Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiversiteti paraqet llojshmërinë jetësore në tokë. Jeta e gjallë në tokë ka nivele të ndryshme të llojshmërisë duke filluar nga ADNja, llojet,
popullacionet dhe ekosistemi. Sipas të dhënave shkencore në tërë botën deri me tani janë identifikuar 1.75 milion lloje. Por vlerësimet e përgjithshme të shkencës janë se ekzistojnë edhe miliona lloje të paidentifikuara, shumica e të cilave gjenden në vendet tropikale (vlerësohet se numri i llojeve mundë të jetë mbi 5 milion).Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.
Te dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90 % qe nga fillimi i industrisë se peshkimit.http://eseshkolle.blogspot.com/
Ekspertet supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend , humbja e biodiversitetit do te ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 25-30 viteve të ardhshëm do të zhduken deri ne 10 % te llojeve te njohura në planet. Pasojat e kësaj humbje do të reflektohet edhe në ekonomine botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe 80 % e nevojave te njeriut plotësohen nga resurset biologjike.