IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Edukata morale

Koncepti mbi edukatën morale

S’ka dyshim se njeriu ka nevojë për një sistem moral i cili e udhëzon për sjellje të mirë në jetë.
Morali është një nga format e vetëdijes shoqërore të personalitetit, por edhe si vlerë e përhershme. Edhe morali zhvillohet, formohet në interaksion me mesin social
ku jeton dhe vepron edukanti. Mund të themi se edhe morali është një nga format e praktikës njerëzore, e njëherit edhe rezultat i asaj praktike ku edukanti shprehë dhe manifeston raportin konkret përmes procedimeve si të mira apo të këqia. Raporti i moralshëm apo i pamoralshëm shprehet në jetën dhe punën përditshme si ndaj njerëzve, familjes, bashkësisë shoqërore, ndaj punës, të mësuarit, etj.
Përmbajtja e edukatës morale shtrihet në shumë fusha të jetës personale, familjare dhe shoqërore. në familje nën shembullin e më të rriturve mësojnë të jenë me karakter të fortë, të mos bëjnë lëshime në asnjë fushë të jetës që nuk përputhet me normat morale shoqërore (qoftë në aspektin pozitiv apo negative). Ajo që është e mirë, përkrahet nxitet, mbështetet, ajo që është e ndaluar, e padenjë apo e pahijshme, frenohet, ndalohet.
Në familje problemet e edukimit moral zënë vendin kryesor. Çdo prind, por sidomos nëna kujdeset për fëmijën e vet, që ai të jetë i shëndetshëm, i ditur e në radhë të parë i sjellshëm. Aty ditë për ditë në mënyrë të vzhdueshme dhe shumë të natyrshme fëmija edukohet me normat morale. Tek brezi i ri ndikojnë një seri faktorësh dhe mjetesh shoqërore të ndërthurura njëra me tjetrën. Por tharmin, shtytjen, të gjitha virtytet e mira, sjelljet dhe qëndrimet e njeriut i marrin në familje.
Ta dijmë se, për të qenë të suksesshëm, nuk i duhet falur fëmijës fjala më e vogël cinike a banale ose mungesa e mirësjelljes ndaj të tjerëve, duke filluar nga familja e ngushtë e deri te kalimtari i rastit, kur ndodhin ekcese rastësie me ndokend.
Të habit fakti se si disa prindërve nuk u bën përshtypje qëndrimi i djalit të tyre që komunikion ashpër me vajzat duke përdorur shpeshherë edhe fjalë banale, fatkeqësisht ka prej tyre që këtë e quajnë qëndrim “burrëror”. Të kalosh lehtë dhe pa mbajtur qëndrim ndaj këtyre dukurive, do të thotë të rritësh një njeri arrogant, të pa kulturë dhe edukatë. Jo vetëm prindërit, por dhe mësimdhënësit në bashkpunim duhet të vëzhgojnë, dhe të edukojnë në raport të njejtë edhe djemt edhe vajzat, nëpër shtëpi, shkollë dhe gjetkë.
Pra, edhe shkolla luan rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri me normat e moralit. Tërë veprimtaria e saj, mësimi dhe praktika përmbanë edhe një system të plotë konceptesh, normash e rregullash morale, që në përshtatje me moshën dhe në mënyrë sistematike, u transmeton nxënësve me qëllim që të bëhen bindje dhe cilësi të karakterit dhe të udhëheqin veprimtarinë dhe qëndrimin e tyre.
Rrjedhimisht, mund të theksohet se faktorët që ndikojnë në edukimin moral janë: familja, shkolla, mjetet e informimit, veprimtaria botuese, ndërmarrjet, koha e lirë, grupmoshat, institucionet kulturore, etj.

Vetëdija morale dhe vlerat morale

Në jetën e përditshme në çdo bashkësi shoqërore caktohen kufijtë e sjelljeve të njerëzve dhe të drejtave e lirive të çdo personi ku janë disa dallime edhe në pikëpamje të moshës. Në aplikimin e këtyre normave-vlerave, kufinjëve në jetën praktike shoqërore ndikon edhe vetëdija morale. Me normat-vlerat morale përcaktohen raportet ndërnjerëzore ku duhet edhe personi të veprojë në harmoni me obligimet nga normat dhe vlerat e caktuara.
Në aspektin edukativ duhet nisur nga fakti se personi-fëmija s’është as i mirë as i keq dhe se vetëdija morale formohet gjatë zhvillimt dhe rritjes në moshën e fëmijërisë dhe rinisë e që varet nga edukimi, por diçka ndikon edhe trashëgimia. Se a do të ketë sjellje dhe veprim të moralshëm personi në harmoni me normat dhe vlerat e përgjithshme, pra varet nga vetëdija morale, nga vetëdija për funksionin e moralit, nga bindjet personale se a janë ato norma dhe vlera të drejta apo jo, si dhe prej vlerësimit të veprimeve të veta dhe të njerëzve të tjerë.
Edukimi moral, poashtu duhet të përfshijë si njohjen e moralit ashtu edhe ushtrimet për veprim të moralshëm sin ë familje ashtu edhe në kuadër të shkollës, kun ë qendër të moralit është personi i njeriut në vetëvetën dhe në raportet dhe veprimet ndaj të tjerëve.
Lidhur me vlerat morale (sipas L. Legrand) dallohen tri modele të vlerave morale edhe atë:
1. “Morali personal i mbyllur” ku mësimdhënia e vlerave është e kufizuar në njohjen e të mirës dhe të keqes,sepse ato konsiderohen të përherëshme dhe domosdo të vlershme.
2. “Morali kolektiv profetik” që do të thotë njohja e vlerave morale është e zgjeruar në civilizimet e ndryshme duke marrë qëndrimet e ndryshme, varësisht nga njeriu futurologjik.
3. “Morali i çiltër personal” do të thotë njohja e vlerave në tërësinë e mundshme. Njeriun duhet studiuar në të gjitha aspektet biologjike, pedagogjike, psikologjike, sociologjike, etj. të edukimit moral.
Edukata morale s’ mund të arrihet pa arsimimin e të rinjëve, të drejtat e njeriut, pa njohjen e konceptave si: diskriminimi, dhuna, trimëria dhe pushteti mbi vetëvetën, respektimi i jetës, solidariteti, etj.

Detyrat e edukimit moral

Detyrat kryesore të edukatës morale kanë vlerën e tyre, por familja e së bashku me të gjithë shoqëria duhet formojë tek fëmijët dhe të rinjtë konceptet dhe njohuritë me bazë morale, këto të kthehen në bindje, në shprehi dhe zakone të sjelljes dhe e gjitha kjo të çojë në formimin e ndërgjegjes morale.
Së parifëmija në gjirin e familjes duhet të formojë konceptet e njohuritë më themelore morale. Disa nga këto koncepte janë: koncepti i besimit, i mirësisë, i devotshmërisë, i jetës, i lirisë, i barazisë, i mirësjelljes, i shpresës, i sinqeritetit, i vendosmërisë, i falënderimit, i dashurisë, etj. Fëmijët duhet të formojnë parafytyrime të plota e të sakta mbi sjelljet dhe veprimet morale, të dallojnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta, të kontrollojnë veten dhe të jenë rigorozë dhe kërkues jo vetëm ndaj vetes, por edhe shokëve e miqve tjerë në jetë, të respektojnë normat dhe rregullat morale në familje, në shkollë në rrugë e kudo që të ndodhen në përpjekje me të tjerët. Nën kujdesjen e familjes, më vonë të shkollës, në shoqëri, fëmijët fillojnë të kuptojnë ç‘është e mirë apo e keqe, formojnë konceptet dhe parafytyrimet e para morale.
Së dytiformimi i bindjeve morale. Koncepti i edukimit moral si proces veprues i mëson prindërit që të punojnë me fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, që të mos kufizohen vetëm në formimin e fëmijëve të vet me parimet, me kategoritë dhe rregullat e moralit, por të gjitha çfarë ka mësuar fëmija apo i riu në fushën e moralit të shndërrohet në bindje të brendshme të tyre. Vihet re se shumë fëmijë në familje, por edhe në shkollë edhe më gjërë i kanë të qarta konceptet apo normat e sjelljes, por nuk i zbatojnë apo edhe i shkelin ata kur janë larg prindit, mësuesit apo edhe më të rriturit. Njohuritë dhe normat e përvetësuara duhet t’i udhëheqin fëmijët në veprimtarinë dhe në sjelljen e tyre të përditshme. Fëmija apo i riu në mjedisin shoqëror dhe pikërisht me shokët e vet i afirmon bindjet e veta morale dhe sjelljen e vet.
Së tretiformimi i shprehive dhe i zakoneve të sjelljes morale. Pajisja e fëmijëve me një system sa më të plotë shprehishë e zakonesh të sjelljes në përputhje me normat morale ka për qëllim që ata të veprojnë kudo që gjinden dhe në çdo rrethanë me bindje të plotë e në mënyrë të pavarur. Ata duhet të mësohen të kontrollojnë veten dhe veprimet që bëjnë, të jenë të përgjegjshëm dhe të veprojnë me bindje të plota. Kërkesat e shtruara nga prindi për një normë a sjellje fëmija jo vetëm që duhet t’i kuptojë e të jetë i vetëdijshëm për to, por edhe duhet t’i zbatojë në jetë në të gjithë veprimtarinë që zhvillon e në çdo rrethanë që të ndodhet. Zbatimi dhe ushtrimi i vazhdueshëm në veprime praktike krijon mundësitë që të formohen shprehi dhe zakone të mira të sjelljes së drejtë morale tek fëmijët.
Së katërti, e gjithë puna për edukim moral duhet të na çojë në një përfundim themelor, formimin e ndërgjegjes morale. Fëmija, i riu apo i rrituri të gjykojnë e të veprojnë në bazë të primeve morale shoqërore. Pra, sjelljet e veta apo sjelljet e të tjerëve t’i analizojnë në bazë të normave morale shoqërore dhe shembullit të më të mirëve. Në rrethet ku jetojmë duhet që fëmijët të jenë që herët në kontakt me këto norma dhe të stërviten që t’i zbatojnë ato me kujdes dhe përpikëri. Kështu nuk do të kenë vetëm koncepte të thata, por bindjet e tyre të ushtruara dhe të zbatuara në veprimet e përditshme në mënyrë të ndërgjegjshme do të formojnë zakone e shprehi të drejta morale dhe në këtë mënyrë, hap pas hapiqë heret formohet ndërgjegja morale shoqërorë që i udhëheq ata në jetë.

Parimet dhe qëllimet e edukimit moral

Në literaturë në mënyrë të ndryshme përcaktohen parimet dhe qëllimet e edukimit moral. Parimet e edukimit moral do t’i paraqesim (sipas L. Legrand) në krijimin e vetëdijes morale në moshën e fëmijërisë dhe të rinisë:
  • Vlera njohëse
  • Arsyetimi teorik
  • Ndjenja e obligimit
  • Dëshira që ta adaptojë sjelljen e vetë sipas vlerave dhe
  • Veprimi në harmoni me ato vlera
Pra, edukimi moral patjetër duhet të përfshijë aspektin kognitiv dhe elementet afektive, përkatësisht aspektin e njohjes së vlerës dhe arsyetimit të saj dhe aspektin afektiv, përkatësisht supozimin personal të vlerës dhe përvetësimit të atyre.
Gjithashtu, (L. Legrand) edukimi moral duhet të përfshijë këto qëllime:
  • Të provojë, vrojtojë, pranojë (t’i zgjedhe faktet)
  • Të reagohet në objektin e vrojtuar (të pajtohet, dëshira)
  • Të merret qëndrimi në dobi të atij objekti (vlerësuar, përvetësuar)
  • Të organizojë vlerat e veta pasi që i ka theksuar (t’i udhëzojë, hierarki të vlerave), etj.
Pra, siç shihet nga kjo analizë e qëllimeve të edukimit moral është përfshirë analiza nga aspekti kognitiv, afektiv, dhe veprues.
Si përfundim mund të themi se koha kërkon që shoqëria jonë, veçanërisht familja, shkolla dhe komuniteti të kthejnë sytë nga edukimi. Shoqëria jonë do të bëhet moderne, kur njerëzit tanë të vetedukohen dhe të mësohen me jetën sociale, kur parimet dhe idetë morale të shoqërisë të përthithen organikisht, të bëhen pjesë e personalitetit të tyre. Shoqëria jonë ka sot më shumë se kurrë nevojë që konsensualisht të pranojë, të përpunojë dhe të transmetojë tek njerëzit, një sasi normash dhe rregullash morale, pa të cilat nuk mund të krijohet kohezion.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels