IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve të habitateve të tyre, shprehen për ATSH-në specialistë të mjedisit.


Shqetësimin e tyre ata e lidhin me situatën që prej vitesh ka përfshirë botën shtazore në vendin tonë, e cila gjatë këtyre viteve të fundit po përballet me probleme të shumta dhe po gjen shumë pak mbrojtje. Specialistët shprehin domosdoshmërinë e organizimit të fushatave sensibilizuese.

Kafshë të rralla si ariu i murrmë, derri i egër, lepuri i egër, pelikani dalmat, gjeli i egër, kaprolli, lopa e egër, si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje të ndryshme peshqish, molusqesh, amfibësh dhe reptilësh, rrezikojnë nga dita në ditë të zhduken përfundimisht nga ekosistemi i vendit tonë.

Ritmi i humbjeve të biodiversitetit në Shqipëri dhe numri i llojeve të njohur që rezultojnë të zhdukur gjatë këtyre 50 viteve të fundit mendohet të jetë nga më të lartët në Evropë. 4 lloje gjitarësh janë zhdukur plotësisht,ndërsa 17 lloje shpendësh nuk folezojnë më në territorin e vendit tonë.
Prishja e habitateve ka ndikuar direkt në jetën dhe riprodhimin e kolonive të veçanta. Shqiponjat e detit, vite më parë kanë qenë një lloj i përhershëm si dhe me shumë vende folënizimi në zonën bregdetare si Velipojë, Lezhë, Karavasta, tashmë po shihet vetëm si dimërues. Ndërkohë që kafshë të tjera po largohen nga habitatet e tyre në vendin tonë, si karabullaku i vogël, i cili është zhdukur plotësisht nga ligatinat shqiptare pas shqetësimit dhe prishjes së habitatit të ushqimit.



Related Posts:

  • Reumatizma, si të lehtësojmë dhimbjet e kyçeve dhe gjymtyrëveReumatizma, si të lehtësojmë dhimbjet e kyçeve dhe gjymtyrëveNA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Reumatizma shoqërohet me dhimbje të forta, … Read More
  • Te mbrojme shendetin toneTe mbrojme shendetin toneRelacion:Te ushqehemi  shendetshem nuk ka te bej me ndonje filozofi strikte te te ushqyerit apo te privosh veten nga ushqimet qe do. Por ka te bej me ju qe te ndiheni mire, te kesh me shume energ… Read More
  • Frutat dhe perimet ne stinen e vjeshtes.Frutat dhe perimet ne vjeshte. “Nje kujdes i duhur ne moshen e femijes dhe mundesive te patolerueshme te alergjive lidhen me perberesit me te mire per sezonin dhe te vendit ku jetojme”.Keshillat e Miralda Colombo,gazetar… Read More
  • Shiu acid në ShqipëriShiu acid në ShqipëriNese mendojme se jemi superiore ndaj natyres eshte nje gabim I rende , por akoma me I rende eshte nese jemi te bindur se smund ta ndryshojme ate.Cdo dite e me shume veme re anomali te ndryshme , por cudit… Read More
  • BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE E SHQIPERISE - GJEOGRAFINA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL BIMESIA DHE BOTA SHTAZORE E SHQIPERISE - GJEOGRAFI Ne Evrope trevat shqiptare radhiten ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimet e klimes, te tokave, te relievit… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels