IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

          
Cdo popull ka moralin e vet dhe ky moral nuk eshte I perjetshem ,por zhvillohet  dhe persoset vazhdimisht me elementet e perbashketa te moralit te popujve te tjere ose me elemente te tjere te reja ,mbi zhvillimin e brendshem te tyre ,duke ruajtur te vecantat kombetare ,ose ato qe I ka te perbashketa me popujt e tjere .Tradita e shlkolles shqiptare eshte e pasur ne pervoje positive persa I perket edukimit te nxenesve ne vision te gjere  duke e pare ate ne vazhdim .
Shkolla ka edhe aspekte te tjera te rendesishme veprimtarie ,te cilat jane nje vazhdim I procesit mesimor ,sic jane ato te sportit e si vazhdim edukimi fizik .Kjo perqendrohet ne :
ngritjen e ekipeve sportive te futbollit ,basketbollit ,aerobise.
shfrytezimin intesiv te palestrave sportive
shfrytezimin e vecante te palestres sportive te gjimnastikes
realizime te matjeve antropometrike dhe te ndjekjes ne process te zhvillimit perms si tregues
organizime garash sportive ne fushe te hapur ,dite eskursionesh
kampionati I shahut ne shkolle
gara mes ekipeve te shkollave paralele
gara ekipesh ne ushtime gjimnastikore etj "


Edukimi fizik dhe sporti në shkollë janë një faktor i rëndësishëm për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, por që në vendin tonë është lënë pas dore. Në bazë të zhvillimeve aktuale e të perspektivës në vendin tonë, edukimi fizik dhe sporti cilësor janë mjetet më efikase në luftën ndaj fenomeneve negative të jetës. Më shumë edukim fizik dhe sport në programet mësimore të shkollave shqiptare.
Tendenca aktuale të rolit të edukimit fizik dhe sportit në shkollë shkon drejt rritjes se rolit dhe kontributit që kjo lëndë jep në aspektin sasior e cilësor  Gjithsesi të rinjte duhet që së paku në moshën shkollore të fillojë më edukimi fizik dhe sport, për qëllim që të fitojne kondicionë fizik ashtu edhe psiqike për të mëshiruar jetën e përditshme.

Për të forcuar organizmin dhe aktivitete të tjerë për jetën e tij personale. si objektiv ka edhe masivizimin, ngritjen, nxitjen, motivimi e të rinjëve për tu marre me edukimin fizik dhe sporte. Këto aktiviteti shkollore në lëmin edukimit fizik dhe sportit kanë rendësi të madhe në ngritje e karakteri social, e niveli të frymës sportive, në edukimin e pjesmarresëve gjatë aktiviteteve që zhvillohen si dhe ngritjen e atmosferës festive e garuese. Sporti shkollor gjithsesi i ndihmon nxënësit që të fitojnë edhe njohuri e shkathtesi të ndryshimeve fizike, psiqike, e sportive. Si dhe  ndihmon në ndalimi e dokurive negative, sic janë duhani, narkomania, e fenomenet të tjera devijante.  të cilët janë të domosdoshmë për jetën e nxënësëve si në aspektin e zhvillimit të organzimit ashtu dhe në aspektin bio-kimike e anatomikë e fizologjikë të nxënësit
Të gjithë aktiviteve e sporti shkollorë janë edhe afrimi i nxënësëve me bashkomoshatrët e tyre, për t`i matur cilësit e tyrë, përmes lojërave lëvizore. E të cilatë duhet të mendojnë edhe humbjen, e fitore si dhe gëzimin, e hidhërimi ashtu edhe dëshprimin e të cilatë janë të domosdoshme në jetën e përditëshme të atyre nxënësëve. Mirpo të mirat e edukimit fizik dhe sporti shkollorë janë të pa përshkrueshmë për nxënësit tanë për arsye se këto aktiviteti duhet filluar qysh kur lind nxënësit, e duhet të shkojë gradualisht (shkallë-shkallë) më angazhimet e ndryshme gjatë jetës .Edukimi fizik dhe sportiv është një proces i domosdoshëm i pasurimit të njohurive, zhvillimit të aftësive dhe mjet i rëndësishëm për formimin e tipareve të personalitetit dhe të marrëdhënieve ndërmjet pjesë- marrësve.   Prandaj duhet insistuar, që përmes qëllimeve të zgjedhura, përmbajtjeve, metodave dhe formave të punës, të arrihet zhvillimi i drejtë psikosocial i të rinjve, relaksimi dhe kompensimi i ndikimeve negative të qëndrimit të gjatë ulur. Në synimin për zhvillim të shëndoshë, e kultivojmë  dhe e mësojmë, në mënyrë që, në të gjitha fazat e jetës, të pasurohet koha  e lirë me prëmbajtje sportive. Me mënyrën e shëndoshë të jetës do të ndikohet në formimin e ndjenjës së mirë,  në shëndet, në vitalitet dhe në  optimizmin për jetë Edukimi fizik dhe sportiv, sikur  çdo disiplinë tjetër, ndikon në  formimin e personalitetit të të rinjve, duke u mundësuar atyre pjesëmarrje aktive në aktivitetet shoqërore në pasurimin dhe thellimin e njohurive të përgjithshme dhe atyre specifike, të cilat u mundësojnë atyre që të bëhen qytetarë të përgjegjshëm, të hapur, të aftë për t’u integruar në një shoqëri demokratike. Përmes aktiviteteve fizike, sportive e artistike formojmë qytetarë të kultivuar, të pavarur, të cilët dinë të kontrollojnë zhvillimin e tyre trupor gjatë shkollimit dhe gjatë tërë jetës, të rregullojnë raportet shoqërore, të jenë aktorë aktivë dhe kritikë të asaj çfarë ndodh me ta dhe rreth tyre. 
Përmes aktiviteteve fizike e sportive nxënësit e kësaj moshe fitojnë njohuri të reja teknike dhe taktike nga dega e caktuar sportive, adaptohen  në situata të reja specifike dhe fitojnë përvoja të reja, duke bërë përpjekje për gjetjen e zgjedhjeve më të mira në situatat specifike të aktiviteteve fizike. Njohuritë e fituara përmes aktiviteteve fizike u mundësojnë nxënësve të dinë të sillen brenda grupit,  të njohin dhe të përdorin rregullat e sjelljes, por edhe të hartojnë ato rregulla të cilat do t’i respektojnë.  Po ashtu, do të shprehen edhe aftësitë e tyre organizative, pasi ata do të organizojnë gara, do t’i gjykojnë ato, duke përjetuar njëkohësisht emocione të shumta si pjesëmarrës në ato gara. Arsimi është një nga faktorët më të rëndësishëm për perfeksionimin e aftësive bazike të nxënësve. Ku përfshihen nga mosha 5 vjeçare e deri në moshën 17-18 vjeçare. Një nga prioritetet e Qeverisë duhet të jenë edhe ngritja e klasave sportive si dhe shoqërive sportive në për shkolla. Mirëpo të mos harrojmë edhe aktiviteti jashtë shkollore, ku duhen të ngrihen ekipet sportive shkollore. Për këtë nuk duhet vetëm të shkruhet por të organizohen debate e të mbahen konferenca kombëtare për të elaboruar e nxjerrë konkluzione rreth gjendjes së kësaj lënde në shkolla, si dhe mundësit, mënyrën se si do të dalim nga kjo gjendje që mbretëron në Kulturën fizike.

Motivimi i nxënësve për aktivitete sportive mbetet ndër qëllimet kryesore të mësimdhënësit. Ai këtë duhet ta arrijë përmes zgjedhjes përkatëse të përmbajtjeve programore, përkatësisht me nxitjen dhe vlerësimin e përparimit në arritjet e nxënësve. Detyrat e shtruara nga mësimdhënesi duhet të jenë të tilla që nxënësi të mund t'i kryejë ato. Po ashtu, te nxënësit nuk duhet të zhvillohet së tepërmi rëndësia e fitores, e humbjes apo e garës me të tjerët. Pra, qëllimi kryesor i mësimdhënësit duhet të jetë përforcimi dhe përsosja e njohurive sportive, e aftësive trupore dhe motorike. Mësimdhënësi, në këtë grup-moshë, duhet të marrë parasysh interesimin e nxënësve për degë të caktuara sportive, pasi një pjesë e madhe e programit mësimor përfshin sportin zgjedhor. Ky fakt favorizon organizimin e mësimit në grupe, sipas aftësive dhe nevojave, duke pasur kujdes që asnjëri nga ata të mos mbetet pa u përfshirë në procesin mësimor.
Veprimtaria njerëzore nuk mund të kuptohet pa aktivitetin lëvizor. Ajo vazhdimisht është parë me interes të veçantë nga studiuesit në përgjithësi dhe mësuesit e didaktët e edukimit fizik, në veçanti. Ky interes ka konsistuar në të kuptuarit gjithnjë e më mirë të marrëdhënieve që ka edukimi fizik dhe sporti me fusha të tjera të edukimit dhe zhvillimit njerëzor. Kontributet edukative dhe formuese të lëndës së edukimit fizik te nxënësit, janë tashmë të gjithëpranuara dhe kjo ka bërë që edukimi lëvizor dhe sportiv, të konsiderohen si një fushë e identifikuar qartë dhe me ndikime të padiskutueshme në rritjen dhe zhvillimin e njeriut Synimi i programit të edukimit fizik Lënda e edukatës fizike dhe sportit, që nga arsimi fillor e deri te niveli i mesëm dhe ai universitar, jo vetëm që diskriminohet vazhdimisht në aspektin pedagogjik, por është devalvuar deri në atë masë saqë opinioni i përgjithshëm, këtë lëndë mësimore e trajton si lëndë dytësore dhe me vlerë pothuaj kurrfare. Pothuaj, pjesa më e madhe e shkollave fillore dhe atyre të mesme e sidomos atyre në zonat rurale, nuk i posedojnë as kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit mësimor në këtë lëndë.
Problemet që e përcjellin edukatën fizike nuk janë vetëm të karakterit organizativ të praktikës mësimore, por edhe të aspektit pedagogjikë dhe fondit të vogël të orëve. Kjo praktikë e injorimit të lëndës së edukatës fizike Lojërat sportive nuk janë i tërë subjekti i edukatës fizike. Këtu ngërthehet patjetër pjesa teorike, ku përfshihet preventiva ndaj lëndimeve, ndihma e parë, lëndimet në sport, higjienë, shëndet etj. Këto janë premisa të cilat edukimin fizik e trajtojnë në mënyrën, të cilën ajo edhe e meriton në procesin mësimor. Përgjithësisht, në thelb të kësaj çështjeje vijmë në përfundim se kjo lëndë mësimore, në aspektin e infrastrukturës rregullative dhe normative, nuk është në nivelin e duhur as shkencor dhe as organizativ dhe edukativ.

Lënda e edukimit fizik synon:
të zhvillojë dhe të stimulojë tek nxënësit një shëndet sa më të plotë në aspektet fizike, psikologjike, shpirtërore dhe sociale,
të formojë aftësi dhe shprehi lëvizore të vlefshme për gjithë jetën, si dhe një model të jetës aktive.
Gjithashtu kjo lëndë kërkon që nxënësit të përfitojnë një zhvillim kompleks në drejtimin: fizik, psikologjik, shpirtëror dhe shoqëror duke siguruar kështu që ata (nxënësit) të jenë të aftë të identifikojnë dhe të ndërtojnë modele të shëndetshme në jetë.
Nga sa përcaktohet në synimet e lëndës, kuptohet që dhe roli dhe veprimtaria e nxënësve në procesin mësimor të edukimit fizik, është konceptuar si një pjesëmarrje aktive e nxënësit në këtë proces, çka arrihet jo vetëm nëpërmjet të tëushtruarit individual në planin (motor) fizik, por edhe në atë intelektual, duke përfituar edhe nga njohuritë që përvetësohen nga lëndë të tjera të fushave shkencore dhe shoqërore sikurse janë biologjia, fizika, artet etj  
 Nje risi eshte Paketa Olimpike është  materiali që shërben si udhërrëfyes  për Edukimin Olimpik nëpër shkolla. Materialet e Paketës Olimpike  përbëjnë bazën  e shëndoshë në të cilën  mund të mbështeten jo vetëm mësues të Edukimit Fizik por dhe ato të lëndëve të tjera . Një vend të rëndësishëm zënë  simbolet dhe Vlerat Olimpike,  si dhe roli i tyre për edukimin harmonik të njeriut  në të gjitha aspektet: përmirësimin personal , respektimin e rregullave, paqes, mirëkuptimit të  popujve, barazia  e të drejtave në sport  dhe nëpërmjet tij. Materialet e Paketës së tretë Olimpike do të shërbejnë jo vetëm për të plotësuar Këndin Sportiv të shkollës me anë të katër posterave të reja që janë realizuar , por ka materiale mjaft të vlefshme për mësuesit të cilët me anë të eksperiencave  të aktiviteteve të realizuara më parë dhe që jane pasqyruar në Revistën Olimpike , por dhe me kriteret dhe idetë që janë dhënë aty , do të mund të realizojnë një Ditë më të bukur Olimpike, apo një Javë më të plotë Olimpike në secilën nga shkollat e tyre. Dhe jo vetëm mësuesit, por dhe nxënësit me anë të materialeve të dhëna në paketë, si libri Lojërat Olimpike Antike dhe Moderne, do të mësojnë më shumë mbi Olimpizmin dhe do të kenë vetë më shumë ide se si t’i realizojnë aktivitetet Olimpike.
QËLLIMET 
• Edukimi fizik dhe sportiv duhet të jetë mjet i zhvillimit të
tërësishëm të personalitetit; 
• Duhet të respektojë parimin e mundësive të barabarta për të gjithë
nxënësit dhe respektimin e dallimeve ndërmjet tyre;
• Procesi pedagogjik të udhëhiqet ashtu që secili nxënës të jetë i
suksesshëm dhe i motivuar;
• Loja si mjet relaksues dhe si  mjet i edukimit duhet të jetë e
pranishme në çdo orë të edukimit fizik;
• Qëllimet e natyrshme të programit mësimor lejojnë një shkallë të
caktuar të autonomisë së shkollës dhe mësuesit dhe si e tillë kërkon një përgjegjësi profesionale për zgjedhjen e përmbajtjes, metodave dhe formave të punës; 198
• Programi mësimor duhet t’i inkurajojë fëmijët për marrëdhënie
humane të ndërsjella dhe për sjellje sportive (fair play);
• Trajtim të posaçëm duhet kushtuar fëmijëve me nevoja të veçanta
dhe atyre të talentuar;
• Të ndërlidhë veprimtarinë sportive me fushat tjera lëndore;
• Programi mësimor përgatit dhe vlerëson të arriturat e fëmijëve dhe
nxit (inkurajon) për aktivitete të sportit;
• Duhet të respektojë standardet e shkruara dhe aktet normative dhe
të kujdeset për siguri gjatë të ushtruarit. Megjithëse Shqipëria ka përmirësime të mëdha për sa i përket kulturës së ushtrimit sportiv, ende jemi larg parametrave edhe të vendeve me nivele më të ulët mesatare ekonomiko-shoqërore. Po flitet për reduktimin e orëve sportive në shkolla. 
Edukimi sportiv duket si një ‘lluks’ në shkollat tona. Pse po resht me kalimin e viteve edukimi fizik tek fëmijët? A do të përmirësohej shumë dhe shëndeti moral i shqiptarëve nëse do ushtroheshin më shumë me sport?
“Në dukje është një “luks”pasi për momentin duket se është një aktivitet vetëm për ata fëmijë, prindërit e të cilëve kanë mundësi të paguajnë për tu marrë me sport. Por në fakt na takon të gjithëve, në mënyrë të veçantë institucioneve tona sportive që të interpretojmë saktë që edukimi fizik është një e drejtë e çdo fëmije për ta ushtruar. Është fakt që vitet e fundit që kultura sportive në përgjithësi është venitur, e në mënyrë të veçantë tek fëmijët. Kjo midis të tjerave edhe për shkak të zhvillimit të teknologjisë, e cila po sjell lojën virtuale, shoqërine virtuale duke i mbyllur fëmijët përpara ekranit të kompjuterit. Nëse do të shikosh brezat e rinj të shqiptarëve, ata duken kryekëput më ‘të zhvilluar’ se paraardhësit e tyre. Në fakt, kjo është vetëm e dukshmja. Shqiptarët e vegjël dhe të rinj kanë parametra më të ulët fizik dhe bëjnë gjithnjë e më pak sport, ndërsa shoqëria dhe familja ende nuk e kuptojnë se sporti është detyrë dhe edukim, që i shërben të gjithëve.
 i gjithë sistemi ynë shkollor, po vuan një indiferencë të madhe ndaj sportit. Vërtetë ka programe të mira në letër, por zbatimi i tyre është krejt i pamundur. “Janë dy orë në shkollën e sistemit nëntëvjeçar, kurse është një orë në sistemin e shkollës së mesme dhe ora tjetër mbetet në zgjedhjen e vetë nxënësit ëmijët e kanë të vështirë t’i përgjigjen. Janë të shëndoshë dhe pa shprehi fizkulture”, të gjithë elementët edukues që ofron sporti, sot janë harruar.Mbetet vetem qe mesuesit e ardhshem te nxisin ,te praktikojne ed.fizik.


BIBLIOGRAFI :
MUSA ,KRAJA-PEDAGOGJI E ZBATUAR ,SHTEPIA BOTUESE GEER ,TIRANE 2008. FQ 206 TE PASUROJME KURRIKULEN PER EDUKIMIN NE SHKOLLE.

Tema:Bashkimi Europian
Themelimi i Komunitetit Europian te Qymyrit dhe Celikut (KEQC).

Që një muaj pas paraqitjes së këtij plani u thirr një konferencë qeveritare, e cila trajtoi propozimin e bërë, dhe pas pak kohësh, në prill 1951, në Paris u arrit që Marrëveshja mbi Themelimin e KEQÇ të nënshkruhej nga Franca, Republika Federale e Gjermanisë, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda.

Në këtë mënyrë u krijua një Organizatë e një tipi krejtësisht të ri dhe kjo në pikëpamje të dyfishtë: këtu bëhej fjalë jo vetëm për një zonë tregtie të lirë, por edhe për ngritjen e një tregu të përbashkët, dhe në
fakt në një fushë me rëndësi të jashtëzakonshme për kohën e atëhershme. Shtetet anëtare ua kaluan një pjesë të konsiderueshme të sovranitetit të tyre institucioneve të sapokrijuara mbikombëtare. Struktura institucionale përbëhet nga gjithsej katër institucione qendrore: e ashtuquajtura Instanca e Lartë përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët përmbushnin detyrat e tyre të pavarur nga shtetet anëtare. Kompetencat, që Marrëveshja i njihte kësaj instance, i përkasin një fushe shumë të gjerë dhe përmbajnë ndër të tjera edhe ndalimin e subvencioneve apo, në kushte të caktuara, kontrollin e çmimeve. Vendimet e kësaj instance në të tilla çështje janë drejtpërsëdrejti të efektshme dhe të detyrueshme!



Këshilli i Ministrave, i përbërë nga një përfaqësues për çdo vend, i shërben koordinimit mes Instancës së Lartë dhe Qeverive. Krahas kësaj, në raste të caktuara, edhe pse në shumë pak të tilla, ai mbikqyr aktivitetet e Instancës së Lartë. Kështu, për shembull, për deklarimin e një krize të dukshme, që ishte kusht paraprak për operimin me kuota prodhimi, është i domosdoshëm miratimi i tij. Modalitetet e votimit në Këshill varen nga çështja, për të cilën
bëhet fjalë, ku parashikohen kushtet e miratimit unanim, me shumicë të kualifikuar dhe me shumicë të thjeshtë.

Asambleja e Përbashkët përbëhet nga përfaqësues të dërguar nga parlamentet kombëtare dhe kryen funksione thjesht këshilluese. Institucioni i katërt është Gjykata, detyra e së cilës është, që në raste konfliktesh mes shteteve anëtare, mes organeve të KEQÇ si dhe mes shteteve anëtare dhe organeve të marrë vendimet përkatëse duke u bazuar në përcaktimet e Marrëveshjes.

Konstatojmë, pra, që me KEQÇ në fakt u krijua diçka krejtësisht e re, e cila ndryshonte ndjeshëm nga të gjitha organizatat e tjera të krijuara gjatë kësaj periudhe. Kjo ishte një strukturë, në kuadër të së cilës bashkëpunonin në fakt shtete kombëtare, por që dëshmonte tipare qartësisht të identifikueshme, të tilla sikurse deri më atëherë njiheshin vetëm prej sistemeve kombëtare politike.

Traktati i Romës
Më 25 mars 1957, gjashtë shtete të Evropës: Belgjika, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia dhe Luksemburgu nënshkruan në Romë dy traktate. I pari krijoi Komunitetin Ekonomik Europian (KEE), ndërsa i dyti Komunitetin Europian të Energjisë Atomike (KEEA).
"Komuniteti Ekonomik Europian ka si mision, nëpërmjet ngritjes së një Tregu të Përbashkët, ekpansionin e vazhdueshëm dhe të barabartë, stabilitetin në rritje, rritjen e përshpejtuar të nivelit të jetesës dhe marrëdhënie më të ngushta midis shteteve anëtare" (neni 2).
Duke u mbështetur në Traktatin e Parisit, të nënshkruar në 1951, i cili krijoi Komunitetin Europian të Qymyrit dhe të Çelikut, Traktati i Romës e zgjeroi fushën e bashkëpunimit mbikombëtar, duke rigjallëruar kështu ngritjen e ngrehinës europiane, e cila ishte ngadalësuar prej dështimit të projektit politik të Komunitetit Europian të Mbrojtjes. Për fushën ekonomike, rezistenca e vendeve ishte me e vogël se sa në fushat e tjera; në këtë pikëpamje ajo mund të konsiderohej si një fushë bashkëpunimi konsensuale.
Ndërkohë, Komuniteti europian i enegjisë atomike, ishte i një natyre tjetër. Këtu nuk ishte fjala të bashkoheshin aktivitetet ekonomike tashmë ekzistuese, por të kontribohej në formimin dhe në zhvillimin e një industrie europiane bërthamore.
Drejtimet kryesore të Traktatit të Romës janë:
Komuniteti Ekonomik Europian
Traktati në fjalë, shënoi një numër të kufizuar normash në fushën e bashkëpunimit monetar. Vendet themeluese në atë kohë bënin pjesë në sistemin monetar ndërkombëtar të Bretton Woods-it, i cili karakterizohej nga kurse këmbimi fikse midis monedhave, por me mundësi, nëse ishte e nevojshme, të rregullimit të tyre.
Pas heqjes së këtij sistemi si dhe krizës së naftës në fillim të viteve '60, e cila shkaktoi një destabilizim monetar të përgjithshëm, vendet anëtare gjykuan të nevojshme hartimin e një kuadri, që do t'u siguronte atyre një minimum stabiliteti e që më vonë mund t'i çonte drejt një bashkimi monetar.
Kështu lindi Komuniteti Europian i Qymyrit dhe i Çelikut e më vonë Tregu i Përbashkët.
Treg i përbashkët do të thotë qarkullim i lirë dhe politika të përbashkëta. Ai kërkon bashkimin doganor të vendeve anëtare, që nënkupton heqjen e tarifave doganore dhe të limiteve për mallrat për vendet anëtare dhe vendosjen e një politike tregëtare dhe të tarifave doganore të përbashkëta ndaj vendeve të treta. Për këtë, u parashikua një periudhë 12 vjeçare tranzicioni.

Bashkimi Europian
Bashkimi Evropian (BE) është një bashkim i 27-të vendeve anëtare, i krijuar me qëllim përforcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe social. Themeluar nga Traktati i Bashkimit Evropian (Traktati i Mastrihtit), në vitin 1993, BE-ja ishte më shumë se thjesht një integrim ekonomik. Koncepti qe Traktati i Mastrihtit, dhe me pas ai i Amsterdamit dhe i Nicës i dha Komunitetit mund të përshkruhet duke përdorur strukturën 3-shtyllore të mëposhtme.
   
Pra, Bashkimi Evropian që njohim sot është ndërthurje e disa Komuniteteve të ngritura më parë që janë: Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut, i themeluar në vitin 1951; Komuniteti Evropian Ekonomik (emërtuar Komuniteti Evropian në vitin 1993) i themeluar në vitin 1957 dhe; Komuniteti Evropian i Energjisë Atomike (Euratom), i themeluar në 1957. Shpesh, ato referoheshin më thjesht si “Komuniteti” ose “Komunitetet”, por tashme pas miratimit te Traktatit te Lisbonës emërtimi i përdorur është Bashkimi Evropian.
Zhvillimi i BE-së nëpërmjet Traktateve
Projekti i BE-së është zhvilluar nëpërmjet shumë iniciativave dhe instrumenteve ligjore.  Më poshtë është paraqitur një përmbledhje e akteve ligjore kryesore mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian. Traktatet janë themelet e BE-së. Ato gjithashtu përcaktojnë rregullat dhe procedurat që institucionet e BE-së duhet të ndjekin. Traktatet krijojnë një rend të ri kushtetues, mbi të cilin institucionet bazohen për funksionimin e tyre.
VitiTraktatiKomente
1952Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Karbonit dhe ÇelikutThemelohet Komuniteti Evropian i Karbonit dhe Çelikut (ECSC)
1957Traktati i  Romës (njihet  edhe si Traktati i BE-së)Themelohet KEE-ja dhe Euratom
Nënshkruhet Traktati themelues i Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike,
njëkohësisht më atë themelues të Komunitetit Ekonomik Evropian dhe që të dy bashkë njihen si Traktatet e Romës
1965Traktati i Bashkimitkrijohet një Komision dhe një Këshill i Vetëm për të tre Komunitetet Evropiane
1987Akti Unik Evropian (AUE)Bëhen përshtatje më Traktatin e KE-së me qëllim arritjen e Tregut të Brendshëm
1993Traktati mbi Bashkimin Evropian (njihet edhe si Traktati i Mastrihtit)Krijohet Bashkimi Evropian
Traktati i Mastrihtit ndryshoi emrin nga Komuniteti Ekonomik Evropian në Komunitet Evropiane.
Miratohen forma të reja bashkëpunimi midis qeverive të Shteteve Anëtare mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe në fushën e “çështjeve të brendshme dhe drejtësisë”.
Me shtimin e këtij bashkëpunimi ndër-qeveritar, Traktati i Mastrihtit krijon një strukturë të re me tre shtylla, si në aspektin politik edhe ekonomik. Ky është Bashkimi Evropian (BE).
1999Traktati i AmsterdamitNdryshohen dhe rinumërtohen traktatet e BE-së dhe të KE-së
2003Traktati i NicësPas zgjerimit në 25 Shtete Anëtare, reformohen institucionet me qëllim që Bashkimi të mund të funksionojë në mënyrë eficiente.
Traktati i Nicës, Traktati i Bashkimit Evropian dhe Traktati i Romës  bashkohen në një instrument të vetëm të konsoliduar.
2009Traktati i LisbonësKy traktat e bën BE-në:
Më eficiente: procese më të thjeshta, president i përhershëm i Këshillit
Më demokratike: rol më të përforcuar për Parlamentin Evropian dhe parlamentet kombëtare, “Iniciativa e Qytetarëve”,
Kapitulli i të Drejtave Themelore
Më transparente: qartëson rolet përkatëse, akses publik më të gjerë në dokumentacion dhe në takime
Më të bashkuar në arenën botërore: Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme
Më të sigurt: Mundësi të reja për të luftuar terrorizmin, ndryshimet klimaterike, dhe sigurimin e energjisë

Zhvillimi sipas vendeve te antaresuara
r.Viti i hyrjesShteti Anëtar
11957Shtetet anëtare themeluese (që janë pjesë e Komunitetit Evropian të Karbonit dhe Çelikut):  Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda
21973Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar
31981Greqia
41986Portugalia dhe Spanja
51995Austria, Finlanda, Suedia
62004Qipro, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia
72007Rumania dhe Bullgaria

Tregu i perbashket europian
Ne periudhen kohore 1959-1968, behen te mundur realizimi i dy projekteve te rendesishme te Komuniteteve. Keto ishin, bashkimi doganor dhe politika bujqesore e perbashket.
-           Bashkimi doganor permban ne vetevete realizimin e dy proçese te lidhur  ngushte me njeri tjetrein: 1) eleminimin (gradualisht) te pengesave doganore ndermjet Shteteve anetare dhe paralelisht 2) vendosjen e nje tarife te jashteme te perbashket, ne kufijte ndares te Komunitetit me jo komunitetin. Me 1 korrik 1968, Bashkimi doganor u realizua.
-           Politika bujqesore e perbashket, filloi si proces me vitin 1962, e cila prezantohet nje sistem veprimesh, si psh., percaktimi i nje çmimi te perbashket te garantuar per cdo produkt, mbajtia ne nivel fiks te cmimeve nepermjet nje investimi te perbashket te Shteteve, mbrojtia e kufijve (mbi futjen nga jashte te disa produkteve), etj.
Tregu i perbashket. Ndertimi i Tregut te perbashket ndermjet Shteteve anetare perben edhe themelin, zemren e ndertimit te komunitetit europian. Tregu i perbashket eshte produkt i perbashket i teksteve normative, i parimeve dhe i procedurave.
-           I teksteve. Qysh prej viteve ’50, kohe e traktave themeluese, sistemi komunitar dhe ai i B.E me pas, ka punuar dhe po punon per te nxjere norma juridike (regullore, direktiva, etj).
-           I parimeve. Karakteristika institucionale e Tregut te perbashket manifestohet ne ndertimin dhe promovimin e parimeve. Ketu nje rol te madh ka dhene Gjykata e drejtesise, nepermjet jurisprudences se saj. Si shembull do te sjellim parimin e nxjerre nga i famshmi Casis de Dijon (1979), sipas te cilit nje produkt i prodhuar rregullisht ne nje nga Shtetet anetare duhet te lejohet te shitet lirshem ne te gjithe hapesiren Komunitare.
-           I procedurave. Funksionimi i Tregut te perbashket bazohet perfundimisht ne procedurat e mbikqyrjes dhe te kontrollit, te cilat realizohen kryesisht nga Komisioni europian dhe nga Gjykata e drejtesise.
Realizimi i kater lirive. Si pjese e Tregut te perbashket, kjo inisiative prek prek kater fusha:
-           Liria e levizjes se mallrave, qe konsistonte ne heqjen e pengesave doganore ndermjet Shteteve anetare dhe vendosjen e nje tarife te perbashket te jashteme. Per arritjen e saj duheshin kaluar disa pengesa reale si psh.ne harmonizimin e normave te shumta ne kete fushe ne Shtetet anetare, harmonizimin e pengesave teknologjike, vendosja e nje tarife mbi vleren e shtuar (TVA) nen masen 15 % per mallrat nga shteti eksportues tek shteti importues, etj.
-           Liria e sherbimeve, qe konsistonte ne kapercimin e disa pengesave, nder te cilat me kryesororja ishte njohja e diplomave ne Shtete anetare dhe trajtimi i tyre ne menyre te barabarte.
-           Riria e kapitaleve, qe prekte si pagesat ashtu edhe investimet duke i hapur dyert dhe krijuar lehtesira per keto te fundit.
-           Liria e personave, levizja e lire e punetoreve, per vendim epunes per pagesen, etj, duke hedhur menjeane te gjithe diskrriminimin qe mund te behej per shkak te shtetesise
 Bashkimi Evropian dhe Shqipëria
Pas Këshillit Evropian të Selanikut në qershor 2003, Shqipëria u bë vend kandidat potencial për anëtarësim në BE. Më 18 shkurt 2008, Këshilli miratoi një partneritet të ri evropian me Shqipërinë. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) u nënshkrua më 12 qershor 2006 dhe hyri në fuqi më 1 prill 2009. Marrëveshja e lehtësimit të vizave BE-Shqipëri hyri në fuqi në janar 2008, ndërsa marrëveshja e ri-pranimit hyri në fuqi në vitin 2006. Shqipëria e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE më 28 prill 2009. Pas hyrjes në fuqi të MSA-së, u ngritën disa struktura të përbashkëta BE-Shqipëri (Këshilli i Stabilizim Asociimit dhe Nënkomitetet e tij) për monitorimin e procesit të zbatimit dhe përmbushjes së detyrimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Strukturat e përbashkëta BE-Shqipëri janë:
  • Këshilli i Stabilizim Asociimit, i cili monitoron zbatimin dhe përmbushjen e MSA-së. Ai shqyrton çdo çështje në lidhje me MSA-në dhe çdo çështje tjetër bilaterale ose ndërkombëtare të një interesi të përbashkët. Këshilli i Stabilizim Asociimit është i përbërë nga anëtarë të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe anëtarë të Komisionit të Komuniteteve Evropiane nga njëra anë dhe anëtarë të Qeverisë së Shqipërisë nga ana tjetër.
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit është i përbërë nga përfaqësues të Këshillit të Bashkimit Evropian, përfaqësues të Komisionit të Komuniteteve Evropiane dhe përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë. Detyrat e këtij Komiteti përcaktohen nga Këshilli i Stabilizim Asociimit. Komiteti i Stabilizim Asociimit, në përgjithësi, garanton vazhdimësinë e asociimit dhe zbatimin e MSA-së. Komiteti shqyrton çdo çështje që i drejtohet nga Këshilli i Stabilizim Asociimit, si dhe çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e MSA-së.
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit ngre nënkomitetet e nevojshme për zbatimin e duhur të MSA-së. Nënkomitetet përbëhen nga anëtarë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Qeverisë  Shqiptare. Shtetet Anëtare informohen dhe ftohen të marrin pjesë në takimet e nënkomiteteve. Nënkomitetet diskutojnë çështje në lidhje me zbatimin e MSA-së, bashkë me ecurinë e zbatimit të Partneritetit Evropian dhe progresit të bërë në lidhje me përafrimin e legjislacionit. Më tej, nënkomitetet shërbejnë si forume për një mirëkuptim të Acquis.  Në çdo takim vlerësohet zbatimi i Partneritetit Evropian dhe progresi i arritur për përafrimin e legjislacionit. Nënkomitetet shqyrtojnë çdo çështje sipas sektorëve përkatës dhe sugjerojnë hapat e nevojshëm për t’u ndërmarrë në të ardhmen. Më tej, nënkomitetet shërbejnë si forume për të zgjeruar njohuritë mbi Acquis dhe të konsiderojnë progresin e Shqipërisë.

Më poshtë renditen shtatë nënkomitetet:
  • Tregti, Industri, Doganat dhe Tatimet
  • Bujqësia dhe Peshkimi
  • Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca
  • Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe Statistikat
  • Drejtësia, Liria dhe Siguria
  • Zhvillimi Teknologjik dhe Politika Sociale
  • Transportet, Mjedisi, Energjia dhe Zhvillimi Rajonal.
Banka e Shqipërisë është pjesëmarrëse dhe njëkohësisht raporton periodikisht në dy nënkomitete: Tregu i Brendshëm dhe Konkurrenca; dhe,
Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe Statistikat.
Datat kryesore të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së
LEKSION 3
Sistemi Zgjedhor Mazhoritar


1.      Institucioneve që influencojnë rregullat  elektorale formale
2.       Sistemi Mazhoritar
3.      Aplikimi i sistemit zgjedhor

1.      Institucioneve që influencojnë rregullat  elektorale formale
Pjesa më e madhe e institucioneve që influencojnë rregullat  elektorale formale  mund tëgrupohen në tre nënndarje kryesore:

}  Struktura kushtetuese, që në thelb përfaqëson kontekstin e gjerë institucional të një vendi. Kjo strukturë përcakton nëse ekzekutivi ka natyrë presidenciale apo parlamentare; nëse legjislativi është i organizuar në një apo dy dhoma; nëse pushteti është i centralizuar në një qeveri qëndrore apo ka natyrë federale.

}  Procedurat elektorale, kanë të bëjnë me një sërë rregullash, kodesh, udhërrëfyesish, shpërndarjen e qendrave të votimit, dokumentacionin për të votuar, hartimi i fletës së votimit, numërimin e votave, rregulloren mbi financimin e partive politike dhe hapësirën mediatike

}  Sistemi elektoral ka të bëjë me një  sërë aspektesh të ligjit elektoral ku përfshihen:
}  struktura e fletës së votimit e cila përcakton dhe mënyrën sesi votuesit mund të shprehin preferencat e tyre,
}   pragu elektoral apo thënë ndryshe numri minimal i votave që i nevojiten një partie për tu përfaqësuar në parlament,
}  formula elektorale që përcakton mënyrën sesi votat përkthehen në mandate,
}  madhësia e zonës së votimit, që ka të bëjë me numrin e mandateve që dalin nga një zonë votimi.

Sistemet elektorale do t’i shohim të klasifikuaratre familje kryesore:
}  mazhoritare,
}  proporcionale.
}  të kombinuara

Secila prej familjeve ka dhe nënllojet përkatëse.

2.Sistemi Mazhoritar

Familja elektorale mazhoritare përbëhet nga disa nënlloje të atij që njohim si mazhoritar të pastër:
}  Sistemi i Shumicës Minimale;
}  Sistemi Mazhoritar me dy raunde;
}  Sistemi i Votës në Bllok;
}  Sistemi i Votës së Vetme të  Pa-transferueshme;
}  Sistemi i Votës Alternative. 

3.Aplikimi i sistemit zgjedhor
Pothuajse 1/2 e vendeve në gjithë botë përdorin sisteme zgjedhore të families mazhoritare, 1/3 sisteme të families proporcionale, pjesa që mbetet përdorin sisteme hibride me kombinim të rregullave të të dy sistemeve bazë.
Sistemet elektorale ndryshojnë nga njëri-tjetri sipas një sërë dimensionesh:
}  formula elektorale
}  modeli i fletës së votimit;
}  pragu elektoral efektiv;
}  madhësia e zonës së votimit;
}   numri i mandateve;
}   përdorimi i listave të hapura apo të mbyllura
}  përcaktimi i zonave zgjedhore.

Kombinimi i ndryshëm i këtyre dimensioneve sjell dhe produkte të ndryshme politike.

Shembull:
Izraeli aplikon Sistemin Elektoral Proporcional, ku kombinohet një zonë zgjedhore kombëtare me nivelin e ulët të pragut elektoral2%, për rrjedhim përfaqësohen në parlament më shumëpartisesa në rastin e Polonisë e cila aplikon po Sistemin Elektoral Proporcional, por ka pragun elektoral7%  të kombinuar medimensionin e Zonave Zgjedhorerelativisht të vogla.

v  Në nivel global 91 nga 191 vende përdorin sistemelektoral që përfshihet në familjen mazhoritare, për zgjedhjet parlamentare.
v  Sistemet elektorale mazhoritare prodhojnë mazhoranca shumë të forta.
v  Sistemet Mazhoritare prodhojnë qeveri efektive një-partiake dhe me nshumicë parlamentare funksionale, nga ana tjetërpenalizojnë partitë e vogla dhe sidomos ato parti qëmbështetësit e tyre elektoral i kanë të shpërndare në gjithë vendin.
Shumica Minimale
Ky lloj sistemi elektoral përdoret për zgjedhjen e dhomës së ulët të parlamentit në 54vende të botës, përfshi këtu Britaninë e Madhe, Kanadanë, Indinë, SHBA-në dhe shumë shtete të tjera. Shumica Minimale mund të konsiderohet si sistemi elektoral më i vjeter dhe më i thjesht njëkohësisht. Në këto lloje sistemesh vendet ndahen në një sërë zonashelektorale me një deputet dhe votuesit kanë një fletë votimi për kandidat. Kandidati që rezulton me numrin më të madh të votave për zonë votimi shpallet deputet, dhe partia kandidatët e së cilës marrin më shumë deputet në rang kombëtar, pra ajo parti që fiton shumicën parlamentare, ka të drejtën të formojë qeverinë.
KANDIDATI 1          -           35% të votave
KANDIDATI 2          -          34% të votave
KANDIDATI 3          -           3l% të votave

Fitues shpallet KANDIDATI 1 me 35%totalit të votave të marra në këtë zonë zgjedhore.
65% e elektoratit nuk e përkrahin këtë kandidat! Sistemi elektoral imponon  Shumicën Minimale si përcaktor të triumfit elektoral.
Mbaj mend!
Sistemi elektoral i Shumicës Minimale, ngaprespektiva e partive, i jep vlerë atyre votave që përkthehen në mandate, të cilat më vonë mundësojnë  formimin e qeverisë. Ndërkohë, vota popullore në nivel kombëtar ka vetëm funksion statistikor.
Në vitin 1951 Partia Konservatore Britanike urikthye në pushtet me vetëm 16 mandate më shumë se kundërshtarët e tyre Laburiste, edhepse në votëpopullore Konservatorët kishin marrë 48%të votave dhe Laburistët 48.8% të votave. Në shkurt të vitit 1974 ndodhipikërisht ekundërta, ku Laburistët me më pak vota popullore, por me më shumë mandatearritën të fitojnë shumicën në parlament.
Aplikimi i këtij lloj sistemi ka bërë të mundur sërisht në Britaninë e Madhe që gjithë qeveritë e krijuara që pas vitit 1935, nuk kanë arritur të fitojnë shumicën e votave apo 50% + 1 votë në nivel vendi. Ekzistojnë raste nën këtë sistem elektoral ku qeveria krijohet edhe me 30.8%të votave sic ështe dhe rasti i qeverisë Konservatore të Znj. Thatcher në vitin 1983.
Shumica Minimale dhe Vota Alternative
Rezultati final i referendumit britanik mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor                                                                             
Totali i Votave Po      6,152,607         ‘PO': 32.1%                                                                
Totali i Votave Jo      13,013,123        ‘Jo': 67.9%
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të aplikoj sistemin e shumicës minimale ose “first past the post”.


T’i kthehemi çështjes së raportit dhe dallimeve, në veçanti midis Machiavel-it si themelues i mendimit politik modern dhe mendimit klasik greko-romak dhe atij krishterë.

Brenda shqyrtimit të këtij raporti, të përkujtojmë se një interpretim i shpeshtë i mendimit të Machiavel-it e paraqet atë si vëzhgues neutral, si “sekretar i ngjarjeve të kohës së tij. Ky interpretim zhvillohet, sipas autorëve, në disa versione. ''Njeri prej tyre, si ai që e zhvillon Spinoza dhe Hegeli, me këtë formulë do të theksojë objektivitetin e analizave të Machiavel-it, pra përpjekjet për të kapur të vërtetën e politikës. Spinoza shkruante se Machiavel-i na shpjegon fenomenet politike sikur ato të ishin figura gjeometrike. Spinoza, i cili e zhvilloi kryeveprën e vet ''Etika, që është në të vërtetë metafizika e tij, i pëlqen të zhvillojë mendimin sipas trajtës së propozicioneve gjeometrike, ngase ato i duket se i japin mendimit formën më të fortë të rigorozitetit. Më vonë edhe Hegeli e lavdëron mendimin e Machiavel-it me terma të ngjashme, e nga autorët bashkëkohorë, Ernst Cassirer, në Miti mbi shtetin, zhvillon interpretimin për mendimin makivelian si shprehje të «neutralitetit shkencor», duke e krahasuar me mendimin e Galileut.

Mirëpo, një version tjetër i këtij interpretimi, të cilin e gjejmë ndonjëherë edhe te Léo Strauss-i, e paraqet mendimin e Machiavel-it si pajtim dhe pranim të fakticitetit politik, duke përfshirë këtu trajtat më të vrazhda të këtij realiteti e realizmi politik: vrasjet, krimet, hakmarrjet, tradhtitë etj. Kritika që i bëhet ''Machiavel-it, në këtë interpretim, mund të përmblidhet kështu: si vëzhgues dhe analist i paanshëm, ai synon të nxjerr rregullat e veprimit të subjektit politik nga realiteti politik, duke e anuluar distancën, që e mbante filozofia klasike dhe teologjia e krishterë, midis asaj që është dhe asaj që duhet të jetë. Në këtë mënyrë ai e tret moralin brenda politikës, kurse politikën e redukton në operacione teknike të marrjes dhe mbajtjes së pushteti''t.

Interpretuesit të cilët zhvillojnë këto teza mjaft shpesh, gjejnë mbështetjen edhe në një fragment, në kaptinën e XV, të Princit, ku Machiavel-i me qëllim që të verë në pah dallimin e pozicionit dhe qasjes së vet ndaj politikës, thekson se synon të kapë më shumë «të vërtetën efektive të gjësendit se sa imagjinatën për të». Në këtë kaptinë, në të vërtetë, Machiavel-i trajton veprimet e ndryshme të princit, prej të cilave, disa i sjellin lavde e disa  kritikë. Por le ta shohim të tërë fragmentin: «Mbetet tani të shohim çfarë duhet të jenë mënyrat dhe sjelljet e ''Princit ndaj shtetasve të vet dhe ndaj miqve të vet. E meqë e di mirë se shumë të tjerë kanë shkruar për të njëjtën temë, frikësohem se, nëse edhe unë shkruaj për këtë, të më konsiderojnë si mendjemadh nëse largohem, sidomos duke shqyrtuar këtë aspekt, nga pikëpamja e të tjerëve. Por duke qenë se qëllimi i im është që të shkruaj për gjëra dobiprurëse për ata që do t’i kuptojnë, më është dukur më e përshtatshme të ndjek të vërtetën efektive të gjërave se sa imagjinimin e tyre. Shumë veta kanë imagjinuar Republika dhe Principata që kurrë nuk janë parë e as nuk janë njohur si të vërteta. Por është një distancë aq e madhe midis mënyrës si jetohet nga mënyra si do të duhej të jetojmë, saqë ai i cili heq dorë nga ajo që bëhet për të ndjekur atë që duhet bërë, ai mëson më shumë si të humbasë se sa si të ruhet; sepse, ai që dëshiron të jetë plotësisht i mirë, ai nuk mund të evitojë të humbasë midis aq shumë të tjerëve që nuk janë të mirë».

Është e qartë se Machiavel-i dëshiron të verë në pah dallimin e qëndrimit të vet politik nga qëndrimet tradicionale. Këtë dallim ai e shfaq si dallim të synimit «për të vërtetën efektive» nga «imagjinata» për një problem a situatë politike, si dallim midis shteteve ashtu si janë dhe shteteve të imagjinuara, si dallim midis «mënyrës si jetohet» dhe «mënyrës si duhet jetuar». Preferimi i mënyrës së parë përcillet me ndryshimin e raportit të politikës ndaj asaj që është «e mirë», meqë si kriter tani del vlerësimi i një aksioni «të mirë», sipas rezultatit që sjell: «humbjen » apo «ruajtjen» e njeriut që e bën atë aksion. Duket se parimi moral dhe ideali i «të mirës», ashtu si e kishte kultivuar mendimi tradicional, relativizohet, sipas situatave, ku mund të sjell dobinë apo dëmin e njeriut. Mirëpo, a mjafton ky qëndrim për ta vlerësuar tërë pozicionin dhe qasjen e Machiavel-it si një utilitarizëm apo realizëm që braktis kërkesat për vlera të çmuara (drejtësia, moraliteti i veprimeve, vërtetësia etj.), e të cilat i kishte kultivuar gjatë shekujve mendimi klasik?

Për të sqaruar raportin e mendimit të ''Machiavel-it ndaj mendimit klasik, është e nevojshme të merret në shqyrtim, njeri nga tekstet karakteristike, të cituara nga shumë autorë, ku Machiavel-i shprehimisht definon qëndrimin vet lidhur me këtë problem. Është fjala për parathënien e librit të parë të Ligjëratave. Në këtë parathënie, Machiavel-i e shikon kërkimin e vet mendor si përpjekje të zbulimit, të ngjashme me atë të «detarit që i ka hyrë kërkimit të ujërave dhe tokave të panjohura». ''Pastaj ai analizon qëndrimin e bashkëkohësve të vet ndaj antikitetit: në njërën ata i kushtojnë shumë vëmendje e vlerë madje edhe një cope të vogël të ndonjë statuje antike, me të cilën e dekorojnë shtëpinë apo u japin artistëve si model për t’u imituar; në anën tjetër, «shihen shembuj të mrekullueshëm që na paraqet historia e mbretërive  dhe republikave të moçme; mrekullitë e mençurisë dhe të virtytit që i kanë bërë mbretërit, kapitenët, qytetarët, ligjvënësit që janë sakrifikuar për atdheun e tyre; mbasi që i shikojnë, siç duket, më shumë si objekte për admirim se sa për t’u imituar, apo aq shumë të braktisura sa nuk mbetet më asnjë gjurmë e atij virtyti antik, s’kemi si të mos jemi sa çuditërisht të habitur aq edhe thellësisht të prekur». Megjithatë, ai konstaton se është një dallim, sipas fushave, në qëndrimin e bashkëkohësve ndaj dijeve antike: derisa në fushën e drejtësisë, mjekësisë dhe arteve, antika shërben si burim i frymëzimit dhe imitimit, në fushën e politikës dhe të historisë nuk ka përpjekje për të përvetësuar dijet e moçme. Shkakun e kësaj mospërfillje të këtyre dijeve antike, Machiavel-i e gjen «më pak te gjendja e dobësisë që na e kanë shkaktuar veset e edukimit tonë të sotëm, se sa dëmet e shkaktuara nga ajo përtaci që krekoset e që mbretëron në shumicën e shteteve të krishtera, sa në mungesën e një njohje të vërtetë të historisë, nga leximi i së cilës nuk dinë më të nxjerrin frytin e as të shijojnë shijen që ato përmbajnë». Së këndejmi, mënyra e leximit të veprave historike të së kaluarës antike, nga bashkëkohësit, del e kufizuar ngase këta « ndalen vetëm te kënaqësia që ua ofron ndryshimësia e ngjarjeve që ajo ua paraqet». Machiavel-i u bën vërejtje bashkëkohësve «se as që u shkon mendja të imitojnë aksionet e bukura të së kaluarës: ky imitim u duket jo vetëm i vështirë , por edhe i pamundur; thuajse qielli, dielli, elementet dhe njerëzit të kishin ndryshuar rendin, lëvizjen dhe fuqinë e tyre, dhe sikur të ishin të ndryshëm ngase ishin dikur».

Është e qartë se Machiavel-i, me faktin se përkufizimin e raportit të vet ndaj mendimit klasik e vë në parathënien e veprës së tij më të rëndësishme politike, dëshiron të theksojë peshën që ky mendim ka për të. Së pari, mund të theksojmë një «kundërthënie» që bie në sy edhe nga leximi i parë i parathënies. Machiavel-i, në njërën anë, e krahason ndërmarrjen e vet në mendimin politik me përpjekjet e guximshme për «zbulimin e ujërave dhe tokave të reja», pra pikërisht me zbulimin e Amerigo Vespucit. Në anën tjetër, ndërkaq, ai kritikon bashkëkohësit e vet që merren me histori e politikë, në dallim nga ata që merren me drejtësi, mjekësi e arte, të cilëve nuk u shkon mendja të imitojnë «mrekullitë e mençurisë dhe virtytit» të të moçmëve e as'' «aksionet e bukura» politike të së kaluarës. Pra, shihet se Machiavel-i ushqen jo vetëm një admirim ndaj kulturës politike antike, por madje thekson nevojën e imitimit sa të mençurisë aq edhe të aksioneve politike klasike.

Veçanërisht, në Ligjërata, por edhe në Princi  dhe në Historitë firenceze, ai shumë shpesh u referohet përvojave mendore e praktike të politikës së republikës së Romës, gjatë shtatë shekujve të ekzistimit të saj. Së këndejmi, interpretimet që flasin për një shkëputje të plotë midis mendimit politik klasik dhe këtij modern, të inauguruar, nuk duket fort i mbështetur. Por, kjo nuk do të thotë se, në dallim nga bashkëkohësit e vet, Machiavel-i në ndërmarrjen e vet mendore do t’i kushtohet imitimit të klasikëve. Këtu, «kundërthënia» e përmendur më sipër, bëhet më pak kundërthënëse: vërejtja e Machiavel-it ndaj bashkëkohësve ka parasysh karakterin e qëndrimit mendor ndaj kulturës politike klasike. Këta nuk dinë, në leximet e veprave të së kaluarës «të nxjerrin shijen që ato përmbajnë», mjaftohen me një qëndrim të sipërfaqshëm që u ofron vetëm një kënaqësi që del nga «ndryshimësia e ngjarjeve që sodisin». Pra, Machiavel-i kritikon qëndrimin pasiv e të sipërfaqshëm ndaj ngjarjeve të së kaluarës dhe veprave që kanë shkruar për ato. Qëndrimi të cilin ''Machiavel-i do ta kultivojë, në udhëtimin për zbulimin e së resë, është qëndrim i cili në sajë të analizës dhe shqyrtimit të kaluarës do të jetë i frytshëm për të sajuar modi e ordini nuovi, mënyra të reja të veprimit dhe rende apo institucione të reja politike që duhet t’i përgjigjen një epoke tjetër politike, rrethanave të reja historike. Machiavel-i i referohet shumë shpesh, në shkrimet e veta më të rëndësishme, së kaluarës, por ai arrin të ndërtojë një interpretim kritik e krijues ndaj saj, ngase studimin e së kaluarës nuk e shikon si qëllim në vete, por as si një instrument të thjeshtë që duhet të jetë i dobishëm për problemet e së tashmes politike e shoqërore në të cilën ai jeton.

Veç tjerash duhet përmendur edhe fakti se veprën e vet më të rëndësishme ia kushton shqyrtimit të dhjetë librave të një historiani romak, Tit-Livit. Mirëpo, sikurse edhe për Aristotelin, ai zhvillon një interpretim kritik rreth mendimeve dhe koncepteve të tij, pikërisht duke zhvilluar konceptin e vet mbi politikën. Kështu, zbulimin e së resë, në fushën e problemeve politike, të cilën e paralajmëron në parathënie, Machiavel-i nuk ngurron fare ta bëjë përmes analizës së hollësishme të dhjetë librave të Tit-Livit. Ky dialog kritik që ai mban me traditën filozofike nuk e pengon të zhvillojë gradualisht konceptet e veta (mbi ligjin, shtetin, llojet e regjimeve, virtytin, mbi raportin morali e politika, religjioni e politika etj.), koncepte këto që sjellin edhe kritikën dhe përmbysjen e teorive e koncepteve klasike. Kështu, Machiavel-i nuk e flak dhe nuk e përbuz pikëpamjen e Aristotelit. Por, përmes ri-mendimit të koncepteve të tij, duke krahasuar dallimet midis situatave politike të antikitetit dhe renesancës italiane, ai e orienton mendimin e tij në gjetjen e përgjigjeve  ndaj problemeve që i prodhonin ngjarjet politike të kohës së tij. Kështu për shembull, Machiavel-i bën një kritikë të nocioneve bazë të ontologjisë aristoteliane: nocionit të natyrës, të substancës, të esencës, të përsosmërisë.

Për mendimin klasik, ligjvënësit, ''në sajë të prodhimeve të tyre mendore, sajojnë një kushtetutë që themelon karakterin e një regjimi politik, përsosmërinë e tij dhe qëllimin e tij kah e mira e përgjithshme. Machiavel-i, ndërkaq bën të ditur që republika e Romës arriti një shkallë të lartë të përsosmërisë në sajë të një vargu ngjarjesh konfliktuese.

Në parathënien e Ligjëratave  ''Machiavel-i thekson se shkaqet e inferioritetit të bashkëkohësve modernë ndaj të moçmëve, qëndrojnë në «përtacinë kryeneçe» si dhe në edukatën morale e fetare, siç shihet nga faqet që vijojnë. Situatën politike dhe atë moderne të bashkëkohësve ai e cilëson të mjerë, e ky mjerim hetohet edhe në faktin se ata e shohin të pamundshëm imitimin e aksioneve të bukura të klasikëve. Mundësinë e këtij imitimi të aksioneve të bukura, Machiavel-i e mbështet në një pikëpamje sa kozmologjike aq edhe antropologjike, me të cilat konstaton se bota dhe njerëzit e dy epokave janë të ngjashëm përkrah «rendi, lëvizja e fuqia». Ky qëndrim nuk e pengon ''Machiavel-in të hetojë, gjatë shqyrtimeve të tij edhe dallimet e rëndësishme midis dy epokave. E dallimet shqiten kryesisht, jo te natyra e njerëzve, por te mënyrat e ndryshme të krijimit të përgjigjeve mendore e institucionale ndaj ngjarjeve dhe sfidave që i hapin ato.

Njëra nga pikat e rëndësishme të dallimit, midis pikëpamjes së Machiavel-it mbi politikën dhe pikëpamjes klasike, ka të bëjë me çështjen e origjinës së lirisë dhe fuqisë së një shteti. Botëkuptimi klasik e shikon regjimin më të mirë të mundshëm si rezultat të mençurisë dhe virtytit të ligjvënësve dhe qeveritarëve, që dalin nga elitat aristokratike, dhe e vlerëson atë sipas kriterit të rendit, harmonisë dhe stabilitetit të institucioneve të saj. Ky botëkuptim dominonte te klasikët grekë e romakë, por edhe disa rryma të rëndësishme politike në ''Renesancë e mbështetnin, duke përfshirë këtu edhe humanizmin qytetar. Në kaptinën e IV të librit të parë të Ligjëratave, Machiavel-i e shtron qartë një pikëpamje thellësisht të ndryshme. Këtë pikëpamje ai e zhvillon, megjithatë, përmes debatit me Tit-Livin dhe me bashkëkohësit e vet lidhur me një çështje nga historia politike e kaluar, me karakterin dhe natyrën e republikës së Romës, gjegjësisht me pyetjen se ku ishte burimi i lirisë dhe fuqisë së saj: «Nuk pajtohem me ata që i dënojnë grindjet e Senatit dhe të popullit, ngase këta dënojnë kështu atë që ishte parimi i lirisë, dhe se këta më shumë impresionohen me britmat dhe zhurmën që ato shkaktonin në sheshin publik se sa me efektet e mira që ato prodhonin». Tani, në vend të harmonisë dhe rendit, Machiavel-i lavdëron «virtytet» e grindjeve midis Senatit dhe popullit. Por ai nuk e ka fjalën për çfarëdo përçarje e grindje, por ato përçarje që janë në gjendje të prodhojnë «ligje të mira». Këto janë fryt «i këtyre turbullirave që shumica i dënojnë pa u hamendur».

Kështu, Machiavel-i i kundërvihet jo vetëm traditës filozofike greke por edhe asaj romake. Ciceroni në veprën De legibus (Mbi ligjin) e definon ligjin si «mendje të drejtë (recta ratio) që është e nxjerrë nga vullneti hyjnor, i cili përcakton të mirën dhe ndalon të kundërtën e saj. Meqë hyjnia për kulturën romake pagane nuk ishte zoti spiritual transcendent, si e kuptojnë religjionet monoteiste, tek ai ekziston një përputhshmëri midis Mendjes, si parim universal dhe Natyrës, që udhëhiqet me ligje të arsyeshme, si kriter me të cilin bëhet dallimi midis të mirës dhe të keqes, të drejtës e të padrejtës. Kështu, mendja dhe natyra në mendimin e ''Ciceronit përbëjnë një parim universal nga i cili ligjvënësit e republikave duhet të nxjerrin ligjet pozitive për ta organizuar realitetin politik, shoqërinë politike. Prandaj, arti i ligjvënësit del si aftësi për të zbatuar të drejtën natyrore, si e drejtë universale, në një shoqëri të caktuar, sipas rregullës së pajtueshmërisë, e përgjithshmja - e veçanta; ligjet pozitive dalin si emanacion i ligjit natyror. Kjo pikëpamje që supozon se ligjvënësi me mençurinë e tij, duke soditur parimet e përjetshme të Mendjes-Natyrës, arrin të sajojë ligje pozitive për një shoqëri politike, është krejt e ndryshme nga pikëpamja e Machiavel-it, i cili burimin e ligjeve e sheh brenda konflikteve politike, përmes përplasjes së interesave politike e ekonomike të dy grupeve kryesore shoqërore. Për Ciceronin dhe botën romake, hierarkia sociale mbështetet në një hierarki të supozuar natyrore, që nënkupton një ndarje të harmonishme e të drejtë të të drejtave dhe detyrave të qytetarëve. Mirëpo, kjo barazi formale e të drejtave të qytetarëve shoqërohet jo vetëm me mosbarazi ekonomike por edhe me atë politike, ngase funksionet e tyre do varen nga statusi social. Ciceroni flak mundësinë e çfarëdo barazie.

Në shekullin e dytë para epokës sonë, historiani grek Polibi e shikonte kushtetutën romake si një trajtë origjinale të regjimit të përzier që ndërlidh elementet e monarkisë (konsulli), të aristokracisë (senati) dhe të demokracisë (populli). Regjim ky që në sajë të ekuilibrit midis këtyre elementeve bëri që Roma t’i rezistojë, për një kohë të gjatë rënies dhe shthurjes. Ciceroni e përvetësoi, në teorinë e vet politike, formulën e regjimit të përzier për ta emërtuar regjimin ideal, formulë kjo që duhej t’i siguronte «përjetësinë e shtetit dhe të drejtësisë». Kjo skemë politike nuk merrte parasysh ndryshimet konkrete të republikës romake, në veçanti të raporteve midis tri elementeve përbërëse të kushtetutës së saj. Ciceroni, si edhe shumë autorë të tjerë romakë, i kundërvinte interesave të popullit interesin e përgjithshëm, e këtë, sipas tij, duhej ta definonin prijësit e senatit, në sajë të mençurisë së tyre. Kështu që sovraniteti i popullit reduktohej në një fiksion. Machiavel-i, ndërkaq, zhvillon një koncept politik ku populli del si subjekt politik i mirëfilltë.

Në fakt, këtu, del për herë të parë, brenda filozofisë politike moderne, në mënyrë të elaboruar, ideja për popullin si subjekt politik. Antika greke, por edhe ajo romake, nuk pranonte mundësinë që demosi mund të jetë subjekt politik e aq më pak subjekt politik me ndonjë vlerë. Populli definohej si grup të cilit i mungojnë edukata dhe aftësitë etike e politike. Aristoteli e pa demokracinë jo si regjim politik të dëshirueshëm por si një realitet jo-të mirë por të paevitueshëm. Mesjeta, ndërkaq, do të ushqej përbuzje tejet të thellë ndaj popullit dhe termat që përdoren (vil, vilain) për të emërtuar popullin ose disa shtresa të tij janë përbuzëse. Në dallim nga kjo traditë, ''Machiavel-i jo vetëm që afirmon ndeshjet politike si të frytshme por në këtë ndeshje të interesave e pikëpamjeve i jep përparësi popullit si aktor politik.

Machiavel-i na bën të ditur kështu, se përvojat politike, tregojnë se një zbatim i ngurtë i parimeve morale në politikë mund të nxisë rrjedhoja të dëmshme për paqen dhe sigurinë e një shteti. Nga kjo analizë e Machiavel-it, hetohet po kështu, se «mësimi» i Machiavel-it për princërit nuk është mësim i një mjeshtërie të paskrupullt të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit, realizimi i interesit egoist të sundimtarit, por përkundrazi, kriter i vlerësimit të vlerës së aksionit politik të princit është aftësia e tij për të realizuar të mirën e përgjithshme të shtetit.
  
Machiavel-i, me zhvillimin e konceptit të tillë mbi politikën, nuk i kundërvihet vetëm mendimtarëve klasikë dhe atyre të mesjetës, por edhe shumë rrymave politike të kohës së tij, e madje edhe asaj rryme që konsiderohej se ka preokupimin kryesor lirinë brenda një republike që pranon edhe të drejtat dhe pjesëmarrjen e popullit në jetën politike. Pra, edhe ndryshe nga rryma e humanizmit qytetar.


Shumica e përfaqësuesve të humanizmit republikan, në renesancë, kishin si modelin kryesor republikën e Venedikut. Ata e mbështetnin si model nga se ajo arriti që një kohë të gjatë, që nga shekulli XIII, të funksionojë si shtet stabil dhe i zhvilluar. ''Venediku, arriti të mbajë trajtën e një regjimi të përzier, ku ekuilibrohej pushteti midis  Këshillit të Madh, trup përgjegjës për rekrutimin e shumicës së oficerëve të shtetit, Senatit, i ngarkuar me punët e jashtme dhe ato financiare, dhe dozhi, me Këshillin e tij, që kishte funksionin e shefit të zgjedhur të qeverisë. Ishte fjala për sajimin e një amalgame midis elementeve të monarkisë, aristokracisë dhe demokracisë. Vendosja e këtij sistemi oligarkik pat shkaktuar, një kohë, kryengritje popullore të udhëhequra nga ata që i kishin humbur privilegjet. Këto çrregullime u qetësuan, Venediku pati një kohë të gjatë paqen e sigurinë (Serenissima, republika më e qetë). Derisa pjesa tjetër e Italisë iu nënshtrua sundimit të princërve (signori, zotërinjve), Venediku vazhdoi të kultivojë përkushtimin ndaj ideve republikane dhe vlerave të pavarësisë e të autonomisë. ''Donato Giannotti, (1492-1573), në Dialog mbi republikën e venedikasve (1526), e sheh arritjen e lidhjes midis lirisë dhe sigurisë te venedikasit si rezultat të drejtpeshimit midis tri instancave si dhe sistemit kompleks te votës dhe të zgjedhjes i cili bën të mundur që të zgjedhurit t’i japin përparësi interesit të përbashkët ndaj çdo interesi fraksionist. Në mbështetje të traditës venedikase, në fillim të shekullit XVI, mendimi politik i traditës republikane rilind në fillim të shekullit XVI.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels