Amfiteatri i Durrësit
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të I të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.
PërshkrimiAi ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 15-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.
Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit.
Historiku u gërmimeve
Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970 të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.
Kalaja e Durrësit
Kalaja e Durrësit muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I (491-518) me origjinë nga Durrësi, i cili e shndërroi atë në një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime në mure janë kryer edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1273. Aktualisht muret mesjetare me lartësi afro 15 metra si dhe tre hyrje e disa kulla fortifikuese ruhen në afro një të tretën e gjatësisë fillestare të kështjellës së qytetit.
Muzeu Arkeologjik Durrës
Muzeu Arkeologjikë i Durrësit u hap më 13 mars 1951 në qytetin Durrësit.
Pavionet
Në hyrje të krahut të majtë ndodhet periudha ilire dhe greke e hershem në tre fazat e saj, në atë të parë, klasike dhe të vonë apo siç quhet aleksandire. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha që janë vednosur në qëndër të muzeut fillon periudha romake filluar na ajo e hershe deri te periusha e ndertimve ne krahune djathet te katit te pare. Në katin e dytë është planifikuar periudha e mesjetës.
Në katin e teretë është menduar të ndërtohet periudha e artit islam.
Trivia: Në oborr përveç objekteve të mëdha ka edhe objekte të perjudhës komuniste ku spikat një statujë e Stalinit.
Historia e muzeut
Muzeu i vjetër është inaguruar në mars 1951. I riu më 13 prill 2002. Muze i përmasave kombëtare. Ka te realizuar pavionin e prehistorisë dhe të antikitetit, e të asaj postbizantine, ku janë ekspozuar rreth 2000 objekte arkeologjike të dala nga nëntoka muze e qytetit. Në ndërtim është edhe pavjoni i mesjetër.
Mozaiku i Orfeut në Durrës
Mozaiku i Orfeut. Ky mozaik është zbuluar vetëm pjesërisht në vitin 1988, në bodrumin e një shtëpie. Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në pah vetëm një pjesë të kësaj vepre që paraqet figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Ky është vlerësuar si një vepër me vlera të rralla për nga pasuria e figurave dhe realizimi i tij. Mozaiku i përket shekullit II pas Krishtit.
Mozaiku i Orfeut shpallet monument kulture
Projekti është zbuluar në bodrumin e një shtëpie private në vitin 1988. Mozaiku i Orfeut në qytetin e Durrësit i shtohet listës së monumenteve të kulturës. I zbuluar në bodrumin e një shtëpie private në vitin 1988, gjatë këtyre viteve mozaiku ka qenë thuajse i fshehtë. “Me njohjen si monument kulture, mozaiku do të bëhet i vizitueshëm për qytetarët durrsakë, për turistët e huaj dhe vendas që kalojnë nëpër Durrës”, është shprehur drejtori i Drejtorisë Rajonale të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës në Durrës, Ermion Arapi. Ky mozaik është zbuluar në lagjen 9 të qytetit bregdetar, te Lagjja e Re. Gjatë këtyre 22 viteve, mozaiku ka qëndruar i fshehur dhe njëkohësisht i ruajtur në bodrumin e shtëpisë private, ndërsa përmes një marrëveshjeje me familjen që e mban, do të bëhet i vizitueshëm. Në librin “Durrësi” të arkeologut durrsak Afrim Hoti, thuhet se gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë vetëm një pjesë të kësaj vepre që prezanton figurën e Orfeut, rrethuar me motive bimore dhe gjeometrike. Monumenti i fundit që i shtohet listës së objekteve të rëndësishme të kulturës dhe historisë, ndonëse ai është konsideruar i tillë dhe para shpalljes, është punuar me gurë kubikë polikrom në teknikën opus tasselatum. Ngjyrat që mbizotërojnë në mozaik janë e kuqja, e bardha, jeshilja dhe e zeza, por janë përdorur dhe të tjera. Sipas arkeologut Hoti ka shumë mundësi që në këtë rast figura e Orfeut të jetë paraqitur si personifikim i figurës së Krishtit. “Pasuria e figurave dhe realizimi i tij artistik na bën ta vlerësojmë këtë mozaik si punim me vlera të rralla brenda gjinisë së tij. Mozaiku duhet të jetë punuar aty nga fundi i shekullit III pas Krishtit”, thotë Hoti. Në Durrës, qytet, dhe periferitë e tij, janë zbuluar disa nga mozaikët më të bukur në vend, të cilët i përkasin periudhave të ndryshme historike. Përveç mozaikut të njohur “Bukuroshja e Durrësit” që i përket shek. IV para Krishtit dhe është ekspozuar në Muzeun Kombëtar Historik në Tiranë, i vizitueshëm është dhe mozaiku i Amfiteatrit, që vetëm në raste të veçanta hapet, dhe ai i bazilikës së Arapajt. Ndërkohë mozaiku i Hipokampit ose Kalit të Detit, ai i Pallatit të Sportit, mozaiku pranë depos së ujit etj., do të ngelen të konservuar, në pritje të një kohe tjetër dhe të të tjera kushteve për ekspozim.