IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Komunikimi i quajtur shoqëror

1. Përcaktimi
1.Secila shoqëri synon të luftojë kundër të këqijave shoqërore, që e godasin (pasiguria. aksidentet, sëmimdjet, dëmtimi i mjedisit etj.)
dhe të përkrahë vlerat kolektive të nevojsbme për mirëqenien e lulëzimin e saj. Mirëpo mjaft shpejt del se
rregullat dhe kontrollet janë të paafta për të arritur rezultatet e shpresuara. Për ta ndryshuar sjelljen individuale, nuk mjafton ta bësh të detyrueshme një masë, të kërcënosh me sanksione në rast shkeljeje. Është më mirë të behet përpjekja për të arritur pajtimin vullnetar të secilit nëpërmjet një procesi. i cili mbështetet te vullneti për t"u bërë pjesëmarres në mirëqenien e vet dhe :te kolektivit. Ky ështe objektivi i komunikimit shoqëror.Ndërsa reklama tregtare shfrytëzon të mirat e prodhimeve për t'i bërë që të blihen, komunikimi shoqëror, teknikat dhe mjetet e të cilit janë të aferta me të, meqë ka po atë përdorim të përgjithësuar të mediave (fushatat me pllakate. mesazhet nëpërmjet televizionit etj.), synon që ta bëje secilin qytetar të përgjegjshëm per zgjedhjet e veta, në lëmin e shendetit e të sigurisë, si dhe të arrijë pjesëmarrjen e tij në jetën publike. Ai nuk mjaftohet me informimin. Një njoftim i tipit ""Mos pini duhan! Duhani ju dëmton rëndë shëndetin!" nuk u jep duhanxhinjve arsye të mjafta për t'u sjellë më mirë. Komunikimi i përpunuar shkencërisht studion të gjitha karakteristikat e zakonit të pirjes së duhanit, marrëdhëniet e varësisë së organizmit prej pirjes se cigareve, si dhe analizon gjithë mjetet e bindjes, të përshtatshme për t'i ndryshuar ato sjellje. Shpjegimi dhe përgjigjja vijnë përpara një parulle. Ai shtron tri pyetje të rëndësishme:
-Cilat jane bazat ekonomike, morale dhe politike të komunikimit shoqëror?
-Cila është ligjshmëria e tij?
-Cili eshtë vendi i tij i posaçem kundrejt ligjeve dhe kontrolleve. Që konkurojnë njëkohësisht për ndryshimin e sjelljeve?
2.Komunikimi shoqëror është arritja e një evoluimi natyror të komunikimit individual evoluim në tri faza njëra pas tjetrës, sipas J. Dyranit (Durand 1981):
-  në nivelin e parë, ka thjesht bashkekzistencë ndërmjet komunikimeve individuale, aspekti shoqëror i këtyre komunikimeve ka të bëje vetëm me shumësinë e tyre; shoqërorja këtu është një realitet thjesht statistik;
-  ne nivelin e dytë, komunikimi individual merr një përmasë shoqërore. sepse rimerret dlie zgjerohet nëpërmjet një mjeti shoqëror të komunikimit ('konkretisht, nëpërmjet mediave);
-  në nivelin e tretë, shfaqet komunikimi specifik shoqëror: komunikimi lidhet me rregulla, me institucione; përpunohet një gjuhë e kodifikuar, e cila dallohet nga karakteri normativ i shprehjes individuale spontane.

Komunikimi shoqëror dallohet thelbësisht nga llojete tjera të komunikimit prej synimit përfundimtar, siç e dëshmojnë tabelat e mëposhtme:
Komunikimi shoqëror


-  lidhet më shume me jeten personale  të
qytetareve: nëpërmjet medieve, drejtimit të
mesazheve  në  mënyre  te  privilegjuar  pcr
qytetarët si idivide te pavarur (p.sh. parandalimi i semundjee dhe i aksidenteve).
-  përqendrohet  te  pasojat,  te  rezultatet:  e
kërkuara,
-  zhvillon raportet ndervepruese në të mirë të
përparimit njerëzor

Komunikimi societal
-  i shërben kombit prek me drejtpesedrejti temat e shoqerisedhe  e vlerave  morale,  mbrojtja e
trashegimise dhe e kulturës) duke iu drejtuar
nje koiektivi te marrë në teresine e tij.
-  krijon nje atmosterë psikologjiks të pershtatshme per pranimin e mesazheve shoqerore:
e zgjeron fushën e përkujdesjeve individuale,  kërkon të  perftohet  dhe te  zhvillohet
vetedijësimi kolektiv.

Komunikimi shoqëror dhe komunikimi "societal" (neologjizëm kanadez) plotësohen gjatë ndjekjes së një objektivi të përbashkët. mirëqenies individuale dhe kolektive, por të ndnyshme për pikat e mëposhtme:

Komunikimi shoqëror
- predikon ndryshime të sjelljes per të ndryshuar shprehit e jetes; është më teper kunder konsumizmit,
-  I referohet sjelljeve "ideale" të qytetarëve
lidhur me veten e tyre.
-  cilesohet prej kolektivit publik: fonde te shoqatave. pjesa me e madhe e burimeve të te cilave vijnë prej parave të mbledhura nga popullsia

Reklama
- synon te bëje që të blihet nje produkt i ri.
rrjedhimisht, e nxit konsumin,
-  e ve theksin te marka me shumë sesa te
prodhimi, synon më shumë të bindë sesa të
infonnoje,
-  paraqet nje njeri, i cili duhei të fitohet ose
te asnjanësohet, konsumatorm.
-  financohet prej produkteve që i blejne konsumatoret



2.Një  fushatë  komunikimi  shoqëror
2.1 Të ndryshosh zakonet është kurdoherë një punë me synime afatgjata. Kështu periudha e pjekjes natyrore të problemit për sigurinë rrugore i ka kaluar tridhjetë vjet: faza e sensibilizimit të opinionit publik (informimi i gjerë për çëshijen) u zgjat për gjashtë vjet, nga 1966 deri më 1972. Faza e veprimit të fuqishëm, momenti kur zbatohen masat që i përgjigjen problemit, parashi-kohet të z^jatet nja tridhjetë vjet. Dija ("iinë e di që është gjë e keqe ta ngas makinën shumë shpejt të pi kur do të ngas, të mos e vë rripin e sigurimit"). dëshira (;'duhet ta ul shpejtësinë. ta pakësoj përdorimin e pijeve alkoolike")-dhe mbi te gjitha veprimi ("nuk do ta bej më...") janë tri etapa të ndryshimit te sjelljes. që kërkojnë kohë nga disa vjet e deri te një jetë e tërë.
Zotërimi i faktorit kohë zbatohet edhe në plane të tjera. Periudha e hapjes se fushatës së informimit zgjidhet qëllimisht: ajo përputhet me periudhën kur individët janë më të hapur për ta marrë mesazhin. Lufta kundër pijes bëhet në kohën e festave, kryesisht gjatë periudhës se krishtlindjeve e vitit të ri; rregullat për drejtimin me kujdes gjatë natës përmenden gjatë lëvizjeve të mëdha në dimër. Zgjatja e fushatës së informimit, duke u mbështerur te këshillat për anën shtrënguese e shqetësuese, përcaktohet për dy ose tre muaj. periudhë e nevojshme që të arrihen rezultate pa pasur rrezik që të shihet si mbingopje. Shtjellimi i fushatës konceptohet në funksion të një vargu para-metrash: sa kohë mund të ushtrohet trysnia nëpërmjet mediave pa e tepruar me aftësinë për ta ngulitur në kujtesë? Duke nisur nga cili moment një fusha-të quhet se e ka shteruar veten? A është më rairë të përqendrohet përdorimi 1 saj te një media për shumë kohë, apo te shpërndahet për një periudhë më të shkurtër midis disa mediave? Cila është kohëzgjatja e jetës së nje mesazhi? Pas sa kohësh duhet hequr dorë nga bindja për të kaluar te shtrëngesa. vënia e rregullave dhe kontrollimi?

2.Përpunimi i një strategjie të komunikimit shoqëror u nënshtrohet parimeve teknike të rrepta. Gjatë një fushate duhet trajtuar vetëm një çëshije (njesia tematike): flishata për sigurinë rrugore do të ndalet te perdorimi i rripit të sigurimit ose te respektimi i kufizimit të shpejtësisë. ose te mospirja e alkoolit kur nget makinën, porse asnjëherë për të tria aspektet njëherësh. sepse me-sazhet e njëkohshme me tema të ndryshme fshijnë njëri-tjetrin. Informacioni duhet shpalosur gjatë një periudhe të përcaktuar shkencërisht, pa ndërprerje (njësia e kobës). Ndikimi i komunikimit është aq më i fortë. sa më i madh është numri i mjeteve që bashkohen për të njëjtin synim (njësia e tërësisë).
Strategjia na çon te pikat e mëposhtme: zgjedhja e temës së fushatës. përcaktimi i qëllimit, konceptimit, tonk. përmbajtjes. forcës tërheqëse dhe parullës së mesazhit. Në funksion të rrethanave zgjidhet çështja për të cilën komunikimi ka më shumë gjasa ta ndryshojë gjendjen ekzistuese: SIDA. droga. dhe jo doemos nje çështje themelore, si sëmundjet kardio-vaskulare ose alkoolizmi, për të cilat vdekshmëria dhe sëmundshmëria vjetore arrijnë për fat të keq në dhjetëra mijëra viktima. Në radhë të parë veprohet mbi prindët për punën e higjienës ushqimore, për shembull, për të bërë që fëmijët të hanë një mengjes të vërtetë te vogël. Konceptimi i mesazhit. një element themelor i ko munikimit, u nënshtrohet parimeve të frytshmërisë. Ai mund t"i drejtohet frikës:
"Pasoja më e rëndë e pasigurisë rrugore është vdekja, prandaj në fiishatai që merren me këtë teme është raë i përhapur përdorimi i frikës. sidomos jashië vendii. Kjo mënyrë bindjeje përligjet me arsyet e mëposhtme: pasiguria rrugore është sinonirn i aksidentit të rëndë me pasoja trupore. prej këtej zgjidhet që të tregohen pasojat dramatike lë sjelljeve të rrezikshme. me shpresën se vetem tregimi i tyre është i mjaftueshëm në vetvete; pasiguria rrugore është sinonim i shkeljes së rre-gullave dhe shoqërohet me dënimin për shkelje: një nivel mjaft i lartë i alkoolit në gjak sjell si pasojë heqjen e lejes së qarkullimit. Është e logjikshme që ta bësh drejtuesin e mjetit të mos pijë, duke i treguar rreziqet që e presin".
Por të bindësh nëpërmjet frikës eshtë një veprim delikat, pasi është e veshtirë të rroken pasojat mbi publikun. Frika do të pranohej më mire nga kategoritë shoqërore me të ardhura të pakta dhe nga femijët. Pasojat e saj luhaten sipas forcës së saj dhe sipas individëve. por edhe mund lë jenë te rrezikshme për individë, që kanë prirje neurotike (fobi. obsesione). duke u sjellë çrregullime të funksioneve psiko-motore.
Mesazhi mund t'i drejtohet humorit (për punën e sigurisë rrugore; ai pritet keq, për shkak të konotacioneve të rënda të aksidenteve) ose dhe erutizmit. Mesazhi mund të ketë ton të gëzuar ose të rëndë, të jete teknik, moralizues, shkencor ose i pushtetshem; ai duhet të predikoje sjellje mireberese .

3. Të bindësh apo të shtrëngosh?
1.Bindja dhe shtrëngesa janë dy mjete bashkëplotësuese të veprimit shtetëror në fushën e komunikimit shoqëror, ndërsa mjeti i dytë prej tyre përdoret vetëm kur dështon i pari. Puna bindëse për të ndryshuar sjelljet e papërshtatshme kundrejt interesit indivdual ose kolektiv nënkupton një parakusht: duhen bërë të njohura arsyet që e përligjin modifikimin e qëndrimeve të parapëlqyera, rrjedhimisht, të përhapen në masën më të madhe të mundshme faktet dhe komentet shpjeguese për çështjen e ftishatës. Kjo nuk është detyrë e lehtë: reklamat tregtare për cigaret dhe për pijet alkoolike janë shumë më të pranishme në ekrane e në gazeta, sesa parullat e tipit: "Pa duhan e thithim jetën me mushkëri të pastra". Informatat e përhapura në këtë mënyrë e ushqej-në opinionin, që është interpretim i dijeve, që u jep një kuptim. një peshë. një rol; formimi i këtij opinioni. pasi të merren dijet. është etapa që kushtëzon ndryshimin e sjelljes. Të paktën në parim: nëse pirja e duhanit quhet një rrezik kryesor për 83 % të francezëve. sipas një anketimi për opinionin nga C.C.E. më 1987, dhe ndiqet nga alkoolizmi (63 %), shitja e cigareve arriti më 1987 në Francë rekordin historik, krahas me rekordin tjetër botëror të mbajtur prej dhjetëra vjetësh lidhur me konsumin e alkoolit. Në të vërtetë, vetëm informimi nuk bën të mundur të kalohet nga ideja te veprimi. nje prag që e kapërcejne vetëm 30 % të njerëzve. Mbajtja vullnetarisht e rripit të sigurimit asnjëherë nuk e ka kaluar përqindjen 30 %, aq sa kënaqen me përhapjen e "fjalës se rnirë"'. megjithëse për vit përsëritet fushata për sigurine në qarkullimin rrugor. Pragu më i lartë i frytshmërisë së një fushate kundër duhanit po ashtu vete rreth 30 %. përqindje që për çudi i përgjigjet numrit të  duhanpirësve jo terjaqinj. domethënë atyre që mund ta lene duhanin edhe pa ua kërkuar mjeku.
2.Aftësia marrëse e publikut lidhur me propagandën nuk është e pakufishme, zgjidhja nëpërmjet rregullave vjen ndër mend kur frytshmëria e përçapjeve bindëse vjen në rënie. Mjafton të bëhet e detyrueshme një rnasë, dhe një përpjesë e ndjeshme e publikut e respeklon nienjëherë. Në korrik 1973 u vendos me ligj mbajtja e rripit të sigiirimii: treguesi i mbajtjes reale kaloi nga 26° o te 60°, o; ndërsa mosrespekiimi i kufizimit të shpejtësisë në të njëjtën ko-hë ra nga 26°o te 10%, Pa "zell gëzim e liri" drejtuesi i makinës, nga shtrengesa e teksteve ligjore, e përvetësoi konceptin e sigurisë, i cili deri në atë kohë nuk pranohej prej disave. "Ndjenja qytetare" e tij u ushqye prej tre fak-torëve: "frika nga polici". që ka meritën të "sigurojë portofolit'. fryma e ko-pesë. qe i lehtëson të gjitha shqeiësimet -kur të tjerët janë njësoj të detyruar të vënë rripin. rregulla bëhet morale sepse është e njëjtë dhs unë e pranoj t'i lë mënjanë pakënaqësitë vetjake -. efekti katalizator që shërben për t'u vetë-dijësuar per të mirat e vendimit dhe sjell pranimin e shtrëngesave administrative gjithmone  të neveritshme. Mbetet pasoja negative e shtrëngesës. Kur nuk ka pasur bindje paraprake. ose ka qenë e pamjaftueshme a e bërë keq, individi e hedh poshtë detyrimin; kështu ndodh shpesh, sepse autoritetet administrate ose politike e kane per zakon që më mirë t'i bëjnë shpejt gjërat sesa mirë: po përmendim orvatjet e ndryshme dhe të rregullta për reformën e arsirait publik ose privat. që tradicionalisht ndërpriten nga demonstratat nëpër rrugë... Shembulli i "tribunaleve te rrugëve". ku shihen prefekiët që adëshkojnë rreptë shoferët në pjesët për pushim anësh autostradave. është përfaqësues për një farë ideje se çfarë bëhet ne Francë për kontrollin. Mirëpo kushdo e di qe për t'u bindur. më parë njeriu duhet të respektohet. Veç kësaj. francezi raesatar, mendjehollë e njohës i mirë, e mëson shpejt sesi t'i përballojë goditjet.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels