IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Shteti Ilir nën pushtimin e Romës!

Politika e pushtuesve romakë në Iliri
Në vitin 167 p.K. pas pushtimit të Shkodrës, senati romak shpalli se ilirët do të ishin të lirë, se ata që u bashkuan me romakët në luftën kundër Gentit do të përjashtoheshin nga taksat, kurse të tjerët do të paguanin gjysmën e taksave. Pas kësaj romakët e ndanë Ilirinë në disa njësi administrative. Tokat ilire në veri të lumit
Mat deri në Danub u përfshinë në Provincën e Ilirikut, kurse tokat në jug të Matit u përfshhinë deri në Provincën e Maqedonisë. Në shek.IV pasuan ndarje të tjera. Iliria e Jugut u nda në 4 provinca: Prevali (me qendër Shkodrën), Dardania (me qendër Shkupin), Epiri i Ri (me qendër Durrësin) dhe Epiri i Vjetër (me qendër Nikopojën).
Liria e premtuar nga romakët nuk ishte tjetër veçse fillimi i nënshtrimit të plotë ushtarak të Ilirisë. Ndarjet administrative që u bënë dhe një sërë masash të tjera ekonomike e politike dëshmojnë se romakët që në fillim u përpoqën me çdo mënyrë të pengonin ribashkimin e tokave ilire. Ilirëve nuk u lejohej të mbanin flotë detare ose të ndërtonin anije. Ashtu si në Maqedoninë e pushtuar, edhe në Iliri asnjërit nuk i lejohej të tregonte ose të martohej përtej krahinës ku jetonte. Mbledhjet popullore mund të bëheshin vetëm brenda çdo krahine. Shtypja dhe shfytëzimi romak erdhi duke u shtuar. Një pjesë e banorëve u shpërngulën nga trojet e tyre. Shumë banorë u kthyen në skllevër. Taksat erdhën duke u rritur.
Pesha e rëndë e pushtimit dhe e shfrytëzimit bëri që ilirët të ngriteshin herë pas here në kryengritje, të cilat u shtypën mizorisht nga romakët. Në vitin 50. p.K., ngritën pirustët, dalmatët dhe më vonë parthinët. Por kryengritja më e fuqishme ilire është ajo që shpërtheu në vitin 6 e që vazhdoi vjet. Në kryengritje morën pjesë panonët, dalmatët, pirustët, desidiatët e shumë fise të tjera.
Kryengritësit krijuan një ushtri të madhe e përbërë prej 200 000 këmbësorësh e 9000 kalorësish. Drejtimi i përgjithshëm iu ngarkua dy udhëheqësve, Batos dhe Pinit. Komandantët e kryengritjes ishin shumë të guximshëm e të stërvitur mjaft mirë. Zemërimi i kryengritësve u drejtua veçanërisht kundër ushtarëve, tregtarëve dhe qytarëve romakë që ishin vendosur në Iliri, një pjesë e madhe e të cilëve u vranë. Kjo ngjalli tmerr te romakët. Perandori shpalli në senatin romak se, po të mos merreshin masa të shpejta, për 10 ditë armiku do të hynte brenda në Romë.
Në dy vjetët e parë kryengritësit e ruajtën përparësinë ushtarake mbi romakët, por më pas fiset panone u përçanë. Batoja i tradhtoi kryengritësit prandaj ata e kapën dhe e vranë. Pini, udhëheqësi tjetër i kryengritësve, u dorëzua te romakët. Kryengritjen e vazhduan dalmatët, desidiatët dhe pirustët. Kryengritësit treguan shkathtësi e vendosmëri të veçantë. Në raste rrethimi, për të mos u dorëzuar, ilirët udhëheqëshin me rrënjë e barishte, kurse gratë e qyteteve Metul e Arduba, që të mos u dorëzoheshin romakëve pushtues, u hodhën në zjarr bashkë me fëmijët e tyre ose u mbytën në lumë. 
Lufta që bënë romakët për të shuar këtë kryengritje të madhe u quajt atë kohë si lufta më e tmerrshme që bënë romakët jashtë iItalisë. Pas shtypjes së kryengritjes, në vitin 9 qendresa ilire mori forma të reja. Përhapje të madhe në tokat e pushtuara ilire mori lëvizja e kaçakëve, të cilët sulmonin tregtarët dhe ushtrinë romake. Janë shumë të njohur në histori kaçakët dardanë e dalmatë, të cilët u shtuan në një numër tepër të madh.

Të gjitha këto luftëra në Iliri u shoqëruan me shkatërrime të mëdha dhe rënie ekonomike. Gjendja u keqësua edhe më shumë nga masat kufizuese që morën romakët. Në tërë shtrirjen e ilirëve u pakësua shumë numri i qyteteve. Disa u shkatërruan, të tjera u kthyen në fshatra ose në qendra garnizohesh ushtarake. Jeta qytetare u kufizua në një numër të pakët qytetesh. Qytetet që u ruajtën morën organizim social.politik romak dhe mbështeteshin në rritjen e shfrytëzimit skllavopronar. Ato qytete që morën statusin e kolonisë, si Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Butrinti et., patën një hov të ri zhvillimi.
Ngritje patën edhe municipet, qytete të vogla me pavarësi të kufizuar, si Ulpiana afër Prishtinës. Për shkak të interesave tregtare e ushtarake romake, një shtrirje të madhe mori rrjeti rrugor. Shumë e njohur në botën antike u bë Via (rruga) Egnatia, e cila lishte Dyrrahun e Apoloninë me Kostandinopojën. Në qytet morën një lulëzim të ri skulptura, mozaikët, ndërtimi i godinave zyrtare dhe i atyre argëtuese. Në Apoloni u ngritën odeoni, biblioteka dhe selia e këshillit të qytetit. Durrësi, me zhvillimin që mori, u quajt taverna e Adriatikut. Aty u ngrit edhe amfiteatri, ku bëheshin përleshje të gladiatorëve.
Ndërtime të reja u bënë në Butrint, në Shkup etj. Në fshat gjendja u keqësua pa masë. Tokat më të mira u shpronësuan dhe iu dhanë në pronësi kolonëve dhe veteranëve romakë, të cilët krijuan latifundet. Gjatë periudhës romakë u ndie ndikimi i artit e i kulturës romake si dhe i gjuhës Latine. Në shek.III-IV në Perandorinë Romake shpërtheu kriza social- ekonomike e politike dhe në vitin 95 Perandoria u nda në dy pjesë, në Lindore e në Perëndimore.
Që në periudhën e krizës ekonomike romake, në trevat ilire filloi një ripërtëritje e traditave etnike ilire në qytete e në fshatra. Efektet romanizuese të pushtimit nuk arritën të shuanin traditat etnike vendëse, meqenëse ilirët kishin një nivel të lartë kulturor dhe luftërat e vazhdueshme kundër pushtuesve e forcuan edhe më shumë ruajtjen e traditave vendëse në gjuhë e në kulturë.
Krijimi i bashkësive të lira fshatare ilire që në shek.III-IV, i dha në një hov të ri ripërsëritjes së trashëgimisë kulturore. Pas dhënies së qytetarisë romake të gjithë banorëve të lirë të Perandorisë romake (viti 212), ilirët filluan të luanin rol të rëndësishëm në ekonomi, në administratë e në ushtri, aq sa disa komandantë ilirë u shpallën perandorë të të gjithë shtetit romak. Gjatë shek.III-IV njihen si perandorë romakë me prejardhje ilire Kaludi II, Aureliani, Deci. Ndër perandorët romakë më të mëdhenj ilirë janë Diokleciani dhe Konstandini i Madh.









Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels