IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://esseshkolle.blogspot.com/

1. INTERNETI DHE BOTIMET E SHTYPURA
l.l Tashmë botimi elektronik ka nisur të konkurrojë librat tradicionalë. Per shembull, revistat, sidomos në fushën e shkencave me vështirësi po e ndërpresin borimm në letër dhe prej kësaj kanë të mira: bëhen më shpejt, pasi mjafton që të futen "në linjë" artikujt në atë mënyrë, siç i kanë hartuar autorët në kompjuter
e përhapen menjëherë në mbarë botën dhe përfundimisht kanë kosto më të ulët si për të adresuarin, edhe për botuesin. Botimi grafik i kërkon lexuesit që të bëjë shpenzime dhe mund ta kufizojë tirazhin e artikujve që i interesojnë. Prej këtej del një kursim i padiskutueshëm.
Përveç kësaj, tashmë po flitet për 'librat elektronikë", me letër të posaçme ku shkronjat do të dalin e do të zhduken sipas udhëzimeve që do t'i japë një kompjuter i lidhur me Internetin. Meqë mund të fshihet lënda, domethënë mund të ripërdoren, ata do të kene të mirat e leximit klasik, mundësinë e shfrytëzimit të kujtesës elektronike: sigurinë se menjëherë mund të merret gjithçka që paraqitet në trajtë të shifërzuar. Natyrisht, duhet të zgjidhen problemet për ruajtjen afatgjatë, sepse mbështetja magnetike që shfrytëzon informatika është e brishtë. Por tashmë kanë shprehur mendimin, që përveç dokumenteve, të ruhen edhe programet logjike që kanë shërbyer për t'i prodhuar dhe sisteniet e shfrytëzimit, që kanë përdorur kompjuterët në kohën e tyre. Kështu. bibliotekat fare mirë në të ardhmen mund ta kryejnë misionin e tyre, duke iu drejtuar këtyre teknikave të reja.
1.2 A duhet të na vijë keq për këtë mënyrë të re përhapjeje e cila po e pushton fushën e botimit? Nuk do të zgjatemi për çështjen, sigurisht me rëndësi, të rreziqeve që sjell për zhdukjen e disa mënyrave të përdorimit. Për shkak të informatikës tashmë mjeshtëria e vjetër e tipografit është duke u zhdukur. Porse kjo nuk sjell vetëm të këqija. Për shembull, Shtypshkronja kombëtare franceze me sa duket, ka qenë e vetmja që kishte pothuaj të gjitha gërmat me të cilat mund të riprodhoheshin mbishkrimet hieroglifike egjiptiane, ndërsa në programet logjike sot është hapur mundësia që ta kenë këtë mundësi të gjitha vendet. Sigurisht, lexuesit e mësuar me librat dhe me kompjuterin e ndiejne më të përshtatshëm leximin e dokumenteve në letër sesa në ekran. Kur njeriu është mësuar t'i bëjë ndreqjet e teksteve, e ka më të lehtë t'i dallojë gabimet. porse në ekran ndreqjet bëhen më lehtë dhe mund të kesh ndihmën e sistemeve automatike, që kontrollojnë drejtshkrimin e gramatikën. Prandaj ka edhe të mira, edhe të këqija. Pastaj a po bie vërtet shtypshkrimi? Po mjaftohemi vetëm me një shembull: në të dyja anët e Atlantikut që nga viti 1997 është vënë re një krizë e botimeve në shkencat humane e shoqërore. Por thirrja për alarm duhet parë relativisht. Nëse universiletet i mbyllin disa pajtime, kjo vjen ngaqë pjesërisht po kështu ka ndodhur me numrin e lexuesve dhe pjesërisht botuesit ende nuk i janë drejtuar elektronikës. Megjithatë tëpaktën në Shtetet e Bashkuara, sasia e shtypshkrimeve të botuara në këtë fushë kurrë nuk ka qenë kaq e madhe, siç e ka vëne në dukje gazetari Robert Darnton.
1.3 Të përmendim një rrezik tjetër. Përveç çështjes se "fotokopjimit", kundër të cilit me të drejtë janë lidhur botuesit, ka edhe rreziqe nga "kibergrabitja", sipas një fjalë të krijuar nga François Gëze. Tashmë janë shfaqur piratët e veprave muzikore: mund të fiiten ne linjë pa ndonjë rrezik të madh. sepse është tepër e vështirë t'i detyrosh përdoruesit e rrjetit ndërkombëtar që të res-pektojnë ligjet për të drejtën e autorit dhe të pronësisë intelektuale: rrjedhimisht, me ndihmën e një teknike jo fort të ndershme, sot është e mundur që marrësi i veprave muzikore t'i hedhë në disqe kompakte, mjafton të bëjë një regjistrim të thjeshtë. Sa për tekstet, nëse ekzistojnë në trajtën informatike, sigurisht që është e mundur të arrihet një farë sigurie nëpënnjet kodimeve të fshehta. Por kur dalin nga një shtypshkronjë është e mundur që t’u behej skanimi dhe kështu përsëri shndërrohen në dokumente informatike të gatshme për t'i përhapur në Net pa asnjë kontroll.

2. INTERNETI, BOTA V1RTUALE, KRIJIMTARIA
Po thuhet shpesh, se Neti u jep përdoruesve çelësin për një botë virtuale. E vlen barra qiranë që të bëhet pyetja se çfarë do të thotë ky mbiemër dhe do të përfitonim nga përsiatjet e Pierre Levit (Levy 1998). Nuk ka nevojë ta ndjekim për të gjitha pikat si në rastin kur flet për "inteligjencën kolektive'" ose për '"kolektivat inteligjentë", nocione që për ne duhen parë me rezervë.
Në gjuhën e zakonshme, fjala virtual i kundërvihet fjalës real, që do të thotë se krahas universit real në të cilin jetojmë dhe falë Internetit ekziston edhe një tjetër, konkurrues, por në të cilin nuk u nënshtrohemi po të njëjtave shtrëngesa. Universi i Netit çel hapësira të reja per veprimtarinë tonë. Mes njerëzve të panjohur vendosen marrëdhënie që deri më sot nuk kanë qenë të mundshme. Krahas shoqërisë tradicionale të ngritur mbi bashkëpraninë fizike të njerëzve po shohim të zhvillohet një shoqëri Intemeti e çliruar nga kjo pengese.
Por, sipas Levit, virtual përbën një çift me aktual dhe duhet bëre dallimi nga / mundshëm, që përbën çift me real. Çifti i parë ka të bëjë kryesisht me veprimet e ngjarjet që janë virtuale ose aktuale, i dyti me sendet objektet, që janë reale, të mundshme ose irreale. Duke e përdorur virtual për Internetin shohin në Net një univers, ku është e mundur të përftohet një pafundësi ngjarjesh komunikimi dhe ku disa prodhohen me të vërtetë çdo çast. Por lidhur me çiftin virtual/aktual dhe ndërthurjen e tij me çiftin i mundshëm real duhet shtruar pyetja: një ngjarje ose një veprim që nuk do të aktualizohet a bën pjesë në virtualen? A duhet të bëjmë dallimin ndërmjet një virtuai te aftë për t’u aktualizuar, prej një tjetri që nuk do të jetë pra, ndërmjet një virtuali të mundshëm dhe një virtuali të pamundshëm? Një përsiatje e tillë do të na çonte larg. Ndërkaq mund të shohim në Net "një objekt të zakonshëm. dinamik, të ndërtuar ose të paktën të ushqyer nga të gjithë ata që e shfrytëzojnë", "'një mënvrë e panjohur për ta bërë shoqërinë në mënyrë inteligjtnte" (LëA 1998: 126 e 127).
Natyrisht nuk duhet tepruar rëndësia e risive që na sjell. Para shfaqjes së tij tashme kompjuterët na kishin dhënë mjetet për të kapërcyer pjesërisht kohën e realitetin për të udhëtuar në të kaluarën ose në të ardhmen, e po ashtu në imagjinaren. Për shembull, duke u nisur nga rrënojat. ata na bënin të mundur të rindërtonim një qytet të zhdukur prej shumë kohësh. Anasjelltas, mund të bëjmë që të dalë në ekran, përpara se të ndërtohet, një shtëpi që duam ta bëjmë, ose të përfytyrojmë një ndërtesë që kurrë nuk do të ketë mundësinë të bëhet. Gjithashtu mund të studiohen objekte, për të cilat nuk i kemi mjetet që t'i prodhojmë. dukuri që vetëm ka rrezik të ndodhin. Interneti vetëm i ka shtuar këto mundësi; ai i shumëfishon rastet që kanë përdoruesit për ta bashkuar imagjinatën e tyre. Megjithëse kontrolli i reales mbetet shpesh i domosdoshëm, megjithëse sajimi i gjendjeve të mundshme vërtet ka kufij, është shtuar jashtëzakonisht aftësia krijuese. Prandaj duhen nënvizuar perspektivat që hapen në fushën artistike, kur është fjala për muzikën ose për disiplinat plastike.
Megjithatë, mbeten disa pengesa, madje edhe në Internet; për shembull, kufijtë gjuhësorë. Anglishtja ia ka dalë të bëhet gjuha mbizotëruese në Internet, por kjo anglishte, e dyta gjuhë për shumicën e përdoruesve, rrallë i ka pasurinë dhe mundësitë e gjera që jep gjuha e parë. Për më tepër, mjafton të mendohet se çfarë është gjuha amëtare për t'u bërë të vetëdijshëm, se çfarë mundësish virtuale paraqet gjuha njerëzore që në zanafillën e saj. Gjuha tradicionale është vetë një mjet, që na bën të mundur ta shprehim fare mirë si realen, edhe imagjinaren. të sjellim në kujtesë te kaluarën dhe të vështrojmë të ardhmen. Mund të marrim si shembull letërsinë artistike, përrallat, tregimet, romanet, lelërsinë fantastike-shkencore. Ka edhe më: veprimtaria e historianëve, formulimi i objektivave ose i hipotezave shkencore etj.

Sido qe të jetë, virtualizimi për të cilin jep ndihmesë Interneti, bën pjesë në një proces të nisur prej shumë kohesh, duke kuptuar me këtë zhvillimin e karakteristikave, bartësi më i përparuar i të cilave është lloji njerëzor. Porse ky virtualizim, i cili do të thotë të kapërcehen kufizimet e vendosura nga realiteti i drejtpërdrejtë, është vetëm relativ: nuk mund të kapërcehen koha dhe hapësira veçse në një farë mase. 

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels