IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Fushata elektorale
Rregulli i pare i fushatave elektorale është se “Në të vërtetë nuk ka asnjë rregull”. Nuk ekziston asnjë shkop magjik në një menaxhim fushate, si edhe asnjë formulë e mbinatyrshme.
Në përgjithësi fushatat politike sipas Ronald A.Faucheux përfshijnë këto element:
·         Njerëz: Këtu përfshihen votuesit po aq sa edhe kandidatët.
·     
    Strategji: Përpara se të fillohet një betejë, në luftë apo politikë, nevojitet hartimi i një plani që të mund të shpjegojë mënyrën sesi të bëhet e mundur përmbushja e synimeve, qëllimeve duke u bazuar në realitetin praktik dhe duke gjetur kohën e përshtatshme
·         Mesazhet: Çdo fushatë pavarësisht, sesa e shkurtër apo e paqartë ka nevojë për një racionalitet që e pozicionon kandidatin në lidhje me opozitën dhe kontekstin politik
·         Problemet: Problemet shpesh përcaktojnë mënyrën sesi njerëzit votojnë, përgatisin skenën për të vendosur vijën ndarëse ndërmjet zgjedhjeve (choice) politike.
·         Organizimi: Fushatës i nevojitet një organizim i mirë dhe njëkohësisht një mbështetje politike, që vazhdimisht duhet të rritet, unifikohet, rekrutohet, aktivizohet.
·         Para: Paratë përcaktojnë si, kur, dhe ku një kandidat mund të shpërndajë mesazhet e tij, saj.
·         Sugjerimet: Votuesit rrallë njohin çdo detajë rreth kandidatit, filozofisë së tij, letrave kredenciale apo platformës. Karakteristikat kryesore të kandidatit – posti, partia, gjinia, krahina, origjina e tij – përbëjnë për votuesit elementët dallies që atyre duket se u interesojnë më shumë.

Planifikimi i fushatës zgjedhore

Ekzistojnë tre lloje fushatash:
1.Ajo që nuk ka një mesazh bindës për votuesit dhe nuk ka një ide të qartë se cilët votues do të bindë. Kësaj fushate që në fillim i mungon drejtimi, dhe për pasojë situate veçse do të përkeqësohet.
2.Fushata që ka një mesazh konciz dhe një ide të qartë për votuesit që do të tërheqë, por që i mungon një plan i arsyeshëm në lidhje me atë cka duhet të bëjë, në mënyrë që t’i bindë votuesit deri në ditën e votimit. Kjo lloj fushate harxhon kohë, para dhe energji ndërkohë që endet kot pa një qëllim të caktuar deri në ditën e votimit. Shpesh shpërqëndrohet nga ngjarjet e ditës nga ato që bën fushata e kundërshtarit ose nga ato që thotë shtypi duke shpenzuar më shumë kohë për të reaguar ndaj faktorëve të jashtëm sesa për të çuar para planin e saj.
3.Së fundmi ajo që ka një mesazh të qartë, një ide të qartë të votuesve të saj dhe një plan për të shkuar deri në ditën e votimit, por duke mos punuar mirë çdo ditë, dështon në ndjekjen dhe realizimin me sukses të planit. Kjo është një fushatë “dembele” që nxjerr justifikime mbi arsyet e mosbërjes së asaj që duhet të bëjë, dhe në fund nxjerr justifikime mbi arsyet e humbjes.

Pra duhet nënvizuar se një hap i rëndësishëm gjatë fushatës elektorale, lidhjet me aftësinë për të bindur votuesit të cilët janë të domosdoshëm për të fituar zgjedhjet, të identifikojnë mbështetësit dhe të fitojnë votat.
Zakonisht një fushatë politike është fituese kur ajo shpesh I kushton kohë votuesve të fokusuar, harton një mesazh bindës, dhe ndjek një plan të arsyeshëm për të kontaktuar me votuesit.
Përdorimi apo jo i fushatës derë më derë varet nga madhësia dhe veçoritë e rajonit, personaliteti dhe koha që është në dispozicion.
Përpara se të vendoset që të bëhet pjesë e strategjisë fushata derë më derë, duhet që të kihen disa gjëra parasysh si psh., të studjohet mirë oponenti dhe të shihet se në qoftë se përdorimi i kësaj metode ka rezultuar i suksesshëm atëherë të vendoset të bëhet e njëjta gjë. Shumë I rëndësishëm është edhe konsultimi me njerëzit që e kanë aplikuar më parë këtë formë por gjithashtu duhen marrë këshilla edhe nga lideri i partisë.
Porn ë vend që të shkohet në cdo shtëpi duhet të shkohet vetëm në shtëpitë e atyre personave për të cilët ju mendoni se duhen kontaktuar në mënyrë që të fitoni. Pra thelbësore është përcaktimi I votive që nevojiten dhe si rrjedhim I votuesve që duhen bindur për të mbështetur kandidatin. Duhet të përcaktohet edhe se cfarë i bën të ndryshëm këta votues potencial nga votuesit e tjerë.
Gjithë ky process ndryshe njihet si fokusim I votuesve dhe konsiston pikërisht në përcaktimin e nëngrupeve të popullsisë votuese që mund t’I përgjigjen kandidatit, dhe tek të cilët duhet të përqëndrohet gjithë fushata.
Zakonisht ekzistojnë 3 tipe votuesish:
1.Ata që njihen si mbështetësit tuaj,
2.Mbështetësit e kundërshtarit tuaj,
3.Votuesit që janë ende të pavendosur.
Mbështetësit janë ata që e kanë vendosur se do të votojnë për ju. Mbështetësit e kundërshtarit janë ata që kanë vendosur të votojnë për kundërshtarin tuaj, dhe votuesit që qëndrojnë në mes të këtyre dy palëve dhe ende nuk janë të bindur për kë duhet të votojnë quhen votues të influencueshëm. Eshtë pikërisht kjo pjesë e votuesve që duhet synuar dhe së cilës i duhet komunikuar më fort mesazhi dhe idetë tuaja.
Fokusimi i votuesve që duhen bindur për të votuar mund të realizohet nëpërmjet dy mënyrave që janë fokusimi gjeografik dhe ai demografik. Por mund të ketë edhe fushata që bëjnë një kombinim të të dyjave.

Si të fitojmë votuesit e rinj

E rëndësishme është që të kuptohen atributet (tiparet) e votuesve të rinj, përpara se të hartohet një strategji për ta. Duhet të dimë se cilët janë ata? Cilat janë interest e tyre? Çfarë kërkojnë ata nga një kandidat? Si vendosin ata për votën?
Kërkimet e bëra në lidhje me këtë çështje (SHBA) na sygjerojnë se në përgjithësi të rinjtë futen (i përkasin) në një nga tre tippet bazë – votuesit e rinj të besueshëm, votuesit e rinj potencial dhe të rinjtë që vështirë të votojnë.
Votuesit e rinj të besueshëm janë individë të cilët tipikisht paraqesin prirje të forta përkrahëse dhe politikisht janë aktiv. Në qoftë se një kandidat kontakton me ta, ata aktivizohen madje mund të aktivizohen edhe si vullnetarë gjatë fushatave. Gjithashtu një karakteristikë tjetër e tyre është se gjithmonë shfaqin gadishmëri për t’u njohur me problemet e komunitetit dhe se kanë motivacion dhe kohë për të punuar mbi to.
Kryesisht janë persona shumë të kulturuar dhe sa më shumë edukatë që ata kanë aq më shumë shfaqin prirje për të votuar. Vijnë nga familje ku nuk mungojnë diskutimet politike dhe në të cilën prindërit luajnë një rol nxitës në mënyrë që fëmijët e tyre të shkojnë të votojnë.
Karakteristika e tyre është se gjithmonë duan ta identifikojnë veten me partitë e mëdha (kryesore).
Votuesit e rinj potencial, kryesisht përbëjnë një grup që esencialisht janë të disponueshëm por paraqiten pa pretendime. Në disa gjëra paraqesin të njëjtat karakteristika si të besueshmit duke përjashtuar faktin se janë në mënyrë tipike vullnetarë në shërbim të komunitetit sesa aktivistë politik. Janë persona të cilët nuk kanë shumë dëshirë të punojnë për fushatat por më shumë janë të dhënë pas komunitetit. Dhe kështu mund të themi se mënyra më e lehtë për të fituar këtë kategori është trajtimi dhe zgjidhja nga ana e kandidatëve e problemeve të komunitetit dhe të vështirësive me të cilat ndeshen vullnetarët. Janë shumë të pavarur dhe përkrahin më pak në krahasim me të besueshmit.
Eshtë më pak e mundshme që ata të rrjedhin nga familje që kanë një orientim politik, pra në të cilat diskutimet politike janë gjithmonë të pranishme.
Dhe duhet thënë se në përqindje (%) të mëdha këta votues përbëhen nga individë të gjinisë femërore, të cilët besojnë në fed he ndjekin rregullisht shërbimet fetare. Përsa I përket grupit të fundit që janë të Vështirët mund të themi se vijnë nga familje prindërit e të cilëve nuk kanë votuar, nuk i kanë edukuar fëmijët që të votojnë, dhe nuk kanë diskutuar asnjëherë problem të ndryshme që lidhen me politikën.
Pra për këta individë është e vështirë që të futen në politikë apo të votojnë, është më pak e mundur që këta të kenë lidhje me ndonjë parti politike.
Përgjithësisht është një grup I pavarur politikisht, dhe pa bindje ideologjike.

Përcaktimi i votës
Në përgjithësi të rinjve u intereson më shumë fakti se cili është qëndrimi i kandidatit në lidhje me problemet dhe se çfarë ai beson.
Të rinjtë vendosin për votën në mënyrë të ndryshme nga më të moshuarit(të vjetrit). Fakti që ata janë më të pavarur, dhe karakterizohen nga pikëpamje ideologjike më pak të theksuara, bën që ata të mos e bazojnë votën e tyre në lidhjet partiake.
Faktori më i rëndësishëm që përcakton në mënyrë themelore votën e tyre lidhet me qëndrimin e kandidatit kundrejt problemeve që shqetësojnë të rinjtë.
Karakteri apo personaliteti i kandidatit luan rol kryesor në përcaktimin e votës. Zakonisht parapëlqehen kandidatët të cilët janë të sinqertë, të ndershëm, të sigurtë në vetvete dhe që I pranojnë gabimet.
Me pak fjalë, kjo kategori individësh nuk e ka vendosur akoma identitetin e saj politik dhe për këtë arsye janë të hapur ndaj bindjeve dhe rekrutimeve nga ana e kandidatëve apo partive të ndryshme. Pasi të ketë mbaruar ky si process duhet të kalohet në hapin tjetër që lidhet me analizimin e vlerave, problemeve, qëndrimeve të grupeve të fokusuara. Pra të përcaktohen se cilat janë vlerat që i lidhin këto nëngrupe, qëndrimet e tyre ndaj qeverisë apo institucioneve të tjera, nëse karakteriztoen nga pesimizmi apo optimizmi për të ardhmen, cilat janë problemet që i shqetësojnë më tepër, cilat janë veçoritë që votuesit duan t’i gjejnë tek drejtuesit e tyre pra nëse duan që të jenë të rinj, që të jenë të vjetër dhe me eksperiencë që të vijnë nga elita apo nga rradhët e tyre etj. Pasi të jetë përcaktuar audienca e synuar për të fituar zgjedhjet, duhet të kalohet në hartimin e mesazhit që duhet t’u percillet me qëllim për t’i bindur.
Individëve duhet që vazhdimisht t’u flitet rreth kandidatit dhe t’u përcillet mesazhi I tij. Mesazhet e kandidatëve oponent duhet të mos jenë pothuajse të njëjta sepse atëherë votuesit do ta kenë të vështirë të përzgjedhin. Duhet që mesazhi elektoral të lidhet me vlerat themelore të votuesve dhe të dali në pah dhe interesimi për problemet kryesore që shqetësojnë votuesit. Pasi të jetë përcaktuar mesazhi që mendohet se do t’i bindë votuesit, ai duhet të përsëritet shpesh në mënyrë që votuesit ta fiksojnë atë por kujdes: mesazhi nuk duhet të ndryshohet. Një fushatë është shumë mirë e organizuar në qoftëse njerëzit dëgjojnë vazhdimisht të njëjtin mesazh nga burime të ndryshme informacioni por edhe kur e dëgjojnë atë direct nga kandidati duke përfshirë këtu edhe takimet derë më derë. Duhet theksuar se mesazhi duhet të jetë i shkurtër, i besueshëm, bindës dhe sa më shumë I qartë.
Pra pasi të jenë përcaktuar grupet e individëve që duhen bindur, të jetë hartuar mesazhi që u duhet përcjellë kalohet në hapin tjetër që lidhet me përcaktimin e mënyrave për t’ua përcjellë atyre mesazhin.
Qëllimi është bindja e votuesve të fokusuar se jeni kandidati më i përshtatshëm dhe se ata duhet të votojnë për ju sepse kjo do t’u shërbejë interesave të tyre, por duhet përcaktuar mirë mënyra sesi do të bëhet ky komunikim.
Shpesh kur njerëzit ndeshen me informacione të njëjta të dala këto nga burime të ndryshme, kur dëgjojnë gjithmonë fjalë të mira për kandidatin, kur e takojnë atë, shohin një literaturë bindëse elektorale apo lexojnë artikuj me përmbajtje positive për kandidatin atëherë ka shumë të ngjarë që votuesit  ta “fiksojnë” dh eta votojnë. Duhet theksuar se një fushatë ka më shumë shanse për të qenë e suksesshme në qoftë se bën një kombinim të të gjitha metodave që mundësojnë komunikimin me votuesit dhe që në mënyrë të përmbledhur janë: së pari, hartimi i një literature për fushatën e cila duhet të jetë sa më e thjeshtë për t’u kuptuar. Duhet që të mos përcjellë më shumë se një ide psh duhet të përcaktojë qartë qëndrimin e kandidatit në lidhje me një çështje të caktuar si psh., çfarë do të bëjë kandidati për të përmirësuar ekonominë etj. Duhet të përmbajë foto të kandidatit dhe kryesisht foto që përcjellin veprim dmth foto ku kandidati të jetë në ndonjë grup njerëzish duke biseduar ose duke bërë diçka.
Kjo literaturë duhet të shpërndahet derë më derë nga vullnetarët ose në vende ku ka grumbullime njerëzish.
Mënyrë tjetër është edhe kontaktimi I votuesve shtëpi më shtëpi. Një metodë kjo që normalisht kërkon shumë kohë por mund të rezultojë e efektshme. Shpesh votuesve u krijon përshtypje të mirë fakti që kandidati ka vajtur për t’i takuar, për të biseduar me ta rreth problemeve të tyre kryesore dhe mbështetja e një pjesë prej tyre mund të fitohet thjesht duke  e bërë këtë.
Publiciteti gjithashtu duhet të jetë pjesë e fushatës. Këtu përfshihen afishet nëpër shtylla, logo të ngjitura në makina, emër i kandidatit në bluza, filxhanë kafeje etj. Publiciteti mund të ndikojë në rritjen e ndërgjegjësimit të votuesve dhe në njohjen e emrit të kandidatit. Shpesh I drejtohet një auditori shumë të gjerë sesa një auditori të synuar, duke rezultuar në këtë mënyrë një metodë e varfër për të bindur votuesit.
E rëndësishme është edhe përkrahja që kandidati ka nga persona me ndikim public që mund të jenë anëtarë të bordeve redaktoriale të gazetave apo përfaqësues të organizatave të orientuara ndaj tematikave të caktuara, ose të ngritura mbi bazën e komuniteteve të caktuar. Efektiviteti i vajtjes tek votuesit varet nga ndikimi që këta persona apo organizatat e tyre kanë mbi votuesit.

Pa dyshim që një rol kryesor luan edhe media

Dhe pasi të jenë kryer këto procese kalohet më pas në fazën përfundimtare që lidhet me rolin e kandidatit I cili është personi më I rëndësishëm I fushatës. Roli i tij duhet të konsistojë në takimin dhe bindjen e njerëzve. Gjithashtu kandidati është personi që siguron fondet.
Gjithashtu me rolin e menaxherit të fushatës i cili është personi që merr në dorë drejtimin e fushatës. Cakton oraret e takimeve të kandidatit me votuesit, organizon ose mbikqyr ata që merren me shtypin, paratë, metodat e tjera të kontaktimit të votuesve dhe cdo gjë tjetër të planifikuar(dhe të paplanifikuar).
Si edhe me rolin e specialistit të fushatës, ku përfshihen personat që janë të specializuar në aspekte të veçanta të fushatave politike. Psh. sondazhi politik I opinionit public është një fushë që kërkon përvojë të madhe ndaj lind domosdoshmëria që përpara se ta kryejë vetë një sondazh, fushata duhet të krijojë mundësinë e rekrutimit të një personi që e ka këtë përvojë.

Rregullat e Napolitanit

Joe Napolitan, si një nga themeleuesit e industrisë politike të konsultave, sugjeron se elementët që duhet të kenë parasysh kandidatët, menaxherët e fushatave, konsulentët politikë duhet të përqëndrohen së pari:
*në strategjinë që konsiderohet si faktori I vetëm më I rëndësishëm në një fushatë politike. – Një strategji e drejtë mund të bëj që të mbijetojë një fushatë mediocre ashtu sikurse në të kundërtën, një fushatë brilante është e destinuar të dështojë në qoftë se strategjia është e gabuar. Sipas tij strategjia duhet të adoptohet në mënyrë që t’i përshtatet fushatës dhe nuk mund të adoptohet fushata në mënyrë që t’i përshtatet strategjisë. Në këtë pikë është e rëndësishme të theksohet se në qoftë se nuk shkruhet, nuk mund të pretendohet se keni një strategji
-Për vite me rradhë në të gjitha shtetet duke përfshirë këtu edhe SHBA njerëzit e angazhuar me fushatat kanë arritur në përfundimin se në përgjithësi votuesve u pëlqen që të jenë me fituesin: ato do të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të fitojë.
*koha është vendimtare. Duke e kryer një veprim shumë shpejt apo vonë kjo mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar që kërkohet. Për një kandidat që nuk është shumë i njohur një fushatë e hershme mediatike mund të jetë e rëndësishme. Ndërsa për një kandidat që është i njohur një fushatë mediatike e hershme mund të jetë harxhim kohe. Në qoftë se oponenti juaj ju bën një sulm ndonjëherë është më mirë që të lihet ta përsërisi atë disa herë në mënyrë që kur kandidati të kundërsulmoj oponenti të duket I pakuptimtë. Por ndonjëherë është shumë e rëndësishme që t’i përgjigjeni oponentit menjëherë. Eshtë shumë e vështirë që të komandosh kohën. Në pjesën më të madhe është instiktive. Dhe në këtë pikë duhet theksuar se gjykimi njerëzor akoma luan një rol të rëndësishëm në fushatat elektorale.
*Sigurohuni që mesazhi është I shkurtër, i qartë, bindës dhe i kuptueshëm. Një strategji e plotë ka si pjesë të saj edhe përcaktimin e një mesazhi apo mesazheve të drejtë që duhet t’ia komunikojmë grupeve të caktuara apo elektoratit si një I tërë. Çfarëdolloj qoftë mesazhi, ai duhet të jetë i qartë dhe të kuptohet lehtë nga gjithkush. Shembulli klasik është mesazhi i Ronald Reagan në fushatën presidenciale në 1980 si më poshtë: “Unë do ta bëjë Amerikën më të fortë dhe me taksa më të ulta”. Asgjë tjetër nuk mund të ishte më e qartë dhe më e efektshme.
*Asnjëherë mos e nënvleftëso inteligjencën e votuesve por as mos mbivlerëso dijet apo njohuritë që ata disponojnë. Elektorati asnjëherë nuk është “budalla”. Por shpesh herë ai nuk ka informacion të mjaftueshëm në dispozicion për të marrë vendime të drejta. Nuk është në përgjegjësinë e tij që të kërkojë dhe të gjejë këtë informacion por është përgjegjësi e kandidatëve, konsulentëve etj., që ta pajisin elektoratin me informacion. Edhe në qoftë se në përfundim të fushatës votuesit akoma nuk e kanë kuptuar atë se çfarë kandidati ishte përpjekur t’u thoshte atyre, kjo nuk është për faj të votuesve por të kandidatit.
*Votimet janë thelbësore por mos u budallallepsni nga ato. Arsyeja e vetme praktike për një votim politik është sigurimi i informacionit që do na ndihmojë që të fitojmë zgjedhjet. Në qoftëse votimi nuk e realizon këtë atëherë është më mirë që paratë t’i shpenzoni diku tjetër. Psh  një informacion i rëndësishëm në një votim politik është se kush kryeson në çdo moment. – duhet të jetë autentik, dhe i besueshëm. Gjithcka që thotë kandidati për vete dhe për ato çka ai do të bëjë duhet të jenë të vërteta dhe të besueshme për votuesit.
* Mos e komplikoni fushatën. Për të fituar çdo fushatë duhe ndjekur tre hapa të thjeshtë së pari:
1)vendosni se çfarë do të thoni, më pas
2)përcaktoni mënyrën sesi do ta thoni atë dhe së fundmi
3)thuajeni.
Të jesh menaxher apo konsulent i një fushate të rëndësishme është njëlloj sikur të jesh një trajner profesionist futbolli. Ju dini 1000 lojra të ndryshme por ju mund të jeni në gjendje të përdorni rreth 25 prej tyre në çdo moment të kërkuar.
*Në qoftë se ju bëni një gabim, prajojeni atë dhe përpiquni ta korrigjoni. Gabime ndodhin në mënyrë të pashmangshme. Shumë pak fushata mund të jenë perfekte. Zakonisht në fushata të gjata mund të bëhen gabime të pakta që nuk ndikojnë shumë për keq, veçse në rastet kur ato përsëriten. E rëndësishme është që të mos krijohet panik nga gabimet e bëra sepse gjithsesi ato do të ndodhin. Në pjesën më të madhe të rasteve gabimet e bëra gjatë fushatave nuk janë shumë serioze por zakonisht ato ndodhin. Esenciale në raste të tilla është që të mos shpenzohet shumë kohë duke menduar për shkakun që çoi në bërjen e gabimeve apo duke kritikuar personin që i bëri ato, port ë mendohet sesi te rregullohen. Në shumicën e rasteve gjëja më e mirë për t’u bërë është që thjesht t’i harrosh dhe mos t’i përfillësh gabimet e bëra. Ndjenjat njerëzore gjithashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këto raste. Nuk duhet që të bjerë morali I stafit që punon për fushatën apo të shqetësohet apo “poshtërohet” ndonjë nga anëtarët e tij, për shkak të ndonjë gabimi të bërë. Në qoftë se i njëjti person vazhdon që të bëjë të njëjtin gabim atëherë gjëja më e mirë është ta pushoni atë.
*Në qoftë se nuk ju duhet të bëni një fushatë negative mos e bëni, në qoftë se po bëheni që të jetë sa më efektive. Pjesa më e madhe e konsulentëve mendojnë se në ditët e sotme ka shumë fushata negative dhe arsyet janë fare të thjeshta për t’u kuptuar: Eshtë më e lehtë që t’i bindësh njerëzit që të votojnë kundër dikujt sesa t’i bindësh ata të votojnë për dikë”. Megjithëse mund të tingëllojë si diçka e vjetër, duhet theksuar se kandidatët duhet ta kenë për detyrë që t’u thonë njerëzve se çfarë do të bënin në qoftë se do të zgjidheshin dhe se çfarë zgjidhjesh do t’u jepnin problemeve të tyre. Por në rast se ndiheni të detyruar të përdorni një fushatë negative, “make it sting”. Në qoftë se vendosni ta bëni, bëheni në mënyrë të drejtë. Pjesa më e madhe e konsulentëve preferojnë që më mirë të fitojnë duke përdorur fushata negative sesa të humbasin duke përdorur një fushatë positive. Shpesh në raste të tilla është e këshillueshme të mos përmendet emri i oponentit. Gjithashtu, sulmet negative duhet të përqëndrohen rreth të dhënave të personit dhe jo rreth “zakoneve” apo “huqeve” të tij (asnjëherë rreth familjes së tij). Goditja mund të bëhet vetëm atëherë kur të dhënat janë studjuar në mënyrë të hollësishme dhe me kujdes.

*Fushatat duhet të karakterizohen edhe nga nota gazmore. Fushatat janë si një biznes I madh që karakterizohet nga tension, trysni por gjithashtu duhet të përmbajnë edhe humor. Në qoftë se fushata nuk ka momentet e saj të gëzimit, shakasë, atëherë ajo kthehet në fushatë të mërzitshme dhe depressive.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels