IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/A është media shqiptare, ashtu si edhe politika, në një tranzicion?

Media shqiptare nuk është në tranzicion. Media ka kapur një gjendje të palëvizshme,të fjetur,ri-përsëritëse, krejtësisht të ezauruar, aspak krijuese dhe negative deri në shqetësim për opinionin.
Në vend që politika të ndjejë mbikëqyrjen dhe transparencën e medias, në Shqipëri ndodh e kundërta;media është e tëra e diktuar nga politika. I bindet asaj. I shërben. Politikës dhe biznesit. Interesave të ngushta që kanë të bëjnë me miqësitë dhe shoqërimet me njërin kah apo me tjetrin. Janë krijuar identifikimet e një-anshmërisë që nuk kanë të bëjë fare me detyrimin për informim apo balancën në të.
Piktura e plotë nuk paraqet tranzicion. Thjesht një gjendje të trishtueshme ku rrethi vicioz i atyre që e kanë krijuar, është më mbytës nga ç’janë në gjendje të kuptojnë të mbyllurit në të.
Të pranosh publikisht dështimet dhe nevojën urgjente për përmirësim është një hap sublim që kaosi mediatik shqiptar nuk është ende në gjendje ta bëjë. Kjo kërkon të pranosh defekte, dhe media nuk e pranon këtë. Provë e pakundërshtueshme janë ri – përsëritjet e mërzitshme që televizioni dhe gazetat i bëjnë njëra tjetrës.
Në çdo redaksi televizive puna fillon më shfletimin e shtypit të ditës, dhe në çdo redaksi gazete qëndrojnë të ndezur tre-katër monitorë që nuk lodhen fare as të përpunojnë lajmet që ndjekin çast pas çasti aty. Pra, media është kthyer në burim të vetvetes. Sado gjenerues të jetë riciklimi i informacionit, një ditë ai shteron.
Burimet alternative janë aq të standardizuara sa të trembin me pamjen e tyre të rëndomtë; konferenca shtypi, deklarata për shtyp, promovime të ndjekura nga kokteje, thirrje për intervista të parapërgatitura. Media shqiptare është viktime e një spontaniteti që vjen nga koka e saj. Përgjumja ndjehet në shumicën e edicioneve. Mungon këndvështrimi kritik, i detajuar, i pasuruar me elementë shpjegues.


Related Posts:

  • Si ndikon televizioni te fëmijët Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE … Read More
  • Historiku i zhvillimit të shkencës politike”Historiku i zhvillimit të shkencës politike”Nuk ka një mendim unanim lidhur me fillimet e shkencës politike. Për disa studiues: 1. Shkencat politike janë po aq të vjetra sa qeverisjet. 2. Fillimet e shkencës politike i gjejm… Read More
  • Teoria moderne e kampionimit Kampionimi.Teoria moderne e kampionimit e cila bazohet mbi teorine moderne të statistikës dhe propabilitetit është shume efikase, dhe në rastet kur paraqitet një gabim madhësia e tij përgjithësisht dihet.KampionimiKampi… Read More
  • Metodat, Metodologjia, Llojet e Metodave.Metodat, Metodologjia, Llojet e Metodave.Kursi synon t`i përgatisë studentët të flasin një gjuhë të përbashkët metodologjike që bën të mundur që studentët të arrijnë një pjekuri në kërkimin shkencor ku të kritikojn njëri- tje… Read More
  • Metodat e kërkimit në Shkencën Politike”Tema: “Metodat e kërkimit në Shkencën Politike”Pse na duhet Metodologjia?Qëllimi i këtij leksioni është t`i përgatisë studentët të flasin një gjuhë të përbashkët metodologjike që bën të mundur që studentët të arrijnë një pjek… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels