IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 Dhuna kundër grave në Shqipëri duhet të analizohet në kontekstin e kulturës dhe traditave shqiptare. Studimi i dhunës në familje është i komplikuar, sepse ajo është një fenomen që ndodh prapa dyerve. Njerëzit nuk preferojnë të flasin mbi këtë çështje sepse ata e konsiderojnë atë çështje private dhe burim turpi. Gjithashtu,
ky problem mbështetet nga mentaliteti tradicional dhe patriarkal që është thellësisht i rrënjosur në kulturën shqiptare Rrënjët e keqtrajtimit të vazhdueshëm të grave shqiptare nga burrat janë të vjetra dhe të thella dhe janë të lidhura me mungesën e respektit. Duket kontradiktor fakti që Kanuni (Kodi i ligjeve zakonore të përdorura në pjesën veriore të Shqipërisë) përfshinakte që e deklarojnë gruan si të paprekshme.Mbështetur në aktet dhe kundra aktet mbi gruan ngrihet pyetja: Pse gruaja konsiderohej e paprekshme? Sepse ajo nevojitej për të lindur fëmijë, për t’u kujdesur për fëmijët dhe anëtarët e tjerë tëfamiljes dhe për punët e shtëpisë. Nga kjo pikpamje, ishte e vështirë të pranohej barazia e gruas me burrin. Sipas Kanunit, gruaja është një objekt që merr frymë, ajo është një pasuri dhe si e tillë nuk mund të respektohet nga anëtarët meshkuj të familjes. Kanuni përmend faktin se burrat kanë të drejtë të rrahin dhe të fyejnë publikisht bashkëshortet e tyre nëse bashkëshortet nuk u binden atyre. Nëse gruaja “nuk sillet mirë ndaj të shoqit burri ka të drejtë “ t’i presë një shirit nga brezi i saj ose t’i presë një tufë nga flokët e saj dhe ta lërë atë. Burri mundet t’i presë flokët gruas së tij, ta çveshë atëlakuriq, ta përzërë atë nga shtëpia në sy të të afërmve dhe më pas ta ngasë atë me shkop mes përmes gjithë fshatit. Më tej në Kanun thuhet: Nëse burri e rreh gruan e tij, ai nuk quhet fajtor dhe prindërit e saj nuk mund të bëjnë asnjë ankesë për burrin që e ka rrahur. Nëse burri e rreh gruan deri në gjakosje, dhe ajo ankohet tek prindërit, burri duhet të japë shpjegime. Në Kanun sqarohet se, burri mund ta vrasë gruan e tij në dy raste, për tradhëti dhe mosmikpritje.Për këto dy akte të pandershmërisë, burri e vret gruan e tij, nuk kërkon mbrojtje dhe nuk hyn në hakmarrje, pasi prindërit e gruas së tij të vrarë e kanë marrë çmimin e gjakut të saj kur i kanë dhënë dhëndërrit një fishek ditën e dasmës, për të garantuar sjelljen e saj.Pesëdhjetë vjet të sundimit komunist nuk e fshinë qëndrimin patriarkal të lidhur me Kanunin. Shumë gra akoma e shikojnë pozitën e tyre sociale nën ndikimin e këtyre ligjeve zakonore. Shpesh thuhet se Kanuni është burimi kryesor për pozitën e diskriminuar të grave në shoqërinë shqiptare, argument ky shumë i diskutueshëm e ndofta spekulativ. Çështja e historisë së pozitës së nënshtruar të grave në shoqërinë shqiptare në këtë shekull ka nevojëpër një analizë më të plotë, duke marrë në konsideratë shumë faktorë, si nivelin shumë të ulët të zhvillimit ekonomik e shoqëror, nivelet e larta të varfërisë, mungesën e stabilitetit politik, faktin që çështja e identititetit dhe e integritetit territorial shqiptar mbizotëruan jetën e vendit dhe lëvizjet politike brënda tij, mungesën ë një kulture politike demokratike, nivelin e ulët arsimor, mungesën e lëvizjeve të gjëra emancipuese shoqërore etj. Kanuni është vetëm një nga këta faktorë dhe vepronte vetëm në një pjesë të vendit. P.sh. në jug nuk vepronte Kanuni, por kishte përsëri fejesa në djep.Një analizë e tillë mungon në studimet ekzistuese, dhe ne ndjehemi të detyruar të prezantojmë nevojën për një analizë të plotë të fenomenit dhe të situatës së gruas në atë kohë. Autorë të tjerë janë përpjekur, gjithashtu, të analizojnë natyrën e këtij fenomeni në Shqipëri. S. Gjipali dhe L. Ruci në studimin e tyre Gruaja shqiptare: Hezitime dhe Perspektiva, përpiqen të shpjegojnë influencën e vështirësive ekonomike në pozitën e varur të gruas shqiptare: Gjithashtu duhet të kuptojmë situatën e grave shqiptare gjatë gjysmës së fundit të shekullit tonë dhe progresin që ato kanë bërë … Shqipëria ishte dhe vazhdon të jetë një vend me një popullsi fshatare mbizotëruese (64 % e popullsisë aktualisht jeton në fshat) ... Prapambetja intelektuale dhe materiale krijoi kushte për nënvlerësimin dhe keqtrajtimin e gruas (mjafton të themi se rrahja e gruas konsiderohej gjë normale) .Për një kohë të gjatë studimet dhe të dhënat mbi dhunën në familje kanë munguar plotësisht. Në vitin 1996, shoqata e grave “Refleksione”, organizoi të parin studim kombëtar mbi dhunën në familje, financuar nga Programi PHARE Democracy. Në këtë studim S. Miria jep të dhënat e para që tregojnë se 64 % (nga 849 gra) e grave të intervistuara pranojnë të kanë përjetuar dhunë fizike, emocionale dhe seksuale. 64% e grave të intervistuara pranojnë se ato janë ndjerë të dhunuara fizikisht apo shpirtërisht nga partneri i tyre ose nga anëtarë të tjerë të familjes… 35 % e të intervistuarvekanë qënë dëshmitare të dhunës serioze fizike e psikologjike në familjen e tyre të origjinës.Permasat e këtij problemi mund të kuptohen duke marë në konsideratë të dhëna tëtjera nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza. Në më pak se 5 vjet të ekzistencës së saj,Linja ka marrë më shumë se 5000 telefonata. Në periudhën 1996-2000, më shumë se 400gra janë këshilluar ballëpërballë. Klientet kanë qënë nga të gjitha rrethet e vendit. Një fakt tjetër për frekuencën e fenomenit është numri i klienteve të trajtuara në Strehëzën për Gratë dhe Vajzat e Dhunuara në një periudhë kohore më të shkurtër se dy vjet. Kjo Strehëz, e ngritur në Tiranë, është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri dhe mbështetet nga donatorë të huaj. Rreth 32 gra dhe 40 fëmije janë trajtuar në këtë Strehëz në 18 muaj aktivitet. Kërkesat për strehim janë shumë më të mëdha se kapacitati i Strehëzës. Strehëza pothuaj çdo muaj ka një ose dy kliente mbi kapacitetine saj. Numri i rasteve të kthyera (të papranuara) është pothuaj i barabartë me sasinë e klienteve të trajtuara në Strehëz. Këto të dhëna na ndihmojnë të kuptojmë se dhuna ndaj gruas nuk ndodh rastësisht, por ajo është një fenomen i përhapur në Shqipëri. Fenomeni përfshin të gjitha moshat dhe besimet fetare.
 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels