FEKONDIMI IN VITRO
IVF (in vitro fertilisation) ose fekondimi në epruvetë: Aspirimi i qelizës vezë të pjekur kryhet me rrugë vagjinale, qoftë në ciklet spontane (të pa stimuluara) ose në ciklet menstruale ku ovulacioni induktohet- stimulohet. Inkubacioni i qelizës vezë me spermën e përgatitur në mënyrë speciale, është pak më i gjatë, dhe zgjatë rreth 48 orë, ndërsa embrioni, në stadin 4 dhe maksimalisht 8 qelizor, kthehet me kateter të hollë, special në hapësirën e mitrës (embriotransfer).
Suksesi i kësaj metode të riprodhimit të asistuar, sillën nga 15-45%, ndërsa rezultati përmbledhës sillet në rreth 60-80%. Rezultatet pas moshës 38 vjeçare të jetës bie dhe pas moshës 40 vjeçare për 3-4 herë është më i ulët. Në rastet kur nuk janë transferuar të gjitha embrionet në hapësirën e mitrës, atëherë konservohen-ngrihen në azotin e lëngshëm në minus 196 ºC (krioprezervacion), të cilët mund të ruhen deri në 5 vjet. Embrionet sipas nevojës mund të shkrihen, dhe në fazën e trupit të verdhë të transferohen në hapësirën e mitrës (krio-embriotransfer). Suksesi i këtij manipulimi sillet në rreth 8-15% për një cikël.
Suksesi i kësaj metode të riprodhimit të asistuar, sillën nga 15-45%, ndërsa rezultati përmbledhës sillet në rreth 60-80%. Rezultatet pas moshës 38 vjeçare të jetës bie dhe pas moshës 40 vjeçare për 3-4 herë është më i ulët. Në rastet kur nuk janë transferuar të gjitha embrionet në hapësirën e mitrës, atëherë konservohen-ngrihen në azotin e lëngshëm në minus 196 ºC (krioprezervacion), të cilët mund të ruhen deri në 5 vjet. Embrionet sipas nevojës mund të shkrihen, dhe në fazën e trupit të verdhë të transferohen në hapësirën e mitrës (krio-embriotransfer). Suksesi i këtij manipulimi sillet në rreth 8-15% për një cikël.
FIV është një procedurë që realizohet në kushte laboratorike. Kjo procedurë konsiston në marrjen e vezëve (ovocideve) tek partnerja femër dhe e spermatozoideve tek partneri mashkull dhe bashkimi i tyre në mënyrë të orientuar nga e cila përftohet formimi i embrionit. Më pas merret ky embrion dhe implementohet në kavitetin uterin.
Cilët janë ata faktorë që ndikojnë në suksesin e një shtatzënie të konceptuar me anë të FIV-it?
Janë një mori faktorësh të cilët ndikojnë në suksesin e një shtatzënie me anë të FIV-it, si : mosha e çiftit, gjendja shëndetësore e çiftit, cilësia e embrioneve, numri i embrioneve, teknologjia biologjike ose kushtet laboratorike dhe biologu, kualifikimi i stafit etj. Suksesi sot i fekondimit in vitro, sipas statistikave evropiane, shkon rreth 30%.
Ofrohet Fekondimi in Vitro në Shqipëri?
Sot për fat të mirë edhe në Shqipëri kemi mundësi që çifteve t’i ofrohet ky shërbim në nivele të larta, pasi janë një numër i konsiderueshëm qendrash dhe klinikash (private) që merren me fekondimin in vitro. Si procedurë FIV ka filluar të aplikohet në vendin tonë rreth viteve 2002-2003.
ABORTI
Përfundimi i shtatzanisë para javës së 20-të quhet dështim. Rreth 15 % e shtatzanive përfundojnë me dështim. Një pjesë e tyre ndodhin aq herët sa që një pjesë e grave as që e kuptojnë se po dështojnë. Pjesa më e madhe e dështimeve ndodh para javës së 12-të.
Shkaqet e ndodhjes se abortit
Shkaku kryesor është moszhvillimi normal i fetusit. Kjo për arsye se struktura gjenetike e tij dëmtohet. Por kjo nuk do të thotë se i ka kaluar nga prindërit. Ka disa sëmundje të nënës si diabeti jo mirë I kontrolluar, sëmundjet e tiroideve, problemet me mitrën dhe serviksin që më rrallë bëhen shkak. Aktivitete ditore, marrëdhëniet seksuale, jeta e punës apo ngritja e peshave nuk bëhen shkak për dështim. As të vjellat e forta. Gjithashtu edhe të rrëzuarit apo goditjet e ndryshme nuk para përfundojnë me dështime.
Cilat janë pasojat e aborteve?
Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë; dhëmbjet e forta, shpim i mitrës, gjakrrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjendje shoku, kome apo dëmtim të organeve të tjera, histerektomi/heqje të mitrës, në lindjet e induktuara vdeshmëria shkon deri në 3%. Pas abortit, mund të ndodhë mbetje e plotë e konceptimit në mitër, gjë që mund të bëjë të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale. Pasojat e mundshme të mëvonshme pas abortit janë; paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, lindje të fëmijëve së vdekur, shtatzëni jashtë mitre, lindje parakohe, sëmundje inflamatore pelvike. Pasojat e mundshme emocionale pas abortit janë; ndjenja e fajit, depresion/të qara, paaftësi për të falur veten, trishtim i thellë, inat, boshllëk emocional, problem seksuale, ulje e vetëvlerësimit, ëndra të këqija, dëshirë për të mbetur shtatzënë, anoreksi ose çrregullime të tjera të të ngrënit, abuzim me pijet alkoolike/cigaret/drogat, dëshira për vetëvrasje.
Çfarë kujdesi duhet të tregohet pas kryerjes së abortit?
Medikamentet që përdoren për anestezinë kanë efektet e tyre të dëmshme dhe rekomandohet që gruaja pas abortit; të shoqërohet në shtëpi me automjet duke përjashtuar ecjen në këmbë. Për të qetësuar dhimbjet, nuk duhet të përdoren analgjezikë si dhe nuk duhet të konsumohen pije alkoolike. Gjatë 10-të ditëve të para pas abortit, kur nuk paraqitet gjakosje e qafës së mitrës, rreziku i infeksionit është shumë i mundur. Për t’u ruajtur nga kjo situatë, është e këshillueshme mos kryerja
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Tweet Follow @DIONISXHANI