IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Ndryshimet misdis dhimbjes akute dhe kronike

Dhimbja akute zakonisht zgjatë një kohë të shkurtër, si rregull nga disa sekonda deri në 6 muaj. Dhimbja akute nuk do të thotë që
patjetër të jetë e fortë. Intesiteti i saj mund të ndryshojë nga një dhimbje e butë deri në të fortë. Prania e dhimbjes zakonisht e paralajmëron pacientin, se diçka po ndodh dhe  se po dëmton trupin e tij dhe se duhet të vizitohet. Shkaqet kryesore të këtyre dhimbjeve janë sëmundje të ndryshme dhe aksidentet. Traumat dhe sëmundjet që shkaktojnë dhimbje acute, mund të kenë nevojë për mjekim, por ka raste që mund të kalojë edhe në mënyrë spontane, si p.sh dhimbja nga shpimi me gjilpërë i një gishti, kurse dhimbjet nga apendesiti akut , kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
Dhimbja kronike: Kjo dhimbje si rregull zgjatë mbi 6 muaj, megjithëse këtu duhet thënëse këto afate nuk janë të ndara si me thikë, sepse mund të ketë dhimbje kronike që mund të fillojë para këtij afati. Si rregull, dhimbjet kronike janë të shoqëruara edhe me problem të tjera. Njihen 4 lloje dhimbjesh kronike:
Dhimbje rekurente, të tilla si p.sh dhimbjet migrenoze, dhimbjet rehumatoide.
Dhimbjet nga patologjitë periferike, të vazhdushme me kohëzgjatje të kufizuar, siç janë dhimbjet nga kanceri dhe dhimbjet me kohëzgjatje të pakufizuar (dhimbjet nga artriti degjenerativ).
Dhimbjet kronike beninje, që shkaktohen nga patologji të sistemit nervor qëndror ose periferik siç janë dhimbjet pas në insulti cerebral ose të sindromit lumbosakrale.
Sindromi i dhimbjeve beninje të pabindura, në të cilat pacientët nuk përshtaten dhe krijojnë probleme në punë dhe në familje.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels