IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Monumentet mjedisore perbejne vlera te trashegimise kombetare, duke u radhitur ne kategorine e trete te zonave te mbrojtura.Ato gezojne mbrojtjen e kategorise se pare. Te tilla monumente jane:
-Kanioni i osumit

 -Liqeni I Luleve
-Shpella e pirateve
 -Burimi i syrit te kalter
 -Shkembi I Kavajes
-Liqeni I Deges
-Liqeni I Ohrit
-Hinka e Kosoves
-Shpella e Kabashit
Kanionet e Osumit
Kanionet e Osumit, kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit. Mendohet se ato jane formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë.Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara.Ka hamendje se kanionet kanë shërbyer kohë më parë si nënkalime mbi lumin e Corovodës, por me kalimin e shekujve, tavanet e nënkalimeve nënujore janë shembur duke nxjerrë dhe formëzuar një tjetër reliev, sot këtë kanion.Ne gjirin e këtij kanioni , që përshkrohet nga lumi Osum, në të dy krahët e tij rrjedhin ujvara nga fshatra të ndryshme, të cilat kalojnë në një sistem shkëmbor .Kanioni si origjinë, më i madhi në Shqipëri, është ndër me fantastikët ne Europë, i karakterizuar kështu dhe nga studiuesit europiane, gjeografë që kanë ardhur në zonë.Ky kanion ka bukurinë mahnitëse edhe për ekosistemin që ruan në vetvete, ku gjelberimi në të dy krahët gjatë shpateve të kanionit, është i përhershëm.Shkurre mesdhetare me bimësi si marja, shqopa etj me nje botë të pasur të gjallë dhe peshq të kategorive nga më të ndryshme të ruajtura në themelet e lumit Osum.Në shpatet e të dy krahëve të kanionit, veprimtaria erozive e faktorëve te jashtëm ka krijuar një sëre shkëmbinjsh, nga më të rrallët të gjendur në kanionet shqiptare. Për luginën e Osumit, banorët rrëfejnë shumë legjenda, të cilat vijnë nga shumë vite larg...duke filluar me Mullirin e Babait, Vrima e Nuses dhe Shenjtori Abaz Aliu...shumë interesante për cdo vizitor.Në Kanionet e lumit Osum, ndodhen 6 ngushtica, ku kanioni në shtratin e lumit merr nje ngushtësi deri në 1.5 m, ndërsa hapësira lart në sipërfaqe shkon deri në 35 m.Përvecse tyre , te kanionet ndodhet Katedralja, Syri, Porta e Djallit...Gërryerjet ndër vite i kanë dhënë formën e ngrehinës natyrore të kultit. Të ndërtuara për të qënë një bukuri dhe thesar i mbarë njerëzimit, nëpërmjet mrekullisë krijuese të mjeshtrit më të madh të kohërave, natyrës, kanionet e Osumit bëhen emocionuese në cdo moment, në cdo kohë dhe magjia të mbërthen që në sekondën e parë që i sheh,duke të bërë pre të dashurisë së përjetshme.është tepër e vështirë, herë e pamundur për të përshkruar ato emocione që përjeton duke i parë dhe prekur dhe ndoshta është e pabesueshme por është e vërtetë që takimi me to të ndryshon jetën.Pamja që të ofrojnë ato kur i sheh nga sipër është padiskutim marramendëse, por ajo cka ti prek kur futesh mes tyre dhe shëtit, të bën të mendosh se je në një përrallë, në një vend-eëndrrash..
Shpella e Piratëve, simbol i historise dhe turizmit
Deti është rruga e vetme që të çon drejt shpellës së Piratëve dhe mjaftojnë 10-15 minuta lundrim me një motobarkë të vogël për të mbrritur aty ku evokohet natyrshëm Mesjeta shqiptare ndërsa deti i thellë, në një ngjyrë të errët dhe bregu me formacione shkëmbore që bien thikë mbi sipërfaqen ujore paralajmërojnë një surprizë të këndshme . Shpella e Piratëve pranë plazheve të Dhërmiut, në një breg shkëmbor tepër të thyer, që bie pingul mbi det poshtë dhe pranë Manastirit të Shën Theodhorit, e pasuron më tepër gjeografinë dhe historinë e këtij bregdeti dhe përbën një nga objektet më me vlerë në zonën e Himarës. Shpella është bërë e famshme, jo vetëm për historinë që ka, por edhe nga libri me të njëjtin titull i Petro Markos, që është materializuar edhe në një film të Kinostudjos në vitet 80-të të shekullit të kaluar. Shpella e Piratëve është shndërruar tashmë në një objekt me vlera të jashtëzakonshme turistike dhe tërheqëse për historinë që mbart, bukuria e jashtëzakonshme natyrore. Vizitorët vijnë në këtë mjedis të virgjër natyror, ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen në një dhe ngjallin emocione të pazakonta.Shpella e Piratëve është përfshirë në një pjesë të guidave turistike të zonës së Himarës, ndërsa është shpallur Monument Natyror, një arsye më tepër që të jetë në rradhën e objekteve më të vizitueshme 

LIQENI I LULEVE

KANIONET E OSUMIT
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels