Bazat e vlerësimit
Të bëhet dallim midis matjes dhe vlerësimit. Matja është vlerësimi i një ngjarjeje ose karakteristike që përdor numrat.
Vlerësimi e përfshin marjen, por ëshrë më i gjerë, sepse perfshin të gjitha llojet e mënyrave per të sonduar e vëzhguar pergaritjen e nxënësve, njohuritë dhe aftësitë e tyre.
Te bëhet dallim midis vlerësimit formues dhe përmbledhjes. Vlerësimi në klasë mund të jetë formues (i pavlerësuar me notë, diagnostikues), ose përmbledhës (i vlerësuar me note).
Vlerësimi formues ndihmon në formësimin e mësimdhënies, ndërsa vlerësimi përmbledhës përmbledh arritjet e nxënësve.
Të bëhet dallim midis testeve në bazë norme dhe testeve në bazë kriteri. Ne testet në bazë norme, performanca e një nxënësi krahasohet me performancën mesatare te te tjerëve. Na tester në bazë kriteri, rezultatet krahasohen me një standard te paravendosur. Testet në bazë norme mbulojnë një game të gjerë objektivash te përgjithshëm. Megjithatë, rezultatet e testeve në bazë norme nuk tregojnë nëse nxënësit janë të gatshëm për materiale të avancuara dhe këto lloj rastesh nuk
janë të përshtatshme për te matur objektiva afektivë ose psikomotorë. Testet në bazë kriteri matin zotërimin e objektivave shumë specifikë.
C'eshtë besueshmëria e testit? Disa teste janë me të besueshme se te tjerat, cka do të thotë se përmbajnë përllogaritje
më te qëndrueshme dhe më konsekuente. Duhet të bëhet kujdes në interprerimin e rezultareve te testeve. Cdo test është vetëm një rast reference e performances së një nxënësi, në një
ditë te caktuar. Rezultati është vetëm nje përllogaritje hipotetike e rezultarit të vërterë të një nxënësi. Gabimi standard I matjes merr në konsideratë mundësinë e gabimit dhe është një
tregues i besueshmërisë së rastit.
Cështë vlefshmëria e testit? Konsiderata me e rendesishme rreth një testi është vlefshmëria e vendimeve dhe e gjykimeve që janë mbështetur në rezultater e testit. Te dhënat mbi vlefshmërinë mund të lidhen rne përmbajtjen, kriterin ose konstruktin. Te dhënat që lidhen me konstruktin, për sa i përket vlefshmërisë, janë kategoria me e gjerë dhe përfshin dy karegoritë e tjera të përmbajtjes dhe të kriterit. Per të qenë të vlefshme, testet duhet të jenë të besueshme, por besueshmëria nuk garanton vlefshmërinë.
C’eshte mungesa e anësisë? Testet s’duhet të kenë vlerësim
të njëanshëm. Anësi ka kur tester përmbajnë materiale që fyejnë ose që penalizojnë padrejrësisht një grup nxënësish per arsye të gjinisë, statusit socioekonomik, races ose etnisë së nxënësit.
Testet kulturalishr të drejta nuk kanë rezultuar se e kanë zgjidhur problemin e vlerësimit të njëanshëm.
Teste te standardizuara Teste që jepen zakonisht në shkallë kombëtare, në kushte të njëjta dhe që vlerësohen në përputhje me procedura të njëjta.
Vlerfshme ne klasë Vlerësimet në klasë përzgjidhen e krijohen nga mësuesit dhe mund të marrin shumë forma të ndryshme teste per njësitë, ese, dosje, projekte, performanca, prezantime gojore, etj.
Vlerësim Procedura që përdoren per të marre informacion rreth performances së nxënësit.
Vleresim formues Testim pa note, që përdoret përpara ose gjatë mësimdhënies per të ndihmuar në planifikim dhe diagnostikim.
Paratestim Test formues per të vleresuar njohuritë, gatishmërine dhe aftësitë e nxënësve.
Vlerësim përmbledhësTestim që pason mesimdhënien dhe vlereson arritjen.
Testim në bazë normeTestim në të cilin rezultatet krahasohen me performancen mesatare te të tjereve.
Grup normativ Grup i madh nxënësish që shërbejnë si grup krahasimi per te percaktuar rezultatet e testeve.
Testim në bazë kriteri Testim në te cilën rezultatet krahasohen me një standard performance të paravendosur.
BesueshmëriKonsekuencë ne rezultatet e testit.
Gabim standard i matjes Vlerësim hipotetik i ndryshimit në rezultate, në rastet kur testimi përseritet.
Interval i besimitGame rezultatesh brenda së ciles ka te ngjarë të përfshihen rezultatet e caktuara të nje individi.
Rezultate të vërteta Rezultatet qe do të arrinte një nxënës, ne qoftë se matja do të ishte plotesisht e sakte dhe pa asnjë gabim.
Vlefshmëri Shkallë në të cilën një test mat ate per te cilen është paracaktuar të mate.
Anësi në vlerësim Cilesitë e një instrumenti Vleresimi, që fyejnë ose penalizojnë padrejtësisht një grup nxënësish per arsye të gjinisë, statusit socioekonomik, races, etnisë, etj., të nxenesit.
Test kulturalisht asnjanës i cliruar Test pa anësi kulturore.
Vlerësimi në klasë
Si mund ta mbështetë testi të nxënët? Të nxënët rnbështetet nëpërmjet testimeve të shpeshta, duke përdorur pyetje kumulative që u kërkojnë nxënësve të zbatojnë dhe të integrojnë njohuritë. Duke pasur në konsideratë qëllimet e vlerësimit, mësuesit janë në pozitë më të mirë t’i hartojnë
testet vetë ose të gjykojnë testet e furnizuara nga botuesit e teksteve shkollore.
Përshkruani dy lloje testesh tradicionale. Dy formats testesh janë testi objektiv dhe testi ese (me shtjellim). Tester objektive që mund të përfshijnë përgjigjet alternative, përgjigjet e saktë/e pasaktë‘, testet me plotësime kutish bosh dhe cështjet që kërkojnë zgjidhje me korrespondime (kombinime), duhet të hartohen duke pasur parasysh disa udhëzime specifike. Hartimi dhe vlerësimi i pyetjeve ese kërkon planifikim të kujdesshëm, përvec kriterit për të eliminuar anësinë nëvlerësimin e rezultateve.
Testim objektiv Test me shume alternativa, me gjetjen e korresponduesit, me pergjigje e saktë/ e pasaktë, me pergjigje të shkurtra dhe me plotësime vendesh bosh; vlerësimi i përgjigjeve nuk
kërkon interpretim.
Bosht Pjesa pyetëse e nje cështjeje me shumë alternativa.
Corientues Përgjigje të gabuara, te ofruara ‘si zgjedhje ne një cështje me shumë alternativa.
Alternativat ndaj vlerësimeve tradicionale
Ceshte vlerësimi i mirëfilltë? Kritikët e testimit tradicional mendojnë se mësuesit duhet te përdorin testet e mirëfillta dhe procedura të tjera të vlerësimit të mirëfilltë. Vlerësimet e mirefillta kërkojnë që nxënësit të kryejnë detyra dhe të zgjidhin problema që janë të ngjashme me performancat në jetën reale, të cilat priten të kryhen prej tyre jashtë shkollës.
Përshkruani dosjet dhe ekspozitat. Dosjet dhe ekspozitat janë dy shembuj të vlerësimit të mirëfilltë. Dosja është një koleksion punësh të nxënësit, që nganjëherë zgjidhet për të treguar rritjen ose përmirësimin dhe nganjëherë për të vënë në dukje “punën më të mire”. Ekspozitat janë performanca publike që pasqyrojnë gjerësinë kuptimore të nxënësit. Me përdorimin e dosjeve dhe të ekspozitave, theksi vihet në aftësitë e nxënësit per te kryer detyra të jetës reale në kontekste domethënëse.
Cilat janë cështjet e besueshmërisë, të vlefshmërisë dhe të drejtësisë nië lidhje me vlerësimin e dosjeve dhe të performances? Përdorimi i vlerësimeve të mirëfillta nuk
garanton besueshrnërinë, vlefshmërinë dhe drejtësinë (mungesën e anësisë). Përdorimi i doracakëve është një mënyrë per ta bërë vlerësimin më të besueshëm dhe më të vlefshëm. Por rezultatet e vlerësimit të bazuara në doracakë, mund të mos parashikojnë performanën në detyra të ngjashme. Gjithashtu, anësia e vlerësuesit, e bazuar në paraqitjen, në të folurit ose në sjelljen e nxënësve të grupeve të pakicave, ose mungesa e burimeve material: të tyre, mund t’u krijojë nxënësve të pakicave disavantazhe në vlerësimin e performances ose të projekteve.
Si mund t’i përdorin mësuesit vlerësimet informale?
Vlerësimet informale janë vlerësime pa notë (formuese), me anën e të cilave mësuesit grumbullojnë informacione nga burime të shumta për t’i ndihmuar të marrin vendime. Disa shembuj-vlerësimesh informale janë vëzhgimet e nxënësve dhe listat e verifikimit, bërja e pyetjeve dhe vetëvlerësimet e nxënësve. Ditarët janë vlerësime informale shumë fleksible dhe të përdorura gjerësisht. Nxënësit zakonisht mbajnë ditarë personalë ose të grupit dhe shkruajnë në to rregullisht.
Vlerësime të mirëfillta Procedura vlerësimi, që testojnë aftësitë dhe shprehitë që do të jenë të nevojshme per t'u përdorur në situata te jetës reale.
Vlerësime të performancës Cdo formë vlerësimi që u kërkon nxënesve të kryejnë nje veprimtari ose të prodhojnë një produkt, në mënyrë që të demonstrojne dijet e tyre.
Dosje Koleksion i punës së nxënësit ne një fushë, e cila tregon rritjen, vetëreflektimin dhe arritjet.
Ekspozite Test performance ose demonstrim i njohurive të mësuara, të cilat janë publike dhe zakonisht kerkojne një kohë të gjatë per t’i përgatitur.
Doracak i rezultateve Rregulla që përdoren per të percaktuar cilësine e performances së një nxënesi.
Vlerësime informale Vlerësime pa nota (formuese), me anën e te cilave mësuesit grumbullojnë informacione nga burime të shumta. sepse u hyjnë në punë për të marre vendime satarja.
Vlerësimi me notë
Përshkruani dy lloje vlerësimesh me notë. Vlerësimi me note mund të jetë ose në baze norme, ose në bazë kriteri. Një sistem i përhapur vlerësimi ne bazë norme është vlerësimi sipas kurbës dhe që bëhet në bazë të renditjes Se nxënësve, në lidhje me nivelin mesatar të performances. Ky vlerësim nuk rekomandohet. Librezat (dëftesat) e notave me vlerësim në bazë kriteri zakonisht tregojnë se në cshkallë e ka përmbushur nxënësi secilin objektiv prej një vargu objektivash.
Si mund ta mbështetë dështimi të nxenët? Nxënësit kanë nevojë për përvojë per të përballuar mundësitë e dështimit, kështu që standardet duhet të jene në lartësinë e duhur për të nxitur përpjekjet. Një dështim i rastit mund të jetë pozitiv nëse mësuesi i jep nxënësit një opinion inkurajues të përshtatshëm. Nxënësit që nuk mësojnë kurrë se si të përballen me dështimin dhe prapëseprapë këmbengulin në përpjekjet e tyre per të mësuar, mund të lëshohen shpejt kur përpjekjet e tyre të para janë të pasuksesshme.
C'gje është më e mirë: “kalimi social” apo “mbetja në klasë?” Thjesht mbetja ose kalimi i një nxënësi që ka vështirësi, nuk do të garantonte se ky nxënës do të mësonte. Me përjashtim të rasteve kur nxënësi është shumë i vogël ose emocionalisht i papjekur në krahasim me të tjerët në klasë,
metoda me e mirë do të ishte ta kalonte klasën, por duke i dhënë mbështetje shtesë, si p. sh., mësime private ose sesione mësimore verore. Mësimdhënia e diferencuar do të parandalonte problemet.
A mund të nxitë nota të nxënët dhe motivimin? Krahas komenteve mbi aspektet pozitive të punës, opinionet e shkruara ose gojore që përfshijnë komente specifike rreth gabimeve
ose strategjive të gabuara, por që balancojnë kritikën me sugjerime rreth mënyrës se si mund të përmirësohet nxënësi, rritin të nxënët. Notat mund të nxitin motivimin e nxënëisve per të
mësuar, nëse lidhen me një proces të mësuari kuptimor.
Ne c’mënyrë komunikimet me familjet mund të mbështetin të nxiënët? Jo cdo komunikim i mësuesit duhet të lidhet me marrjen e një note. Komunikimi i mësuesit me nxënësit dhe me familjet mund të jetë i rëndësishëm per ate mësues, në aspektin e të ndihmuarit të tij per të kuptuar nxenësit dhe për të zhvilluar mësimdhënie të efektshme, duke krijuar një mjedis mësimor të qëndrueshem. Nxënësit dhe familjet kanë te drejtën ligjore të njihen me të gjithë informacionin që ndodhet në dokumentacionin e nxënësit, kështu që dosjet e materialeve duhet të jenë të përshtatshme, të sakta dhe të mbështetura me të dhëna faktike.
Vlerësim me notë në baze norme Vlerësim i arritjeve të nxënësve në krahasim me njëri—tjetrin.
Vleresim sipas kurbësVlerësim me notë në bazë norme, që e krahason performance-n e nxënësve me një nivel mesatar.
Vleresim me notë në bazë kriteri Vlerësim i zotërimit të objektivave të lëndës nga cdo nxënës.
Testimi i standardizuar
C’janë mesatarja, e mesmja, moda dhe devijimi standard? Mesatarja (mesatarja aritmetike), e mesmja (rezultati i mesëm) dhe moda (rezultati më i zakonshëm) janë masa të tendencës qendrore. Devijimi standard zbulon se si shpëmdahen rezultatet rreth mesatares. Një shpëndarje normale është
shpëndarje e shpeshtësisë që paraqitet si një kurbë në formë kambane. Shumë rezultate grumbullohen në mes; sa me larg pikës së mesit, aq më pak rezultate ka.
Përshkruani llojet e ndryshme të rezultateve. Ekzistojnë një sërë llojesh themelore te rezultateve të testeve të standardizuara: renditjet në përqindje, që tregojnë përqindjen e të tjerëve të cilët ose kanë arritur rezultate të barabarta me një individ, ose më të ulëta se ato; rezultatet ekuivalente të
klasës, që tregojnë se sa afer rezultateve mesatare të një klase të caktuar qëndron performanca e një nxënësi; dhe rezultatet standarde, të cilat bazohen në devijimin standard. Rezultatet T dhe rezultatetz janë rezultate standarde të zakonshme. Rezultati stanin është rezultat standard që përfshin elemente të renditjeve në përqindje.
Cilat janë disa nga cështjet aktuale në testim? Polemikat në lidhje me testimin standard janë përqendruar në rolin dhe në interpretimin e testeve, në përdorimin e përhapur gjerësisht të testeve per të vlerësuar shkollat, në problemet që lidhen me përgjegjshmërinë e bazuar në rezultatet e testeve dhe në testimin e mësuesve. Nëse testi përputhet me objektivat e rendesishëm të kurrikules, nëse u bëhet nxënësve që e kanë studiuar vërtet kurrikulën për një periudhë kohe të arsyeshme, nëse është i paanshëm, përputhet me aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe administrohet si duhet, atëherë rezultatet e testit japin njëfarë informacioni per efikasitetin e shkollës. Por studimet në lidhje me testet aktuale në përdorim flasin për pasoja shqetesuese, si ngushtimi i kurrikulës dhe largimi i parakohshëm i disa nxënësve nga shkollat. Mësuesit duhet t’i përdorin rezultatet per të përmirësuar mësimdhënien, jo per të stereotipizuar (paragjykuar) nxënësit dhe për të përligjur pritshmëritë e ulëta.
A mund të bëhen nxënësit më të zotië ne dhenien e testeve? Në c’menyre? Performanca në testet e standardizuara mund të përmiresohet në qoftë se nxënësit fitojnë përvojë në këtë lloj testimi dhe nëse trajnohen per aftësitë studimore dhe zgjidhje problemesh. Shumë nxënës mund të përfitojnë nga udhëzimi i drejtpërdrejtë rreth mënyrës se si të përgatiten per testet dhe se si t’i japin ato. Përfshirja e nxënësve në hartimin e këtyre programeve të përgatitjes së testeve mund të jetë e dobishme. Nxënësit që kanë vështirësi në të mësuar, mund të përfitojnë nga përgatitja intensive dhe e vazhduar për dhënien e testeve, vecanërisht nëse strategjitë per dhënien e testeve lidhen me problema specifike dhe me përmbajtjen e pjesës së lëndës së mësuar dhe të testuar.
Tendence qendrore Rezultat tipik për një grup rezultatesh.
E mesme Rezultati i mesit, në një grup rezultatesh.
Mode Rezultati që ndodh më shpesh.
Devijim standard Masë që tregon se sa ndryshojnë rezultatet nga mesatarja.
Ndryshueshmeri Shkalla e ndryshimit ose e devijimit nga mesatarja.
Gamë Largësia midis rezultateve më të larta dhe më të ulëta në një grup.
Shpërndarje normale Shpërndarja që ndodh më shpesh dhe në të cilën rezultatet shpërndahen në mënyrë të barabartë rreth mesatares.
Renditje në përqindjePërqindja e personave në rastet e referencës normative që kanë arritur një rezultat të barabartë ose më të ulët se rezultati i një individi.
Rezultat ekuivalent i klasës Masë e nivelit të klasës, e bazuar në krahasimin me rastet e referencës normative të cdo klase.
Rezultate standarde Rezultate të bazuara në devijimin standard.
Rezultat z Rezultat standard që tregon numrin e devijimeve standarde përmbi mesataren apo poshtë mesatares.
Rezultat T Rezultat standard me një mesatare prej 50 dhe devijim standard prej 10.
Rezultate stanine Rezultate me numra të plotë nga 1 në 9, ku
secili përfaqëson një gamë të gjerë rezultatesh bruto.
Teslim vendimtar Teste të standardizuara, rezultatet e të cilave
kanë ndikime të fuqishme kur administratorët e shkollës, zyrtarë
të tjerë ose punëdhënësit i përdorin për të marrë vendime.
Pergjegjës/e Ngarkimi me përgjegjësi i mësuesve dhe i shkollave për të nxënët e nxënësve, zakonisht duke e matur të nxënët me anën e testimeve vendimtare.
Përparim vjetor i kënaqshëm (AYP) Objektiva për përmirësimin vjetor të të gjithë nxënësve, edhe të atyre të grupeve specifike — p. sh., nxënësit nga grupet etnike ose raciale të mëdha. Nxënësit me paaftësi, nxënësit nga familje me të ardhura të ulëta dhe nxënësit që nuk e dinë mirë anglishten.
Teste mbi arritjen mesimore Teste të standardizuara që matin se sa e kanë mësuar nxënësit një pjesë të caktuar të lëndës.