IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Asepsia dhe antisepsia. Autoklava. Larja e duarve.
Asepsia
Eshte teresia e masave qe merren per parandalimin e infeksioneve ne organizem.
A-sepsis= gjendja e te mos paturit te agjenteve shkaktues te semundjeve.
Reduktimi ne maximum i kontaktit me pacientin dhe plagen e tij nga cdo objekt apo substance ne menyre qe te ulet nr i mikroorganizmave ne kontakt, eshte parimi baze i punes ne nje operacion kirurgjik.
Rreth viteve 1800 nga Semelvaisi u zhvillua koncepti i asepsise si rezultat i ritmeve te larta te etheve te lehonise.

Ka nje rregull kryesor : Cdo gje qe bie ne kontakt me plagen duhet te jete sterile.
Burimet e baktereve mund te jene ekzogjene ose endogjene.
Antisepsia
Kompleksiteti i masave qe synojne asgjesimin ose pakesimin e sasive se mikrobeve, duke penguar gjithashtu shumezimin dhe depertimin e tyre ne organizem me anen e metodave kimike, fizike, biologjike, mekanike.
Antisepsia Fizike
Krijimi i kushteve qe pengojne hyrjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave, thithjen e toksinave tyre apo produkteve te devitalizuara, duke perdorur metoda fizike.
Nepermjet ketyre metodave synohet arritja e nje zbrazje te plote e te perhershme te lengjeve nga plaga, nga organet ose nga hapesirat ku ka grumbullime septike, pus, inde nekrotike, trupa te huaj.
Drenimi eshte nje metode shume  e perdorur ne kirurgji qe lidhet me perdorimin e mjeteve qe favorizojne daljen nga nje kavitet apo organ te lengjeve, sekrecioneve, gazeve. Ka tipe te ndryshme drenazhi qe ndryshojne per nga forma, permasat, materiali perberes .
Nje material shume i perdorur per drenim jane garzat; ato kane porozitet dhe kapilaritet te larte.
Funksionet e garzave:
1- izolojne plagen:
2- kapilariteti krijon mundesine e tharjes se hapsirave te plages duke penguar grumbullimin e lengjeve, gje qe do te favorizonte shumimin bakterial.
3- lagia e garzave me substance baktericide i jep mundesi ketyre substancave te lokalizohen per nje kohe te gjate ne hapsiren e plages.
4- poroziteti dhe kontakti fizik me indet e demtuara ndihmon hemostazen.
Kujdes:Garzat duhet nderruar shpesh ne menyre qe te pengojne shnderrimin e tyre ne nje mjedis te pershtatshem te shumimit mikrobial.
Tubat e drenimit zakonisht jane prej materialeve plastike ( silikon, teflon,PVC, polietilen – prania e tyre tolerohet nga indet e organizimit duke dhene pak ose aspak fenomene inflamatore)
Fortesia dhe fleksibiliteti ityre varet bga materiali perberes dhe trashesia. Diametri i tubave te drenazhit varion nga 2mm-2cm ne varesi te vendit ku perdoret.
Mund te kene nje kanal ose te kombinohen disa. Drenat zakonisht funksionojne mbi bazen e parimit te gravitetit dhe diferences se presioneve.
Permbajtja e drenuar mblidhet ne qese sterile.
 Nje tjeter metode e funksionimit te drenazhit eshte ajo aspirative, qe krijon ne ekstremitetin e jashtem te tubit nje presion negativ duke lehtesuar kalimin e materialit nga kaviteti i plages jashte saj ( perdoren kryesisht per kavitetin pleural)
Indikacionet e perdorimit te drenazhit
1-kur eshte konfirmuar prania e nje koleksioni per tu drenuar (absces)
2-kur mendohet se mund te formohet grumbullim qe duhet drenuar( gjak,limfe, bile, pus, material nekrotik)
3-kur evidentohet mundesia e hapjes se nje organi kavitar duke rrjedhur materialin e tij ne kavitet (anastomoza)
4-kur mendohet se eshte i nevojshem drenazhi per te kuptuar gjendjen e nje kaviteti pas trajtimit kirurgjikal dhe per te ndjekur mbarevajtjen e trajtimit.
5- drenim i organeve kavitare per te kontrolluar permbajtjen e tyre ,si dhe kur mendohet se eshte i nevojshem dekomprimimi i tyre (sonda nazogastrike)
Kujdes: Drenimi duhet te jete i kufizuar ne kohe, pasi mund te behet shkak per nderlikime si : infeksion i kavitetit te drenuar, shtypje mbi organe te ndryshme , vonese ne sherimin e plages.
Antisepsi mekanike
Lavazhi i plageve kirurgjikale postraumatike eshte nje metode tjeter per te eleminuar trupat e huaj, materialet e infektuara, grumbullimet serohemoragjike. Lavazhi behet me tretesira fiziologjike NaCl 0,9%.
Rendesi te madhe ka metoda e antisepsise mekanike qe nenkupton ekscizionin operator te buzeve, pareteve dhe fundit te plages se infektuar ( perpunim paresor i plages). Ne kete menyre hiqen indet e demtuara, te devitalizuara se bashku me bakteret.
Antisepsia kimike
Lende te ndryeshme qe kane aftesi te asgjesojne dhe te pengojne zhvillimin e mikrobeve ne mjedisin ku ato perdoren.
Perdoret edhe per pergatitjen e fushes operatore, duarve te kirurgut, materialeve qepese, instrumenteve qe do te jene ne kontakt me plagen.
 Preparatet me te perdorshme jane:
1-alkooli tretesire 70-96% /pergatitja e duarve te kirurgut dhe sterilizim te materialeve kirugjikale.
2-tretesira e jodit 3-5%--dezinfektim te lekures perreth plageve te infektuar ose perreth incizionit dhe lyerjen e fushes operatore.
3-betadina (jod +polividon)
4-uje i oksigjenuar (H2O2)
5-permaganat kaliuli (KMnO4)
6-solucione hipertonike.
Antisepsia biologjike
Antibiotiket,vaksinat, serumet specifike, transfuzionet e gjakut
Antibiotiket veprojne me ane te toksicitetit selektiv; toksik per mikroorganizmat dhe jo per qelizat e organizmit, ne ndryshim me ata kimike.
Spektri i veprimit i gjere    ( gram +/-)
                                     i mesem
                                     i ngushte (vetem ndaj nje grupi te caktuar)
Mekanizmi i veprimit : baktericid
                                            bakteriostatik
Antibiotiket ne pacientet kirurgjikale preferohen te jepen me rruge parenterale, sidomos ne fazen post operatore.
Perzgjedhja e antibiotikut- antibiograme, empirike.
Larja e duarve
Tre procese: pastrimi mekanik
                    dezinfektimi
                    tanizimi i lekures( mbyllja e poreve)
Rregulli  : sip volare-shpina e dores-hapsira mes gishtave-thonjte-pastaj dora e djathte-parakrahet-thonjte;
Metoda Spacokukocki
Solucion amoniaku 0,5% per 3min, 2here, alkool 96%
E thjeshte, efekt i mire baktericid
E vjeter tanime
Metoda Alfred
Larje me sapun e uje te ngrohte per 10 min,kompresa sterile, alkool, thonjte me jod.
Metoda Fyrbringer
Si me lart vecse alkool 70% dhe sublime 0.5%
Tani solucione te reja betadine, klorheksidine(efekt baktericid i mire dhe kohezgjatje e madhe)
Autoklava
Mjet per sterilizimin fizik te materialeve dhe instrumentave kirurgjikale
Me avull ne temperature 120*c per 30 min nen presionin 1,5 atm; ose 130*c per 5 min.

KONTROLLI I INFEKSIONIT NE PRAKTIKEN KIRURGJIKALE
Çeshtjet qe do te trajtohen:
A.Teknikat e sterilizimit te instrumentave :
B. Kujdesi per zonen e operimit ,  Desinfektimi operator , Pergatitja e stafit te kirurgjise 
C. Asepsia postoperatore
D.Organizmat ngjites patogen

1.Sterilizimi me nxehtesi 
          
Sterilizimi me avull  
3.Teknikat e desinfektimit te instrumentave 
 4. Desinfektuesit kimike Ruatja e sterilitetit 
5. Materialet njeperdorimshe
ILUSTRIM NE KABINET
Avantazhet e sterilizimit me autoklav
Autoklavi fuksionon me avull.Uji qe vendoset ne depoziten e tij zien ne temperature 100 ° dhe percjell nxehtesine me shpejt se ajri i thate. Avulli nen presion eshte me efikas dhe i denatyron proteinat e qelizave te gjalla. Avulli i krijuar nepermjet nje seri valvulash rrit temperaturen duke shkaktuar mbinxehien e avullit
Ndryshimi midis sterilizimit me ajer te thate dhe avull ne perdorimin e temperatures dhe kohes
Me ajer te thate                                                                         Me avull
120°                          6 ore                                                          120°                        36minuta
140°                         3 ore                                                           130°                         14 minuta
160°                        2 ore                                                            140°                          12 minuta
170°                        1 ore  
Avantazhet  e sterilizimit me avull
Efikasitet i larte
Shpejtesi
Lehtesi ne pune
Dis avantazhet
Heq shkelqimin instrumentave
Kosto e larte e autoklavit
Efektet anti mikrobiale
Me avull:
Denatyron proteinat e qeliza
 B. Kujdesi per zonen e operimit ;  Desinfektimi operator ;  Pergatitja e stafit te kirurgjise 
a.Larja e duarve dhe e kraheve 
b.Teknikat e pastrimit 
c.Teknikat e sterilizimit 

C. Asepsia postoperatore  
d.Trajtimi i plageve 
e.Trajtimi i dhimbjes 
D.ORGANIZMAT NGJITES PATOGENIKE
Bakteriet 
Organizmat virale 
Flora e traktit te siperm respirator
 Organizmat mykobakteriale 
Numri total i organizmave orale, mbahet nen kontroll nga kater mekanizmat e meposhtem:
(1) riperteritja e shpejte epiteliale nepermjet deskuamimit,
(2) faktoret imunologjike te mbartesit
(3) tretja nga fluksi salivar 
(4) konkurenca ndermjet organizmave orale 
Flora e lekures se regjionit maksilofacial.
 Lekura e regjionit maksilofacial ka shume pak organizma te perhershem ne floren e saj normale. Staphylococcus epidermidis dhe Corynobacterium diphtheriae jane speciet predominuese ne lekure
. Propionibacterium acnes gjendet ne pore dhe ne folikulat e flokeve. Shume individe e mbartin S.aureus, qe perhapet nga hunda ne lekuren e fytyres 
Lekura ka mjete per te parandaluar hyrjen e organizmave qe gjenden ne siperfaqen e saj. Shtresa siperfaqesore epiteliale e lekures eshte e perbere nga qeliza epiteliale te keratinizuara, te afta per t'i rezistuar traumave te lehta. Per me teper, qelizat epiteliale bashkohen me njera-tjetra me ane te lidhjeve te forta qe pengojne hyrjen e bakterieve.
Viruset jane te kudondodhur ne mjedis, por fatmiresisht vetem disa prej tyre perbejne rrezik serioz per pacientin dhe ekipin kirurgjikal. Organizmat virale qe shkaktojne infeksionet me te rrezikshme, jane viruset e hepatitit B dhe C dhe virusi i imunodeficiences humane (HIV). Keto viruse kane ndryshime ne ndjeshmerine ndaj inaktivizim-it, kur tentohet parandalimi i perhapjes se tyre. 
 Viruset hepatike A, B, C dhe D jane pergjegjes per shumicen e infeksioneve hepatike. 
Hepatiti A perhapet kryesisht me ane te kontaktit meujin  te kontaminuar nga fecet e in-divideve te infektuar. Hepatiti C mund te perhapet edhe nepermjet feceve, edhe me ane te gjakut te kontaminuar. Hepatiti B dhe D perhapen me ane te kontaktit me cdo sekrecion human,sidomos gjaku 
Fatmiresisht, mjetet qe inaktivizojne virusin perfshijne: desinfektantet qe permbajne element halogjeni (p.sh., jod-ofor, hipoklorit), formaldehidet, gazet e oksideve te etilen-it, te gjitha llojet e sterilizimit me nxehtesi dhe rrezatim. Keto metoda mund te perdoren per te minimizuar perhapjen e hepatitit nga nje pacient tek tjetri. 
 Per shkak te pamundesise se ketij virusi per te jetuar jashte organizmit , HIV-i (shkaktari i sindromes se imunodeficiences humane te fituar AIDS), vepron njelloj si agjentet e tjere te semundjeve seksualisht te transmetueshme. Transfer-imi i vironeve nga nje individ tek tjetri realizohet nga kontaminimi i drejtperdrejte me gjakun ose sekrecionet e infektuara ne siperfaqen e nje plage mukozale ose epite¬liale  HIV-i e humbet aftes-ine e tij infektuese ne thatesire.
Shume pak njerez mbartes te HIV-it, e sekretojne vi-rusin ne sasi shume te vogla ne saliven e tyre. Nuk ka te dhena epidemiologjike qe te vertetojne mundesine e in-fektimit me HIV, vetem nepermjet salives. Gjaku i pa¬cienteve qe jane HIV-pozitive, permban perqendrime te vogla te pjesezave infektuese (106 pjeseza per mililiter, e krahasuar me 10'3 pjeseza/mL tek pacientet me HIV
Keta organizma jane te ndjeshem ndaj nxehtesise, oksideve te etilenit dhe rrezatimit; prandaj per te parandaluar perhapjen e tyre nga njeri pacient tek tjetri, te gjitha instrumentat dhe materialet qe riperdoren duhet te ster-ilizohen me nxehtesi ose me gaz te oksidit te etilenit. Kur eshte e nevojshme, pacientet me TBC te patrajtu¬ar, duhet ta shtyjne operacionin kirurgjikal, derisa te mjekohen me medikamentet perkatese te TBC-se

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels