IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Tema: Gjakmarrja

Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesira te gjelbra te egra..., si dhe shtepi me mure e cati “te celikta”. Noton ne ajrin qe mbulon malet e oqeanet pakufij... DHE armeve vdekjeprures e pellgje te kuq, po ne ngjyren e qiellit. Lodron lehtazi mbi kokat e gjykatesve e gjakesve, krijuesve e kontrabandisteve, postiereve e politikanve, arkitekteve e arme-mbajtesve, historianeve e hajduteve, violinisteve e vrasesve, e shume e shume... Pellumb fluturon i lire, derisa...Bum! Nje “pellumb” tjeter e rrezon pertoke. Bota jone eshte e mbushur me gjera, dukuri, njerez te mire e te keqinj, kete e dime. Nuk ka gje plotesisht te mire apo plotesisht te keqe. Ato zevendesojne njera-tjetren fare thjesht. Prandaj ne cdo gje e mire ka nje te keqe, dhe ne cdo te keqe ka nje te mire. Ne kete shprehje une bej nje perjashtim. Sepse, c’gje te mire mund te kete nje seri vrasjesh e ngujimesh te pafundme? Mos ndoshta eshte dicka e mire qe qindra femije humbasin lirine? Apo qe njerezit jane te detyruar te vrasin e te vdesin? Oh me falni:te vriten Nje i marre do ta pohonte .Leke Dukagjini vertet mund te kete qene nje ushtarak i shkelqyer, por si diplomat mendoj se nuk e ka arritur ate nivel, se nga luftrat, vdekjet e shumta harroj c’rendesi ka jeta e dikujt. Nuk eshte se kemi 7 jete si macoket fatlum e t’i perdorim si te na teket. Kemi thjesht nje, me caste fatkeqe e lumturie, veprime budallalleku e te zgjuara,.. me te qara... me trishtime... por dhe me kujtime te bukura e gezime. Qe te gjitha keto duhet t’i shfrytezojme ne max. Vertet ne do zhdukemi pa gjurme nga kjo toke, por te pakten ta bejme te rendesishme per ne vete .Gjithcka qe mund te shkruaj une mbi dashurine  E per jeten do te ishte e kote per aq shume shpirtra qe kane humbur jeten pa patur asnje faj dhe disa te tjere qe jetojne me friken e vdekjes .E kane humbur te drejten e tyre duke bere asgje te keqe, sic kemi pare te ndodhe plot raste, dite per dite, kudo, sido e kurdo………

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels