IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Etapat e organizimit të punës mësimore

1. Hyrja (përgatitja) në punën mësimore
Hyrja apo përgatitja në punën mësimore, zë vend të rëndësishëm si etapë e organizimit të punës mësimore. Varësisht se në çfarë mënyre do të zhvillohet puna me etapën përgatitore, ashtu do të zhvillohen etapat që pasojnë. Pra, suksesi i kësaj etape varet se çfarë qasje do t’ i bëhet hyrjes nga ana e arsimtarit.

Është me rëndësi të ceket se përmes kësaj etape mundësohet përgatitja për të vazhduar realizimin e etapave pasardhëse, prandaj mund ta quajmë etapa përgatitore.
Hyrja në parim zgjat shkurt, përafërsisht 5 minta aq sa të zhvillojë kurreshtjen tek nxënësit për atë që do të mësohet. Në pjesën hyrëse të orës arsimtari bën pëgatitjen “nxehjen” e nxënësve për të përvetësuar mësimin e ri. Në fillim arsimtari në mënyrë spontane duke marrë shembuj nga jeta e përditshme bën lidhjen e tyre me mësimin e ri, bën nxitjen e ndjenjave dhe emocioneve, stimulimin e funksioneve intelektuale, krijon atmosferë për punë mësimore dhe nxit nteresim për përvetësimin e njohurive të reja duke e vënë nxënësin para problemit mësimor, respektivisht duke e subjektivizuar edhe vetë nxënësin si faktor i rëndësishëm i punës mësimore.
Pra, hyrja fillon me parashtrimin e pyetjeve nga njësia mësimore e kaluar, me bisedë të lirë, me demonstrim, me të vërejturit e ilustrimeve, ndërlidhjen e problemit me ndonjë objekt, kontrollimi i detyrave të shtëpisë, etj.
Hyrja e cila ka për qëllim të krijojë atmosferë të punës ka një nënetapë që nuk vërehet shumë, ajo është paraqitja e qëllimit të mësimit. Pas krijimit të atmosferës së punës si dhe zgjerimit të komunikimit paraqitet qëllimi.
Qëllimi i etapës hyrëse, siç theksuam edhe më lartë është që në mënyrë graduale t’ i nxisë nxënësit për punë, të vë në funksion të menduarit e tyre, të bëjë të mundur ikuadrimin e plotë të nxënësve në mësim, të rrisë shkallën e produktivitetit dhe efikasitetit, të rrisë pavarësinë gjatë punës së mëtejshme, etj.
2. Shtjellimi – zhvillimi i lëndës së re
Është etapë më e rëndësishme e punës mësimore. Ndryshe quhet edhe zhvillimi i lëndës së re, e cila fillon nga faza përgatitore e orës dhe përfshinë pjesën qendrore të saj, realizon përmbajtjen edukative dhe arsimore, që është parashikuar sipas planit dhe programit, duke formësuar punën mësimore në pikëpamjë didaktiko-metodike, nxënësit fitojnë dituri të reja.
Kjo etapë zgjat 15-20 minuta dhe paraqet proces në të cilën realizohen qëllimet dhe detyrat e mësimit të definuar në njësinë mësimore. Siç theksuam edhe më lartë kërkesa themelore që shtron kjo etapë e orës mësimore është që nxënësi të përvetësojë e thellojë dituri, të ushtrojë, përforcojë e sistematizojë dituritë e përvetësuara.
Kjo etapë e punës mësimore për nga karakteri i veprimeve operative të saj, është një proces i angazhimit të përbashkët të mësimdhënësit dhe nxënësve, i cili rrjedh nga vetë karakteri bashkëkohor i organizimit të mësimit. Mbështetur në këto kërkesa, etapa e shtjellimit të lëndës së re ndodhet në varësi direkte (sikurse edhe etapat tjera) nga përgatitja paraprake e nxënësve, që zakonisht bëhet në pjesën hyrëse të orës, që ka për qëllim integrimin e nxënësve në punën dhe përmbajtjet e reja mësimore.
Në këtë etapë pozitë të rëndësishme ka nxënësi si subjekt aktiv, i cili ka rol me rëndësi në punën mësimore dhe në tërë procesin e organizimit didaktik të mësimit duke fituar përmasa të reja të angazhimit në të gjitha sferat dhe etapat e artikulimit mësimor.
Rezultatet përfundimtare të punës mësimore të kësajë etape mund të vlerësohen në fazën përfundimtare të saj duke vërejtur me anë të përsëritjes dhe kontrollimit se sa dhe si i kanë përvetësuar nxënësit përmbajtjet e reja mësimore.
3. Ushtrimet në punën mësimore
Si pjesë përbërëse e punës mësimore janë edhe ushtrimet në punën mësimore. Ushtrimet përbëjnë një etapë shumë të rëndësishme në organizimin e procesit mësimor.
Me ushtrime në mësim kuptojmë formimin e shkathtësive në përvetësimin e teknikës së kryerjes së ndonjë veprimi. Ushtrimet kanë për qëllim t’ i aftësojnë nxënësit për kryerjen me sukses të veprimtarive përkatëse.
Shpesh herë të ushtruarit identifikohet me përsëritje, që nga aspekti didaktik është e gabueshme. Të ushtruarit lidhet patjetër me përsëritjen, mirëpo këto dy funksione didaktike duhet të dallohen duke pasur parasyshë qëllimin dhe kuptimin themelor e çdonjërit prej tyre, pra, edhe dallimet në ekzekutimin didaktik. Qëllimi i të ushtruarit është formimi i shkathtësisë për përvetësimin e teknikës së punës, kurse qëllimi i përsëritjes është arritja qëndrueshmërisë së diturive.
Kjo etapë didaktike në procesin mësimor ndahet në disa faza, edhe atë:
  • Ushtrime fillestare
  • Ushtrime plotësuese dhe
  • Ushtrime korrektuese
Ushtrimet mund të ndahen në:
  • Ushtrime me gojë (ushtrime për të shprehurit e gjuhës amtare, në gjuhën e huaj, për zgjedhjen e problemeve mësimore, etj.)
  • Ushtrime me shkrim (për përvetësimin e shkrimit në gjuhën amtare, në formë të përshkrimeve dhe diktimeve, për punë gjysmë të pavarur, për t’ u shprehur drejtë në gjuhë të huaj, për zgjidhjen e problemeve në mësim, punimet krijuese me shkrim të nxënësve, etj.)
Ushtrimet mbështeten në aftësinë e të kuptuarit dhe të menduarit, sikurse edhe mbi bazën e zhvillimit të shumë proceseve të përbëra psikike, sidomos në të vërejturit, perceptimin, kujtesën dhe aktivitete të tjera intelektuale, të cilat ngrejnë ushtrimet në një shkallë më të lartë dinamogjene, duke mundësuar edhe zhvillimin e veçorive kreative të shprehjes individuale të veprimeve.
Gjatë ushtrimeve në punën mësimore shpeshherë përdorën rregullatorë apo mjete të veçanta didaktike, që u lehtësohet nxënësve kryerja e ndonjë veprimtarie. p. sh. gjatë ushtrimit të skrimit fillestar përdoren fletore me vija të ndryshme.
Është karakteristike për këtë etapë didaktike se ajo zbatohet kryesisht në mënyrë individuale, domethënë me të ushtruar individual nxënësit fitojnë shkathtësi.
Pra, ushtrimet si etapë e punës mësimore janë shumë të rëndësishme sidomos sa i takon aftësimit dhe përgatitjes së gjeneratave të reja për jetë dhe punë, për punë të pavarur e sidomos për punë prodhuese, d. m. th. ushtrimet janë pjesë përbërëse e çdo etape apo faze të organizimit të punës mësimore.
4. Përsëritja dhe përforcimi në punën mësimore
Sikurse etapat e cekura më lartë, edhe etapat e përsëritjes dhe përforcimit janë pjesë shumë me rëndësi në punën mësimore.
Në Fjalorin e Pedagogjisë, përsëritje është kthimi te matriali i mësuar, i bërë me qëllim ngulitjeje, thellimi, zgjerimi dhe sistematizimi të njohurive, aftësive dhe shprehive të nxënsve.
Sipas Dr. Nijazi Zylfiut, përsëritja përfshinë në vete edhe të gjithë strukturat përbërëse të përforcimit, dhe se përsëritja është një komponentë relativisht i pavaruri mësimit, i cili mbështetet në tërësi edhe në elemenete të veçanta të përforcimit të ligjeve të të nxënit, gjatë punës mësimore.
Detyrë e mësimit është që dituritë dhe shkathtësitë e fituara të bëhen pasuri e përhershme e nxënësit dhe të pengohet harresa. Për këtë qëllim organizohet përsëritja, që në tërësinë e procesit mësimor ka karakter të etapës së veçantë didaktike.
Prandaj, etapa e përsëritjes në punën mësimore aplikohet në të gjitha lëndët në harmoni me planin e paraparë për përsëritje apo sipas rasteve të veçanta. Ajo është pjesë përbërëse e procesit mësimor dhe në mënyrë të organizuar ajo në masë të caktuar aplikohet gjatë gjithë zhvillimit të punës mësimore.
Përsëritja dhe përforcimi janë dy forma ose dy nivele të njohjes mësimore, sepse kanë një burim – zhvillimin e mësimit, përmbajtjet mësimore të zhvilluara më parë – dhe përsëritja është fazë e natyrshme për thellimin dhe sistematizimin e njohurive.
Zakonisht, përsëritja organizohet në fund të orës, por edhe gjatë orës. Ajo organizohet kryesisht me anë të pyetjeve të shtruara nga ana e arsimtarit. Përsëritja mund të organizohet edhe në formë të kontrollit të njohurive si: me pyetje, me detyra, me aktivitete praktike, etj.
Përsëritja është e lidhur ngushtë me përforcimin e diturive e cila në esencë kërkon sistematizim në procesin e njohjes mësimore të mësimdhënies, pa kërcime, pa lëshime, respektimin e aftësive intelektuale të nxënësve, etj. Prandaj edhe procesi i përsëritjes dhe përforcimi mbështetet në procedura ngjashme me procesin e zhvillimit të mësimit të ri që shkohet prej së afërmems nga e largëta.
Nga kjo që thamë më lartë, mund të përfundojmë se përsëritja gjatë zhvillimit të mësimit të ri na ndihmon të bëjmë lidhjen e mësimit të ri me mësimn e kaluar. Pra, njohurtë e fituara më parë mund t’ i shfrytëzojmë si bazë mbështetjeje për t’ i kuptuar më lehtë njohuritë e reja.
5. Detyrat e shtëpisë të nxënësve
Detyrat e shtëpisë të nxënësve është etapë shumë e rëndësishme e organizimit të punës mësimore shikuar nga aspekti klasë-orë-lëndor i organizimit.
Detyrat shtëpiake janë pjesë e pandarë e punës mësimore, që nënkupton vazhdimin e detyrave mësimore të nisura në shkollë dhe përfundimin e tyre në shtëpi. Përmes tyre bëhet aktivizimi i drejtpërdrejtë dhe i pavarur i nxënësve për përforcimin dhe përsëritjen e lëndës mësimore pa mbikqyrje nga ana e arsimtarit.
Vlera e detyrave shtëpiake, sipas Dr. Nijazi Zylfiut është e dyfishtë:
1. Arsimore (nxënësit i përgatit dhe i aftëson për punë të pavarur në përvetësimin, thellimin dhe zgjerimin e diturive).
2. Edukative (krijojnë shprehi për punë sistematike, planifikim të kohës dhe angazhimeve, duke e rritur nivelin e përgjegjësisë ndaj obligimeve si dhe përgatitin për veprime vetëvlerësimi).
Didaktika ka përcaktuar disa kërkesa ndaj detyrave mësimore: të jenë konkrete, të paraqiten qartë dhe bukur, të mos krijojnë mbingarkesë për nxënësit. Që të përmbushen këto, nxënësit duhet të kenë të qartë metodikën e punës për kryerjen e detyrave, si duhet punuar me librin, si duhet mbajtur shënimet, kur duhen zgjidhur detyrat e vështira e kur ato të lehtat, si duhet bërë vetëkontrolli, etj. Gjithashtu për përmbushjen e këtyre detyrave duhen krijuar kushte të volitshme për punë si dhe kërkohet angazhimi i mësimdhënësit, prindërit dhe i vëtë nxënësve.
Sipas mënyrës së kryerjes së veprimeve, detyrat mund të ndahen në:
  • detyra me shkrim,
  • detyra me gojë dhe
  • detyra praktike.
Kurse sipas qëllimit se çfarë kemi përcaktuar si objektiv, ato ndahen në:
  • detyra përgatitore,
  • detyra për ushtrime dhe
  • detyra për përforcim.
Kërkesa themelore didaktike është që çdo punë e pavarur e nxënësit duhet të kontrollohet. Mënyra e kontrollimit mund të ndërrojë nga arsimtari; nganjëherë mjafton edhe një kontrollim i rezultateve kalimthi, por është shumë me rëndësi që arsimtari të kontrollojë kohëpaskohe imtësisht dhe me kujdes të madh detyrat e shtëpisë të nxënësve dhe nëse nuk ka kohë të mjaftueshmegjatë mësimit për këtë qëllim, këtë punë e kryen edhe jashtë mësimt, në shkollë ose në shtëpi.
Kontrollimi i detyrave të shtëpisë të nxënësve është shumë me rëndësi, sidomos kontrollimi i hollësishëm, sepse te nxënësit krijohet bindje e thellë se arsimtari i kontrollonë detyrat detajisht dhe në këtë mënyrë ata do të mundohen sa më shumë që punën e tyre ta kryejnë sa më saktë dhe në mënyrë të pavarur.
6. Kontrollimi dhe vlerësimi (notimi) i diturive
Kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve si pjesë përbërëse e organizimit të punës mësimore, është një fazë shumë e rëndësishme dhe e pashmangshme, përmes së cilës bëhet kontrollimi dhe vlerësimi i përvetësimit të njohurive, shprehive dhe aftësive të nxënësve.
Kontrolli i nxënësve, si një etapë paraprake dhe përcjellëse e procesit të vlerësimit, duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo ore dhe etape të punës mësimore dhe të krijojë bindjen e mësimdhënësit për efektet e punës së vet. Kontrollimi zhvillohet në orë të veçanta, por kryesisht është pjesë përëbërëse e çdo ore mësimore dhe përfshinë jo vetëm dituritë, por edhe shkathtësitë dhe shprehitë e fituara.
Kontrollimi i njohurive të nxënësve mund të jetë:
  • kontrollimi gojarisht, përmes të cilit arsimtari e kontrollon nxënësin në mënyrë verbale (bashkëbisedimi), d. m. th. nxënësit i parashtrohen pyetjet përkatëse dhe prej tij kërkohet që në mënyrë të pavarur të japë përgjigje të caktuar.
  • kontrollimi me shkrim, këtu kontrollimi bëhet në bazë të detyrave grafike ose me shkrim të nxënësit, detyrave të shtëpisë dhe atyre shkollore, përmes testeve të ndryshme, përmes zgjidhjes së detyrave në tabelë.
  • kontrollimi praktik, zakonisht kryhet nëpër laboratore apo jashtë me anë të ushtrimeve (punëve) të ndryshme.
Duke e kontrolluar procesin e të menduarit të nxënësit, mësuesi përcakton rrugën e drejtë apo të tërthortë, mekanike apo logjike që ka ndjekur nxënësi për të arritur në përgjithësime, në konkluzione, në formulimin e ligjeve, etj. Nga fillimi deri në fund të këtij procesi është e rëndësishme që të krijohet atmosferë serioze pune dhe pa tension. Këtu ka rolin e vet shprehja e mësuesit, mimika dhe qëndrimi i tij.
Pra, kontrollimi i diturive, i shkathtësive dhe i shprehive të nxënësve luan rol shumë pozitiv në përcaktimin e asaj se sa janë të qëndruëshme njohuritë e përvetësuara të nxënësve, se në çfarë mënyre i kanë kuptuar (përvetësuar) njohuritë e zhvilluara më parë, në ç’ nivel janë ato d. m. th. sa janë në gjendje që nxënësit t’ i manifestojnë ato praktikisht, etj.
Siç cekëm më lartë, edhe vlerësimi i diturive të nxënësve është pjesë përbërëse e organizimit të punës nësimore si dhe është një veprim shumë i ndjeshëm, si në aspektin pedagogjik ashtu edhe në atë psikologjik.
Qëllimet për të cilat aplikohet vlerësimi, shikuar nga aspekti i vleftës dhe rëndësisë që ka gjatë procesit të punës mësimore, janë mësimore, diagnostike dhe orientuese. Sa i takon formës se si bëhet vlerësimi, ai mund të jetë: në formë numerikepërshkruese (deskriptive) dhe me anën e testeve.
Përmes vlerësimit, mund të konstatojmë suksesin dhe mundësitë e nxënësit për përvetësimin e dijeve, gjithashtu vlen të theksohet se mund të zbulojmë prirjet për kreativitet, përparësitë dhe dobësitë në mësim të çdo nxënësi, qëndrimin ndaj punës (mësimit), aftësinë e të vlerësuarit kritik, etj.
Në fund, është me rëndësi të thuhet, se kontrollimi dhe vlerësimi i diturive të nxënësve, si etapë me peshë në organizimin e punës mësimore, duhet të jetë i plotë dhe objektiv, sa më i drejtë dhe i saktë, arsimtari gjithmonë duhet të merret me tërë klasën e jo vetëm me nxënësit e mirë, rezultatet e arritjeve të nxënësve t’ i bëjë publike si dhe të krijojë atmosferë humori në momente të caktuara.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels