IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

 Ky fenomen vazhdon të trajtohet nga shumica e popullsisë si një problem privat, që i përket vetëm familjes, dhe jo shoqërisë. Megjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit për të sensibilizuar publikun, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë. Vështirësia e studimit të fenomenit rritet edhe më shumë po të kemi parasysh se fenomeni ndodh “prapa dyerve të mbyllura”1.
Si i tillë, ai është i vështirë për t’u vëzhguar dhe studiuar nga afër. Vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ajo /ai bën pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj gruas është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vetvete në marrëdhëniet personale mes burrit dhe gruas. Është një problem social me përmasa të gjera që i ka rrënjët në qendrimet historike ndaj gruas dhe marrëdhë nieve martesore. Socializimi i grave dhe burrave në shoqërinë tonë dhe caktimi i grave në role dhe pozita inferiore që i mbajnë gratë të varura ekonomikisht, i bëjnë gratë me vunerabël ndaj dhunës se burrave me të cilët jetojnë. Ky viktimizim i grave nga bashkëshortët e tyre përforcohet nga gjendja ekonomike, mentaliteti dhe tradita, ndërgjegjësimi jo i mjaftueshëm i njerëzve mbi dhunën në familje, por edhe nga mungesa e një ligji specifik për dhunën në familje. Ndërsa dhuna ndaj gruas po bëhet gjithmonë dhe më shumë problem shqetësues në shoqëri, pasi shumë burra ndihen të kërcënuar nga koncepti i lirisë së grave. Studimi i dhunës në familje vështirësohet po të kemi parasysh edhe një numër mitesh që nuk lejojnë depërtimin në thelbin e problemit. Kështu, në komunitete dhe ambiente të ndryshme sociale ndahen mendime se “dhuna prek vetëm një shtresë apo grupe të caktuara”, “dhuna është një problem i të varfërve”, “gratë e dhunuara kanë personalitete të caktuara që e nxisin ushtrimin e dhunës nga bashkëshorti”, “gratë e dhunuara qëndrojnë në marrëdhënie të dhuns hme sepse ato e pranojnë dhunën”, “dhuna është rastësore dhe ndodh shumë rrallë” etj. Të dhënat mbi përhapjen e fenomenit të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të kufizuara.
E vërteta rreth dhunës në familje
Dhuna në familje përfshin abuzimin fizik, emocional dhe seksual.
Dhuna në familje është tërësisht e papranueshme. Çdo grua meriton të jetojë jetën e saj e lirë prej dhunës, abuzimit dhe frikës.
Dhuna në familje është fenomen i përhapur rëndomtë. Një në tre gra përjetojnë dhunë në familje në një moment të jetës së tyre. Kjo ndodh në çdo lloj kulture, moshe, grupi etnik apo klase sociale.
Dhuna në familje është shumë e rrezikshme. Çdo vit në Shqipëri, 15 deri 20 gra vriten nga partneri apo ish-partneri i tyre.
Dhuna në familje nuk ka të bëjë vetëm me një burrë që abuzon një grua. Kjo lidhet edhe me abuzimin sistematik dhe presionin që i bëhet gruas në shoqërinë në të cilën jetojmë.
Dhuna në familje lidhet me fuqinë dhe kontrollin. Sjellja abuzive, e dhunshme apo seksualisht abuzive mund të jetë e gjerë apo më e ngushtë në atë çka kërkohet të arrihet nëpërmjet saj.
Dhuna në familje përdoret si një instrument i qëllimshëm. Lidhet me frikën e cila të injektohet ty në mënyrë që të detyrojë të bësh dicka që nuk do ta bësh apo përkundrazi të mos bësh dicka që duhet bërë. 
Dhunuesi është 100% përgjegjës për abuzimin e kryer. Dhuna e kryer prej tij është problem dhe përgjegjësi vetëm e tij.
Nuk është faji yt. Asnjë grua “nuk e kërkon”dhunën, nuk dëshiron të jetë e abuzuar apo meriton të jetë e tillë, pavarësisht nga çfarë thotë apo bën.
Burrat dhunues mund të ndryshojnë. Sjellja e tij është në kontroll të tij ndaj ai mund të zgjedhë që të ndalojë.

Ti nuk mund ta ndryshosh atë. Ai është i vetmi që mund të ndalojë sjelljen e tij të dhunshme dhe abuzive. Ai mund të ndryshojë paksa. Disa burra ndryshojnë nga pak, ndoshta duke u bërë më pak të dhunshëm, por gjithsesi mbeten abuzues dhe të dhunshëm. Ti duhet të vendosësh vetë, nëse ai ka ndryshuar mjaftueshëm për ty, apo jo. 
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels