IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts




http://eseshkolle.blogspot.com/
TEMA: NDERHYRJA E NATOS NE KOSOVE ISHTE NE PERPUTHJE ME NORMAT E SE DREJTES NDERKOMBETARE


Për popullin kosovar 24 Marsi, kur Kosova ishte në luftë, NATO-ja nisi të bombardojë objektivat
 ushtarake në Serbi. Fillimi i bombardimeve të NATO-s, si për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ashtu edhe për aktorë të tjerë të çështjes së Kosovës, është cilësuarsi një ngjarje historike në vend. Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova, si dhe me hyrjen e rreth 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë. 15 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare. Fushata e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. Ajo rezultoi me ndërprerjen e katastrofës humanitare dhe kapitullimin e forcave të Miloshevicit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, miratimin e Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB, tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe futjen e trupave të KFOR-it. Prej vitit 1999 e deri në ditët e sotme vazhdon debati lidhur me sulmet ajrore kundër Jugosllavisë (Serbisë) për çlirimin e Kosovës. Ndërsa para 15 vitesh diskutimi kontravers u soll rreth legjitimitetit të ndërhyrjes ushtarake për zgjidhjen
e krizës në Kosovë, sot ky debat nxitet më së shumti në rastin e krizave të ndryshme në botë.Dilema lidhet me dy çeshtje, nëse NATO veproi në Kosovë në përshtatje me ligjet ndërkombëtare të së drejtës ose jo. Dhe çeshtja e dytë, nëse Kosova po përdoret ose keqpërdoret si precedent nga kundërshtarët e ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e saj. Kundërshtarët e NATO-s dhe të sulmeve ajrore kanë arësyetuar se më 24 mars të vitit 1999 Aleanca e Atlantikut nuk respektoi të drejtën ndërkombëtare. Sipas tyre, kjo ndodhi për shkak të mungesës së një vendimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendim i cili mungoi pasi që Kremlini vuri veten e tij kundër këtyre sulmeve.  Sigurisht që mungesa e vendimit të Këshillit të Sigurimit krijoi një vacum ligjor, e dobësoi legjitimitetin e ndërhyrjes ushtarake në këtë vend. Por kundërshtarët e ndërhyrjes në Kosovë e shfrytëzuan këtë fakt për t’u konfrontuar me gjithë procesin e vendosjes së paqes në Kosovë dhe në rajonin e Europës Juglindore. Ata synuan në radhë të parë të kundërshtojnë politikat paqebërëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Shumë studiues të së drejtës ndërkombëtare gjatë përpjekjeve të tyre për të  dënuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë u nisën nga përceptimi i raporteve midis respektimit të së drejtës së shteti sovran dhe të së drejtës së popujve për vetëvendosje. Sipas tyre, e drejta e sovranitetit ka përparësi në raport me të drejtën për vetëvendosje, prandaj dhe ndërhyrja në Kosovë shihet nga ata si shkelje e të drejtës së sovranitetit shtetëror, në rastin konkret të së drejtës së sovranitetit të Serbisë në Kosovë. Në përgjithësi kjo kategori shpreh mendimin se “demokracia dhe të drejtat e njeriut nuk mund të rrënojnë të drejtën shtetërore dhe sovranitetin e shteteve”.Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë më shumë me një reagim antiamerikan dhe antiNATO, ndërkohë që në kritikën përkatëse shohim pak arësyetim në nëse u respektua ose jo Karta e OKB-së. Madje antiamerikanizmi i disa ekspertëve shkon deri te instrumentalizimi i qëllimeve të SHBA-ve, duke e lidh veprimin në Kosovë me përpjekjet për të zotëruar e kontrolluar burimet e gazit e të naftës në Kaspik. Dhe në të gjithë këtë diskurs bie në sy fakti se në kritikën antiNATO të sulmeve ajrore kundër Jugosllavisë (Serbisë), nuk gjen në asnjë rast një qëndrim kritik sa i përket dhunës e terrorit serb në Kosovë. Përkundrazi, kritikët e luftës në Kosovë e shohin atë si manipulim propagandistik me qëllim justifikimin e ndërhyrjes ushtarake për zgjidhjen e konfliktit.Dhe shumica prej tyre thanë se ndërhyrja ushtarake në Kosovë do të ishte shkak i zgjerimit të konfliktit në rajon, madje pati prej tyre që valën e refugjatëve shqiptarë e shpjeguan me bombardimet e NATO-s. Ndërkaq thuajse të gjithë iu referuan faktit që mungoi një mandat nga ana e Këshillit të Sigurimit për të autorizuar veprimin ushtarak.Në të vërtetë mungesa e mandatit nga ana e Këshillit të Sigurimit e dobësoi nga pikëpamja e argumentit të së drejtës ndërkombëtare ndërhyrjen ushtarake në Kosovë. Por unë mendoj se ky fakt nuk e delegjitimoi atë. Sipas nenit 51 e 52 të Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit është organi kompetent, i cili autorizon ndërhyrjen ushtarake kundër një vendi sovran. Karta e OKB-së, e ratifikuar në vtin 1945 në Konferencën e San Françiskos, ia dha këtë të drejtë Këshillit të Sigurimit, duke i garantuar anëtarëve të përhershëm të këtij këshilli të drejtën e vetos. Sipas Kartës, vetoja e njërit prej këtyre pesë vendeve e çon në null vendimmarrjen. Kur KS mori këto atribute besohej se vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit qenë të të njëjtit mendim e të vendosura njësoj për ruajtjen e paqes e të stabilitetit në botë. E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e Kosovës. Nëse NATO nuk do të ndërhynte, konflikti do të përhapej në të gjithë Ballkanin Pëerendimor dhe në luftë do të përfshiheshin Shqipëria, Maqedonia e vende të tjera. Nëse në këtë konflikt do të përfshihej Shqipëria dhe Maqedonia, atëherë do të tërhiqej edhe Turqia e Greqia, Turqia në mbështetje të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, Greqia në mbështetje të Serbisë. Përfshirja në konflikt e këtyre dy vendeve të NATO-s do të shkaktonte krizën euroatlantike, çka do të thotë se konflikti do të zgjerohej në kontinentin euripian. Kështu vihej në pikëpyetje vetë ekzistenca e Bashkimit Europian dhe e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo sa i përket argumentit të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe në kontinentin europian. Nëse NATO nuk do të vepronte, Milosheviçi kishte vendosur që numrin e viktimave ta çonte së paku te numri i viktimave të Bosnjë-Hercegovinës, ku në konfliktin me serbët humbën jetën mbi 150 mijë muslimanë. Pra, situata në Kosovë kërkoi me çdo kusht ndërhyrjen me forcë ,sepse bota e qytetëruar nuk mund të pranonte aneksimin e territoreve në formën e spastrimit etnik të tyre, si në kohët primitive.Megjithatë Kremlini në marsin e vitit 1999 nuk pranoi të përdorej forca për ta ndalur këtë situate katastrofike. Kjo do të thotë se në përmbajtje veprimi i NATO-s ishte i justifikuar, derisa vetë Këshilli i Sigurimit kishte pranuar faktin se kishte arësye objektive për veprim.Ndërkaq le të supozojmë se Këshilli i Sigurimit do të autorizonte përdorimin e forcës në Kosovë e ndërkohë NATO nuk do të donte ta zbatonte këtë vendim. Këshilli i Sigurimit ka të drejtën e vendimmarrjes, por nuk ka forcë urdhëruese mbi një instrument të caktuar për të vepruar. Kështu që ky vendim i supozuar në rastin e dhënë do të ishte shndërruar gjithashtu në null. Atëherë a do të fajësohej këshilli i Sigurimit për pafuqi në zgjidhjen e krizës?! Sigurisht që po. Por fatkeqësisht nuk fajësohet në rastin kur bllokon vendimmarrjen. Kjo është njësoj sikur në një gjykatë të mos dënohet krimineli, për shkak se nga tre, pesë apo shtatë gjyqtarë, njëri prej tyre është kundër këtij dënimi!!!, edhe pse vetë ky gjyqtari e pranon faktin se i pandehuri ka bërë krim. Kështu ndodhi me Rusinë e marsit të vitit 1999.Ndërkaq legjitimiteti i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë konfirmohet edhe nga disa faktorë të tjerë të kohës. Së pari, në përfundim të luftës Kosova u vu nën protektoratin ndërkombëtar. Kjo ndodhi përmes rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Rusia u pajtua të legjitimojë veprimet ushtarake të NATO-s, derisa ajo dha votën e saj që Kosova të mos administrohej qoftë dhe përkohësisht nga Serbia. Rusia u pajtua që “agresori”, pra NATO të ishte përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Ndërkohë në atë rezolutë thuhet qartë se statusi i Kosovës do të vendosej përmes një dialogu midis palëve në prani të faktorit ndërkombëtar , çka do të thoshte se pozita e Kosovës do të ishte e tillë, që nuk do të varej nga Serbia. As vetë kritikët e luftës në Kosovë nuk vunë asnjëhërë theksin te padrejtësia e ndërhyrjes, ndërkohë që rezoluta 1244 konsideron se ndërhyrja ushtarake e NATO-s ishte e drejtë, derisa ajo rezolutë autorizon NATO/n dhe forcën e saj ushtarake KFOR-n të kujdeset për sigurinë e saj. Kjo do të thotë se aksionet ushtarake të NATO-s në fund morën pëlqimin e Rusisë për t´u trajtuar si aksione të drejta, por nuk e morën bekimin e saj për të filluar si të tilla.Siç thamë, NATO në Kosovë veproi me dy objektiva: Të parandalojë përhapjen e konfliktit dhe katastrofën humanitare e njëkohësisht të rijojë më shumë stabilitet dhe siguri në rajon. Të dy këto objektiva madhore shohim se janë realizuar tashmë në praktikë. Ndërsa këto kohë jemi mësuar thuajse vazhdimisht të dëgjojmë të krahasohet ndërhyrja ruse në Krime me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si dhe të legjitimohet aneksimi me dhunë i Krimesë me pavarësimin e Kosovës.Nëse shqiptarët e Kosovës u kërcënuan pandërprerje me likuidimin fizik të tyre për gati një shekull, në Krime nuk u shfaq asnjë kërcënim i tillë, asnjë ditë të vetme. Në analizën krahasuese të ngjarjeve dhe ndodhive në Kosovë dhe në Krime apo rajone të tjera ku ka ndërhyrë Moska, nuk gjen asnjë përqasje midis asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe në ato rajone. Legjitimitetin e një vendimmarrje në dëm të sovranitetit të një vendi të caktuar e justifikon gjithashtu diplomacia prevenuese. Kjo diplomaci u përdor në mënyrë permanente në Kosovë e për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb. U ngrit Grupi i Kontaktit, ku bënte pjesë Rusia. U mblodh pesë herë Këshilli i Sigurimit dhe miratoi po kaq rezoluta me thirrje dhe paralajmërime për armëpushim dhe ndërprerje të konfliktit, duke fajësuar Milosheviçin dhe aparatin e tij shtypës. Kosova ishte për 16 vjet pjesë konstituive e Federatës Jugosllave.Në këto rrethana bëhet ende më e qartë se cili është rezultati i sulmeve ajrore të NATO-s kundër Jugoslllavisë (Serbisë) për çlirimin e Kosovës, rezultat i cili çliroi njëkohësisht rajonin nga konfliktet disa shekullore dhe vendosi bazat e pajtimit dhe integrimit rajonal e europian. E vështruar edhe nga ky këndvështrim, këto sulme mund të konsiderohen si legjitime. Në fund të fundit kritikët e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, patën parashikuar se veprimet ushtarake nga jashtë do ta destabilizonin rajonin dhe do të shkaktonin viktima të panumërta. Në fakt ndodhi e kundërta. Sipas vlerësimeve të ekspertëve aksionet ushtarake të Aleancës në ish-Jugosllavi shkaktuan gjithsej 556 viktima dhe 878 të plagosur, një numër ky minimal në një luftë të armatosur..Komisioni konstaton që ndërhyrja ushtarake e NATO-s ishte jolegale, mirëpolegjitime. Ishte jolegale sepse nuk e kishte miratimin paraprak nga Këshilli i Sigurimittë Kombeve të Bashkuara. Megjithëkëtë, Komisioni konstaton që ndërhyrja ishte e justifikueshme,meqë ishin shpenzuar që të gjitha mundësitë diplomatike, dhe meqëndërhyrja e pati si efekt çlirimin e popullatës shumicë të Kosovës nga shtypja e rëndë dhe e gjatë nën sundimin serb.Meqë veprimet e NATO-s, tek e fundit,zbatoheshin në një bazë juridike jostabile, meqë këto bëheshin duke u mbështetur në një vendim për ta zbatuar ndërhyrjen e armatosur jo vetëm pa pëlqimin, por,për më tepër, edhe pa e kërkuar fare pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe pa e bërë asnjë lloj kërkese plotësuese në Asamblenë e Përgjithshme. Me Rezolutën e Bashkuar për Paqe,2 Asambleja e Përgjithshme autorizohet të veprojë në rastet kur KSi OKB-së nuk mund t’i përmbush obligimet e veta në rrethanat e kërcënimit të paqesdhe të sigurisë. Traktati3 themelues i NATO-s nuk e paraqet ndonjë bazë të forte juridike për përdorim të forcës, me përjashtim të rasteve të ballafaqimit me ndonjë forcë të jashtme të drejtuar kundër integritetit territorial dhe pavarësisë politike të vendeve të saj anëtare.E Drejta Ndërkombëtare, siç parashihet tekstualisht me Kartën e OKB-së, është njëpërshkrim i qartë lidhur me shkallën e lejueshme të përdorimit të forcës në jetën ndërkombëtare.4 Kërcënimi dhe përdorimi i forcës është kategorikisht i ndaluar me Nenin 2(4). Përjashtimi i vetëm, i rregulluar me Nenin 51, është e drejta për vetëmbrojtje, dhe atë vetëm si reagim ndaj ndonjë sulmi të bërë paraprakisht i cili e cenon ndonjë kufi ndërkombëtar, dhe edhe kjo trajtë lejohet vetëm përkohësisht. Kërkesa për të reaguar në vetëmbrojtje duhet t’i komunikohet menjëherë KS të OKB-së, i cili është i autorizuar për ta dhënë vlerësimin përfundimtar. KS i OKB-së, në kuadër të përgjegjësive të veta për paqe dhe siguri ndërkombëtare.



Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels