IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Pyejtje ne auditim
KUPTIMI DHE RENDESIA E AUDITIMIT
1. FJALA AUDITIM  fjal latine “audire” –degjim te degjosh.
AUDITIMI- eshte procesi sistematizuar i mbledhjes dhe krijimit te argumenteve mbi veprimtarin ekonomike dhe rrezulltatet me qellim qe te
kostatohet baraspesha ne mes te raporteve te arfarizmit dhe kriterjumeve me pare te parashtruara dhe kjo tu dergohet shfrytezuesve te interesuar.
AUDITIMI- eshte procedure e te vertetuarit dhe vleresimit te raporteve finaciare dhe konsolidimit te raporteve financare te obliguesve te auditimit te argumenteve dhe metodave te cilat zbatohen me rastin e perpilimit te raporteve finacare,ne baze te te ciualve jepet mendimi profesional dhe i pavarur mbi gjendjen reale dhe objective financare, rezultateve financare dhe rrejedhes se paras.
2.QELLIMI I AUDITIMIT TE RAPORTEVE FINANCIARE- eshte qe auditorit ti mundesoj ta shpreh mendimin per at se a jane raportet financiare ne te gjitha aspektet ne suazat e percaktuara te raporteve financare.
3.KARAKTERISTIKAT THEMELORE TE AUDITIMIT TE JASHTEM:
 a). ne menyre suplementare hulumtohet afarizmi I nderrmarrjes, kjo para se gjithave i raporteve financiare,
b). Kerkohet harmonizimi i afarizmit te nderrmarjes,kjo para se gjithash i raporteve financare me krtierjumet me pare te percaktuara me te cilen sigurohet objektiviteti dhe realiteti I raporteve financiare.
c). Mendimi i auditorit bazohet ne argumente objketive dhe u dergohet shfrytezuesve te interesuar,
d). Auditimin e kryejn institucionet e pavarura profesionale jashte nderrmarjes.
4.FAZAT PER TRAJTIMIN E PROCEDURAVE(PROCESIT) TE AUDITIMIT-
a). Zgjedhja e kriterjumeve permes te cilave pershkruhet gjendja perkatese e aktiviteteve te ndryshme,
b). Mbledhja e argumenteve perkatese mbi aktivitete e kaluara,
c). Krahasimi i puneve te kryera dhe kriterjumeve te sgjedhura,
d). Pergaditja e raporteve ne te cilat trajtohet harmonizimi i puneve te kryera dhe kriterjumeve te sgjedhura.
5.AUDITIMI I MBRENDSHEM(INTERN)- eshte i inkuardruar ne nderrmarje ku e kryejne auditimin dhe vet e organizojne dhe zbatojn programin e auditimit te mbrendshem si test i pergjithshem i efiasitetit te te gjithahve aspekteve te kontrolles interne.
6. QELLIMI KRYESOR I AUDITIMIT INTERN(MBRENDSHEM)- eshte zhvillimi dhe permirsimi I efikasitetit te njesive te ndryshme afariste te nderrmarrjes, me pak e rendesishme eshte hulumtimi i mendimit mbi realitetin e raporteve financare.
7. RAPORTET FINANCARE- jane raporte qe permbledhin rezultatet e vepritarive kontabel te nje organizate per nje periudhe fiskale.
8. OBJEKTIVI I PASQYRAVE FINANCIARE- eshte te jape nje paraqitje te vertet e te drejte te pozicionit financiar, performances financare dhe fluksit te parase te njesise ekonomike raportuese. Kjo arrihet vetem ateher nese :
a) ato jane te sakta e te plota ne pasqyrimin e permbajtjes se ngjarjeve ekonomike,
b) pergaditja e tyre bazohet ne vleresime te arsyeshme e te bazuara,
c) shwnimet ne pasqyrat financare jane pergaditur me detaje te mjaftueshme per te dhene nje pamje te pergjitheshme te pozicionit financiar, performances financare dhe fluksit te parase te nje njesie ekonomike raportuese, ne menyre te tille qe lexuesit kompetent te mund te nxjerrin konkulzione te arsyeshme.
9. PASQYRAT FINANCIARE TE CILAT AUDITOHEN JANE:
a). Bilanci i gjendjes,
b). Pasqyra e rrjedhjes se parase(cash flow),
c). Pasqyra e te ardhurave, dhe
d). Pasqyra e ndryshimeve te kryegjes(ekuitet).
10. SYNIMI I AUDITIMIT TE PASQYRAVE FINANCIARE- eshte t’i mundesohet auditorit te shprehe mendimin se keto pasqyra jane perpiluar sa i perket aspektit material ne pajtim me kornizen raportuese ne fuqi.
11. ZHVILLIMI I HISTORIK I AUDITIMIT- Fillet e para gjenden ne egjiptin e vjeter, babiloni dhe greqi dhe kjo ne auditimin e mbrendeshem. Zhvillimi i auditimit te jashtem fillon ne fillim te shek, XV ne itali dhe lidhet me emrat e Bene Kotruleviqit dhe Luce Pacolit. Pastaj paraqitet ne Angli. Organizata e pare profesionale e auditoreve shoqata e kontabilisteve eshte themeluar me 1581 ne Venedik. Pastaj fillon ne Angli me 1853, kur eshte themeluar shoqata profesionale e auditoreve e cila merr autorizimin mbreteror (royal cahrter) per kryerjen e puneve te auditimit. Me 1892, ne Angli futet thirrja Kotabilist i autorizuar i cili mbetet edhe sod. Ne SHBA zhvillim i auditimit fillon me 1887 kur ne New York eshte themeluar shoqata e pare amerikane e auditoerve the ateher futet thirrja << Kontabilist i Autorizuar Publik >>. Per zhvillimet e auditimit ne Europe pe rendesishme eshte themilimi I lidhjes se auditorve te kontabilitetiit ne Berlin te Gjermanis me 1896.  Me 1931 ne gjermani futet thirrja hulumtus (ekzaminator) ekonomik, dmth auditor (wirtschaftsprufer) qe egziston edhe sod.
Zhvillimi i auditimit intern bashkohor fillon kah fundi i shekullit XIX dhe kjo se pari ne SHBA , BRITANI TE MADHE dhe GJERMANI ku nderrmarjet e medha themelojne auditimet vetanake. Gjithashtu e ka nxit kriza e vitetve 1929- 1933) kur paraqitet nevoja per efiasitet me te medhe te afarizmit dhe zhvillimit te nderrmarrjeve.
ROLI I AUDITIMIT NE EKONOMIN E TREGUT
12. ROLI I AUDITIMIT –
a). Mbrojtja e interesit te pronarit te kapitalit,
b). Arritjen epo edhe hulumtimin e informatave reale dhe objektive si bazament per menaxhim te sukseshem.
c). Krijimin e metodave per furnizim me kapital te fresket dhe svogelimin e rrezikut te investimeve.
13. SHFRYTEZUESIT KRYESOR TE PASQYRAVE FINANCIARE JANE:
a). Pronaret,
b). Menaxhmenti
c). Kreditoret dhe investitoret e tashem dhe te ardhshem,
d). Partneret afarist,
e). Shteti, qeveria dhe institucionet e qeveris
f). Shoqeria si teresi,
g). Publikimet.

14. NE KUADER TE FAKTOREVE EKSTERNE QE E KUSHTEZOJNE NEVOJEN E AUDITIMIT THEKSOHET:
a). Distanca hapesinore,
b). Kopleksiviteti dhe nderkikueshmeria e afarizmit,
c). Motivet dhe aneshmeria
15. DETYRAT PRIMARE TE AUDITMIT EKSTERN JANE:
a). Pengimi ne mashtrim edhe gabime, dhe
b). Keqperdorimi dhe konfuziteti
PRINCIPET THEMELORE TE AUDITIMIT
16. ME PRINCIPE NENKUPTOHET-  sipas fjalorit te fjaleve te huaja Menaxhim, ideja, pika kaluese, etj. Principet jane themelet e profesionit e cila ka baze teorike te vertetuara ne praktike.
17. NE PRAKTIKEN AMERIKANE THEKSOHEN KETO PRINCIPE(PARIME):
a). principi i etikes profesionale,
b). Principi i pavaresise,
c). Principi i pavaresise dhe kompetences
d). Principi i dokumentimit
e). Principi i raportimit korrekt.
18.STANDARTET AMERIKANE JANE 10,POR JANE TE NDARA NE 3 GRUPE
a). Standartet e pergjitheshme
b). Standartet per kryerjen e auditimit, dhe
c). Standartet e raportimit
19. QELLIMI DHE PRINCIPET THEMELORE TE AUDITIMIT JANE:
a). pavaresia,
b). ndershmeria,
c). Objektiviteti,
d). Kompetenca profesionale dhe kujdesi i shtuar
e). Besueshmeria
f). Sjellja profesionale,
g). Standartet teknike.
20. PRINCIPET SPECIFIKE JANE:
a). principi i ligjeshmeris
b). principi I praktikes se mire
c). Principi i kontrollit te dokumentacionit.
21. PRINICIPI(PARIMI) I ETIKES PROFESIONALE-nenkupton qe auditori me punen e vet duhet tu permbahet rregullave te percaktuara te miresjelljes, keshtu qe te mbroj auditimin si profesion nga sjellja e disa auditorve te cilet me veprimet e tyre prishin imazhin dhe profesionin.
22. PRINCIPI(PARIMI) I PAVARESIS-eshte njeri parimeve kryesore ne kushtet bashkekohore ne kete princip kerkohet qe auditore per kryerjen e punes se vet duhet te jet i pavarur. Auditori gjithashtu duhet te jet plotesisht i pavarur ne planifikimin e procesit te auditimit si dhe duhet tju perballoj kerkesave te menaxhmentit te ndermarrjes cilat shpeshehere deshirojne te kufizojne auditimin vetem ne disa aspekte te punes.


23. PRINCIPI(PARIMI) I PROFESIONALIZMIT DHE KOPETENTESIS- kerkon qe perveq normave te tyre morale duhet te kete edhe disa njohuri dhe shkollim profesional te cilat mundesojne qe ne menyre kualitative te kryejne punen e audtorit si dhe te kete pervoje dhe praktike ne lemin gjegjese.
24. PRINCIPI (PARIMI) I PERGJEGJESISE- obligon qe auditori ne percaktimin e pergjegjesise gjate leshimit eventual te puneve duhet te jene pergjegjes per punen e vet.
25. PRINCIPI (PARIMI) I DOKUMENTARITETIT- kualifikohet ne pricipe me te vjetra te auditimit si dhe ne lidhshmeri te ngushte eshte me pricipin e kontabilitetit te rregullte ne kete kontekst konsiderohet secili ndryshim ne pune duhet te kete edhe dokumentacionin percjelles. Perveq kesaj principi i dokumetariteti nenkupton edhe ate se puna e audtorit duhet te bazohet ne fakte te cilat jane te dokumentuara ne fletoren e punes se auditorit.
26. PRINCIPI I RAPORTIMIT KORREKT- oblogon auditorin qe te permbahet nga dhenia e mendimit kur per ate nuk ofron mundesi tjera, apo do te demtoj punen e metejme. Shpeshhere pengesa me e madhe per shprehjen e mendimit eshte pamundesia e qasjes ne dokumentet e nevojshme, kufizimin ne dokumentet e rendesishme, etj.
LLOJET E AUDITIMIT
27.KLASIFIKIMI I AUDITIMIT:
a). Vendi dhe personat qe e kryejn auditimin( intern dhe ekstern)
b). Subjektet qe e kryejn auditimin (perbashket dhe kompleks)
c). objekti I cili mbikeqyret (auditimi kontabel, auditimi ekonomik, auditmi finaciar, auditimi i themelimit etj)
d). Koha dhe perfshirja e saj kur kryhet auditimi(auditimi i meparshem, perfundimtar, auditimi i cili kryhet ne periudha te caktuara, pa nderpreje, etj).
28. KRITERET KRYESORE PER KLASIFIKIMIN E AUDITIMIT JANE:
a). organi I cili e kryen kontrollin hulumitimin( auditore ekstern dhe intern)
b) objekti I kontrollit( auditore te afarizmit dhe auditore te pasqyrave financiare)
c) fusha e kontrollit( auditorin komercial dhe auditorin shteteror)
 29.AUDITIMI EKSTERN(I JASHTEM)- eshte procedure e kontrollimit dhe vleresimit te afarizmit te ndermmarjes te cilen e kryejne personat profesionist te pavarur dhe auditore te licencuar. Ata nuk mund te jen te punesuar ne nderrmajre si dhe nuk mund te kene asnje lidhje me ate nderrmarje ku edhe kryhet auditimi sepse po te ishte e kunderta ne ate menyre do te shkelej principi i pavaresise se auditorit. Me Aud. Ekstern  nenkuptohet hulumtimi i realitetit te pasqyrave financaiare, krijimi ketij lloji te auditimit eshte i lidhur me ndarjen e funksionit te menagjmentit nga pronesia, me zbatimin e ketij auditimi gjithashtu tentohet siqe eshte theksuar dhe me pare mbrojtja e interesit te pronarit te kaptilit pastaj te siguroje informata te besueshme per menaxhmentin e ndermarrjes. Auditimi ekstern merret me auditimin e pasqyrave finaniare por mund te merret edhe me aktivitet tjera siq jane : shermbimet e keshillimit, keshilla fiskale, si dhe sherbime te ndryshme finaciare.
30.AUDITIMI INTERN( MBRENDSHEM)- e zbatojne personat te punesuar ne ndermarrje te cilet edhe e organizojne dhe e  zbatojne programin e auditimit intern, si test i pergjithshem i ekzekutimit te gjitha aspektee te kotrollit intern dhe afarizmit te ndermarrjes. Punet me te rendesishme qe i kryen auditori intern ne kuader te ndermarrjes jane hulumitim organizimi si dhe zhvillimi ne permiresimin dhe efikasitetin e disa funksioneve afariste, hulumtimin e menyres se marrjes se vendimeve afariste si dhe funksionimi i sistemit afarist dhe pune te tjea te cilat kryhen ne hulumtimin dhe vleresimin e afarizmit te ndermarrjes.
31. AUDITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE-eshte procedure e hulumtimit dhe vleresimit te realitetit dhe objektivitetit te paqyrave financiare. Kriteret per vlersimin e objektivitetit dhe realitetit te pasqyrave financiare jane zakonisht dispozitat ligjore, pastaj principet e kontabilitetit dhe standartet e kontabilitetit. Metodologjia e e pergjitshme e keti auditimi ne kushtet bashkekohore eshte e bazuar ne mostra.
32. AUDITIMI I AFARIZMIT- prezenton hulumtimin dhe vleresimin e afarizmit te pergjithshem te ndermarrjes me qellim te prosperimit te afarizmit te ndermarrjes si dhe te suksesit te afarizmit. Ky lloj auditimi duhet te veshgohet ndaras nga auditimi i pavarur i pasqyrave financiare.
33. AUDITIMI KOMERCIAL-  eshte term qe zakonishte perdoret per auditimin ekstern, te pavarur. Auditimi ekstern kryhet ne baz te kontrates e cila lidhe ne mes te oliguesit te auditimit dhe kompanis e cila mirret me auditim, kontrata lidhet me shkrim per qdo vit. Nocioni i auditimit komercial e shpesh nenkupton auditmin e pasqyrave financiare.
34. AUDITIMI SHTETEROR- kryhet ne emer te shtetit dhe ne llogari te shtetit, kete lloj auditimi e kryen zyra e shtetit per auditim. Kjo nenkupton qe zyra e shtetit per auditim eshte eksterne e pavarur, pra eshte zyre profesionale. Ne kushtet tona auditimi shteteror rregullon te hyrat, te dalaurat, auditimin e pasqyrave financiare, dhe transaksionet financiare te njesive te sektorit shtetorore, njesive lokale qendrore gjegjesishte agjensionet qe financohen nga shteti, etj .
35. FIRMAT QE MERREN ME AUDITIM- jane ndermarrjet te cilat jane te autorizuara per zbatimin e auditimit te pavarur dhe profesional . keto ndermarrje duhet te jene anetare te instituteve nacionale per auditim apa kontabilitet te cilat ne mes tjerash kan edhe autorizime dhe mbikeqyrje te punes ndermarrjeve qe merren me auditim.
36. STRUKTURA ORGANIZATIVE E NDERMARRJEVE:
a). Ndermarrja ne pronesi te vetem
b). Partneriteti apo ortakelleku
c). Shoqeri aksionare apo korporate.
37. FIRMAT ME TE NJOHURA, ME TE RENDESISHME NE NIVEL BOTEROR JANE:
a). DELOITTE,
b). ERNEST&YUNG
c). KPMG
d). PRICE Vaterhause Coopers
METODAT E AUDITIMIT
39.FJALA METODE- rrjedhe nga fjala greke “”Methodos” qe dmth menyra e kerkimeve qasja dukurive te cilat studiohen, rruga per ta percaktuar te verteten dhe ne kete kontekst metoda mund te definohet si procedure e planifikuar per arritjen e nje qellimi.
40.METODAT KRYESORE TE AUDITIMIT JANE :
a). metoda e pergjitshme e auditimit
b). Metodat speciale e auditimit
c). Metodat e procedures analitike

41. METODAT E PERGJITHSHME TE AUDITIMIT JANE:
a). Metoda induktive
b). Metoda duduktive
c). Metoda e pervojes ose eksperimentale
42. METODA INDUKTIVE- rrjedhe nga gjuha latine “inducere” qe dmth fush shtie niset nga hulumtimi i rasteve individuale. Ne baze te hulumtimit te rasteve individuale vjen deri te njohja e gjendjes se pergjitshme te afarizmit te ndermarrjes.
43. METODA DUDUKTIVE- ne gjuhen latine “duducere” qe dmth nxjerr, niset nga hulumtimi i tersise se gjere te afarizmit dhe rezultateve te pergjithsme. Ne baze te hulumitimit te gjendjes se pergjitshme vjen deri te njohja e rasteve te veqanta te afarizmit te ndermarrjes.
44. METODA E PERVOJES OSE EKSPERIMENTALE- ne gjuhen latine “experimentum” qe dmth ekpseriment qe bazohet ne pervojen e meparshme dhe me ndihmen e akumuluar mund te percaktohet se cilave dukuri dhe lemi auditimi duhet kushtuar kujdes te madh sepske pikerisht ne kete lemi verehen parregullsi te caktuara.
45. METODAT SPECIALE TE AUDITIMIT JANE :
a). Metoda formale
b). Metoda materiale
c). Metoda progresive
d). Metoda retrograde
e). Metoda e plote ose kontiunitetit
f). Metoda e kapercimit
g). Metoda direkte
h). Metoda indirekte
46. METODA FORMALE-hulumton a egziston harmoni ne mes te afarizmit te ndermarrjes dhe raporteve te saj financiare me dispozitat ligjore, parimeve te zakonshme te afarizmit te mire dhe parimeve te kontabilitetit te rregullt. Gjithashtu hulumtohet edhe pjatushmeria e llogarise.
47. METODA MATERIALE- paraqet hulumtimin shum intenziv. Me kete metode hulumtohet saktesia e esences dhe permbajtjes si dhe arsyeshmeria dhe teresia e ndryshimeve afariste. Qellimi themelor i metodes materiale eshte hulumtimi i realitetit te vlersimit te elementeve te raporteve financiare.
48. METODA PROGRESIVE-zbatohet kur egziston dyshimi i bazuar se ne raportet financiare nuk jane perfshire te gjitha faktet e rendesishme ekonomike ose jane perfshire ne menyre te gabushme. Kjo metode niset nga kontrolla e rrjedhes se ekzekutimit dhe ne pajtim me kete hulumtim te gjitha ndryshimet afariste pastaj dokumentet e kontabilitetit qe vertetohen ne baze te atyre ndryshimeve, pastaj regjistrimet ne analitik dhe sintetik dhe me ne fund tere kjo lidhet me gjendjen ne raportet financiare.
49. METODA RETROGRADE-kjo metode zbatohet me orientim te kundert per dallim nga metoda progresive.  Kjo procedur zakonisht sbatohet te auditimi i raporteve vjetore financiare. ne zbatimi e kesaj metode fillohet prej raporteve financiare, pastaj nese verehen parregullsi te caktuara hulumtohen evidencat e kontabilitetit te cilat paraprijne raporteve financiare , regjistrimeve konkrete pastaj bazat dhe ne fund hulumtohen vetem ndryshimet afariste te cilat jane objekt i evidencave te kontabilitetit. Kjo metod jep rezultate me te shpejta ne krahasim me progresiven por ne nje menyre eshte siperfaqsore.
50. METODA E PLOTE OSE KONTIUNITETIT-nenkupton perfshirjen ne hulumtime ne te gjitha ndryshimet afariste qe jane krijuar ne perioda te caktuara then shkurt, hulumtohen te gjitha ndryshimet afariste ne teere periudhen kohore .kjo metode aplikohe shume rralle dhe kryesishte te ndermarrjet e vogela.
51. METODA E KAPERCIMIT- ose metoda e auditimit permes sgjedhje se ndryshe te ndryshimeve afariste qon ne qeshtjen e sgjedhjes se shembullit- mostres perkatese te auditimit.
52.METODA DIREKTE-eshte e veqante per faktin se ne menyre indirekte dhe direkte hulumtohet qdo ndryshim afarist qe ne ate menyre te nxirret gjykimi mbi saktesin formale dhe materiale. Kjo metode nuk sbatohet ne tere nderrmarrjen por ne teresi me te vogla orgaizative per te cilat supozohet se ekzistojne qrregullime te caktuara me qellim te eliminimit te shkaqeve te tyre.
53.METODA INDIREKTE- nenkupton hulumtimin e vetem nje numri te caktuar te ndryshimeve financiare nga nje teresi homogjene dhe ne kete menyr vjen deri te v lersimi i teresise.
PROCEDURAT ANALITIKE NE AUDITIM
 54. Procedurat analitike ne auditim – sipas SNA (520) procedurat analitike paraqesin analizen e treguesve  te rendesishem dhe tendenca duke perfshire edhe rezultatet e hulumtimeve  lidhur me ndryshimet  dhe mardhenjet te cilat nuk jan konsekuente me te dhenat tjera te rendesishme.
55. Sipas SNA procedurat analitike perfshijne :
Krahasimi i informatave financiare me informatat e periodave te kaluara
…………………me rezultatet e pritura te prognozuara  dhe te buxhetit
Hulumtimi i ndervaresis  ne mes te informatave te ndryshme financiare  brendas periodes se kontrolluar
Krahasimi i informatave  financiare te ndermarres qe kontrollohet me informatat krahasuese te cilat i takojn lemise se njejt te veprimtaris.
Hulumtimi i ndervaresis  se informatave financiare me ato relevante jofinanciare
56. Sipas SNA 520 procedurat analitike  zbatohen :
Si ndihmes me rastin e planifikimit  te llojit , orarit dhe dimenzionit te procedurave tjera te auditimit.
Si procedur argumentuese kur me zvoglimin e rrezikut te moszbulimit per percaktimet e caktuara ne raportet fin. Mund te jet shume me e suksessheme
Si pasqyr perfundimtare gjithperfshirese e raporteve financiare  ne fazen perfundimtare te auditimit.
57. Faza e fundit e auditimit – ne kete faz para formimit te mendimit dhe perpilimit te raportit  me se shpeshti  vleresohet kualiteti i raporteve financiare dhe konkludimet mbi afarizmin e ndermarrjes.
58. Kontributi i procedurave analitike varet prej :
Karakteristikave te percaktimit i cili deshirohet te percaktohet
Besueshmeria edhe parashikimi i ndervaresive te pritura
Disponimi dhe besueshmeria e provave
Precizitetit te mundshem dhe rezultateve te pritura



PROCESI DHE FAZAT E AUDITIMIT :

59.Te kuptuarit e entitetit dhe mjedisit ku vepron – kerkon informata per secilen prej ketyre kategorive :
Natyra e entitetit
Faktoret industrial
Menaxhmenti
Qeverisja
Objektivat dhe strategjitt
Matja dhe performance
Proceset e biznesit
60. Identifikimi I rreziqeve qe mund te sjellin anomaly materiale – ka te beje me identifikimin e rreziqeve me te cilat perballen bizneset  dhe qe kan ndikim ne pasqyrat financiare.
61. Vleresimi I kunderpergjigjjes se entitetit ndaj rrezikut – ka te bej me rreziqet te cilat identifikohen si te mundshme  qe te rezultojn ne nnje anomaly materiale dhe me vlersimin e kunderveprimit qe duhet ber nga auditori ne menyr qe keto evitohen.
62. Vleresimi I rrezikut te anomalive materiale – auditori duhet te vlereson rrezikun per sa I takon teprices se seciles llogari sepse kjo e ndihmon auditorin ne percaktimin e shtrirjes se procedurave te auditimit.
63. Dizajni dhe kryerja e procedurave te auditimit –

64. Vleresimi I rezultateve dhe dhenja e raporteve – auditori e ka si synim qe te bej te sigurt  se anomalit e verejtura jan reduktuar ne menyr te pranueshme dhe se nuk mun te ndikojn ne pasqyrat financiare.
FAZAT KRYESORE TE AUDITIMIT
65. Pranimi dhe vazhdimi I punes me klientin – sipas standardeve te auditimit auditoret duhet qe te themelojn politika dhe procedura per te vendosur a do te pranoj te punoj me nje klient apo do te vazhdoj punen me klientet e deritashem.
66.Themelimi I kushteve te angazhimit – ka te bej me kushtet net e cilat auditori  pajohet me klientin e tije per sa I takon sherbimeve qe kryhen dhe te gjitha kushtet shkruhen ne leter angazhim.
67. Paraplanifikimi – ka te bej me dy aktivitete kryesore :
percaktimi I personave te nevojshem qe do te jen anetar te skuadres qe do te kryej auditimin dhe
te siguruarit ne pavaresin e kompanis dhe skuadres qe bejn auditimin.
68. Themelimi I materialit dhe vleresimi I rrezikut – ka te bej me te gjykuarit e materialit  dhe te vleresuarit e rrezikut ne menyr qe te perdoren per te percaktuar objektin e auditimit .
69. Planifikimi I auditimit – ka te bej me planin te cilin duhet ta pergadis auditori qe paraqet ne detaje te arsyeshme natyren,shtrirjen , dhe kohzgjatjen e auditimit.                                                                                                                             
70. Mbajtja parasysh e kontrolleve te brendshme – jan proces ku ka ndikim bordi I drejtoreve dhe ajo pjes e personelit qe ka per detyr te jap nje siguri te arsyeshme per sa i takon  arritjes se objektivave si :
besueshmeri e raportimit financiar
efektiviteti dhe efiqenca operative
te vepruarit ne perputhje me ligjet dhe rregulloret ne fuqi.
71. Auditimi i proceseve te biznesit dhe i llogarive perkatese – eshte faz e gjat sepse ketu kryhen edhe procedura individuale tek llogarit salldot e te cilave ka mundesi te permbajn anomali.
72. Perfundimi ose kryerja e auditimit – ka te bej me evidencat e mjaftueshme qe duhet ti ket auditori qe te arrij ne nej perfundim rreth saktesis se pasqyrave financiare.
73. Dhenja e raportit te auditimit- ka te bejm me raportimin se a jan ne rregull pasqyrat financiare dhe ai raportim mund te  jet me reserve, dhe pa reserve.
KUSHTET E ANGAZHIMIT TE AUDITIMIT
74. Leterangazhimi duhet te permbaj :
pranimin e angazhimit nga ana e auditorit
synimin dhe fushveprimin e auditorit
shtrirjen e pergjegjesis se auditorit ndaj klientit
formen e raporteve te cilat duhet te pergaditen.
STANDARDET NDERKOMBETARE TE AUDTIMIT
75. SNA –te perfshijn –
standardet e pergjithshme
standardet e punes
dtandardet e raportimit
76. Standardet e pergjithshme perfshijn tri standarde:
Standardi i pare i pergjithshem:pranon faktin qe nje individ duhet te ket trajnimet dhe aftesite e duhura qe te jet  auditore , ku keto aftesi dhe kualifikime perfitohen nepermjet arsimimit formal,programeve te arsimimit te vazhdueshem dhe eksperiences.
Standardi i dyte i pergjitshem :kerkon qe auditoti te jet gjithmon i pavarur gjat secilit angazhim ne menyr qe ti parandaloj ato mardhenje te cilat mund ta demtojn objektivitetin e tije.
Standardi i tret i pergjithshem : ka te bej me kujdesin e duhur profesional pra ti kryej detyrat siq ja cakton profesioni i auditorit.
77. Standardet e punes ne teren perfshin tri standarde :
Standardi i pare ka te bej me planifikimin dhe mbikqyrjen ne menyr te duhur i cili mund ta bej auditimin me efektiv.
Standardi i dyte  kerkon qe auditori te ket kuptuar ciq duhet kontrollet e brendshme te ompanise qe po auditohet qe te mund te behet planifikimi i auditimit.
Standardi it ret ka te bej me mjaftueshmerin dhe besueshmerin e evidences qe i nevojitet auditorit.           
78. Standardi mbi raportimin – i kerkon auditoreve te mbajn parasysh qeshtjet 
Nese pasqyrat financiare jan prezantuar ne perputhje me SKK
Nese keto standarde jan zbatuar ne menyr konsistente
Nese jan ber te gjitha shpalosjet e duhura
Cilat jan pergjegjesit qe i mer auditori dhe cili eshte karakteri i punes se tij.
79. ETIKA – ka te bej me nje system ose kod te te sjellurit i cili bazohet mbi detyrat dhe obligimet morale qe na tregojn menyren se si duhet te sillemi.
80. PROFESIONALIZIMI – Ka te bej me sjelljen ,aspiratat, ose cilesit te cilat e karakterizojn profesionin.
81. PERGJEGJESIA E AUDITORIT PER GABIMET,MASHTRIMET– pasqyrat financiare jan pergjegjesi e menaxhmentit,ndersa auditori ka pergjegjesi te jep nje opinion per to.
82. TRI KONCEPTET THEMELORE NE KRYERJEN E AUDITIMIT –
Materialiteti – perkufizohet si madhesi e elementit ose gabimit te cilat mund te ndikojn ne vendimet ekonomike te marra nga ana e perdoruesve  racional duke u bazuar ne pasqyrat financiare
Rreziku i auditimit – eshte reziku qe auditori pa dajshe mund te jap nje opinion  auditimi te papershtateshem ne rastin kur pasqyrat financiare permbajn anomali materiale.
Evidence – ka te bej me ate se auditori per te ardhur deri te ndonje opinion  mbi pasqyrat financiare duhet te perfitoj dhe vleresoj evidencen.
Pershtatshmeria – ka te bej me faktin se sa lidhje ka evidence me objektivin e auditimit ne fjal.
Besueshmeria – ka te bej me ate se a mund ti besojm evidences a jo.
84. Perpjestimi i materialitetit -  i ndihmon auditorit  te vendos :
Llojin e procedurave qe do ti aplikoj (thelbesore apo analitike )
Kohen e aplikimit te procedurave
Sasin e punes qe nevojitet
85. HAPAT NE PLANIFIKIMIN E MATERIALITETIT –
Hapi 1 : Themelimi i nje gjykimi paraprak rreth materialitetit
Hapi 2 : perpjestimi i gjykimit paraprak te materialitetit neper salldot e
                           llogarive individuale, grupeve te llogarive ose te transaksioneve              
Hapi 3 :Vleresimi i anomalive te mundeshme dhe krahasimi me 
                     Materialitetin.
86. RREZIKU I AUDITIMIT (RrA)
Eshte rreziku qe ka auditori per te dhen pa dajshje nje opinion te papershtatshem per shkak te anomalive materiale  qe permbajn pasqyrat financiare.
87. RREZIKU I VETVETISHEM (RrV)
Eshte dyshimi mbi pohimin e nje anomalie e cila eshte materiale duke supozuar se nuk ka pasur asnje system kontrolli te brendshem ne veprim.
88. RREAIKU I KONTROLLIT (RrK)-Eshte rreziku qe nje anomali materiale nuk do te mund  te parandalohet apo te zbulohet dhe korigjohet ne kohen e duhur nga ana e kontrollit te brendshem.
89. RREZIKU I MOSZBULLIMIT (RrM)-Eshte kur auditori nuk mund te zbuloj ndonje anmali materiale ne pasqyrat financare.
Ky rrezik perbehet nga dy rrezeqe apo paqartesi :
Rreziku i mostrimit
Rreziku i mosmostrimit
90. ANOMALIT- paraqesin :
Diferencat midis vleres ,menyres se klasifikimit ose paraqitjes se nje elementi dhe menyres se te paraqiturit sipas standardeve kosovare te kon.
Mungesa e ndonje elementi,llogarie ose zeri te pasqyrave financiare
Nje shpalosje e pasq. financiare e cila nuk eshte bere ne perputhje me SKK
Mungesa e shpalosjeve te informacioneve te cilat kerkohen te shpalosen ne perputhje me SKK.
91. GABIMET – Jan mungesa te tepricave ose shpalosjeve te bera pa qellim.
92. MASHTRIMET - jan keqperdorime te bera me qellim  dhe mund te grupohen:
ne raportimin mashtrues financiar
pervetesimin e pasurive
93. RAPORTIMI MASHTRUES FINANCIAR – veprimet e meposhtme :
manipulimin,falsifikimin,ose ndryshimin e regjistrave kontabel ose te dokumenteve mbeshtetese  mbi te cilat jan pergaditur pasq.financiare
keqeregjistrimi i qellimshem ose lenja jasht pasq.financiare e ngjarjeve, transaksioneve ose informative te rendesishme.
Zbatimi qellimisht i gabuar i parimeve kontabel.
EVIDENCA,LLOJET E SAJ DHE DOKUMENTIMI I AUDITIMIT
94. Procedurat e auditimit jane :veprime specifike te kryera nga auditori per te grumbulluar deshmit ne menyre qe te percaktoj nese jan arritur objektivat specifike  te auditimit.
95. Konceptet themelore te deshmive :
natyra e deshmis
pershtatshmeria e deshmise
mjaftueshmeria e deshmis
zhvleresimi i deshmise
96. Natyra e deshmise (evidences) – mund te jet FIZIKE dhe ELEKTRONIKE  (p.sh faturat,qeqet,kontratat, protokollet etj.)
97. Pershtatshmeria e evidences (deshmise) –evidenca konsiderohet si e pershtatshme kur eshte relevante dhe e besueshme.
98. Faktoret e pergjithshem per vleresimin e besueshmeris se evidences :
pavaresia e burimit te deshmis
efektiviteti i kontrollit te brendshem
njohuria e drejtperdrejt personale e auditorit
99. Vleresimi i evidences – auditori duhet te jet i hollesishem gjat kerkimit te evidencave dhe i paanshem gjat vleresimit te tyre.

100. Llojet e deshmive (evidencave)te auditimit:
egzaminimi fizik- eshte lloj relativisht i besueshem ka te bej me numrimin e pasuris se prekshme – stoqeve,pajisjeve,parave etj
riekzekutimi- ka te bej me rillogaritjen e informative dhe regjistrimeve te ndryshme duke i veifikuar shumat e kolonave dhe te rreshtave.
dokumentimi – audituesi duhet te dokumentoj qeshtjet te cilat jane te rendesishme per sigurimin e evidencave.
konfirmimi- ka te bej me objektiven e vlefshmeris dhe te plotesis por jo edhe saktesin dhe klasifikimin.
procedurat analitike – audituesi duhet ti zbatoj ne fazat e planifikimit dhe te rishikimit te pergjithshem te auditimit.
bisedat me personelin apo menaxherin e klientit – nga keto biseda mirren informata dhe nga te gjitha keto planifikojm auditimin duke u bazuar ne gjykim professional.
vezhgimi – konsiston ne veshtrimin e nje procesi qe kryhet nga te tjeret.

101. Letrat e punes  kan dy funksione baz :
sigurojn evidenc te punes se te audtuarit e cila mbeshtetet ne opinionin e tij dhe
te ndihmoj ne kryerjen dhe mbikqyrjen e auditimit
102. Llojet e dosjeve te letrave te punes :
dosje te perhershme
dosje te perkohshme
103. Karakteristikat e letrave te punes :
titulli
indexi dhe treguesi i referencave te terthorta
shenjimi
104. Aktivitetet e fazes se planifikimit te auditimit :
percaktimi i personave te nevojshem qe te jen anetar te skuadres qe do ta kryejn auditimin.
Te sigurohet se kompania e auditimit dhe skuadra qe do te kryej auditimin te jen te pavarur.
105. Karakteristikat e nje grupi te suksesshem te auditimit :
Njohurit, aftesit, eksperiencen e nevojshme ne auditime te sukseshme
I pavarur dhe objektiv
Nje perkushtim per zbatimin e planit te auditimit ne menyre efiqente dhe efektive.
106. Ne qka duhet pasur kujdes para se te filloj auditimi ?
Mbledhjen e informacionit
Te kujtojn entitetin
Vleresimin e rrezikut
Percaktimin e kritereve te auditimit
107.PLANIFIKIMI I AUDITIMIT-Perfshin  zhvillimin e strategjis se pergjithshme dhe qasje me te hollesishme persa i perket karakterit,kohzgjatjes dhe shtrirjes se auditimit.    
108. Gjat zhvillimit te planit te auditimit auditori zakonisht merret me :
Procedurat qe nderrmerren  per te kuptuar entitetin dhe
Rezultatet e procesit te vleresimit te rrezikut.
109. SNA 550 – anet konsiderohen te lidhura nese njera ane ka aftes te kontrolloj anen tjeter ose te kete ndikim te rendesishem gjat marrjes se vendimeve financiare dhe afariste.
110. Dokumentet juridike dhe aktet normative te shoqeris – permbajn emrin e shoqeris ,daten e themelimit, llojet dhe Shumen e kapitalit aksionar, llojet e aktiviteteve afariste etj.
111. SNA 400 konstaton – auditori duhet te fitoj njohuri te kenaqshme dhe te referohet me sistemin llogaritar dhe te kontrollit intern qe tem und te perpiloj planin e auditimit dhe te perpunoj nje metod efikase te auditimit.
112. Sistemi llogaritar – paraqet permbledhjen e detyrave dhe evidencave te ndermarrjes me ane te et cilave perpunohen transaksionet si mjet i udheheqjes se evidencave financiare te ndermarrjes.
113. Sistemi i kontrolles interne – nenkupton te gjitha politikat dhe procedurat e kontrollit intern (te brendshem) te miratuar nga drejtoria e ndermarrjes ne menyre qe te arrihet afarizmi i rregullt dhe i suksesshem i ndermarrjes.

114. Funksioni intern  kriteret me rendesi –
statusi organizativ,
madhesia e funksionit,
kompetenca teknike,
kujdesi professional
115. Faktoret kuantitativ – ka te bej me ate se a eshte shuma e gabimit me e madhe ne krahasim me madhesin e bazave te ndermarrjes si :fitimi neto para tatimit, mjetet rrjedhese, obligimet rrjedhese, shitjet e gjithmbareshme etj.
116. A ka ndikim deklerata e gabueshme ne kontrata ?
Po ne rrethana te caktuara kontratat mund te imponojn dispozita ndeshkuese  me qka mund ta qojn ndermarrjen ne nje situate te veshtire te vazhdoj afarizmin.
117. A ndikon gabimi i paraqitur ne trendin e neto fitimit ?
Qrregullimi ne ttrendin e neto fitimit do te ishte i rendesishem nese ndermarrja ka shenuar shtim vjetor ose edhe renje te neto fitimit dhe pa pritur ka ardhur deri te shfaqja e trendit te kundert.
118. A eshte pershkrimi i politikes llogaritare korrekte ?
Pershkrimi i pasakt i kesaj politike mund te sjell deri te perfundimet e gabueshme gjat analizes se raportit.
119. A eshte publikuar shkelja e normave rregullative ?
Nese eshte e sigurt se denimi per shkeljen e ketyre rregullave do te ndikoj ne zvoglimin e aftesis afariste te ndermarrjes atehere keto publikime do te jen te rendesishme.
120. RREZIKU (RISKU) AUDITOR –eshte risku se auditori do te jap mendim joadekuat ne rast se raportet  financiare jann te shprehura gabimisht.
121. RISKU AUDITOR PERMBAN TRI KOMPONENTE :
riskun inherent
riskun kontrollues
riskun e moszbulimit                                                                                         
122. Risku Inherent – eshte risku ndonje  salldo e llogaris eshte i nenshtrueshem dekleratave te gabueshme- gabimeve te cilat mund te jen te rendesishme, individualisht ose kur te mbledhen gabimet e salldove te tjera.
123. Risku i kontrollit – eshte risku se gabimi i cili mund te paraqitet ne salldo te llogaris apo te ndonje transaksioni e qe mund te jet individualisht i rendesishem  nuk do te parandalohet me koh ose te zbulohet me koh.
124. Risku i moszbulimit – eshte risku apo rreziku se procedura prove e auditorit nuk do te zbuloj gabimin i cili egziston ne salldon e llogarise.
125. Memorandumi i planit te auditimit – eshte lajmerim me shkrim per detajet e metodes se planifikimit te auditimit dhe planit financiar.
126. Programi i auditimit – sherben si grumbull i instruksioneve per puntoret ndihmes te kyqur ne kryerjen e auditimit dhe si mjet kontrolli dhe mjet i kryerjes konkrete te punes.
127. Mostrimi i auditimit – nenkupton aplikimin e nje procedure ne me pak se 100% te llogarive te pergjithshme apo transaksioneve te ndryshme per dhenjen e opinionit nga ana e auditorit.
128. Metodat me te rendesishme per zgjedhjen e mostrave jane :
mostrimi statistikor
mostrimi jo statistikor
129. Mostrimi Statistikor  - bazohet ne ligjin e probabilitetit ne zgjedhjen e shenimeve.
130. Mostrimi jo Statistikor – bazohet ne pervojen e auditorit ne perzgjedhjen e mostrave.
131. Testet gjat mostrimit ne auditim –
testet per kontrollin e brendshem
testet e pavarura
132. Testet  per Kontrollin e brendshem :kryhen me qellim qe te sigurohen evidencat e auditimit rreth efektivitetit te struktures se sistemeve kontabel dhe kontrollit te brendhsem.
133. Zgjedha e metodes se testimit mvaret nga :
fushveprimi i auditimit
objektivat e auditimit
134. Testet mbi kontrolla mund te kryhen  ne :
kontrollat te pergjithshme
kontrollat e zbatimit

135. Kontrollat e zbatimit mund te shkallezohen ne :
kontrollat e transaksioneve
kontrollat e regjistrave
136. Testet e Pavarura – kan per qellim te sigurojn deshmite e duhura te auditimit per te zbuluar anomalit meteriale ne pasq.financiare.
Auditori qe te ket deshmi te mjaftueshme duhet te perdoren qasjet vijuese si :
rishikimi dhe testimi i qasjes se menaxhmentit
berja e nje vleresimi te pavarur
rishikimi i ngjarjeve pasuese.                                                     
137. KONTROLLI I BRENDSHEM – Eshte nje proces i implementuar prej menaxhmentit dhe eshte i dizajnuar per te dhen nje siguri te arsyeshme per sa i takon ketyre kategorive :
efektiviteti dhe rregulli i biznesit
besueshmeria e raportimit financiar
pershtatshmeria me rregullat dhe ligjet ne fuqi.
Perbersit e kontrollit te brendshem jane :
mjedisi i kontrollit te brendshem
vleresimi i rrezikut
veprimtarit e kontrollit te brendshem
informacioni dhe komunikimi
monitorimi
138. Perfitimet nga perdorimi i teknologjis informative (TI-se)
aplikimi i njetrajtshem i rregullave te percaktuara
shkurtimi i afateve kohore, rritja e saktesis se informacionit
lehtesimi i analizave shtese te informacionit
mundesia e momitorimit me e leht etj.



139. Rreziku nga perdorimi i TI-se
perdorimi ose hyrja e paaurtorizuar net e dhena te cilat qojn ne zhdukjen ,ndryshimin e tyre ne menyr te paautorizuara
ndryshime te paautorizuara te sistemeve te sistemeve apo progarameve
humbjet potenciale te te dhenave.
140. Strategjit e auditimit –
strategjia e mosbesimit
strategjia e besimit
141. Strategjia e mosbesimit perdoret per shkak te ketyre faktoreve:
kontrolli i brendshem nuk ben asnje pohim
kontrolli vleresohet te jet joefektiv
eshte i pamjaftueshem vleresimi i efektivitetit.
142. Vleresimi i auditorit per te aplikuar nje strategji te besimit behet pas:
Identifikimit te kontrollit te brendshem i cili ben pohime per zbulimin e anomalive
Testimit te kontrolleve per te vleresuar efikasitetin e tyre.
143. Arsyet pse nje auditor duhet te perfitoj kuptimin e kontrollit te brendshem :
Identifikon llojet e keqpohimeve te mundshme
Konsideron faktoret qe ndikojn ne rrezikun e keqperdorimit material
Dizajnon testet e kontrollit
Dizajnon testet thelbesore
144. Metodat te cilat mund te perdoren per te dokumentuar te kuptuarit e kontrollit te brendshem :
Kopjet e manualeve te procedurave te entitetit dhe skemat organizativepershkrimet treguese
Pyetesoret e kontrollit te brendshem
Organigramet                                                        
145. Pes perbersit e kontrollit te brendshem –
Mjedisi i kontrollit
Vleresimi i rrezikut
Veprimtaria e kontrollit
Informacionin dhe komunikimin
Monitorimin
146. Mjedisi i kontrollit – i jep ngjyrat e veta organizates duke influencuar ndergjegjjen e te punesuarve te saj ndaj kontrollit te brendshem.
147. Vleresimi i rrezikut – eshte identifikimi dhe analiza  e rreziqeve relevane nga entiteti per te permbushur objektivat  e veta.
148. Aktivitetet e kontrollit – jan politika dhe procedura te cilat ndihmojn menaxhmentin te sigurohet se direktivat zbatohen.
149. Informimi dhe komunikimi – e mbeshtesin identifikimin, kembimin e informatave ne nje form dhe nje korniz  kohore qe mundesojn personat ti zbatojn pergjegjesit e tyre.
150. Monitorimi – eshte proces qe vlereson kualitetin e kontrollit te brendshem gjate kohes.



151. RAPORTI STANDARD I AUDITIMIT PERMBAN KETO ELEMENTE :
Titullin , pranuesin, fjalen hyrese e cila duhet te permban :identifikimin e pasq. Financiare te audituara,pershkrimin e fushveprimit te auditimit,shprehja e mendimit , data e raportit, adresen e auditorit, dhe nenshkrimin e auditorit.
152. Llojet e raportit te auditimit :
Opinioni pa reserve, Opinioni me rezerv, Refuzimi i opinionit, Opinioni i kundert.
153. Opinioni pa reserve – nenkupton se auditori beson se pasqyrat financiare paraqesin ne menyr te sakt ngjarjet e tanishme ekonomike te ndermarrjes per periudhen  e mbuluar nga raportet e audituara.
154. Opinioni me reserve – rastet kur auditori ka pasur nje kufizim te objektit ose kur pasqyrat financiare nuk jan pergaditur ne perputhje me rreguullat dhe standardet nderkombetare te auditimit.
155. Refuzimi i opinionit – jepet ateher kur auditori tregon se ai nuk mund te jep opinion mbi pasq. Financiare sepse i mungoj evidencat e mjaftueshme dhe te besueshme per pasq. Financiare.
156. Opinioni i kundert – citon se pasqyrat financiare nuk japin pamje te vertet te sinqert te entitetit dhe nuk jan pergaditur ne pajtim me SNK - ne.

157. BAZAT E PERGADITJES DHE POLITIKAT E PERGJITHSHME TE KONTABILITETIT:
Politikat e pranuara per pergaditjen e pasqyrave financiare qe perfshijn metodat e zgjedhura te kontabilitetit jan Standardet Kosovare te Kontabilitetit te aprovuara nga Bordi i Standardeve  te Raportimit  Financiar te Kosoves .
Periudha raportuese perfshin nje periudh 12 mujore duke filluar prej janarit dhe perfunduar me 31.12 te vitit afarist.
158. Raportet financiare – jan pergaditur ne bazen e kostos historike, parimit akrual dhe principit te vazhdueshmeris.
159. Principi akrual – sipas ketij principi transaksionet dhe ngjarjet regjistrohen ne libra kur ato kan ndodhur.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels