Parimet morale ndërkombëtare Tregtia Paraja dhe biznesi Parimet morale ndërkombëtare
1. Mbrojtja e jetës njerëzore
2. Morali universal përballë universalizmit nacionalist Përsa i përket moralit ndërkombëtar në përgjithësi bëhet gabim në dy drejtime: 1. Ose mbivlerësohet ndikimi i etikës ndaj politikës ndërkombëtare ose nënvlerësimi i saj duke theksuar që shtetarët dhe diplomatët në punën e tyre bazohen vetëm në forcën materiale të shteteve. 2. Ekziston gabimi i dyfishtë i ngatërrimit të rregullave morale që njerëzit respektojnë në të vërtetë dhe atyre që pretendojnë të respektojnë si dhe me ato që autorët e ndryshëm deklarojnë se respektojnë. Mbrojtja e jetës njerëzore 1. Mbrojtja e jetës njerëzore në paqe 2. Mbrojtja e jetës njerëzore në luftë 3. Dënimi moral i luftës 4. Parimet morale ndërkombëtare dhe lufta e përgjithshme 1. Mbrojtja e jetës njerëzore në paqe ''Në një pjesë të madhe të historisë kur politika ndërkombëtare përdorej thjesht si metodë ajo konsideronte si plotësisht të ligjshme eleminimin e udhëheqësve të një vendi rival, të popullsisë së tij apo të diplomatëve të aftë. Psh Republika e Venedikut nga 1415-1525 planifikonte apo përpiqej të kryente rreth 200 vrasje në funksion të politikës së jashtme metoda të tilla për të arritur qëllime politike nuk praktikohen sot megjithatë motivet politike të përdorimit të tyre ekzistojnë edhe sot ashtu siç ekzistonin kur praktika të këtij lloji mbizotëronin. Psh gjatë LUFTES SË DYTË BOTËRORE, lajmi i vdekjes së Rusveltit i ringjalli shpresat e Hitlerit për fitore apo gjatë Luftës së Ftohtë ekzistenca dhe efektiviteti i kufizimeve morale u bënë të dukshme në reagimet ndaj komploteve të vrasjeve të sajuara nga CIA amerikane. Ajo që kundërshtonte pjesa më e madhe e opinionit publik amerikan nuk ishte mungesa e suksesit të këtyre përpjekjeve por dhunimi nga ana e tyre e kufijve morale tek të cilat besonte shoqeria amerikane. Në historinë e Gjermanisë e kemi lehtesisht të kuptueshme se sa kanë ndikuar parimet morale nderk. Në suksesin apo jo të udhëheqësve të saj. Mjafton të bëjmë një krahasim mes BISMARKUT DHE HITLERIT. Bismarku - sado të pamshirshme të mund ti ketë pasur lëvizje të caktuara të tij në fushën e politikës ndërkombëtare rrallë shmangej nga rregullat bazë të lojës që kishin mbisunduar në shoqerinë e princërve të krishterë të shekullit të XVIII. Loja e tyre ishte mashtruese dhe e pabesë por kishte dhe disa gjëra që nuk do ta ulte veten ti bënte asnjë nga pjesëtarët e shoqerisë aristokrate. Kështu përballë afërsisë së Rusisë dhe Francës si kusht i ekzistencës politike të Gjermanisë, Bismarku pranoi pashmangshmërinë e faktit dhe u përpoq ta kthente në përfitim të Gjermanisë duke mbajtur marëdhenie të ngushta me Rusinë dhe duke izoluar Francën ndërsa hitleri nuk e kuptonte kuadrin social. Ai ishte i çliruar nga skrupujt morale që e kishin detyruar Bismarkun të pranonte ekzistencën e Francës dhe Rusisë si një fakt i pashmangshëm mbi të cilin të ndërtohej një politikë e jashtme gjermane. Hitleri veproi për ta ndryshuar këtë fakt duke u perpjekur të shkatërrojë fqinjët lindore dhe perëndimorë të Gjermanisë''. Shembuj: Zh. Klemanso në fund të Luftës së Parë Botërore, J. Stalini dhe W. Çërçilli në Konferencën e Teheranit. 2. Mbrojtja e jetës njerëzore në luftë Kufizime morale u imponohen politikave të jashtme dhe në kohë lufte. Që nga fillimi i historisë e deri në pjesën më të madhe të mesjetës luftëtarët mendohej të ishin plotësisht të lirë të vrisnin këdo që e konsideronte armik pa asnjë lloj kufizimi moral. Kjo mungesë e kufijve morale për vrasjet në luftë buronte nga vetë natyra e luftës në ato kohë lufta konsiderohej garë ndërmjet të gjithë banorëve të territoreve të vendeve ndërluftuese. Armiku që duhej luftuar ishte numri i përgjitshëm i individëve që i detyroheshin besnikëri një sunduesi të caktuar apo që jetonin brënda një territori të caktuar e jo forcat e armatosuar të konceptit ligjor që quhet shtet në kuptimin modern./ Kështu çdo shtetas i vecantë i shtetit armik bëhej armik i cdo shtetasi individ të palës tjetër. Që nga fundi i luftës 30 vjeçare në Europë është bërë mbizotërues konceptimi se lufta nuk është një përplasje mes popullsive të tëra por vetëm mes ushtrive të vëndeve ndërluftuese. Për pasojë dallimi mes luftuesve dhe joluftuesve është bërë një nga parimet themelore ligjore dhe morale që udheheqin veprimet e ndërluftuesve. Konventat KONVENTA E HAGËS 1899 DHE 1907 KONVENTA E GJENEVËS 1949 Të dyja këto konventa përcaktuan praktikisht një sanksion universal ligjor./Prirja drejt humanizimit të luftës filloi në shek e XVI dhe kulmoi në marëveshjet e mëdha të shek të XIX dhe fillimit të shek të XX. Këto konventa ndalojnë përdorimin e armëve të caktuara, kufizojnë përdorimin e të tjerave, percaktojnë të drejtat dhe detyrimet e neutralëve pra ato përpiqen të fusin në luftë një frymë morali dhe respekti për njerëzit e zakonshëm ndaj të gjitha viktimave të mundshme dhe për të kufizuar dhunën në minimumin e përshtatshëm me qëllimin e luftës. A do të ndodhë realisht kjo? Çfarë informacioni keni sot në lidhje me punën që po bëhët për pakësimin e armëve bërthamore? 3. Dënimi moral i luftës Shmangia e vetë luftës domethënë e çdo lufte është bërë qëllim i shtetit vetëm nga fillimi i shekullit të XX. /Të dyja konferencat e paqes së Hagës 1899 dhe 1907, Lidhja e Kombeve, pakti Brian-Kellog i vitit 1928 që nxirte jashtë ligjit luftën agresive si dhe OKB në kohët tona, të gjitha kanë shmangien e vetë luftës si objektiv madhor. 4. Parimet morale ndërkombëtare dhe lufta e përgjithshme Lufta në kohën tonë është bërë e përgjithshme në katër aspekte: v Në lidhje me pjesën e popullsisë së angazhuar në aktivitetet të domosdoshme për zhvillimin e luftës v Në lidhje me pjesën e popullsisë së prekur nga zhvillimi i luftës v Në lidhje me pjesën e popullsisë që me bindjet dhe ndjenjat e saj është tërësisht me zhvillimin e luftës v Në lidhje me objektivat e luftës Karakteri i luftës moderne që i përfton armët nga një makinë e madhe industriale e errëson dallimin mes ushtarit dhe civilit. Punëtori, inxhinjieri, shkencëtari nuk janë soditës të pafajshëm të një lufte por janë pjesë po aq përbërëse dhe e domosdoshme e strukturës ushtarake sa çjanë ushtarët marinarët apo aviatorët. /Kështu një vend modern në luftë duhet të kërkojë të çrregullojë dhe shaktërrojë procesin e prodhimit të armikut të tij dhe teknologjia moderne siguron mjetet për arritjen e këtij qëllimi. Kjo metodë e shkatërrimit të kapacitetit prodhues të kundërshtarit u bë praktikë e njohur që në Luftën e Parë Botërore e në vashdim i perfeksionuar më tepër. Lufta moderne nuk është më luftë për lavdinë e prijësit por është luftë për ideale grupe parimesh apo mënyra jetese. Kjo luftë është në një masë të madhe luftë e shtypjes së butonit e zhvilluar në mënyre anonime nga njërëz që nuk e kanë parë kurrë armikun e tyre gjallë apo vdekur dhe që nuk ka për ta ditur se ke ka vrarë. Një luftë e tillë teknologjike është e zhveshur terësisht nga humanizmi, dhe ka prirje të jetë moralisht e dehumanizuar. Morali universal perballë universalizmit nacionalist Përkeqësimi i moralit ndërkombëtar është shembull i një shpërbërjeje të përgjithshme. Këtë shpërbërje e kanë shkaktuar dy faktorë: v vendosja në çështjet e jashtme e përgjegjshmërisë demokratike në vënd të asaj arsistokratike v vendosja e standarteve nacionaliste në vënd të atyre universale. Etika personale e aristokracisë ndërkombëtare ''Në shekujt e XVII-XVIII dhe deri në Luftën e Parë Botërore morali ndërkombëtar ishte shqetësim i një sovrani individual, domethënë i një prijësi dhe një numri të vogël aristokratësh. Princi dhe aristokratët e një vendi ishin në një kontakt të vashdueshëm me princat e vendeve të tjera etika personale e aristokracisë ndërkombëtare ata bashkoheshin përmes lidhjeve familjare, gjuhës së përbashkët, mënyrës së përbashkët të jetesës, bindjet e përbashkëta se çfarë i duhet të bëjë apo të mos bëjë një fisnik në raportet me një fisnik tjetër etj. Në vitin 1862 Bismarku që ishte dërguar në Rusi refuzoi një ofertë nga Cari për të shërbyer në shërbimin diplomatik rus. Ajo që është e rëndësishme në këtë moment është fakti se'': 1. E refuzoi me mirësjellje 2. Raporti i tij i shkruar më shumë se 30 vjet pas kësaj ngjarjeje nuk tregoi shenja të indinjatës morale. Le të përfytyrojmë sikur kjo ofertë ti bëhej një ambasadori sot në ditët tona. Kjo do të vlerësohej si një ftesë e pastër për tradhëti, apo spiunazh domethëne dhunim i detyrimeve më të rëndësishme morale në cështjet ndërkombëtare –besnikëria ndaj vendit tënd. Pra standartet morale të aristokracisë ishin të një natyre mbikombëtare që buronin nga shtresa shoqërore që i përkisje. Shkatërrimi i moralit ndërkombëtar Kur në shekullin e XIX-të ndryshoi struktura e shoqërisë ndërkombëtare bashkë me të ndryshoi dhe morali ndërkombëtar. Pra: 1. Në epokën moderne zyrtarët në politikën e jashtme janë të emëruar ose të zgjedhur pavarësisht nga dallimet klasore në bazë aftësie dhe kontributi 2. Një ndryshim i rëndësishëm në opinionin publik mund të kërkojë lehtësisht ndryshim në personelin që drejton politikën e jashtme. Shkatërrimi i shoqërisë ndërkombëtare fitorja e nacionalizmit ndaj internacionalizmit Revolucioni francez i vitit 1789 shënoi fillimin e epokës së re të historisë që dëshmon rënien graduale të shoqërisë aristokrate kozmopolite dhe ndikimin kufizues të moralit të saj ndaj politikës së jashtme. Në fakt është provuar se edhe para mbizotërimit të filozofisë së shtetit në shek e XVII-XVIII etika kombëtare ka qënë superiore ndaj rregullave morale universale të sjelljes. Pra në konfliktin ti nuk do të vrasësh-parim etik universal, respekt për jetën njerëzore dhe ti do të vrasësh në rrethana të caktuara armiqtë e vendit tënd-parim etik kombëtar, respekt dhe besnikëri ndaj kombit i dyti shpesh ka dalë fitues. Në këtë aspekt në epokën moderne dallojmë tre faktorë: 1. Për të ushtruar detyrim moral ndaj pjesëtarëve të tij shteti komb ka kapacitet gjithnjë në rritje (prestigji i shtetit, mjetet që kontrollojnë opinionin publik, zhvillimet ekonomike dhe teknologjike në dispozicion të shtetit) 2. ''Masa me të cilën besnikëria ndaj vendit i kërkon individit që të shpërfillë rregullat morale e universale të sjelljes. Rasti i lëshimit të një bombe atomike mund të shkaktosh vrasje massive, një njeri i vetëm vret njerëz që as i njeh dhe si ka parë ndonjëherë'' 3. Si pasojë e dy faktorëve të tjerë sot individi ka shumë më pak mundësi për të qënë besnik i etikës mbikombëtare kur është në konflikt me kërkesat morale të vendit. Të drejtat e njeriut morali ndërkombëtar Të drejtat politike dhe liritë civile të njohura nga komuniteti ndërkombëtar si të patjetërsueshme dhe të vlefshme për individët në të gjitha shtetet nëpërmjet virtytit të njerëzores së tyre. Tregtia paraja dhe biznesi Ekonomia politike ndërkombëtare studion politikën e veprimtarive ekonomike ndërkombëtare. Veprimtaria më e studiuar prej saj është tregtia, marëdhëniet monetare dhe korporatat shumëkombëshe. Dy çështje me interes të vecantë së fundmi janë: 1. Integrimi ekonomik i europës e i rajoneve të tjera 2. Politika ndërkombëtare për mjedisin botëror. Vëmendja më e madhe i takon jugut të botës sepse marëdhëniet ekonomike atje mund të jenë një burim i shpeshtë për konflikte ndërkombëtare apo lufte. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë sigurisht që arsyet në konfliktet në pasigurinë në vëndet e botës së tretë përfshijnë dhe hendekun e madh të zhvillimit ekonomik, politik e social që ekziston ndërmjet veriut dhe jugut global. Jugu vashdon të jetë i pastabilizuar politikisht dhe ekonomikisht. Merkantilizmi Ka të përbashkët me realizmin besimin se çdo shtet duhet të mbrojë interesat e veta në dëm të të tjerëve duke mos u mbështetur tek organizatat ndërkombëtare për krijimin e një kornize për përfitime të ndërsjellta. Merkantilizmi e vë theksin te fuqia si realistët, ajo që ka rëndësi nuk është aq shumë niveli i mirëqënies që ka një shtet por vendodhja e tij në raport me shtetet konkuruese me të. Strategjia ekonomike që ndodhej në themelet e marëdhënieve ndërmjet kolonive dhe kolonizatorëve gjatë kësaj periudhe të imperializmit klasik njihet si merkantilizem-filozofi ekonomike që mbështetet në idenë e qeverisjes së ekonomisë nëpërmjet rregullave qeveritare në mënyrë që të rritet pushteti i shteteve. Sundimtarët europiane besonin se fuqia kombëtare varej nga sasia e arit dhe argjendit që zoterohej dhe në këtë drejtim kolonitë ishin të lakmuara sepse u jepnin akses në shfrytëzimin e tregjeve të pashfrytëzuara dhe burimeve të materialeve të lira. Strategjia e tregtisë së një qeverie për të akumuluar pasuri dhe fuqi shtetërore nëpërmjet inkurajimit të eksporteve dhe dekurajimit të importeve. Liberalizmi Mbron idenë se duke i kushtuar vëmendje ndërtimit të organizatave të institucioneve dhe normave ndërkombëtare shtetet mund të përfitojnë në mënyrë të ndërsjelltë prej shkëmbimeve ekonomike, për liberalët ka pak rëndësi nëse një shtet përfiton më shumë apo më pak sesa një shtet tjetër por vetëm nëse rritet nën fund të fundit pasuria e shtetit. Në ekonominë politike ndërkombëtare ndryshe nga fusha e sigurimit ndërkombëtar liberalizmi është tradita sunduese e studimit kurse merkantilizmi që afrohet më tëpër me realizmin është dytësor. Liberalizmi ka si qëllim arritjen e një frytshmërie sa më të mirë duke rritur prodhimin kurse merkantilizmi ka si qëllim kryesor krijimin e një shpërndarjeje të pasurisë sa me të mirë të jetë e mundur. Arsyeja kryesore e studimit të liberalizmit në ekonomia politike ndërkombëtare është se në praktikë janë realizuar fitime më të mëdha prej tregtisë së lirë. Në çdo shkëmbim ekonomik që nuk është bërë me detyrim kanë fituar të dyja palët. Ato fitojnë të dyja sepse i vlerësojnë ndryshe gjërat që që do të shkëmbehen. Psh kur një butik shet rroba blerësi e vlerëson veshjen më shumë sesa paratë e paguara për të kurse butiku vlerëson më shumë paratë sesa veshjet. Ky është parimi i thjeshtë i shkëmbimit ekonomik por megjithëse të dyja fitojnë në shkëmbim ato mund të mos fitojnë në mënyrë të barabartë. Ekonomistët liberalë gjithësesi janë më të interesuarit që të rritin sa më tepër përfitimet e përgjithshme prej shkëmbimit, një rrethanë që ata e quajnë pareto-optimal. Vilfredo Pareto (Vepra e tij si rast studimor). Liberalizmi i vështron ekonomitë familjare vetjake dhe firmat si aktorët kryesore të ekonomisë dhe mendon se roli i dobishëm i qeverisë është mosndërhyrja në ekonomi përveçse për të rregulluar tregjet me qëllim që ti ndihmojë ata të veprojnë në frytshmëri dhe ti lërë dorë të lire dorës së padukshme të ofertës dhe kërkesës. Për merkantilistët ekonomia duhet ti shërbejë politikës, krijimi i pasurisë qëndron nën fuqinë shtetërore. Pra tregtia është e dëshirueshme vetëm kur shpërndarja e përfitimeve i jep përparësi një shteti kundrejt konkuruesve të tij. Tregjet-modelet botërore të tregtisë-varësi asimetrike Veri-Jug Roli i tregtisë ndryshon nga një vend në tjetrin por ajo që vlen të theksohet është fakti se është po aq i rëndësishëm si në vendet e zhvilluara të veriut ashtu dhe në vendet e botës së tretë. Jugu i botës ka rol të vogël në tregtinë botërore sepse veprimtaria ekonomike e këtyre vendeve zë vetëm 40% të tregtisë së përgjithshme në shkallë botërore. Në modelet e tregtisë botërore veprojne dy prirje kontradiktore : 1. Njëra shkon drejt integrimit të rajoneve të industrializuara me njëri tjetrin në një treg të vërtetë botëror 2. Prirja e dytë ndarja e madhe që po krijohet në perëndimin e industrializuar në tre blloqe tregtare konkuruese: Europë, Amerikën e Veriut, Azi dhe mundësia që ato brënda tyre praktikojnë liberalizmin kurse jashtë tyre merkantilizmin. Çmimet e Tregjet, Kurba e Kërkesës, Kurba e Ofertës, Çmimi i Baraspeshës, Kurba e Kërkesës dhe Ofertës. Organizata Botërore e Tregtisë Duke kujtuar varfërinë e shkaktuar nga depresioni i madh në vitin 1930 pas Luftës së Dytë Botërore SH.B.A u përpoqën që të krijonin institucione ekonomike ndërkombëtare që duhet të parandalonin një tjetër depresion duke lehtësuar zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare. Ndër institucionet e propozuara ishte ORGANIZATA E TREGTISë NDËRKOMBËTARE ITO. E konceptuar fillimisht si një agjensi e specializuar brënda strukturës së OKB. GATT . Të mbledhur në Gjenevë në vitin 1947 23 shtete ranë dakort për një numër të madh marëveshjesh. Këto marëveshje reflektoheshin në një akt final të quajtura marëveshja e përgjithshme mbi tarifat dhe tregun GATT. OBT (WTO) më 1 janar 1995 GATT u zëvendësua me OBT. Ajo përfaqëson nismën më të madhe që është ndërmarrë ndonjëherë në lidhje me reduktimin e tarifave. I ndryshëm nga GATT, OBT është e zhvilluar plotësisht si një organizatë ndërqeveritare me proceduraformale vendimarrjeje. E mandatuar për të menaxhuar mosmarrëveshjet që vijnë nga partnerët e saj në tregti ajo gëzon autoritet përsa i përket përforcimit të rregullave të tregtisë në gjykimin e e mosmarrëveshjeve. Axhenda e WTO për kapërcimin e marëveshjeve ndërmjet palëve dhe ti zëvendësojnë ato me një sistem mbarëboteror të integruar dhe gjithpërfshirës së tregtisë së lirë u ka ngjallur frikë disa shteteve. Në thelb qëndron frika se mos dominon sundimin tradicional të ligjit që ndalon ndërhyrjet në punët e brëndshme të një shteti sovran. Megjithëse nuk duhet harruar që këto u realizua si rezultat i marrëveshjeve vullnetare ndërmjet shteteve të realizuar për të kufizuar disa liri të vendimarrjes së tyre të pavarur me bindjen se kjo do te prodhojë më shumë fitime se humbje. Literatura Joshua Goldstein “Marrdhëniet ndërkombëtare”, Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë 2003. Hans J. Morgenthaw “Politikat ndërmjet kombeve”, Shtëpia botuese AIIS, Tiranë 2008. Henry Kissinger “Diplomacia”, Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1999. Linqe për ushtrimet International trade theory http://www.youtube.com/watch?v=8ow-vckJ6lE A simpler story of international trade barriers http://www.youtube.com/watch?v=A9MPFufFkTI Trade, Production Possibilities, and More Trade http://www.youtube.com/watch?v=5DgVHjra6ac Mercantilism http://www.youtube.com/watch?v=9W4e_rN15xA The History of Liberalism http://www.youtube.com/watch?v=jmAfgFTQhGI
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...