IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË
MASTER SHKENCOR MËSUESI
LËNDA: PSIKOLOGJI KËSHILLIMI
 TEMA: Një seancë rasti këshillimi
Prezantimi me rastin
Vendosa tiu njoh me këtë rast për vetë natyrën komplekse dhe të hasur shpesh kohët e fundit në shoqërinë shqipare te të rinjtë e sapodiplomuar. Ky rast i përket një njeriu të afërt për mua dhe ka një periudhë kohe që e dëgjoj pothuajse përditë. Si dikush që nuk ka punuar asnjëhrë dhe duke mos qenë në marrëdhënie pune, nuk arrija ta kuptoja dhe të bëja të ndihej mirë dhe sa më pak të stresuar vajzën për të cilën do ju flas.
Kjo vajzë është lindur dhe rritur në qytetin e Tiranës, është 24 vjec, diplomuar me rezultate të larta dhe aktualisht po ushtron profesionin e saj si ekonomiste në një administratë publike në Tiranë. Kur u vu në dijeni se kishte filluar punë ishte njeriu më i lumtur në botë, pasi kishin kaluar disa muaj që nga koha e diplomimit dhe shpresat për punë po shuheshin dita ditës.  Mirëpo kjo lumturi u fashit kur u prezantua me ambjentin e
punë, një ambjent me kushte optimale, por me njerëz ku “nxirrnin bryla” nga të gjitha anët, madje kjo dukej dhe në sytë e tyre, deklaron në një nga bisedat vajza.
Kjo seancë është bërë pa dijeninë e vajzës, pasi vija në dyshim faktin nëse ajo do hapej në atë mënyrë sic bën në pak raste, duke qenë se si natyrë është një vajzë fjalëpak dhe shumë e qetë. Pra, nuk i tregova për detyrën që duhej të bëja. U ulëm në një bar kafe, ku nuk kishte shumë njerëz duke qenë se më mori në telefon duke më thënë se sndihem mirë, dua që të flasim. Në atë moment shrytëzova rastin dhe vendosa të përgatitesha për detyrën e psikologjisë së këshillimit. Në tavolinë zgjodha të qëndronim përballë njëra tjetës, kështu kisha mundësi ta vështroja në mënyrë esplicide. Ambjenti ishte me dritë natyale dhe të krijonte komoditet. dhe  Dhe kështu bëra: sapo u ula në bar, hapa regjistruesin e telefonit në mënyrë gjë që thuhej të ishte e saktë, pasi bisedat nuk I mbaj mend me detaje, gjë që në këtë rast më ndihmonin, pasi dëshiroja të mos lija asnjë hapësirë shkëputjeje gjatë bisedës. Biseda për gjërat që e shqetësonin nuk filloi në moment, pasi si fillim u diskutua për gjëra të përgjithshme si dhe nuk doja ta pyesja unë e para, si bëj shpeshherë në shoqërinë time, por doja ta niste vajza në fjalë. Dhe pas disa minutash diskutimesh të përgjithshme, ishte ajo e cila filloi të tregonte për problemet e saj në punë. Tani erdhi moment i rolit tënd: mendova me vete.
Vajza : Kam ca ditë që më duket sikur nuk po jetoj, sikur fle dhe zgjohem kot, bu….
K: cfarë po të ndodh, cfarë të bën të mos jetosh
V: Deri pak muajsh ose më saktë një viti, dometëhnë kur isha në shkollë, mendoja se po
të isha në punë do isha njeriu më i plotëusar, pasi ti e di për atë shkollë unë sakrifikova cdo gjë. Dhe atni më është bërë vendi më i urryer në botë, pasi fle dhe zgjohem me mendimin se ku do ta kaloj pjesën më të madhe të ditës.
K: Pra prezantimi me punën të ka bërë që të ndryshosh komplet mendim në lidhje më të, pa më thuaj si e mendoje ti punën më parë?
V: Mmmm, po unë kasha dëgjuar njerëzit që thone ska si shkolla, si periusha në të cilën je, po kur isha në shkolla doja të punoja, duke menduar se do ndihesha mirë
K: Ca të bënte të mendoja se do ndiheshe mirë?
V: Eeeeee, po dihet ajo, se sa mirë është të kesh lekët e tua, duke mos dashur tu kërkosh prindërve, si dhe duke prishur për gjëra që ti kesh por që më parë nuk të ishte kruijuar mundësia. Por tani po ndodh e kundërta………
K: Cfarë po përpiqesh të më thuash?
V: që kam ca kohe që jam e detyraur të jap lekë në shtëpi. Pasi babi e mbylli dyqanin se skishte paguar taksat, kurse mami si gjithmonë pa punë. Vëllai im ska dhënë ndonjëherë që të filloj të japi tani, ca ti bëjmë ne atij……..edhe pse në këtë situatë stresi që po kaloj nuk e dua fare atë rrogën , mbaj mend që kam qenë më e qetë pa të.
K: Të shqetëson mungesa e parave si dhe fakti që po kontriubon në shtëpi?
V: Unë nuk po kontriuboj në shtëpi, unë po i dorëzoj rrogën time tim ati dhe nënës time, dhe po marr nga ta pjesën e mbetur… sigurisht që më shqetëson mungesa e parave, jam vajzë e re kam kërkesat e mia, për më tëpër që tani jam dhe në marrëdhënie pune dhe xhepi duhet plot, por më shumë më shqetëson fakti që nuk e dua punën time, ose më saktë njerëzit që më rrethojnë në atë punë….
K: Ca kanë këta njerëz që të shqetësojnë?
V: Po mund të them me siguri që kam drejtorin më të pakomunikueshëm në botë, që nuk gjen rast dhe bërtet, shan , ofendon, të mban në oraret e pushimit, të jep punë plot, si dhe sigurisht që këtë e bën jo me të gjithë duke I diferencuar punojësit….nuk mundem dot më, sepse asnjë smë beson pasi më thonë se si ka mundësi që këto gjëra të ndodhin në një administratë shtetërore, për më tepër në realitetin shqiptar ku ne të gjithë jemi në dijeni, po përfundimisht paskam qenë e pafat…
K: Po më habit e cudit, m trego pak më shumë për shefin tënd, për ditën tënde të punës
V: Po ja,,, është oër tu cuditur fakti se si një djalë I ri si ai, po m cmend mua e disa kolegë të tjërë, duke an diskriminuar, mua sidomos, më jep gjithë dosjet për ti përkthyer nga anglishtja në shqip, për ti dorëzuar te drejtori ekzekutiv ose edhe dokumenta të tjera, në rregull e pranoj kjo është puna ime,,,, po pastaj më thotë që kur do ikësh për trajnime dyhe më cakton datën, dhe kur vinë data në emrin tim vendos dikë tjetër duke mos më lajmëruar fare, ose duke më thënë: Po ce do ti, nuk kanë ctë duhen ty,,,,,nuk është për të qarë, një nga si këto ditë ia plasa të qarit, doja të ikja nga zyra, por nuk mundesha sepse më prêt ditën e punës, madje as për pushimine drekës, nuk më lë. Më e bukura është që asnjë smë beson, as prindërit, I dashuri, asnjë,,,po luaj mendsh.
K: Përpiqu ta mbledhësh veten, janë gjëra që ndodhin edhe pse pritshëritë tona mund të jenë krjt ndrushe për një gjë
V: E di, por mua kjo punë më ka bërë tjetër njeri, po më transformon dita ditës, po më bën tjetër njeri, dhe oreksi më ka ikur,,ca të bëj,,, ca të bëj
K: Më duket sikr po sheh vetëm anëst negative dhe delicate të punës,,,ka ndonjë gjë që të pëlqen te kjo puna jote?
V: Ëëëëëë,,,, të drejtën, përvec rrogës asgjë tjetër, po medsa po e shikoj veten time, kjo gjë nuk mjaftoka për të qenë mirë dhe I qetë,, sikur po më mblidhen të gjitha më duket….
K: Cfarë po ndjen tani që po flasim??
V: Kam kohë që smendoj për gjë tjetër vetëm për punën, I kam lënë të gjithë pas dore, veten time mbi të gjitha, nuk po pëlqen asgjë…..dau vetëm të qaj,,,,, ëëëëë tani që përmenda qarjen,,,në një nga episode e shumta të pakëndëshme në punë, shefi më bërtiti aq shumë për dicka banale,, sa që unë fillova të qaja,,edhe pse po e përmbaja aq shumë veten, doja të isha e fortë, por u dorëzova dhe më dolën lotët,,,, e di si më tha:
K: Po të dëgjoj, më thuaj
V: Gjithë seriozitet,:Fshi qurret më tha dhe më pa gjithë ironi. Bashkë me të gjithë kolegët e tjerë më vështruan si më mëshirë. Skam për ta harruar kurrë atë skenë, e kam gjithë kohës përpara, madje sa herë që fle.

Shprehja e emocioneve  nga intervistuesi ishte e qarte.Percaktim dhe theksim i qarte i emocioneve apo ndjenjave qe ndiente si psh: i nxehur, i merzitur, i pavlersuar, i stresuar, i pa perqendruar ne pune.Pervec theksimit te emocioneve nga ana verbale edhe gjuha jo verbale ishte mjaft aktive.Per cdo emocion ose ndjenje qe pershkruante i intrvistuari kishte ilustrim edhe nga ghuha jo verbale si levizja e kokes, levizja e duarve,ndryshim i pozicionit te trupit, buzeqeshje, skuqje ne fytyre, frymemarrje e thelle dhe kontakti me sy.
Ne fillim intervista u perqendrua ne ndryshimin qe ka perjetuar intervistuesi,pra kalimi nga studente ne marrdhenie pune.Me pas intervistuesi  kaloi ne nje plan tjeter;ne veshtersite qe kishte hasur ne pune, ne marrdheniet me nxenesit, koleget dhe eproret.Gjate realizimit te intervistes, ne pjesen me te madhe te kohes u fokusuam ne marrdheniet qe kishte intervistuesi me koleget dhe eproret.U fokusuam ne kete ceshtje sepse kjo perbente shqetesimin kryesor te intervistuesit dhe gjate gjithe  kohes se intervistes u munduam te nxirrnim ne dukje mendimet dhe ndjenjat per kete ceshtje.Gjithashtu u munduam te gjenim nje zgjidhje sa me efektive per shqetesimin, problemin e tij.
2- Per cfare ke deshire te flasim?

Pyetje e hapur per ti dhene mundesi klientit te flase,per ti krijuar hapsiren e tij dhe per tu hapur me tej.(Intervistuesi drejton trupin, merr fryme thelle, me veshtron ne sy, eshte i qete dhe fillon te flase.Nga ana joverbale eshte gati per te filluar intervisten).

2- Per cfare ke deshire te flasim?

Pyetje e hapur per ti dhene mundesi klientit te flase,per ti krijuar hapsiren e tij dhe per tu hapur me tej.(Intervistuesi drejton trupin, merr fryme thelle, me veshtron ne sy, eshte i qete dhe fillon te flase.Nga ana joverbale eshte gati per te filluar intervisten).

7- Keshtu ju thate se ju kritikonte dhe se ishte e padrejte, ka ndodhur dhe here tjeter?
(Intervistuesi pohon perseri duke levizur koken dhe veshtron librat ne raft).

A eshte e nevojshme apo e deshirueshme vazhdimesia  (folloë up)?

Mendoj se vazhdimesia eshte e nevojshme sepse ne nje sesion interviste nuk u paraqiten te gjitha aspektet e situates apo problemit te intervistuesit. Disa detaje nga intervista duhet te trajtohen me gjere dhe ne menyre me te detajuar per t’u kuptuar,trajtuar shqetesimin ose problemin ne menyre me te thelle dhe per te identifikuar te gjithe elementet qe ndikojne mbi te. Gjithashtu eshte e nevojshme vazhdimesia e intervistes per te ndjekur hap pas hapi te intervistuarin ne zbatimin e zgjidhjes qe propozoi. Te shikohet nese zgjidhja e propozuar eshte efektive apo jo. Si ndikoi ajo tek intervistuesi? Cilat jane ndjenjat e perjetuara gjate zbatimit te saj? Nese nuk eshte efektive diskutimi mbi pikat e dobta te saj dhe gjenerimin i mundesive te tjera per zgjidhje si dhe efekti i tyre ne jeten e intervistuesit.

Cili eshte perceptimi i pergjithshem dhe ndjenjat e perjetuara gjate realizimit te intervistes?

Mendoj se intervistuesi kishte nevoje te ndante me dike tjeter mendimet dhe ndjenjat e tij sepse sapo kishte filluar pune ne nje ambient te ri, ndihej e vetmuar dhe nuk komunikonte shume me koleget e tjere. Nga ndjenjat e perjetuara me e theksuar ishte ndjenja e pergjegjesise per te realizuar nje interviste sa me te mire nga ana profesionale. Pasiguria ishte nje ndjenje tjeter qe me shoqeroi gjate gjithe realizimit te intervistes, pasiguri ne disa nga pyetjet e bera dhe ne reagimin qe do te kishte intervistuesi. Emocionet ishin te pranishme gjate gjithe kohes gjithashtu.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels