IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
 
Demokracia shqiptare eshte ne evolucion. Persa i perket cilesise ajo mendohet se eshte e brishte. Ka nje optimizem nga te gjithe per konsolidimin e saj ne te ardhmen. Demokracia nga vete natyra e brendshme e saj, sic pohon Dahli, eshte proces, dhe si e tille ajo permban si mundesine e persosjes, ecjes perpara, konsolidmit, ashtu dhe stanjacionit, krizes, deformimit, kthimit prapa.
Ne thelb, si cdo proces tjeter, edhe demokracia shoqerore ka kontradiktat perkatese, veshtiresi e probleme te natyres objektive, por dhe te asaj subjektive. Mendoj se eshte bere e mprehte nevoja e nje studimi kompleks te ketij pocesi, qe te ndihmoje ne dy drejtime: ne sigurimin e cilesise, te qendrueshmerise dhe konsolidimit te saj, ashtu edhe ne kapercimin sa me te shpejte te dukurive negative qe e shoqerojne ate. Keto dukuri negative mund ta kene burimin tek menyra se si filloi procesi i instalimit te institucioneve demokratike ne Shqiperi. Nje veshtrim i shpejte te le hapesire te kuptosh se spontaniteti dhe karakteri “artizanal” kane shoqeruar instalimin dhe evolucionin e demokracise shqiptare ne keto 20 vjet. Kjo analize eshte e nevojshme te behet duke u mbeshtetur ne standarde shkencore, sepse dukurite negative po e rrezikojne seriozisht qendrueshmerine dhe te ardhmen e procesit demokratik ne Shqiperi. Eshte fakt se keto dukuri negative kane peshe te madhe dhe hapesire te gjere shtrirjeje qe vertete mund ta rrezikojne te ardhmen e saj. Sa me teper te lejohet apo te vonohet clirimi prej ketyre “semundjeve” shoqeruese dhe njekohesisht sa me shpejt te vihen ne themel dhe ne permbajtje te demokracise sone, te procesi te saj, vlerat e verteta, konceptet teorike dhe kultura demokratike, aq me shpejt mund te menjanohen dukurite negative dhe demokracia te perparoje.
Kuptohet qe ka nje teori shume te plote per demokracine,  qellimi nuk eshte  te bejm leksion per demokracine, por te evidentoje se cfare duhet ndryshuar, se cfare duhet plotesuar dhe ndrequr. Duhet evidentuar se cfare mungon ne kete proces, i cili kerkon nderhyrje e permiresim kompleks, pra jo vetem ligjor – formal. Kete e them sepse nxitur dhe nga monitorimi nderkombetar, elementi ligjor ne Shqiperi po vjen duke u plotesuar, pavaresisht se mbart defekte ne aplikimin e ketij legjislaconi ne praktiken shqiptare. Edhe per keto probleme, tematika eshte e gjere e nuk mund te beje nje menu. Studimet dhe diskutimet per keto tematika, mendoj se duhet te behen te organizuara, te harmonizuara, te pergatitura mire, qe te terheqin mendimin e specialisteve te vertete e jo te servileve politike, me qellim qe te behen frytdhenese.
Cfare i mungon komunikimit politik ne Shqiperi? Ne kte problem  te pakten dy jan elemetet kryesore qe mungojn: se pari, menyren se si filloi procesi demokratik ne Shqiperi. Ai filloi ne kushtet kur ne Shqiperi nuk kishte disidence; kur per 50 vjet njerezit ishin perballur me kuptimin dhe zakonet e asaj qe njihej si “demokracia popullore”, kur ne tekstet dhe ne propaganden intensive komuniste luftohej demokracia pluraliste; kur tema e lirive dhe e te drejtave te njeriut ishte rreptesisht e ndaluar; kur shkencat politike ishin ne pelena dhe ato zhvilloheshin vetem ne nje fakultet, ekzistonte vetem nje ide per nje grup shume te kufizuar njerezish dhe me e rendesishmja, me koncepte te njeanshme, vetem marksiste dhe me qendrime armiqesore ndaj demokracise perendimore; kur nuk kishte as tek njerezit e thjeshte e as tek inteligjenca, perfshire edhe ate universitare, nje vizion te plote e kulture te gjere te demokracise perendimore.

Ne keto rrethana, mori jete procesi i kalimit nga diktatura komuniste ne demokracine pluraliste. Ky kalim dhe vete procesi i instalimit e i konsolidimit te demokracise pluraliste, kerkonte edhe lidership te ri, nje klase te re politike. Ne tashme e kemi. Ajo u formua vertete, por u krijua spontanisht, ne menyre te rrembyer e pa standarde, pa koncepte te qarta. U krijua ne nje menyre te tille, qe mund te krahasohet me ndertesat qe beheshin me kontribut vullnetar ne komunizem. Ne keto rrethana, klasa e re politike, u krijua pa pasur nje vizion e kulture per demokracine pluraliste.
Ajo i fitoi konceptet e demokracise pluraliste spontanisht, ne pune e siper, por kurre nuk siguroi nje njohje shkencore te demokracise, te thelbit, te mirefunksionimit dhe te sigurimit te standardeve per nje ekzekutiv efektiv dhe nje qeverisje te mire.


Klasa jone e re shfaq sot ne nje mase te madhe, madje tronditese, mangesi te medha ne njohjen edhe te principeve baze te permbajtjes dhe te funksionimit te demokracise e te shtetit ligjor. Ajo shfaq ne qendrimet dhe punen e saj nje kulture te ceket demokratike, ku mungojne qendrimet dhe zgjidhjet e sigurta, efektive, funksionale; kur ne vizionin e tyre vihet re nje amalgame idesh dhe pervoja praktike qe perziejne ndjeshem ide te kunderta, mospajtuese per shtetin dhe qeverisjen, qe nga primitivet, mentalitetet bajraktariste, autoritariste, prepotente, kompromentuese e deri tek ato komuniste.Keto mentalitete e pervoja kane nje peshe e ndikim shume te madh ne qendrimet, mendimet dhe veprimet e klases se re politike.
Mund te justifikohet kjo mungese e kultures demokratike ne fillim te procesit, por nuk mund te justifikohet fakti qe ne keto gati 20 vjet nuk eshte bere asnje perpjekje serioze apo e organizuar per te mbushur boshllekun demokratik me kulturen dhe shkencen e demokracise. Mire bejne qeveritaret tane qe kerkojne dhe vendosin te trajnojne mesuesit, mjeket etj., qe te rrisin cilesine e punes, por asnje mase nuk eshte menduar deri tani, per trajnimin apo kulturimin demokratik te klases se re politike, aftesimin teorik demokratik te saj. Me pare duhet te kuptohet kjo nevoje e mprehte, ne menyre qe te mundesohet dhe nje zgjidhje efektive. Mendoj, se sa me pare te realizohet ndergjegjesimi per kete nevoje, aq me shpejt do te clirohemi nga dukurite e mprehta negative dhe aq me shpejt do te behet kalimi i shumepritur i demokracise shqiptare, nga e brishte ne te konsoliduar e funksionale.
 Natyrisht, qe kjo kerkon nje konceptim te gjere per kulturimin demokratik te njerezve, sepse vertet ka rendesi instalimi i institucioneve demokratike dhe rregullimi ligjor i tyre, por demokracia funksionon kur edhe njerezit i njohin ato si institucione demokratike dhe sillen ndaj tyre ne menyre demokratike. Mendja e qeverisesve dhe te qeverisurve njekohesisht ndricohet nga dituria, ndersa qyteterimi vjen nga te nxenit. Se dyti, ushtrimi i demokracise e reagimi demokratik kerkon dituri, dije, nxenie. Kjo mundeson nje vizion te plote e te qendrueshem, qe i hap rruge zhvillimit te demokracise dhe efektivitetit te qeverisjes dhe qeverisjes se mire. Ne kete rruge kryhet zgjimi demokratik dhe qyteterimi i shoqerise sone.

Demokracia eshte komunikim, bashkepunim e dialog. Ne kete marredhenie rol te vecante padyshim ze komunikimi politik. Por, politika ne vendin tone mendohet si “zanati” me i lehte per t’u ushtruar. Madje ajo mendohet fusha me e sigurte per pasurim te shpejte e te paligjshem. Mjafton te vish rastesisht dhe shpesh ne menyre te pamerituar, apo ne mungese te plote te standardeve ne nje post politik apo te zesh nje vend ne parlament dhe te veteshpallesh politikan. Ky tip politikani ne Shqiperi haset rendom. Cfare mund te presesh prej kesaj kategorie politikanesh per t’i ispiruar qyteterim demokracise shqiptare? Ky tip nuk di e nuk mund te prodhoje ide politike, politike konstruktive, te komunikoje politikisht. Ai nuk mund ta dije se komunikimi politik eshte dialog dhe jo monolog, eshte degjim dhe jo imponim politik, eshte pjesemarrje e jo perjashtim, eshte zgjerim i hapesirave te lirise e te komunikimit e jo ngushtim i tyre, eshte me shume argumentim e jo urdherim e ndeshkim, eshte me shume autonomi se sa shtrengim centralizues, me shume kulturim demokratik se kenetezim kulturor, me shume respektim i ligjit e ngushtim i arbitraritetit e koorrupsionit, me shume kontroll te njerezve mbi te zgjedhurit, sesa imponim e shurdherim ndaj kerkesave e interesave te njerezve, me shume bashkepunim e dialog konstruktiv mes pozites dhe opozites, se injorim e perjashtim i saj, me shume qytetari e te verteta ne komunikim  sesa vulgaritete, sharje e fyerje banale, shmangie nga e verteta dhe pergjegjshmeria. Eshte me shume respekt e nderim qytetar ndermjet qeverisesve  e te qeverisurve. Perballja me realitetin shqiptar te lehteson te kuptosh se sa vend ka pjesa negative ne kete raport. Deri sot, komunikimi politik ne vendin tone ka krijuar nje situate tronditese qe ka zbehur dallimin primar mes te vertetes dhe te pavertetes, ligjit dhe antiligjit, te moralshmes dhe te pamoralshmes. Eshte krijuar nje pershtjellim e coroditje e plote e opinionit, sa qe ka dobesuar ndjeshmerine ndaj dukurive negative. Ky relativizem ekstrem ndaj te vertetes dhe hapesira e gjere e shpifjeve dhe e te pavertetave apo gjysme te vertetave i ka lodhur qytetaret e ketij vendi, i ka mpire ne veprimin e tyre, u ka vrare shpresen per nje te ardhme demokratike .
Eshte e vertete qe ne vendin tone jane kryer reforma ne te gjitha fushat dhe eshte perafruar legjislacioni me ate te vendeve te BE. Megjithate, privatizimet strategjike e jo te tilla jane bere pa asnje studim paraprak, pa njohur e respektuar interesat e grupeve te interesit. Asnje konsultim me specialiste nuk eshte bere per konceptimin e reformave, prandaj dhe efektiviteti nuk ka qene i larte, perkundrazi, korrupsioni e informaliteti kane lulezuar ne menyre te frikshme. Reformat propagandohen vetem te suksesshme, por asnje hap nuk behet per t’i argumentuar ato shkencerisht, per te ndergjegjesuar qytetaret per pasojat dhe kostot financiare e sociale. Shqiperia tashme eshte anetaresuar ne NATO, por kjo u realizua pa informim e konsultim me qytetaret. Edhe procesi i integrimit ne BE vuan nga defekte te tilla. Ai shfaqet si nje prone e politikaneve, por ne fakt ne BE integrohen popujt dhe kombet.
Veprimtaria ligjvenese eshte kryer e vazhdon te kryhet teper e mbyllur. Mungon nje terheqje paraprake e mendimit te qytetareve dhe grupeve te interesit dhe per me teper pothuajse asgje nuk behet per propagandimin e njohjen e ligjeve nga qytetaret. Shume shume ato botohen ne nje fletore zyrtare e kycen ne te. Pra, nuk ka komunikim ne cdo faze te formulimit dhe te implementimit te ligjeve.
Fushatat elektorale krijojne nje iluzion te komunikimit politik. Megjithate ne to ka me shume parulla e premtime politike se thirrje per dialog e bashkepunim ne pergatitjen e programeve. Dukuri e mprehte e teper negative ne kete periudhe gati 20 vjecare, eshte mungesa e theksuar e dialogut mes pozites dhe opozites. Sa pak hapesire bashkepunuese ka pasur e di edhe njeriu me i painformuar. Edhe pse tashme eshte kapercyer nje marredhenie armiqesore, qe i karakterizonte ne fillimet e procesit demokratik keto raporte, perseri dialogu eshte ende i pakte. Ka nje mosbesim te plote mes tyre qe po ndikon seriozisht ne stabilitetin politik te vendit.
Shume gjera esenciale i mungojne komunikimit politik ne Shqiperi. Me se pari kerkohet ndergjegjesim per kete situate, studim shkencor i ketij realiteti dhe reagim serioz kompleks.
Dena Grillo

Ajo cfar tjeter I mungon komunikimit politik ne shqiperi eshte edhe sjellja etike,sidomos ne parlament e cila le shum per te deshiruar.
Sharje, fyerje, shkelje e etikës, ajo që pamë të enjten në Parlament, në sallën ku duhet të debatohet dhe të votohet për të gjitha argumentet, që zgjedhësit shqiptarë u kanë votën politikanëve, padyshim na lanë një shije të hidhur, por pse kjo sjellje e klasës politike shqiptare edhe 23 vjet pas ndryshimit të sistemit?
Raste te tilla jan te shumta ne parlamentin ton,dhe askush nuk mban pergjegjsi per to.
Mark Marku eshte shprehur ne kte menyr ne nje intervist realizuar nga  Leida Ruvina, eksperte komunikimi.
Mendoj se ka të bëjë me paaftësinë për të dhënë zgjidhje politike e për të shtruar alternativa. Pra, për të bërë sa më të aftë nga pikëpamja politike të jenë, si aktorët e qeverisjes, si ata opozitarë për të dhënë alternativa, aq më pak nevojë ka për detraktimin e kundërshtarit dhe sulmin ndaj tij. Me pak fjalë, në qoftë se ke ide, nuk përqendrohesh se kush i thotë këto ide dhe çfarë është personi që i thotë idetë. Në momentin që mungojnë idetë, atëherë debati përqendrohet te personi që artikulon idetë dhe në këtë kuptim shndërrohet pastaj në një lojë. Por, ajo që është e rëndësishme e që duhet pasur parasysh është se, e para, ky ligjërim shumë i ngarkuar e tensionon situatën dhe krijon një realitet politik, sepse diskursi politik njihet në teoritë e komunikimit që diskursi prodhon realitet. Shpesh herë është realiteti që prodhon ligjërime të caktuara, ndërkohë që edhe një ligjërim i caktuar mund të prodhojë një realitet. Në këtë kuptim, një përfaqësim i deformuar i realitetit shqiptar është edhe një nxitës i një realiteti konfliktual. Duhet pasur parasysh se publiku nuk e shikon lojën politike siç shihet nga aktorët politik, si një lojë me maska, ku secili merr një rol dhe sapo dalin nga skena menjëherë ndryshon situata. Publiku shpesh herë e merr seriozisht lojën e politikanëve dhe e kthejnë në realitet, gjë që përthyhet më pas edhe në gjendjen sociale të veshtir .

Si edhe herë të tjera, u provua me këtë rast sedemokracia kushton, madje edhe kur është
fjala për pjesëmarrje të vetvetishme të publikut në debat dhe dialog; dhe se mungesa e
kontrollit dhe e mbikëqyrjes disiplinuese, nga një autoritet me kompetenca censurimi,
nuk e ndihmon fjalën e lirë, as mundëson  realizimin e saj si të drejtë njerëzore
elementare, por vetëm përdoret menjëherë për të imponuar censura horizontale, të cilat si
rregull i shkatërrojnë debatet ose duke i trembur pjesëmarrësit, ose duke i kanalizuar  temat drejt banalitetit.Kësisoj, edhe vetë lulëzimi i pashembullt i rrjeteve sociale, blogjeve, forumeve dhe
faqeve të komenteve online ka provuar dhe vijon të provoj se mungon nje pjes e rendesishme e etikes ne Shqiperi.


Literatura-Hulumtim Ne Faqe Te Ndryshme Web-i
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels