IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts




                    Çrregullime në Përqëndrimin e Vëmëndjes dhe       Hiperaktiviteti (ADHD)
 
Karakteristika kryesore në çrregullimin e përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit është mungesa
e vazhduar e vëmëndjes, impulsiviteti-hiperaktiviteti, ose të dyja të marra sëbashku, gjë që është më e
rëndë dhe më e shpeshtë se sa vëzhgohet tek individë të veçantë në një nivel të caktuar zhvillimi.
Studiuesit e ndajnë çrregullimin e përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetin në 3 nënlloje sipas
karakteristikave kryesore që e shoqërojnë këtë çrregullim. Nënllojet e çrregullimit të përqëndrimit të
vëmëndjes dhe hiperaktivitetit konsiderohen kryesisht si: tipi i kombinuar,// tipi i vëmëndjes së
papërqëndruar,dhe tipi hiperaktiv-impulsiv.// Disa fëmijë me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe
të hiperaktivitetit mund të rrinë ulur, pa lëvizur dhe mund të mos kenë sjellje impulsive, por ata mund të
jenë të pavëmëndshëm dhe mund ta humbin shumë shpejt fokusin e vëmëndjes. Ka të tjerë që janë të
vëmëdshëm por shumë shpejt shpërqëndrohen për shkak të tipit hiperaktiv dhe impulsiv, kështu që nuk
janë në gjëndje të kontrollojnë impulse dhe aktivitetin e tyre . Tipi i kombinuar ka karakteristikat e të dy
lloj tipeve si tipin e mungesës së vëmëndjes ashtu edhe tipin hiperaktiv dhe impulsiv në sjelljen e tyre.
Në disa raste çrregullimi i përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktiviteti shkaktohet nga mungesa e
balances kimike, në të cilën mungojnë neurotransmetues të caktuar, kimikate që rregullojnë
rendimentin  frytshmërinë me të cilat truri kontrollon sjelljen. Disa studime të tjera tregojnë ekspozimin e fëmijës gjatë shtatzanisë ndaj plumbit, alkolit dhe duhanit.
                /Një studim tjetër mbështet idenë se çrregullimi i përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktiviteti,
transmetohet gjenetikisht. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se nuk ka thjesht vetëm një test, si
p.sh. analizat e gjakut apo të urinës, që të përcaktojnë se fëmija ka çrregullimin e përqëndrimit të
vëmëndjes dhe hiperaktivitetin. Diagnostikimi i saktë  jo vetëm që është i komplikuar por kërkon edhe
vlerësim nga profesionistë specialist të trainuar mirë, si p.sh. pediatri që merret me zhvillimin e fëmijës,
psikologu për fëmijë, psikiatri për fëmijë, apo neurologu pediatër. Çrregullimi i përqëndrimit të
vëmëndjes dhe hiperaktiviteti  është një paaftësi që kërkon diagnostikim të saktë dhe trajtimin e duhur
që të parandalohen komplikacionet serioze dhe afat-gjata.
Trajtimi me efektivitet i fëmijëve me çrregullim  të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit
zakonisht kërkon tre komponentë bazë: ilaçe, menaxhim të sjelljes dhe programet e duhura
mësimore-edukative.
        Karakteristikat
   Disa nga kriteret e diagnostikimit të çrregullimit të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit.                                                                                                                       *Mund të ketë 1 ose 2
v  *Gjashtë ose më shumë nga simptomat e mëposhtme të mungesës së vëmëndjes kanë vazhduar për të paktën 6 muaj, në një shkallë të attillë sa që nuk adaptohet dot dhe ka oshilacione në nivelin e zhvillimit:
v   Shpesh dështon të përqëndrohet në detaje ose bën gabime nga pakujdesia në detyrat e shtëpisë, në punë apo në aktivitet/e të tjera.
v  Shpesh ka vështirësi në përqëndrimin e vëmëndjes në kryerjen e një detyre madje edhe kur luan Shpesh duket sikur nuk dëgjon kur i flitet direct
v  Shpesh nuk i ndjek udhëzimet që i jepen dhe dështon të mbarojë detyrat që i ngarkohen në
shkollë apo detyra të tjera
v  Shpesh ka vështirësi në organizimin e kryerjes së detyrave apo aktiviteteve
v  Shpesh mundohet të shmangë ose nuk i pëlqen të angazhohet në detyra të ndryshme që kërkojnë sforcim mendor të përqëndruar (si p.sh. detyrat e shtëpisë)
v  Shpesh i humb sendet e nevojshme për kryerjen e një detyre apo aktiviteti (si p.sh. lodrat, ku i
ka shënuar kërkesat për detyrat e shtëpisë, lapsat, librat apo mjete të tjera)
v  Shpesh i shvendoset vëmendja shpërqëndrohet lehtësisht nga stimuj të jashtëm
v  Shpesh  është i shkujdesur harron aktivitetet ditore i çpërqëndruar

v  Gjashtë/ ose më shumë nga simptomat e mëposhtme të hiperaktivitetit dhe impulsivitetit kanë
vazhduar për në të paktën 6 muaj, në një shkallë të attillë sa që nuk adaptohet dot dhe ka oshilacione në nivelin e zhvillimit:

Hiperaktiviteti
* Shpesh lëviz duar e këmbë nga nervoziteti apo tundet në karrike për të njëjtën arsye
*Shpesh largohet nga vendi i vet në klasë apo në ambiente të tjera ku i kërkohet të rrijë ulur.
* Shpesh vrapon e ngjitet e zbret papushim në mjedise të tilla që nuk janë të përshtatshme (tek adoleshentët dhe të rriturit, kjo gjë mund të jetë e kufizuar nga ndjenjat subjektive për shkak të nervozitetit apo kur është i shqetsuar)
*  Shpesh ka vështirësi të luaj qetë apo të marrë pjesë qetësisht në aktivitetet që organizohen në kohën e lirë.
*  Shpesh flet pa pushim
*  Impulsiviteti
*  Shpesh i thotë përgjigjet (edhe pa u menduar) para se pyetja të thuhet e plotë
*Shpesh ka vështirësi të presë rradhën për të folur apo për të luajtur
* Shpesh i ndërpret ose ndërhyn kur të tjerët flasin apo luajnë
*Disa nga simptomat e çrregullimit të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit që
shkaktojnë këtë çrregullim janë shfaqur para moshës 7 vjeçare
*  Disa çrregullime nga simptomat e dhëna janë prezent në dy a më shumë mjedise (p.sh. në shkollë, në punë, në shtëpi)
* Duhet të ketë të dhëna të qarta të çrregullimit klinikisht në funksionimin social, akademik si edhe të përftimit të zanateve të ndryshme
*  Këto kritere i ndihmojnë mësuesit të identifikojnë nxënësit me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit. Të  gjithë mësuesit i dallojnë nxënësit që janë të pavëmënshëm, impulsivë dhe tepër activë. Kur ndonjë nga këto karakteristika vëzhgohet nga mësuesi, ka apo nuk ka nxënësi çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit, mësuesi zakonisht mundohet ta zvogëlojë këtë sjellje jo të duhur të nxënësit. Ndryshimi kryesor dhe më i rëndësishëm ndërmjet nxënësit pa çrregullim të
përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit dhe nxënësit me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit, është se nxënësi me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit e ka këtë sjellje diçka të zakonshme, në vijimësi vazhdimësi, si rregull dhe jo si përjashtim. Mësuesi gjithashtu duhet të vërë re dhe të dallojë se mungesa e vëmendjes dhe çpërqëndrimi i  vëmëndjes nuk janë sinonime, nuk janë e njëjta gjë. Çpërqëndrimi i vëmëndjes i referohet nxënësve që  përqëndrohen shumë pak, për një kohë të shkurtër mbi diçka, kur vetë një pjesë e procesit të vëmëndjes ndërpritet. Impulsiviteti i një fëmije me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit  është i ndryshëm nga ai i një fëmije që vepron pa u menduar. Ata fëmijë që janë me çrregullim të përqëndrimit të vëmëndjes dhe hiperaktivitetit veprojnë  para se të mendojnë diçka, mbasi  ato kanë vështirësi të presin dhe nuk mendojnë për pasojat e veprimit të tyre.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels