin 1985-1989 dhe kontakteve të kohëve të fundit poashtu me këto shkolla dhe fëmijë, njëkohesisht kam shftytëzuar edhe përvojat dhe opinionet e mësuesve aktualë të SHMP në gjuhën shqipe kryesisht të hapësirës gjermanofone, opinionet dhe vlerësimet e shprehura dhe të mbledhura me anën e një PYETESORI, të shpërndarë nga MASHT e Kosovës ku aktualisht punoj dhe ku është duke u ngritur një shërbim i veçantë profesional për SHMP në diasporë dhe ku aktualisht zyrtar i vetëm i këtij shërbimi jam unë për problemet e MP, i hartuar për mësueset e kësaj shkolle’’. Ky pyetësor shtron shumë probleme nga fusha e interkulturalizmit, integrimit si dhe e gjuhës edhe nga aspekti psikolinguistik. Prandaj, jo rrallë, do t´iu referohem vlerësimeve dhe të dhënave të vjela në të dhe përmes tij për çështje edhe të interkulturalizmit, bilinguizmit, që reprezentojnë opinionet, deri më tash të 60 mësuesve aktivë, shumica në Gjermani. Përndryshe një hulumtim i mirëfilltë empirik i fëmijëve bilingualë, me një bazë të mirëfilltë shkencore dhe me një modelim solid teorik do të duhej të ishte rezultat i qasjes interdiciplinare nga aspekti psikologjik, gjuhësor, padagogjik , medicinal etj. dhe pret të bëhet.

2. Ç´do të thotë të qenit e fëmijës bilingual ose poliglot

Të qenit e fëmijës poli ose bilingual nënkupton aftësinë e tij mendore për të folur dy ose më shumë gjuhë, përkundër dallimeve esenciale që ato gjuhë manifestojnë mes veti në fushë të leksikut, sintaksës , shprehjes etj. ‘’Pra, megjithë morinë e dukurive diverse, fjalëve, strukturave sintaksore’’, rregullave, trajtave morfologjike të ndryshme, fëmijët ia dalin që t’ i përvetësojnë dy e më rrallë edhe disa gjuhë dhe të quhen poli ose bilingual. Këto gjuhë mund të mësohen në periudha të ndryshme të moshës dhe në mënyra të ndryshme. Pastaj ato mund të mësohen ndaras dhe mund të mësohen paralelisht. Mund të mësohen në shkollë sipas kurrikulave të verifkuara më parë, në kopshte fëmijësh, në familje, në ambiente tjera të jetës, respektivisht në format e lira të komunikimit të përditshëm. ‘’Zakonisht, në kushte normale dhe në moshë normale e me kohë, këto gjuhë mësohen natyrshëm dhe pa ndonjë vështirësi të veçantë dhe natyrisht përbëjnë një pasuri të çmuar kulturale të fëmijës. Procesin e mësimit të gjuhës e bën edhe më kompleks prania dhe ndikimi e ndërveprimi i faktorëve të shumtë psikosocialë e kulturalë të ambientit të vendit mikpritës si dhe të vendit të origjinës bashkë me diversitetet përkatëse. Në mënyrë të veçantë ndikon prania e ndikimeve të të folmeve lokale-regjionale, respektivisht trajtave dialektore të gjuhës, të cilat, mjerisht, në gjuhën shqipe janë mjaft të shprehura dhe me mjaft ndikim dhe bartin karakteristikat gjuhësore të hapësirave prej nga vijnë prindërit, pastaj shkalla e sensiblizimit dhe motivimit të prindërve dhe fëmijëve, niveli kultural-arsimor i prindërve etj. Të gjitha këto situata apo kategori janë fusha potenciale të studimit dhe kërkojnë çasje të ndryshme’’. Në anën tjetër, vetë procesi i përvetësimit të gjuhës amtare është jo i njëjtë me atë të përvetësimit të gjuhës së vendit pritës, në këtë rast të gjuhës gjermane. Ka këtu shumë faktorë psiko-socialë, ekonomikë, kulturalë etj që ndikojnë në këto procese. Mundësia dhe kushtet për mësimin me kohë të gjuhës së vendit pritës janë më të mëdha dhe bëhen nën përkujdesjen profesionale-institucionale, duke e poseduar edhe elementin e obligueshmërisë shkollimi i obligueshëm formal dhe fillojnë zakonisht nga çerdhet e fëmijëve për të vazhduar pastaj në shkollën e rregullt fillore e më tej sipas dëshirës. Paralelisht kësaj, në mbështetje të këtij procesi janë edhe rrethi shoqëror, mediat etj. Ndërsa, sa i përket mësimit të gjuhës amtare ndodh një „diskriminim“, respektivisht një disfavor, i cili është i shprehur posaçërisht në ambientet familjare me shkallë të ultë të arsimit dhe mospërdorim të mjaftueshëm të gjuhës amtare as brenda familjes. Posaçërisht vështirësi do të kenë fëmijët që nuk ndjekin shkollën plotësuese në gjuhën amtare dhe ata të martesave mikste. Shikuar nga këndi i interferencës gjuhësore në këto raste epërsia dhe ndikimi i gjuhës së vendit pritës është e madhe dhe në asnjë mënyrë nuk është pasojë e paaftësisë së fëmijës për të mësuar dy gjuhë, por është pasojë e shumë faktorëve më parë të përmendur. Është mëse evidente se, përkundër shumësisë së informacioneve të cilat duhet t´i përpunojë fëmija në kuadrin e mësimit-përvetësimit të dy gjuhëve, rreziku, respektivisht mundësia e tejkalimit të kapacitetit marrës apo mbingarkesës së trurit nuk ekziston, sepse, siç është konstatuar tashmë nga studimet komparative psikolinguistike, fëmija në njëfarë mënyre lind me një aparat për përvetësimin e gjuhës Chomsky, që i krjon atij lehtësi në përvetësimin e, posaçërisht , rregullave gramatikore. Këto rregulla mësohen jo vetëm vetëm përmes mësimit në shkollë, por edhe përmes imitimit të të rriturëve apo edhe përforcimit. Pra, flitet për aftësi të veçanta të fëmijës në përvetësimin e gjuhës. ‘’Eshtë me interes të hulumtohet edhe një dallueshmëri gjinore jo vetëm në fushë të mësimit të gjuhëve, ku fëmijët e gjinisë femërore po shenojnë rezultate më të mira dhe kjo në përmasa ndërkombëtare raportet e PISA-së. Fenomenin e epërsisë te fëmijët shqiptarë të gjinisë femërore në mësimin e jo vetëm gjuhës amtare disa mësues e arsyetojnë me lidhjen më të fuqishme emocionale të vajzave me prindërit, familjen, gjuhën dhe Atdheun si dhe me përkujdesjen më te madhe që ato gëzojnë nga prindërit e tyre për t’u shkolluar, si një profilaksë duke qenë të shkolluara do të jenë edhe sovrane për t’i shpëtuar asimilimit ose martesave me të huajt, që për shqiptarët ende nuk parapëlqehen dhe s’ shikohen me sy të mirë, derisa djemtë, rreziku i asimilimit të të cilëve është më i vogël, janë të prirur kah sportet masive dhe, posaçërisht, luftarake. Të gjitha këto do të duhej të ishin në funskion të sensibilizmit të opinionit, prindërve dhe institucioneve për nevojën e përfshirjes sa më të madhe të fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës amtare prej moshave më të reja, posaçërisht duke filluar-prekur në fazën-moshën sensitive të përvetësimit të gjuhës deri në moshën 7 vjeç, si periudha më optimale për përvetësimin, do thoja solid, paralel të dy e më shumë gjuhëve, sepse mësimi në moshat e mëvonshme bart edhe rrezikun e harresës së shpejt, sado që deri në moshën 18 vjeç njohja e gjuhës mund të ripërtrihet shumë shpejt përmes përsëritjes. Është e njohur që nëse fëmija deri në moshën 7 vjeç, për arsye të ndryshme s´ka arritur ta përvetësojë asnjë gjuhë, atëherë mundësia e përvetësimit të saj të përkryer më vonë do të humbet për gjithnjë. Pra e ashtuquajtura mosha-faza sensitive e përvetësimit të gjuhës është shumë me rëndësi dhe arsyetohet edhe nga aspekti i përgatitjes dhe aftësisë biologjike të trurit për mësimin e gjuhës apo edhe gjuhëve dhe të qenët bilingual të fëmijëve natyrshëm dhe pa sakrifica të mëdha. Pra, vetë kapaciteti i trurit e mundëson këtë dhe në aspektin e aftësisë receptive premisa për përvetësimin e gjuhëve është e lindur. ‘’Më pastaj, me kalimin e kohës mundësitë për përvetësimin e gjuhëve do të jenë gjithnjë më të vogëla dhe procesi do të rrjedhë me më shumë vështirësi , sado që vëtëdija dhe etja personale për më shumë kultura dhe më shumë gjuhë do të rritet, aq më tepër në kushtet e jetës moderne dhe nevojës për ndërkomunikim kultural dinamik edhe në përmasa globale dhe në kuadër të globalizmit.’’. Në këtë kontekst eksistenca e SHMP shkolla e mësimit plotësues në gjuhën amtare dhe nevoja e shtrirjes së rrjetës së saj edhe aty ku për arsye të ndryshme nuk ekziston, përkrah shkollës së rregullt në gjuhën e vendit pritës, fiton edhe më shumë në peshë dhe bëhet edhe më shumë e nevojshme.

3. Favoret kulturale dhe intelektuale të fëmijëve bilingualë

Është konstatuar se fëmija është në gjendje që paralelisht t´i mësojë dy gjuhë, pa pasur ndonjë problem në intelegjencën e tij apo stabilitetin psiqik. Poashtu, bilinguizmi nuk ndikon negativisht në suksesin e fëmijës në shkollë, por, përkundrazi, të dhënat tregojnë se ai e rrit atë. Nga përvoja ime pedagogjike dhe raportet e mësuesve del se fëmijët që ndjekin mësimin edhe në gjuhën amtare kanë treguar sukses më të mirë edhe në gjuhën e vendit pritës dhe anasjelltas; ata që janë të shkëlqyeshëm në gjuhën e vendit pritës, janë të treguar të suksesshëm edhe në gjuhën amtare. ‘’Nga një hulumtim që është bërë me nxënësit e origjinës jo suedeze në Suedi para disa ditesh, rezultatet e të cilës janë prezentuar poashtu në një seminar profesional për mësimin e gjuhës amtare, ka rezultuar se nxënësit që kanë ndjekur mësimet në shkollën e mësimit plotësues në gjuhën amtare kanë pasur sukses më të mirë edhe në shkollën dhe gjuhën suedeze apo kanë pasur sukses të njëjtë me ata që gjuhë amtare kanë suedishten’’. Është interesant, thuhet në raportin e mësueses shqiptare nga Suedia, e cila i referohet rezultatit të hulumtimit, se nxënësit që kanë treguar sukses jo të mjaftueshëm në gjuhën amtare dhe ata që nuk e kanë ndjekur mësimin në gjuhën amtare janë ndjerë më tepër suedezë.Pra, te ata ekziston shprehimisht tendenca e vetasimilimit, kushtëzuar nga faktorë të shumtë dhe të ndryshëm, e jo e integrimit përmes formave të interkulturalizmit dinamik. Në këtë rast nuk duhet të na shpëtojë pa u theksuar e vërteta se procesi i integrimit është mjaft kompleks dhe premisa e tij për një sukses të bindshëm do të duhej t’ i kishte rrënjet edhe në njohjen e mjaftueshme të gjuhës dhe kulturës nacionale me kohë dhe në moshë të duhur dhe në lirinë e të drejtën, respektivisht krijimin e kushteve përkatëse, për vënien e kësaj kulture e gjuhe në raporte ndërvepruese me kulturën e gjuhën vendore interaksioni kultural dhe gjuhësor mes njerëzve ‘’Aftësia e fëmijëve bilingualë për të gjykuar drejt në kushtet normale është më e madhe se e fëmijëve monolingualë. Poashtu fëmijët bilingualë fitojnë një epërsi intelektuale dhe janë të prirur që më shpejt se monoligualët t´ia dalin në mësimin e rregullave të matematikës, që do të thotë se ata i shquan fuqia e tyre e të menduarit edhe pa folur’’. ‘’Të qenët bilingual është me rëndësi edhe në aspektin e krijimit të një ekuilibri emocional ndaj përkatësisë kulturale-gjuhësore, respektivisht identitetit. Fëmija bilingual jo vetëm që do “t’ i përmbushë obligimet ndaj origjinës së tij” Atdheu, prindi, kujtesa nacionale, rrethi shoqëror e familjar në Atdhe e familje, por, në të njëjtën kohë , do t’ i posedojë edhe premisat themelore të bashkëjetimit i lirë, emocionalisht dhe intelektualisht stabil dhe i integruar në “Atdheun e dytë.”

4. Fëmijët bilingualë dhe personaliteti

Në qarqe të caktuara, kryesisht të nivelit jo të kënaqshëm kultural dhe arsimor, është hetuar droja që kinse synimi i të qenit të fëmijës bilingual mund të ndikojë negativisht në zhvillimin normal të personalitetit të tij. Ky jonormalitet shfaqet /gjoja si një ndarje a çarje në dysh e personalitetit të fëmijës. /Natyrisht droja është e paarsyeshme dhe naivisht e motivuar dhe, nëse diku mund të flitet për një personalitet të dyzuar nga përkatësia e tij bikulturale, në asnjë mënyrë s´mund të flitet për një dyzim personaliteti për shkak të bilingualitetit të tij. Pra, rritja dhe shkollimi i fëmijës në rrethana bilinguale në asnjë mënyrë nuk shkakton prishje të baraspeshës së personalitetit, por përkundrazi ambienti i mirëfilltë bilingual dhe komunikimi dinamik interkultural paraqet favor dhe mundësi për ndërtimin e një personaliteti më komplet, më fleksibil, më krijues, te i cili natyrisht është normale që do të ndodhë një lloj transferi pozitiv i personalitetit sipas gjuhës. Gjithsesi ambienti bilingual, poashtu, do t´i rrisë kompetencat gjuhësore të fëmijës dhe ndërveprimin dinamik të dy botëve, dy kulturave, dy kodeve, dy gjuhëve etj. Personaliteti i krijuar në rrethana të tilla do të jetë më human, më tolerant, më i dijshëm, më shumjë njohës, më shumë kërkues, më pak konfliktual, më patriot, më hulumtues, më lojal, më parimor etj. ‘’Fëmijët bilingualë do ta kenë më lehtë në ndërtimin e identitetit personal dhe nacional, sepse përparësia bilinguale u mundëson qasje bikulturale, repektivisht thithje të dy nënav, pastaj evitim apo preventivë ndaj identifikimit me kompleksin e përkatësisë kulturës dhe gjuhës minore, respektivisht kulturës dhe gjuhës më pak të njohur’’. Poashtu, prirja , tashmë e konstatuar, natyrore e fëmijëve shqiptarë për mësimin e gjuhës së vendit pritës, që arsyetohet edhe me përparësitë që krijon vete thesari fonologjik i gjuhës shqipe dhe qasja e shqiptarëve-fëmijëve pa asnjë paragjykim negativ apo refuzues, zvogëlon dukshëm shansat e shfaqjeve dhe krijimit të skemave të ndryshme të patologjive të vendorëve ndaj të huajve, të shfaqura zakonisht si refuzim, shpërfillje apo edhe deri përbuzje e hapur dhe ksenofobi. Sigurisht se kjo prirje a “dhunti” i ka edhe arsyet e saj psiko-sociale e historike-kulturale. Sido që të jetë, tashmë është bërë disa herë e njohur se shqiptarët janë të njohur me lehtësinë e tyre në përvetësimin e gjuhëve tjera dhe ky fakt , historikisht përveç se si nevojë dhe kusht për hyrje a depërtim në botën e madhe, tashmë merret edhe si favor, thesar dhe virtyt kultural dhe nacional. ‘’Te ata nuk vërejmë as më të voglën dozë të shovinizmit a racizmit gjuhësor apo ndonjë aspiratë megalomane të tipit se gjuhën tënde duhet ta dijë gjithë bota”. Në këtë kontekst po iu përmend një situatë , besoj, me interes për të ilustruar ekzistencën e tendencës së hegjemonisë a shovenizmit gjuhësor: Në vitin 1989, kur lëvizja social-shoviniste serbe ishte në kulmin e promovimit të saj publik dhe medial dhe mistifikohej si lëvizje unitariste e shpëtimit të Jugosllavisë, në një takim-festë fëmijësh për 8 Marsin në Berlin, ku kishte nxënës të shkollës së MP, atëbotë nga të gjitha gjuhët e popujve të ish YU-së, e edhe shqiptarë dhe ku unë isha mësues, një kolege nga Beogradi, në një rast, më ankohet shumë nervoze se si nxënësit shqiptarë s’ po e kuptojnë fare dhe kjo s‘po din se si të merret vesh me ta. I qetë, ia ktheva se fëmijët shqiptarë dijnë shkëqyeshëm gjuhën gjermane të cilën kolegia ime nuk e dinte fare si dhe gjuhën e tyre amtare, gjuhë e cila në shtetin e quajtuar Jugosllavi flitej nga jo më pak se 3 milionë banorë, ndërsa kjo si mësuese nuk e din asnjë fjalë të kësaj gjuhe dhe as të gjuhës gjermane, sado që në Gjermani ka tashmë 3 vjet që jeton, por me megalomaninë e saj mendon se gjithë bota duhet ta dijë serbishten e saj. Thënia Govori jezik u koji te razume celi svet i bog (Fol gjuhën në të cilën të merr vesh gjithë bota dhe zoti) ishte një nga marrëzitë serbe, e njohur në ish Jugosllavi, prapa të cilës s’ ka dyshim fshihej edhe aspirata serbe hegjemone, e cila më vonë rezultoi me vdekjen e afro qindra-mijëra njerëzve dhe zhvendosjen e milionave.

5. Disa faktorë socio-psikologjikë me ndikim në përvetësimin e gjuhëve dhe roli i tyre motivues

Rritja dhe shkollimi në mjedis social bilingual nënkupton edhe lehtësi në të qenët bilingual të fëmijës. Sigurisht që pozita e fëmijëve tanë në diasporë është tipike bilingual jo në pak raste edhe trilinguale. Mund të flasim për grupe-kategori të ndryshme fëmijësh sipas moshave dhe kohës së ardhjes a qendrimit në vendin nikoqir. /Aktualisht grupin më të madh e përbëjnë fëmijët e lindur në vendin nikoqir. Ata realisht kalojnë nëpër të gjitha shkallët e sistemit të arsimit, respektivisht të kontaktit me gjuhën e vendit pritës në jetën publike çerdhja, kopshti i fëmijëve, shkolla, shoqëria, mediat, koha e lirë dhe loja , kështu që përvetësimi i gjuhës së vendit pritës është pothuajse i natyrshëm. Megjithatë, ngecja në të shumtën e rasteve manifestohet në gjuhën amtare, sepse prezenca dhe ndikimi i faktorëve që i përmendëm më parë ose mungon ose është fare formal dhe pa efekte të mjaftueshëm. Natyrisht shkolla e MP provon ta përmirësojë gjendjen dhe aty ku ajo është profesionalisht e organizuar, monitorohet nga autoritetet vendore ose shoqata profesionale mësuesish apo institucione profesionale përkatëse nga Atdheu ka filluar procesi-iniciativa e MASHT-it dhe ku ekziston mbështetja e prindërve sukseset janë më se të dukshme dhe të pritshme. Në qoftë se përvetësimi i përkryer i gjuhës së vendit pritës është i motivuar nga faktorë normalë të krijimit të premisave normale të jetës dhe punës sa më të favorizuar në vendin pritës dhe integrimin e plotë në shoqërinë vendore në njëfarë mënyre /në atdheun e dytë, kur është fjala për gjuhët e “mëdha” edhe nga prestigji që gëzojnë këto dhe nga mundësitë që krijojnë për interkomunikim sa më të gjërë dhe global, në rastin e gjuhës amtare problemi i motivimit për mësimin e saj është më kompleks dhe zakonisht lidhet me faktorë të ruajtjes dhe kultivimit të identitetit kultural dhe gjuhësor të origjinës ose të kujtesës nacionale. Sigurisht që ky identitet në ambientet ku mungon mirëkuptimi i duhur i autoriteteve vendore për krijimin e kushteve të duhura për shkollë në gjuhën amtare si dhe nga mangësitë e faktorit prind të shprehura si indolencë dhe shkallë e ultë e arsimit, mosinteresim apo motivim i pamjaftueshem për shkak të vetëdijës së ultë kombëtare dhe nivelit të ulët kultural, bartje të një kompleksi të vogëlsisë së përkatësisë dhe „rreziqet“ hipotetike të zbulimit dhe afirmimit të përkatësisë dhe identitetit të gjitha derivate të kompleksit të vogëlsisë , arsyetimi naiv gjoja se shkolla me mësim plotësues në gjuhën amtare ndikon/ negativisht në mbarëvajtjen e suksesit të nxënësit në shkollën e rregullt në gjuhën e vendit nikoqir, jo rrallëherë kërcnohet të jetë i zbehtë dhe fare rutinor, që mos të themi thjeshtë folklorik. Është gjuha dhe sigurisht varianti i saj letrar shtylla vertebrale e këtij identiteti. Këtë gjuhë, në variantin e saj standard dhe larg trajtave dhe të folmeve dialektore a regjionale prej nga vijnë prindërit, mund t´ua ofrojë vetëm shkolla. Sigurisht që shkolla, përmes mësimit të gjuhës amtare me mbikëqyrje profesionale, shton premisat e ruajtjes dhe kultivimit të identitetit, ndjenjen e krenarisë së përkatësisë, zhvillimin e nevojshëm dhe te vazhdueshëm të kompetencave gjuhësore, evitimin ose profilaksën ndaj komplekseve të shfaqura dhe të shkaktuara nga ndjenja e mundshme e vogëlsisë dhe në këtë mënyrë mundëson krijimin e një baraspeshe të nevojshme me interferencë normale , transfer kultural-gjuhësor, të nevojshëm /edhe në procesin e integrimit të mirëfilltë dhe pa frustracione dhe jo hipotetik, në shoqërinë e “atdheut të ri”. Në rastet kur këto procese ngecin në gjysmë, kur për arsye të ndryshme pushon edhe zhvillimi dhe thellimi i kompetencave gjuhësore mund të ndodh edhe „fosilizimi i hershëm“, që nënkupton stagnim në dije dhe përvetësim të gjuhës dhe i cili, zakonisht, bart konseguenca të pastajme. Shihet që, për të qenë fëmija bilingual, /varet edhe nga mosha e tij/, mosha e ardhjes a hyrjes së tij në vendin pritës, shkalla e integrimit të tij në shoqërinë vendore dhe format e kontakteve dhe komunikimit, parafytyrimet e krijuara ose në disa raste të bartura për vendin pritës dhe Atdheun, parafytyrimet pozitive për gjuhën e vendit ku jeton dhe vendin dhe gjuhën amtare, parafytyrimet dhe koncepti i perspektivës, vizioni i tij dhe i prindit për integrimin, “ideali” i hapur ose latent për kthim dhe riintegrim në Atdhe etj. Në shumësinë e faktorëve me ndikim për krijimin e klimës dhe bazës funksionale motivuese për mësimin e gjuhëve, në këtë rast posaçërisht të gjuhës amtare, shquhet edhe definimi i qartë i rolit të faktorëve mbështetës-motivues dhe ekzekutues, /ku posacërisht rol të madh ka shkolla e MP dhe synimi e obligimi i saj permanent për zhvillimin dhe përmirësimin e bazës profesionale të mësuesve për punë në rrethanat bi ose shumë kulturale-gjuhësore dhe mbështetja që kjo shkollë duhet të posedojë nga institucionet përkatëse jo vetëm të atdheut, por edhe ato të vendit pritës, në vecanti mbështetja shkencore dhe vënia e problemit nën një “kontrollë” profesionale, /ku bilinguizmi trajtohet si favor kultural e mental, ku interferenca ndodhë në përmasa normale, ku krijohen kushte për zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe transferit kultural dhe gjuhësor, ku gjuhët do të jenë faktorë dhe mjet integrues e afrues e jo asimilues ose refuzues. Për këto ka nevojë edhe për identifikimin dhe angazhimin e përvojës së mësuesve që punojnë në diasporë dhe të dijës e afinitetit hulumtues jo vetem të linguistëve, por edhe të psikologëve, kulturologëve, pedagogëve, mjekëve etj, me qëllim të kyçjes së tyre në projektin shumë të nevojshëm të ribërjes së kurrikulave, metodologjisë së veçantë të punës, teksteve, përgatitjes dhe aftësimit profesional të mësuesve etj. p.s. Kjo kumtese është botuar në vazhdime në gazetën Bota sot dhe në revistën Shkëndija. Po ashtu u është shpërndarë edhe mësuesve në diasporë.
Arkitektura e shoqerive antike të Greqisë së lashtë të  provincave, në kolonitë e tyre dhe në vendet fqinje
            Polisi Grek, term që zakonisht përkthehet “qytet”, është vetë themeli i qytetërimit grek si një formë origjinale e organizimit të jetës shoqërore, politike dhe kulturore, që e dallon qytetërimin grek nga të gjitha qytetërimet e tjera të lashta.Me formimin e polisit, qendra e jetës shoqërore nuk ishte më akropoli, ku u ndërtuan tempujt mbi vendet e megaronëve të dikurshme mikenase.Tani nga shek.VII p.e.s. qyteti dhe vendbanimet u përhapën në fushë dhe është i rrethuar nga mure të fuqishme.Ky ndryshim i thellë i strukturës urbanistike nxiti një rishikim rrënjësor të sistemit politik. Nga drejtimi i qytet-shtetit nga aristokracia, që nga ana e jashtme identifikohej me akropolin e fortifikuar si seli të pushtetit, u kalua në një organizim shoqëror me rregulla, në mjaft raste të tipit demokratik që parashikonte një pjesëmarrje active të një pjese të madhe të popullsisë në jetën politike të vendit.
            Qytetet e hershme greke u krijuan si pasojë e bashkimit të disa fshatrave afër njëri-tjetrit.Brenda mureve rrethuese të qytetit ndërtesat ngriheshin pa një rregull urbanistik apo planifikim.Qytetet e hershme arkaike të shek. VII-VI p.e.s. ishin mjaft të rrëmujshme nga ana arkitekturore dhe një godinë private apo publike ngrihej në çdo vend ku kishte një shesh të lire brenda mureve të qytetit. Ky stil ndërtimi të qytetit njihet me emrin arkaeostropos ose mënyra e vjetër ku ndërtesat brenda qyteteve ngriheshin kudo pa u planifikuar dhe pa rregull urbanistik.Qytete që përdoren këtë lloj rregulli urbanistik ishin qytetet në rajonin e Greqisë së sotme si Athina Megara, Argos, Tirinti etj.
            Në kolonitë greke të Azisë së Vogël, në qytetin e quajtur Milet në shek.V p.e.s., filloi të shfaqet një mënyrë e re e të ndërtuarit një qytet. Qyteti i Miletit ishte një qytet i ri i cili kishte marrë një zhvillim të madh të kohës. Tani urbanistika e qytetit u ndërtua e planifikuar ku brenda mureve rrethuese mbrojtëse të qytetit planifikohej se ku do ishte agoraja, ku tempujt, ndërtesat publike, shtëpitë e banorëve etj. Shpikësi i këtij stili ishte Hippodami prandaj stili u quajt Hipodamik.Karakteristikë e këtij stili ishin rrugët dhe insulat.Të gjitha rrugët e qytetit prenin njëra tjetrën duke formuar një kënd të drejtë.Banesat e qytetarëve ishin të ndara në blloqe katërkëndore banimi të quajtura insula. Çdo insul mund të kishte 7-12 banesa ose edhe më pak.

            Zemra e qytetit grek në shek.V-IV p.e.s. ishte agoraja ose tregu i qytetit. Kjo ishte një shesh ku kryeshin këmbimet tregtare brenda një qyteti, në të mbaheshin mbledhja e asamblesë së qytetit, ndodheshin ndërtesat publike dhe administrative. Siç mund ta shikojmë në këtë vend zhilloheshin ngjarjet më të rëndësishme të jetës politike, fetare, ekonomike dhe socilae të një polisi prandaj agoraja ishte me mjaft rëndësi dhe çdo qytet e kishte një të tillë. Siç e përmendëm më sipër rreth agorasë apo afër saj ndodheshin ndërtesat kryesore publike e fetare.Le të fillojmë të përmendim cilat ishin këto godina që qytetërimi grek i shpiku dhe i përdori gjatë gjihtë kohës.Ato ishin ndërtesa që qytetërimet e tjera të lashta nuk i kishin dhe cilësohen si shpikje greke, shumë nga ato ekzistojnë edhe sot.

            Teatri.Ky është një monument i cili u shpik aty nga shek. V p.e.s. dhe çdo polis i rëndësishëm i Helladës antike e kishte një të tillë.Më i ruajturi nga të gjithë është teatri i Epidaurit. Do të flasim për këtë teatër pasi ky i ka të gjitha karakteristikat e teatrit. Afro 60 kilometra në jug të qytetit grek të Korintit ndodhet fshati i vogël Epidaur.Njëzetepesë shekuj më parë ai ishte një qendër e rëndësishme tregtare dhe fetare.Ky teatër u ndërtua rreth vitit 330 p.e.s. nga Polikliti i Riu, skulptor e arkitekt i shquar nga qyteti fqinj Argos. Zbulimi i teatrit të Epidaurit, ka qenë i rëndësishëm si për arkeologjinë, ashtu edhe për arkitekturën.Ndërkohë që shumica e teatrove antike që kanë mbetur deri më sot kanë pësuar shkatërrime të pjesshme ose i janë nënshtruar rindërtimit, teatri i Epidaurit ka mbetur i padëmtuar përgjatë shekujve, sepse gjendej i sigurt nën një mbulesë prej më shumë se 6 metrash dhe. Pjesët kryesore të teatrit të Epidaurit por edhe të të gjithë teatrove antic grekë janë: Orkestra, një sipërfaqe e sheshtë rrethore që përdorej për vallëzimet dhe për korin, rrethohet nga një brez i ngushtë mermeri. Dyshemeja e saj është bërë me dhè të ngjeshur.Mbrapa orkestrës ndodhet skena. Fillimisht, aktorët luanin brenda orkestrës dhe dekoret përbëheshin nga tablo të pikturuara, të vendosura mbi stenda trekëndëshe rrotulluese që fiksoheshin në perimetrin e orkestrës. Më vonë, aktorët nisën të luanin në skenë, duke ia lënë orkestrën korit. Në fillim teatri i Epidaurit kishte rreth 6000 vende. Në shekullin e dytë p.e.s., pjesa e sipërme u zgjerua me 21 radhë të tjera vendesh, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve në më shumë se 13 000. Vendet e radhës së parë, të rezervuara për personat e shtresës së lartë, ndryshonin nga të tjerat prej faktit që kishin mbështetëse për shpinën.Teatri ka formë gjysmërrethore.
Përveç skenës dhe orkestrës teatri kishte edhe shkallaren (që greqisht quhet Theatron ose Cavea.për romakët).Këtu qëndronin spektatorët që shikonin shfaqen në teatër. Përveç rrjeshtit të pare ku vendet kishin mbështetëse rrjeshtat e tjera nuk kishin të tilla. Për tu ngjitur në shkallare kishte shkallë.Si shkallët dhe vendet ishin prej guri.Zakonisht tetrot grkë ndërtoheshin në vende të pjerrëta si shpati i një kodre për të lehtësuar ndërtimin e shkallares.Në teatrin grek zhvilloheshin tregjedia, komedia, shfaqjet mitologjike etj.Grekërit e lashtë teatrin e lidhnin me perëndinë e verës dhe të festive Dionisin.Hyrjet për në teatrër ndodheshin midis shkallares dhe skenës dhe kishin një korridor të gjatë që quhen Parodos.Fundet e shkallares quhashin analema dhe tek teatrot grek ishin të pjerrta.
Stoa.Ky është emir që përdornin grekët e lashtë për të quajtur një portik të gjatë me kollonadë dhe i mbuluar me çati që shërbente si shëtitore publike. Zakonisht stoat kanë formë të gërmës L, të gërmës U ose formë drejtkëndëshi.Stoat rrethonin zakonisht agoranë e qytetit.Kollonat e stoas mund të ishin të ordrit dorik, jonik apo korintik pasi varej nga kërkesa e ndërtuesit. Fillimisht stoat ishin njëkatëshe por me kalimin e kohës në disa polise ato u bënë dykatëshe. Kur ishin dy katëshe kati i pare kishte kolonadë dorike kurse i dyti jonike ose kati i parë kishte kolonadë jonike kurse i dyti korintike. Kjo bëhej për faktin se në parimet arkitekturore kati i poshtëm duhet të mbaje peshën e katit të sipërm prandaj kollonat e katit të poshtëm duhet të jenë më të mëdhaja kurse ato të katit të dytë më të lehta e më të holla që të kenë peshë sa më të vogël. Material i përdorur për ndërtimiet e stao-ve ishte gruri ranor ose gëlqeror. Në disa rste brenda stoave kishte edhe dyqane ose lokale ku njerëzit mund të blinin produkte të ndryshme. Stoa më të njohura në botën antike greke janë: Stoa e Atalit dhe stoa Poikile, stoa e Zeusit, stoa Mbretërore dhe stoa e Athinasve ku të gjitha janë zbuluar në Athinë. Ka edhe stoat ë tjera të zbuluara në Sirakuzë të Siçilisë, në Korint, në Spartë, në Milet etj.Stoa ka patur në të gjitha qytetet që kanë jetuar grekët po ashtu edhe në kolonitë që ata formuan.

Buleterioni.Kjo ishte ndërtesa ku mblidhej këshilli i qytetit (Bulea) në periudhën Greke. Emir Buleterion do të thotë Bulea (këshill) dhe prapashtesa terioon (vend ku bëhej diçka). Këshilli i qytetit, ishte një institucion qendror në jetën politike të qyteteve-shtete greke pasi aty mblidheshin të zgjedhurit e popullit për tu marrë me punët politike, ekonomike dhe ushtarake të Polisit.Aty votohej për çështje të rëndësishme.Salla kryesore e Buleterionit ishte salla ku mblidhej Bulea.Ajo kishte një shkallare prej druri ose guri, si tek teatri, ku uleshin anëtarët e këshillit për të diskutuar e votuar rreth çështjeve të ndryshme.Përballë shkallares ndodhej një foltore në të cilën një antarë i këshillit apo një diplomat mund të fliste për t’iu drejtuar Bule-së.Para se të futesh tek salla e Këshillit kishte një pronaos ku në pjesën ballore kishte kollona.Buleterioni kishte muret anësore të dhomës kryesore të avancuara si tek tempulli in antis.Pronaosi dhedhoma e këshillit ndaheshin me njëra-tjetrën nga një portë druri ku kishte ose nuk kishte kollona.Buleterionët mund të kishin 4 deri 8 kollona dorike, jonike ose korintike, kjo varej nga dëshira e ndërtuesve.Fasada ballore ishte e zbukuruar në të njëjtën mënyrë si tek tempulli grek, pra me arkitra, friz dhe fronton. Buleterioni mbulohej nga një çati dy ujëshe me tjegulla ose rrasa guri. Gjatësia e Buleterionit shkonte nga 10 në 22 m kurse gjerësia luhatej.Muret e ndërtesës ishin prej blloqesh guri të lidhura në të thatë ose ma kllapë.Çdo qytet demokratik grek kishte një godinë të tillë.
Stadiumi.Ndërtesat e tilla ishin vende ku organizoheshin evenimente sportive të ndryshme në qytetet greke.Stadium grek ka formën e një “patkoi kali”, është i gjatë 600 këmbë (dmth 180 m). Në polise të vogla gjatësia e stadiumit mund të ishte edhe më e vogël ose tek poliset e pasura ishte më i madh. Stadium kishte dy pjesë kryesore: shkallaren prej guri ose druri ku uleshin spektatarët për të ndjekur ndeshjet sportive. Shpërndarje e njerëzve në shkallare bëhej nga shkallë të shumta.Për të lehtësuar ndërtimin një pjesë e stadiumit ndërtohej në një shpat të pjerrët të kodrës ose mblidheshin pirgje dheu për të mundësuar ndërtimin e shkallares.Shkallarje ishte e pjerrët dhe spektatorët nuk pengonin fushëpamjen e njëri tjetrit.Pjesa e dytë e stadiumit ishte fusha ose arena ku zhvilloheshin great sportive.Arena ishte e përbërë nga dhé i ngjeshur.Ajo ishte e sheshtë për të mundësuar zhillimin e lojrave më lehtësisht.Në disa raste në stadium kishte edhe pista ku zhvilloheshin garat me kuaj. Stadiumet më të mëdhenj të zbuluar deri më tani të periudhës antike janë: stadiumi në Olimpia (693.7 këmbë ose 177 m dhe 94 këmbë ose 28.5 m gjerësi), stadiumi Panathenian në Athinë, stadiumi i Delfit 9581 këmbë ose 177 m gjatësi dhe 84 këmbë ose 25.5 m gjerësi), stadiumi i Afërditës në Turqi (738 këmbë ose 225 m gjatësi dhe 98 këmbë ose 30 m gjerësi) dhe stadiumi i Domitian në Itali (660 këmbë ose 200 m i gjatë dhe 27 m i gjerë).

Odeoni.Kjo godinë është e ngjashme për nga ana strukturore me teatrin por ndryshon nga funksioni. Odeoni është një structure në të cilën zhvilloheshin shfaqjet muzikore si: vend ku këngëtarët ushtrime rreth të kënduarit, prarapërgatitje për shfaqje, kompeticione poetike, shfaqje të ndryshme muzikore etj. Ajo ndodhej zakonisht afër agorasë. Si teatri është e ndarë në tre pjesë: skena ishte vendi ku muzikantët zhvillonin shfaqjen e tyre. Skena ishte pak e ngritur nga orchestra për të bërë pamjen dhe dëgjimin më të mirë. Skena ishte e zbukuruar me statuja, kollona, relieve, pilastra etj. Shkallarja kishte po të njëjtin funksion e konstrukt arkitekturor si tek shkallarja e teatrit.Shkallarja dhe skena ndaheshin nga një shesh që lunate rolin e orkestrës por që nuk kishte asnjë funksion gjatë shfaqjeve.Për të lehtësuar ndërtimin e shkallares odeoni ndërtohej në një shpat të kodrës për shkak të pjerrësis.Për tu futur në oden kishte hyrje anësore si tek teatrot grek.Ishte e ndërtuar me blloqe guri të lidhura në të thatë.Odeoni më i vjetër që njohim është ai i Skias në Spartë ndërtuar nga Theodorusi i Samos-it rreth vitit 600 p.e.s. kurse më i mrekullueshmi është odeoni i Herodes Atticus në Athinë ndërtuar rreth vitit 160 p.e.s. ndërtuar për nder të këtij heroi athinas ku mund të uleshin rreth 8 mijë persona.Odeonë të tjera ka në Korint, në Sirakuza të Siçilisë, në Milet, në Mesina, në Pergam etj.
Fontanat ose Nimfeu. Në të gjitha qytetërimet uji është një element i rëndësishëm për të jetuar. Sipërfaqja pakonsumueshëm për tu pirë pasi ka kripëra. Kështu, mbetet 3% e ujit që njerëzit mund të shfrytëzojnë për të pirë. Ky 3% ndodhet në zona të caktuara dhe jo gjithmonë afër shtëpive e qyteteve ku jetojnë njerëzit. Si pasojë gjatë gjithë kohës civiliximet janë përpjekur që të kontrollojnë ujin duke e sjellë në vendbanimet e tyre që të shfytëzohet nga njerëzit. Të njëjtën gjë bënë edhe grekërit e lashtë. Për të sjellë ujin nga burimet e maleve ata ndërtuar një rrjet me kanale prej guri dhe duke shfrytëzuar gravitetin e planetit uji rridhte deri në qytet dhe pastaj shpërndahej banorëve nëpërmjet fontanave publike. Të gjithë banorët e Polisit kishin të drejtë të pinin ujë nga këto fontana. Arkitektura e tyre ishte e thjeshtë. Uji pasi vinte tek fontana dilte nëpërmjet disa çezmave shpërndahej në mënyrë të barabartë dhe mund të pinin ujë disa njerëz njëkohësisht. Kishte edhe fontana ku pinin ujë kafshët. Fontanat ishin të rrethuara nga kolona dorike, jonike e më vonë korintike. Fontanat më të hershme të zbuluara në Helladë i takojnë shek. VI p.e.s. në pothuajse të gjitha qytetet greke si Korint, Athinë, Spartë, Milet, Pergam, Sirakuzë etj. Qëllimi i fontanave ishte të shpërndante ujin e freskët dhe të pishëm për banorët.
Gjimnazi. Në periudhën e Greqisë së Lashtë Gjimnazi ishte një vend ku stërviteshin njerëzit në disiplina të ndryshme sportive. Aty të rinjtë mësonin edhe filozofi, letërsi, muzik etj. Këto monumente kishin funksionin e një shkolle ku të rinjtë trajnoheshin në aktivitete të ndryshme sportive për të konkuruar në lojra apo festivale sportive si Lojrat Olimpike, lojrat Panatheniane etj. Në gjimnaz ishin të punësuar mësues e trajnerë për çdo disiplinë. Aktivitetet spotive ishin pjesë e kulturës greke që në periudha të hershme. Konkurenca midis lojtarëve ishte e madhe psai fitorja në një disiplinë i bënte të famshëm dhe fitohej para. Gjithashtu Poliset greke ishin krenare që sportistët e tyre dilnin fitimtare në kompeticione. Këto gjëra ndikuan në ngritjen e një godine të posaçme për të stërvitur sportistët. Kjo godinë ishte pra Gjimnazi. Ajo zakonisht ishte një godinë katërkëndore. Ishte e ndarë në dy pjesë ku fusha ose arena ishte vendi ku sportistët stërviteshin në disiplinat e tyre. Arena ishte një shesh i hapur, e dystë ku tabani ishte prej dheu të ngjeshur. Në të kishte vende të posaçme për çdo disiplinë si atletikë, hedhje gjyleje, hedhje shtiza dhe disku, mundje etj. Nxënësit që stërviteshin nëpër gjimnaze quheshin Efebë. Arena ishte e rrethuar nga kolonat droike ose jonike dhe dhomat. Këto ishin ambjetet ku atletët ndërroheshin dhe linin veglat sportive pas stërvitjes. Dhomat ishin të thjeshta pa ndonjë veçanti arkitekturore. Muret ishin prej blloqesh guri të lidhura në të thatë dhe çatia mbulohej me tjegulla që mbaheshin nga trarët prej druri. Dhomat kishin dritare të vogla për ajrosje dhe ndriçim. Gjimazet janë zbuluar në të gjithë qytet-shtetet duke treguar për interesin dhe rëndësinë që i kushtonin sportit dhe arsimimit qytetarët e Greqisë. Gjimnazet kishin një hyrje kryesore monumentale e përbërë nga një portik me kolonadë në formën e fasadës së tempullit jonik ose dorik. Për tu futur në Portik ngjitje disa shkallë pastaj kaloje portikun që të çonte tek oborri ku zhilloheshin stërvitjet e atleteve. Në disa raste në muret anësore të portitikut kishte hyrje që të çonin në ambjente ose dhoma të ndryshme.
Muret rrethuese të qytetit. Në gjitha Poliset greke ishin të rrethuara me mure mbrojtëse, traditë e huazuar nga periudha Mikenase. Muret mbrojtëse ishin të rëndësishëm për një qytet-shtet grek pasi ato jepnin siguri banorëve që jetonin brenda tyre. Kjo për faktin se poliset greke ishin zakonisht në luftë midis njëri-tjetrit dhe kjo i bënte muret rrethuese e sistemin mbrojtës mjaft të rëndësishëm. Muret ishin të lartë mbi dhjetë metra kurse trashësia e tyre luhatet nga 3 m deri në 10 m. Muret ishin të ndërtuara nga blloqe të mëdha guri mbi 1 m dhe të lidhura në të dhatë, me kllapë dhe në periudhën helenistike lidheshin nga materiale hekuri ose bakri në formën e gërmës H. Muret mbrojtëse ishin të ndarë në dy faqe anësore dhe mesi ishte i mbushur me çakull, dhé apo çdo lloj materiali tjetër i cili ishte shumë i ngjeshur. Kjo mënyrë ndërtimi të mureve mbrojtëse i bënte më rezistent ndaj sulmeve të armikut. Muret ishin të fortifikuara me kulla mbrojtëse. Ato ishin prej blloqesh guri të lidhura me të njëjtën teknikë si muret rrethuese dhe ishin më të nxjerra përpara duke siguruar një mbrojtje më të mirë të murit. Kullat ishin dy ose tre katëshe ku ushtari ngjitej nëpërmjet shkallëve, kullat kishin formë rrethore, trekëndore ose katrore. Sistemi mbrojtës ishte i përbërë edhe nga bastionet që nuk ishin gjë tjetër veçse një murë i dytë i vendosur para murit rrethues dhe që të dy ishin të puthitura. Bastioni ishte më i gjerë se muri rrethues duke e bërë më rezistent ndaj goditjeve të artiljerisë armike. Pika më e dobët e murit rrethues ishin hyrjet pasi portat ishin prej druri. Për ti mbrojtur hyrjet ndërtoheshin kulla mbrojtëse, oborret edhe bedena. Ushtarët për tu ngjitur në murë kishin shkallë fillimisht prej druri e pastaj u ndërruan me gurin. Ato ishin të ngjitura tek muri rrethues. Zakonisht në qytetet greke kishte dy mure rrethuese pasi në rast se biente muri i parë të rrthuarit mund të mbroheshin duke u tërhequr tek muri rrethues i dytë. Në rast se binte edhe ky ushtarët tërhiqjeshin në akropol si vendi i fundit ku mund të behej një rezistencë.
Thesaret. Këto ishin monumente që ishin ndërtuar nga polise dhe qytetarët e tyre ku tribute që duhet të jepte qyteti apo individë të ndryshëm për perëndinë i çonin tek thesari. Këto ishin godina të vogla me përmasa deri në 10 m gjatësi dhe 4-5 m gjerësi. Zakonisht kishin pamjen e një tempulli në miniature pasi kishin të gjithë pjesët përbërëse si kolonat, arkitrau, frizi, frontoni etj. Fasada varej nga lloji i oderit që ishte përdorir pra thesaret mund të kishin dorike ose jonike. Kishin një naos, pronaos dhe opistodom ku ky i fundit kishte hyrje nga naosi dhe luante rolin e një kasaforte. Thesaret filluan të ndërtohen që nga shek. VI p.e.s. dhe gjenden zakonisht në qytetet ku ndodheshin tempujt e rëndësishëm të greqisë antike si Delfi. Këtu janë zbuluar thesaret më të rëndësishëm si thesari i Athinasve ndërtuar nga polisi i Athinës në vitin 490 p.e.s., thesari i Sifionëve ndërtuar nga qyteti i Sifionit përfunduar së ndërtuari në vitin 380 p.e.s. Në qytetin e Delfit kishte edhe thesare të tjera por këto dy ishin   më të rëndësishmet.

Altaret dhe sanktuarët. Këto ndërtoheshin në vende që njerëzit i cilësonin si të shenjta si shpella, pemë, shkëmb etj. Për të nderuar perëndinë më tepër qytetarët dhe poliset ndërtuan sanktuare në vendet e shenjta në mënrë që njerëzit të mund të luteshin më mirë. Sanktuari ishte një shesh i cilësuar i shenjtë i rrethuar me mure ose gardh druri kun ë mes ishte altari dedikuar perëndisë. Altaret ishin prej guri dhe kishin forma të ndryshme. Tek altari ndodhej një tavolinë ku besimtarët mund të linin tributin e tyre për perëndinë. Ajo kishte formë katërkëndore dhe nuk i kalonte 1 m. atali më i njohur në botën greke është ai i Zeusit ndërtuar në qytetin e Pergamit në Azinë e Vogël ndërtuar në shek. II p.e.s. nga mbreti i Pergamit Eumenus II. Për këtë do të flasim në leksionin e ardhëm kur të trajtojmë qytetin e Pergamit.
Tholosi. Në Greqinë e Lashtë Tholosi ishte një ndërtesë rrethore që kishte një çati që përfundonte me majë, me një dhomë qendrore e cila ishte e rrethuar me kolonadë. Salla qendrore luante rolin e naosit kurse kolonada ishte e ordrit dorik, jonik ose korintik. Sipër kolonadës ndodhet atkitrau i cili shpërndante peshën e çatisë në mënyrë të barabartë tek secila kollonë. Çatia ishte prej tjegullash ose rrasash guri. Në fillim Tholoset ishin ndërtesa që përdoreshin si varre si në periudhën Mikenase por me kalimin e kohës ato filluan që të përdoreshin edhe si tempuj apo godina të shenjta që kishin lidhje me perënditë. Tholoset më të mëdha e më të njohura janë Tholoset në Athinë, në Delfi. Ishullin e Rodos-it dhe në qytetin e Epidaurit. Diamtri i tyre luhatet nga 13 m deri në 22 m.
Banesat Greke. Shtëpitë në peiudhën greke ishin kryesisht një deri në dy katëshe. Banesat greke kishin një oborr qendror që komunikonte me të gjitha dhomat përdhese. Oborri ishte qendra kryesore e aktivitetit në jetën shtëpiake greke pasi në qoftë se doje të shkoje nga një dhomë në tjetër duhet të kaloje në oborr patjetër. Oborri ishte i rrethuar nga dhomat e ndryshme të shtëpisë. Brenda banesës greke kishte dhoma që shërbenin si magazina, guzhina, dhoma gjumi, dhoma pritjeje për miqtë, banjo, korridore, anekse etj. Oborri i ka thënë edhe emrin banesave greke pasi quhen banesa me oborr ose peristil. Në oborr kishte një kolonadë që e rrethonte oborrin. Shtëpia greke ishte e ndarë në zona për bura dhe për grate. Shtëpitë ishin të mbuluara me çati prej tjegullash dhe muret e themelet ishin prej guri. Për të mbajtur çatinë brenda dhomave kishte kollona. Dhomat kishin dritare të vogla për të lejuar futjen e dritës dhe të ajrit në to. Dhomat ishin të shtruara me pllaka guri, dysheme prej shufi ose mozaik. Dhoma e pritjes së miqëve ishte më e madhja dhe më e zbukuruara nga të gjithë të tjera. Kjo tregonte për rëndësinë që kishte mikpritja. Kjo dhomë quhej Andron. Për të hyrë në banesë ksihte një hyrje kryesore që komunikonte me rrugën. Dera ishte një ose dy kanatëshe prej druri.
Stera. Kjo kishte rolin e një depoje uji që grumbullonte ujrat e shirave që binin në qytet. Natyrisht ajo nuk mblidhte të gjithë ujin e shiut por vetëm një pjesë. Stera kishte formën e një kanali të gjatë dhe të gjerë mbi 3 m e cila mbulohej nga një çati me formë qemeri prej guri. Muret e saj ishin prej blloqesh guri gëlqeror kurse dyshemeja  ishte prej gurësh ose tjegullash. Muret dhe dyshemeja ishin të izoluara për të mos lejuar humbjen e ujit. Në kohë rrethimi të qytetit stera kishte rëndësi për shkak se armiku ndërpriste tubacionet që sillnin ujë në qytet dhe tek stera banorët gjenin një vend me ujë të pishëm.
Tani do të flasim rreth qyteteve kryesore të greqin-së së lashtë dhe monumentet e tyre. Do të përmendim vetëm polisin e Athinës, ku do të fokusohemi tek agoraja.
Qyteti i Athinës ishte Polisi më i zhvilluar dhe më i përparuar i Greqisë së Lashtë. Ai rrethohej nga mure të larta e të fuqishme. Ato u ndërtuan rreth viteve 461-457 p.e.s. dhe lidhnin qytetin me portin duke siguruar një kontakt të vazhdueshëm gjatë një rrethimi midis portit të Pireut dhe qytetit të Athinës. Ato ishin të gjata me kilometra dhe ishin të larta mbi 15 m. Muret ishin të ndërtuara me blloqe të mëdha guri gëlqeror mbi 1.5 m dhe ishin të forcuara nga kullat dhe bastionet mbrojtëse. Këto mure u shkatërruan në vitin 404 p.e.s. në përfundim të Luftës së Peloponezit ku Athina u mund nga Sparta.
Zemra e qytetit të Athinës ishte agoraja. Në të gjenden pothuajse të gjitha monumentet që mund e antike. Në aagora kalonte rruga e shenjtë Panatheniane tek e cila zhvillohej ceremonia për nder të perëndeshës athina ku përfundonte në akropol. Aty ndodhet oborri i ndërtuar nga Periukliu sunduesi më i shquar Athinas. Oborri ishte një vend ku njerëzit mblidheshin për të diskutuara apo për të votuar rreth çështjeve të ndryshme që kishin të bënin polisin. Sapo fillonte rruga në agora në të majtë gjendet një godinë që shërbente për prerjen e monedhave të shetet athinas. Ngjitur me të ndodhet monumenti i Eneukronosit e cila kishte funksionin e një fontane dhe pastaj ishte Stoa Jugore e ndërtuar në vitet 425-400 p.e.s. Ajo ishte dy katëshe ku kati i parë ishte i orderit dorik kurse i dyti jonik brenda saj ndodheshin disa ambjnte që duket se luanin rolin e  dyqanave. Çatia e saj ishte e mbuluar me tjegulla. Ngjitur ne soan ndodhet një ndërtesë tjetër e quajtur Aiakeion. Funksioni i saj i saktë nuk dihet deri më sot. Po të vazhdojmë në këtë drejtim në të majtë të Aiakeion ndodhet Strategeion. Kjo ishte një ndërtesë trapezoidale ku mblidheshin strategët ushtarak të shtetit të athinës për të diskutuar rreth problemeve ushtarake. Kjo ndërtesë e kam marrë emrin nga heroi athinas Strategos. Pas strategeionit ndodhet kolonos agoraios një shesh ku mblidheshin qytetarët gjatë zhvillimit të votimeve të ndryshme ku zgjidheshin kryetarët e rinj të shtetit athinas. Në të djathtë të Strategeionit ndodhet tholosi. Kjo ndërtesë kishte rolin e Prytanionit, vend ku qëndronte prytani, njeriu i cili qeveriste qytetin e Athinës që zgjidhej çdo vit nga vota e qytetarëve. Ky kishte një diametër prej 8 m. Një monument tjetër në agora ishte monumenti i heronjëve Eponimus. Ky ishte një podium prej mermeri ku ishin të vendosura 10 statuja prej bronzi të heronjve Eponimus që thanë jetën e tyre për nder të Athinës.


Pas këtij podiumi ishte Buleterioni në të cilin mblidhej Bulea ose këshilli i qytetit të Athinës. Ai u ndërtua në shek. VI p.e.s. dhe u prish në shek. V p.e.s. kur u ndërtua Buleterioni i ri. Pas ndërtimit të këtij të fundit kjo ndërtesë u kthye në tempull ku nderohej Cybele nëna e perëndive të Olimpit dhe ndërtesa u quajt Metron. Pas tij më lart në kodrën ku qendronte akropoli u ngrit Buleterioni i Ri i athinës. Në pjesën më të ngritur të kodrës që të çon në akropol ndodhet tempulli i Efestit ose Efestioni. Ai është një tempull dorik dhe është mjaft i ruajtur deri më sot. Ai është i gjatë 31.7 m dhe i gjerë 13.7 m i ndërtuar me mermer. Ai ka një pronaos dhe naos dhe opistodom është i rrethuar me një rrjesht kollonash. Në të majtë të Buleterionit të vjetër dhe përpara Efestionit ndodhet tempulli i Apollonit Patros. Ai është një tempull jonik i gjatë 13.5 m dhe i gjerë 10 m ndërtuar në vitet 340-320 p.e.s. dhe perëndia adhurohej me atributin e mbrojtësit të familjes (Patros). Në të majtë të tempullit të Apollonit ndodhet stoa e Zeusit ndërtuar në vitet 425-410 p.e.s. e cila ishte dy katëshe ku ordri dorik ishte në katin e parë dhe joniku në të dytin. Kjo stoa ishte ngritur për nder të Zeusit prandaj kishte këtë emër. Në pjesën veriore të agorasë ndodhet altari i 12 perëndive të Olipimpit (Zeusit, Hera, Poseidoni, Demetra, Apolloni, Artemisi, Efesti, Hesti, Athina, Ares, Afërdita dhe Hermesi). Në të ndodheshin statujat e 12 perëndive ku qytetarët mund ti luteshin atyre. Në cepin veriperëndimor ndodhet Stoa Mbretërore ndërtuar nga mbreti Arkon në shek. V p.e.s., e cila ishte 1 katëshe me order jonik. Në anën veriore të agorasë ndodheshin Stoa e Hermesit dhe stoa Piokile (e pikturuar). Janë të ndërtuar në shek. V p.e.s. ku stoa e Hermesit ishte ngritur për nder të perëndisë Hermes dhe ishte e oderit dorik kurse stoa Poikile ishte quajtur e tillë prej pikturave që ishin të ekspozuara aty. Edhe kjo kishte kolona dorike. Në fund ndodhet tempulli i Afërditës Urania ku perëndesha paraqitet me atributin e mbrojtëses së dashurisë e bukurisë. Ky ishte një tempull jonik.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels