IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Cilët janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit ?
Me zhvillimin e teknologjisë, industrisë, komunikacionit dhe urbanizmit, numri i ndotësve të mjedisit është rritur vazhdimisht. Ndotësit kimike më të shpeshtë të ajrit sot konsiderohen : monoksidi i karbonit (CO), dyoksidi i karbonit (CO2), oksidet e azotit (NOX), dyoksidi i sulfurit (SO2), plumbi, hidrokarburet, bloza, etj. Këto gazra mund të jenë shumë të rrezikshme sepse shkaktojnë sëmundje të ndryshme të syve, hundës, fytit dhe mushkërive (sistemit të frymëmarrjes), si dhe të sëmundjeve tjera të rrezikshme.  

Ndotja industriale

Shumë fabrika, prodhimet i kryejne me makina të cilat për tu vërë në lëvizje përdorin lëndë djegëse si thëngjillin, mazutin, apo ndonjë lëndë tjetër djegëse. Këto lëndë djegëse lirojnë sasi të mëdha të tymit. Thëngjilli dhe mazuti digjen në furra të mëdha dhe lirojnë sasi të mëdha të tymit, dhe për këtë arsye këto fabrika duhet ti ndërtojnë tymtarët sa më të lartë me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së ajrit. Pervec lartësisë, tymtarët duhet të jenë të pajisur edhe me filtra të cilat kanë për qëllim filtrimin e ajrit dhe pastrimin e tij nga gazrat e dëmshme. Po ashtu është shumë me rëndësi që gjatë ndërtimit të objekteve industriale të zgjidhet zona e përshtatshme  dhe pervec  tymtarëve të lartë të merret parasysh edhe kahja e erërave me qëllim që këto objekte të jenë në kahje të kundërt të erërave me qytete. Me këtë do të zvogëlohet edhe më tepër ndikimi i ajrit të ndotur në vende urbane.
Ndotja nga komunikacioni

Në qytete të mëdha automobilat, autobusët dhe kamionët janë ndotësit kryesorë të ajrit. Ato në ajër lirojnë dyoksid karboni, monoksid karboni dhe okside të azotit. Në Kosovën e pasluftës rreziku nga ndotja e ajrit prej automjeteve është rritur si pasojë e importimit të numrit të madh të automjeteve të vjetra dhe pa katalizatorë. Këto automjete lirojnë sasi të mëdha të gazërave të dëmshme e me këtë edhe paraqesin rrezik të madh për mjedisin. Lirisht mund të themi se qyteti më i rrezikuar nga ndotja e ajrit nga komunikacioni është Prishtina, për shkak të dendësis më të madhe të popullatës në Kosovë, dhe numrit më të madh të automjeteve.
Ndotjet tjera
Si ndotës të tjerë të ajrit mund të numërohen edhe ndotja urbane (djegia e mbeturinave të ndryshme, lëndëve djegëse për ngrohje.), ndotja nga djegia e pyjeve, e hamullive dhe ndotjet e shkaktuara nga aktivitetet zejtare, komunikacioni ajror,etj.
Ndotja e ujit dhe pasojat e tij

Ndotja e të gjitha resurseve të mjedisit jetësor ka ndikim negativ për shëndetin e njeriut.Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij bën ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë.Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur ,shkaktohen më shum se 200 sëmundje.Këto sëmundje shpesh kanë marrë me mijëra viktima njerëzore. Ujërat industriale janë një ndër ndotësit kryesorë të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore. Ndotësit më të mëdhenjë janë:KEK,Feronikeli,Sharrvemi,MineraleteTrepçës,Kizhnicës,Artanës dhe minierat tjera.Si shkaktartjeter i ndotjes së ujit janë edhe kripërat e tretura: kloridet,sulfatet osebikarbonatet,natriumi,kaliumi,lalciumi,magnezi,të cilët koncentrohen gjatë ujitjes së tokave,pastajshiu i thartë dhe veprimtaritë industriale.Kështu ,ndoten ujërat rrjedhëse dhe ato sipërfaqësore vazhdimisht.Koncentrimin e kripës e rrisin edhe ujërat e liruara nga amvisëritë dhe industriaushqimore,ndërsa burim tjeter i kripëshmërisë së ujërave është edhe kripa e përdorur gjatë dimrit në rrugët automobilistike,që përdoren me mija tonelata brenda një sezoni. Sot në bujqësi përdoretsasi e konsiderueshme e nitrateve për stimulimin e prodhimtarisë bujqësore.[mbi 400 kg për hektarnë vendet e zhvilluara]ndërsa sasi e konsiderueshme e këtyre nitrateve koncentrohet në ujërat e drenuara nën kultura,e cila arrin deri në 150 mg/l,që e tejkalon për tri herë kufirin e lejuar të koncentrimit në ujin e pijshëm. Nitrati nuk është toksik,por ai kthehet ndërkohë në nitrit ose në komponim organik nitrosamin dhe në pjesëmarrje të vogël vetëm me I mg/I paraqet rrezik potencialkancerogjen.Prezenca e tij paraqet problemin më akut të furnizimit me ujë në vendet e zhvilluara.Detergjentet larës pastrues nuk janë të sigurtë për mjedisin të gjitha këto janë në shkallë të ndryshme ndotës të rrezikshëm.Gjithashtu derivatet e ndryshme të naftës ,lubrifikanët e makinave karburantet,janë vecanërisht të rrezikshme.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels