IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



ILIADA
Këngë dhe tregon ngjarjet e 51 ditëve nga viti i fundit të luftës së Trojës, duke pasur si strumbullar të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve, kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.
Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në Iliadë janë këto:
Fiset greke kanë dhjete vjet që nën komandën e Agamemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim. Ushtria greke po shfaroset nga një murtajë që i ka dërguar perëndia Apollon, pse orakullit të tij, Krisitt, i ka marrë si skllave të bijën Agamemnoni dhe s’ka dëgjuar t'ia ktheje t’etë. Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prijësi i Mirmidonëve, kërkon me këmbëkunglje që të lirohet bija e Kristit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është i shtrënguar të pranojë, por për inat i rrëmben me forcë Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerëzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Teti, merr nga i pari i perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthejë rrjedhën e luftës në dëm të grekëve.

 Si hiqet menjëanë Akili, Agamemnoni e prijësat e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’i dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, i shoqi i pare i së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e ia rëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme, në të cilën marrin pjesë dhe perenditë, që ndihmojnë njërën pale, të tjerët tjetrën. Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri. Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri. Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që i ndjekin armiqtë gjer në llogoren e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqet nëpër anijet. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më i ngushtë i Akilit, i lutet heroit që t'i jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur patrokli del në fushë të luftës I veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori. Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma I sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi ndër Trojanët. Këta ia mabthin këmbëve, të llahtarisur përpara tij. I qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi i tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi i Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij.


Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën i ati i Hektorit, Priami. Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka, Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.
Si shihet “Iliada” është një poemë legjendare-historike, ku vendin e parë e ze lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe përshkrime të fuqishme të ndjesive njerëzore, ndër personazhet shquhen figura madhështore e Akilit, luftetar I patrmebur, i papërmbajtur, hero i lavdisë, shembull dhe figura më njerëzore e Hektorit, mbojtës trim e plot vetmohim i atdheut të vet, bashkëshort e prind i dashur e i ndjeshëm. Ndër figurat e grave spikat figura e Andromakës, tipi më i bukur fisnik i bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.
Poema ka përshkrime të shumta e të ndryshme plot gjallëri e qartësi. Përshkrimin e gjallëron përdorimi i shpeshtë i krahasimeve të gjata (p.sh “Ashtu si dye erëra, Boreu e Eurosi, që fyejnë nga anë e Trakës, ngrejnë përpjet detin plot peshqë, duke pllakosur aty përnjëherësh, e dallga e zezë pështillet e ngrihet lartë duke përplasur me hope leshterikë për gjatë bregut të detit, ashtu ishte i trazuar dhe ziente në kraharor zemra e akeasve”) dhe ai i epiteteve ( Akili “ Këmbëshpejti”, Nestori “I shumëmequri”etj.).

Në poemen Iliada, Homeri jep të dhëna të ndryshme mbi Ilirët. Këto të dhëna shihen më së miri në librat:
Libri II 681 - 750 - 840 - 850
Libri X 430 -
Libri XVI 235 - 285 - 290
Libri XVII 290 - 130
Libri XXI 140 deri 180 - 205 - 210

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels