IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Cdo dite sot degjojme per raste te tmerrshme aksidentesh . Ku qindra vete humbin jete cdo dite. Secili nga ne duhet te ndergjegjesohet per vlern e jetes . Per ta bere kete duhet qe te sensibilizohen te rinjte te paret.  Lexo me shume.....

Kur te ngasesh nje automjet perpiqu ti kujtosh rregullat e meposhtme.
Vlersoje jeten!

Shkaqe dhe statistika te aksidenteve rrugore
Ø  Pakujdesite ne drejtimin e mjetit
Ø  Perdorimi i alkoolit
Ø  Mungesa e sinjalistikave http://eseshkolle.blogspot.com/
Ø  Neglizhenca e kalimtareve
Ø  1465-aksidente rrugore kane ndodhur ne vitin 2009
Ø  374-persona kane pesuar plage te renda
Ø  1080-persona kane pesuar plage te lehta
Ø  300- persona kane vdekur
Ø  80% e viktimave jane meshkuj
RRETHET ME NUMRIN ME  TE LARTE TE AKSIDENTEVE JANE:
LEVIZJA E MAKINAVE
Mjetet ne rruge kryejne levizje drejtevizore dhe te lakuar. Gjate levizjes se tyre ndodh qe te ndodhin aksidente ne pjese rruge te ndyshme.ndodhja e aksidenteve ndodh per arsye te ndryshme,por kjo s`do te thote qe drejtuesit e mjeteve s`jane te afte qe te parandalojne nje aksident.Qe te parandalohen aksidentet duhet qe drejtuesi te kete parasysh ;distancen nga mjeti ne mjet,shpejtesine,siperfaqen e rruges si dhe gjendjen e tij psiqike dhe fizike
GJENDJA PSIQIKE-FIZIKE
Nese drejtuesi I mjetit nuk eshte ne gjendje te mire psiqike dhe fizike  sjell  mos reagim dhe reflektim ndaj manovrave te mjeteve te tjera ,rritje te shpejtesise dhe monovra te ndryshme te palejueshmje ne rruge.Realizon parakalime te rrezikshme .Duke mos respektuar distancen e mjetit nga mjeti si dhe shpejtesine  per parakalim
SHPEJTESIA.
Qe te parandalohen aksidentet duhet qe mjetet te respektojne sinjalistikat e shpejtesise , te ecin ne rruge te ndryshme nepermjet shpejtesise se lejuar e mos te kryejne parakalime me mjetet e tjera qe kane shpejtesi me te madhe  se e mjetit te vet,mos te rrisin shpejtesine per te parakaluar kur fushepamja e rruges eshte e pamjaftueshme,siperfaqja e rruges eshte e rreshqiteshme si dhe kur kane perpara mjete me lende te rrezikshme ao mbingarkesa e mjetit perpara eshte e vendosur jo ne menyre te rregullt.
KOEFICENTI I FERKIMIT
Koeficenti I ferkimit ne lidhje me siperfaqen e rruges jane.
Per rruge me akull 0,1
Per rruget e lagur  0.3-0.4
Per rruget e thate me asfalt te zakonshem 0.6
Per rruget me granil 0.8
DISTANCA E MJETIT  NGA MJETI
Largesia e mjetit nga mjeti  shuma e distances se reagimit me distancen e frenimit,e cila eshte rruga qe pershkon mjeti  nga momenti I shtypjes se pedalit te frenimit deri ne ndalimin e plote.
Distanca e reagimit  eshte   rryge e pershkuar per 1s  ose e shprehur S = 0.3V
Distanca e frenimit te mjetit eshte S= V2  / 254k
V- shpejtesia e levizjes se mjetit ne momenti e shtypjes se pedalit dhe k koeficenti I ferkimit te rrotes me rrugen
pra ,largesia e sigurise ndermjet mjeteve eshte’
S = Sr + Sf  = 0.3V + V2  / 254k
Distanca e frenimit eshte ne perpjestim te drejte me katrorin e shpejtesise se mjetit dhe ne perpjestim te zhdrejte me koeficentin e ferkimit.Kjo do te thote qe shpejtesia dyfishohet atehere distanca e frenimit katerfishohet.
PER RRUGE ME AKULL
Ne rasti kur mjeti leviz me nje  V = 60 m/s dhe koeficenti I ferkimit eshte 0.1  atehere distanca qe duhet te mbaj mjeti nga mjeti per parandalim aksidenti gjendet me formulen
S = Sr + Sf  = 0.3V + V2  / 254k zevendesojme dhe kemi
S = Sr + Sf  = 0.3 60  + 60 60  / 254 0.1=
18+ 3600/25.4=159m.
 .Po per te njejten rruge gjejme forcen e ferkimit si dhe nxitimin me te cilen leviz makina.
Dime qe f = µN
Por ne baze te ligjit te Njutonit dime qe f = ma
Meqenese makina kryen levizje forca qe vepron mbi te eshte forca e ferkimit bejme barazimin e dy shprehjeve dhe kemi
µN = ma  ku N= mg zevendesojme
µmg = ma qe ketej sjell qe a = µg = 0.98 m/s2
m.q.se makinat arrijne ne masa te ndryshme studiojme makinen me mase 3500kg.forca e ferkimit ne kete rast eshte
F= ma = 3500 * 0.98 = 3430N.
Qe ne keto rruge te mos kete aksidente  duhet qe makina nga makina te kete  madhesite fizike te gjetura me siper

PER RRUGE TE LAGUR
Nese mjeti leviz me  V= 30 m/s si ne menyren e mesiperme gjejme madhesite fizike per parandalimin e aksidentit tek mjetet.
S = Sr + Sf  = 0.3V + V2  / 254k = 0.3 *30 + 30*30/254*0.4 = 18m
 .Po per te njejten rruge gjejme forcen e ferkimit si dhe nxitimin me te cilen leviz makina.
Dime qe f = µN
Por ne baze te ligjit te Njutonit dime qe f = ma
Meqenese makina kryen levizje forca qe vepron mbi te eshte forca e ferkimit bejme barazimin e dy shprehjeve dhe kemi
µN = ma  ku N= mg zevendesojme
µmg = ma qe ketej sjell qe a = µg = 3.92m/s2
m.q.se makinat arrijne ne masa te ndryshme studiojme makinen me mase 3500kg.forca e ferkimit ne kete rast eshte
F= ma = 3500 * 3.92
 = 13720N.
Qe ne keto rruge te mos kete aksidente  duhet qe makina nga makina te kete  madhesite fizike te gjetura me siper

NE RRUGE ME ASFALT TE ZAKONSHEM
Nese mjeti leviz me  V= 40 m/s si ne menyren e mesiperme gjejme madhesite fizike per parandalimin e aksidentit tek mjetet.
S = Sr + Sf  = 0.3V + V2  / 254k = 0.3 *40 + 40*340/254*0.6 = 16m
 .Po per te njejten rruge gjejme forcen e ferkimit si dhe nxitimin me te cilen leviz makina.
Dime qe f = µN
Por ne baze te ligjit te Njutonit dime qe f = ma
Meqenese makina kryen levizje forca qe vepron mbi te eshte forca e ferkimit bejme barazimin e dy shprehjeve dhe kemi
µN = ma  ku N= mg zevendesojme
µmg = ma qe ketej sjell qe a = µg = 5.88m/s2
m.q.se makinat arrijne ne masa te ndryshme studiojme makinen me mase 3500kg.forca e ferkimit ne kete rast eshte
F= ma = 3500 * 5.88
 = 20580N.
Qe ne keto rruge te mos kete aksidente  duhet qe makina nga makina te kete  madhesite fizike te gjetura me siper

NE RRUGE ME ASFALT GRANILI
Nese mjeti leviz me  V= 70 m/s si ne menyren e mesiperme gjejme madhesite fizike per parandalimin e aksidentit tek mjetet.
S = Sr + Sf  = 0.3V + V2  / 254k = 0.3 *70 + 70*70/254*0.8 = 49m
 .Po per te njejten rruge gjejme forcen e ferkimit si dhe nxitimin me te cilen leviz makina.
Dime qe f = µN
Por ne baze te ligjit te Njutonit dime qe f = ma
Meqenese makina kryen levizje forca qe vepron mbi te eshte forca e ferkimit bejme barazimin e dy shprehjeve dhe kemi
µN = ma  ku N= mg zevendesojme
µmg = ma qe ketej sjell qe a = µg = 7.84m/s2
m.q.se makinat arrijne ne masa te ndryshme studiojme makinen me mase 3500kg.forca e ferkimit ne kete rast eshte
F= ma = 3500 * 7.84
 = 27440N.
Qe ne keto rruge te mos kete aksidente  duhet qe makina nga makina te kete  madhesite fizike te gjetura me siper

PER RRUGET NE LEVIZJE RRETHORE
  Shpesh ne jeten e perditshme hasim rruge me kthesa. Per te qene sa me te sigurte ne keto rruge duhet qe te zbatojme nje rregull mbi shpejtesine. Ky rregull thote qe  V=√µgR.
  Ne rastin kur rruga eshte e thate dhe rrezja e rruges 50m shpejtesia eshte afersisht 21m\s , kurse ne rastin e rruges se ngrire afersisht tre here me e vogel.
  Keshtu , kujdes ne kthesa!
  Duhet ulur shpejtesia per te qene I sigurte ne kthese.Shihet se kjo shpejtesi nuk varet nga masa e makines. Vihet re se cdo gje nga gjendja e ferkimit te rrotave me rrugen.

DISA RREGULLA PER PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE
Drejtuesit e mjeteve nuk duhet te kryejne asnjelloj manovre qe sjell aksidente ne rruge.
Duhet te jete I vetedijshem kur drejton mjetin.te ruaj shpejtesine dhe te rris shkallen e reagimit .Te mos parakaloj mjetet e tjera kur kjo manover nuk realizohet ne baze te shpejtesise ,fushepamjes dhe distances nga mjeti ne mjet.
Te kene parasysh perberjen e rruges dhe masat qe duhen te marin kur kalojne ne rruge me rrezikshmeri te larte.te mos perdorin alkol apo substanca te tjera narkotike.
 te kontrollojne sistemet e frenimit dhe gjendjen teknike te mjetit para se ato te nisin udhetimin

SIGURIA RRUGORE, SITUATË E RËNDUAR ME VIKTIMA
   Shqipëria bën pjesë në vendet me problematikë të shumtë në qarkullimin dhe sigurinë rrugore. Situata e rënduar në këtë shërbim publik, tashmë është pranuar edhe prej institucionit të Policisë së Shtetit, që mbulon me shërbim e menaxhim kontrolli rrugor, krejt sistemin e qarkullimit. Por fakti është, se rrugët e vendit, bulevardet, rrugicat e lagjeve dhe asket nacionale e ato rurale, gjakosen përditë dhe madje në numër të madh aksidentesh, me viktima, me të plagosur e me mjete të shkatërruara. Jo vetëm sot në ditën e sigurisë rrugore, por përditë duhet të shtrohet pyetja shqetësuese: Kush është shkaku që nuk kemi siguri rrugore: Janë drejtuesit e mjeteve, janë ligjvënësit, ligjzbatuesit dhe ligjkontrolluesit e qarkullimit rrugor, apo janë rrugët ku kryhet qarkullimi? Nga vrojtimet e ekspertëve vendas e të huaj, rezulton se në Shqipëri, shkak nuk është ligji i qarkullimit, por janë drejtuesit e mjeteve dhe së pari janë rrugët pa standarde, pa sinjalistikë funksionale orientimi, me polici rrugoreindiferente, të paaftë, të paorganizuar me sistem të plotë shërbimi, të pakualifikuar e të korruptuar. Po si janë ndërtuar rrugët në Shqipëri? Cila është gjendja e rrugëve ekzistuese, të ndërtuara qysh përpara 20 e 30 vitesh? Cila është siguria e mjeteve në këto rrugë? Cilat janë investimet infrastrukturore orientuese në rrugët tona? Në Shqipëri, sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, ka rrugë pa standarde, pra ka rrugë sa për të kaluar makinat, por jo për të qenë të sigurta gjatë lëvizjes.

   NGA 30 KUSHTET E SIGURISË RRUGORE, SHQIPËRIA PLOTËSON VETËM 2 PREJ TYRE Rrugët në Shqipëri kanë mjaftueshmërisht ndikim përcaktues në situatën e alarmante të sigurisë rrugore. Nga mungesa e kushteve të sigurisë, në rrugët e vendit ndodhin çdo vit afro 2100 aksidente me 340 viktima e 2600 të plagosur, shifër kjo që ka si shkak rrugët pa standarde ndërtimi dhe me sinjalistikë të munguar, ose të ç’orientuar. Kjo shifër aksidentesh, na rendit në vendet me nivelin më të lartë të aksidenteve në Evropë. Ka shumë shqetësime në lidhje me rrugët e ndërtuara, Çdo ditë, nëpër rrugë, në qendra qytetesh, në rrugë rurale, madje edhe nëpër trotuar e rrugica lagjesh, ka ngjarje të rënda aksidentesh, shoqëruar me viktima të shumta e të plagosur që përfundojnë si invalidë.. Kudo sipas “inventarit” të qeverisë, kemi “rrugë nacionale me parametra të larta fizike, teknike, sigurie dhe të kompletuara”. Në fakt, siç na thanë disa ekspertë e specialistë, rrugët ku ne lëvizim janë veçse rrugë rurale të asfaltuara, jashtë standardeve si ndërtim infrastrukturë! Sipas një statistike që publikoi dje Ministria e Shëndetësisë, çdo vit në Shqipëri bëhen aq aksidente rrugore, sa përveç jetëve të humbuar njerëzore, kostoja e tyre totale vjetore arrin shifrën 100 milionë euro humbje për buxhetin e shtetit. Po t’i referohemi raportit vjetor të Bankës Botërore për Shqipërinë, llogaria rezulton se kostoja për 1 vdekje në aksident rrugor është e barabartë me 475 mijë dollarë. Vetëm nga aksidentet në vitin 2007 (277 aksidente) ekonomisë shqiptare i humbën afro 300 milionë dollarë shpenzime e pagesa shërbimesh dhe sigurimesh.
 
7 TREGUES PASIGURIE NË RRUGËT E SHQIPËRISË
   1.    Në 85% të gjatësisë të rrugëve nacionale shqiptare, nuk ka as mbikalime dhe as nënkalime, ndërkohë që në kaset nacionale, ka 473 nyje ndërprerëse qendrash banimi e lëvizjesh kalimi të detyruara të popullatës dhe hyrje-daljeve të ndërmjetme.
2.    Në afro 40% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, mungon sinjalistika e nevojshme e detyrueshme, për një vetë-menazhim normal e të sigurtë të qarkullimit, prej drejtuesve të mjeteve.
3.    Në 35% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe sinjalistika orientuese e qarkullimit është e vendosur në kundërshtim të plotë me kushtet konkrete praktike të orientimit për qarkullim rrugor normal e të sigurt.
4.    Në 20% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe shenjat orientuese të qarkullimit, janë të padukshme dhe jashtë përdorimit nga dëmtimet, vjedhjet ose fshirja e figuracionit.
5.    Në 60% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, sidomos autostradave, madje dhe mbi mbikalime, tabelat orientuese të qarkullimit rrugor janë të mbuluara prej reklamave gjigande të firmave private, të cilat janë ngjitur me paretet anësore të rrugëve, ndërkohë që sipas ligjit duhet të jenë mbi 20 metër larg tyre.
6.    Në 70% të rasteve, policët e kontrollit rrugor, në mënyrë të kundërligjshme, qëndrojnë të fshehur dhe shfaqen befasisht në rrugë duke ngritur tabelat për ndalim vetëm 30-40 metër përpara mjeteve, duke futur drejtuesit në presion ndëshkimi, në ankth, stres dhe humbje të befasishme të kontrollit të drejtimit të mjeteve.
7.    Afro 65% e rrugëve nacionale në Shqipëri, janë vetëm me 30% kompletim, siguri teknike e fizike për të qarkulluar normalisht e pa pasoja.

http://eseshkolle.blogspot.com/TIRANE - Një aksident ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit tek ura e Lanës tek ish parku Rinia, pranë kompleksit Taivani.

Një taksie e bardhë tip benz me targa TR 996 B ka përplasur një mjet tjetër tip benz A Clas me targa AA 156 EY , i cili është përmbysur. Si pasojë e aksidentit u plagosën dy drejtuesit e mjeteve.

Të dy të plagosurit janë dërguar për në Spitalin Ushtarak.  Drejtuesja e mjetit tip benz ka marrë shembje në trup.

Aksident ne aksin Tirane-Rinas
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Tiranë-Rinas ku janë përplasur dy automjete me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes ku dy makina njëra me targa të huaja dhe
tjetra me targa shqiptare janë përplasur me njëra tjetrën, si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i njërit prej automjeteve e ndërkohë personi tjetër ndërroi jetë në spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje
Përplasja ka ndodhur mes një makine me targa amerikane dhe një benzi me targa TR 33 31 K. Mësohet se viktima ka qenë në automjetin tip benz teksa makina me targa amerikane e cila vinte direkt nga Rinasi ka bërë që dy mjetet të përplasen fatalisht mes tyre si shkak i shpejtësisë.

Mësohet se viktima, Altin Bare 27 vjeç, ndodhej në mjetin tip Benz, ndërsa ndërsa Bledar Smaja në mjetin tjetër, Smaja u dërgua në spitalin Ushtarak, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti dhe ndërroi jetë në orët e vona të së enjtes.

Disa thenie te shkencetareve  te medhenj
      Ligji i ruajtjes se veshtiresive : nuk ka asnje menyre te lehte per te vertetuar dicka te lehte.
       Pse matematicienet kane frike te ngasin makinen.
-Sepse gjeresia e rruges eshte e paperfillshme ne krahasim me gjatesine e saj.
      Mos u shpejto ne marrjen e vendimeve por..kur i merr ato mos vono zbatimin e tyre 
Njeriu qe la rrugën e vjetër për atë te renë di se çfarë la s'di se çfarë gjene 

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels