IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://eseshkolle.blogspot.com/
FAKULTETI   I   EDUKIMIT
DEPARTAMENTI  I  PEDAGOGJISE
TEMA: RENDESIA E MOTIVIMIT NGA  ANA  E MESUESIT  NE KLASAT  FILLORE
PUNIM MASTER

MIRENJOHJE
Nepermjet ketij studimi m’u dha mundesia te shoh nga afer realitetin ne shkollat tona .Duke pare se puna e mesuesit
eshte nje pune sa e veshtire dhe e bukur .Puna me femijet eshte e mundishme komplekse ndonjehere fustruese .Por kur punon fort puna te jep rezultate e kenaqshem .Mirenjohje te vecante shpreh per udheheqsen e temes time D.H per vemendjen qe me ka kushtuar dhe suportin qe ka patur ndaj meje .Ne disa moment te veshtira dhe me ka ndihmuar per te vazhduar perpara gjate punimit te ketij studimi .Nje falenderim tjeter shkon per mesuesit te cilet me kushtuan kohe nga koha e tyre dhe ndihmuan me pergjigjet e tyre ne plotesimin e ketij pyetesori .Gjithashtu nje falenderim tjeter u shkon nxeneseve te vegjel te po ketyre shkollave per pergjigjet e tyre te sinqerta.Falenderoi gjithe stafin pedagogjik te Fakultetit te Edukimit ne ‘’UAMD’’qe me kane dhene  mesim.Falenderoi tim bire per mungesat e mia ndaj tij.Falenderoi familjen time per mbeshtetjen qe me kane dhene.
                                                        ABSTRAKTI
Nepermjet ketij punimi synohet te tregohet puna e mesuesit,metodat,teknikat,srategjit e mesimedhenies    qe mesuesi ve ne perdorim ne klase,per te motivuar nxenesit.Por dhe ajo qe mund te behet per te nxitur nxenesit qe te jene sa me te qete,te motivuar dhe aktiv ne mesimedhenie dhe mesimenxenie.Dihet se cdo aktivitet eshte i kushtezuar nga motivimi i individit,motivimi eshte ai icili te gjalleron ,drejton dhe mbeshtet sjelljen e njeriut.Motivimi perfaqesohet nga forcat qe veprojne mbi ose brenda nje personi dhe e detyrojne ate te sillet ne nje menyre te caktuar sepse njerzit jane te ndryshem dhe nuk mund te motivohen nga e njejta gje.Prandaj puna e mesuesit eshte te dije te motivoj nxenesit e tije ne menyre sa me efektive .Mbledhja e informacionit u realizua nepermjet intervistave te zhvilluara me 24 mesues te klasave fillore ne shkollat e Durresit,si” Qemal Mici”,Marie Kaculini”,Isuf Puka’’,Kushtrimi i Liris’’,dhe ne shkollat jo publike Iliria’’,Vicenc Prendushi ‘’dhe me 60 nxenes te po ketyre shkollave te klasave te ,treta,te katerta, te pesta. Nje instrument tjeter i perdorur per studimin e temes eshte dhe vezhgimi,per te pare metodat,strategjit,menyrat qe perdorin mesuesit per te motivuar nxenesit ne klase.Vezhgimi eshte kryer ne gjashte shkolla te qytetit te Durresit. Ne vezhgim jane marre nxenes nga klasat e tretat ,te katerta,te pesta te shkollave publike dhe jo publike. Ky studim identifikoi mungesen e motivimit ne pervetesimin e veprimtarive shkollore,mungese te mjediseve fizike qe nxisin motivimin e nxenesit,mjetet ndihmese qe ndihmojne procesin e te nxenit,perdorimin e dhunes psikolgjike dhe mosmarrjen parasysh te kerkesave individuale,nevojat,socjale dhe emocjonale te secilit nxenes.
FJALET KYCE
Mesues,Nxenes,Shkolle,Motivim,Komunikim,Vleresim, Ndeshkim.
PËRMBAJTJA
  -HYRJE…………………………………….........……….......................……………………...7
           a) Problemi…………………………………...............................………………………..………8
           b) Qëllimi Hulumtimit……………………......................................…………………………..  .8
           c) Rëndësia e Hulumtimit…………………………………..........................…………………  ..8 
           d)  Hipoteza………………………………………………………............………………........  9
           e)   Kufizimet………………………………………….................................………………….  .9
          f) Perkufizimet…………………….............………….………..................……………………    9
            KAPITULLI -1.MOTIVIMI DHE RENDESIA E TIJ………………….. .............………......10
         1.MOTIVIMI I NXENESIT………………………………………..............………...............10-11
         1/1.1C’fare dote thote motivim…………………………......................……………..............12-13
         1/1.2 Sjedhjet e mesuesit qe rrisin motivimin e nxenesit………………………….................13-18
          2. VEPRIMTARI MOTIVIMI NE SITUATA TE NDRYSHME.........................................18-24
          1/2.1 Menyra se si duhet te veproj dhe motivoj mesuesi nxenesit ne situata te ndryshme..........19
-          Menaxhimi i situatave konfliktuale nga mesuesi………..........………………......……19
-          Menyrat e veprimit te mesuesit ndaj nxeneseve te pa vemendeshem……..………...…19
-          Menyrat e penalizimit te nxeneseve problematik…..............…………………….....20-21
-          Reagimet e Mesuesit ndaj nxeneseve qe sillen ne menyre jo te e hijeshme……..…21-22
-          Zgjidhja e konfliktit  te nxeneseve nga mesuesi……………………..............……..22-23
-          Sjedhja e mesuesit tek nxenesit problematik….……………...........………..………23-24
        3. KOMUNIKIMI DHE KLIMA MOTIVUESE NE KLASE……………………..........….25-26
         1/3.1 Rendesia e komunikimit nga ana e mesuesit ne klase……….…………................……25-28
         1/3.2 Rendesia e motivimit per nxenesit,qe kane veshtiresi ne te nxene dhe komunikim ......26-28
         1/3.3 Klima ne klase nxite motivimin e nxenesve …………………………..........…………28-31
          1/3.4 Disiplina negative dhe positive……………………………………..............………....31-33
          1/3.5 Dhenia e detyrave nga mesuesi………………………….….........……………………33-34                                                                                   
          1/3.6 Barazimi i notes me zgjuaresin……………...………………..............……………….34-35
         4 .FORMAT NXITESE QE PERDOR MESUESI PER TE MOTIVUAR NXENESIT...........36
         1/4.1 Motivimi nga ana e mesuesit nxite vetevlersimin e nxeneseve…..................................36-37
-          Nxitja e vizjonit tek femijet e vegjel…………….…………….........…………37-38
-          Nxitja e autonomis tek nxenesit……….………………………........…………39-40
-          Nxitja e qellimeve nga mesuesi tek nxenesit………….…………............……40-41
 KAPITULLI 2 GJETJET EMPIRIKE…………………….……………………….…………..42
          2/1.1 METODAT………………….……..………………………..……………………………42
          2/1.2 Modeli hulumtimit ……………………………….……...……………………………….42
           2/1.3 Popullata dhe kampioni ……………………………….……………...............................42
           2/1.4Mbledhja e te dhenave ……………………………………...…....................……………42
           2/1.5 Pyetesoret...........................................................................................................................43
            2/1.6Vezhgimi  .........................................................................................................................43
            2/2. ANALIZA E TE DHENAVE..........................................................................................44
          2/2.1 Niveli i te kuptuarit.........................................................................................................44
           2/2.2 Interpretimi i cdo pyetje……………………………....................................................44
           2/2.3 Pytesor per mesuesit.................................................................................................44-46
           2/2.4  Konkluzjon i pergjithshem i pyetesorit per mesuesit................................................46-49
           2/2.5 Pyetesor per nxenesit .......................................................................................................50
             2/2.6 Konkluzion i pergjithshem i pyetesorit per nxenesit...................................................51-54                                                                                             
             2/2.7 Afati dhe mundesite   .....................................................................................................55
-          Ndarja kohore..........................................................................................................55-56
-          Burimet e materjaleve te perdorura .............................................................................56
-          Keshilla e nxenesit per mesuesit ……………..............................................................56
              2/3.PERFUNDIME DHE REKOMANDIME........................................................................57
                2/3.1 Perfundime ………………………………………….….………................………57-58
              2/3.2 Rekomandime.................................................................................................................58
               BIBLOGRAFIA  .................................................…….……………...............…………59-60
                SHTOJCA………………………………….………………………..………………….60-66
HYRJE
Mësuesi ka qenë dhe mbetet figura qëndrore në shkollë.Për mësuesin ideal është folur që nga koha e Sokratit, Aristotelit, Pestalocit. Por çfarë është mësuesi ideal sipas këtyre autorëve? Ky mësues që konsiderohet si mësues ideal është vëzhgues, eksplorues, njohës i shpirtit, lexues i mire, tregimtar i hollë, një njeri me horizont të gjerë, është gjithmonë një hap para të tjerëve çka është e nevojshme të përmbushë imazhin e çdo mësuesi, mbi të gjitha të jetë human.Puna e mësuesit është përcaktuar si një nga detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi. Është një punë që, për të arritur rezultate maksimale, kërkon impenjim të madh nga të tria palët; nga mësuesi, nga prindërit dhe nga vetë nxënësit ku impenjimi i tyre duhet të jetë më i madh, kjo për vetë faktin se do të jenë nxënësit ata që do të marrin njohuri dhe dituri të reja. Por më i rëndësishëm është impenjimi i mësuesit përkundrejtë nxënësit të tij. Mësuesi duhet të ketë role të shumta brenda dhe jashtë klasës.Përcaktimi i marëdhënieve mësues – nxënës është një çështje themelore në të cilën ndërthuren koncepte, norma e parime kryesore të pedagogjisë, psikologjisë dhe didaktikës. Mësuesi dhe nxënësi janë dy bshkëpunëtorë të lidhur ngushtë me njëri- tjetrin gjatë gjithë viteve të shkollimit, ku mësuesi është drejtues dhe nxënësi duke punuar nën drejtimin e mësuesit do të përvetësojë njohuri, shkathtësi dhe shprehi që do të përcaktojnë programet mësimore, përvetësim që varet nga puna e mësuesit dhe përkushtimi i nxënësit.Përmes punës së tij mësuesi duke krijuar një partneritet të suksesshëm ndërmjet shkollës, nxënësit dhe familjes bënë të mundur përgatitjen e nxënësve për sukses gjatë procesit mësimor, pavarësisht diversitetit kulturorë të nxënësve, në mënyrë që të përfundojnë me rezultate sa më të larta studimet e tyre dhe për të kontribuar sa më pozitivisht në jetën e tij dhe në komunitet. Mësuesi duhet të mbajë parasyshë gjithmonë që një mësimdhënie e mirë është e vlefshme për shoqërinë, mësimdhënia efektive është kyçi i një edukimi të vërtetë, mësuesi duhet të dijë që nxënësit kanë nevojë për shumë zotësi dhe  njohuri për të qenë të suksesshëm, por mbi të gjitha, për nxitje nga ana e mësuesit dhe të ndihen të motivuar e të zotë në botën që ndryshon me shpejtësi rreth dijes e vlerave qytetare.Mësuesi duhet të jetë ai që krijon qytetarë të ditur dhe të ndërgjegjshëm të cilët janë të aftë të shohin botën në mënyrë kritike, të cilët marrin vendime të zgjuara për jetën e tyre dhe të të tjerëve. Edukimi është mënyra më e mirë  për të mbajtur gjallë bazat e demokracisë në shkollë, në jetë, shoqëri dhe familje, ndaj të gjithë duhet të punojmë për të rritur një brez qytetarësh të botës ku të gjithë i mirëpresin.
   a)     PROBLEMI
Ne ditet e soteme eshte vene re se nxenesit, ndihen te demotivuar per frekuentuar  shkollen.Kjo ndothe per  disa  arsye.Disa nga keto jane ; Mosha e ketyre nxenesve, programet e ngjeshura shkollore edhe presioni i shtuar  nga mesuesi, mungesa e motivimit nga mesuesi.Keto dhe te tjera arsye  bejene qe ketyre  nxeneseve te vegjel tu mungoje deshira  per te frekuentuar  shkollen.Kur  flasim per nxenesit  klasave fillore duhet pasur parasysh  edhe mosha e tyre ,kemi nxenes  qe hyne  per  here te pare ne shkolle dhe ndahen perkohesisht nga ambient i tyre  i ngrohet familjar ,duke u perballur  me nje ambient te ri dhe jo shume te njohur per ta,disa nga keta nuk kane qene as ne  sistemin parashkollor e kane edhe me te veshtire  kete ndryshim ne jeten e tyre.Prandaj kontakti i pare qe  mesuesi  krijojin me nxenesit,duhet te jete sa me i ngrohte  dhe familjare ,mesuesit duhet te  mundohen qe ne njohjen  e pare me nxenesit  e tyre te lene  mbresa pozitive tek ata duke bere  qe  ata  te ndjehen  te mirpritur ne amjentin e tyre te ri, te ndihen pjese tij. Programi i ngjeshur  i  kurrikues lendore dhe presioni  i shtuar  nga mesuesi,  cone  ne mbingarkese te   nxeneseve dhe ne nje lodhje te tyre kjo bene qe ata te te neglizhojne te mesuarin.Mesuesi  duhet  te jete  i  afte te percoji te nxenesit  materjalin  e duhur duke qene  nje regullator i lendes  se  vete.Mungesa e motivimit eshte pjesa ku eshte fokusuar ky studim,nga mungesa e motivimit lindin shume problemene lidhje me ecurin e nxenesve ne shkolle.Shumica e mesueseve jane  shume siperfaqesore dhe te mosintersuar ndaj ecuris se nxenesve te tyre per ta e rendesishme eshte te realizojn programin  mesimor  te tjerat pak  rendesi kane, kjo cone  ne nje prapambetje te nxeneseve ,sepse  mesuesit  skan kohe  te merren dhe me keta nxenes.Por  mesuesit duhet te kene parasysh qe nxenesit kane nevoje te ndihen te motivuar ne procesin e tyre mesimor  mesuesit duhet  te .perdorin  metoda  dhe teknika apo  strategji te  ndryshme per te mbajtur  larte motivin  e nxenesve  gje qe eshte shume e rendesishme ne nje te  mesuar aktiv.
         b)              QELLIMI  I HULUMTIMIT
Qëllimi i ketij punimi eshte identifikimi i punes  se mesueseve ne shkollat fillore ,cilat jane metodat,strategjit, apo menyrat qe  ato perdorin  per te mbajtur sa me aktiv procesin e te mesuarit , motivuarit te  nxeneseve ne klase .Problematika e gjere  e ka zanafillen ne  nderveprimin mesues nxenes,lidhjen e ndersjellt e shkoll familje,detyrimet e pergjesit qe ka secila pale  ne skemen e edukimit dhe arsimimit te femijes  Se fundi  dhenia  e keshillave  per mesuesit ne menyre qe te jene sa me efektiv dhe motivues ne punen e tyre  per  te cuar nxenesit drejte arsimdashjes.
  c)            RENDESIA  E HULUMTIMIT
 Rendesa  e hulumtimit  ka te  beje me  faktin se ne permjet  intervistave te bera neper shkolla ne klasat fillore,me nxenes dhe mesues  arrijme  te marim   informacion  konkret  ,dhe real ne lidhje  me motivimin  e nxeneseve,  sa te  motivuar  ndjehen ata  nga ana e mesuesit .Si ndjehen  ne ambjentin  shkollore si eshte klima  qe  mbizotron brenda  klases se tyre .Sa te mbeshtetur e ndjejne  veten nga mesuesi.                                                                                                                    
 d)        HIPOTEZAT E KETIJ STUDIMI  JANE;
- Nxenesit te cilet  motivohen,stimulohen nga mesuesit arrijne  rezultate te  kenaqeshme ne   mesimedhenie dhe mesimenxenie                                                                                                                                                                                                                                   -Roli i mesuesit te sotem nuk eshte me vetem ai i te dhenurit mesim ,por sot ai shihet si mbeshtetes kryesor.i nxeneseve te vete.
e)           KUFIZIMET
Studimi  u zhvillua normalisht,duke respektuar ceshtjet  etike si me  subjektet dhe me procesin e mbledhjes se  te  dhenave.Por si ne cdo studim tjeter dhe ketu jane hasur disa problem qe kane veshtiresuar mbledhjen  informacionit.Nje problem  ka qene  dhe mledhja e te dhenave ,ka pasur shume pak tekste ne shqip ne lidhje me temen e motivimit. Kufizimi  tjeter ka qene gadishmeria e mesueseve duke qene se koha qe mesuesit kishin  ne dizpozicjon ishte shume e shkurter , krijonte veshtiresi ne plotesimin e pyetsorit, apo neglizhenca  per arsye se ndiheshin nen presionin e nje interviste nuk jepnin pergjigjet reale. ,etj.Nje kufizim tjeter ka qene dhe intervista me nxenesit,duke qene  se pyetsori ishte krijuar per  klasat ,e treat te katerta ,te pesta  duke pasur parsysh moshen  e tyre  ishte pake  e veshtire te  merrje nje informacion sa me te qarte dhe  konciz ne  lidhje me ate qe  u kerkohej.
                 f)      Përkufizimet
v  Motivim.Mesuesi duhet te jete i afte te dije  si te  motivoje nxenesit  e tij,ne menyre qe te terheqe   vemendjen e tyre  
v Vemendja.Nxenesi ka nevoje per vemendje nga ana e mesuesit qe te ndihehet  i vleresuar .
v Inkurajimi:  nenkupton besimin dhe respektin per nxenesin  si ai eshte  
v Stimulimet jane te rendesishm per nxenesit sepse  e ndihmojne qe te kete nje vetevlersim me te larte per veten   
v Autonomi .Njerezit nga natyra jane autonom dhe nuk parapelqejne te marin  komanda  nga dikush tjeter,  per  kete arsye , mesuesi duhet  tju lere mundesi zgjedhje qe  nxenesit te kene mundesi te perzgjedhin  interesat  e tyre .   
                                                              KAPITULL I 
                                   MOTIVIMI DHE  RENDESIA E TIJ
   1.    Motivimi i nxënësit.
Secili prej nesh kujton kohën e fëmijërisë,kur ka qenë në shkollën fillore apo 8-vjeçare. Kemi në memorie  pamjen e dy lloj mësuesve që:
·         Na kanë penguar mendimet individualiste
·         Na kanë turpëruar para shokëve të klasës
·         Na kanë titulluar me  emra fyes ose kanë shprehur  parashikime  negative per suksesin tonë të ardhshëm
·         Kanë zbatuar rregulla të forta,pa i përfillur ndjenjat apo potencialet tona.      
·         Ose që:Na kanë inspiruar te jemi kureshtarë e kreativë
·         Na kane stimuluar    përpjekjet për të nxënë
·         Kanë mare ne konsiderat idete tona.
 .Natyrshëm lindin pyetjet:Si do të deshironte X nxënës të silleshim ndaj tij?
“Nga psikologjia është e njohur se me nocionin motivim i nxënësve nënkuptohet sistemi i nxitjeve, shtytjeve apo i cytjeve të aktiviteteve intelektuale, emocionale, sociale, motorike e kështu me radhë.” (Corno.L.1994,fq229,254).
Motivimi është faktori kryesor i mësimdhënies dhe nxitësi i cili e shton aktivitetin e nxënësve, interesimin dhe vullnetin e tyre. Andaj, jo rrallë thuhet se mësimdhënësi i mirë i tërheq nxënësit sikur magneti thërrmijat e atomit. Pra, motivimi është proces i cili inicohet nga mësimdhënësi, dhe vetëm ai mund ta bëjë këtë duke pasur në zbatim mjete dhe praktika efektive, të cilat do të ndikonin pozitivisht tek subjektet. Kjo do të thotë se krijimi i një mjedisi pozitiv në klasë arrihet vetëm përmes motivimit të nxënësve në mësim.
Një faktorë thelbësor i cili ndikon në motivimin e nxënësve, është ekologjia (mjedisi, ambienti) e klasave, struktura e saj, pajisja me variacione atraktive dhe posedimi i mjeteve mësimore stimuluese. P.sh. një klasë e cila posedon banga dhe karrige kualitative e të pastra, harta e portrete të ndryshme, punime të nxënësve të vendosura në muret e klasës, projektorë e ilustrime të tjera, janë faktorë parcial, por që kanë efekt në motivimin e nxënësve.
Në metodologjinë e mësimdhënies thuhet se komponentët kryesore të motivimit të nxënësve janë:
- motivimi i brendshëm,
- motivimi i jashtëm, dhe
- shpresa për sukses.
Motivimi i brendshëm ka të bëjë me shkallën në të cilën nxënësit merren me një veprimtari, me qëllim që të plotësojnë ose kënaqin kuriozitetin dhe interesin e tyre për një temë të caktuar në kuadër të një lënde. P.sh. ka disa nxënës të cilëve u pëlqen Historia apo Gjeografia, dhe ata punojnë shumë në atë lëndë. Ky është motiv i brendshëm.
Ndërkaq, motivi i jashtëm ka të bëjë me tërheqjen në një veprimtari me qëllim që të arrihen disa synime, të cilat shpërblehen, p.sh. lëvdata nga prindërit dhe mësuesit mund të jenë si lloje të stimulimit të jashtëm. Shembull: nëse një nxënës e do dhe interesohet për lëndën e Biologjisë (motiv i brendshëm) për të kjo lëndë është shumë e rëndësishme që të arrijë qëllimin në realizimin e dëshirës për profesionin e ardhshëm (motiv i jashtëm).
Pra, këto mjete duhet të përdoren me vend dhe në mënyrë adekuate. Sigurisht që kërkesa dhe dëshira e mësimdhënësit është që të dëgjojë dhe respektojë mendimin e nxënësve.
Do të ishte shumë konstruktive, nëse çdo mendim, opinion, mirëpritet nga mësimdhënësi me kërshëri, habi dhe interes të madh. Madje një përshëndetje e këtij mendimi apo angazhimi me një vlerësim si “të lumtë”, “vazhdo kështu se shumë mirë është”, “falëmnderit për mendimin tuaj, ishte mjaft i interesant”, etj., lënë përshtypje pozitive për nxënësin dhe ai tani krijon bindjen se është subjekt i cili mund të kontribuojë në vetvete dhe në klasë.
Po ashtu, mësimdhënësi duhet t´i stimulojë nxënësit edhe përmes premtimeve dhe dhuratave, por duhet të jetë i vëmendshëm se nëse ato nuk realizohen me kohë dhe me vend, kanë gjasa të destimulojnë veprimtarinë e mëtutjeshme të nxënësve në lëndën përkatëse. 
Kërkohet vazhdimisht që të aktivizohen nxënësit të cilët rrinë mbyllur, të pamotivuar, të painteresuar apo që janë intravert. Arsimtari me kohë duhet t´i verifikojë dhe identifikojë rastet e tilla, dhe të ndërmarrë masat e nevojshme në integrimin e tyre  aktiv në procesin mesimor
     1/1.1        Ç’fare do te thote motivim.
Motivimi është një gjendje e brendshme që gjallëron, drejton dhe mbështet sjelljen. Si fillon ai tek nxënësit sipas Bihevjoristëve:  Motivimi fillon me një analizë  të kujdesshme të nxitjeve dhe shpërblimeve, që janë të pranishme në klasë, nëse përforcohemi ose shpërblehemi vazhdimisht për disa sjellje të caktuara, atëhere tek nxënësi krijohen shprehi për të vepruar në momente  të caktuara, ndërsa humanistët  tërheqin vëmendjen tek burimet e brendshme të njeriut për vetërealizim. Sipas tyre, të motivosh, do të thotë të nxitësh burimet e brendëshme të individëve, sensin e tyre për zotësi, vetërespekt, autonomi, vetërealizim .
Duke qenë se këto janë disa nga karakteristikat e motivimit të përmendura nga këta autor, unë i bashkohem mendimit të tyre duke thënë se mësuesi duhet të ketë aftësi për të qenë motivues dhe të nxisë motivimin tek nxënësit e tij. Motivimi është i lindur. Çdo njeri lind i motivuar, p.sh. foshnjat kur kanë uri e kërkojnë ushqimin duke e vënë nënën në dijeni me anë të të qarit. Çdo njeri është i motivuar për mirë apo për keq. Motivimi i seicilit është personal. Ajo çka mund të bësh, është të bindësh një person për të bërë diçka, por në të vërtetë gjithçka që mund të bësh është të influencosh në motivimin e personit tjetër. Kjo lloj influence nuk është një detyrë e lehtë pasi një person përfaqëson një shumëllojshmëri  motivesh të ndryshme dhe kontradiktore.
Siç e thamë edhe më lart disa nga këto motive janë të lindura; ndër to janë nevoja për siguri, frika për dhimbjen, nevoja për veprim, dëshira. Motivet e lindura janë tepër të fuqishme sepse ato përbëjnë nevojat themelore të individit. Kur ato nxiten, ka rrezik të jenë mbi sunduese dhe njeriu të mos e kontrollojë dot veten. Motivet e mësuara varen nga forca e individit. Sa më efektivë të jenë aktivitetet, aq më e fortë është nxitja për të mësuar, pra, kur ne përpiqemi  të nxitim nxënësit për të ecur përpara, ky proçes quhet motivim pozitiv. Tek nxënësit ndodh motivimi i brendshëm dhe motivimi i jashtëm.
Motivimi i brendshëm ka të bëjë me ato që thamë më lart, pra, motivimi i brendshëm është prirje e natyrshme njerëzore për të kërkuar e mposhtur sfidat, teksa rendim pas interesave tona. “Kur jemi të motivuar së brendshmi nuk kemi nevojë për stimuj apo frikë nga ndëshkimet sepse vetë veprimtaria është e kënaqshme dhe shpërblyese”, (woolfolk, 2001, faqe 377).
Nëse një nxënës lexon libra gjatë verës që nuk kanë të bëjnë me shkollën dhe ai është i kënaqur me këtë gjë, do të thotë se ai është i nxitur së brendshmi, askush nuk e detyron ta bëjë këtë gjë. Krejt ndryshe ndodh kur ne duam të marrim një notë të mire, kur duam të shmangim një ndëshkim apo kur duam të kënaqim mësuesin. Këtu kemi të bëjmë me motivimin e jashtëm.
Motivimi i jashtëm është një konstrukt  që ndërlidhet me  një aktivitet që bëhet për të arritur një rezultat të caktuar,  p.sh. një nxënës që kryen detyrat e shtëpisë vetëm për shkak të frikës se do të ndëshkohet nga prindërit e tij për moskryerjen e detyrës është i motivuar nga jashtë, sepse ai në këtë rast bën detyrat vetëm për t’ju shmangur ndëshkimit.  Në motivimin e jashtëm  faktorë të rëndësishëm  janë shkolla, mësuesi, shokët , mjedisi, familja  dhe, të gjithë këta faktorë ndikojnë fuqishëm në motivimin e nxënësit për mirë apo për keq.  metodologjinë e mësimdhënies thuhet se komponentët  kryesore të motivimit të nxënësve janë:
- motivimi i brendshëm,
- motivimi i jashtëm, dhe
- shpresa për sukses.
Motivimi i brendshëm ka të bëjë me shkallën në të cilën nxënësit merren me një veprimtari, me qëllim që të plotësojnë ose kënaqin kuriozitetin dhe interesin e tyre për një temë të caktuar në kuadër të një lënde. P.sh. ka disa nxënës të cilëve u pëlqen Historia apo Gjeografia,dhe ata punojnë  shume ne ate  lende . ky është motivim i brëndshëm
Ndërkaq, motivi i jashtëm ka të bëjë me tërheqjen në një veprimtari me qëllim që të arrihen disa synime, të cilat shpërblehen, p.sh. lëvdata nga prindërit dhe mësuesit mund të jenë si lloje të stimulimit të jashtëm. Shembull: nëse një nxënës e do dhe interesohet për lëndën e Biologjisë (motiv i brendshëm) për të kjo lëndë është shumë e rëndësishme që të arrijë qëllimin në realizimin e dëshirës për profesionin e ardhshëm (motiv i jashtëm).
 1/2.1                Sjelljet e Mesuesit qe rrisin motivimin tek nxenesit
Egzistojnë disa mënyra të përgjithshme për të bërë një motivim pozitiv tek nxënësit në drejtim të mësimdhënies dhe mësimnxënies nga ana e mësuesit. Një nga mënyrat është: Entuziazmi.Mendohet se entuziazmi shpreh rrezatim, dritë, shpresë, gëzim, motivim të cilat i duhen nxënësit për të ecur përpara në jetën shkollore, por jo vetëm shkollore, por edhe në jetë. Si fëmijët ashtu edhe të rriturit janë të frymëzuar nga entuziazmi i të tjerëve.(Korkmazi,I,2002 fq175) Duke u nisur nga këto mendohet se mësuesit të cilët shprehin entuziazëm të vërtetë dhe interes në subjektin e tyre ka të ngjarë që të shprehin tek nxënësi një dëshirë për të mësuar e për të punuar. Nxënësi tek mësuesi duhet të shikoj dritën në fund të tunelit e cila e udhëheq për të dalë nga errësira. Mësuesi duhet të jetë i aftë të infiltrohet në ndërgjegjen e nxënësit që të kuptojë emocionet, frikën, ngacmimet, pyetjet që lindin brenda tij, në mënyrë që ai ti njohë pikat e forta e të dobta të nxënësit për të punuar mbi to dhe për të nxjerrë një rezultat të kënaqshëm.:Angazhimi i mësuesit në punë është një nga mënyrat për të arritur motivimin. Shqetësimi për fëmijët se si gjenden ata në klasë do të demostrojë angazhimin e mësuesit në punë. Ai duhet të gjejë kohë për të folur për interesat personale të nxënësit, për problemet e tij që ka brenda apo jashtë klasës, duke u bërë deri diku edhe një faktor i rëndësishëm për zgjidhjen e tyre. Zgjerimi i përgjegjësive të mësuesit  përkundrejt këtyre problemeve ngjall interes të shtuar tek nxënësit, bën që ai ta ndjejë veten në qëndër të vëmëndjes, se gjithçka bëhet për t’i ardhur në ndihmë atij, por gjithmonë pa i kaluar  caqet dhe rregullat që  ka një shkollë.Reagimi i mësuesit kur jep vërejtje ka një ndikim të madh në motivimin e tyre, ndaj, nëse mësuesi do që nxënësi të përmirësohet, duhet të identifikojë pikat e tij të forta në mënyrë që të dijë si ta këshillojë, të jetë i qartë dhe konstruktiv në lidhje me ndonjë dobësi të nxënësit, të ofrojë mundësi se si nxënësi mund të përmirësohet me punën e tijë gjithmonë duke vlerësuar përpjekjet që ai bën.Një mënyrë tjetër është Mirekuptimi.Para se gjithash mesuesi duhet te jete mirekuptues ndaje nxeneseve te tij.Te jete gjithmon i hapur dhe tolerant me ta ,te dije te analizoje sjedhjet e tyre dhe te mundohet ti jape nje zgjidhje sa me efektive.Tu tregoje nxeneseve qe pervec se mesues ai di te jete dhe nje shoke shume i mire,keshillues kur ata kane nevoje Vlerësimii mësuesit është jo më pak i rëndësishëm se mënyrat e tjera. Mësuesi duhet të nxisë nxënësin të japë  mendimin apo opinionin e tij lidhur me një temë ose diskutim që bëhet në klasë duke i treguar që ato do të vlerësohen nga ana juaj, duhet t’i japi nxënësit kohë në mënyrë që ti ofrojë mundësinë që të reflektojë mbi gjërat e përvojat e tyre personale dhe ndjenjat e tyre mbi temën, të nxisë imagjinatën e nxënësve në mënyrë që të marrë përgjigje sa më afër temës së dhënë gjithmonë duke vlerësuar përgjigjet e dhëna. Vlerësimi i mësuesit është shumë i  rëndësishëm sidomos për ata nxënës që nuk marrin guximin të shprehen qoftë edhe pse ata e dinë, por kanë frikë se mos gabojnë duke bërë një figurë të keqe para klasës sidomos para mësuesit. Këta janë nxënës shumë emotiv  dhe një vlerësim negativ nga ana e mësuesit do ti mbyllte më shumë në vetëvete duke bërë që të mos shpreheshin më, ndaj mësuesi duhet të jetë shumë i kujdeshëm me këta nxënës dhe ti vlerësoj përgjigjet e tyre në mënyrë të atillë që gjykimi mos t’u vrasë sedrën
-          Model i motivimit
Ndikimi i mjedist
       Pritjet
         Aftesi
       Dinjitet
Nevojat e reja
Arritjet
Perpjekje
Performance
Shperblime
Lavderimet
Inkurajim
 
Arritjet e nxënësit  kur motivohet
Nxënesit kur motivohen nga mësuesi ,ndryshon  gjendja e tyre që vjen në rritje. Veçanërisht, nxënësit çapkënë dhe të urtë kanë më shumë nevojë për motivim. Këtë gjë e kanë treguar dhe disa filozofë:
(Hidi&Harackiewicz,2000). në teorië e arritjes, thonë që mësuesi duhet t’i japë shumë rëndësi aftësive të nxënësve dhe t’i nxisë ata në një performancë sa më të mirë. Pra, si mësuesi .edhe nxënesi, duhet të përpiqen për të pasur sukses në performancën e tyre .
Këtë teori, filozofët tanë e kanë paraqitur në grafikun e mëposhtëm:
  performanca
 përpjekjet
Skica e mëposhtme  paraqet teorinë e MASLOW :
Qellimet
Sjelljet
Nevojat fiziologjike
Ndryshimet e nevojave njerezore
 
Si përfundim , mund të themi se të gjithë nxënësit në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë, nuk mund të motivohen ,sepse  të gjithë nxënësit kanë nevoja të ndryshme dhe për të arritur sukses absolut, që të arrihet motivimi , duhet të  jenë nevoja të përbashkëta.
Për këto arsye teoria hierarkike e Abraham Masloë njihet si një ndër teoritë e motivimit:
Motivimi mësues nxënës është një nivel i lartë pune dhe lehtëson marëdhënien  midis tyre.Në shumicën e nxënësve vihen re problemet disiplinore.Mësuesi ,duke pasur dhembshuri duhet të mendojë pozitivisht dhe të ketë aftësi për të fituar respektin e nxënësit. Nxënësit në kohë të ndryshme,dhe situata të ndryshme mund të shfaqin shenja agresive. Por mësuesi duhet të përpiqet të kuptojë sjellet e nxënësve dhe të njohë parimet e tyre.
 Filozofi “ Abraham Maslow “i cili ka krijuar teorinë e motivimit të qënieve njerëzore thotë:
-    Nevojat e sukseseve janë primare. Në qoftëse këtë teori e paraqisim në formën e një piramide.
1-Në majë të saj qëndrojnë nevojat fiziologjike si uria, etja.
2-Në rradhë të dytë besimi.
3-Në rradhë të tretë vlerësimi dhe dashuria.
4-Në rradhë të katërt përkujdesja dhe suksesi.
5-Në rradhë të pestë  vendosja e vetë-aktualizimit të dijes. (Maslow,2011,fq380)
Pra, këto na bëjnë të kuptojmë se ç’farë motivimesh duhet të burojnë nga sjellja e mësuesit që ta bëjnë nxënësin më aktiv, me te motivuar ne mesimedhenie dhe mesimenxenie.Nese mesuesi shpreh sjellje motivuese ndaj nxeneseve,
 Nxenesit ndjehen me aktiv,me te lire per te ndermar vendime,per te shprehur opinionin e tyre
   2. VEPRIMTARI MOTIVIMI NE SITUATA TE NDRYSHME.
  1/2.1 Menyra se si duhet te veproje dhe motivoj mesuesi nxenesit ne situata te ndryshme.
-          Menaxhimi i situatave konfliktual
Biseda me nenesin jashte ambjenteve te shkolles
Zgjidhja e konfliktit ndermjet nxenesve nga ana e mesuesit
Zgjidhja e problemit
Roli I mesuesit ne drejtimin e zgjidhjes së konfliktit
Privimi nga shperblimet
Sqarohet konflikti para klases
Terheq vemendjen
Konflikti eshte pjese e jetes.Eshte e lidhur ngushte me egzistencen e njeriut,dhe eshte veshtir ta shmangim.Edhe ne shkolle duke qene se kemi te bejme me qenie humane te ndryshem nga njeri-tjetri,mund te hasemi me konflikte te ndryshme,prandaj duhet te jemi te pergatitur ne menyre qe te dime si te reagojme.  Mësuesit me të tilla situata përballen shpesh herë,por mesuesi nuk ka vetem rolin e shpjegimit,pervec kesaj ai duhet:Te ulleheq,te ndihmoj,te kordinoj,te percjelle te drejtoje,te menaxhoj sjelljet e nxenesve ne klase duke ja komunikuar nxeneseve ne menyren me te mire te mundeshme.Menaxhimi ne klase ka te beje me motivimin ,disiplinen ,respektin.komunikimin. Mesuesi duhet te kete te qarte qe te kuptoj problemin,konfliktin dhe te mundohet ta zgjidhe ,por te mos  behet pjese e tije.Ne te tilla raste mesuesi mund te perdor dialogun me nxenesit e vete,nje dialog konstruktiv qe nxenesit te mos ndihen te kercenuar nga fjalet e mesuesit.Ne menyre qe te mos akomulojn “urrejtje per hakmarje,”pore te mbizotroje nje klime e qete ne klase.
   
Mënyra e veprimit të mësuesit ndaj  nxënësit të pavëmëndshëm.
E aktivizon ne detyra qe I pelqejne.
Punohet privatisht me nxenesin
Zhnillon lojra ne lidhje me oren mesimore.
  Nxenesi nuk tregon interes per mesimin

Perdormi mjeteve audiovizuale eshte efikas ne terheqen e vemendjes.
Tregon interes dhe I jep nxenesit detyra te vecanta
I jepet perparesi dhuntive te vecanta te nxenesit
 
Çdo mësuesi në klasë i  ndodh të ketë nxënës të pa-vëmendshm.Ne dime edhe qe vemendja e nxeneseve eshte e perqendruar vetem njezete tridhjete minutat e para me pas vemendja bie Mënyrat per t’i teerhequr vemendjen.jane te shumta, por ne po permendim vetem disa:Perdorimi mjeteve audiovizuale eshte nje metod shum efikase per te terhequr vemendjen  e nxenesit,duke e bere mesimin me terheqes,me te bukur.Kjo gje mud tu ngelet e fiksuar ne mendjen e nxeneseve.E aktivizojme ne kryerjen e nje detyre qe nxenesit i pelqen ne lidhje me temen qe po shpjeg ojme.Mundohemi ti japim perparesi lluntive te vecanta te nxenesit , ne menyre qe ta bejme sa me kreativ gjithmon ne lidhje me mesimdhenien. Loja eshte shume e rendesishme ne mesimedhenie,sepse ka nje ndikim pozitiv ne zhvillimin intelektual te femijes.Permes lojes nxenesit mesojne shume gjera te reja dhe te dobishme dhe te kenaqeshme per ta.
 
-          Mënyrat e penalizimit të nxënëseve problematik.
                                     Mesuesi mundohet te mos ebanalizoi situaten
                                  Nxenesit qe ka kryer kopje I pezullohet provimi
I meret kopja nga duart
Mesuesi I thote nxenesit qe ka pasur besim tek ai dhe eshte cuditur prej tij
       Kur behet kopje
Mesuesi duhet te kontrolloj veten dhe te flas me nxenesin ne menyre te sjellshme
Nxenesin  nga vendi ku eshte ulur e ngre dhe e ul ne nje vend tjeter
Këto janë disa nga rrugët qe duhet të zgjedh mësëuesi kur nxënësi është duke kopjuar . Duke vepruar në mënyre të tillë ,mësuesi tregon në klasë se të gjithë nxënësit janë të barabartë dhe se të gjithë në provim duhet të shkruajnë njohuritë që kanë.
Reagimet e mësuesit kur nxënësi sillet në mënyrë jo të hijshme.
Mësuesi I tregon nxënësit dhe një hërë rregulloren e shkollës.
Nderton raporte positive mesues nxenes.
Mësuesi  nuk duhet ta nxjerrë  nxënësin nga klasa.
Impenjon nxenesit problematike
Kur nxënesi sillet ne mënyrë jo  të hijshme
Mesuesi I flet nxënësit butësisht dhe i thotë ta vendosë veten e tij në rolin e mësuesit
Tek nxënësi mësuesi nuk duhet të perdori  dhune fizike apo psikologjike
Mësuesi bisedon me nxenesin jasht mjedisit të shkollës
  Një  mësues ideal duhet të përdori këto metoda në mënyrë të tillë që nxënësit ti japë shtysë ose  kurajo për të mësuar sa më shumë e për të pasur një sjellje sa më të mirë.Në të gjitha situatat e mësipërme mësuësi ka një rol shumë të rëndësishëm tek nxënësi. Pavarësisht nga situatat e ndryshme që nxënësit krijojnë, mësuesi duhet të flasi individualisht te mundohet te kuptoje se ku qendron problemi ne menyre qe te mundohet ta zgjidhe ,por ne asnje rast mesuesi nuk duhet te behet pjese e problemit.T’i qortojë,t’i kujtojë rregulloren e shkollës dhe së fundmi të bisedojë më familjen, për të shmangur problemet e mësipërme mësuesi duhet ti zbulojë nxënësit talentin e tij dhe ta nxisë për ta shfaqur atë, pra në mënyrë automatike krijohet simpatia midis nxënësit dhe mësuesit. E cila  ndikon pozitivisht te nxënësi.
 
-          Zgjidhja e konfliktit te nxënësve nga ana e mësuesit
Mësuesit me të tilla situata përballen shpesh herë,por duke zbatuar këto zgjidhje, dhunës nuk i mbetet vënd për t’u përdorur.Pra mënyra më e mirë e zgjidhjes së një problem është komunikimi.
                Nxënia është proces i gëzueshëm
·         Mësimi është argëtues. Humori dihmon.
·         Nxënësit shohin lidhje të drejtpërdrejtë të njohurive me jetën e përditshme.
·         Ndjejnë siguri, kompetencë e aftësi  për të përvetësuar ide të reja.
·         Shrytëzohet talenti i  nxënësit.
·         Çmohet kureshtja, kreativiteti, mënyra e re e shikimit të problemit.
·         Nxiten për pyetje e propozime.
·         Arti figurative dhe drama ndihmojnë në çlirimin e emocionevedhe mënyrën e re të të shprehurit.
·         Mësuesi të japë shembuj sjelljesh te nxënësit me njëri-tjetrin,me dinjitet, me korrektësi e respekt.

 Të ngjallet interesimi që të shkojnë një hap më larg në njohje.
Nxitet nxënësi të sjelli material nga jashtë si libra, artikuj, material të rëndësishme për   temën.
Nxënësit ndihmojnë njëri-tjetrin dhe mësohen të lavdërojnë njëri-tjetrin.
Largimi i frikës është i domosdorshëm për arritjen e qëllimit dijes.
Gabimet duhet  të shfrytëzohen për korrigjimin e përmirësimit.
Fëmijët janë më të mirë të motivuar ku aktivitete janë argëtuese, interesante dhe
kur arsimtarët fitojnë bësimin e kapërcejnë distancat psikologjike ndërmjet nxënës e mësues.
 -       Sjellja e mësuesit tek nxënësit problematikë.
Sjellja e mësuesit në klasë duhet të jëtë udhëheqës dhe përparimtarë.Mësuesit për sjelljet e pa hijshme të cilat bëhen në klasë duhet të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme dhe të japë reagimet e duhura.
Në klasë duhet të ketë një mjedis të rehatshëm,duhet te kete menyrë komunikimi,menyra e të nxënit duhet të jetë me një qëllim dhe e planifikuar.Keto janë disa nga arsyet që ndikojnë për mirë tek sjelljet e nxënësve.Vëmë në dukje efektivitetin e menaxhimit të sjelljes në klasë dhe përqendrohemi në këto pika:
·         Të mësojmë nxënësit dhe të ndryshojmë sjelljet e tyre negative.
·         I japim atyre shpërblim në veprimet e mira.
·         Të krijojmë mundësi diskutimi ndërmjet nxënësit dhe mësuesit.
·         Të kuptojmë sfondin e sjelljes njohëse dhe afektive.
·         Shërbim dhe menaxhim në menaxhimin e sjelljes.
·         Trajnim i aftësive sociale.
·         Bashkëpunim me familjen.
·         Qasje tolerante ndaj problemeve.
·         Të trajtosh zgjidhjen e problemeve me disa lloje teknikash.
·         Modele të roleve positive.
·         Të përfshish nxënësin në marrjen e vendimit.
·         Krijimi i një mjedisi të përshtashëm për të mësuar.
·         Zhvillimi i rregullave të pranueshme dhe të hapur për t’i ndryshuar ato.
                          
                             Mesatarja aritmetike e sjellses së mësuesit ndaj nxënësit.
 Siç e shikojmë tek grafiku i mësipërm metodat që i këshillohen një mësuesi ideal janë katër :Rikujtimi i regullave .Perkrhja.Pra perqindjen me te larte e ka. Rikujtimi i rregullave dhe Perkrahja
  
 3. KOMUNIKIMI DHE KLIMA MOTIVUESE NE KLASE.
1/3.1   Rëndësia e komunikimit nga ana e mësuesit në klasë.
Me termin “komunikim” kuptojmë; bashkëbisedim, ndërveprim,marëdhënie.Të komunikosh do të thotë të përcjellësh informacionin që keni në mëndje, atë që mendoni e shprehni me fjalë. Komunikimi është i rëndësishëm për njerëzit, sepse ai na shërben për qëllime të ndryshme të rëndësishme. Sensi ynë për veten realizohet përmes tij. Komunikimi që ne përdorim na bën të mundur plotësimin e nevojave tona.  Edhe bebja i porsalindur me të qarat e tij ka vendosur një komunikim ndermjet  tij dhe botës që tanimë e rrethon. Të dish të komunikosh është e rëndësishme sidomos në procesin mësimor sepse nëpërmjet komunikimit do të vendosen marëdhëniet që do të dëshirojnë të n           dërtojmë me nxënësit tonë. Komunikimi është urë lidhëse midis mësuesit dhe nxënësit.
“Kur mësuesit janë të ashpër dhe tepër autoritarë me nxënësit ata nuk e kuptojnë se fjalët e tyre kanë një efekt më afatgjatë se sa ata mendojnë. Shpesh herë  mesazhet negative që përçohen përmes një komunikimi jo të mirë , janë domethënëse për nxënësit aq sa mbeten të ngulitura për vite me radhë. Ato mbijetojnë më tepër se sa njohuritë e marra në mësim (Zimmerman, BJ (1989, f. 337.) Në përgjithësi proçesi mësimor dështon nga mungesa e komunikimit pozitiv ndërmjet nxënësit dhe mësuesit. Shumë mësues janë të aftë nga ana shkencore, por kanë mangësi nga ana pedagogjike. Kjo bën që të ketë prishje të proçesit mësimor, prandaj mësuesit duhet të kenë parasysh që përmes komunikimit të shprehin:
v  Kënaqësi -  Ai duhet t’u  demostrojë nxënësve nëpërmjet shpjegimit kënaqësinë që ka për atë lëndë, për atë që po bën dhe për dijet që po u transmeton nxënësve të tij, duke fshehur  kështu lodhjen,, stresin, mërzitjen. Në këtë mënyrë ai i nxit nxënësit e tij që të  jenë më të vëmëndshëm ndaj asaj që po shpjegon.
v  Afeksion -  Duke qenë se në jetën e nxënësve, për shumë orë gjatë ditëve dhe javëve  mësuesit janë personat kryesorë të rritur, ata kanë mundësi të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën personale dhe shoqërore të nxënësve. Në rastin e nxënësve që përballen me probleme emocionale apo ndërpersonale, mësuesit mund të jenë shpesh burimi më i mirë i ndihmës. Kur nxënësit vijnë nga përvoja kaotike dhe të papritura në shtëpi, ata kanë nevojë për një autoritet që shqetësohet për ta dhe që është i qëndrueshëm , që u përcakton kufij të qartë, që është konsistent , që zbaton rregullat me vendosmëri, por pa i ndëshkuar,  që i respekton  dhe  shfaq interesim të vërtetë për ta dhe mirëqënien e tyre. Nuk duhet treguar kujdes vetëm për problemet  që nxënësit sjellin nga jashtë, por edhe për problemet që lindin në klasë. Kur mësuesi shikon që një nxënës refuzohet nga bashkëmoshatarët   e tij apo nxënës që kanë pak shokë apo injorohen nga nxënësit e tjerë, atëhere këta nxënës mund të mbeten në pozita të forta akademike dhe shoqërore nëse pëlqehen dhe mbështeten nga mësuesit. Përkujdesi dhe mbështetja e mësuesve mund të neutralizojë efektet negative.
v  Përfshirje – Mësuesi duhet t’u tregojë nxënësve se nuk është autor i vetëm një ore mësimi,por është bashkëpunëtor me nxënësit e tij në klasë, duke i bërë pjestarë të shpjegimit. Nuk duhet të jetë mësuesi ai që flet tërë kohën duke i lënë nxënësit pasiv, ai duhet të jetë interaktiv në mësimdhënie   duke nisur me një pyetje që ka lidhje me temën. Në këtë mënyrë ai tërheq vëmendjen e nxënësve duke i përfshirë aktivisht në proçesin mësimor
1/3.2    Rëndësia e motivimit për nxënësit që kanë vështirësi në të nxënë dhe komunikimi .
Në praktikën e përditëshme shkollore mësuesit hasin me nxënës të suksesshëm dhe të “dështuar”.Nxënësit e suksesshëm janë të vetëmotivuar sepse ata bashkëjetojnë me ndjenjën e suksesit dhe kanë një vetëvlerësim më të lartë për veten, ndihen më të realizuar. Kjo bën që të kenë ambicie më të mëdha në botën akademike. Të gjithë duan që të kenë sukses. Kjo është një ndjenjë që arrihet bashkë me njeriun. Gjithkush ka ambicie, por realizimi i tyre mund të varet nga faktorë të ndryshëm të cilët mund të jenë të brendëshëm ose të jashtëm.
Nisur nga sa u tha mësuesi,duhet të ketë parasysh që ka nxënës të cilët kanë vështirësi në të shprehur, që janë të mbyllur në vetëvete, që janë emotivë, emicionohen shpejt. Këta nxënës janë shumë të vështirë  për t’u motivuar. Ka shumë të ngjarë që këta nxënës të dështojnë në procesin mësimor, pasi këta nuk kanë kurajon që në një orë mësimi, pavarësisht  se nuk e kanë kuptuar mësimin, nuk kanë guximin t’i drejtojnë pyetje mësuesit për t’u sqaruar sepse ndjehen në gabim, ndjehen të paaftë. Në rastin e kundërt, edhe kur mësuesi mund t’ju drejtojë një  pyetje klasës, këta nxënës edhe pse mund ta dinë përgjigjen, nuk gjejnë guximin për ta ngritur dorën, pasi i mundon mosbesimi, frika, pasiguria  se mund ta thonë gabim e në këtë mënyrë ndjehen të pasigurtë në vetëvete dhe të impresionuar nga klasa.
Ka edhe nxënës që kanë vështirësi në të nxënë, duke bërë që ata të ngelen më mbrapa klasës dhe duke ndikuar në shtimin e faktorëve të cilët bëjnë që nxënësi të ndihet i pasigurtë në vetvete dhe i “dështuar”, duke bërë që ai të humbasë interesin për shkollën, për shoqërinë e  mbi të gjitha, për mësimet. Ai ndjen se  nuk vlen, se përpjekjet e tij janë të kota. Në këto kushte, mësuesit duhet të punojnë më fort me këta nxënës duke dhënë maksimumin e tyre. Mësuesi duhet të tregohet i kujdesshëm që të jetë i pranishëm tek secili nga këta nxënës, duhet t’u japë atyre të kuptojnë  se ai është aty për t’i ndihmuar dhe jo për t’i ndëshkuar, duhet të ofrojë një larmi mundësish dhe mënyrash që nxënësit të kenë mundësi për të provuar veten në fusha të ndryshme sepse në këtë mënyrë ai do të ndihet i vlerësuar në atë që bën.  Mësuesi duhet të ushqejë ambicien e tyre dhe t’u tregojë në forma të ndryshme që ai pret që ata t’ia dalin mbanë. Të gjitha këto mund të arrihen kur mësuesi gërsheton punën e tij me nevojat, njohuritë dhe përvojën e nxënësit në mënyrë që ai të marrë një featback pozitiv nga ai.
Për të mbajtur motivimin në nivele më të larta, mësuesi efektiv i ndryshon herë pas here  strategjitë dhe teknikat e shpjegimit në mësimdhënie për të patur një mësimnxënie sa më efektive.Këto teknika mund të gjallërojnë orën e mësimit, por duhet bërë kujdes që të mos teprohet duke dale nga kuadri mësimor për të mos humbur kontrollin e klasës apo interesin e nxënësve. Nëse mësuesi vë re se teknikat e shpjegimit të përdorura nuk po transmetojnë  tek nxënësit atë që ai do të donte, atëhere mund të alternojë shpjegimin edhe me pamje apo video në lidhje me temën mësimore që do të lërë vend edhe për komente nga ana e nxënësve. Kështu ora e mësimit kthehet në një orë aktive. Ne e dimë që nxënësit nga natyra janë kuriozë, prandaj do të ishte mirë që shpjegimi të fillonte me një kuriozitet rreth temës sepse do të shtonte interesin e nxënësve  duke i bërë ata më h eta. Motivimet e mësuesit janë suksesi i nxënësit.Jo suksesshmërinë e nxënësit nuk duhet ta quajmë dështim, por për ta bërë nxënësin të jetë i suksesshëm, duhet ta shohim si një çështje mbijetese.“Motivimi plotëson nevojat e arritshmërisë dhe krijon nevojën e një suksesi të lartë”. (Kocel,2001,fq513)Kocel  e përkrah këtë vëzhgim . “Tregoni më shumë interesim në arritjet e ulta të nxënësve sepse dhe ata duhet të jetojnë jetën e tyre sociale”.Nxënësit kur motivohen,shmangen nga dështimi dhe mësuesi mund t’i menaxhojë ata lehtësisht.Marrja e rezultateve të larta tek nxënësi bën që ai të humbë shpresat, nuk bën përpjekje për marrjen e notave të larta,kjo quhet pafuqsi nga ana e nxënësit.Por mësuesi duke i motivuar nxënësit, duke i qëndruar pranë, bën që nxënësi të arrijë objektivat e tij.Në këtë mënyrë dhe nxënësi krijon besim dhe siguri në vetvete.Për të shmangur këtë gjendje tek nxënësit, duhet t’i kushtohet vëmëndje katër pikave të mëposhtme.
·      T’i bëjë të ditur  nxënësit që ai është i aftë për të arritur aftësinë e të nxënit p.sh. nxënësi të shprehë ndjenjat e tij duke folur ose duke i shkruar ato.
·      Të njohë anët e dobëta të nxënësit,  mos ia bërë atij të dukshme, por duhet të bisedojë rreth problemit në mënyrë të butë me të.
·      Disa  nxënës mund të kenë vështirësi në fitimin e koncepteve të përdorura shpesh.Nga mënyra e jetesës së tyre ato kuptojnë çdo gjë më thjeshtë.
·      Një faktor tjetër i cili është i lidhur ngushtë dhe ndikon në nivelin e  të mësuarit nga nxënësi është ankthi.Ankthi tek nxënësit mund të ndryshojë në varësi të situatave të ndryshme.
Sipas të dhënave të mësipërme përfundimi që nxjerrim është se çfarëdo qëllimi që të ketë nxënësit nuk duhet ti ushtrohet dhunë, nuk duhet të kërcënohet, nuk duhet të frikësohet,dmth tek nxënësi nuk duhet të ndikohet negativisht. Mësuesi duhet të rrisi përkujdesjen ndaj nxënësit  dhe ta motivojë atë në çdo situate.
1/3.3     Klima në klasë nxite motivimin e nxënësve.
Krijimi i një klime pozitive në klasë  është domosdoshmëri dhe duhet të jetë ashtu gjatë gjithë vitit. Kur bëhet fjalë për klimën në klasë vlen të theksohet se ajo është një veti karakteristike që dallohet ose vërehet tek mësuesi, të cilën e krijon ai gjatë punës mësimore. Mjedisi i klasës i krijuar nga mësuesi ka një ndikim të madh në marëdhëniet mësues – nxënës në motivimin e nxënësve që reflektohet në qëndrimin e tyre aktiv ndaj të nxënit.  Mësuesi duhet  të japë sinjale pozitive tek nxënësit e tij duke shfaqur entuziazëm, gëzim, vullnet gjatë orës së mësimit, sepse, në se ai shfaqet si i vobektë në këto cilësi, themi se nuk mund të kemi  rezultat në mësimnxënie, sepse mësuesi është faktori thelbësor në krijimin e klimës në klasë.
Pra duhet që mësuesi të jetë i vetëdijshëm që ai është kyçi i suksesit, që të ketë një klimë pozitive në klasë, ai duhet të krijojë një mjedis të ngrohtë, harmonik  që nxënësit të ndihen rehat, komod në të mësuarin e tyre. Që të arrihen këto, mësuesi duhet të ketë parasyshë disa strategji:
A. Bashkëveprimi është kyç në krijimin e një klime pozitive. Të arrish bashkëveprimin e nxënësve është detyra e parë në drejtimin e klasës. Kjo do të thotë të planifikosh veprimtaritë, të kesh materialet gati, t’u shtrosh nxënësve kërkesa për mësimin dhe për sjellje të përshtatshme, tu japësh sinjale të qarta, t’i kryesh kalimet nga një veprimtari në tjetrën me qetësi dhe të parashikosh e të ndalosh problemet para se ato të fillojnë, të përzgjedhës dhe të ndjekësh veprimtari të tilla që rrjedha e interesi i nxënësit  të ruhen e të rriten e jo të shuhen.
B. Rregullat e nxënësve të moshës së kopshtit apo në vitet e para shkollore, ngulitja e drejtpërdrejtë e rregullave dhe procedurave në klasë, është e rëndësishme, pasi  në këtë mënyrë edhe  mësuesi nuk humbet kohë. Rregullat e drejta dhe që zbatohen në mënyrë konseguente mund të kenë efekt pozitiv në motivimin për të nxënë sepse nxitin përvijimin e mjedisit të sigurt dhe të ngrohtë në klasë. Fare mirë mund t’ia përshkruani nxënësve se si mund t’i vendosni dhe t’i zbatoni rregullat e efektshme. Gjithmonë duhet të keni parasysh edhe problemet që lidhen me moshën e nxënësve. Procedurat pakësojnë çoroditjet dhe mundësitë për sjellje të pahijshme dhe kursejnë kohën që mund t’u kushtohej detyrave të të nxënit. Rëndësi të veçantë ka edhe shpjegimi i parimeve për vendosjen e procedurave dhe të rutinave në mënyrë që nxënësit të jenë të prirur për ti respektuar ato.
                            Disa nga rregullat mund të jenë:
·    Respektoni dhe silluni me edukatë me të gjithë nxënësit; Të mos godasësh, mos të zihesh ose të mos ngacmosh;
·      Të jeni të gatshëm dhe të përgatitur. Ky rregull nxjerr në pah rëndësinë e punës mësimore në klasë. Të qenit i gatshëm përfshin fillimin e ditës dhe kalimin nga një veprimtari në tjetrën, pa krijuar boshllëk apo humbje kohe.
·      Dëgjoni me qetësi kur flasin të tjerët. Këtu fjala është si për në ambientet shkollore, ashtu edhe jashtë saj;
·      Bindjuni të gjitha rregullave të shkollës. Këtu përfshihet edhe klasa.Rregullat që janë kuptuar qartë nga nxënësit mund të ndihmojnë në mbajtjen e një mjedisi respektues dhe më të volitshëm për një proces  mësimor të efektshëm.
·      Parandaloni problemet. Mësuesi duhet të jetë i aftë t’u paraprijë problemeve duke mos e lënë klasën të bjerë në kaos. Duhet që mësuesi t’ua bëjë të ditur nxënësve se është në dijeni të gjithçkaje që ndodh në klasë dhe se nuk i ka shpëtuar as edhe një gjë. Ai duhet të kontrollojë tërë klasën në mënyrë që nxënësit të përqëndrohen tek ai, t’u tërheqë vëmëndjen  me kontakt e me sy nxënësve të veçantë .Këto dhe shumë të tjera janë të rëndësishme për të krijuar një klimë, një atmosfere në klasë ku nxënësit  të ndihen të lirshëm, të shprehin mendimin e vet, të besojnë në vetëvete, tek mësuesi dhe shokët e tyre.  Nxënësi di atë që është i aftë të bëjë nëpërmjet veprimeve e sjelljeve të tij.Pa veprimtarinë aftësiformuese nuk ka siguri në arritje. Kjo realizohet nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që bën mësuesja në klasë, në lojërat mësimore- educative që ajo zhvillon, duke stimuluar reagimin pozitiv të nxënësit për veten e për shokët.( Zimmerman, BJ, dhe Martinez_Pons, M,1988)
     
            Krijimi i klimës pozitive të klasës
·   Nxënësi individ me veti të mira, por dhe me nevoja.
·   Nxiten për sukses.
Rregullat janë të qarta e zbatohen njëlloj e gjithnjë.
·   Mësimi nëpërmjet bashkëpunimit.
·   Fëmijët shkollës i japin kontribut dhe mburren me të.
v Mbretëron atmosferë kujdesi në klasë.
·      Çdo fëmijë shihet si i veçantë e unik.
·      Nga fëmija s’kërkojmë  vetëm përfitim dijesh, por edhe veti të tjera.
·      Sjelljet positive shpërblehen.
·      Situatat konfliktuoze zgjidhen në mënyrë  që fëmija ruan vetërespekt dhe meson mënyra të drejta zgjidhjeje.
·      Strategji që motivojnë të nxënit
·      Të treguarit e historive
Nxënësit kanë shumë nevojë të shprehen. Përmes të shprehurit ata zhvillojnë mendimin dhe gjuhën. Dhënia e besimit për të treguar histori, ngjarje, tregime nga të gjithë, përmes gjithëpërfshirjes në grupe, apo përmes të folurit publik, ndikon dukshëm në gjallërimin dhe motivimin e nxënësit në procese të treguari dhe përshkrim.
Për të realizuar veprimtari të tilla mësuesi duhet të planifikojë kohën dhe momentet e duhura, kur nxënësit të ndihen  mirë dhe të motivuar nga ngacmime paraprake, nga një film i parë një ditë më parë, nga një ndodhi e papritur, nga një festë familjare apo shkollore etj.Mikpritja e pyetjeve të nxënësve. Klima shpesh herë e ftohtë e mësuesit, mungesa e kërkesës nga ana e tij për të lënë nxënësit të pyesin, pasi “është vetë ai që bën pyetje” dhe se “pyetjet janë pronë dhe kompetencë e tij “, ka bërë që nxënësit të pyesin apk ose aspak. Nga investigimet e bëra bie në sy dukuria e të qenit të nxënësit ‘nën hetim” për shkallën e dijeve dhe të nxënit të tij”, vihet re një mohim i të drejtës së tij për të qenë i lirë, për të pyetur etj. Në rastet e të pyeturit mund të ndodhë që të ndikohet me notë.Vendosja e dialogut pyetje-përgjigje rreth historive të treguara. Gjatë historive të treguara nxënësit në marrëdhënien e tyre pyetje-përgjigje duhet të lihen sa më të lorë për të arritur të zbërthejnë deri në detajet më të hollësishme çështjet për të cilat ta diskutojnë. Një liri e tillë e drejtuar sigurisht nga mësuesit jep rezultate positive të nxënit, kur ajo bëhet me synime të caktuara dhe kur ka edhe kohën e duhur në përdorim.Njihet dëshira e nxënësve për të bashkëbiseduar për çështje që atyre ju interesojnë. Në këto moment kuptohet që tematika e diskutimeve duhet të jetë e rekomanduar, alternative jo vetëm për një temë, pasi varfërohet pjesëmarrja e nxënësve, por përmes përzgjedhjes, ata bëhën më gjithëpërfshirës.
   1/3.4 Disiplina negative dhe pozitive.
Kjo do të thotë se sa vinë dhe brezat e fëmijëve bëhen më të zhvilluar dhe më të vështirë për tu kontrolluar nga ana e mësuesve. Me 1915 psikologu Cubberleg shkruante: “Për sa kohë djemt janë djem e vajzat janë vajza, për sa kohë mësuesit s’janë perfekt në profesionin e tyre disiplina do të mbetet problem në administratën e  shkollave. Në të gjithë fushën e menaxhimit të klasës apo të shkollës ka mundësi që ky të jetë problemi më madhor që u shkakton mësuesve stres”. (Garo kapitulli II–të, faqe 37).
Nocioni disiplinë i referohet metodave të formimit të karakterit dhe edukimit, të vetëkontrollit dhe të sjelljes së pranueshme të nxënësve në klasë. Në shumë vende të botës ,nocioni i disiplinës keqkuptohet nga ana e mësuesve. Për fëmijët në shumë vende, ndëshkimi fizik apo psikologjik është pjesë e zakonshme e përvojës shkollore, por ai është edhe një formë abuzimi mbi fëmijën, është një dhunë me dashje ndaj tij. Megjithatë siç tregon edhe përvoja, ndëshkimi fizik nuk ka patur efekte, sidomos efekte afatgjatë.(negative)
Siç thotë edhe (Alderman MK (1999) p.88-111). Ndëshkimi ishte–është një dhembje fizike, një poshtërim, një izolim i bindjeve ndaj kërkesës për revansh, në të njëjtën kohë të mëson se çfarë duhet bërë, por nuk të mëson si duhet bërë”.  Ndëshkimi mund  t’u  shkaktojë fëmijëve ndjenjën e turpit, të ankthit, të fajit, agresivitetit, mungesës e  pavarësisë dhe të kujdesit për të tjerët, duke u bërë kështu një problem për shkollën, mësuesin, shokët, prindin dhe komunitetin.
Sipas te dhenave studimore nga Unicef ( UNICEF-I, “Zhvillimi i Kombeve” .2000) 1 nga 3 nxënës dhunohen nga mësuesit,  në shkollë ka situata të shpeshta të ndëshkimit fizik apo psikologjik të cilat kanë të bëjnë me tërheqje veshi, shuplaka, fyerje, ndëshkim me notë, kërcënime të ndryshme etj. të cilat sjellin demotivimin e nxënësve nga ana e mësuesve, duke bërë që nxënësit të shkojnë në shkollë me përtesë, të mërzitur, të friksuar, tu shmangen orëve të mësimit apo edhe të braktisin shkollën. Një nga arsyet që vazhdon akoma ndëshkimi nga ana e mësuesit është se mësuesit nuk e kuptojnë që ndëshkimi ndryshon nga disiplina.Mësuesit që përdorin disiplinën pozitive në klasë respektojnë, edukojnë dhe i mbështesin nxënësit e tyre. Ata kuptojnë përse një nxënës sillet keq ose mirë. Ata e marrin nxënësin në konsideratë ashtu siç ai është dhe jo si ata do të donin që ai të ishte. Mësuesi kupton që sjellja jo e mirë është pjesë e natyrshme e zhvillimit të nxënësve dhe jo një kërcënim ndaj mësuesit. Disiplina pozitive në klasë mund të mësojë nxënësin me sjellje të reja pozitive. Nxënësit janë strumbullari i orës mësimore. Çdo gjë vërtitet rreth tij, çdo gjë që bëhet në shkollë bëhet për të, por se si bëhet, si realizohet kjo varet nga aftësia e mësuesve.Nxënësit kanë nevojë që mësuesi t’u kushtojë vëmëndje. Ata mund të bëjnë veprime që s’janë të denja për orën e mësimit, që shqetësojnë mësuesin, por mësuesi duhet të përpiqet të kuptojë shkaqet e sjelljes së këtyre nxënësve në mënyrë që të arrijë të parandalojë sjelljet jo të mira  dhe të shfrytëzojë një mori mjetesh të ndryshme për të drejtuar sjelljen e tyre në rrugën e drejtë. Vetëm atëhere klasa mund të shndërrohet në një vend mikpritëse, të gëzueshëm  ku nxënësit mësojnë me dëshirë.
Një marrdhënie pozitive dhe mbështetëse për nxënësin është të kuptuarit dhe të mirëkuptuarit. Në se mësuesi shikon një reagim tek nxënësit që nuk i duket normal ai duhet të gjejë mënyrën që tia transemtojë nxënësve në mënyrë që ai ta mirëkuptojë vërejtjen e mësuesit, në të kundërtën, nëse mësuesi i përgjigjet sjelljes së nxënësve me një ndëshkim apo ashpërsi, kjo çon në prishje të mirëkuptimit dhe në zemërim e irritim të nxënësit, ndaj disiplina pozitive formon sjelljen e nxënësve dhe i ndihmon ata  të mësojnë çështë vetëkontrolli, kur i jep kurajo dhe jo kur i le pasoja të dhimbëshme e të pakuptimta, jo duke e kërcënuar apo bërtitur, duke e qëlluar apo duke e fyer, por duke e inkurajuar. Ky inkurajim është një lloj shpërblimi nga ana e mësuesit që stimulon nxënësin të punojë, mësojë dhe të ketë rezultate të mira.(Collier,1994,fq.8)
 Kështu arrihet që nxënësi të çmojë veten, ai mëson se shpërblimet dhe dhuratat fitohen me meritë. Nxënësit janë ata që mund të zgjedhin nëse duan t’i fitojnë apo t’i humbasin ato. Kjo u jep aftësinë e vetëkontrollit në jetë që është e rëndësishme për të vlerësuar veten. Kur mësuesi shikon se nxënësit kanë bërë një ndryshim në sjelljen e tyre, ai shumë mirë mund ta vlerësojë këtë përpjekje p.sh. nëse dy nxënës një ditë përpara kanë bërë zhurmë gjatë orës së mësimit dhe ditën tjetër kanë ndryshuar sjellje, mësuesi mund  t’i stimulojë duke ju thënë që “sjellja juaj sot është për t’u marrë shembull, ose, më keni kënaqur me sjelljen tuaj sot”, dhe nxënësit ndihen të vlerësuar nga ana e mësuesit dhe janë të stimuluar nga ana e tij.Përdorimi i metodave e teknikave që stimulojnë të menduarit sistematik dhe qe i inkurajojnë bashkëpunimin.Metodat që përmirësojnë cilësinë e mendimit e ndërveprimit mund të intesifikojnë efektin e çdo aktiviteti mësimor.
“Të gjithë fëmijët mund të mësojnë”- vjen nga fakti se çdo fëmijë, adoleshent apo i rritur ka potencialin të arrijë diçka, nëse aftësitë e tij vlerësohen dhe ai gjen një ambjent mësimor motivues dhe mbështetës.Mësuesit duhet të përqendrojnë vëmendjen dhe përgjegjësitë e tyre për arritjen e objektivit afatgjatë të shkollës e klasës, fitimin e njohurive dhe zhvillimin e kapacitetit për të mësuar.
Mësuesi duhet të njihet me aftësitë e lindura të nxënësit dhe të vlerësojë efektin e metodave e teknikave të ndryshme për suksesin e përgjithshëm të klasës. Të mendosh se të gjithë nxënësit mund të mësojnë  nuk do të thotë të harrosh defektet dhe mangësitë e natyrës njerëzore.Në rastet e problemeve me “tipa të vështirë” mësuesi përdor të gjithë përvojën e grumbulluar. Zhvillimi e ngulitja e konceptit se të gjithë nxënësit janë të aftë të mësojnë është i vërtetë dhe duhet të jetë themeli mbi  të cilën duhet të bazohet një klasë që mëson drejt krijimit të një ambienti paqësor në klasë.
Klasa është një ambjent gjithnjë i hapur që i thërret të gjithë njerëzit të mblidhen e të studiojnë së bashku botën që i rrethon ato.
    Transformimi i klasës, në një ambient ku mësohet.
Në një klasë që mëson:
·         Nxënësit fokusohen në problemet që krijojnë zgjidhje ,dhe jo në lëndët e ndara artificialisht.
·         Të mësuarit të suksesshëm varet nga një sërë kushtesh dhe faktorësh psh: nga njohja e mangësive
  personale,  përballja me problemin individ, marrja përsipër e rrezikut, humori, bashkëpunimi
  me nxënësit e tjerë,përkujdesja,rëndësia që i jepe përdorimit të modeleve dhe prania e një qëllimi etik. Rrënjosje e pasionit për të mësuar. Probleme emocionale 
·         Të gjithë nxënësit trajtohen si individë të talentuar. Mësëuesit duhet të kënaqen të zbulojnë e vlerësojnë prirjet e talentet specifike të individëve.
·         Në mjedis nxënësit mësojnë, krijojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin reciprokisht.
·         Rrënjosje e pasionit për të mësuar.
    Probleme emocionale
         1/3.5  Dhënia e detyrave nga mësuesi.
Edhe dhënia e detyrave ka rolin e sajë në nxitjen e motivimit tek nxënësit. Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri. Mësuesi i fëmijëve të vegjël duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe të punojë me dallimet individuale në zhvillimin e fëmijëve, në njohuritë dhe aftësitë e ndryshme, me shpejtësinë e të nxënit dhe me interesimet e lloj – llojëshme. Të gjithë sa u thanë më lart mësuesi duhet t’i ketë parasyshë në dhënien e detyrave:
Së pari -  kur japin detyrat mësuesit duhet të jenë të qartë në atë që kërkojnë, sepse në përgjithësi dështimi i nxënësve  në marrjen e detyrave buron nga konfuzioni në lidhje me ato që u është shpjeguar dhe u është kërkuar. Së dyti - mësuesi duhet të sigurojë reagime të qarta, koncize dhe të menjëherëshme mbas një performance të nxënësve. Kjo bën që nxënësit të bëjnë përpjekje edhe më të mira.
Së treti - të jetë në përputhje me nevojat dhe nivelin e nxënësve. Të kryhet nga nxënës të motivuar.
Në përgjithësi mësuesit kanë maninë për dhënien e detyrave voluminoze dhe të vështira për ti kryer gjë që shkakton stres te nxënësit dhe shumicën e rasteve moskryerjen e tyre. Mësuesi  duhet të ketë parasyshë cilësinë dhe jo sasinë e detyrës.Detyra duhet të jetë sfiduese për nxënësit, por jo e paarritëshme. Nxënësit do të motivohen nëse do të ndjejnë se janë të aftë për ta arritur këtë detyrë. Mësuesi duhet të përfshijë detyra që nxitin aftësitë e të mësuarit dhe të njohurit që do të jenë të rëndësishme dhe të dobishme për nxënësit, për jetën e tyre të përditëshme. Përveç kësaj, detyrat e të mësuarit, të cilat promovojnë ndryshim, argëtim ose disa lloje mospërputhjeje  dhe nga udhëzimet rutinë dhe mësimi, janë të dobishme në stimulimin e nxënësve, në kuriozitetin e tyre dhe në motivimin së brendëshmi.
Detyrat sfiduese bëjnë që të ketë një interes të nxënësve, angazhim të plotë të tyre, konkurencë, nxitje për t’I zgjidhur, por kujdes, detyra duhet të jetë sfiduese për nivelin e nxënësve duke ju përshtatur njohurive, zotësive dhe shprehive të tyre që të mos jetë e tejkaluar për ta. Detyra nuk duhet të ketë dhe një shkallë të ulët të vështirësisë, pasi kjo bën që të ketë mosinteresim nga nxënësit për ta zgjidhur, ata nuk ndihen të motivuar për të punuar me të sepse kapërximi i sfidave jep një vetëkënaqësi të lartë, i bën nxënësit të ndjehen më të realizuar, më të ditur , si konkluzion – më të motivuar.
   1/3.6   Barazimi i notës me zgjuarësinë dhe anët negative në lidhje me motivimin e nxënësve.
Vlerësimi i nxënësve me notë  është pjesë e  ciklit të mësimdhënies, të të mësuarit dhe duhet të jetë në qendër të praktikës mësimore të çdo mësuesi në çdo orë mësimi. Vlerësimi i nxënësve ka disa funksione: Ai i jep mësuesit informacione për të cilat ai ka nevojë në mënyrë që të gjykojë se ç’kanë mësuar nxënësit dhe se çfarë duhet bërë më tej, ai është një mjet shumë i rëndësishëm për motivimin e nxënësve sepse u jep atyre informacione të nevojshme me qëllim që ata të orientohen dhe të përfitojnë nga sukseset  dhe dështimet e tyre. Vlerësimi është një element thelbësor kur bëhet diagnostikimi,sepse ndihmon mësuesin që të kuptojë nxënësit, zotësit, njohurit dhe nevojat e tyre. Në vlerësimin e nxënësve me notë mësuesi gjykon edhe suksesin e mësimdhënies së tij, se sa kanë arritur ata të realizojnë qëllimet, synimet apo objektivat që i kanë vënë vetes.  Të gjitha këto dhe të tjera janë thelbësore në një proces të mirë mësimor, por duhet patur parasyshë që shumë mësues bëjnë gabimin duke krahasuar notën me zgjuarësinë e nxënësve e cila bën që:
1. Të ketë një ndarje midis nxënësve në nxënës të mirë dhe nxënës të dobët;
2. Të ketë një paragjykim të shpejtë dhe sipërfaqësorë për nxënësit e dobët sikur këta nuk kanë të ardhme në procesin mësimor apo dhe jashtë tij;
3. Nxënësit e dobët të ndjehen të diskriminuar dhe inferior ndaj nxënësve të mirë;
4. Nxënësit e dobët të kenë një vetëvlerësim të ulët dhe të ndihen të dështuar në procesin e mësimnxënies, por edhe në jetën shoqërore deri në atë shkallë sa ata mendojnë; -  unë nuk kam zotësi të mësoj, unë vij kot në shkollë, unë nuk i kuptoj gjërat si shokët e mi, ata janë më të zgjuar se unë etj;
5. Nxënësit e dobët bëhen edhe më të painteresuar për mësimin e shkollën, vijnë në shkollë  pa dëshirë, mësuesi nuk është më burim frymëzimi për ta, por një person që i shikon me përçmim dhe pa interes. Prandaj mësuesi duhet të ketë kujdes që të mos bjerë në grackën e krahasimit të notës me zgjuarësinë e nxënësve, por të mundohet të kuptojë problemet dhe arësyet se përse këta nxënës kanë rënë nga notat, ti bëjë të kuptojë se zgjuarësia e tyre nuk matet me notën, por nota varet nga puna që ata bëjnë. Duhet punuar që të arrihen rezultate të larta në klasë, t’u qëndrohet pranë, të mbështeten në ecurinë e procesit mësimor dhe ti këshillojë. Mësuesi duhet ti mësojë nxënësit të mos jenë të varur nga nota e tij, të mos punojnë dhe mësojnë vetëm për të marrë një notë të mirë, por edhe sepse duhet të jenë sa më shumë të informuar, pasi do t’ju duhen në jetë, në të ardhmen e tyre për të ecur përpara në proceset mësimore apo edhe jashtë tyre.
4.   FORMAT NXITESE QE PERDOR  MESUESI  PER TE  MOTIVUAR  NXENESIT
              1/4.1   Motivimi nga ana e mësuesit nxitë vetëvlerësimin e nxënëseve.
Shumë psikologë mendojnë se koncepti për vetëveten përbën themelin e zhvillimit si shoqëror ashtu edhe emocionalë. Koncepti për veten evoluon nëpërmjet vetëvlerësimit konstant në situatë të ndryshme. Fëmijët e vegjël janë të prirur të kenë një imazh pozitiv optimist për veten e tyre. Vlerësimi për veten është reagim efektiv, një gjykim për vlerësimin e vetes. Këtu përfshihet besimi në vetëvete, krenari për atë që personi ka. Nëse nxënësit gjykojnë veten në mënyrë pozitive, nëse u pëlqen ajo që shikojnë tek vetja e tyre themi se ata kanë një vetëvlerësim të lartë për veten e tyre. Vetëvlerësimi pozitiv i nxënësve  është i lidhur direkt me rezultatet më të mira në shkollë.
Nxënësit që kanë rezultate të mira në shkollë janë të orientuar drejt zotërimit, këta nxënës nuk kanë frikë nga dështimi sepse dështimi nuk kërcënon sensin e tyre për zotësinë dhe vlerën e vetëvetes. Ata u atribuojnë suksesin përpjekjeve të veta, kështu që marrin përgjegjësi për të nxënët e tyre dhe kanë sens të fortë për vetëefikasitetin. Ata performojnë mire në situatë konkuruese, mësojnë shpejt, kanë një vetëbesim të lartë tek vetja, kanë energji dhe janë  më të gjallëruar dhe më krenarë në krahasim me të tjerët. Nxënësit  e tillë në këtë moshë e shohin veten më lartë se shokët e tyre, madje ata fillojnë të bëjnë edhe një seleksionim të shokëve të tyre. Ata e kanë fituar këtë të “drejtë” nga pozicioni në të cilin e kanë vendosur veten, jo vetëm ata, por edhe mësuesi i tyre. Pra këta nxënës nuk është se kanë shumë nevojë për nxitje nga ana e mësuesit, nevojë më tepër kanë ata nxënës që janë të pamotivuar dhe që kanë një vetëvlerësim të ulët për veten, atyre u mungon një sens i fuqishëm për zotësinë dhe vetëvlerësimin. Këta nxenes krijojnë një ide për veten e tyre në bazë të notës që marrin. Ata reagojnë ndaj dështimit duke u fokusuar dhe më shumë në paaftësinë e tyre. (Zimmerman ,BJ .1989, f. 329-339).Qëndrimet ndaj mësimeve mund të përkeqësohen edhe më shumë kur nxënësit besojnë se shkaqet janë të qëndrueshme. Duke e parë në këtë këndvështrim këta nxënës janë më pak ose aspak të prirur për të kërkuar ndihmë. Ata besojnë se atyre askush nuk mund t’u japë ndihmë, kështu që i fshehin nevojat për ndihmë. Kjo do të thotë që nxënësit me motivim të dobët bëhen akoma edhe më të dobët. Në këtë mënyrë motivimi mund të shkatërrohet, prandaj mësuesi duhet të bëjë kujdes duke përdorur mjete e metoda të ndryshme për të rritur vetëvlerësimin e këtyre nxënësve:
Së pari - Në dhënien e një detyre shtëpie ose klase qe mesuesi ka dhene dhe nxënësi ka dështuar në kryerjen e kësaj detyre sepse nuk ka qenë i aftë ta zgjidhë. Mësuesi duhet të reagojë me dashamirësi dhe të shmangë dhënien e ndëshkimit;
Së dyti - Duke parë vështirësitë që kanë nxënësit në mësim mësuesi të ulë kërkesat në lidhje me mësimin në mënyrë që nxënësit të kenë sukses;
Së treti - Inkurajimi nga ana e mësuesit është një mënyrë shumë efikase për të rritur vetëvlerësimin e nxënësit.
                                         
Disa menyra inkurajimi mund te jene:
v  Mësuesi mund t’i theksojë nxënësit se aftësitë e tij për të mësuar mund të përmirësohen me pak punë;
v  Mund të japë shembuj nga jeta e tij si nxënës se edhe ai ka pasur dështime, por që i ka kaluar duke  përdorur  metoda të ndryshme të mësuari.
v  T’u thotë nxënësve se kurrë nuk duhet të shmangen apo të fshihen kur nuk e kuptojnë diçka, por të bëjnë pyetje në mënyrë që të sqarohen dhe të kuptojnë atë që kanë të paqartë.
v  Mësuesi duhet t’ju shprehë nxënësve vlerësimin për përmirësimin duke i  lavdëruar për këtë. T’u tregojë këtyre nxënësve se ai është i interesuar për ta dhe që në në sytë e tij  janë të barabartë me të gjithë nxënësit,përfshirë edhe ata me arritje më të larta të rezultateve  mësimore.
v  .T’u krijojë besimin me vepra dhe jo me fjalë  këtyre nxënësve se është aty për ti ndihmuar dhe jo për ti ndëshkuar në mënyrë që të arrinë që këta nxënës të kenë një vetëvlerësim më të lartë për veten.
-          Nxitja e vizionit tek fëmijët e vegjël.
Vizioni ka të bëjë me atë që ne duam të bëhemi. Çdo njeri në jetë e ka një vizion. “Unë dua”,  po si do t’ia arrijë, kjo varet nga shumë faktorë. Për fëmijët e vegjël e ardhmja është shumë e largët dhe e paqartë, por me kalimin e kohës, ndërsa ata rriten e zhvillohen, e ardhmja përcaktohet më me qartësi, mjegulla fillon të largohet dhe fëmijët e kanë një ide më të qartë për veten se çfarë duan (Aldeman,K,M.1999fq89-111),
“Vetet e mundëshme përfshinë vetet ideale, vetet që dëshirojmë të bëhemi, por edhe vetet që kemi frikë të bëhemi”, që do të thotë; vetet që do të donim të bëheshim kishin të bënin me një profesion të mirë si p.sh. arkitekt, muzikant, mësuesi dhe vetet që  kishin frikë ishin hajdut, rrëmbyes, vrasës.
Vizioni ka të bëjë me një simbol shprese, një  motiv për të ecur përpara. Mësuesi duhet t’u mësojë nxënësve të kenë një vizion personal për veten e tyre, për atë që duan të bëhen, që ata të kenë ide të qarta për punën që duhet bërë që të arrijnë të realizojnë këtë vizion. Vizioni i shtyn nxënësit drejt planifikimit dhe veprimeve që drejtojnë sjelljet në të tashmen që të jenë në përputhje me çfarë dëshirojnë të bëhen pasi edhe pse janë në moshë të vogël nxënësit kanë vizionet e tyre p.sh. Andreas i pëlqen që kur të rritet të bëhet mësues gjeografie, kjo e nxit  Andrean që të mësojë më së shumti lëndën e gjeografisë.
Formimi dhe zhvillimi i vizionit  ndikohet nga faktorë të ndryshëm socialkulturorë; në se një fëmijë vjen nga familje të shtresave të ulta ekonomike vizioni i tij për veten mund të jetë jo shumë i qartë p.sh. Andi është në klasën e pestë, e pyet mësuesi se çfarë dëshiron të bëhet kur të rritet, ai përgjigjet; unë dua të…nuk e di çfarë profesioni dua të kem. Kjo ndodh sepse këta nxënës nuk janë të motivuar në familje, ata kanë të bëjnë me një realitet krejt tjetër nga ai i shkollës në familjen e tyre. Në të tilla raste nxënësit mund të drejtohen nga ajo çfarë është duke ndodhur për momentin dhe shpesh vendimet  mund të jenë të nxituara. Vizioni mund të dominohet edhe nga rezultatet negative të nxënësve pasi ata nuk kanë arritur rezultatet e pritëshme. Kjo gjë mund të ndikojë në humbje të vullnetit të nxënësve. Ndërsa një nxënës që vjen nga një familje e shtresës së lartë ekonomike në përgjithësi ka një vizion të qartë për veten.
Mësuesi mund t’i ndihmojë nxënësit të krijojnë një vizion të vetin; duke  ju forcuar besimin në vetëvete për vetefikasitetin lidhur me përfytyrimin që kemi për veten tonë në lidhje me zgjedhjen profesionale; duke i mësuar se pengesat që na dalin përpara si në jetën shkollore dhe ato jashtë saj janë të përkohëshme, perceptimi i pengesave si të përkohëshme është thelbësore për motivimin e nxënësve për të ardhmen; duke ju bërë të qartë nxënësve se vizioni që ata i kanë vendosur vetes mund të arrihet vetëm me punë.Përveç vizionit personal  mësuesi duhet të nxisë tek nxënësit e tij edhe vizionin e përbashkët i cili përfshin një sërë disiplinash dhe teknikash të kordinuara dhe sinkronizuara, ide dhe mendime kaq të ndryshme duke u bazuar mbi të përbashkëtat e nxënësve  që në këtë rast është lidhja e tyre me shkollën. Krijimi i një vizioni të përbashkët për një grup nxënësish presupozon dhe dedikimin e tyre. Këta nxënës krijojnë një imazh të së ardhmes që ata dëshirojnë të krijojnë së bashku me vlerat kryesore dhe objektivat që duhen realizuar për të aktualizuar këtë vizion të së ardhmes. Vizioni i përbashkët ka tendencën të përhapet lehtë nëpërmjet komunikimit. Mësuesi duhet të jetë i aftë  të nxisë tek nxënësit këtë lloj komunikimi për ti mbajtur nxënësit e tij sa më të motivuar për të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Mësuesi duhet të tregojë besim ndaj nxënësve të tij dhe ti inkurajojë në mënyrë që t’u demostrojë atyre që ai pret nga ata që të realizojnë vizionet e tyre.
-          Nxitja e autonomisë tek nxënësit.
Njerëzit nga natyra janë autonomë dhe e kanë të vështirë kur dikush tjetër u vendos rregulla në jetën e tyre apo kur dikush tjetër vendos për ta. E njëjta gjë ndodh edhe me fëmijët. Ata e kanë të vështirë ti binden një personi tjetër që mund të jetë nëna, babai, motra, vëllai apo edhe mësuesi. Por vjen një moment në jetën e tyre që ata duhet të hyjnë në shkollë dhe, zgjedhja në shkollë nuk është normë. Nxënësit harxhojnë mijëra orë në shkollë në një vend ku të tjerët vendosin për ta.(Covington,1998,fq78)
· Zgjedhjet duhet të përbëjnë një gamë përzgjedhjesh që tu mundësojnë nxënësve të ndjekin interesat e tyre dhe të veçojnë një opsion që është i rëndësishëm dhe i përshtatshëm për ta, por duhet të bëhet  kujdes që këto zgjedhje të mos jenë me tepri, sepse mund të jenë të pafrytshme në procesin e të nxënit. “Shumë autonomi është çoroditëse për nxënësin dhe pak autonomi është e mërzitëshme”
· Nxënësit mund të përdorin autonominë edhe lidhur me marrjen e opinioneve nga mësuesi dhe shokët e klasës për të cilën nxënësit specifikojnë që duan tua vlerësojnë të tjerët në një detyrë të caktuar.
Gjatë ecurisë mësimore të gjitha aftësitë duhet të ”verifikohen”, por nxënësit të zgjedhin vetë se cilën prej tyre duan që të vlerësohet. Në këtë mënyrë ai ndihet autonom në zgjedhjen e tij. Një mënyrë përkrahje e mësimdhënies që lejon për autonominë e nxënësve është edhe miratimi.
Miratimi i mësuesit ka efekte thelbësore në dhënien e autonomisë së nxënësit në ndjenjën e lirisë së veprimit. Miratimi nga ana e mësuesit mund të nxisë rritjen e interesit të nxënësve ndaj mësimit, nxit kënaqësinë, angazhimin dhe performancën e tyre. Sjelljet përkatëse nga ana e mësuesit , duke shikuar nxënësit apo dëgjuar ata, inkurajon besim, vlerësim përforcim për zgjedhjen e tyre. Në këtë mënyrë nxënësit ndihen të vlerësuar, motivuar për të vazhduar edhe më shumë përpjekjet e tyre për të realizuar ato objektiva që ata vetë i kanë zgjedhur. Në këtë këndvështrim ata bëhen edhe më përgjegjës për pasojat e zgjedhjes së tyre. Mësuesit mund t’u japin nxënësve opinione jo kontrolluese, por konstruktive, në mënyrë që ata të planifikojnë veprime dhe të përmbushin qëllimet e detyrës. Këto lloje opinionesh i orientojnë nxënësit në kryerjen me efektivitet  të këtyre detyrave. Në këtë kontekst roli i mësuesit nuk duhet të jetë kontrollues, por këshillues, në mënyrë që të mos ndikojë në zgjedhjen e tyre.
Dhënia e mundësive nxënësve për të bërë zgjedhje, krijon mundësi që ata të modifikojnë nivelin e sfidës që paraqet një detyrë e caktuar. Në kontekste të tilla bënë që nxënësit të kenë efikasitet të lartë. Por mësuesi duhet të sigurohet që nxënësit të kenë njohuritë dhe aftësitë që nevojiten për të operuar në mënyrë të pavarur dhe për të marrë vendime të drejta. Ai duhet t’i mësojë dhe t’u sjellë nxënësve modele dhe vendimarrje të mira. Përvojat e autonomisë i japin një sadisfaksion të madh nxënësve. Këto përvoja duhet të gjenden sidomos brenda familjes. Afërsia e fëmijëve me prindërit qëndron si premisë për formimin e subjekteve autonom dhe të përgjegjëshëm. Nuk mund të jesh autonom nëse nuk ke besim në vetvete, pasoja e kësaj do të ishte nënshtrimi. Kështu edhe përsa i përket formimit personal. Dhënia e një përgjigje për nevojat tona më elementare është kusht për të ndjekur synime të tjera, më impenjative dhe komplekse., ndër të cilat fitimi i autonomisë vetjake.
Nëse fëmijët ndjejnë mbështetjen e familjes, ata fillojnë të krijojnë besimin si një siguri të tyren të brendëshme që ata do të jenë të aftë për tu përballur me jetën. Ndihma e prindërve këtu lidhet me përforcimin e idesë se pengesat që u dalin përpara fëmijëve duhen përballuar si dhe që mund të kapërcehen. theksonte: “Autonomia lind edhe nga bashkëpunimi i ndërsjelltë me bashkëmoshatarët.” Kjo do të thotë që mësuesi duhet të nxisë bashkëpunimin midis nxënësve që të ndihmojë në krijimin e autonomisë së tyre. Nga e gjithë kjo nxjerrim se cilësia e  marrëdhënieve midis mësuesit dhe atyre që edukohen varet nga ajo që nxit apo pengon sjelljet autonome.
-       Nxitja e qëllimeve nga ana e mësuesit tek nxënësit.
Qëllimet luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e aftësive të nxënësve dhe motivimin e tyre.
“Vetëmotivimi mund të krijohet më së miri dhe të mbështetet nga qëllimet e arritëshme që e drejtojnë njeriun drejt qëllimeve më të mëdha. Tek nxënësi është mirë të kultivohen qëllimet afatshkurtëra dhe  afatgjata. Qëllimet afatshkurtëra garantojnë nxitje të menjëherëshme dhe drejtim për performance, ndërsa qëllimet afatgjata janë të largëta në kohë që në mënyrë efikase të mobilizojnë përpjekjen apo të drejtojnë që atë që duhet të bëjë individi për të arritur qëllimin afatgjatë”.(Banandura&Schunk,1987).
Qëllimet përcaktohen  “si një diçka që një person kërkon të arrij”.  Dihet se të gjithë njerëzit drejtohen nga qëllime të ndërgjegjëshme që synojnë të arrijnë, pastaj arritja e tyre varet nga faktorë të brendëshëm ose të jashtëm që ndikojnë mbi personat. Kështu që edhe për nxënësit në shkollë është e nevojëshme vendosja e qëllimeve sepse pa qëllime nuk ka arritje në rezultate. Qëllimet janë ato që na nxitin për të arritur diçka në jetë. Në shkollë është e rëndësishme të nxiten nga mësuesi të dy llojet e qëllimeve  si afatshkurtëra  ashtu dhe afatgjata.
Qëllimet afatshkurtëra janë të rëndësishme për nxënësin sepse japin shumë mundësi për të marrë rezultate afatshkurtëra. Kjo bën që të ketë një reagim për  përpjekjet në lidhje me performancën  që nxënësit kanë treguar dhe fillojnë të bëjnë korigjimet e duhura për të ndryshuar këto qëllime sipas nevojave të tyre në mënyrë që të kenë mundësi për të arritur qëllime afatgjata. Qëllimet afatshkurtëra janë hapa të njëpasnjëshëm për të arritur tek qëllimi final. Qëllimet afatgjata na motivojnë për veprim final.
Mësuesi është ai që ka një rol të rëndësishëm në udhëzimin e vendosjes së qëllimeve të nxënësit, u propozon mësuesve disa udhëzime :
v Prezanton detyrat dhe kërkesat e nxënësve si kërkesa që duhen arrirë nga ana e tyre;
v Udhëzon nxënësit të mbajnë një fletore të vogël - ditar - të qëllimeve që ata vetë vendosin dhe sa    i realizojnë ato;
v Ndihmojnë nxënësit të cilët zvarrisin vendosjen e qëllimeve dhe nuk duan t’ia dinë për arritjen e këtyre qëllimeve;
v Nxit të nxënin bashkëpunues për të vendosur qëllime për punën e tyre të ardhëshme, vlerëson qëllimet e vëna dhe  punën e bërë për të arritur këto qëllime.
Të gjitha këto janë të rëndësishme për nxënësin, për punën e tij në klasë. Nëpërmjet këtyre qëllimeve apo edhe të tjera, nxënësit i kanë më të qarta qëllimet që ata duhet t’i vënë vetes dhe përpjekjet që duhet të bëjnë për ti arritur ato. Mësuesi duhet të nxisë angazhimin tek nxënësit, duhet të bëjë që nxënësit të angazhohen në qëllimet që i kanë vënë vetes, duhet të jenë të vendosur për ti arritur këto qëllime.
  
Kapitulli   2 GJETJET EMPIRIKE .
 2/1.1 METODAT
 2/1.2Modeli i humultimit.
Për realizimin e humultimit janë realizuar metoda cilësore. Të dhënat janë nxjerrë, nga studimi i kryer në lidhje me temën.Studimi është kryer nëpërmjet instrumentave të mëposhtëm:
·         Pyetësorë për mësuesin – nxënësin.
·         Vëzhgime të drejtpërdrejta.
       2/1.3 Popullata dhe kampioni.
Popullata e këtij studimi janë mësues dhe nxenes të ciklit fillor te klasave  (të treta,te katërta, e të pesta) të qytetit të Durrësit. Kampioni i përzgjedhur është bërë në mënyrë rastësore ( mësues të shkollave të ndryshme të qytetit) ku përfshihen shkolla publike dhe jo publike.
       2/1.4  Mbledhja e të dhënave.
Gjatë kryerjes së studimit, janë mbledhur të dhëna nga gjashtë shkolla të qytetit të Durrësit. Shkollat që u përfshinë në studim janë:Gjithashtu dhe te dhenat per vezhgimin jane nxjerre ne po keto shkolla.
1-      Shkollat publike ( 4 shkolla të qytetit)Shkolla “ Qemal Mici” .Shkolla “ Kushtrimi i Lirisë”.
Shkolla “ Isuf Puka”.Shkolla “Marie Kaçulini”.Shkollat jopublike ( 2 shkolla të qytetit)Shkolla “Iliria”. Shkolla “ Viçens Prendushi”.
    2/1.5       Pyetësorët
·         Për mësuesin
·         Ecuria e mëtejshme e proçesit të plotësimit të pyetësorëve është mundësuar nga kontakti i drejtëpërdrejtë me subjektet pjesëmarrëse në studim, të cilëve u është kërkuar leje paraprake due u është shpjeguar çdo detaj përsa i përket identifikimit të tyre, do të mbetet konfidencial.
Gjatë kryerjes së pyetësorëve, janë respektuar me përpikmëri parimet etike. Pyetësorët janë plotësuar nga njëzet e katër mësues. (katër nga shkollat publike dhe dy nga shkollat jopublike). Pyetësori për mësuesin përmban trembëdhjetë pyetje me kërkesa alternative dhe me opinon të punës së tyre rreth përdorimit të metodave që nxisin motivimin. Ky pyetësor synon të matë shkallën e përdorimit të formave, teknikave, metodave të mësimit, për të arritur vlerat motivuese e vlerësuese si dhe mjetet për arritjen e tyre. Gjithashtu, ky pyetësor ndihmon për nxjerrjen e metodave të mësuesve për të motivuar nxënësit që janë të papërqëndruar në të mësuar ose me vështirësi në të nxënë.
·         Për nxënësin
Ky pyetësor është aplikuar në gjashtëdhjetë nxënës të shkollave të lartëpërmendura, ku bazë e plotësimit të tyre ka qenë ruajtja e konfidencialitetit dhe respektimi i mendimit të çdo nxënësi.
Pyetësori për nxënësin përmban shtatë pyetje me kërkesa alternative dhe një pyetje me përgjigje të hapur. Synimi i kryerjes së këtij pyetësori ishte marrja e të dhënave rreth sjelljes së mësuesve kundrejt nxënësve.Si dhe nxjerrja e të dhënave për ndjenjën që ka nxënësi në mjedisin klasë/shkollë.
2/1.6 Vëzhgimi
Nëpërmjet këtij instrumenti, u identifikuan metodat, teknikat e mjetet që përdorin mësuesit në të gjashtë shkollat e vëzhguara, për të nxitur kënaqësi, dëshirë, vullnet e mbi të gjitha, motivim për kryerjen me sukses të detyrave dhe arritjen e rezultateve të kënaqshme e të pritshme. Mjetet që mësuesit përdornin ishin të larmishme ( jo në të gjitha rastet), ku pak vend zinte loja mësimore.
2/2 Analiza e të dhënave
Pyetësorët e këtij studimi u plotësuan nga njëzet e katër mësuesit të realizuara në bazë shkolle, duke respektuar konfidencialitetin. Plotësimi i tyre zgjati dy ditë, në një kohë rreth njëzet minutash.
Për plotësimin e tyre është marrë leje nga drejtorët e shkollave përkatëse, si dhe për orët e vëzhguara. Më pas, mundësova takim me secilën mësuese dhe mora miratimin e tyre jo vetëm për plotësimin e pyetësorëve  për mësuesin, por edhe ndihmën për plotësimin e pyetësorit për nxënësin në klasat e tyre si dhe gadishmërinë që treguan për të ndjekur orët mësimore duke vëzhguar pro­çesin mësimor
2/2.1 Niveli i të kuptuarit
Niveli i të kuptuarit nga ana e mësuesit dhe e nxënësit në plotësimin e pyetësorëve ishte i pëlqyeshëm. U vu re në disa raste hezitimi i plotësimit real të pikave ku prekej ana profesionale e mësuesit, porn ë përgjithësi, u dhanë përgjigje të mira.
 2/2.2    Interpretimi i çdo pyetje
 .          2/2.3.Pyetësori për mësuesin
v  Cilat nga mënyrat e mësimdhënies do të përdornit Ju në klasën tuaj? 35% e mësuesvë janë përgjigjur se përdorin mënyrën liberale të mësimdhënies, 25 % mënyrës autorutare, dhe nga 20% mënyrës demokratike-motivuese.
v  Cilat nga metodat e mëposhtëme do të përdornit Ju për të nxitur nxënësin në të mësuarin aktiv? 78% e mësuesve vlerësojnë metodën e mësimdhënies me në qendër nxënësin, e 32% metodën me në qendër mësuesin.
v   Cilat nga këto metoda përdorni më së shumti për të nxitur nxënësin që të jetë më i motivuar? 80% e mësuesve vlerësojnë nxënësin me notë dhe 20% e mësuesve e vlerësojnë nxënësin me simbole.
v  Si e nxitni Ju autononinë dhe vetëvendosjen tek nxënësi? 38% e mësuesve tregojnë se marrin vetë vendime për problemet në klasë, 37% kanë liri të kufizuar dhe 25% e tyre u lenë nxënësve liri të plotë për të vendosur e qenë autonomë
v  Cilat janë disa nga shpërblimet që përdorni? Mësuesit shkruajnë se përdorimi i fjalëve lavdëruese më së shumti me gojë, stimuj moralë, me shkrim kundrejt prindërve dhe pak përdorin stimulin material.
v  Mendoni se vendosja e rregullave në klasë është më efektive kur? 40% e mësuesve sigurojnë së rregullat në klasë i vendosin në bashkëpunim me nxënësin, 36% i sigurojnë nga mësuesit dhe 24% u lihet vendosja e rregullave nga nxënësi.
v  Mendoni  se përdorimi  i lëvdatave  ka më shumë efekt kur?
50% e mësuesve vënë në dukje suksesin me përpjekjet e nxënësve, 20% e tyre vënë në dukje arritjet reale të nxënësve dhe 30% e mësuesve i përdorin lëvdatat në funksion të përforcimit
v  Cilën nga këto metoda përdorni për të nxitur të nxënët bashkëveprues? Nxënësit vlerësojnë rolin mbështetës të tyre në mbarëvajtjen e proçesit mësimor (rreth 57%), nxitin në grup 30% e mësuesve, rreth 13% e tyre caktojnë nxënësin të drejtojë si kujdestarë.
v   Mendoni se bashkëveprimi në grupe nxit? Puna në grup ende nuk është vlerësuar nga pjesa më e madhe e nxënësve (34% mendojnë se çon në distancim të disa nxënësve), 33% mendojnë se nxënësit bëhen më produktiv dhe 23% janë të mendimit se bashkëveprimi në grup ul kreativitetin.
v   Cila nga metodat e mëposhtme është më efektive për të ndaluar sjelljet e pakëndëshme të nxënësve në klasë? Ende ka mësues që mendojnë se ndëshkimi është efektiv në parandalim të sjelljeve të pakëndshme (rreth 10%), por pjesa më e madhe përdor disiplinën positive (41%), përforcimi pozitiv e përdorin 30% e tyre dhe përforcim negative rreth 19% të të pyeturve.
v   Kur ndëshkoni nxënësit përqëndroheni? Ndëshkimi i mësuesit përqendrohet në veprimin e nxënësve ( 52% e tyre mendojnë kështu), në cilësitë personale 36%, dhe aplikojnë të dyja rastet 12 % e mësuesve.
v   Cilat janë disa nga mënyrat dhe metodat që përdorni për të motivuar nxënësit që janë të papërqëndruar në të mësuar ose kanë vështirësi në të nxënë? Rreth 45% e mësuesve përdorin lavdërimet, stimujt moralë apo material, 34% e tyre nuk kanë ndonjë mënyrë të përcaktuar për të motivuar nxënësit (ua lënë rastësive) dhe 21% e tyre i lënë pa stimuj (shifër kjo e lartë për tu konstatuar).
                2/2.4     Konluzion i përgjithshëm i pyetësorit për mësuesin.
Nga te dhenat e pyetsoreve ka dale se mësuesit në klasë përdorin më shumë mënyrën liberale të mësimdhënies sesa mënyrën demokratike.Ata përdorin metodën e mësimdhënies me qëndër nxënësin në mëyrë që të nxisin të mësuarit aktiv. Mësuesit në klasë përdorin më shumë vlerësimin me notë për nxënësin sesa vlerësimin me simbole.Rregullat në klasë vendosen nga të dyja palët: mesuesi dhe nxënësi. Metodat që përdoren nga mesuesi për të motivuar nxënësit gjatë orës së mësimit janë stimujt moral dhe material.si psh Nota ,fletet e lavderimit ,vleresime me ane te lavderimeve shprehje te tilla
si:Te lumte ,me ke kenaqur,je me i miri klases etj
                      Pyetje
                    Pergjigje
1
Cilat nga menyrat e mesimdhenies do te berdornit ju ne klasen tuaj
Motivues-20 % Liberalë- 35 %
Autoritarë-25 %Demokratikë-20 %
2
Cilat nga metodat do të përdor ni per të nxitur të mësuar-it aktiv?
Qëndër mesuesin-32 %
Qëndër nx- 78 %
3
Cilat metoda përdorni për të nxitur nx, që të jetë i motivuar? 
Vlersim me notë-80 %
Vlersim me simbole-20 %
4
Si e nxitni atomominë dhe vetëvendosjen tek nx?
Liri të plotë- 25% Liri të kuf-37%
Vendos mes-38%
5
Cilat janë shpërblimet që përdorni?
Fj.motivuese, Stimuj te ≠ morale
Pak stimuj material
6
Vendosja e rregull. në klasë është më efektive kur?
Me bashkpunim -40 %, Vendos nx-24%
Vendos Mës-36%
7
Përdorimi i lëvda-tave ka më shum efekt kur?
Në dukje e arritjet 20%
Sukse-sin e arritjet 50%
8
Sipas mendimit tuaj loja në klasë?
Nxit inter- 18% I bën më aktiv 25% Nxit imagjn-17%
I shpërqgjate te mesuarit- 40% Me funks.të
9
Cilat nga këto metoda përdorni për të nxitur të nxënët?
Punë me gr – 30% Rol mështe-tës- 57%
Caktojnë nx më të ndrojtur si kujdestar gr- 13%
10
Bashkëveprimi në grupe nxit?
Më produktiv-33% Çon në distancim të disa nx – 34%
Në ulje të kreativi-tetit-23%
11
Cila është meto-da më efektive për të ndaluar sjelljet e pakëndshme?
Disipli-në poz-41% Përforc-im pozitiv-30%
Përforcim negativ-29% Ndëshkues 10%
12
Kur ndëshkoni nx përqendroheni?
Në vepri-52% Në cilësi pers-36%
Në të dyja-12%
13
Cilat janë metodat për të lavdëruar nxenesit e pa përqëndrueshëm?՝
Lavdë-rime Stimujmoral materia-45%
S’kanë metodë të caktuar-34% I lënë pa stimul-21%
Tabela përmbledhëse e rezultateve      “Pyetsor për mësuesin”
Pjesëmarrës në këtë pyetësor janë 24 mësues.
        
                
                               2/2.5     Pyetësori për nxënsësin
v  Si është mësuesi juaj në klasë? Mësuesi i dëgjon nxënësit (rreth 35 % e nxënësve mendojnë kështu). Ai nuk është aq i rreptë, megjithatë 18% e nxënësve mendojnë se ai është, 24% mendojnë se mësuesi është serioz, 10% mendojnë se mësuesit as që i dëgjojnë dhe 13% e tyre pronuncohen se mësuesi i lenë të lirë.
v  Cilën nga këto metoda  përdor mësuesi juaj në klasë? Nga përgjigja e nxënësve kuptohet që mësuesi i kohës së sotme ka ndryshuar fizionominë. 60% e nxënësve janë shprehur së mësuesi i bën nxënësit pjesëmarrës dhe 40% e tyre shprehen se mësuesi shpjegon gjithë kohës.
v  Si ju nxit mësuesi që ju të mësoni sa më shumë? Vazhdon të dominojë vlerësimi me notë (72% e nxënësve japin këtë mendim), ndërsa 28% e nxënësve shprehen se mësuesit vlerësojnë punën e nxënësit me anë të stimulit.
v  Cila nga këto cilësi karakterizon mësuesin tuaj? Mësuesit karakterizohen nga entuziazmi dhe ngrohtësia (40%), indiferentizmi dhe moskokëçarja (33%), shifër kjo shumë e lartë që tregon se profesionin e mësuesit disa e quajnë detyrë e disa jo pasion, ashpërsia dhe këmbëngulja (27% e nxënësve mendojnë kështu).
v  Në ç’mënyre ju shpërblejnë mësuesit për sjelljet e mira? 60% e nxënësve shprehen se mësuesit përdorin stimuj të ndryshëm, fjalë lavdëruese me shkrim / gojë, ndërsa 40% shprehen se mësuesit nuk përdorin stimuj.
v  E përdor mësuesi lojën në klasë në lidhje me mësimin? Nga pyetësorët, del se mësuesit e aplikojnë lojën në mësim (66% e nxënësve e konstatojnë këtë fakt), 20% e tyre shprehen se mësuesit nuk e përdorin lojën dhe 34% e nxënësve shprehen se loja zhvillohet me raste.
v  E nxit mësuesi të punuarit në grupe? Vazhdon mësimi tradicional, fakti i njerrë nga 60% e nxënësve që nuk proçedojnë punën në grupe,27% e tyre e realizojnë dhe 13% me periudha të shkëputura.
v  Për të ndaluar  sjelljet jo të mira mësuesi ndëshkon duke? Ndëshkimi psikologjik dhe fizik vazhdon të jetë ende i dukshëm. Kjo konstatohet në shifra të larta të ndëshkimit si : Shkulje veshi – 20% e nxënësve, me një këmbë- 20% e nxënësve, me pëllëmbë- 28% e nxënësve. Vetëm 32% e nxënësve shprehen se mësuesit, si metodë ndëshkimi përdorin qortimin.
                  2/2.6    Konkluzion i përgjithshëm i pyetësorit për nxënësin.
Në kohët e sotme mësuesi në klasë nuk është më i rreptë më nxënësin, por i dëgjon ato për çdo problem që ato kanë. Gjatë orës së mësimit a i bën të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe aktivë, pra nuk shpjegon ai gjatë të gjithë kohës duke perdorur mesimedhenien me ne qender nxenesin .Ne lidhje me teknikat stimuluese me se shumti perdor lojen  në klasë në lidhje me mësimin. E vetmja metodë që nxënësit duan të ndryshojnë te mësuesit e tyre është që mësuesi t’i nxisë sa më shumë nxënësit të punopjnë në grup.te cilin me te shumtet e mesueseve nuk e perdornin
   Pyetje
Pergjigje
1
Si është mësuesi juaj në klasë?
18% - rreptë 24%- serioz 35% I dëgjon
10% smerr përsipër asnjë mendim
13%- I le të lirë
2
Cilën nga këto metoda  përdor mësuesi juaj në klasë?
Shpjegon gjithë kohës 40 %
I bën nxënësit Pjesëmarrës- 60 %
3
Si ju nxit mësuesi që të mësoni më shumë?
Me stimuj- 28 %
Me notë-72%
4
Cila nga këto cilësi karakterizon mësuesin tuaj?
Indiferent- 33 % Ashpërsi-27%
Entuziast-40%
5
Në ç’mënyrë ju shpërblejnë mësuesit për sjelljet e mira?
Me stimuj lavdërues-60 %
Asgjë- 40%
6
E përdor mësuesi lojën në klasë në lidhje me mësimin?
Jo- 20% Po- 66%
Ndonjëherë- 34%
7
E nxit mësuesi të punuarit në grupe?
Jo- 60%  Po- 27%
Ndonjëher-13%
8
Për të ndaluar  sjelljet jo të mira mësuesi ndëshkon duke?
Shkulin veshin-20% Me një këmbë- 20%
Me pëllëmbë- 28% Qortuar-32%
Tabela përmbledhëse e rezultateve “Pyetsor për nxënësin”
Pjesëmarrës në këtë pyetsor janë 60 nxënës.
            
            
v  Vëzhgimi
     Ecuria e mëtejshme e proçesit të vëzhgimit është mundësuar nga kontakti i drejtëpërdrejtë me subjektet pjesëmarrëse në studim të cilëve ju është kërkuar leje paraprake dhe ju është shpjeguar që çdo detaj për sa i përket identifikimit të tyre do të mbetet konfidencial. Gjatë kryerjes së intervistave është respektuar në përpikmëri parimet etike. Vëzhgimi është zhvilluar në 3 klasa: te trete,te katert,te peste, të ciklit fillor.
Shkollat që u përfshinë në studim : Shkollat publike ( 4 shkolla të qytetit)Shkolla “ Qemal Mici”. “ Kushtrimi i Lirisë”. “ Isuf Puka”. “Marie Kaçulini”. Shkollat jo publike”Iliria”dhe “Vicens Prendushi”
 Është kërkuar leje nga drejtuesit e shkollave për të kryer vëzhgimin. Më pas kam kontaktuar personalisht me mësuesit e klasave të treta te katerta te pesta, dhe i kam shpjeguar arsyen e vëzhgimit.  Në secilën klasë është kryer metoda e vëzhgimit 7 orë ( 2 javë) mësimore. Përzgjdhja e shkollave u bë në mënyrë rastesore por jo koncepti për të vëzhguar, kam dashur të përfshi ndryshimin e  metodave qe perdorin mesuesit per te motivuar nxenesit e tyre në  një shkollë publike  dhe shkollë jopublike.
       
v  Qellimi i vëzhgimit është :
·         Për të përcaktuar  cilat janë metodat dhe teknikat më efektive per te motivuar nxenesit
·         Për të përcaktuar metodat stimuluese  që përdorin mësuesit për të nxitur nxënësit në klase
·         Për të përcaktuar sesa kohë i dedikojnë mësuesit çdo nxënësi në klasë.
·         Cfare klime mbizotronte brenda klases
·         Ambjentet a ishin te duhurat  per te motivuar nxenesit
v  Analiza e vëzhgimit
     Sipas vëzhgimeve të mësimit në shkollat( publike)  “ Qemal Mici”. “ Kushtrimi i Lirisë”. “ Isuf Puka”. “MarieKaçulini”. Shkollat (jo publike”Iliria”)dhe “Vicens Prendushi” “ janë marrë këto të dhëna:
Gjatë vëzhgimit ne keto shkolla u vu re se kishte me pake probleme disiplinore ,perfshirje me te larte e nxeneseve,pritshmeri me te larta si nga ana e mesuesve ashtu dhe nga ana  e nxenesit.
Vëzhgimi u fokusua metodat dh straregjit qe perdor mesuesi per te motivuar nxenesit ne klase dhe u vu re se si ne shkollat publike ashtu dhe ne shkollat private,metoda qe perdorej me shume ishte metoda e  vlersimit me note .Duket se mesuesit e shkollave tona nuk luajne dote  nga metodat tradicjonale e stimulimit.Metodat e tjera me pake te perdorura ishin stimulimet me ane te  nje cemimi simbolik,dhenia e shperblimeve si psh nje cokollate e tje…,
Vlersimet me ane te fleteve te lavderimit ,apo nxenesi me i dalluar i klases .Metod  tjeter per te nxitur pjesmarjen aktive ne procesin e te mesuarit e perdorur nga mesuesi ishte dhe metoda me ne qender nxenesin ,e cila i jep mundesi edhe nxeneseve per te qene  sa me aktiv, dhe produktiv.Ne perfundim te vezhgimit konkluzioni, ishte se i vetmi ndryshim midis shkollave publike dhe private, ishte se ne shkollat private nxenesit kishin me teper liri veprimi se ne shkollat publike.
                      
                   2/2.7 AFATI DHE MUNDËSITË
-          Ndarja kohore.
Proçesi i të dhënave nëpërmjet tre instrumenteve: rishikim, literaturë, pyetësorë dhe vëzhgimi zgjati për një periudhë kohore prej tre muajsh në vazhdimësi, ku fillimisht u kryen plotësimet e pyetësorëve të mësuesit e të nxënësit si dhe vëzhgimet në orë mësimore. Kurse koha e përpunimit të të dhënave zgjati rreth kater  javë, sebashku me analizen  dhe konkluzionin
-          Burimet e materialeve të përdorura.
Janë shfrytëzuar material nga literature të autorëve të huaj dhe shqiptarë rreth Pedagogjisë e Psikologjisë së edukimit. Bashkëngjitur këtij materiali, do të gjendet e gjithë literature e shfrytëzuar.
-          Këshilla e nxënësit për mësuesin.
·         Unë jam vetën një fëmijë dhe mos pritni nga unë që të gjitha t’i di siku të rriturit.
·         Shfrytëzoni gabimet e mia si instrument diagnostifikues, që t’ju ndihmojnë ju që të kuptoni si mësojmë dhe ku më nevojitet ndihma.
·         Etiketimet tuaja negative dhe parashikimet e këqija ndikojnë që të mendoj se kurrë nuk mund të kem sukses.
·         Parashikimet tuaja positive më japin besim.
·         Kur të vëreni se jam përmirësuar qoftë vetëm pak, unë do të bëj përpjekje më të mëdha ngaqë më keni lavdëruar.
·         Kushtoni kujdes nxënies së drejtë, jo përgjigjes së drejtë.
·         Bëni që klasa ime të jetë vendi ku unë ndihem i sigurtë e i çmuar.
·         Bëjeni klasën time, vend të këndshëm për mësim. (Miller, Bonnie QPEA 2003).          
                   2/3  PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
                 2/3.1 PERFUNDIME
Nga studimi që u krye, u vu re se motivimi është pjesë dhe faktor i rëndësishëm i jetës shkollore. Mësuesit  ka  për detyrë të inkurajojë e të ruajë individualitetin e nxënësit. Faktor shumë i rëndësishëm për motivimin është mesuesi,sjellja e tij ne klase por jo vetem ,sepse figura e mesuesit per nxenesit sidomos  kur behet fjale per nxenesit e  ciklit te ulet eshte shume e rndesishme.Sepse ata kalojne nje pjese te konsiderueshme te kohes se tyre me mesuesin. Faktor tjeter jane metodat ,teknikat ,dhe strategjit qe perdor mesuesi per te stimuluar nxenesit . Mjedisi, mjedisi fizik,eshte i  rendesishem ne motivimi  e nxenesiti sepsei krijon nxënësit kënaqësi dhe dëshirë për të kaluar nje pjesë  të konsiderueshme te ditës në shkollë.
Kërkimet humultuese zbuluan se fëmijëve i sjellin kënaqësi dhe sukses vetëm ato aktivitete që ato pëlqejnë dhe që bëhën në mënyrë bashkëpunuese. Fëmijët e mirëpresin çdo masë mbështetje, inkurajimi dhe motivimi, nga mësimdhënësit e binden për dobishmërinë e tyre, jo vetëm për vete por edhe për shoqërinë në tërësi.
Mësuesit që punojnë me motivim ua transmetojnë edhe nxënësve të tyre duke i bërë të ndjehen të rëndësishëm e të vlefshëm.Mësuesit që zbatojnë metoda të ndryshme kanë si qëllim ngritjen e suksesit të nxënësit, ndjekjet e arritjet e mëdha të tij dhe shpërblejnë suksesin. Mësuesit kreativ udhëzojnë nxënësin që të marrin përgjegjësi për vendosjen e rregullave të ndryshme në klasë. Ato lavdërojnë çdo përgjegjësi të nxënësve dhe nuk nisen nga rezultati përfundimtar.
Në shkolla publike presioni i sjelljes i mësuesit ndaj nxënësit është më i madh pasi vjen nga numëri i madh i nxënësve në klasa. Ndërsa në shkolla jopublike u vu re trajtimi më i mirë i nxënësve, butësi, inkurajim, bashkëpunim, rritje të besimit etj. Kjo vlen për tu mbajtur parasysh nga mësuesit që nxënësit nuk kanë faj dhe nuk meritojnë të marrin sjellje agresive, të ashpra e të ftohta nga mësuesi. Ka ardhur koha  që mësimi interaktiv e bashkëpunues të jetë bazë i proçesit të mësimdhënies në mënyrë që të nxënët të jetë process i thjeshtë, i kuptueshëm, i pëlqyeshëm.
                 2/3.2    REKOMANDIME
Mësuesit duhet t’i japin nxënësit një mundësi të përballojë sfida dhe të kapërcejë kufijtë për të ndjekur një interesat tij dhe të nxjerrë mësime nga sukseset apo dështimet. Mësuesit dhe prindërit mund të ndihmojnë fëmijët në mënyrë që ata mund t’i dedikohen një detyre apo pune duke i stimuluar të mendojnë mbi shpresat dhe respektivat në lidhje me të. Nxënësi i mirë duhet të dërgohet në aktivitete shkollore, t’i jepet bursë si dhe të prezantohet me njerëzit prej të cilëve nxënësi dëshiron të marrë shembull.Mësimi duhet të bëhët i përshtatshëm e tërheqës.Mësuesit orën e mësimit duhet të modelojnë me entuziazëm dhe ta bëjnë mësimin sa më ngacmues e dëfryes për nxënësin.
Duhet te bashkpunoi ngushtesisht me komunitetin e prinderve ,ne menyre qe tu vij ne ndihme nxeneseve te vete.
.Te perdor sa me shume  metoda,strategji,dhe teknika qe stimulojne nxenesit.Mesuesi duhet te jete dhe psikolg pervec se mesues,qe te kuptoje personalitetet e ndryshme te nxenesve,temperamentin,karakterin,motivimin,vullnetin, ndrojtjen ,stresin, ne menyre qe ti vije ne ndihme.

              REFERENCAT
·           Alderman MK (1999). Qëllimet dhe setting.Motivation qëllimi për: mundësitë për mësim dhe learning.New Jersey: Lawrence Erlbaum Associates fq.88-111.?
·         Adler.” Psikologjia individuale në shkollë dhe psikologjia e edukimit”(JKT) Tiranë (2005)Aydin, A. “Menaxhimi i klasës”, Ankara 1998,fq:56-68Balci, A. “Kërkimet Sociale, Metodat , Teknikat dhe Parimet”, Ankara (2001),fq:100-105
·         Baloğlu, Nuri “Mënyra e sjelles së mësuesit ndaj nxënësit”. Ankara (2001),fq:15-25
·         Beġdok, Dilek “Mësuesi i fillores, nxitja e aftësive të nxënësit dhe motivimi i tyre”. Istambul
·         Corno, L. (1994). Student vullnetin dhe arsimi: Rezultatet, ndikimet, dhe praktikat. Në Zimmerman BJ & NQ SCHUNK (ed.), Vetë-reguallor i të mësuarit dhe të performancës (f.q 229-254). Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Assocaites.
·         Clıfford T.Morgan, “Hyrje në Psikologji”;(1991),fq: 204
·         Cohen, L. And Others.” Research Methods in Education ”,(2011) London, fq:180-182
·         David G. MYERS ,” Social Psychology” , The  McGraw Hill Inc. (,1996).fq:52-75
·         Elban, Leman “Metodat e mësuesit për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme”. Ankara (2009,)fq 124-134
·         Prof.Gjokutaj Mimoza ”Interaktiviteti në mësimdhënie dhe të nxënit interaktiv” Tiranë( 2009)
·         Ipşir; D.  “Motivimi i nxenesit ne sjelljet e pa deshiruara”,Ankara( 2002),f:153-154
·         Keleġ, Zeynep “Arritja e suksesit të nxënësit duke u motivuar nga
·          Mësuesi”.  Istambul (2010), fq:25-33
·         Keskġn, Resul “Sjellja e mësuesit ndaj nxënesit” Istambul (2009),fq:145-154
·         Korkmaz, i. “Motivimi ndaj nxënësit:, Ankara 2002),fq: 175-193.
·         Miller,Bonnie.”Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësin “ (QPEA2003)
·         Özden,Y. “Rregullorja e klasës”,Istambul 2002, f:38-71.
·         Özyürek, M. “Modeli i motivimit nga ana e mësuesit”,Ankara 1996,fq:
·         Piaget,Jean.”Mbi pedagogjinë”(JKT) Tiranë 2005
·         Terzi, A.R. “Mësuesi isuksesshëm” Ankara (2002 )fq:155-156.
·         Yiğit, B.” Disiplina në Klasë dhe Sjellet e nxënësit” Ankara (2002), fq:156-1
·         Zimmerman, BJ (1989). Një pikëpamje sociale njohës i vetë-rregulluar të mësuarit akademik., Journal of Psychology Arsimor, 81 (3), f.q 329-339.
·         Zimmerman, BJ (1998). Studimet e akademik dhe zhvillimin e aftësive personale: një vetë-rregullues perspektivë. Psikologe Arsimore, 33 (2/3), f.q73-86.
·         Zimmerman, BJ, dhe Martinez_Pons, M. (1988). Ndërtimi validation e një modeli të strategjisë së vetë-rregulluar të mësuarit të studentëve. Ditari i Psikologjisë Arsimore, 80, f. 284-290.
SHTOJCA
                  Pyetësor për mësuesin
1. Cilat nga mënyrat e mësimdhënies do të përdornit Ju në klasën tuaj?
                        a – Demokratike
                        b – Liberale
                        c – Autoritare
                        d – Motivuese
                        e – Tjetër_____________________________________________
2. Cilat nga metodat e mëposhtëme do të përdornit Ju për të nxitur nxënësin në të mësuarin aktiv?
                        a – Mësimdhënien me në qendër nxënësin
                        b – Mësimdhënien me në qendër mësuesin
                        c – Tjetër_____________________________________________
3. Cilat nga këto metoda përdorni më së shumti për të nxitur nxënësin që të jetë më i motivuar?
                        a – Vlerësime me anë të notës
                        b – Vlerësime simbolike
                        c – Tjetër____________________________________________
4. Si e nxitni Ju autononinë dhe vetëvendosjen tek nxënësi?
                        a – Nxënësi ka liri të plotë zgjedhje dhe veprimi
                        b –Nxënësi ka liri të kufizuar zgjedhje dhe veprimi
                        c – E vendosni Ju se çfarë duhet të zgjedhë nxënësi
                        d – Tjetër_____________________________________________
5. Cilat janë disa nga shpërblimet që përdorni?
__________________________________________________________________________________
____________________________________________________________________________________
6. Mendoni se vendosja e rregullave në klasë është më efektive kur?
                       a – Janë të vendosura nga Ju
                       b – Janë të vendosura nga nxënësit
                       c – Janë të vendosura nga nxënësit në bashkëveprim me mësuesin
                       d – Tjetër_____________________________________________
7. Mendoni  se përdorimi  i lëvdatave  ka më shumë efekt kur?
                       a – I përdorni në funksion të përforcimit
                       b – Vini në dukje arritjet reale të nxënësve
                       c – Lidh suksesin e nxënësve me përpjekjet dhe aftësitë e tyre
                       d – Tjetër_____________________________________________
8.Sipas mendimit t’uaj loja në klasë?
                       a – Nxit interesin e nxënësve ndaj të mësuarit
                       b – I bën më aktiv dhe më praktik nxënësit
                       c – Nxit imagjinatën e nxënësve
                       d – I shpërqëndron nxënësit ndaj të mësuarit
                       e – Tjetër_____________________________________________
9.Cilën nga këto metoda përdorni për të nxitur të nxënët bashkëveprues?
                       a – Punën me grupe
                       b - Rol mbështetës
                       c – I caktoni nxënësit më të ndrojtur si kryetar të grupit
                       d – Tjetër_____________________________________________
10.Mendoni se bashkëveprimi në grupe nxit?
                       a – Nxënësit të jenë më aktiv dhe produktiv
                       b – Çon në ulje të kreativitetit të nxënësve
                       c – Çon në distancim të disa nxënësve
                       d – Tjetër_____________________________________________
11.Cila nga metodat e mëposhtëme është më efektive për të ndaluar sjelljet e pakëndëshme të nxënësve në klasë?
                       a – Ndëshkimi
                       b – Disiplina pozitive
                       c – Përforcimi pozitiv
                       d – Përforcimi negative
                       e – Tjetër_____________________________________________
12.Kur ndëshkoni nxënësit përqëndroheni?
                       a – Në veprimet e nxënësve
                       b – Në cilësitë e tyre personale
                       c – Në të dyja rastet
                       d – Tjetër_____________________________________________
13.Cilat janë disa nga mënyrat dhe metodat që përdorni për të motivuar nxënësit që janë të papërqëndruar në të mësuar ose kanë vështirësi në të nxënë?

Pyetësor për nxënësin
1. Si është mësuesi juaj në klasë ?
                       a – Serioz
                       b – I rreptë
                        c.-Ju lë të lirë
                       d – Ju dëgjon
                       e – Nuk merr parasyshë asnjë mendim
             
2. Cilën nga këto metoda  përdor mësuesi juaj në klasë ?
                       a – Është mësuesi ai që shpjegon dhe flet gjithë kohën
                                    b – Ju bën edhe ju pjesmarrës në shpjegim
                       c – Tjetër_____________________________________________
3. Si ju nxit mësuesi që ju të mësoni sa më shumë ?
                       a – Me vlerësim me anë të notës
                       b – Me  vlerësime simbolike (dhënie të një çmimi,shpërblimi etj)
                       c – Tjetër_____________________________________________
              4. Cila nga këto cilësi karakterizon mësuesin tuaj ?
                       a – Entuziazmi dhe ngrohtësia
                       b – Indiferentizmi dhe moskokëçarja
                       c – Ashpërsia dhe këmbëngulja
           5. Në ç’ mënyre ju shpërblejnë mësuesit për sjelljet e mira ?
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
  6.E përdor mësuesi lojën në klasë në lidhje me mësimin?
                       a – Po
                       b – Jo
                       c – Ndonjëherë
7. E nxit mësuesi të punuarit në grupe?
                       a – Po
                       b – Jo
                       c – Ndonjëherë
     8.Për të ndaluar  sjelljet jo të mira mësuesi ndëshkon duke ?
                       a – shkulur veshin
                       b – qëlluar me pëllëmbë
                       c – Le më një këmbë para klasës
                       d – Qortuar
                              e – Tjetër_____________________________________________
FALEMINDERIT !

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels