FUNKSIONET TRIGONOMETRIKE
janë funksione të një këndi. Ato janë të rëndësishme për studimin ose zgjidhjen e trekëndëshit dhe modelimin e dukurive periodike. Funksionet trigonometrike përkufizohen si herës i dy brinjëve të trekëndëshit kënddrejtë.
Ato gjithashtu përkufizohen edhe si gjatësia e segmenteve të caktuara në rrethin trigonometrik .Sipas përkufizimit më modern ato mund të merren edhe si seri të pafundme ose si zgjidhje të disa ekuacioneve diferenciale. ato lejojnë një zgjerim dhe mund të përkufizohen edhe për vlera nga bashkësia e numrave kompleks. Ekzistojnë 6 funksione trigonometrike, në fillim do ti përkufizojmë ato në një trekëndësh këndrejt Trekëndëshi kënddrejt përmban një kënd të drejtë 90° ose (π/2 radian) të cilin e shënojmë me C. Këndet A dhe B mund të ndryshojnë. Funksionet trigonometrike të një këndi i përcaktojmë si herës i brinjëve të trekëndëshit këndrejt. Le të jetë A, këndi i një trekëndëshi të çfarëdoshëm këndrejt për brinjët e të cilit i marrim këto emërime
• Hipotenuza është brinja që është përball këndit të drejtë në këtë rast e kemi shënuar me h.
• Kateti përballë këndit është në këtë rast brinja
a. • dhe Kateti ku shtrihet këndi në rastin tonë është brinja
b. Të gjithë trekëndëshat në planin Euklidian shumën e këndeve të brendshme e kanë 180 ° prandaj shuma e dy këndeve tjera të trekëndëshit këndrejt është 90°. Përkufizimet që do ti japim më poshtë vlejnë për një kënd i cili ka një vlerë e cila shtrihet mes 0 dhe 90°. Këtë përkufizim ne më vonë me anë të rrethit trigonometrik do ta zgjerojmë edhe për kënde tjera.
TRIGONOMETRIA
Trigonometria është degë e matematikës që merret me shqyrtimin e trekëndëshave duke përdorur funksionet të caktuara matematikore që zakonisht quhen funksione trigonometrike. Ka zbatim jashtëzakonisht të madh në inxhinieri, arkitekturë, orientim në hapësirë dhe astronomi. Ndahet në trigonometrinë plane dhe atë sferike . Funksionet trigonometrike gjithashtu luajnë rol në analizë dhe përdoren për të paraqitur valët dhe fenomenet e tjera periodike.
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...