IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Uji, roli i tij në industri dhe ekonomi
Njohja dhe kontrolli i cilësisë së mallrave
  Uji, roli i tij në industri dhe ekonomi Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Ai ështe
lëngu më I përhapur në tokë. Ai gjendet më teper në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme e qarkulluese natyrore duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det. Uji i përshtatshëm për t’u pirë nga njeriu, quhet ujë i pijëshem. Uji që nuk është i përshtatshëm për t’u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt. Vetitë kimike dhe fizike Uji ka formulen H2O, që domethënë se një molekulë uji përbehet nga dyatome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidorgjen (H+ ) i lidhur me grupin hidroksid (OH− ). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të thartë acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin. Në shkencë uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.
  Burimet e ujit ¾ e sipërfaqes së botës është e mbuluar nga uji. Por, vetem 1% e tij është I një cilësie të duhur për t’u pirë. Burimet ujore mund të jenë ripërtëritëse dhe jo ripërtëritëse. Ajo pjesë e ujit që sillet në ciklin hidrologjik: toka-uji-avulli, avulli-retë-shiu- toka është burim ujor ripërtëritëse. Por një pjesë e ujërave, posaqerisht ujërat nëntokësore nuk janë ripërtëritëse.
  Ujërat nëntokësore dhe sipërfaqsore Ujëratnëntokësore janë burim shumë i rëndësishëm në të gjithë botën, pasi e përbëjnë një burim shumë të rëndesishëm për furnizimin me ujë të popullsisë, agrokultures dhe insdustrisë. Për më tepër, ato kanë një rol esencial në mbështetjen e rrjedhave të ujit në përrenj e lumenj. Burimet kryesore të ndotjës së ujerave sipërfaqsore janë shkarkimet e ujërave urbane të papërpunuara i ujërave të patrajtuara të aktiviteteve të ndryshme tregtare dhe industriale si depozitimi i mbetjeve të ngurta urbane.
  Hidrologjia Hidrologjia (rrjedh nga gjuha greke: hidro -ujë, logos –shkencë; shkenca mbi ujin) është shkenca që studion ujrat, vetitë fizike të tij dhe paraqitjen e tij në natyrë. Pra hidrologjia studjon së bashku ciklin hidrologjik dhe pasuritë ujore. Hulumtimet hidrologjike janë të rëndësishme jo vetëm se na ndihmojn që më mirë të njohim botën ku jetojmë, por edhe dukshëm iu ndihmon shkencave të tjera të cilat merren me mjedisin jetësor.
   Vetitë tretëse - Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume lloje substancash. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike, mund të themi janë mike të ujit.Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike mund të themi se kanë frikë nga uji. Anomalia e ujit - Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrë lineare deri rreth temperaturës + 4 °C. Pastaj në mënyrë jolineare fillon tkurrjen dhe në temperaturën + 4 °C arrin densitetin më të madh prej 1kg/L. Me ftohjen e mëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por për habi zmadhohet gradualisht dhe në pikën e shkrirjes uji ka densitet më të madh se në temperaturën + 4 °C. Kjo dukuri quhet anomalia e ujit.
  Përmbajtja e ulët Minerale - Ujë i lehtëUji duhet të jetë i lehtë dhe pak i mineralizuar.Sasia e mineraleve të tretura në ujë është njëtregues bazë për ujin mineral natyral, paraqitur nëetiketë në formën e parametrit “Mbetje e thatë në180˚C në mg / l". Sa më e ulët të jetë kjo vlerë, aqmë i mirë është uji. Ujërat me mbetje të thatë nën150 mg/l konsiderohen ujëra të lehtë.
  Veçoritë e jashtëzakonshme termale tëujit Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+4 ˚C) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur ngrin, bymehet edhe më tepër. Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit tërhiqet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur ndodh e kundërta e kësaj, jepet nxehtësi jashtë. Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e
   Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta e të gjithave. Në temperatura normale vetëm amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin. Kapaciteti termal" i ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur për të rritur një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet. Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe. Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët.
  Roli i ujit në organizmin tonë Konsumimi i ujit është i vazhdueshëm. Kërkesat për cilësinë e ujit të pijshëm, janë të dukshme. Gjithashtu është element tepër i rëndesishëm në reaksionet kimike trupore, si: tretja dhe metabolizmi. Pa ujë të mjaftueshëm, ne jemi në rrezik helmimi nga mbeturinat tona trupore. Trupi i një njeriu të zakonshem ka përafërsisht 43 litra ujë, gjysma e të cilit gjendet në qeliza. Gjaku është 83% ujë.
  Pasojat e dehidratimit Nëse nuk pini sasinë e nevojshme të ujit për të I plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të këni këto pasoja:ü Probleme në tretjejeü Lëkurë të thatëü Ngadalsim të organeve truporeü Probleme me mbajtjen e ujitü Dhimbje muskujshü Rritje të tokësinave (helmeve) në trupü Metabolizëm të dobët të yndyrave të trupitü Dhjamë të tepërt dheü Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore.
  Llojet e ujërave në shishe Në ditët e sotme, për shkak të shqetësimit për ndotjen e ujit dhe për shkak të reklamave të zgjuara, ka plot lloje ujërash në shishe. Disa kushtojnë më shumë, e disa më pak. Ja cilat janë llojet më të përhapura:1. Ujë i pastruar – ujë çezme pa gas2. Ujë me xixa – ujë me gas që karbonizohet duke tretur dyoksid karboni3. Ujë mineral – ujë me përmbatje minerale që zakonisht vie nga burime natyrore4. Ujë burimi – ujë që buron natyrshëm nga sipërfaqja e tokës.
   Ndonjëherë përpunohet para se të shitet, ndonjëherë jo, ujë seltser- ujë çesme i filtruar dhe i karbonizuar ( pa u pasuruar me kripëra dhe minerale). Klub soda – ujë çezme i filtruar, karbonizuar dhe i pasuruar me minerale. Përmbatja e sodiumit, mund të jetë e lartë, prandaj nuk rekomandohet për njerëz, qe vuajnë nga tensioni i lartë ose nga zemra, me përjashtim të rastit kur nuk ka përmbajtje sodiumi.
 Përfitimet shëndetësore dhe të metat Edhe pse ka pas rregulla relativisht mbi atë që uji i ambalazhuar mund të përmbajë substanca të dëmshme, shumë njerëz kanë mendime për përfitime të mundshme dhe të meta të ujit në shishe. Aktualisht, ka studime të shumta që tregojnë marka të shumta shishe të ujit, që përmbajnë substanca të dëmshme. Sipas një studimi 4 vjeçar shkencor nga ana e Këshillit të Burimeve Natyrore të Mbrojtjës së Mjedisit të Kosovës, mbi 1/3 e markave të testuara përmbajnë ndotës si : arsenik dhe kompozimet kancerogjene. Nuk ka standarde qeveritare që kërkojnë që ujë në shishe të ketë ndonjë të mirë, më paster ose më të sigurtë se rubinet uji. Realiteti i ujit të ambalazhuar njihet më përceptimin e cilësisë më të lartë.
  Trajtimi dhe ndotja e ujërave Ujërat natyrorë përmbajnë shumë substanca të tretura, të cilat marrin pjesë në përberjen biologjike të sistemeve ujore, llojeve të shtazëve, bimëve dhe janë faktorë në shumë procese, të cilat kryhen në organizmat e gjallë. Uji gjatë përdorimit në amvisni ose industri, ndotët më materie të ndryshme inorganike, organike e ndotës të tjerë dhe si ujë i ndotur kthehet në mjedisin tonë. Shfrytzimi i ujit të këtillë para se të pastrohet, është rrezik për arsye se mund të përmbajë materie helmuese dhe mikroorganizma që zhvillohen në ujërat e ndotura, që shkaktojnë shumë sëmundje të rënda siç janë : ethet, tifoja, kolera dhe virusi i hepatit.
Përveç ujërave të ndotura urbane nga industria, ujërat ndoten edhe nga përdorimi i preparateve bujqësore (pesticidet) në tokat bujqësore dhe industriale. Këto ujëra të ndotura para se të shkarkohen në ekosistem natyror nuk pastrohen dhe paraqesin rrezik për botën bimore dhe shtazore që jetojnë në ato ujëra. Përveç kësaj, veprimi toksik rrjedh edhe për shkak të ujërave, që përmbajnë përqendrime minimale të substancave, që vështirë eliminohen nga organizmi. Pra veprojnë si helme kumulative p.sh. As, Pb, Hg etj.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels