Anoreksia nervore kalon nga nje gjendje mendore e rrezikshme deri ne tentative vetvrasje.Njerezit qe vuajne nga kjo semundje mendojne se jane te shendoshe dhe kane shume frike nga obeziteti dhe nga mundesia qe mund te shtojne peshe. Ne pergjithesi personat qe vuajne nga anoreksia nervore vuajne dhe nga depresioni.Rreth 3-10 % te rasteve me anoreksi nervore vdesin nga semundja, nga probleme te zemres, tentativa vetvrasje apo infeksione. Rreth 25 % te rasteve me anoreksi permiresohen per nje periudhe rreth 6 vjecare, kurse pjesa tjeter vazhdojne, ose zhvillojne patologji te tjera te ushqyerjes si bulimi nervore apo ushqyerja ne menyre te pakontrollueshme.
Anoreksia nervore fillon kryesisht ne adoleshence. Adoleshentet me semundje kronike si diabete tip 1 apo astem jane edhe me te riskuar per te zhvilluar keto patologji te ushqyerjes.
Dietat ekstreme jane paralajmeruesi kryesor per nje crregullim te mundshem te ushqyerjes. Ne rastet kur adoloshentet shfaqin shqetesime per peshen e tyre ata duhen keshilluar te bejne aktivitet fizik dhe jo dieta ne reduktimin normal te menyres se ushqyerjes.
Kur fillon te mbaj diete, nje person qe vuan nga anoreksia nervore nuk ndalon dot me.
Profile i nje personi qe vuannga anoreksia nervore
Nje person me anoreksi nervore refuzon te haj ushqim te mjaftueshem qe te mbaje nje peshe normale. Anoreksia nervore shfaqet kryesisht ne femra te bardha te klasave te mesme te pasura dhe te pasura. Keta paciente jane njerez me shume vullnet, duan ta kene cdo gje nen kontroll dhe shume te kontrolluar.
Problemet e kontrollit jane qendrore per zhvillimin e kesaj semundje. Renia ne peshe mund te jete suksesi i pare i pavarur qe nje njeri me anoreksi mund te kete arritur.
Keta persona fokusohen te pesha, te mbajturit nen kontroll peshen e tyre dhe e kane pothuaj te pamundur te kene marredhenie normale shoqerore dhe jane tipa te mbyllur
Shenjat e para paralameruese
Ne nje person qe po zhvillon anoreksi nervore, dieta behet fokusi i jetes te vet. Personi mund te mendoje “e vetmja gje qe di te beje mire eshte te mbaj diete, sdi te bej gje tjeter’.
Ky mendim fillestar ne dukje i pafajshem mund te coje ne perceptime shume te shtremberuara te vetes. Veprime te tjera, jane te fshehurit e ushqimit ose duke e perhapur ushqimin verdalle dhe duke e lene pjaten bosh qe te duket sikur ushqimi eshte ngrene komplet. Nje person anoreksik mund te gatuaje sasi te medha ushqimi, duke pare te tjeret qe hane dhe vete refuzon ta haje ushqimin.
Ndersa patologjia vazhdon te zhvillohet, ushqimet e perdorura sa vijne e pakesohen dhe fillojne te ndahen ne te sigurta dhe tepasigurta. Keta persona shume shpejt behen agresive dhe neurotik, fillojne te largohen nga shoket dhe familja dhe mbyllen ne vetvete. Ata behen shume kritike ndaj vetes dhe te tjereve, asgje nuk eshte mjaftueshm e mire per ata.
Efektet ne shendet te anoreksise nervore
Pervec problemeve te renda psikologjike dhe emocianale qe anoreksia nervore shkakton, ajo ka pasoja shume te renda ne shendetin fizik te njeriut.
Personat me anoreksi kane pamjen tipike “kocke e lekure’’. Pasha trupoure mund te shkoje deri ne 85 % me pak se pesha e tyre normale trupore ( kane BMI< 15 ).
Kane metabolizem te ngadalesuar,rrahje te ngadalta te zemres, lekure te thate te ashper, per shkak se jane te dehidratuar dhe mund te kene dhe shenja ne lekure, per shkak te mungeses se shtreses dhjamore poshte lekures, qe ka efekt mbrojtes.
Numri i rruazave te bardha eshte shume i ulet qe rrit rrezikun per infeksione qe ne persona me anoreksi nervore degradojne ne problem te renda per shendetin deri ne vdekje.
Efekte te tjera negative ne shendet jane :
· Fryrje barku qe zgjat per disa ore pas ngrenies si rezultat i metabolizmit shume te ngadalsuar
· Renie floku
· Crregullim te ciklit menstrual deri ne nderprerje te tyre
· Nivele te ulta ne proteina ne organizem si rezultat i mosngrenies
· Crregullim te neurotransemtueve dhe si rezultat zhvillim i depresionit
· Renie te dhembeve si rezultat i demtimit te tyre nga aciditeti i stomakut prej vjelljeve te shpeshta
Si perfundim mund te themi qe nje person me anoreksi nervore eshte fizikisht dhe menderisht i semure dhe ka nevoje per ndihme.
Trajtimi i anoreksise nervore
Personat qe vuajne nga anoreksia nervore jane te izoluar dhe nuk mendojne se ka ndonje problem me ta.Trajtimi i tyre eshte i dyfishte : ne aspektin mendor dhe nutricional.
Qellimi i trajtimit te anoreksise nervore eshte ushqyerja e personit ne menyre normale dhe te shendetshme dhe mjekimi i depresionit dhe ndjenjes se ulet te vetvleresimit qe keta persona kane.
Fillohet ushqyerja ne menyre graduale, me 1000 -1600 kcal ne dite, me vakte te vogla disa here ne dite dhe duke tentuar rritje me 100-200 kcal ne jave. Merren edhe multivitamina dhe calcium si suplement per te plotesuar nevojat e organizmit.
Ne rast se marrin ndihme profesionale, pacientet qe vuajne nga anoreksia nervore mund te bejne nje jete normale. Edhe pse mund te mos sherohen 100 %, atyre do ju kthehet nje ndjenje normaliteti ne jeten e tyre.
Këshillat për të mbajtur larg ndërlikimet nga anoreksia nervore
Dëshira për të pasur një imazh apo trup të bukur nuk do të thotë të kufizosh ushqimin që duhet konsumuar gjatë ditës. Ky mit, i gabuar sot është shndërruar në një problem shumë të madh, veçanërisht në radhët e adoleshenteve të cilat rrezikojnë të preken nga anoreksia nervore, për të mbajtur nën kontroll peshën e tyre trupore. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekia Ilda Xhelili tregon se me çfarë problemesh shëndetësore përballemi me dëshirën e fiksuar për të kontrolluar çdo kalori që marrin gjatë përditshmërisë tonë.
Çfarë është anoreksia nervore dhe kur rrezikohemi ?
Anoreksia nervore është një çrregullim i mënyrës së të ngrënit dhe karakterizohet nga kufizimi i tepruar i ushqimit, nga një frikë e tepruar dhe e paarsyeshme për të shtuar në peshë. Ky fenomen është vënë re nëntë herë më tepër te femrat se te meshkujt. Për shkak të frikës së mbipeshës, individët me këtë çrregullim e kufizojnë sasinë e ushqimit që konsumojnë. Fjala anoreksi është thjesht një term mjekësor që nënkupton mungesën e oreksit (nga greqishtja an-mohim dhe oreks-dëshirë për të ngrënë), por në rastin e anoreksisë nervore individët e prekur nga ky çrregullim nuk e humbasin oreksin e tyre. Ata vuajnë nga frika e mbipeshës, kanë një perceptim të gabuar për imazhin dhe figurën e tyre, e për rrjedhim kufizojnë ushqyerjen dhe hanë në porcione të vogla.
Konkretisht pse ndodh kjo gjë ?
Këta pacientë kanë një mungesë të shprehur të energjisë dhe vitalitetit të tyre. Anoreksia nervore më shpesh e ka fillimin e saj në periudhën e adoleshencës, moshë kur fillon dhe interesimi më i madh për vetveten dhe imazhin, kjo ndodh sidomos tek femrat. Shumica e pacientëve të tillë ndjehen të uritur, por këtë e mohojnë para të tjerëve duke konsumuar porcione të vogla të ushqimit. Kaloritë mesatare që konsumon një person, i cili vuan nga anoreksia nervore luhaten midis 800-1000 kalori në ditë që është jashtëzakonisht pak në raport me kaloritë që duhen marrë normalisht. Kur arrijnë në vlera të tilla kemi të bëjmë me gjendje kritike për jetën. Këta persona kanë në gjakun e tyre një nivel shumë të lartë të hormonit të urisë, megjithatë thirrja e urisë shtypet dhe injorohet prej tyre.
Cilat janë ndërlikimet që shfaqen tek këta pacientë?
Anoreksia nervore mund të ketë pasoja serioze nëse kohëzgjatja dhe ashpërsia e shenjave janë të shpeshta. Problemet bëhen edhe më të mëdha, nëse shenjat e para fillojnë që në adoleshencën e hershme, përpara se të arrihet pjekuria e plotë fizike dhe mentale. Komplikacionet specifike për të rinjtë përfshijnë frenimin e procesit të rritjes, humbje të rënda të peshës dhe kequshqyerje kronike. Sa më shpejt të fillojë trajtimi aq më mirë është. Steatoza hepatike (infiltrimi yndyror i mëlçisë) është një tjetër tregues i ushqyerjes tek këta pacientë. Të shpeshta janë edhe sëmundjet e zemrës, çrregullimet neurologjike e deri në vdekje mund të shkojnë, si shkalla më e lartë e dëmit që mund të shkaktojë anoreksia nervore.
Cila është terapia për këtë sëmundje ?
Nuk është se ka të dhëna të veçanta dhe shumë specifike për këtë çrregullim, por sa më herët të ndërhyhet aq më e madhe është mundësia për ta dominuar dhe aq më efektive është përgjigja. Terapia fokusohet në tre aspekte kryesore: “Rivendosjen e një peshe të shëndetshme, trajtimi i çrregullimeve psikologjike që lidhen me këtë sëmundje, si dhe komfortin në ambientin familjar dhe social. Jo të gjithë pacientët mund të shërohen plotësisht. Rreth 20 për qind e tyre e zhvillojnë sëmundjen si një çrregullim kronik. Nëse nuk trajtohet zhvillohen komplikacione të rënda të zemrës dhe veshkave. Ushqimi është faktori më i rëndësishëm për të punuar me këta pacientë. Ushqimi duhet përshtatur sipas nevojave të gjithsecilit. Fillimisht synohet drejt një kalorazhi të ulët rreth 1000-1200 kalori në ditë për të siguruar një përshtatshmëri graduale të funksionimit të aparatit tretës. Pastaj vazhdohet me rritje graduale të kalorazhit ditor. Shumëllojshmëria e ushqimit është e rëndësishme për të siguruar jo vetëm kalorazhin e duhur, por edhe për të marrë vlerat e duhura të proteinave, karbohidrateve dhe kripërave minerale. Përsa i përket çrregullimeve nervore dhe depresionit, mjeku specialist zgjidh situatën. Rëndësi ka edhe bashkëpunimi me psikologun ose punonjësin social për të bërë një vlerësim të detajuar të historisë së sëmundjes. Familja ka një rol të madh në parandalimin dhe ushtrimin e kontrollit qysh në adoleshencë. Prindërit duhet të jenë shumë pranë fëmijëve të tyre, duhet të përpiqen të jenë miq e shokë me ta.
Simptomat më të shpeshta klinike që shoqërojnë sëmundjen
· Në raste të tilla mund të kemi një larmishmëri shenjash dhe simptomash, ashpërsia e të cilave janë individuale për çdo rast. Kequshqyerja që rezulton nga uria e vetë-imponuar mund të shkaktojë komplikacione të rëndësishme për çdo sistem dhe organ të trupit të njeriut.
· Një nga shenjat kryesore është hipokalemia (rënie e nivelit të kaliumit në gjak), gjë e cila klinikisht shoqërohet me çrregullime të ritmit të zemrës, konstipacion (kapsllëk), lodhje, dobësi muskulare që mund të shkojë deri në paraliza.
· Kur humbja e peshës vazhdon për një kohë të gjatë, tek gratë mund të shfaqet amenorrea (ndërprerja e ciklit menstrual), janë shumë të zbehta në fytyrë, flokët dhe lëkura bëhen të thata dhe shumë delikate.
· Mund të kemi dhe çrregullime të hormonit të tiroides që shoqërohet me dhimbje koke, thatësi e lëkurës ose djersitje e tepruar (në varësi të rastit), çrregullime të ritmit të zemrës, etj.
· Këta persona mund të jenë mjaft të preokupuar për ritualin e gatimit, por këta nuk e hanë ushqimin për veten e tyre. Ata mund të gatuajnë me përkushtim për familjarët e tyre dhe për vetë konsumojnë shumë pak.
· Ata përdorin për veten e tyre barna laksative (barna që stimulojnë defekime të shpeshta) ose barna diuretike (barna që stimulojnë urinimin), përdorin pilula dietetike, stimulojnë të vjellat kur mendojnë se kanë ngrënë shumë (fusin gishtat në gojë) për “të hequr qafe”, kaloritë e tepërta.
· Shqetësohen shumë deri në vuajtje (depresion) se kanë shtuar peshë, merren me ushtrime fizike për të larguar kilet e tepërta, etj.
· Pavarësisht se të tjerët u thonë se janë shumë të hollë dhe elegant, perceptimi i tyre është se janë mbipeshë, vuajnë shumë për prezantimin e tyre fizik.
· Temperaturat e trupit të tyre mund të jenë të ulëta (hypothermia) si rezultat i përpjekjes së organizmit për të ruajtur energjinë.
· Tensioni arterial është i ulur, ritmi i zemrës mund të jetë i shpeshtuar ose i ngadalësuar (takikardi ose bradikardi). Depresioni dhe vetmia i përfshijnë shpesh. U pëlqen të qëndrojnë larg miqve dhe familjarëve. Humori është i keq.
· Si rezultat i të vjellave të shpeshta kemi një fryrje të gjëndrave të pështymës (nga sforcimi) dhe fytyra merr një pamje të fryrë karakteristike.
Prognoza e sëmundjes
Përgjithësisht është e favorshme. Rreth 20 për qind e rasteve kronicizohen dhe rreth 5 për qind e tyre kanë përfundim fatal, ndaj është e domosdoshme që të ndërhyhet sa më herët. Shkaku i vdekjes është kryesisht i lidhur drejtpërdrejt me efektet direkte shëndetësore nga çrregullimet e të ngrënit. Trajtimi nuk zgjidhet me “burgosje spitalore”, por e ka suksesin në bashkëpunimin e ngushtë mjek, familje, psikolog. Kjo kërkon kohë të gjatë dhe punë bindëse, një mjedis të ngrohtë familjar dhe shoqëror.
Tweet Follow @DIONISXHANI