IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Tema: Gjakmarrja

Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesira te gjelbra te egra..., si dhe shtepi me mure e cati “te celikta”. Noton ne ajrin qe mbulon malet e oqeanet pakufij... DHE armeve vdekjeprures e pellgje te kuq, po ne ngjyren e qiellit. Lodron lehtazi mbi kokat e gjykatesve e gjakesve, krijuesve e kontrabandisteve, postiereve e politikanve, arkitekteve e arme-mbajtesve, historianeve e hajduteve, violinisteve e vrasesve, e shume e shume... Pellumb fluturon i lire, derisa...Bum! Nje “pellumb” tjeter e rrezon pertoke. Bota jone eshte e mbushur me gjera, dukuri, njerez te mire e te keqinj, kete e dime. Nuk ka gje plotesisht te mire apo plotesisht te keqe. Ato zevendesojne njera-tjetren fare thjesht. Prandaj ne cdo gje e mire ka nje te keqe, dhe ne cdo te keqe ka nje te mire. Ne kete shprehje une bej nje perjashtim. Sepse, c’gje te mire mund te kete nje seri vrasjesh e ngujimesh te pafundme? Mos ndoshta eshte dicka e mire qe qindra femije humbasin lirine? Apo qe njerezit jane te detyruar te vrasin e te vdesin? Oh me falni:te vriten Nje i marre do ta pohonte .Leke Dukagjini vertet mund te kete qene nje ushtarak i shkelqyer, por si diplomat mendoj se nuk e ka arritur ate nivel, se nga luftrat, vdekjet e shumta harroj c’rendesi ka jeta e dikujt. Nuk eshte se kemi 7 jete si macoket fatlum e t’i perdorim si te na teket. Kemi thjesht nje, me caste fatkeqe e lumturie, veprime budallalleku e te zgjuara,.. me te qara... me trishtime... por dhe me kujtime te bukura e gezime. Qe te gjitha keto duhet t’i shfrytezojme ne max. Vertet ne do zhdukemi pa gjurme nga kjo toke, por te pakten ta bejme te rendesishme per ne vete .Gjithcka qe mund te shkruaj une mbi dashurine  E per jeten do te ishte e kote per aq shume shpirtra qe kane humbur jeten pa patur asnje faj dhe disa te tjere qe jetojne me friken e vdekjes .E kane humbur te drejten e tyre duke bere asgje te keqe, sic kemi pare te ndodhe plot raste, dite per dite, kudo, sido e kurdo………



TEMA: DROGA DHE ALKOLI

Adoleshenca është një fazë në të cilën duhet të bëhen eksperienca të reja, kështu që provimi i alkoolit dhe i drogës gjatë kësaj peruidhe është e zakonshme. Adoleshentët përdorin alkool dhe droga të tjera për shumë arsye, përfshirë kuriozitetin, sepse u jep atyre një ndjenjë mirqënie, pakëson stresin, i bën të ndihen të rritur apo më thjesht, për tu ndjerë të integruar me grupin. Është e vështirë të thuash kush nga adoleshentët pasi ka provuar drogën nuk do të vazhdojë ta përdorë dhe kush do të zhvillojë probleme serioze.Fatkeqësisht adoleshentët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për lidhjen që ekziston midis veprimeve të tyre të sotme dhe pasojat në të ardhmen. Kanë dhe një tendencë për tu ndierë të pashkatërrueshëm dhe të mbrojtur nga problemet që kanë të tjerët. Konsumimi i alkoolit në moshë të re shton rrezikun në kalimin e përdorimit të drogave herët o vonë. Disa adoleshentë, mbasi kanë provuar, do të ndalojnë apo do të vazhdojnë ta përdorin rallë, pa pasur probleme të rëndësishme. Të tjerët do të zhvillojnë një dipendencë, dukë përdorur droga përherë e më të rrezikshme dhe duke shkaktuar dëme të mëdha tek vetvetja dhe mbase edhe tek të tjerët, potencialisht të varur.Adoleshentet  më në rrezik që të biën në grackën e alkolit dhe drogës janë ata që kanë një familje me një histori në abuzimin e këtyrë substancave, ata që vuajnë nga depressioni, ata me vetvlerësim të ulët, që nuk ndihen rehat apo që janë shumë të lëvizshëm. Përdorimi i drogës është një cështje shumë emocionale dhe problematike në shoqërinë shqiptare, për të gjitha nivelet shoqërorDroga është nga ato rreziqe sociale që efektet negative të saj i mbart për gjithë shoqërinë shqiptare, për sot dhe për të ardhmen e saj. Duhet thënë se problemi është i pranishëm më shumë në zonat e mëdha urbane dhe është më i shpeshtë te meshkujt sesa te femrat Droga dhe alkoli në shoqërinë shqiptare jane  një plagë e rënde që duhet elemimuar. Ekzistojnë disa faktorë që në tërësinë e tyre cojnë në rritjen e nivelit të përdorimit të drogës dhe mbi të gjitha në abuzimin me të.
1.    Statusi social-ekonomik i familjes.
Kështu, nivelet e të pirit të alkoolit deri në humbje të vetëdijes ose të duhanit në familje, dhe më pas në nivel shoqëror, janë tregues të predispozicionit të individëve ose të shoqërisë në tërësi për ‘varësi’ edhe nga droga në përdorim ose abuzim me të.
2.    Problemet e personalitetit.
Shumë teori pranojnë se individë të vecantë përdorin drogë sepse kanë nivel të ulët të vetëvlersimit, depresion ose ankth. Vetëvlersimi në dukje e ndihmon lidhjen me drogën, pasi shpesh përdorimi në grup i drogës nxjerr në pah vlersimin e grupit duke anashkaluar atë individual. 
3. Papajtueshmëria me gjëndjen (jokonformizmi) është një faktor tjetër që con në përdorimin e drogës nga individi. Këta individë të papajtueshëm shpesh kanë mardhënie më të ngushta me bashkëmoshatarët e grupit sesa me prindrit e tyre. Duke i shtuar këtij faktori edhe dukuri të tilla si mungesa e njërit prej prindërve në familje si rezultat i problemeve të ndryshme që ekzistojnë në familjet shqiptare. 


TEMA:Burimet Energjitike

Natyra na dhuron burime te perhershme e te pashtershem si dielli, era, uji, etj. Perdorimi i ketyre burimeve per prodhimin e energjise elektrike, ndihmon ne mbrojtjen e ekosistemit tone nga ndotja. Energjia e perfituar nga shfrytezimi i ketyre burimeve quhet ndryshe energji e paster.
Ne vitet e fundit eshte rritur numri i vendeve qe perdorin energjine e pasterBurimet gjithsej përfaqësojnë alternativat e mundshme për sigurimin e energjisë
Energjia shfaqet në forma të ndryshme. Ajo mund të bartet nga një trup në tjetrin ose nga një sistem në tjetrin, duke u transformuar. Format e energjisë janë të shumë llojshme. Energjia përdoret për nevoja të ndryshme. Shfrytzimi i energjisë bëhet më i dobishëm duke i shfrytëzuar teknologjinë e re. Në kohën e fundit vazhdojnë hulumtimin e metodave të reja për shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë. Me termin burimi alternativ i energjisë nënkuptohen energjia e cila nuk përfitohet nga lëdet e djegshme fosilore. Shfrytëzimi i burimeve të pastra për prodhimin e energjisë elektrike duket se është një domosdoshmëri. Deri tani për prodhimin e energjisë elektrike janë përdorur edhe burime të tilla si energjia e ujit, e erës dhe e diellit, por këto burime kanë një shtrirje të kufizuar gjeografike dhe nuk mund të shfrytëzohen ne rajonet që nuk kanë burime ujore, erëra të forta dhe energji diellore. Energjia bërthamore, ka një pozitë të vecantë ndër energjitë e pastra. Aktualisht, 15 % e enegjisë elektrike në botë prodhohet nëpërmjet energjisë bërthamore. Cdo vit, centralet atomike pengojnë clirimin e të gazit të dioksidit të kabonit në hapësirë. Sigurisht shtimi i centraleve atomike do të ndikojë në krijimin e ajrit dhe ambientit më të pastër. Përveç kësaj, centralet atomike në krahasim me centralet që shfrytëzojnë lëndë djegëse fosile, përdorin më pak lëndë djegëse dhe prodhojnë më shumë energji. Edhe ndotjet dhe mbeturinat e tyre janë më të pakta.Nga ana tjetër burimet energjitike fosile janë të shterueshme dhe nuk janë të riciklueshme. Këto burime janë të kufizuara dhe nuk mund të garantojnë për një kohë të gjatë nevojat e njerëzimit për energji. Si rrjedhim është e domosdoshme të mendohet për burime të reja energjitike, sepse shfrytëzimi i naftës dhe nënprodukteve të saj për prodhimin e energjisë elektrike nuk është i logjikshëm dhe i leverdisshëm nga aspekti ekonomik.
Burimet gjithsej përfaqësojnë alternativat e mundshme për sigurimin e energjisë. Një vend mund ta prodhojë vetë atë ose, kur prodhimi është i pamjaftueshëm, mund ta importojë Burimet energjitike jane pasuria e nje vendi dhe si te tilla ato duhet te shfrytezohen sa me mire qe te jete e mundur.meqenese burimet energjitike jane tepert te rendesishme nevojitet nje plan strategjik per te vlrsuar situaten aktuale te burimeve energjitike dhe per te ndermare ndryshime te cilat jane thelbesore ne sektorin e burimeve Disa drejtime te cilat kane dale si rezultat i analizave te gjata vendin tone ashtu edhe per vende te ngjashme me ne dhe qe kane probabilitet te larte te ndodhin per te ardhmen jane:• Sistemi i ardhshem energjitik duhet te jete me shume i orientuar drejt konsumatorit,• Sistemi i ardhshem elektroenergjitik duhet te jete me i diversifikuar ne drejtim teperdorimit te te gjithe burimeve dhe te gjitha teknollogjive energjitike• Shume me teper vemendje do t'i kushtohet perdorimit me eficence te energjise,• Tegjitha teknollogjite, qe do te zgjidhen per plotesimin e nevojave, duhet te mbeshteten mbi parimin e kostos me te ulet, sigurise se furnizimit dhe mbrojtjes se mjedisit.• Burimet e rinovueshme te energjise (diellore, HEC-et e vegjel, eres dhe biomasave) duhet te nxiten per te bere te mundur shfrytezimin ne maksimum te burimeve lokale por njekohesisht, qe mbeshteten mbi parimin e kostos me te ulet dhe mbrojtjes se mjedisit.strategjite e burimeve energjitike  kane ne themel j interesat baze te vendit dhe te qytetareve ose konsumatoreve te saj.



Sistemi arsimor në Itali :

1.       Kemi shkollat e fëmijërisë, e cila ka një kohëzgjaje trevjecare dhe ka si qëllim edukimin dhe zhvillimin afektiv. psikomotor, konjitiv e social të të vegjëlve.
2.       Kemi ciklin e parë i cili përfshin shkollën  primare dhe shkollën dytësore të gradës së parë.
·         Shkolla fillore- zgjat 5 vje, një vit është baza dhe ndiqet nga dy të tjera. Kjo shkollë është e detyrueshme. Ndahet në dy aspekte organizimi: Shkolla me module me orar 27-30 orë javore. Shkolla me kohë të plotë me orare 40 orë javore. Numri i nxënësve nëpër klasa duhet të jetë deri në 25 nxënës.
·         Lëndët e detyrueshme janë: gjuha italiane, një gjuhë e unionit evropian, matematika, historia, shkencat,gjeografia, studime sociale,edukim muzikor, fizik, dhe lëndë fakultative
·         Nuk ka provime perfundimtare për ë kaluar në fazën tjetër.
·         Shkolla dytësore e gradës së parë, zgjat 3 vite. Programi i studimit bazohet në lëndët: gjuhë dhe letërsi italiane, histori, gjeografi, dy gjuhë të huaja,shkencat matematikore, kimike, fizike, edukim fetar, muzikor etj. Cikli i parë mbyllet me një provim shtetëror.
3.       Cikli i dytë, i cili ëshë artikuluar në dy pjesë:
·         Sisemi i liceve
·         Drejtimi instruktiv dhe profesional.

Sisemi i liceve: 

·         Gjenden liceu klasik, shkencor,artistik,ekonomik, i gjuhëve të huaja, teknologjik, muzikor, psikopedagogjik.   
·         Aktiviteti didaktik zhvillohet në dy periudha dhe një të pestë( 2+2+1), 14-18, 19 vjec.
·         Licetë përmbyllen me provimin e shtetit.

Drejtimi instruktiv dhe profesional:
·         Zgjasin deri në 3 vjet
·         Strukturohen në cikle certifikimi dhe cdo kategori përmban:
1.       Modulin e akomodimit
2.       Orientimin dhe shoqërimin
3.       Aktivitetin praktik ne shoqëri të ndryshme, sipas kategorive.



Sistemi arsimor në Francë:

Shkollat franceze ndahen në tri nivele edukimi:
1.       Edukimi primar
2.       Edukimi dytësor
3.       Sistemi akademik i lartë

Edukimi primar:
·         Përfshin parashkollorët, kopshtet, shkollën elementare
·         Cerdhet dhe kopshtet fillojnë nga 2-3 vjec deri ne 6 vjec.
·         Shkolla elementare fillon nga6-11 vjec dhe ndahet në tri baza: kursi parapërgatitor, kursi elementar dhe kursi i ndërmjetëm.

Edukimi dytësor:
·         Përbëhet nga kolegji e që ndiqet nga licetë.
·         Kolegji përfshin nivelet e studimit që fillojnë nga 11-14vjec.

Liceë:
·         Liceu përfshin studimet e përgjithshme,teknologjike dhe profesionale dhe merren patenta dhe certifikata profesionale.
·         Studimet në lice përfundojnë në moshën 16 vjecare, ndërsa disa nxënës e përfundojnë në moshën 18 vjecare pasi ndjekin dhe maturën.
·         Për të kaluar në nivelin tjeër duhen dhenë provimet përkatëse.

Sistemi akademik i lartë:
·         Përfshin tri institucione:
·         Universitetet
·         Shkolla e larta
·         Stabilimentet e larta

Universitetet:
·         Aderojnë me programe akademike të Unionit Europian, Karta e Bolonjës.
·         Shkolla zgjat 3 vjet me 180 kredite, 2 vjet master, 3 vjet doktoraturë.

Shkollat e larta: grupohen në
·         Shkolla mormale të larta
·         Shkollat e inxhinierisë
·         Shkolla e administrimit
·         Shkollat e veterinerëve
·         Institutet me profile artistike-social-humane
·         Shkollat e administrimit të lartë dhe politike
·         Akademitë ushtarake.

Stambilimentet e mëdhaja:
·         Kanë karakter publik dhe shoqërohen me akt ministror
·         Institucione prestigjoze te kerkimit shkencor dhe të edukimit në vend.

Të përbashkëtat:
1.       Në të dyja këto sisteme kemi të pranishëm sistemin parashkollor të fëmijëve.
2.       Kohëzgjatja e shkollave elementare në të dyja sistemet është 5 vjet.
3.       Në të dy këto sisteme arsimore kemi përdorimin e sistemit të liceve, të cilat në fund  përmbyllen me provimin e shtetit për te kaluar në nivelet e tjera arsimore.
Krahasimi ndёrmjet Jeronin De Radёs dhe Zef Serembes
Romantizmi krijoi bazat e letёrsisё shqipe duke theksuar karakteristikat vendёse dhe vlerat universal. Ndёr shkrimtarёt romantik shqipёtarё janё dhe De Rada dhe Zef Serembe. Tё dy kёto autorё lindёn nё krahinёn e Kozencёs. Jeronin De Rada lindi mё 1814 nё Maki ndёrsa Serembe mё 6 mars 1844 nё Strigari. Tё dy kёto studiuan nё kolegjin e Shёn Adrian ku fati bёri qё si rrjedhojё e problemeve shёndetёsore dukё pёrfshirё tek Serembe edhe situatёn e vёshtirё ekonomike, ato u detyruan qё tё ktheheshin nё fshatin e lindjes. Njё tjetёr element i rёndёsishёm i jetёs sё tyre ёshtё edhe dashuria nё moshё tё re, qё lini gjatё periudhёs sё qёndrimit nё vendlindje. Njё tjetёr ngjarje qё i dha hov krijimtarisё letrare tё De Radёs janё ngulimet arbёreshe tё shek.XIX, tё cilёt kishin ruajtur tё paprekur ndjenjёn e dashurisё pёr atёdheun e tё parёve, nё gjuhёn, zakonet e traditat stёrgjyshore. Dashuria nё njё moshё tё re nuk u pёrjetua nё tё njёjtёn mёnyrё nga kёta dy poetё, pasi pёr De Radёn ishtё njё frymёsim pёr vjersha tё ngrohta e tё ndiera, pavarsisht se nuk u finalizua me njё jetё tё lumtur sё bashku. Serembe humb njёkohёsisht dashurinё dhe pasurinё e tij. Kjo bёri qё hidhёrimi, depresioni kohor dhe ҫrregullimet mendore apo shpirtёrore e shoqёruan gjithnjё dhe e kthyen atё nё njё vetmitar tё pasigurtё. Kjo mund tё jetё arsyeja qё mё vonё ai krijoi sonetin “fitirja ime”, ku ai bёri portretizimin mё autentik tё argumentonte shёndetin dhe moralitetin e tij, o pёr faktin tjetёr pёr atё qё thoshin vetё pёr veten. Fatkeqёsi edhe mё tё rёnda pёrjetoi De Rada, me humbjen e gruas Madalena Melkji dhe 4 djemve tё tij, por kjo nuk e mposhti poetin, pё tij, por kjo nuk e mposhti poetin, pkundrazi ai u bё mё i zjarrtё se kurrё nё veprimtarinё e tij poetike e krijuese.
         Vepra e parё e De Rad ёshtё “Kёngёt e Milosaos” e cila shёnonte agimin e njё periudhe tё re tё letёrsis shqiptare. “Kёngёt e Milosaos” ёshtё njё poem e liriko-epiko ku frymёzimi poetit ёshtё tepёr i kulluar dhe ёshtё arritur harmonia midis brendёsisё dhe formёs. Ndёrsa Serembe ka bёrё sonetin si njё nga shenjat identifikuese tё artit poetik tё tij. Ai kishte njё talent tё rrallё, pasi arrinte tё, pasi arrinte tё krijonte sonetin, nё formёn e tij tё komplikuar edhe nё njё bashkёbisedim rasti, nё njё darkё miqsh, me lehtёsi tё jashtёzakoncme. Poezia e Zef Serembes pёrgjithёsisht ёshtё mё lirike, mё ekspresive mё e shkurtёr dhe mё pak narrative se poezia e De Radёs. Serembe ka krijuar sonetet pёrkushtimet ndaj figurave konkrete tё komunitetit arbёreshё ose mё gjёrё. Ai e sheh veten nё qendёr tё pёrjetimit poetik, qoftё nё rolin e adhuruesit qoftё nё rolin e gjykatit. De Rada ёshtё poeti qё hodhi themelet e letё hodhi themelet e letёrsisё artistike arbёreshe dhe dha ndihmesё tё madhe pёr tёrё letёrsinё kombёtare. Ai ёshtё i pari qё ngriti nё art epokёn e lavdishme tё Skёndёrbeut dhe qё ҫeli traditёn e mbёshtetjes sё letёrsisё arbёreshe nё poezinё popullore. De Rada qe dhe lёvruesi i parё i poemёs epiko-lirike, i novelёs nё vargje dhe i poemёs epike. Tek Serembe vihet re se nuk ka frymё polemike nё vargjet e tij, ka vetёm argument tё pёrfunduar e tё panegociueshёm. Ndёrsa tek De Rada problematika lind qё tek poema “Kёngёt e Milosaos” ku kemi luftёn e ndjenjёs sё pastёr me paragjykimet e mjedisit, konfliktin e protagonistёve me shoqёrinё dhe me rrethanat, por gjithashtu edhe idenё patriotike qё rrjedh nё vepёr mё tepёr si rrymё e nёndheshme. Njё element karakteristik i De Radёs tek “Kёngёt e Milosaos” ёsht“Kёngёt e Milosaos” pёrdorimi i artificialitetit si nё rastin e tёrmetit nё Shkodёr dhe vdekja e Rinёs. Poezia popullore ёshtё njё element i pёrbashkёt i tё dy autorёve por tek De Rada zotron vargu i bardhё tetёrrokёsh trokoik, ndёrsa tek Serembe dominon njёmbёlljet rrokshi. Gjithashtu, tek ky i fundit pasim dhe ndonjё osicilim metrik 2,6,8. Motivi i dashurisё ёshtё trajtuar nga tё dy autorёt, por nё mёnyra tё ndryshme. De Rada fokusohet mё tepёr tek ndjenja e brendshme e dy tё rinjve, ndёrsa Serembe fillon me konstatimin e bukuris sё vashёs dhe vazhdon me pёrshkrimin e bukurisё sё saj fizike. Hapёsira kohore pёr tё parё dhe riparё veprat, ishte mё e madhe pёr De Radёn, pasi ai vdiq nё moshёn 90 vjeҫare, ndёrsa Serembe vdiq mё vitin 1901 nё moshёn 57 vjeҫare.











Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels