IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://www.fakultete.blogspot.com/
HYRJE
Dhuna zakonisht shfaqet si rezultat i pamundësisë së individit për të shprehur, realizuar apo praktikuar atë që dëshiron apo që mendon se është e drejtë e tij. Kur njeriu nuk mund ta realizojë këtë në mënyrë të ligjshme, atëherë ai ndjek rrugën e dhunës. Ky si rregull i përgjithshëm, gjithherë me përjashtime, ngase njeriu si krijesë sociale di të jetë i dhunshëm edhe pa ndonjë shkak apo arsye të mirëfilltë,
por thjeshtë vetëm pse dhunën e ka në gjak pasi që njeriu mund të posedojë edhe veti shtazarake. Sido që të jetë, dhuna në familje e cila zakonisht manifestohet kundër femrës si gjini e butë, qoftë ajo nënë apo grua, është një dukuri e cila është mjaftë e përhapur gjithandej botës. Ajo manifestohet në forma të ndryshme, si psikike, emocionale, fizike e deri të abuzimi seksual. Kjo dukuri gjithsesi nuk mungon edhe në vendin tonë. Ajo po përhapet çdo ditë e më shumë, në veçanti kur kihet parasysh rritja e problemeve sociale, shtimi i varfërisë, papunësia e madhe, jeta e vështirë ekonomike. Kërkesat e shumta të anëtarëve të familjes, pamundësia e të zotit të shtëpisë për t’iu përgjigjur gjithë atyre kërkesave, që shpesh mund të jenë edhe pavend, si dhe paaftësia e tij për t’i përmbushur gjithë ato nevoja, shpeshherë shkakton zënka brenda familjes.Studimet mbi kete problem tregojne se gruaja reagon ne forma te ndryshmendaj dhunes ne familje. Shumica prej tyre reagojne duke fajsuar vetveten per dhunen ne shtepi. Ato gjithmone besojne se mund ta kishin shmangur nevrikosjen e partnerit te tyre. Ato thone “ Ah sikur ta kisha bere darken me kohe; Ah, sikur te kisha folur me ze te ulet !” Ato harrojne ose nuk duan te besojne se bashkshorti do te gjeje nje arsye tjeter per t’i perdhunuar ato. Ato mbartin shume stres mbi vete duke u perpjekur te kontrollojne sjelljet e tyre dhe te kenaqin burrat e tyre. Nje grup tjeter i grave te abuzuara ndjehen te pashpresa ne situaten qe ndodhen, sepse ato mendojne se dhuna ne familje eshte pjese e jetes bashkshortore. Ato kane pare te njejtin model me nenat e tyre dhe kane degjuar se edhe gjyshet e tyre nuk kane qene me mire. Keshtu, ato e konsiderojne dhunen si pjese te jetes  se tyre. Grupi i trete i grave te dhunuara fillojne te nenvleftsojne vetveten dhe mendojne se ato nuk jane te pershtatshme per partneret e tyre, ato besojne se nuk kane vlera, se ato nuk vlsjne per asgje, nuk jane te zonjat te bejne asgje dhe e vendosin veten ne pozicion varesie. Gra te tjera reagojne duke u ankuar per sjelljet e burrave te tyre, fillimisht mes familjareve dhe me pas, ne rastet e dhunes se perseritur, ato kerkojne ndihme tek specialistet. Te tjera gra reagojne duke u larguar nga shtepia dhe duke kerkuar strehim tek fmiljaret apo ne strehezat per grate. Disa te tjera fillojne te kene probleme te shendetit mendor dhe behen te varura tek anetare te tjere te familjes duke e perkeqesuar te veçante ne familje, ndersa ne Shqiperi e drejta zakonore, e zhvilluar rreth shekullit te XV-te, por qe ruan ende influencen e tij ne disa krahina te vendit, edhe pas krijimit te shtetit ligjor, artikuloi norma sjellje, qe jo vetem diskriminojne gruan, por perligjin edhe dhunimin e te drejtave te saj. Karakteri tradicional i shoqerise, per arsye qe dihen, ruhet me teper ne zonat rurale dhe per pasoje ne vendin tone, ku ajo popullate domonon mbi ate urbane, ky tradicionalizem eshte me i ndjeshem. Faktore te tjere jane dhe niveli i ulet socal-ekonomik, niveli i larte i varferise, niveli i ulet i shkollimit dhe niveli i ulet i kultures demokratike te shoqerise, tranzicioni i veshtire qe po kalon vendi.



STUDIM  RASTI
Ne lagjen ku une banoja me pare pata vene re nje rast dhune te perseritur vazhdimisht ndaj gruas. Familja ku ndodhi ky rast dhune ishte nje familje egjyptiane. Bashkeshorti e dhunonte dhe i bertiste gruas se tij pothuajse cdo nate pasi ai dehej dhe sillte edhe shoket e tij ne shtepi ne oret e vona. Ai i kerkonte asaj qe te gatuante per shoket e tij dhe n.q.s ajo e kundershtonte ai ushtronte dhune.
SHKAQET
Injoranca, varferia, papunesia.
Konsumimi i alkolit, duhanit dhe droges.
Gruaja nuk e denoncon dhunen e ushtruar ndaj saj.
Shoqeria nuk nderhyn per ta denuar kete krim.
Mentaliteti i dhunuesit eshte shume i prapambetur.

PASOJAT
Gruaja ka demtime fizike dhe psikike.
Dhuna behet shkak per depression qe mund ta coje deri vetevrasje.
Femijet marrin nje shembull aspak te mire. Ata pesojne trauma qe nuk mund te kalohen gjate gjithe jetes.
Burri , ndjen siguri ne vetvete sepse krimi i tij nuk u denua. Ai behet i rrezikshem per komunitetin.
Banoret e komunitetit ndihen te pasigurte ne prani te ketij dhunuesi.

SUGJERIME
Te behet nje pyetsor ne shkalle kombetare per cdo person (ne vecanti per grate dhe femijet) ku te merren te dhena per dhunen, ku dhe si ndodh ajo.
Te dhenat pas analizimit te shkojne ne policine e shtetit. Te verifikohet imtesisht cdo rast denoncimi.
Te denohet rende cdo dhunues.
T’i jepen me shume te drejta personave te dhunuar.
Mbi te gjitha , te zbatohet ligji per kedo dhe te mos lihen hapsira per anashkalim.


http://eseshkolle.blogspot.com/
Disa dieta kryejne pune e ca te tjera nuk jane efektive. Por per te humbur peshe dhe per te mos e shtuar prape ate ketu me poshte keni 8 keshilla qe shperesoj se do te ju ndihmojne qe nese e humbi peshen mos ta shtoni prape.
Kurr Mos Mbaj Diet Te Shpejt

Kur ju humbni peshe shpejte trupi juaj thjeshte eshte ka humbe glycogen (karbohidrate) dhe peshe uji, por jo yndre (dhjame) at qe me se shumti e deshirojme te humbur. Trupi juaj me fjale te tjera mendon se eshte ka vdes urie dhe e zvoglon shpejtesin e metabolizmit, gje qe e ben me te veshtire per trupin tuaj qe te djeg kalorit sepse ato djegen me nje ritem me te ngadalshem se sa do te digjeshin normalisht. Dhe kur filloni prape te hani normalisht si me pare, trupi juaj fillon prape te ruaj sa me shume ushqim qe mundet ne qelizat dhjamore ne raste urgjente urie.
Plani Me I Mire I Humbjes Se Peshes: zevendeso ushqimet ne vend se t’i eliminosh ato
Edhe pse shume njerez ndjejne se ushqimet me yndyre te reduktuar nuk jane po aq te mira se sa origjinalet (dmth ato qe nuk kane te reduktuar yndyrnat), do te ishte ndihmes e madhe per ju nese zgjedhni te bleni ushqime me me pak yndyre perkunder shijes. Provo edhe emra tjere te ushqimeve me yndyre te reduktuar dhe kush e di, ndoshta do te gjeni dicka qe ju pelqen me shume se sa produkti me te cilin jeni mesuar deri me tash dhe i cili ka shume me shume yndyre. Çelesi ketu eshte te besh ndryshimin ne zevendesim – nese te pelqen nje ushqim perplot me yndyre duke u munduar qe ta eliminosh ate tersisht nuk kishte me kry pune. Por, nese e zevendeson me nje ushqim te ngjajshem por me me pak yndyre kishte me pas ndryshime te dukshme tek ju pershkake te konsumit me te vogel total te kalorive per nje periudh te gjate.[wp-like-locker]
Cfar Te Pini Per Te Humbur Peshe
Te ndrepresesh krejtesisht pijet soda (si coca cola) nga dieta juaj te ruan nga mesatarisht 360 kalori apo edhe me shume gjate dite. Edhe soda dietale (si coca cola diet), disa lengje frutash, dhe qumshti i plote mund te shtojne kalori te panevojshme ne konsumin ditor te ushqimit. Ne vend te tyre pini shume uje dhe ndrysho nga qumeshti i plote ne qumesht me pak yndyre apo qumesht soja; keto gjera te vogla bejen ndryshim te madhe tek ju.
Humbja Peshes=diet e shendetshme dhe levizje
Te ngritesh, te levizesh dhe te ushtrosh do te thote te djegesh kalorit e teperta. Sigurisht qe keni shume mundesi te jeni atletik ne nje menyre apo tjeter. T’i bashkangjitesh ndonje ekipi, te shkosh ne ushtrimore (gym), te dalesh per nje ecje apo vraposh, etj. Keto nuk jane te vetmet menyra per te rritur nivelin e aktivitetit tuaj. Ju duhet te beni ndryshime tjera ne jeten tuaj sikur te ecesh apo te shkosh me biciklet deri ne pune apo shkolle ne vend se te vozitesh, te ecesh shkalleve disa her ne dite ne vend se te hipesh ne lift (ma leht por ma keq per ty), te besh edhe nje gjiro me shume deri ne shitore apo edhe ne bllokun ku jeton. Keto jan ato ndryshimet e vogla per te cilat po flasmi. Ekspertet rekomandojnen 30-45 minuta ushtrime aerobike per 3-5 here ne jave por nese krejt cka mund te besh eshte te ecesh rreth bllokut ku jeton per nja 30 minuta disa her ne jave ky eshte nje fillim i mire. Me mire pak se sa hiq dhe eshte me e veshtire te hash kur je duke levizur keshtuqe kjo tek ju rezulton me me pak konsumim te ushqimeve dhe me shume djegie te kalorive. Gjeja me e mire e ushtrimeve aerobike eshte se te mirat e tyre jane kumilative – me fjale te tjera eshte se nesi ecni 3 here ka 10 minuta gjate dites ju i keni po te njetat te mira shendetsore sikur te ecni per 30 minuta nje here ne dite.
Ndryshimet Graduale Jane Me Te Mirat Per Te Humbur Peshe
Mos harro se me leht eshte te qendrosh me ndryshime te vogla se sa te mundohesh qe te besh ndryshim te madhe pernjeher. Fillo ngadal duke len gjithmon pak ne pjaten tuaj. Mos i degjo te tjeret qe te shtyejne te fshish pjaten apo si themi tek ne (haje edhe qat kashore, mos e le). Keto ndryshime te vogla kan gjithashtu shancin te mbesin me ty edhe pasi te keni perfunduar me diet. Mundohu te besh ndryshime ne sjelljet e tua dhe cakto qellime per te cilat ua merr mendja qe do te mund ti arrini per vitet ne vijim jo vetem jave.
Mos E Tepro Duke Ngrene
Nese je i ngopur apo thjeshte ndiheni i knaqur me sasin qe keni ngren deri tash, ndal e mos ha me shume. Nuk eshte e then qe duhet te hash deri sa te ndjesh se stomaku don tju plase. Perveq tjerash mos harro se merr pak kohe deri sa materiet ushqyese ne ushqim te futen ne rrjedhen e gjakut dhe qarkullojne deri tek qendrat nervore qe rregullojne apetitin tuaj. Te hash ngadal te ndihmon qe ju mos ta kenit tepruar duke ngren para se keto qendra nervore te ju japin sinjal se eshte bolle aq sa keni ngren deri tash.
Provo Te Mos I Perjashtosh Disa Ushqime Kur Ben Diet
Mos i thuaj vetevetes se kurr me nuk do te kesh dicka sepse menjeher do te fillosh te kesh deshire per ta pasur para e per ta ngrene. Njerezit duhet te hane edhe yndyrna per te qen te shendetshem por vetem duhet te siguroheni se po hani me mase. Ne vend se te vazhdosh te hash ushqimin e yndyrshem cdo mengjes si me pare ndoshta eshte mire te beni nje ndryshim dhe te hani selino, mysli te perziera me qumesht me pak yndyre. Provo te besh veten te mendosh dhe te thuash: “E di se MUND ta ha, por a duhet ta ha?”
Humbje E Suksesshme E Peshes: qendro fit pergjithmone
Dietat e shpejta dhe rutinat e pambajtura te ushtrimeve nuk do te te mbajne ne peshen qe deshironi per nje periudhe te gjate. Ne vend se te mendoni me jave ju duhet te fokusoheni ne qellime reale te arritshme. Me fjale tjera modifikimet e sjelljeve me te cilat do te jetoni dhe te cilat do ju sherbejne per gjith jeten. Ne fund po marmi nje shembull per te ilustruar me mire te mirat e ketyre ndyrshimeve: te themi se nje person ka afer 5kg me shume peshe se sa duhet por eshte ne balanc perfekt te energjise – ai hane po aq kalori sa mund te djeg gjate dites keshtuqe pesha e tij mbetet konstant. Nes ky person kishte me sakrifiku nje copez te vogel nga gjerat qe hane gjate dites, te themi nje chips qe eshte i barabarte me 100 kalori, per nje periudhe te barabarte me nje vite ai person kishte me i humbe permbi 5kg! Gjysme kilogrami dhjame ne trupin tuaj perfaqson rreth 3500 kalori te ruajtura. 100 kalori X (here) 365 dite ne vite eshte e barabarte me 36500 kalori, apo me shume se 5kg dhjame (yndyre).

http://eseshkolle.blogspot.com/
OBJEKTIVI:
TE NDERGJEGJESOHEMI  DHE TE EDUKOHEMI  NE PERDORIMIN E USHQIMEVE TE SHUMELLOJSHME ME TE GJITHA VLERAT E TYRE USHQYESE.
Trupi ynë ka nevojë natyrale që të furnizohet me ushqim për të qëndruar në këmbë dhe për të funksionuar në mënyrën e duhur.
Kjo është një e vërtetë me themele të shëndosha e që nuk ka nevojë të përsëritet. Por gjithashtu e dimë se jo gjithçka që hamë është e dobishme për t’u ushqyer. Ka disa ushqime që janë më të mira se disa të tjera, më të shëndetshme dhe më substanciale. Për shembull, qysh kur kemi qenë të vegjël na është mësuar se ngrënia e shumtë e ëmbëlsirave na bën keq apo pirja e lëngjeve me gaz na fryn barkun dhe konsumimi i madh i sallamit është një e keqe për zemrën.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, në vend që të privilegjojmë ato ushqime që e dimë shumë mirë se janë ideale për mirëqenien tonë dhe për mbajtjen e linjave, biem gjithmonë pre e zakoneve të vjetra dhe më pas pyesim veten përpara pasqyrës: “Përse nuk arrij të dobësohem”? Kështu që harrojini vaktet e lehta përpara apo midis vakteve, kikirikët e kripur, pijet shumë të ëmbla, picat, akulloret etj.
Por le t’i kthehemi temës kryesore: Si mund të dobësohemi duke ngrënë?
Ja një listë prej 5 ushqimesh, të thjeshta, të mira, të ushqyeshme, të cilat nëse do t’i konsumoni rregullisht dhe brenda një diete të ekuilibruar, do t’ju ndihmojnë për të djegur yndyrat. Le t’i shohim:
1) Mollët
“Një mollë në ditë mban larg mjekun”, thotë një fjalë e urtë italiane. Është shumë e vërtetë. Këto fruta të thjeshta dhe të shijshme pastrojnë zorrët dhe ndihmojnë në luftimin e fryrjes së barkut dhe të mbajtjes së ujit. Përmbajtja e tyre e lartë me fibra është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, sepse këto fibra kufizojnë absorbimin e yndyrave në zorrë dhe shuajnë inflamacionin. Nga një studim që u paraqit në revistën “Appetite”, është treguar se gratë të cilat ishin në dietë dhe që konsumonin tri mollë në ditë, dobësoheshin më parë dhe më mirë se sa të tjerat që nuk hanin fare mollë. Ndaj në vend të mishit të pjekur hani sa më shumë mollë…
2) Domatet
Domatet janë gjithmonë të pranishme në dietën tonë. Të pasura me antioksidante, duke përfshirë tashmë edhe të mirënjohurin lycopene, këto perime të kuqe dhe me lëng veror janë gjithashtu një ilaç i mirë edhe për bukurinë tonë. Ato i japin ndriçim fytyrës. Ndërkaq domatet të ngopin, pavarësisht se kanë shumë pak kalori dhe gjithashtu ndihmojë për të djegur yndyrat, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Domatet janë ideale për dietë, si në sallatë, si të përgatitura për salcë.
3) Bajamet
Bajamet, në cilësinë e frutave të thata me kalori (për nga përkufizimi), shpesh shihen me dyshim nga ata që janë në dietë. Por ky është një paragjykim i pabazuar! Yndyrat e këtyre frutave të shkëlqyera i përkasin familjes së madhe të acideve yndyrore Omega 3 e 6, dhe për këtë arsye bajamet janë të dobishme për të pastruar arteriet tona dhe për të luftuar kolesterolin e lartë. Hani një grusht çdo ditë për t’u ndier plot energji, por edhe të lehtë.
4) Salmoni
Salmoni është një peshk i mrekullueshëm, jo vetëm për shijen e tij mjaft të mirë! Ai është i pasur me yndyra “të mira”, me Omega 3. Salmoni është një vakt i shkëlqyer për ata që janë duke ndjekur një dietë kundër kalorive të tepërta. Pra salmoni është i shkëlqyer për të arritur dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Konsumojeni të paktën dy herë në javë.
5) Vezët
E përfundojmë me vezët! Burimi i pasur me proteina, vezët na japin një rezervë të jashtëzakonshme energjie, ndërsa yndyra që gjendet në to (në të verdhën e vezëve), është mjaft e dobishme për trupin tonë. Me përjashtim të rasteve kur individëve u ndalohet, vezët e gatuara në mënyrë të thjeshtë duhet të konsumohen të paktën dy herë në javë gjatë dietave për humbje të kalorive.
Cfare eshte obeziteti ?
Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt. 

Te dhena per Shqiperine
Sa i takon Shqipërisë, sipas të dhënave nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor, realizuar nga Instiututi  i Shëndetit Publik dhe INSTAT, 39 % e femrave në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë, ose obeze apo 30 % janë mbipeshë dhe 10 % janë obeze. Të dhënat tregojnë se nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën. Kështu moshat 15-19  vjeç  mbipeshë  dhe obeziteti është 7,9%; moshat 20-29 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 22,8 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 49 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 63%.
Sa u takon meshkujve, 53,3 % e tyre në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë ose obezë apo 44,8 % janë mbipeshë dhe 8,5 % janë obezë. Nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën, ashtu sikurse dhe për femrat. Kështu, në moshat 15-19  vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 21%; moshat 20-29 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 38 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 69 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 74%.
Bazuar në Studim, vetëm 46 % e meshkujve dhe 58 % e femrave kanë indeksin trupor brenda normës prej 18,5-24,9.
Bulimia
Bulimia nervosa (apo në shqip: neuroza bulimike) është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtëra të qetësisë.e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
8 Keshilla Si Te Humbni Peshe Dhe Mos Te Shtoni
Disa dieta kryejne pune e ca te tjera nuk jane efektive. Por per te humbur peshe dhe per te mos e shtuar prape ate ketu me poshte keni 8 keshilla qe shperesoj se do te ju ndihmojne qe nese e humbi peshen mos ta shtoni prape.
Kurr Mos Mbaj Diet Te Shpejt
Kur ju humbni peshe shpejte trupi juaj thjeshte eshte ka humbe glycogen (karbohidrate) dhe peshe uji, por jo yndre (dhjame) at qe me se shumti e deshirojme te humbur. Trupi juaj me fjale te tjera mendon se eshte ka vdes urie dhe e zvoglon shpejtesin e metabolizmit, gje qe e ben me te veshtire per trupin tuaj qe te djeg kalorit sepse ato djegen me nje ritem me te ngadalshem se sa do te digjeshin normalisht. Dhe kur filloni prape te hani normalisht si me pare, trupi juaj fillon prape te ruaj sa me shume ushqim qe mundet ne qelizat dhjamore ne raste urgjente urie.
Plani Me I Mire I Humbjes Se Peshes: zevendeso ushqimet ne vend se t’i eliminosh ato
Edhe pse shume njerez ndjejne se ushqimet me yndyre te reduktuar nuk jane po aq te mira se sa origjinalet (dmth ato qe nuk kane te reduktuar yndyrnat), do te ishte ndihmes e madhe per ju nese zgjedhni te bleni ushqime me me pak yndyre perkunder shijes. Provo edhe emra tjere te ushqimeve me yndyre te reduktuar dhe kush e di, ndoshta do te gjeni dicka qe ju pelqen me shume se sa produkti me te cilin jeni mesuar deri me tash dhe i cili ka shume me shume yndyre. Çelesi ketu eshte te besh ndryshimin ne zevendesim – nese te pelqen nje ushqim perplot me yndyre duke u munduar qe ta eliminosh ate tersisht nuk kishte me kry pune. Por, nese e zevendeson me nje ushqim te ngjajshem por me me pak yndyre kishte me pas ndryshime te dukshme tek ju pershkake te konsumit me te vogel total te kalorive per nje periudh te gjate.[wp-like-locker]
Cfar Te Pini Per Te Humbur Peshe
Te ndrepresesh krejtesisht pijet soda (si coca cola) nga dieta juaj te ruan nga mesatarisht 360 kalori apo edhe me shume gjate dite. Edhe soda dietale (si coca cola diet), disa lengje frutash, dhe qumshti i plote mund te shtojne kalori te panevojshme ne konsumin ditor te ushqimit. Ne vend te tyre pini shume uje dhe ndrysho nga qumeshti i plote ne qumesht me pak yndyre apo qumesht soja; keto gjera te vogla bejen ndryshim te madhe tek ju.
Humbja Peshes=diet e shendetshme dhe levizje
Te ngritesh, te levizesh dhe te ushtrosh do te thote te djegesh kalorit e teperta. Sigurisht qe keni shume mundesi te jeni atletik ne nje menyre apo tjeter. T’i bashkangjitesh ndonje ekipi, te shkosh ne ushtrimore (gym), te dalesh per nje ecje apo vraposh, etj. Keto nuk jane te vetmet menyra per te rritur nivelin e aktivitetit tuaj. Ju duhet te beni ndryshime tjera ne jeten tuaj sikur te ecesh apo te shkosh me biciklet deri ne pune apo shkolle ne vend se te vozitesh, te ecesh shkalleve disa her ne dite ne vend se te hipesh ne lift (ma leht por ma keq per ty), te besh edhe nje gjiro me shume deri ne shitore apo edhe ne bllokun ku jeton. Keto jan ato ndryshimet e vogla per te cilat po flasmi. Ekspertet rekomandojnen 30-45 minuta ushtrime aerobike per 3-5 here ne jave por nese krejt cka mund te besh eshte te ecesh rreth bllokut ku jeton per nja 30 minuta disa her ne jave ky eshte nje fillim i mire. Me mire pak se sa hiq dhe eshte me e veshtire te hash kur je duke levizur keshtuqe kjo tek ju rezulton me me pak konsumim te ushqimeve dhe me shume djegie te kalorive. Gjeja me e mire e ushtrimeve aerobike eshte se te mirat e tyre jane kumilative – me fjale te tjera eshte se nesi ecni 3 here ka 10 minuta gjate dites ju i keni po te njetat te mira shendetsore sikur te ecni per 30 minuta nje here ne dite.
Ndryshimet Graduale Jane Me Te Mirat Per Te Humbur Peshe
Mos harro se me leht eshte te qendrosh me ndryshime te vogla se sa te mundohesh qe te besh ndryshim te madhe pernjeher. Fillo ngadal duke len gjithmon pak ne pjaten tuaj. Mos i degjo te tjeret qe te shtyejne te fshish pjaten apo si themi tek ne (haje edhe qat kashore, mos e le). Keto ndryshime te vogla kan gjithashtu shancin te mbesin me ty edhe pasi te keni perfunduar me diet. Mundohu te besh ndryshime ne sjelljet e tua dhe cakto qellime per te cilat ua merr mendja qe do te mund ti arrini per vitet ne vijim jo vetem jave.
Mos E Tepro Duke Ngrene
Nese je i ngopur apo thjeshte ndiheni i knaqur me sasin qe keni ngren deri tash, ndal e mos ha me shume. Nuk eshte e then qe duhet te hash deri sa te ndjesh se stomaku don tju plase. Perveq tjerash mos harro se merr pak kohe deri sa materiet ushqyese ne ushqim te futen ne rrjedhen e gjakut dhe qarkullojne deri tek qendrat nervore qe rregullojne apetitin tuaj. Te hash ngadal te ndihmon qe ju mos ta kenit tepruar duke ngren para se keto qendra nervore te ju japin sinjal se eshte bolle aq sa keni ngren deri tash.
Provo Te Mos I Perjashtosh Disa Ushqime Kur Ben Diet
Mos i thuaj vetevetes se kurr me nuk do te kesh dicka sepse menjeher do te fillosh te kesh deshire per ta pasur para e per ta ngrene. Njerezit duhet te hane edhe yndyrna per te qen te shendetshem por vetem duhet te siguroheni se po hani me mase. Ne vend se te vazhdosh te hash ushqimin e yndyrshem cdo mengjes si me pare ndoshta eshte mire te beni nje ndryshim dhe te hani selino, mysli te perziera me qumesht me pak yndyre. Provo te besh veten te mendosh dhe te thuash: “E di se MUND ta ha, por a duhet ta ha?”
Humbje E Suksesshme E Peshes: qendro fit pergjithmone
Dietat e shpejta dhe rutinat e pambajtura te ushtrimeve nuk do te te mbajne ne peshen qe deshironi per nje periudhe te gjate. Ne vend se te mendoni me jave ju duhet te fokusoheni ne qellime reale te arritshme. Me fjale tjera modifikimet e sjelljeve me te cilat do te jetoni dhe te cilat do ju sherbejne per gjith jeten. Ne fund po marmi nje shembull per te ilustruar me mire te mirat e ketyre ndyrshimeve: te themi se nje person ka afer 5kg me shume peshe se sa duhet por eshte ne balanc perfekt te energjise – ai hane po aq kalori sa mund te djeg gjate dites keshtuqe pesha e tij mbetet konstant. Nes ky person kishte me sakrifiku nje copez te vogel nga gjerat qe hane gjate dites, te themi nje chips qe eshte i barabarte me 100 kalori, per nje periudhe te barabarte me nje vite ai person kishte me i humbe permbi 5kg! Gjysme kilogrami dhjame ne trupin tuaj perfaqson rreth 3500 kalori te ruajtura. 100 kalori X (here) 365 dite ne vite eshte e barabarte me 36500 kalori, apo me shume se 5kg dhjame (yndyre).

REKOMANDIME :
TE HAME USHQIME BIO.TE KONSUMOJME SA ME PAK PRODUKTE OMGJ

TE HAME SHPESH DHE NGA PAK

TE MOS ANASHKALOJME ASNJE VAKT USHQIMOR SIDOMOS MENGJESI I CILI ZE VENDIN ME TE RENDESISHEM NDER VAKTET E TJERA

TE KONSUMOJME TE GJITHE LLOJET E USHQIMEVE

TE MOS BIEM PRE E SEMUNDJEVE NERVORE PER NJE PARAQITJE TE BUKUR

ESHTE ME E RENDESISHME KUJDESI PER SHENDETIN SESA KUJDESI PER BUKURINE

 
Lenda:Etike mjekesore
Detyre kursi 
1.Nje nxenes shkolle  duke luajtur ne klase  perplaset pas xhamit te dritares.Nje cope xhami i thyer i shkakton nje plage te prere ne kycin e djathte duke i prere arterien radiale.Mesuesi e transporton femijen urgjent ne spital.Mjeket konstatuan se femija kishte humbur shume gjak.Lindi nevoja e transfuzionit te gjakut dhe qepjes se plages.Jep qendrimin e mjekut.

Duke qene se femija eshte juridikisht i paafte mjeku ne kushte normale duhet te marre konsentin nga prinderit ose kujdestari ligjor por ne kushte te tilla emergjente ku vihet ne rrezik jeta e femijes dhe mjeku nuk kontakton dot me prinderit ose me kujdestarin ligjor sipas nenit  20 te Kodit te Etikes dhe Deontologjise behet nje perjashtim dhe mjekut i lejohet te kuroje femijen.Ne kete rast duhet te respektohet parimi i mireberesise dhe mjeku duhet ti beje transfuzionin e gjakut dhe ti qepe plagen femijes.
2.Nje vajze 16- vjecare e pashoqeruar nga prinderit shkon tek mjeku me deshiren per te diskutuar per metodat kontraceptive.Jep qendrimin e mjekut.A duhet ta mbaje ai kete konsulence?
Mjeku duhet ta informoje vajzen lidhur me pyetjet qe ajo ka ne baze te nenit 49 te Kodit te Etikes dhe Deontologjise mjekesore ku thuhet se : ´´Mjeku e ka për detyrë të punojë për edukimin dhe informimin e popullatës për çështjetë shëndetit seksual dhe parandalimin e sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme. Ai duhet të propagandojë dhe të popullarizojë metodat shkencore të planifikimit familjar dhe përdorimit të kontraceptivëve të provuar shkencërisht dhe të besueshëm.´´Por ai  duhet te informoje edhe prinderit e vajzes lidhur me  kete konsulenece  dhe ti shpjegoje   vajzes demet qe mund te vijne nga marredheniet seksuale ne moshe te re.
3.Nje vajze 17-vjecare shkon ne nje kabinet gjinekologjik duke i kerkuar mjekut kryerjen e nje aborti 12-javesh.Ne keto rrethana si duhet te veproje mjeku?
Sipas ligjit Nr.8045, dt 7.12.1995 “PËR NDËRPRERJEN E SHTATËZANISË” neni 4: Mjeku të cilit i kërkohet ndërprerja e vullnetshme e shtatëzënësisë,që në vizitën e pare duhet të informojë vajzen për:1. Rreziqet mjekësore që sjell ndërprerja e shtatëzënësisë për shtatëzënësitë e ardhshme, si dhe problemet biologjike të ndërhyrjes mjekësore.2. Të drejtat, ndihmën dhe avantazhet e garantuara me ligj për familjen, nënën dhe fëmijën, si dhe për mundësitë e adoptimit të fëmijëve që priten të lindin.3. Institucionet dhe organizmat që mund t’i ofrojnë vajzes mbështetje morale dhe financiare.
Sipas nenit 6 te po ketij ligji:Në rast se vajza, pas marrjes së informacionit të përmendur në nenin 4, përsërit kërkesën e saj për ndërprerjen e shtatëzënësisë, mjeku kërkon konfirmimin me shkrim të kërkesës.Ky konfirmim kërkohet pasi të kenë kaluar të paktën 7 ditë nga kërkesa e parë.Ne procesin e informimit marrin pjese nese eshte e mundur prinderit ose bashkeshorti.
Sipas nenit 7 te po ketij ligji:Në rast konfirmimi, mjeku i lejohet te  kryeje ndërprerjen e shtatëzënësisë  pasi dhe fetusi nuk i ka kaluar 22 jave ne kushte dhe mjedise te pershtatshme qe nuk rrezikohet jeta e vajzes.

4.Nje vajze 12-vjecare shtatezene 12-javeshe kerkon kryerjen e nje aborti.Jep qendrimin e mjekut.
Por ne kete rast kemi te bejme me nje veper penale pasi kemi kryerjen e marredhenieve seksuale me nje te mitur.Eshte detyre e mjekut ta raportoje ne instritucionet perkatese kete fakt.Mjeku duhet te ndermarre te gjitha hapat si me siper duke filluar qe nga informimi,keshillimet deri edhe tek nderprerja e shtatzanise por gjithashtu ne ndryshim nga rasti me siper duhet prania dhe  dhenia e konsentit nga ana e prinderve ose kujdestarit ligjor.Sepse sipas nenit 8 te ligjit te permendur me siper:Në rast shtatëzënësie jashtë martese në vajza të mitura deri 16 vjeç, përveç kërkesës së saj, për ndërprerjen e shtatëzënësisë kërkohet miratimi i personit që ushtron autoritetin prindëror ose e kujdestarit ligjor të saj.Gjithashtu edhe psikologet  duhet te merren me vajzen gjate kryerjes se te gjitha procedurave me siper.

5.Nje femije minoren aksidentohet nga nje motorr duke i shkaktuar frakture te eshtrave te eshtrave te kafkes,transportohet ne urgjence ku mjeket konstatuan nje hematome (grumbullim gjaku)midis cipave te trurit e cila duhej te hiqej urgjentisht.Nderkohe nevojitej dhe dhenia e gjakut,transfuzioni.Femija shoqerohej nga prinderit te cilet i perkisnin Deshmitareve te Jehovait.Pranuan nderhyrjen por refuzuan transfuzionin.Ne keto rrethana cfare duhet te beje mjeku?
Ne kete rast kemi nje konflikt midis parimit te mireberesise se mjekut me ate te respektimit te vullnetit te semurit.Ne kete rast kur vihet ne rrezik jeta e femijes duhet te merret nje urdher gjykate i pershpejtuar nga ana e mjekut duke kaluar etapat qe nga kontaktimi me shefin e spitalit,ministrine e shendetsise dhe gjykates ne menyre qe mjekut ti jepet leja te veproje dhe te jete i mbrojtur nga cdo kallezim penal qe mund te bejne prinderit.Ne kete rast duhet te respektohet parimi i mireberesise dhe ti shpetohet jeta femijes duke u bere transfuzioni i gjakut.
6.Nje adult shkon ne spital me shenjat e apendesitit akut.Nga ana e mjekeve i kerkohet pacientit dhenia e konsentit per nderhyrjen kirurgjikale me qellim per ti shpetuar jeten.Mbas informimit te shkoqitur qe i ben mjeku per nderhyrjen kirurgjikale,pacienti nuk bindet duke e refuzuar operacionin me goje dhe me shkrim,ne te gdhire ai vdes.Ne rastin konkret a kane pergjegjesi mjeket?
Po mjeket mbajne pergjegjesi sepse ne kete rast ata duhet te merrnin nje vendim gjykate te pershpejtuar qe do mund ti mbronte nga cdo kallezim penal  dhe ti shpetonin jeten pacientit edhe pse pa deshiren e tij.
7.Nje pacient me dhimbje te forta barku shkon ne urgjence dhe diagnostikohet per ileus(ngaterrim zorresh),mjeket informojne pacientin per domosdoshmerine e nderhyrjes kirurgjikale te cilen ai e pranon.Gjate operacionit mjeket konstatojne nje kancer te zorreve. Perpara ketij fakti te ri si duhet te veproje mjeku?

Mjeket duhet te marrin nje vendim te pershpejtuar te gjykates qe do mund ti mbroje nga cdo kalllezim penal dhe ti heqin kancerin pacientit edhe pse ai nuk e ka dhene konsentin.Duhet te respektohet parimi i mireberesise ne kete rast. 
8.Nje paciente e moshes 40-vjecare e diagnostikuar per leucemi duke qene ne spital e shtruar e kishte refuzuar ne menyre te perseritur mjekimin me kimioterapi.Gjate qendrimit ne spital gjendja rendohet dhe pacienti bie ne kome.(humbet ndergjegja).Familjaret i kerkuan mjekut te filloje kimioterapine.Si duhet te veproje mjeku?
Mjeku duhet ti filloje kimioterapine pacientes sepse sipas nenit 20 te Kodit te Etikes dhe Deontologjise mjekesore personave te paafte menderisht dhe fizikisht i merret konsenti familjareve,te afermve,prinderve.Perderisa konsenti jepet nga ana e familjareve atehere i jepet dhe leja mjekut per te vepruar.Ne kete rast respektohet parimi i mireberesise.
9.Nje grua 64-vjecare e shoqeruar nga bashkeshorti shkon ne urgjence me dhimbje te forta te kraharorit,me skaner konstatohet nje aneurizem te aortes e cila kerkon nderhyrje kirurgjikale urgjenete. Gruaja e pranon nderhyrjen dhe fill pas dhenies se konsentit i bie te fiket dhe humb ndergjegjen.Bashkeshorti duke pare kete gjendje,shanset per te jetuar jane te pakta i kerkojne mjekeve te mos e operojne ne menyre qe ajo te vdese e qete.Si duhet te veproje mjeku?
Mjeku duhet ta operoje te moshuaren pasi ajo e ka dhene konsentin ne ndergjegje te plote dhe mundesite per te jetuar ekzistojne edhe pse te pakta.Ne kete rast duhet te respektohet parimi i mireberesise  dhe vullnetit  te pacientit.
10.Nje pacient me semundje ishemike te zemres (zmadhim zemre) shtrohet ne spital dhe nga ekzaminimi konstatohet ngushtim te nje arterie koronare.Ne kete situate i japin pacientitdy alternativave kururese (angioplastika dhe by-passi)Nderkohe i jep pacientit perfitimet dhe rreziqet.Pacienti jep konsentin per angioplastike,gjate futjes se unazes ndodh carja dhe pacienti vdes.Familjaret bejne denoncim per mjeket si shkaktare te vdekjes.A mbajne pergjgjesi mjeket?
Jo mjeket nuk mbajne pergjegjesi per vdekjen e pacientit pasi ai pas informimit te plote te rreziqeve dhe te perfitimeve nga te dyja procedurat ka dhene konsentin me ndergjegje te plote.Dhenia me shkrim e konsentit i mbron mjeket nga ana ligjore nga cdo kallezim penal qe mund te bejne familjaret.









 Trigonometria është degë e matematikës që merret me shqyrtimin e trekëndëshave duke përdorur funksionet të caktuara matematikore që zakonisht quhen funksione trigonometrike. Ka zbatim jashtëzakonisht të madh në inxhinieri, arkitekturë, orientim në hapësirë dhe astronomi.
Ndahet në trigonometrinë plane (që merret me trekëndëshat në plan) dhe atë sferike (që merret me trekëndëshat sferikë). Funksionet trigonometrike gjithashtu luajnë rol në analizë dhe përdoren për të paraqitur valët dhe fenomenet e tjera periodike.
Historikisht, ajo është zhvilluar për astronomi dhe gjeografi, por shkencëtarët e kane përdorur atë për shekuj për qëllime të tjera,gjithashtu. Përveç fushave të tjera të matematikës, trigonometria është përdorur në fizikë, inxhinieri, dhe kimi. Brenda matematikës,trigonometria është përdorur në kryesisht në llogaritje (i cili është ndoshta zbatimi i saj më i madh), algjebër lineare, dhe statistika. ASTRONOMIA DHE GJEOGRAFIA 
Tabelat trigonometrike janë krijuar mbi dy mijë vjet më parë për llogaritje në astronomi. Yjet mendohet të jetë fikse në një sferë kristali të madhësisë të madhe, dhe se modeli ishte i përkryer për qëllime praktike. Vetëm planetet u zhvendosen në sferë. (Në atë kohë njiheshin vetem shtate plantete  Mercuri, Venusi, Mars, Jupiteri, Saturni, hëna dhe dielli. Këto janë planetet që ne kemi emeruar ditët tona të javës pasi toka nuk është konsideruar ende të jetë një planet që kur ajo ishte qendra e universit, dhe planetet e jashtme nuk ishin zbuluar ende.) Lloji i trigonometrise së nevojshme për të kuptuar qëndrimet mbi një sferë është quajtur trigonometri sferike. Trigonometri sferike perdoret rralle pasi puna e saj eshte zevendesuar nga algjebra lineare. Megjithatë, një aplikim I trigonometrise është astronomia. 
Edhe pse trigonometria është aplikuar për herë të parë tek sferat, ajo ka pasur nje aplikim me te madh për aeroplanët. Surveyors kanë përdorur trigonometrine për shekuj. Inxhinieret dhe inxhinierët ushtarakë dhe, kanë përdorur trigonometrine per shume kohe. Fizika parashtron kërkesa të mëdha për trigonometrine. Optika dhe statika janë dy fushat e para të fizikës që përdorin trigonometrine, por të gjitha degët e përdorimit fizikës e perdorin trigonometrine si ndihme.Trigonometria.Edhe fusha te tjera si kimia perdorin trigonometrine. 
 Sigurisht, trigonometria është përdorur gjatë gjithë kohes ne matematikë, dhe, shkenca e matematikes është aplikuar në të gjithë shkencat natyrore dhe shoqërore, ashtu edhe trigonometria ka shumë aplikime. llogaritje, algjebër lineare, dhe statistika.
http://www.fakultete.blogspot.com/ Esse - Ironia... veçanërisht ajo sokratike.
Ka një ironi elementare e cila ngatërrohet me njohjen dhe që, e tillë si art, është bijë e zbavitjes. Sigurisht, ironia është tepër morale për të qenë vërtet artiste, dhe tepër mizore për të qenë vërtet komike. Megjithatë, ja një tipar që i përafron : arti, komikja dhe ironia bëhen të mundshëm vetëm aty ku çtendoset ngutshmëria jetike. Por ironisti është ende më i çliruar se komiku ; sepse ky i fundit, shpesh nxiton të qeshë vetëm për të mos qarë, njëlloj si ata frikacakët që i flasin me zë natës së zezë për t’i dhënë vetes zemër ; këta mendojnë se do ta largojnë rrezikun thjesht duke ia zënë emrin me gojë, dhe bëjnë kështu si të lirë, me shpresën që t’ia kalojnë në shpejtësi rrezikut. Ironia, e cila nuk ua ka më frikën befasirave, luan me rrezikun. Kësaj here, rreziku është në një kafaz ; ironia shkon ta shohë, e
përqesh, e provokon, e tall dhe e mirëmban për riprodhimin e vet ; madje ajo do të rrezikojë edhe përmes hekurave të kafazit, që zbavitja të jetë po aq e rrezikshme sa e mundur, për të përfituar kështu iluzionin e plotë të së vërtetës ; ajo luan me frikën e saj të paqenë, dhe nuk lodhet së ngadhnjyeri mbi këtë rrezik të mrekullueshëm që vdes në çdo çast.
Ç’është e vërteta, loja mund të përfundojë keq, dhe Sokrati ka vdekur nga kjo ; sepse ndërgjegja moderne nuk i ngacmon ashtu pa u ndëshkuar krijesat e përbindshme që terrorizonin ndërgjegjen e vjetër. Megjithatë, fryma e ironisë është pikërisht fryma e shkrehjes, dhe ajo përfiton nga qetësimi më i vogël për ta rifilluar sërish lojën. Kështu, gjatë historisë së vet, mendimi ka përshkuar disa oaze ironie ; këto janë epokat e « jetës skolastike » dhe talljeve të lira ku mendimi merr frymë sërish dhe çlirohet nga sistemet e ngurta që e shtypnin ; brezat e ironistëve ndërrohen me breza tepër seriozë, ashtu si në jetën individuale, tragjikja ndërrohet me moskokëçarjen. Shfaqja e Sokratit në fund të shekullit të V-të p.e.s, përfaqëson kështu këtë ironi të parë të adoleshencës e cila pason tek ne periudhën e frikave dhe rrëmbimeve të rinisë. Ironia sokratike është një ironi pyetësore ; me pyetjet e veta, Sokrati shpërbën kozmogonitë masive të Jonianëve dhe monizmin mbytës të Parmenidit. Le të shënojmë fillimisht se Sokrati është një sofist, ashtu si Prometeu një titan ; por ai është një sofist që ka « përfunduar keq », një sofist që tallet edhe me sofistikën, edhe me shkencën e meteorëve. Në thelb, fryma e humanizmit dhe debatit që fryn tek këta sharlatanë, është vetë fryma e Sokratit ; Xhorxhias, duke argumentuar në favor të mosqenies, përpiqet të na mashtrojë, ashtu si dhe Abderitani Protagoras, i cili është një virtuoz i « antilogjisë ». Për shembull, ashtu si Sokrati, Sofistët e pranojnë karakterin e mësueshëm të virtytit, por për arsye aq të dyshimta sa Sokrati i Protagoras duket sikur thotë se ky virtyt është i papërcjellshëm ; sepse ai kërkon shkencën dhe jo kleçka apo receta. Ajo çfarë Sokrati iu qorton tregtarëve orvietanë (ashtu si më vonë Auguste Comte ndaj Saint-Simon), është se ata e kanë vënë parmendën para qeve, se improvizojnë aty ku do të duhej analizuar, dhe se shkurt, kanë rënë në përafërsitë e rëndomta të probabilizmit. Sofistit, me sofist : Sokrati çjerr maskën e këtij sherri (debati), dhe mashtrimin e këtij « arrivizmi » ; Sokrati i bën shoshë me pyetje tregtarët e fjalive të bukura, dhe ndjen një ngazëllim të vërtetë tinzak kur ua shpon tepritë e tyre të elokuencës, kur ua shfryn tollumbacet e mbushura plot me një dije të kotë. Sokrati është ndërgjegja e Athinasve, njëherësh ndërgjegja e tyre e qetë dhe ajo e rënduar ; domethënë, në funksionet e tij, gjejmë dy rrjedhojat e ndryshme të ironisë, sipas asaj që kjo na çliron nga frikat tona apo na privon nga bindjet që kemi. Nga njëra anë, Sokrati i zbavit Athinasit ; Schelling e krahason me Dionisin, zotin e ri falë të cilit qielli i shkretë i Uranosit do të mbushet me këngë dhe zhurma. Nga ana tjetër, Parmenidi është Kronosi i filozofisë, që gëlltit, qysh në zanafillë, veçantitë konkrete, shumësinë, lëvizshmërinë, tjetërsinë. Sokrati, me natyrë dioniziake, e vë në lojë këtë unitet të pangopur, këtë parim kronian që rëndonte mbi larminë e hareshme të dallimeve ; Sokrati ka diçka prej sharlatani, xhongluesi, qenieje gëtike ; ai e deh qytetin e vjetër të fortë e të ngurtë, themelon më në fund një dije njerëzore, të flatruar, të hollë e të zgjuar, në fushën e së cilës do të ushtrohet analiza e Aristotelit. Kështu, mbi Athinasit fryn një erë çmendurie ; demoni i dialektikës i cyt të rinjtë në sheshe dhe kryqëzime ; Alqibiadi lëshohet në gjithfarë fjalësh të çuditshme për të tërhequr vëmendjen e qytetit… Eshtë Sokrati, njeriu demonik, ai që i tremb qytetarët, që i deh me dialektikë dhe ide të mprehta ; tani e tutje, në Greqi ka vend për mendime të shkathta dhe të lira, për kritikë pjellore. « Kur të dëgjoj ty, i thotë Alqibiadi në tavolinën e poetit Agaton, më rreh zemra më shumë se nga vallja e koribantëve… » ; dhe ai e krahason Sokratin herë me një silen, e herë me satirën Marsias, që janë qenie dioniziane. Por gjithashtu, Sokrati është i vetmi njeri që mund ta bëjë Alqibiadin të skuqet ; i vetmi që e bën të kuptojë se të jetosh ashtu siç bën ai, s’ia vlen të jetosh fare. Gjithçka duket e papërfillshme në krahasim me nderimin e mrekullueshëm dhe prekës që Alqibiadi i bën Sokratit në fund të Gostia të Platonit. Alqibiadi është ca i pirë, thjesht aq sa duhet për të folur në tërë lirshmërinë e shtytjes së parë. « Pra më duhet t’i largohem atij duke i mbyllur veshët ashtu si për sirenat… Ai është i vetmi që zgjon tek unë një ndjesi për të cilën askush s’do të më besonte të aftë : për turpin përballë një njeriu tjetër ; … dhe them se shpesh do të doja që të mos ekzistonte fare.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels