IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

TEMA: “ Zhvillimi  ekonomik problematikat e zhvillimit dhe perspektiva e trevave shqiptare drejt integrimit europian“
  Pasuritë natyrorehttp://eseshkolle.blogspot.com/
Për një sipërfaqe të vogël sa ka Shqipëria mund të thuhet se është e begatëshme me pasuri natyrore. Pjesa Jug-perëndimore e vendit është e pasur me naftë dhe gaz natyror. Ndërsa në veri-lindje gjenden rezerva të konsiderueshme të mineraleve ndër të cilat vlen të përmenden: kromi, bakri, hekur-nikëli. Pjesa më e madhe e rezervave të qymyrit është gjetur në rrethinën e Tiranës.
Po ashtu Shqipëria është e begatuar me lumenj të rrëmbyeshëm të cilët janë edhe potencial për Hidrocentrale. Vec Hidrocentraleve ekzistuese mbi lumin e Drinit janë bërë hulumtime që nga ky potencial i lumenjve të ndërtohen disa Hidrocentrale me të cilat ky vend do të bëhej eksportues edhe më i madh i energjisë elektrike.
INDUSTRIA
Politika e qeverise komuniste e industrializimit te shpejte, synonte ta bente vendin sa me te pavarur qe ishte e mundur, gjë e cila çoi ne krijimin e nje industrie shume degëshe relativisht moderne. Kjo industri tani gjeneron me tepër se gjysmen e te ardhurave kombetare, me përparësi shfrytezimin e burimeve te konsiderueshme natyrore te vendit. Shqipëria është prodhuesi i trete për kromin. Elektrifikimi i te gjithe vendit perfundoi ne vitin 1971, dhe brenda dy dekadave Shqipëria po eksportonte energji elektrike ne disa prej vendeve fqinje.
Industria e Shqipërisë është e bazuar kryesisht në prodhimet vendase bujqësore, ndërsa industria e rëndë dhe e makinave është e zhvilluar kryesisht për pajisjen e fabrikave, uzinave dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Vec energjisë elektrike, Shqipëria eksporton edhe naftë dhe përbërës të saj.
Vec përvojës nga industria e lehtë dhe pjesërisht nga industria e rëndë (shfrytëzimin e naftës dhe energjisë elektrike), industria e Shqipërisë është disi e fjetur. Shkaktarët e shembjes së industrisë dhe ngadalësimit në shfrytëzimin e pasurive natyrore janë të shumta, si mungesa e organizimit të mirëfilltë, makineria dhe pajisjet e vjetruar si dhe importimi i produkteve industriale janë duke e zhdukur industrinë vendase. Po kështu, për shkak të investimeve (të përkrahura nga ekspertët perëndimorë) të gabuara në ekonomi nga qeveritë mbas shembjes së komunizmit, industria e Shqipërisë nuk është më në gjendje të përmbushë kërkesat ekonomike të popullatës vendase.

Bujqësia
Mëse gjysma e fuqisë punëtore e Shqipërisë janë të punsuar në sektorin e agrokultures. Me një të katërten pjesë tokë të punueshme, tani vendi është po thuajse në gjendje të i përmbushë të gjitha nevojat vendase me produktet ushqimore. Që nga mesi i viteve 1970-ta, e më vonë, Shqipëria është në gjendje që të vetëfurnizohet me bukë. Prodhimet bujqësore kryesore të drithërave janë : gruri, misri (kalamoqi),panxhar sheqeri . Po ashtu edhe me prodhimet buqësore të pemtarisë Shqipëria i mbulon dhe është në gjendje të eksportojë si p.sh patate dhe fruta të ndryshme. Ndër prodhimet bujqësore që përdoren në industri vlen të përmenden lule dielli dhe duhani.
Shqipëria përpos pemëve dhe perimeve kultivon edhe blektorin në të cilen dallohen kultivimi i gjedhëve. delet dhe i derrit.
Gjatë kohës së regjimit komunistë, qeveria e tyr ka ndërmarrur hapa themelorë për zhvillimin e Agrokulturës. Programe të niveli të lartë janë ndërmarrur të cilat kanë bërë bonifikimin, përmisimi dhe ujitja e tokës punuse ekzistuese dhe zgjerimi i saj në disa raste edhe tharja e moqaleve. Të gjitha këto plane janë realizuar me qëllim të zhillimit në nivel më të lartë të Agrokulturës. Tani (2005) munges e inciativave të tilla ka sjelluar demoralizimin e agrokulturës e cila është këthyer në nivel bujqësisë tradicionale.
Kolektivizimi i tokave të punueshme gjatë kohës komuniste në Shqipëri dhe ri-privatizimi i tyre pas shkatërrimit të bllokut komunistë janë bërë gjatë kohës së quajtur "koha e tranzicionit". Kjo ka pasur pasoja për një pjesë të buqëve të cilët kanë qenë të aftë për kultivimin e bujqësisë mirëpo nuk kanë pasur njohuri në plasimin e produkteve në tregun Shqiptarë.
Tregtia
Eksporti dhe importi i Shqipërisë zhvillohet kryesisht me partnerët e saj ekonomikë si Rumania, Italia, Republika Çeke dhe Gjermania. Shqipëria tani eksporton kryesisht produkte gjysmë finale të derivateve të naftës, të kromit , të hekurit si dhe duhan, verë, pemë dhe perime. Ndërsa importon makina, pajisje, minerale, metale, materiale ndërtimtarie dhe produkte ushqimore. Importon nga: Gjermania %, Kosova 0.5%, Bullgaria %, Italia %

Problemet kryesore
Pervec faktoreve politik qe kane ndikuar tek ekonomia dhe kemi dhe problemet e brendshme me te cilat perballet Shqiperia sot, te cilat jane:
Lëvizjet e pakontrolluara dhe masive demografike
Papunësia • Braktisja e shkollës
Vdekshmëria foshnjore
--Varfëria
Në aspektin e reformave strukturore dhe të ekonomisë reale. Prsh: Çështja e pronës dhe tregut të tokës bujqësore kanë mbetur ende e pazgjidhur përfundimisht Ka munguar një vizion i qartë për ristrukturimin dhe riorientimin e ekonomisë ,përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit; Funksionimi jo i plotë dhe efektiv i disa tregjeve (tokës bujqësore,mallrave, i punës)
 Varferia dhe levizjet demografike Varferia ka ndryshuar duke u thelluar,vecanerisht ne zonat verilindore dhe rurale te vendit.Buxhetet familjare,sidomos te pensionistëve,shtresave në nevojë dhe familjeve me të ardhura të pakta, vazhdojnë të jenë të renduara. Mjafton të përmendim se: rreth 12,4 % epopullsisë jetojnë me më pak se 2 USD për frymë, duke mos plotësuar nevojat më minimale të tyre, (rreth 360 mijë persona,nga 3.2 milion e popullsise,jetojnë me 2 usd në ditë kurse 88 mijë prej tyre jetojnë, vetëm me 1 usd në ditë). Levizjet demografike migracioni dhe emigracioni: ndikimnezhvillimin ekonomik e social ne vend. -Gjysma e popullsië së vendit jeton aktualisht në një vend të ndryshëm nga vendi qe jetonte ne vitin 1990. -Gjatë 20 viteve të fundit popullisa e vendit tonë ka emigruar në mënyrë masive. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 20% e popullsisë së rritur është shperngulur brenda vendit (BB, 2007) Ndërkohe, mbi 25 % e popullsië së vendit ose mbi 35 % e popullsisë aktive jane aktualisht emigrantë.
Në rritjen e mungesës së likujditeteve në valutë të huaj në tregun financiar të Brendshëm dhe rënien e ritmeve të kreditimit të ekonomisë, shtimin e kredive te këqija. o Në frenimin e investimeve të huaja në vend dhe në rajon o Në rënien e të ardhurave nga emigracioni(remitancatvNë tronditjen e financave publike(Deficiti buxhetor, borxhi publik, rënia e të ardhurave,ulja e investimeve, përkeqësimin e bilancit të tregëtisë me jashtë) v Në rënien e ritmeve të rritjes ekonomike GDP.Ne vitin 2009 ,rritmet e rritjes ekonomike rane duke shkuar ne nivelin rreth 0-2% vFaktoret e jashtem Ndikimet krizes globale ne ekonomine shqiptare:
 Problemet aktuale dhe e ardhmja e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare
Sistemi komunistØ Thellimi i varfërisë ØLëvizjet demografike , migracioni dhe emigracioni ØProblemet e drejtimit të ekonomisë ØKrizat politike të përsëritura ØDisa nga problemet aktuale ekonomike të trevave shqiptare janë : Probleme të shkaktuara nga faktorë të brendshëm :
Pakësim të buxheteve familjare përballë shërbimeve te domosdoshme për jetesënØRritjen e papunësisë , varfërisë ØFrenimin e investimeve të huaja ØVeprimtarine dhe aktivitetin e biznesit privat Frenimin e rritjes ekonomike Ø Zgjatja e krizës politike ndikon dukshëm dhe negativisht në ekonominë e vendit dhe në financat publike. Kështu kriza politike luan një rol negativ .
Funksioni joefektiv i disa tregjeve (tokës bujqësore , mallrave, i punës)ØMungesa e një vizioni të qartë për rikonstuksionin dhe riorientimin e ekonomisë, përcaktomit të proiriteteve të zhvillimit (sidiomos tani mbas ndikimit të krizës globale ) ØCështja e pronës dhe tregut të ekonomisë bujqësore ka mbetur ende pazgjidhur Ø Mungesa e reformave strukturore në ekonomi :
Duke iu referuar treguesve , qeveria duhet të imponojë politika mbështetëse për emigrantët , të kombinuara me politikat e zhvillimit ekonomik të vendit.ØGjatë 20 viteve të fundit popullsia e vendit ka emigruar në mënyrë masive . 20% e popullsisë është shpërngulur brenda vendit dhe 25-35% e popullsisë janë emigrantë ØGjysma e popullsisë së vendit jeton aktualisht në një vend të ndryshëm nga vëndi që jetonte në vitin 1990 ØLëvizjet demografike , migracioni dhe emigracion ndikojnë në zhvillimin ekonomik të një vendi.
Rreth 360 mijë persona , në 3.2 milon e popullsisë jeton me 2 $ në ditë , kurse 88 mijë prej tyre me 1 $ në ditëØ Buxhetet familjare sid0mos të pensionistëve , shtresave në nevojë dhe familjve me të ardhura të pakta , vazhdojnë të jenë të ulta . Rreth 12.4% e popullsisë jeton me më pak se 2 $ për frymë duke mos plotësuar nevojat minimale të tyre Ø Struktura dhe profili i varfërisë ka ndryshuar duke u thelluar , vecanërisht në zonat verilindore dhe rurale të vendit.
Pas rënies së sistemit socialist dhe kalimi i ekonomisë nga ekonomi e centralizuar në ekonomi tregu, e dëmtoi rëndë ekonominë e trevave shqiptare (vecanërisht Shqipërisë)¡
Prespektiva e zhvillimit ekonomik te trevave shqiptare sot është e lidhur me zbatimin e suksesshëm të strategjive të përbashkëta të zhvillimit rajonal dhe integrimin europian të tyre.
Zbatimi i teknologjive të rejaØ Dhënia e përparësisë së turizmit ØShfrytëzimi i burimeve hidrike ØKrijimin e një tregu të qëndrueshëm në hapësirat e trevave tona Ø Bashkërendimin dhe zbatimin e politikave të brendshme të zhvillimit ekonomik në Trevat Shqiptare Ø Këto prespektiva bazohen në: 
Perceptime rreth bashkëpunimit ekonomik të Shqipërisë me BE-në dhe pritshmërive të qytetarëve nga ky proces
Në një plan më të gjerë, nuk ka dyshim se perspektiva europiane e Shqipërisë, ashtu si për vendet e tjera të Ballkanit duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, është një proces i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm, ndonëse i vështirë për t’u parashikuar në kohë. Parakushtet mbeten po ato: shtet i fortë me administratë eficiente, forcim i shtetit ligjor, përmirësim i kushteve për rritjen ekonomike dhe zgjerim i bashkëpunimit rajonal. E këto parakushte i janë paraqitur qeverisë shqiptare shumë kohë më parë – qysh në vitin 1999. Ndonëse për një pjesë të mirë të këtyre proceseve mungojnë të dhënat e detajuara që mund të argumentojnë këto procese, nga raporte, studime, analiza, të dhëna statistikore, etj., mund të arrihet në përfundimin se pavarësisht hapave para-prapa, ngadalësisë së procesit, etj., mbështetja publike, nga ana e komunitetit të biznesit, shoqërisë civile, etj., ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë ka qenë dhe mbetet mjaft e lartë, ndoshta ndër përparësitë kryesore të axhendës zhvillimore të vendit. Pavarësisht kësaj dhe faktit se qeveritë shqiptare të dekadës së fundit kanë qenë të angazhuara për këtë përparësi, dhe në disa raste, posaçërisht gjatë dy viteve të fundit ato kanë dështuar në adresimin e tyre në mënyrë të përshtatshme si dhe në arritjen e rezultateve të prekshme në interes të qytetarëve të vendit. Në këtë mënyrë, duket sheshit se zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i vendit është ngadalësuar dukshëm së bashku me vetë procesin e integrimit europian të tij…
Vlen të theksohet se në momentin aktual të procesit të integrimit europian vihet re një rritje e ndërvarësisë midis zhvillimeve politike dhe reflektimit të tyre në aspektin ekonomik të këtij procesi. Ndërkaq është po aq e qartë se reformat ekonomike dhe politike të ndërmarra në vend karakterizohen nga adoptimi në vijimësi i kuadrit legjislativ, i cili nga ana e vet përbën padyshim edhe demonstrimin kryesor të orientimit pro-europian politik, ekonomik e social të vendit në përgjithësi dhe të klasës politike drejtuese në veçanti. Për fat të keq, po kaq evident është edhe fakti se zbatueshmëria e këtij kuadri, ashtu si dhe vetë funksionimi i shtetit të së drejtës në tërësi, është përkeqësuar, duke nxitur mosbesimin e qytetarëve dhe biznesit ndaj institucioneve vendase, si dhe duke ushqyer pritshmëritë e gabuara për zgjidhjen “europiane” të problemeve “shqiptare”, gjë që tingëllon sa naive aq edhe e pambështetur në raportet reale institucionale të Shqipërisë me BE-në.
Gjithashtu duhet pranuar se përgjithësisht, jo vetëm në radhët e qytetarëve të thjeshtë, por edhe në radhët e administratës publike, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe madje edhe të mas-medias ekziston një perceptim disi naiv i tërë procesit të integrimit europian të Shqipërisë, perceptim që nga njëra anë përjashton apo shpërfill thuajse plotësisht kostot e këtij procesi apo aspektet ekonomike, si dhe e redukton integrimin në lirinë tashmë të fituar të lëvizjes nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së. Dmth lihen jashtë këndvështrimit publik zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit ligjor dhe demokratizimi, duke e parë lëvizjen e lirë (pa viza) të qytetarëve shqiptarë të shkëputur dhe jashtë kontekstit të lëvizjes së lirë të kapitaleve dhe biznesit brenda dhe jashtë vendit; mundësisë së punësimit të lirë në vendet e BE-së, etj.
Në aspektin e hapjes së ekonomisë shqiptare, sipas të dhënave të Raportit të Progresit të Shqipërisë për vitin 2011 rezulton se ky proces ka vazhduar të përparojë edhe gjatë dy-tri vjetëve të fundit. Vëllimi i importeve dhe eksporteve të mallrave dhe të shërbimeve të Shqipërisë në vendet e BE-së zinte pak më shumë se 86% te GDP  në vitin 2010 nga 82% në vitin paraardhës. Ndërsa vëllimi i importit dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve u rrit me një ritëm më të shpejtë se në vitin 2009. Në këtë mënyrë, BE-ja mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me rreth 3/4 e eksporteve dhe të importeve të marrë së bashku (2010), ndërsa Italia dhe Greqia së bashku zënë rreth 70% të totalit të volumit të tregtisë së mallrave. Në përgjithësi, BE-ja mbetet partneri tregtar kryesor i Shqipërisë edhe në fushën e investimeve, ndërsa tregtia me vendet e CEFTA-s është në rritje.  Megjithatë, baza e prodhimit shqiptar është përqendruar vetëm rreth disa sektorëve dhe tregjeve të eksportit me vlerë të shtuar të ulët duke e lënë ekonominë të dobët dhe te ekspozuar ndaj goditjeve të veçanta.
Efektet ekonomike të integrimit europian: a mund të maten ato?
 Studiues të ndryshëm, shqiptare dhe të huaj kanë ofruar modele të posaçme matjeje të efekteve ekonomike të procesit të integrimit europian. Fillimisht këto efekte ndahen në efekte të drejtpërdrejta dhe në efekte të tërthorta. Është e kuptueshme që efektet e grupit të pare mund të maten më me lehtësi mbasi kemi të bëjmë përcaktime sasiore, ndërsa të dytat – efektet e tërthorta, konsiderohen ato efekte që lidhen me impaktin e këtij procesi në sektorët e ndryshëm të ekonomisë kombëtare shqiptare, efektet në shpërndarjen e burimeve si dhe efektet në rishpërndarjen e të ardhurave dhe pasurisë.
Ndër efektet e drejtpërdrejta të integrimit, disa autorë rendisin: a) efektet në diversifikimin e tregtisë, dmth ndryshimin e drejtimit te tregtisë së jashtme nga një vend partner në drejtim të një vendi tjetër; b) efektet në bilancin e pagesave; c) efektin në të ardhurat qeveritare; d) efektet në mirëqenien e konsumatoreve, etj. Natyrisht që drejtimet e këtyre efekteve janë të ndryshme, komplekse dhe që dëshmojnë rritjen e ndërvarësisë së ekonomisë së vendit kundrejt tregjeve të vendeve europiane, veçanërisht në rastet kur vendi është importues neto dhe me një ekonomi të dobët dhe anemike në këndvështrimin e konkurrencës.
Ndërsa nder efektet e tërthorta vlen të dallohen efektet sektoriale dmth ndikimi në prodhimin, punësimin, tregtinë, etj. Të tilla janë edhe efektet në shpërndarjen e burimeve dhe rishpërndarjen e të ardhurave; efektet në lidhjet tregtare; efektet në përmirësimin e pozicionit konkurrues të vendit në arenën ndërkombëtare; zvogëlimi i kostos se tregtisë, etj. Ndërkaq, përvoja botërore dhe ajo shqiptare provojnë se integrimi europian krijon mundësitë për rritjen e prodhimit vendas, për një frymëmarrje me të gjerë të biznesit privat dhe të investimeve të huaja për shkak se integrimi europian zvogëlon riskun politik të vendit. Madje ky proces ndikon edhe në renditjen e vendit nga agjencitë e specializuara, gjë e cila nga ana e saj shërben si njëlloj garancie plotësuese për investitorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare që planifikojnë të shtrijnë veprimtarinë e tyre në ekonominë shqiptare.
Në një terren me konkret, ekonomia shqiptare ka përfituar nga fondet e BE-së në disa drejtime kryesore, të tilla si transferimet buxhetore nëpërmjet programeve të granteve, të cilat i kanë përfituar edhe vende të tjera të rajonit siç janë PHARE, (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim (CARDS), SAPARD, ISPA, Instrumenti i Para Aderimit (IPA), TEMPUS, etj. Kuptohet që këto fonde kanë kontribuar në shtimin e investimeve publike, të ardhurave të fermerëve, etj, dhe në mënyrë të sintetizuar kanë kontribuar në rritjen e GDP-se se vendit. Efekte të tjera të tërthorta të integrimit europian shtrihen mbi shpërndarjen e burimeve në funksion të përgatitjes se vendit për një hapje të plotë ndaj konkurrencës perëndimore, efektet në tregtinë e jashtme, et.
Vlen të theksohet se këto efekte nuk janë vetëm pozitive dhe se asnjë vend nuk futet në këtë proces pa marrë parasysh edhe kostot përkatëse. Kosto to tilla, për fat të keq të pamatura dhe deri-diku edhe të panjohura në mjedisin shqiptar janë efektet negative mbi prodhimin (dmth rënia e prodhimit vendas dhe rritja e papunësisë për shkak te ekspozimit te vendit kundrejt konkurrencës që vjen nga jashtë); rritja e kostos buxhetore për përballimin e shpenzimeve te papunësisë; kostoja e ristrukturimit institucional në funksion të procesit të integrimit europian të vendit, etj.
Po kaq të rëndësishme janë edhe efektet që lidhen me zbatimin e tërësisë së rregullave që burojnë nga acquis communitaire, dmth të kostove që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, në sektorin bujqësor, në mbrojtjen e konsumatoreve, etj.
Në rastin e Shqipërisë, ndër përfitimet e tërthorta duhen llogaritur edhe përfitimet politike që lidhen me rritjen e sigurisë kombëtare dhe në nivel rajonal, përdorimi nga qeveritë shqiptare i avantazheve gjeo-strategjike që burojnë nga integrimi europian, efektet pozitive mbi situatën makro-ekonomike, etj.
Integrimi europian dhe kriza aktuale
Tashmë nuk ka mëdyshje se ekonomia shqiptare është goditur nga kriza ekonomike botërore, gjë që si një goditje e jashtme mbi këtë ekonomi, transmetohet përmes kanaleve të ndryshme si rënia e prurjeve monetare të emigracionit, zvogëlimin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, zvogëlimi i kreditimit të ekonomisë dhe biznesit, zvogëlimi i kërkesës agregate të brendshme, e mbi të gjitha në ngadalësimin e ritmeve të rritjes ekonomike. Ky i fundit është një fenomen i përbashkët për shumicën e vendeve të rajonit tonë.
Në retorikën politike dhe debatin ndërmjet ekspertëve është shtruar cështja se si ka ndikuar ecuria e derisotme e reformave integruese në përballimin e efekteve të kësaj krize si dhe ceshtja tjetër se si kjo krizë po e ndikon vetë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.  Ose ndryshe, në c’masë reformat institucionale të ndërmarra gjatë periudhës së tranzicionit deri me sot kanë mundësuar vendin të përballet me goditje të jashtme të tilla si ato që lidhen me krizën ekonomike globale të 2-3 viteve të fundit? Natyrisht që në debat sillen argumente të ndryshme, por janë të paktën dy referenca që nuk mund të anashkalohen. E para është shkalla apo masa në të cilën vendi kanë adaptuar acquis communautaire të përmendura më lart, si një treguës përcaktues i vetë shkallës së integrimit në BE të tij, progresin e tranzicionit. Ndërsa referenca tjetër është mjedisi institucional i matur përmes cilësisë së qeverisjes. Studime të ndryshme provojnë se vendet me ekonomi më elastike për shkak të përparimit të shpejtë me reformat e tranzicionit janë në gjendje për t’u përshtatur më mirë kundrejt ndikimit të goditjeve të jashtme. Dmth ato vende që kanë shënuar progres më të madh në reformat institucionale dhe kanë zhvilluar mekanizma më të mire të tregut mund të konsiderohen më të afta se të tjerët për t’u përshtatur me ndikimin e goditjeve të jashtme, sic është edhe kriza aktuale, dhe anasjelltas.
Në këtë mënyrë mund të konsiderohet si i pathemeltë edhe argument i përdorur gjerësisht se “shkalla e ulët e integrimit të ekonomisë shqiptare me BE-në ka ndihmuar në mosprekjen e saj nga kriza ekonomike botërore” (?!). Kjo shpjegon edhe insistimin e autoriteve të BE-së për përfshirjen në cilëndo paketë rekomandimesh për qeverinë shqiptare të cështjeve që lidhen me mirëqeverisjen dhe ecjen përpara të reformave integruese të vendit në fushen e ekonomisë. Kështu psh në 12 rekomandimet e njohura ende në proces zbatimi nga pala shqiptare janë përfshirë edhe cështje të tilla si: forcimi i shtetit të së drejtës, rritja e pavarësisë së gjyqësorit; depolitizimi i administratës publike; zgjidhja e problemit të pronave; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.
Në vlerësimin tim, për përballimin me kosto sa më të ulët të krizes aktuale ekonomike botërore, po kaq të rëndësishme mbeten edhe politikat ekonomike të brendshme të qeverisë dhe të institucioneve ndërkombëtare nëpërmjet të cilave mund të zbuten ose të përkeqësohet ndikimet e mjedisit negativ të jashtem, etj.http://eseshkolle.blogspot.com/
Për sa i takon ndikimit të krizës aktuale në ecurinë e metejshme të integrimit europian të Shqipërisë, mendoj se nuk duhet të kemi iluzione se kjo krizë, efektet e së cilës pritet të shtrihen të paktën për një dekadë, nuk mund të mos vonojë vetë procesin e integrimit, madje edhe të shtojë kushtëzimet e BE-së ndaj vendeve si yni, por mendoj se kjo do të nxisë njëkohësisht edhe proceset e bashkëpunimit ekonomik rajonal duke e parë këtë të fundit si një mundësi për t’u afruar më shpejt me BE-në, tashmë në nje dimension rajonal dhe jo thjesht kombëtar apo në kuadrin e secilit vend të vecantë.
Rritja e përfitimeve nga integrimi europian
Një element i rëndësishëm për zhvillimin normal të procesit  të integrimit europian mbetet klima politike në përgjithësi dhe konsensusi politik për reformat kyçe që garantojnë suksesin e procesit. Zhvillimet politike të periudhës mbas vitit 2008 dhe posaçërisht gjatë dy viteve të fundit, të karakterizuara nga një ngërç politik dhe vënie e reformave pro integrimit në funksion të axhendave politike të shumicës dhe të pakicës parlamentare, por jo në kontekstin e afrimit të vendit me BE-në kanë krijuar një kosto shtesë të panevojshme si dhe kanë përkeqësuar edhe ecurinë e vetë procesit të integrimit në përgjithësi. Një shenje pozitive ishte marrëveshja politike e vjeshtës së 2011 ndërmjet tyre, por që ende nuk ka siguri nëse reforma elektorale, zhvillimet ekonomik, zhvillimet institucionale, reformat e tregut në tërësi së bashku me reformat juridike do të marrin udhe në funksion të përshpejtimit të integrimit europian të vendit.
Sidoqoftë, për ritmet, dimensionet dhe shtrirjen e reformave integruese të Shqipërisë në BE, tashme fjalën e ka pala shqiptare, elita politike e vendit, institucionet demokratike dhe qytetaret e tij.

Cfarë modeli ekonomik shpresojmë?
Dëshira për t’ju bashkuar kapitalizmit europian, vlerat njerëzore, pasuritë natyrore dhe akumulimi i kapitalit për investimet e duhura për zhvillim duhet të jenë kolonat e parimeve për hartimin e modelit ekonomik strategjik. Nisur nga fakti i ekonomisë së vendit, që është një strukturë ende jo e pastër e ekonomisë së tregut duhet të kërkohet një bashkërendim i sektorit publik dhe privat, nëpërmjet komunikimit mes grupeve të interesit për të diskutuar dhe vendosur mbi orientimin e strukturës ekonomike dhe masave që duhet të bëjnë të mundur zbatimin.
Ashtu si në menaxhimin publik, ku struktura organizative dikton zbatimin e strategjive dhe veprimit, po ashtu edhe në modelimin e profilit ekonomik të vendit do të bënte të mundur qartësimin për ardhmërinë e ekonomisë shqiptare. Modeli ekonomik, që me gjasa tashmë mes drejtuesve politikë është në faza diskutimi dhe përcaktimi përfundimtar, nevojitet të bëhet debati më i stimuluar dhe i kërkuar sa më shpejt nga ekonomia dhe qytetarët. Ndërkohë, rastësisë së zhvillimit ekonomik pa një bosht industrish udhëheqëse të derisotshme nga të gjithë ekspertët duhet t’i vendoset përballë (pavarësisht nga klubi politik) ideja për ta transformuar vendin në një model zhvillimi rajonal. Asgjë nuk i mungon vendit për ta arritur këtë objektiv, ndoshta më të madh edhe se ai i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

 http://eseshkolle.blogspot.com/
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels