IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/

Kriminologjia - Hyrje

 Nocionin “Kriminologji” e ka përdorur për here të parë antropologu Pol Topinar në veprën Antropologjia 1879. Rafaello Garafallo për here të parë shkroi veprën kriminologjia 1884 dhe trajtoi fenomenin e krimit në shoqëri dhe shkaqet e tij. Kuptimi Kriminologjia vjen nga fjalë latine - greke krimi - krim dhe logos shkencë që d.m.th shkenca mbi krimin nga aspekti i ndriçimit të formave dhe shkaqeve të paraqitjes së tij.

Kriminologjia - është një shkencë e cila studion dukurinë e krimit si fenomen individual dhe shoqërore duke analizuar format e manifestimit të tij, ndriçuar shkaqet, burimet dhe rrënjët e natyrës ekonomike - sociale, biopsikike të tij me qëllim që t’i ndihmoj në parandalimin dhe mbrojtjen e shoqërisë nga kjo dukuri e rrezikshme.
                                                                                                         

Krimi - shkaqet e krimit kanë qenë të varura nga shkalla e civilizimit, orientimit ideor dhe përcaktimit profesional. Është fenomen shoqërore që qysh në shoqërinë primitive vërehen orvatjet e luftimit të krimit, historia e civilizimit është e lidhur edhe me historinë e krimit, për shkak se historia e krimit për herë ka zgjuar frikë, pasiguri dhe tmerr ndër qytetarë e në te njëjtën kohë interesim. Krimi dhe sjelljet e ndryshme kriminale në botën e sotme janë bërë temë e mediave të shkruara e elektronike. Programet filmike, TV-të, video-klubet janë përplot me tema dhe përmbajtje të krimeve, dhunës, vrasjeve e sjelljeve patologjike e që sjellin porosi negative duke zgjuar instinkte të ulëta e ideja për krim, për ketë arsye shtrohet pyetja prej nga i gjithë ky interesim dhe opinion i preokupuar të cilin e shpjegojmë me anën e disa faktorëve që vijojnë më poshtë.


Faktorët subjektiv dhe emocional - sipas autorëve të njohur Barnes & Beteresinteresimi për krim vjen nga ndjenja e frikës për sigurinë jetës, integritetit moral e seksual, kënaqjes së epsheve nga dëshira e imitimit të krimit. Nga shume anketa, analiza, kërkime kriminologjike të bëra në shume vende të botës vërtetojmë se frika nga krimi ndër qytetarë është në vend të II-të, ndërsa frika nga kataklizmi e lufta në vend të I-rë, e nga sëmundjet në vend të III-të. Sipas disa autorëve dhe teorive çdo njeri është kriminel potencial. Kriminologu Bemelen konkludoi se interesimi për krim vjen si rezultat i shtytjeve të brendshme të individëve të ndryshëm që në nënvetëdijen e tyre të identifikohen me kryerësit e krimit, e ketë mendim e kontestoi amerikani Jonson duke thënë se njerëzit nisen nga ana humanitare e jo nga ndjenja e krimit. Autori poeti Gete ka thënë “Nuk ka krim të cilën një dite nuk do te isha i aftë ta kryej”, ketë mendim e vërtetojmë përmes Metodës se Vetakuizmit ku shume njerëz kanë bërë krime të cilët kurrë nuk janë përgjigjur për to e as nuk është ditur kurrë, nga kjo e dhënë del se numër i errët i sjelljeve kriminale është i madh dhe prirja për të kryer krim është shumë e shprehur. Ish - presidenti i SHBA-ve Klinton deklaroi se sot është rrezik i madh nga sundimi i Kleptokratisë d.m.th nga qeverisja e hajnave, pra shumë autorë e vërejnë se këtu qëndron arsyeja e interesimit të madh të krimit dhe frikës së madhe meqë janë të përfshirë edhe ata që duhet ta mbrojnë shoqërinë nga kriminaliteti.

Faktori objektiv ose rreziku real nga atakimet e krimit - në grupin e II-të bëjnë pjesë faktorët që nxisin interesimin për dukurinë e krimit si rrezikimin e vlerave dhe të mirave elementare të njeriut; jeta, liria, rrezikimi i rendit të caktuar ekonomiko - shoqërore, rrezikimin e normave etiko - morale etj, të gjitha këto vlera dhe norma në çdo shoqëri atakohen dhe janë të rrezikuara nga veprimet e ndryshme kriminale ku krimi iu hap rrugën kaosit, korrupsionit, konflikteve midis qytetareve etj.

Faktorët ekonomik e material - grupi i III-të ku bëjnë pjesë humbjet dhe dëmët e mëdha materiale që pëson shoqëria - individi drejtpërdrejte nga aktiviteti kriminal. Harxhohen para të mëdha në pengimin e terrorizmit ndërkombëtare, krimit të organizuar etj, ku nga të gjitha këto akte kriminale shkaktohen dëme materiale.

Interesimi me qëllim të mbrojtjes & vetëmbrojtjes - grupi i IV-të i faktorëve që zgjojnë interesim në opinion e cila mundohet përmes mediave, televizioneve të shpjegoj se si të ruhemi nga krimi pra, ta parandalojmë atë mirëpo nga ana tjetër përmes këtyre faktorëve mund te ketë anë negative të nxisin - imitojnë krimin.

Disa pikëpamje në kuptimin e Kriminologjisë - disa nga këto kuptime tentojnë Kriminologjinë ta paraqesin si shkence gjithëpërfshirëse mbi krimin e disa tjera  përkufizojnë atë si disiplinë të specializuar mbi shkaqet e krimit. Rafello Garafallo ka theksuar se kriminologjia është shkencë që merret si akt i cili cënon ndjenjat elementare morale të një bashkësie njerëzore e ashtu quajtur - krimi natyror (shih faqe 16-17).

Kriminologjia si shkencë pluraliste - kuptimi i kriminologjisë sipas këtij koncepti ka d.m.th të një shkence të përgjithshme e të pavarura që merret me fenomenin e krimit që në kuadër të kriminologjisë trajtojnë sjellje kriminale, shkaqet, masat për kontrollin dhe parandalimin e kriminalitetit. Këto koncepte që në literaturën kriminologjike quhen pluraliste, ketë e ka mbrojtur Enriko Ferri dhe që mendonte se shkenca e kriminologjisë në vete përmban kuptimin gjenetik për të gjitha shkencat tjera që e trajtojnë kriminalitetin, ky mendim është përkrahur nga shumica e pjesëmarrjeve të Kongresit të I-rë Ndërkombëtare për kriminologjinë në Romë 1938 e pjesërisht shkolla austriake kriminologjike, Sipas këtij koncepti ekzistojnë vetëm 2 disiplina të cilat merren me krimin; E Drejta penale e cila merret me anën normative dhe Kriminologjia - me anën reale të krimit. Sipas autorit Grasheger kriminologjia përfshinë 4 grupe të disiplinave që e trajtojnë atë. Grupi i I-rë e përbejnë fenomenologjia kriminale dhe etiologjia-biologjia kriminale. Grupi i II-të disiplinat të cilat trajtojnë, faktet dhe provat e procedurës për vërtetimin e kryerjes së krimit,Grupi i III-të disiplinat të cilat studiojnë mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti, Grupi i IV-të e përbejnë të gjitha ato disiplinat që merren hulumtimin e mjeteve dhe metodave të përshtatshme të mbrojtjes nga atakimet kriminale.

Kriminologjia si shkencë sintetike - mendimin sintetik shkenca e kriminologjisë e përqendron në hulumtimin e shkaqeve dhe faktorëve të krimit. Kështu që autorët Stefani, Levasseur kriminologjinë e definojnë si shkencë mbi shkaqet e delikuencës. Po ashtu Pinate  kriminologjinë e ndanë në atë gjenerale, aplikative ose klinike.

Definimi dhe përkufizimi i kriminologjisë - dikur kriminologjinë e kanë trajtuar si shkencë mbi veprën penale, e më vonë e kanë trajtuar atë si shkencë mbi kryesin - kriminelin, dhe si shkencë mbi faktorët kriminogjen. Më vonë thuhet se kriminologjia duhet të merret me studimin e veprimeve dhe veprave dhe sjelljeve që qojnë në kriminalitet, e ky koncept ndryshe quhet kriminologji dinamike.

Lënda (Objekti) i kriminologjisë-mbi kuptimin e shkencës se kriminologjisë vërehet se si objekt te studimit ka fenomenin kriminal si objekt te preokupimit te saj, ku ne vete mban disa nocione; krimin si dukuri individuale, viktimën e krimit, etj.

Disa kuptime dhe nocione themelore të kriminologjisë - Fenomeni kriminal - zakonisht mendohet për dukurinë e rrezikshme shoqërore që manifestohet në kryerjen e krimeve të llojllojshme, kriminalitet - kuptohet tërësia e të gjitha krimeve të kryera në një kohë, hapësire dhe periudhë të caktuar, kriminaliteti si tërësi e krimeve ndahet në atë primar që nënkupton krime që janë kryer për herë të parë dhe është zhvilluar proceduar nga organet kompetente dhe sekondar paraqet kryerjen e sërishme të krimeve, krime- akti individual i sjelljes së njeriut, përmes të cilit cënohet shkelet kodi penal ku pason ndëshkimi, mirëpo shpesh përdoret edhe termi vepër penale - është veprim apo mosveprim i cili rrezikon apo cënon një të mirë të mbrojtur me ligj penal.

Përkufizimi i lëndës së kriminologjisë - më herët është theksuar si lëndë e saj është njeriu kriminal apo delikuent ketë mendim e ka përkrahur Lombroza, mirëpo më vone është parë se objekt i kësaj shkence duhet të jenë shkaqet dhe kushtet, faktorët që e nxisin  krimin, mirëpo kohëve të fundit ka mendime se kriminologjia duhet të jetë studim i kontrollit, pengimit dhe formave e mënyrave të reagimit të shoqërisë.

Definimi juridik i lëndës së kriminologjisë - si lëndë të studimit duhet të jenë të gjitha sjelljet dhe veprimet e ndaluara dhe të parapara me norma pozitive juridike. Pra, objekt studimi janë krimet dhe sjelljet kriminale që janë parapare me dispozitat juridike pozitive.

Definimi sociologjik i lëndës së kriminologjisë - ky definim thotë që objekt i studimit i kësaj shkence duhen të jenë të gjitha sjelljet dhe veprimet antishoqërore, të ndaluara dhe të rrezikshme, pa marrë parasysh faktin se a janë të parapara në dispozitat penale pozitive.

Definimi i përzier i kriminologjisë - konsiston në faktin se objekt i studimit i kësaj shkence duhen të jenë të gjitha veprimet dhe sjelljet të cilat cenojnë dispozitat pozitive jo vetëm nga ana normative juridike por edhe sjelljet e dëmshme ndaj shoqërisë që shpijnë deri te aktivitete kriminale.

Definimi përfundimtar i lëndës së kriminologjisë - sipas këtij definimi ajo është shkencë e pavarur e cila, duke aplikuar metodologjinë kërkimore, në mënyre empirike studion fenomenin kriminal në tërësinë e tij, ku si lëndë të veten ka krimin, kriminalitetin, kriminelin, faktorët objektiv dhe subjektive, viktimën, dhe masat për parandalimin e tij në shoqëri, ku si shkencë qëndron e pavarur dhe unike.

Rëndësia dhe funksioni i kriminologjisë - kriminologjia në veçanti ka dy detyra themelore 1 - njohja dhe ndriçimi sa më i thellë i lëndës apo objektit të studimit, 2 - rezultatet e kërkimeve dhe njohuritë e veta shkencore të jenë në shërbim të mirëqënies së njerëzimit. Mënyra e vështrimit dhe përshkruarja e lëndës së kriminologjisë ashtu siç është, njihet si mënyrë deskriptive. Kemi edhe mënyra tjera të njohjes së krimit në mënyre pro dhe kontra mendimeve që kanë dominuar deri në atë moment.

Roli dhe detyra e kriminologut -  kriminologu ka për detyrë të kërkoje dhe te njoh të vërteten, ai duhet sa më shumë të lirohet nga qasjet subjektive dhe interesat personal të cilat nuk kanë mbështetje në fakte dhe të dhëna objektive. Kriminologu i njohur Sabo thekson funksionin tredimensional të kriminologut, ai duhet të ketë përherë fokus kritikndaj dukurive kriminale, duhet që në qasjet e tij të jetë kreativ, ai duhet të ketë guxim të paraprijë me ide. Pra 3 funksionet kryesore të kriminologut; kritikues, kreator dhe prognozues.

Ndarja e kriminologjisë - ajo ndahet në:

Kriminologjia e përgjithshme
Kriminologjia klinike
Kriminologjia akademike
Kriminologjia aplikative
Kriminologjia radikale
Kriminologjia viktimologjike


KRIMINOLOGJIA

 
-Kriminologjia e përgjithshme - është një shkence teorike lidhur me nocionet themelore mbi krimin dhe shkaqet e tij në shoqërinë bashkëkohore. Përbëhet nga disa shkenca të veçanta kriminale si, antropologjia, psikologjia, penologjia etj. Ka për detyre të definoje dhe përkufizoje të gjitha nocionet themelore mbi krimin dhe mardhëniet e tij.

-Kriminologjia klinike - është disipline e veçantë që insiston që objekt studimi dhe hulumtimi duhet të jetë individi - kryerësi, krimineli i cili studiohet dhe observohet me sy klinike. Ajo trajton krimin si akt individual. Ky lloj studimi ka qenë prezent në Francë, Itali etj. Si themelues i kësaj kriminologjie është Lombrozo e Pinatel.

- Kriminologjia akademike - zhvillohet dhe studiohet nëpër qendrat universitare të ndryshme në botë.

- Kriminologjia aplikative - ajo duhet të merret me studime, kërkime dhe observime konkrete të realitetit kriminal në çdo shoqëri, duke u angazhuar që në shkencën e kriminologjisë të bëhen ndryshime rrënjësore në qasjen e studimit të shkaqeve të krimit dhe parandalimit të tij.

- Kriminologjia radikale - paraqitet si një kritik e ashpër e disa koncepteve të kriminologjisë tradicionale mbi krimin. Ajo kërkon që në mënyre radikale të ndrrojë kuptimi i sistemit të inkriminimeve tradicionale që dmth ndërrimi i kodeve, ligjeve penale etj.

- Kriminologjia viktimologjike – viktimologjia - është një disipline e cila merret me studimin e viktimës nga aspekti i fenomenit të paraqitjes, shkaqeve objektive e subjektive, i masave dhe mjeteve të parandalimit të viktimizimit të qytetarëve. Ajo i studion viktimën për nga vetitë e tij, karakteristikat biologjike, psikologjike, morale dhe socio - kulturore, lidhjet e saj me krimin dhe rolin e saj në ndodhjen e krimit. Kontribut të madh kanë dhëne autori Hans & Henting në veprën e vet The Criminal as his victim - studies in the sociobiology of crime. Përmenden disa lloje të viktimave ato janë; kriminale, latente, pafajshme, pjesëmarrëse, nxitëse, e rastësishme etj.

Metodologjia dhe metodat e Kriminologjisë
Siç dihet fjala metodë - metodologji dmth rrugë, mënyrë e ardhjes deri te e vërteta. Kriminologu amerikan Hagan ka përcaktuar disa faza për metodologjinë e kërkimit kriminologjik: Teoria, Deduksioni, Hipoteza, Operacionalizimi, Plani kërkimore, Matjet, Grumbullimi i te dhënave, Analizat, Zbulimet dhe Induksioni.

-Metodat e shkencës se Kriminologjisë- më të përdorshmet janë: metoda të përgjithshme teorike, metodat empirike, metodat e studimit të rasteve individuale, metoda klinike, metoda të vrojtimit, krahasimit, anketës, intervistës, statistikore etj.

-Metodat e studimit të rasteve individuale - kjo metodë i qaset kriminalitetit si dukuri individuale dhe fokusohet në delinkuentin në vetitë dhe cilësitë e tij. Për tu aplikuar kjo metodë duhen të mblidhen  shumë të dhëna shënime mbi rastin kriminal dhe vetitë e tij. Kjo metodë quhet edhe e rastit ose historisë jetësore të delinkuentit. Ajo studion sjelljet e delinkuentit që nga koha e fëmijërisë e deri në momentin e kryerjes së krimit. Këtë metodë e ka përdorur Saderland në studimin e tij për hajnin profesional. Studimi i tillë duhet të përfshijë të dhënat dhe faktet sociologjike, psikologjike, psikiatrike dhe faktet tjera relevante, Është metodë mjaftë e shtrenjtë dhe me anë të saj nuk mund të zbulohen rrethanat esenciale të sjelljeve kriminale të cilat gjenden në raporte shoqërore ekonomike dhe raporte tjera.

--Metodat e studimit të rasteve individuale - kjo metodë i qaset kriminalitetit si dukuri individuale dhe fokusohet në delinkuentin në vetitë dhe cilësitë e tij. Për tu aplikuar kjo metodë duhen të mblidhen  shumë të dhëna shënime mbi rastin kriminal dhe vetitë e tij. Kjo metodë quhet edhe e rastit ose historisë jetësore të delinkuentit.
-Metoda e vrojtimit-observimit - kjo metodë mund të jetë e vrojtimit direkt, indirekt dhe me pjesëmarrje të studiuesit dhe pa pjesëmarrje, ku me pjesëmarrje të studiuesit arrihen përfundime të mira të analizës për shkak se e vrojton direkt veprën dhe jep rezultate të mira, mirëpo kjo metodë ka edhe të metat e veta sepse në disa raste vrojtimi direkt nuk është i mundshëm në praktikë.

-Metoda e anketës dhe intervistës – janë metoda të njohura të mbledhjes së fakteve, që aplikohen në të gjitha shkencat shoqërore. Anketimi mund të merret me shkrim ose me gojë. Nëse anketa zhvillohet me persona delikuent apo të dënuar, atyre duhet t’u shpjegohet qëllimi i anketës dhe veçmas t’u garantohet se anketa - përgjigjet nuk do të ndikojnë në keqësimin e pozitës së tyre në procedurë penale.

-Metoda e eksperimentit, krahasimit dhe matjes-metoda e eksperimentit - aplikohet zakonisht në shkencat natyrore dhe ekzakte, ndërsa në shkencat natyrore është më i kufizuar. Te eksperimentosh dmth që në mënyrë artificiale t’i nxitesh dhe shkaktosh proceset, veprimet dhe dukuritë e ndryshme në botën reale. Krahasimi- po ashtu është metodë kërkimi në hulumtimin sociologjik dhe kriminologjik. Te krahasimi kemi të bëjmë me 2 grupe;
1-krahasuese - zakonisht këtu ndërmerren veprime,2-kontrollues - këtu nuk ndërmerren veprime. Matja - aplikohet në kriminologji e sidomos në psikologji kriminale, hyn në përdorim për hulumtimin e inteligjencës,motivimit,qëndrimeve,temperamenti,karakterit tj.
-Metodat statistikore dhe aplikimi i tyre në kriminologji - në kriminologji metoda statistikore ka hy me një disiplinë të veçantë që quhet Statistika Kriminale.

-Metoda e ligjit të numrave të mëdhenj - e ka përdorur autori Poisson për te arritur rezultatet sa më të sakta dhe sigurta dhe sipas këtij parimi statistikor, sa më shumë raste përfshirë në studim, aq me objektive janë edhe konkluzionet dhe përfundimet e analizës së krimit.

-Metoda e modelit – reprezentimit - esenca e kësaj metode qëndron në studimin e vetëm të disa rasteve që janë tipike të cilat përfaqësojnë popullin apo delinkuentin.

-Metoda e korrelacionit, mesatares dhe përqindjes - me anë të kësaj metode mund të pasqyrohet raporti në mes moshës dhe kriminalitetit, gjinisë dhe kriminalitetit, shkallës së arsimimit llojet e veprave penale, mesatarja e krimit në një rajon, përqindja e delikuenteve të mitur në një shtet etj.

Vlerësimi kritik i metodave statistikore - rezultatet e fituara me anë të metodave statistikore duhen të verifikohen me metoda tjera ngase metodat statistikore janë metoda të mbledhjes së fakteve dhe te dhënave e jo metoda të shpjegimeve esenciale të shkaqeve të kriminalitetit.

Evidencat statistikore mbi kriminalitetin - këtu paraqitet një pasqyre reale e pranisë së dukurisë se kriminalitetit në një shoqëri të caktuar. Për t’u arritur ky qëllim dhe për të qenë pasqyrat dhe të dhënat e ndryshme të cilat fitohen, me të përdorshmet, në kriminologji veçmas u kushtohet kujdes evidencave statistikore.

Llojet e evidencave statistikore mbi kriminalitetin - kemi këto lloje:

1.      Evidencat ndërkombëtare mbi kriminalitetin - trajtohen shënimet dhe të dhënat mbi kriminalitetin të cilat mbrohen nga organet dhe institucionet e OKB-së dhe kanë të bëjnë me shtrirjen e kriminaliteti në të gjitha vendet e botës, ku paraqiten shumë vështirësi për shkak të emërimeve dhe kualifikimeve të ndryshme të veprave penale në kodet penale të atyre shteteve.

2.      Evidencat kombëtare ose nacionale mbi kriminalitetin - këto kanë të bëjnë me evidentimin e kriminalitetit në një vend apo shtet të caktuar. Këso evidencash mund të mbajnë organet e policisë, organet e prokurorisë, organet e gjykatave etj, që merren me tubimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore.
Këto evidenca mund të jenë: përgjithshme-koncentrike-që mbajnë shënime për të gjitha llojet e veprave penale dhe sjelljeve kriminale p.sh (evdiencat për kriminalitet ekonomik) dhe  speciale-fragmentar.
Me evidentimin e kriminalitetit në disa shtete ka filluar para 100 viteve si në Britaninë e Madhe publikohet statistika kriminale – Criminal Statistics, British Crime Survey, Në SHBA quhen Uniform Crime Reports dhe National Crime Victimization Survey. Publikimi i UNC nxjerrët 1 herë në vit nga FBI dhe Ministria e Drejtësisë ku publikojnë dy grupe të krimeve: Krimet e dhunës dhe pasurisë. Publikimi i NCVS behët një herë në 3 vjet ka rëndësi në sqarimin e krimeve të errëta ku përfshijnë të dhëna nga anketat dhe intervistat e ndryshme. Në Francë kemi Statistika gjeneralë mbi kriminalitetin etj.
Evidencat statistikore paraqiten përmes numrave absolute dhe relative, këto evidenca në një shtet i mbajnë organet policore, prokuroritë dhe gjykatat.

Evidencat Statistikore të policisë mbi kriminalitetin - shënimet e policisë janë të larmishme ku mblidhen të dhëna mbi veprën penale, kryesin e veprës, moshën, gjininë, profesionin etj. Mirëpo këto të dhëna shpeshherë s’janë të sakta bëhen gabime për shkak të paraqitjes së rrejshme, kualifikimeve të gabueshme etj.

Evidencat Statistikore të prokurorisë publike mbi kriminalitetin - përmbajnë shënime dhe të dhëna mbi numrin e akuzimeve ndaj personave të dyshuar se kanë bërë krime në  një shtet, evidencat janë më të ngushta se sa të policisë mirëpo prapëseprapë duhen të merren me rezervë duke pasur faktin se këto evidenca nuk paraqesin fjalën e fundit mbi numrin e sjelljeve kriminale.

Evidencat Statistikore të gjykatave mbi kriminalitetin - janë më të preferuara për përcjelljen e të dhënave mbi kriminalitetin në një vend, këto evidenca në literaturën  kriminologjike konsiderohen se janë më të sakta dhe të sigurta.

Vërejtje kritike lidhur me Evidencat Statistikore mbi Kriminalitetin - ekzistojnë 2 pikëpamje lidhur me këtë: ai Legal - që thekson se si kriminalitet mund të evidentohen vetëm krimet, dhe Real - që thekson se si krim duhen cilësuar të gjitha sjelljet kriminale që ndodhen në jetën reale pa marr parasysh a janë të evidentuar nga policia, prokuroria apo gjykatat. Në hulumtimet kriminologjike duhet marrë parasysh dukurinë e numrit të errët-tepërt” të krimininalitetit në një shtet.

Problemi i evidencave statistikore - nga përvoja e praktikës gjyqësore dihet se një nr. i konsideruar i sjelljeve kriminale paraqesin vepra penale dhe ndaj kryesve duhet të zhvillohej procedura e ndjekjes penale mirëpo nëse ato nuk regjistrohen cilësohen si numër i errët i kriminalitetit.

Numri i “errët” ose i paevidentuar i kriminalitetit - Autori i parë i statistikës kriminale Ketlet ka theksuar se qëllimi i statistikës kriminale është mbledhja e të dhënave dhe shënimeve mbi kriminalitetin në një shtet, për ketë ai kriminalitetin e ka ndarë në vepra penale kryesit e të cilave: janë të njohura, të panjohura dhe vepër penal krejtësisht të panjohura. Enriko Ferri krimet i ndanë në krime të njohura nga policia dhe gjykata dhe krime reale që kanë ndodhur në botën reale. Ketë kriminalitet të paevidentuar autorët e kanë quajtur me emër të ndryshëm, ”numri i errët”, “fushë e errët”etj.

Numri i “përhimet” i kriminalitetit - dallon nga numri i errët sepse këtu është fjala për rastet e njohura të cilat nuk janë ndriçuar mire deri në fund nga organet kompetente. Schneider lidhur me numrat e errët dallon numrat e errët absolute -, relativ dhe te karrierës kriminale.

Numri i ‘tepërt” i kriminalitetit - këtu kemi të bëjmë me rastet e evidentimit dhe regjistrimit të sjelljeve kriminale që në të vërtet s’kanë ndodhur ose s’ekzistojnë. Këto ndodhin kur paraqiten raste të rrejshme ose institucionet qëllimisht rrisin numrin e kriminalitetit për arsye politike apo praktike. Këto të dhëna quhen me emrat kriminalitet fantomik, i shpifur, i ekzagjeruar. Pra, numri i tepërt paraqitet kur disa individ shpallen fajtor e janë të pafajshëm.
Shkaqet e paraqitjes së numrit të “errët” ose të “tepërt” - mendohet se numri më i madh i krimeve të paevidentuar ka të bëjë me krimet e lehta dhe të imta kundër pasurisë, krimet në mes familjes, deliktet seksuale etj, të cilat s’janë paraqitur afër ose janë ekzagjeruar pa ndodhur fare. Mënyra e zbulimit të numrit të errët sipas kërkimeve kemi 2 mënyra origjinale të studimit; studimi mbi vetakuzimin dhe studimet mbi viktimat.

Studimi mbi vetakuzimin - apo Self Report Studies si mënyrë të zbulimit të numrit të errët dhe të përhimtë në kërkimet kriminologjike po aplikohet qe disa vjet, me anë të anketimit dhe intervistimit me qytetar të moshave të ndryshme lidhur me faktin se a  ka ky krimi gjatë jetës ose në periudha të caktuara, çfarë janë krimet edhe a janë përgjigjur penalisht. Të anketuarit-intervistuarit shënojnë krime të cilat i kanë kryer e për të cilat nuk janë në dijeni organet kompetente. Këto anketa-intervista janë të lira e vullnetare dhe mënyra e këtillë e hulumtimit quhet metodë e vetakuzimit. Studime të këtilla sot bëhen në (SHBA, Britani, Gjermani etj).

Studimet mbi Viktimat - studiohet me anë të anketimit-intervistimit të personave të ndryshme se a kanë qenë ndonjë herë viktimë e krimeve të caktuara dhe a i kanë paraqitur ndonjëherë te organet kompetente. Si nismëtar i kësaj metode konsiderohet Henting. Kjo metodë aplikohet në SHBA, Itali, Holandë etj. Arsyet e mosparaqitjes së viktimave në polici janë: konsiderimi i tyre si krime të imta dhe pa pasoja, lidhja familjare dhe farefisnore me kryesin, frika nga hakmarrja, mosbesimi tek organet kompetente, frika nga publikimi etj.

Krimi si objekt studimi i disa disiplinave shkencore - kriminaliteti studiohet dhe analizohet si dukuri shoqërore dhe si kategori juridike, etike, morale, dhe si raport i caktuar shoqëror, psikologjik dhe familjar. Kriminologjia për të arritur këto duhet të ketë raporte të mira me disiplinat tjera shkencore të cilat në aspekte të ndryshme ndriçojnë problematikën e kriminalitetit. Kriminologjia ka raporte të ngushta me një numër të caktuar të disiplinave të veçanta kriminologjike të cilat kanë pasur ndikim të dukshëm në hulumtimet e shkaqeve të kriminalitetit e ato shkenca janë si më poshtë.

1. Antropologjia kriminale - ka ndikuar dukshëm në zhvillimin e hulumtimeve kriminologjike dhe në ndriçimin e lidhjeve në mes konstrukcionit trupor të njeriut dhe sjelljes së tij delikuente.

2. Psikologjia dhe Psikopatologjia kriminale - ku në pikëpamje shkencore analizojnë studiojnë lidhjet në mes të sjelljeve kriminale të delikuentëve dhe vetive dhe cilësive të tyre psikologjike dhe çrregullimeve psikike.

3. Biologjia kriminale - ndërlidh vetitë anatomike - fizike me vetitë dhe cilësitë biologjike të individit me sjellje kriminale.

4. Sociologjia kriminale - trajton aspektin social të krimit.

5. Gjeografia kriminale - merret me hulumtimin e shpërndarjes dhe përhapjes së kriminalitetit në vende, regjione dhe vise të ndryshme të botës.

6. Viktimologjia kriminale - merret me studimin e viktimës, formave, shkaqeve të paraqitjes dhe masave për parandalimin e viktimizimit.
Raporti i Kriminologjisë me shkencat tjera penale me:

Të Drejtën Penale - Kriminologjia ka lidhje të ngushtë me të drejtën penale të cilat për lëndë studimi e kanë kriminalitetin, veprën penale. Secila prej tyre e ka lëndën dhe metodën e vet të pavarur të trajtimit të kësaj dukurie. E drejta penale si shkencë juridike, vështron krimin si kategori dhe nocion juridik, ajo e studion dhe interpreton në mënyrë kritike të drejtën penale pozitive të një shteti, pra merret me analizën dhe përkufizimin e veprave penale. Kriminologjia studion format, ndriçimin, shpjegimin e paraqitjes së sjelljes kriminale. Mirëpo dihet se krimi në rend të parë është kategori shoqërore e pastaj juridiko-formale.

Procedurën Penale - si shkencë mbi sistemin e dispozitave juridike të cilat rregullojnë dhe përcaktojnë subjektetet e procedurës penale me të cilën ndriçohet çështja penale mbështet në kriminologji dhe në të dhënat që i ofron ajo mbi botën reale të krimit. Këto dy shkenca bashkëpunojnë në mes veti nëpërmes aplikimit të procedurës të ekspertimit kriminologjik, ku përfshihen njohuritë sociale.

Politikën kriminale - si disiplinë e pavarur shkencore angazhohet duke u mbështetur në të arriturat e shkencave tjera për gjetjen e formave dhe metodave më efikase për pengimin e kriminalitetit në një vend, ajo nuk mund t’i arrij pa shfrytëzimin e rezultateve të kërkimeve kriminologjike. Politika kriminale bashkëkohore gjithnjë e më shumë mbështet në masat preventive ekonomike, sociale dhe në masa tjera për pengimin e kriminalitetit.

Penologjia - merret me studimin e ekzekutimit të sanksioneve penale dhe procesin e risocializimit të personave të dënuar duke inkorporuar qasjet interdisiplinare dhe duke shfrytëzuar të arriturat e shkencave tjera e veçmas të kriminologjisë.

Kriminalistika - ka për bazë kriminalitetin si lëndë studimi, merret me studimin e metodave të zbulimit kërkimit të krimeve dhe kryesve të tyre dhe të njëjtën kohë kontribuon në ndriçimin e rasteve të ndryshme, kryerësve të tyre. Ajo shërbehet me rezultate të kërkimeve kriminologjike të bazuara në shkenca konkrete.

Mjekësia Ligjore - merret me studimin dhe ndriçimin e aspekteve sociale të rasteve të ndryshme kriminale.

Psikologjia e gjyqit - merret me studimin e psikologjisë së pjesëmarrësve në procedurën penale.

Psikiatria e gjyqit - studion gjendjen shpirtërore e veçmas gjendjet e sëmuara dhe të çrregulluara shpirtërore të kryerësve të veprave penale.

Medicina e gjyqit - merret me studimin e të dhënave të ndryshme të karakterit
anatomiko-biologjik e që kanë të bëjnë me veprën penale dhe kryerësin e saj.

Teoritë mbi kriminalitetin dhe historiku i mendimeve kriminologjike
Kriminaliteti që nga kohërat e lashta ka zgjuar interesim në qarqet e ndryshme shoqërore, shkaqet e krimit janë paraqitur që nga koha e shteteve të para, nga koha antike e deri në ditët e sotme. Kjo rrugë e paraqitjes së mendimeve historike do të vështrohet në 2 faza; faza e I-rë përfshinë mendimet e hershme mbi shkaqet e kriminalitetit dhe faza e II-të përfshinë pikëpamjet dhe mendimet e shkollave të njohura juridiko - penale, kriminologjike mbi kriminalitetin.

Mendimi antik mbi kriminalitetin - fillohet me pikëpamjet antike të filozofëve të lashtë grek që ka pasur mendime qe është folur edhe me herët si në (Egjipt, Babiloni, Kinën e vjetër etj.) mirpo mendimet e para i shohim te filozofët grek e kanë punimet e tyre, flitet për shfaqjen dhe arsyen e marrjes së individit me sjellje kriminale.

Platoni - në veprën e vet “Ligjet” ka trajtuar çështjen e krimit e veçmas të disa veprave penale vjedhjeve e vrasjeve. Sipas tij krimi kryhet për shkak të ndikimit të instinktit, të epsheve të pamposhtura dhe shpirtit të sëmure të kryerësit të veprës dhe faktorëve të jashtëm janë rezultat i çrregullimeve dhe degjenerimeve anatomiko-biologjike që ndodhin  te disa individ. Pikëpamjet e tij tregojnë që ai kërkonte që kryerësit, të cilët kanë kryer krime nga mosdija të dënohen me dënime të lehta, e për kriminelet e pa përmirësuar propozon aplikimin e masave preventive të edukimit, përmirësimit, duke e edukuar shpirtin dhe trupin e tyre duke aplikuar dhunën dhe dhembjen me një anë masat e izolimit nga shoqëria dhe masa të eliminimit fizike nga shoqëria.

Aristoteli - mendon se individi merret me sjellje kriminale për shkak të ndikimeve të motiveve dhe shprehive kriminale, e si shkak përmend skamjen edhe varfërinë. Sipas tij personat të cilët kryejnë krime janë armiq të shtetit dhe të shoqërisë. Për dallim nga Platoni, Aristoteli përmend ndikimin e rrethanave ekonomike sociale si faktorë të paraqitjes së kriminalitetit mirpo për nga parandalimi i krimit ka qëndrime të njëjta sikurse Platoni.

Romakët - në literaturën romake përmenden mendimet e filozofëve të njohur romak si p.sh të Ulpianës, Ciceronit etj shprehja “dënimi nuk mund të jetë më i madh se faji i bërë”.

Mendimi Mesjetar mbi Kriminalitetin

Shën Augustini -  sipas tij krimi është mëkat i madh dhe shkelje e rregullave hyjnore prandaj dënimi është i domosdoshëm dhe qëllimi i tij është të shpaguhet krimi dhe të lahen mëkatet.

Toma Aukini - krimin nuk e trajton vetëm si cënim të rendit dhe rregullave hyjnore të drejtësisë hyjnore por edhe si shkelje të mirave të përgjithshme shoqërore, ku pushteti realizon paqen shoqërore.

Mendime humanitare dhe historiko - juridike mbi kriminalitetin

Tomas Mori - thekson se shkaqet e krimit gjenden në vet shoqërinë dhe e kritikon ashpër shqiptimin e shpeshtë të dënimit me vdekje në praktikën e atëhershme gjyqësore për krimet e imta siç ishin vjedhjet, mashtrimet etj.

Hugo Grocius - thekson se krimet janë ato veprime të sjelljes që janë kundër jetës shoqërore, të mirave natyrore, sipas tij dënimi duhet të jetë në proporcion me krimin.

Hobsi - thekson se krimi është vet rezultat i natyrës së njeriut, i vetive dhe shprehive të tij. Është e njohur thënia e tij “ Njeriu për njeriun është ujk”

Monteskje -angazhohet për respektimin e personalitetit të njeriut në procedurën penale, ai mendon se shkaqet e krimit gjenden në vet sistemin shoqëror, është kundërshtar i ashpër i aplikimit të torturave dhe dënimeve trupore ndaj kryerësve të veprave penale.

Zhan Zhak Ruso - thekson se shkaqet e kriminalitetit gjenden në kushte dhe rrethanat shoqërore të kryerësve të veprave penale, ai thotë se njeriu nuk është i prirë vetvetiu të kryej vepra penale, rrethanat ekonomike dhe politike njeriun e shtyjnë të bëhet skllav dhe e detyrojnë të kryej krime.

Teoria - shkolla klasike juridiko - penale mbi kriminalitetin - në këtë drejtim dallohen disa mendimtarë të njohur si Cesario Bekario, Gjeremi Bentham dhe Anselm Fojerbah

Cesario Bekario - vepra e tij “Mbi krimet dhe dënimet” është e njohur si vepra e sistemuar, e deri atëhershme mbi problemet e kriminalitetit e veçmas ndëshkimit. Ai insiston në aplikimin e parimit “S’ka krim pa ligj, s’ka dënim pa ligj”. Në këtë mënyrë ai kërkonte që krimet dhe dënimet të parashikohen më parë me ligj, po ashtu angazhohej për parimin proporcionalitetit në mes të krimit dhe dënimit për arsye se në praktikë personat dënoheshin me dënime të rënda për krime të lehta.

Jeremy Bentham - shkaqet e kriminalitetit i kërkonte në rrethanat shoqërore, angazhohej që veprimet kriminale të cilat ndodhin në shoqëri të rregullohen në korniza ligjore po ashtu ishte kundër aplikimit të dënimeve trupore dhe me vdekje, dhe mbrojtjen e individit nga arbitrarizmi i pushtetit gjyqësor.

Anselm Fojerbah - ishte ithtar i parimit të legalitetit, përkatësisht ligjshmërisë në trajtimin e kriminalitetit dhe përgjegjësisë penale. Ka qenë redaktor i Kodit Penal të Bavarisë.

Teoria antropologjike ose kriminalitetit të lindur, sipas Qesario Lambrozes
Bëri lidhjen në mes vetive anatomike e biologjike në një anë dhe sjelljeve kriminale të individëve në anën tjetër për të zbuluar dhe vërtetuar se vetitë e ndryshme anatomiko-biologjike kanë ndikim vendimtar në sjelljet kriminale të disa individëve. Sipas tij në pjesët e ndryshme të trupit e sidomos në kafkën e njeriut delikuent janë të vendosura disa qendra që përcaktojnë në mënyrë biologjike veprimet dhe sjelljet e tyre duke bërë një varg matjesh dhe studimesh antropometrike. Në bazë të hulumtimeve të tilla gjoja kanë gjetur lidhshmëri të drejtpërdrejtë të formës së kafkës dhe trupit të njeriut me sjellje kriminale. Këtu është shquar Lambroza që ka ardhur në përfundim se ekziston I ashtuquajturi “kriminel i lindur” i cili dallonte nga njerëzit normal me disa karakteristika të cilat ai i quante “stigma të degjeneruar - shenja krimineli”. Në këtë drejtim ai përmend tipin “Atavis”  të delikuentit i cili veçohet me nofulla të qitura, kokë të mprehte e të gjatë, me veshe të mëdhenj, me ballë të qitur etj, këto shenja ai i quante shenja të degjenerimit. Lambroza kriminelët i ndanë në 5 grupe; 1. kriminel të lindur; 2. kriminel të sëmure në pikëpamje shpirtërore; 3. kriminel nga pasionet; 4. kriminel të shprehivedhe kriminel të rastit.

Teoritë pozitiviste italiane

Enriko Feri - I njohur me veprën e tij “ Sociologjia kriminale”, pikëpamjet e veta sociale mbi krimin i ka paraqitur në disa punime ku sipas tij kriminaliteti është pasojë e ndikimeve reciproke të faktorëve antropologjik, social dhe fizike e jo vetëm shprehje e vullnetit të lirë apo disa fuqive të mbinatyrshme. Si faktor të kriminalitetit përmend: dendësinë e popullsisë, klimën, opinionin publik, religjionin, familjen dhe strukturën e saj, industrializimin, alkoolizmin, organizatat dhe institucionet publike etj.
Rafaello Garofalo - është autor i parë i veprës me titull ”Kriminologjia” ku thekson se në shoqëri ekziston një “kriminalitet natyror” dhe “kriminalitet ligjor” mirpo ai në mënyrë kontinuele mbron tezen e tij se kriminaliteti është kategori natyrore e jo kategori juridike. Sipas tij krimi rrezikon ndjenjat solidare dhe nderin e qytetarëve që do të thotë krimineli sipas tij cilësohet në mungesë të ndjenjës ndaj respektimit të këtyre ndjenjave solidare, atij i mungon sinqeriteti dhe ndershmëria.

Teoritë biologjike mbi kriminalitetin - dhe shkaqet e tij në rend të parë i trajtojnë si të kushtëzuara nga vetitë biokonstitucionale të kriminelëve. Autori amerikan profesor i Universitetit të Harvardit ka bërë studimin dhe matjen antropometrike dhe morfologjike të dy grupeve të njerëzve të burgosurve kriminel dhe qytetarëve të lirë në anën tjetër, ai ka vërejtur se ekzistojnë dallime të dukshme për nga disa karakteristika anatomike - fizike të këtyre kategorive të popullatës këto dallime vërehen në peshë, shtat, gjerësi të kraharorit, forma e kokës, në disproporcion të gjymtyrëve të trupit. Ai i ndan tipat kriminel sipas ndërtimit fizike në 3 grupe:  endomorph, ektomorf, dhe mezomorf.
                               

Teoria e trashëgimit dhe shprehive të lindura - sipas këtyre teorive personat delikuente kryejnë krime ngase në strukturën e vet anatomiko - biologjike kanë parakushte të lindura kriminale, ku personat delikuent lindin me disa shprehi kriminale dhe ata nuk mund të lirohen nga ato gjatë jetës. Po ashtu është teoria mbi trashëgiminë e parakushteve kriminale e thekson të njëjtën gjë. Me qëllim të vërtetimit të këtyre qasjeve, është bere hulumtimi i ashtuquajturës familjes kriminale gjatë disa gjeneratave nga shumë shtete të botës dhe kanë ardh në përfundim se familjet e këtilla janë përcjellëse të disa vetive krimeve prej gjeneratave të më parme në gjenerata të reja. Biokriminologjia është disipline shkencore e cila merret me studimin e lidhjeve në mes sjelljeve kriminale dhe vetive të ndryshme biologjike.

Teoria e racës mbi kriminalitetin - sipas saj sjelljet kriminale mund të shpjegohen në bazë të përkatësisë raciale të kryerësve - kriminelëve. Përkatësia etnike, ngjyra e lëkurës dhe vetitë tjera raciale një kohë të gjatë kanë dominuar si përpjekje për të shpjeguar shkaqet e kriminalitetit. Si ithtar të kësaj teorie shquhet Lombrazos. Në mes dy luftërave botërore sidomos në Gjermani është theksuar se grupi etnik hebreit është parapërcaktuar të kryej disa sjellje - veprime kriminale dhe kjo Gjermanëve u ka shërbyer si pretekst për gjenocidin dhe shfarosjen e tyre. Edhe raca e zezë është parapërcaktuar nga amerikanet që të kryej krime në SHBA. Autori  Bonzher në punimin e vet “Raca dhe Kriminaliteti” ka theksuar se përkatësia raciale nuk është determinuese në paraqitjen e kriminalitetit, ai ka theksuar se kushtet e vështira materiale të ekzistencës, pozitës inferiore politike, papunësia etj, janë faktor që kanë nxitur sjelljet kriminale e jo raca e tyre.

Teoria endokronologjike mbi kriminalitetin - sipas kësaj teorie sjelljet kriminale të disa individëve janë rezultat i mosfunksionimit të duhur apo çrregullimit të gjëndrave endokrine dhe është kërkuar që të dal një disipline e re e cila do te quhej Endokronologjia kriminale. Disa autorë mendojnë se: krimi i dhunës, delikte seksuale, vrasjet, vjedhjet, dukuria e piromanisë dhe sjelljet tjera agresive kriminale janë rezultat i mosprodhimit të duhur dhe çrregullimit funksional të disa gjëndrave hormonale.

Teoria e kromozomeve - kërkimet dhe studimet në këtë drejtim, kanë zbuluar se disa persona që kanë çrregullime - aberracione në strukturën e kromozomeve merren me shpesh me aktivitete kriminale se sa personat tjerë. Kromozomi i tepërt quhet kromozom vrasës dhe paraqitet te meshkujt me kromozom XYYdhe te femrat XXY e cila konsiderohet skemë jonormale. Studimet e fundit gjenetike, zbulimi i ADN-së dhe formulave të gjeneve të njeriut - gjenom e bënë edhe me interesant rolin dhe rëndësin e kërkimeve gjenetike në shpjegimin e shkaqeve të sjelljeve kriminale të njeriut.
Teoria psikologjike mbi kriminalitetin - ndër teoritë më të njohura psikologjike lidhur me kriminalitetin përmenden teoria e papërshtatshmërisë, imitimit, inteligjencës, psikoanalitika, e frustrimeve psikike etj.

Teoria e papërshtatshmërisë - sipas saj krimi dhe sjelljet devijonte janë rezultat i mos mundësisë së përshtatjes - adaptimit të delikuentit në rrethanat e caktuara shoqërore. Me ndikimin e papërshtatshmërisë në sjellje kriminale janë marrë shumë autorë të njohur ndërta edhe Frojdi ku sipas tij njeriu bëhet delikuent dhe kriminel nëse nuk arrin të realizoj dëshirat dhe kërkesat e veta dhe nëse këto dëshira nuk i koordinon me normat e rrethit dhe ambientit të caktuar shoqërore.

Teoria e inteligjencës - sipas kësaj teorie në kryerjen e krimeve marrin pjesë persona që kanë nivel të ulët të inteligjencës. Janë të njohura mendimet e Alfred Bine i cili ka hartuar një test të konstatimit të kuotës së inteligjencës IQ e cila ka reflektime me sjellje kriminale. Nga praktika dihet që persona me inteligjencë të ulët bëjnë vrasje mirëpo krimet ekonomike zakonisht i kryejnë personat mjafte inteligjent deri sa e përpilojnë planin e organizmit të krimit.

Teoria psikoanalitike - e kultivuar nga psikologu Sigmund Frojd në veprën psikanaliza thekson se sjelljet kriminale të individit mund të shpjegohen si shprehje e ndikimeve dhe shtytjeve instikte, si rezultat i ndikimeve të faktorëve psikik të brendshëm të nxitjeve nga nënvetëdija nga motivet seksuale. Sipas Frojdit në formimin e personalitetit rolin kryesor e luan fëmijëria e parë, periudha prej 1-5 vjeç. Studimin e parë përfshinë moshën prej 0-1 vit ku aktiviteti kryesor kënaqësinë fëmija e arrin përmes gojës dhe quhet Faza orale. Prej 1-2 është faza anale ku fëmija kënaqësinë e arrin përmes kryerjes së nevojës - defekacionin. Prej 2-4 është faza fallus këtu fëmija kënaqësinë e arrin duke luajtur me organin gjenital. Pas këtyre fazave vjen periudha latente 4-8 vjet ose periudha e fjetur e kënaqësisë seksuale. Frojdi mendon se kusht themelor i zhvillimit normal të fëmijës është kapërcimi me sukses i këtyre fazave. Frojdi po ashtu përmend dy komplekse:

-Kompleksi i Edipit - e ka marrë emrin nga mitologjia greke mbretit Edip ku thotë një djalë i ri e vret babën dhe martohet me ëmën e vet, ky kompleks shpjegon se djali ka ndjenja seksuale për te ëmën sepse se ka kaluar mire fazën e Idit dhe fallike për atë e përcjell ky kompleks dhe ka të bëj me shtrydhjen e ndjenjave që krijon shqetësime nervore, çrregullim dhe sëmundje.

-Kompleksi i Elektrës - manifestohet te vajzat në fazën fallike dhe qëndron në ndjenjën inferiore të tyre ndaj djemve “pse nuk e kane organin gjenital si te tyre duke fajësuar të ëmën për gjininë e tyre dhe e duan babanë më shumë, ajo mundohet të identifikohet me nënën e saj, sipas Frojdit shumë çrregullime dhe deformime seksuale dhe shpirtërore në jetën e mëvonshme që kalojnë prej vetëdijes në ndërdije deri sa nuk shpërthejnë në raste të tilla vjen deri te paraqitja e sjelljeve kriminale. Frojdi në lidhje me personalitetin e njeriut flet për 2 grupe instinktesh të cilat e përcaktojnë atë:

-instinkti i jetës - eros që janë instinktet i urisë, etjes dhe instiktet seksual këto janë instiktet  kryesore dhe
- vdekjes - thanatos që janë instinkte shkatërruese e agresive dhe kjo kategori e njerëzve është shume prezent në kryerjen e veprave kriminale këto ndikojnë në qëndrimet, veprimet dhe sjelljet e individit. Ai po ashtu përmend instinktet Libido që janë force motorike e brendshme që e shtyn individin t’i përmbushë dëshirat e veta.
Frojdi shumë deformime në lëminë e kënaqjes së dëshirave dhe kontaktit të caktuara i shpjegon me formulën e psikoanalizës me anë të tri komponentëve siç vijon:

-Komponentja e Idit - e cila karakterizohet me dominimin e instinkteve dhe motiveve biologjike, kjo ndikon te fëmijët kur me mos plotësimin e dëshirave të tyre janë mjaft agresiv.
-Komponenta e Egos - është pjesë qëndrore e personalitetit që përpiqet ti harmonizojë  kërkesat (që janë të natyrës instiktive - biologjike me normat morale, ligjore dhe shoqërore) dhe shtytjen e Idit. Pra këtu shtytja e dy personaliteteve që shpien deri te sjellja kriminale.

-Komponenta e Superegos - këtu dëshirohen të realizohen idealet, vlerat dhe normat që kërkohen nga rrethi që të veprojnë në mënyrë prefeksioniste që shpeshherë kjo shoqërohet me ndjenjën e fajit ose të vetëkënaqësisë. Këto kërkesa janë në kundërshtim me kërkesat e Idit prandaj detyrë e Egos është t’i harmonizoje këto dy kërkesa kundërthënëse.
Në përfundim me shpjegimin e Frojdit kuptojmë se Idit - është rrafshi i pavetëdijshëm i personalitetit, Egoja -është ana psikologjike e personalitetit, Superegoja-është ana sociale e tij.

Teoria e frustrimeve psikike - është një variante e teorisë psikoanalitike, e cila sjelljen kriminale përpiqet ta shpjegoj me faktin se personaliteti i njeriut delikuent nuk ka arritur që gjatë zhvillimit të vet t’i kënaq disa kërkesa dhe për ketë arsye gjendet në një gjendje të veçantë me shpresa të thyera e cila gjendje nxit agresionin dhe shkakton frustrime psikike. Ajo manifestohet me praninë e frikës, vështirësitë për funksionimin e shëndetit që shkaktojnë shqetësime. Vragë të madhe lëne rastet e konflikteve në familje në fëmijëri. Personat me probleme të tilla në jetën e përditshme ndihen inferior, të dëshpëruar dhe nuk kanë guxim të ballafaqohen me problemet në jetën reale. Kësisoj autori Dollard në veprën e tij” Frustration and Agression” vërteton se ekziston lidhja direkte në mes frustrimeve dhe agresioneve pra agresioni përherë është pasoje e frustrimit. Mirëpo sjelljet kriminale nuk mund te cilësohen gjithmonë si rezultat i personave që në fëmijërinë e hershme kanë frustrime të caktuara.

Teoritë sociologjike mbi kriminalitetin -  këto teori ndahen në:

-Teoritë dhe pikëpamjet e hershme sociologjike mbi kriminalitetin - si përpjekje të parë për këtë teori konsiderohen punimet e autorëve Keltet&Egrit që janë të njohur si pionier të statistikës kriminale - gjeografisë kriminale. Ata kanë të njohur krahasimin e veprave penale dhe disa dukurive tjera shoqërore që burojnë nga ambienti konkret social dhe mohon konstatimet e shkollave antropologjike dhe biologjike mbi kriminalitetin e lindur. Kështu mund t’i citojmë disa konstatime te njohura, “vet shoqëria i krijon dhe përgatit krimet e veta”, ose “është rrallë krimineli i lindur po mos ta krijonte shoqëria”

-Teoria Psikosociale e Gabriel Tard-it - është i njohur për nga orientimet sociologjike në shpjegimin e shkaqeve të kriminalitetit, ai i bënë kritikë të ashpër teorisë mbi kriminelin e lindur dhe shkollës antropologjike të Lombrozës. Shumë vepra të tij si “ Kriminaliteti krahasues” ku citon se faktori më i fuqishëm në paraqitjen e sjelljeve kriminale  janë rrethanat sociale  dhe problemet e adaptimit në kushtet ekzistuese të jetesës.

-Pikëpamjet sociologjike të Emil Dyrkemit - në këtë drejtim janë të njohura veprat e tij “Vetëvrasja”, “Format elementare të jetës religjioze”, “Rregullat e metodës sociologjike’ etj, lidhur me shkaqet e kriminalitetit thekson se krimi është dukuri normale e shoqërisë sepse ai është faktor i një ambienti të shëndosh dhe normal shoqërore. Sipas tij shkaqet e krimit dhe rrënjët e tij gjenden në vet natyrën e shoqërisë njerëzore, në ambientin shoqërore dhe në mungesën e kontrollit shoqëror. Ai po ashtu thekson se shoqëria në të cilën ka rënë kriminaliteti ndodhet në një gjendje jo të shëndoshe dhe jonormale. Dyrkemi është i njohur me analizën e Anomisë që do të thotë gjendje pa ligj si faktor në paraqitjen e sjelljeve kriminale. Ai Anomi e quan atë gjendje ne shoqëri e cila cilësohet e paligjshme - kaos. Kjo gjendje është frika, pasiguria, izolimi, tërheqja në vetvete e individit ku manifestohet në qytete të mëdha në metropole që i quan kështjella të vetmisë. Idetë e Dyrkemit  edhe sot janë aktuale në hulumtimet empirike kriminologjike.

-Pikëpamjet sociologjike të Franc Von Listit- është i njohur si përfaqësues i shkollës sociologjike në të drejtën penale që e ka themeluar “Unionin ndërkombëtar për te drejtën penale”. Sipas Listit në paraqitjen e kriminalitetit ndikojnë 2 grupe faktorësh:
-Faktorët individualë - që mund të jenë të natyrës biologjike, psikike,
-Faktorët social - që mund të jenë të natyrës ekonomike, familjare, sociale, politike etj, faktorët social kanë ndikim dominant në krahasim me ata individual. Pastaj ai e bënë ndarjen në: kriminalitete akute dhe kronike. Kriminelet i ndanë në kriminel nga: shprehitë, tendenca, kronike, të përmirësueshëm, të pa përmirësueshëm.Listi është i njohur për dualizmin për luftimin dhe pengimin e kriminalitetit.

Mendimet e shkollës së mbrojtjes së re shoqërore - paraqiten pas Luftës së II-të botërore, përfaqesuesit më të njohur të kësaj shkolle janë Filipo Gramatika&Mark Ansel. Kjo shkollë ka bërë hartimin e një aksioni antikriminel e cila ka pasur për detyrë përmirësimin dhe kthimin e delikuentit në shoqëri dhe në fund mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti. Shkaqet e kriminalitetit kjo shkollë i gjenë në shoqëri dhe zakonisht janë të natyrës individuale dhe sociale.
Ansel ka punuar në parandalimin e kriminalitetit në aspektin e përgjithshëm dhe individual, dhe dëmi nuk guxon të mbështet në hakmarrje.

Teorite e reja sociologjike ose amerikane - pjesa më e madhe e këtyre teorive janë paraqitur në SHBA pas viteve 30’, si teori të reja konsiderohen;

-Teoria e grupit ose sjelljeve devijante - që thekson se kriminaliteti është rezultat i ndarjes së shoqërisë në grupe të ndryshme, si në pikpamje horizontale ashtu edhe në atë vertikale. Këto grupe mund të kenë karakter etnik, religjioz, kulturor, politik, racial e social. Sipas këtyre teorive kriminaliteti rrjedh për shkak të kundërthënieve në mes grupeve të ndryshme. Prandaj sipas karakterit të këtyre grupeve shoqëria amerikane është teren i përshtatshëm për trajtimin dhe studimin e këtyre sjelljeve kriminale që paraqiten si rezultat i kundërthënieve në mes grupeve të ndryshme.

-Teoria e dezorganizimit shoqëror - sipas kësaj teorie kriminaliteti është shprehje e një dezorganizimi që mbretëron në shoqëri. Si dezorganizim trajtohet gjendje në ambient shoqërore ku nuk është i pranishëm funksionimi normal dhe harmonik i të gjitha segmenteve të jetës politike, ekonomike, sociale dhe familjare. Dezorganizimi çrregullon jetën dhe punën e individëve, familjeve, grupeve të caktuara. Këtë koncept të paraqitjes të kriminalitetit e trajton dhe shpjegon Edhin Sutherland.

-Teoria e konflikteve dhe dallimeve kulturore - potencon në konflikte kulturore ku qëndrimi ndaj kulturave tjera është negativ. Torsten konfliktet kulturore i ndan në konflikte primare që paraqiten atëherë kur ndeshen dy kultura, dy norma, dy vlera të grupeve dhe sistemeve të tyre dhe në konflikte sekondare që janë konfliktet kulturore që paraqiten brenda një grupi të së njëjtës kulturë.

-Teoria e anomisë - është paraqitur në Evropë e përkrahje ka gjet në SHBA, për herë të parë e ka përmendur dhe analizuar Dyrkemi e më pas e ka shtjelluar Robert Merton - i cili thekson se në paraqitjen e sjelljes kriminale ndikon gjendja e cila krijohet në shoqëri e sidomos kur shtresat e gjera dhe të varura nuk arrijnë t’i realizojnë qëllimet e veta dhe arrihen moskuptime. Meqë këto qëllime nuk arrihen në mënyrën e ligjshme atëherë disa individ e bëjnë këtë në mënyre të paligjshme me sjellje kriminale, kjo gjendje e shkeljes së ligjit dhe të pranisë së kaosit quhet gjendje e anomisë. Anomia është një gjendje e dëshirimit, e pasigurisë e sidomos gjendja e cila nuk siguron perspektivë për një numër të madh të individëve.

Vlerësimi kritik i teorive të reja sociologjike - teorive të reja sociologjike ju bën edhe vërejtje se ato janë të ngjashme njëra me tjetrën, se përkufizimet dhe nocionet e grupit, kulturës, anomisë, nuk janë të qarta, se kriminalitetin e shpjegojnë në mënyre sipërfaqësore se kërkimet dhe studimet e tilla nuk janë të përcjellura me analiza të thella sociologjike.

Teoritë e interaksionit dhe etiketimit - Teoritë e interaksionitkriminalitetin e shpjegon si rezultat i ndikimeve të disa faktoreve që vijnë nga vet organizmi i shoqërise dhe pushtetit. Ato depërtojnë në kërkimet kriminologjike nga shkenca e psikologjisë dhe sociologjisë të cilat kanë gatuar traditë në aplikimin e kësaj teorie. Kjo teori e shpjegon kriminalitetin si pasojë të reagimit, aksionit, të organeve të ndjekjes, organeve të kontrollit të pushtetit dhe gjykatave. Becker ka thënë se sjellja devijante paraqet një kualitet e cila nuk qëndron në vet veprimet e individit por raportet e tij dhe shtetit që krijohen, pra në çdo shtet ekzistojnë grupe shoqërore të cilat kanë pushtet politik, ekonomik pra, grupet konformiste. Teoritë e etiketimit (njollosjes) - shkaku i kriminalitetit gjendet në praktikën dhe tendencën e regjimit, organeve të pushtetit që disa individ dhe disa grupe t’i etiketojnë e ti shpallin delikuent. Ky aktivitet i njollosjes quhet ndryshe stigmatizim, kur stigmatizohen personat dhe grupet tjera atëherë shpjegohen shkaqet e vërteta të sjelljes kriminale. Kështu nëse pushteti arrin që individëve t’i mvesh etiketën si kriminel pozita e tyre ndryshon dukshëm.

Mendimi kriminologjik shqiptar - për dukurinë e krimit tek shqiptaret kërkimet shkencore kanë nisur më vonë në krahasim me shtetet tjera. Dukuritë e vrasjeve, hakmarrjeve, grabitjeve, fejesave e martesave sipas zakoneve prapanike, përçarjet regjionale, fetare dhe klasore kanë qenë temat e shpeshta në krijimet e tyre. Ismet Elezi kriminolog autor i shquar i të drejtës penale dhe kriminologjisë shqiptare në punimin e vet “Mendimi juridik shqiptar” flet për jurist intelektual të cilët kanë folur për format e krimeve të rrezikshme dhe propozimet për pengimin dhe luftimin e tyre. Në gazetën Besa lavdrohej teoria e delinkuentit të lindur dhe shpjegimit të shkaqeve të paraqitjes se krimit sipas Lombrozes dhe për arritjet e tij. Shkaqet e krimit në Shqipëri dhe në përgjithësi i kërkonin në kushtet sociale dhe ekonomike. Sipas konstatimit të Ismet Elezit disa gjyqtarë të gjykatave të diktimit kanë qenë korrekt dhe në nivelin profesional duke rrezikuar shpesh edhe postin e tyre nga autoritetet qeveritare nga se kanë insistuar të trajtojnë dhe gjykojnë çështje të ndryshme penale sipas ligjit dhe bindjes së tyre të pavarur prej gjykatësit e jo sipas kërkesës së zyrtarëve të politikës së ditës. Teren Toqi me librin e tij “E drejta ndëshkimore dhe parimet e përgjithshëm” ai është mbështetur kryesisht në të drejtën penale evropiane perëndimore. Ismet Elezi në veprën e tij ‘Mendimi Kriminologjik” paraqet një gjendje të mjerueshme të sistemit të së drejtës penale në Shqipëri për shkak të izolimit të saj për një periudhë të gjatë kohore. Gjatë sundimit monist në Shqipëri Kriminologjia nuk pranohej si shkencë   mbi krimin por në mënyre të gjithanshme i studion materializmi historik. Shkaqet e krimit në atë kohe cilësoheshin si mbeturina të së kaluarës në ndërgjegjen e njerëzve. Shënimet statistikore mbi kriminalitetin nuk shpalleshin dhe nuk kishte mundësi që kërkimet apo studimet e ndryshme nga kjo lëmi të mbështeten në të dhëna zyrtare mbi ecuritë e formave të kësaj dukurie po trajtoheshin si sekrete dhe nuk guxonin të publikoheshin pa lejen e pushtetit. Me përmbysjen e sistemit monist dhe paraqitja e shoqërisë pluraliste fillon të ndërroj gjendja. Vend të veçantë zënë veprimtaria profesionale shkencore e Elezit i cili edhe në kushtet e sundimit totalitar ka arritur të botojë një numër të konsideruar punimesh nga lëmia e të drejtës penale, kriminologjisë, e drejtës zakonore etj.
Një gjendje përafërsisht të njëjtë e hasim edhe në Kosovë që ishte nën sundimin dhe okupim serb - jugosllav ku edhe shkenca mbi kriminologjinë zhvillohej nën ndikim e tyre mbi ideologji marksiste. Pas nxjerrjes së kushtetutës 1974 në këtë drejtim kanë kontribuar me shkrime e punime shumë gjyqtarë, jurist, avokatë me tema të ndryshme mbi shkaqet e paraqitjes së krimit dhe parandalimit te saj.
PJESA E DYTË

Forma dhe Tipologjia e Kriminalitetit
Në Angli vërehen tendenca të pranisë të kriminalitetit kundër personalitetit dhe pronës ku evidencat i mbajnë 2 institucione Criminal Statistics dhe British Crime survey ndërsa në SHBA FBI dhe UCR. Në disa vende të zhvilluara industriale si SHBA, Kinë, Angli, Kanada etj, krimi është në rritje sidomos ai i vrasjeve dhe dhunimeve seksuale. Sipas statistikave edhe në Kosovë gjatë vitit 2003 krimet janë në rritje, vendet me stop më të vogël të krimeve janë Zvicra, Suedia, Austria etj. Numri më i madh i krimeve ju përket krimeve kundër pronës, dhunës, kundër sigurisë në trafik, komunikacion, kundër personit etj.

Disa veçori themelore të fenomenit kriminal - kriminalitetit në periudha të ndryshme është paraqitur në forma të ndryshme. Sjelljet kriminale dhe format e kriminalitetit gjatë historisë njerëzore mbajnë të gjitha karakteristikat themelore të vetë shoqërisë. Në këtë kontekst mund të përmendet mbrojtja e jetës dhe trupit, e pronës, nderit etj, ku në të gjitha sistemet shoqërore cenimi i tyre është trajtuar si krim si vepër penale.

Mobiliteti shoqërore dhe kriminaliteti - ndryshimet e hovshme, lëvizja e madhe në botën bashkëkohore drejtpërsëdrejti ndikon në paraqitjen e formave të ndryshme të kriminalitetit kjo lëvizjë në Literaturën Kriminologjike quhet mobilitet shoqërore. Ky mobilitet ka të bëj me ndryshimet në shoqëri në aspektin horizontal dhe vertikal. Me zhvillimin ekonomik, industrial, urbanizmi, zgjerimi i rrjetit të teknologjisë etj, reflektojnë në paraqitjen e sjelljeve kriminale.

Veçoritë kohore dhe sezonale të kriminalitetit - kriminaliteti shpreh disa veçori kohore dhe regjionale, që e bën të dallohet prej kohës në kohë, natës, ditës, sezone, regjionit etj.
-veçoritë regjionale - kriminaliteti dhunës, prostitucioni, narkomania, bixhozi etj janë me tepër të koncentruar në regjionet industriale e në metropole botërore ndërsa në zonat kufitare më shumë janë të koncentruara dukuritë e tregtisë dhe kontrabandës me artikuj të ndaluar ose me valutë të huaj. Në këtë drejtim shpesh përmenden termi Zona kriminaleku dëshirohet të theksohen disa zona ku kriminaliteti është më tepër i pranishëm. Gjeografia kriminale do të ishte një disipline e veçantë e cila do të merrej me studimin e shpërndarjes së krimit.

-Mosha, gjinia dhe kriminaliteti – mosha - është krikter i rëndësishëm i fenomenit kriminal, ajo mund të ndahet sipas përcaktimeve ligjore pozitive, sipas ligjeve penale të vendeve të ndryshme, mosha e kryerësve të veprave ndahet në moshë të rritur dhe të mitur, mosha e mitur ndahen në të mitur të rinjë 14-16 vjeç trajtohen si moshë e fëmijëve dhe zakonisht nuk ju nënshtrohen trajtimeve juridiko - penale dhe të mitur të rritur 16-18vjeç.
Si moshë e rritur konsiderohet mosha 18 vjeç e deri në vdekje të individit, pastaj ndahen fazat e ndryshëm 18-25vjeç, 25-30 vjeç, 30-40vjeç, 40-50vjeç, 50-60 vjeç. Mosha me prezente në vepra kriminele është 25-30 dhe 30-50. Për shkak të kushteve klimatike në vende të nxehta arrihet më herët pjekuria biofizike dhe biopsikike e popullatës pjesëmarrja e grupe moshave më të reja është me madhe nëse e krahasojmë me skandinave ku procesi i pjekurisë është më e ngadalshme për shkak te klimës.

-gjinia ose përkatësia seksuale - në bazë të dhënave statistikore pjesëmarrja më e madhe në krime është gjinia mashkullore se sa ajo femërore,  përkatësisht kryesit e veprave kriminale të gjinisë mashkullore kanë dominuar në mënyrë absolute. Mirëpo tani në shoqërinë bashkëkohore gjendja ka ndryshuar dukshme ngase edhe femrat gjithnjë e me tepër po marrin pjesë në kryerjen e sjelljeve të llojllojshme kriminale.  Gjatë viti 2003 sipas shënimeve statistikore të gjykatave komunale të Kosovës mbi kryerësit e veprave penale sipas gjinisë dhe llojit te disa veprave penale del se 95% të këtyre veprave i kryejnë personat e gjinisë mashkullore e vetëm 5% të gjinisë femërore ndërsa në vendet e ndryshme 8-10% janë pjesëmarrëse femrat. Vërehet se femrat marrin pjesë në kryerjen e krimeve kundër nderit dhe dinjitetit njerëzor, kundër jetës dhe trupit, procese dhe veçmas janë të shprehura në aktivitetet kriminale që kanë të bëjnë me prostitucionin etj, ndërsa raste tjera veprojnë si ndihmëse, shtytëse ne kryerjen e aktiviteteve kriminale.
Me vet faktin se femra është një qenie biopsikike  dhe biofizike me e ndjeshme me e dobët ne pikëpamjen anatomiko-fizike si p.sh: emocionalitetin e theksuar, ciklin menstrual, shtatëzëninë, lindjet, klimakteriumin etj, të cilat ndikojnë që ajo në rastet e caktuara të jetë më agresive, të ketë sulme dhe paraqitje histerike, të bie në depresion dhe gjendje të tjera psikike të cilat objektivisht mund ta shtyjnë dhe ta nxisin në veprime dhe sjellje kriminale. Me emancipimin dhe kyçjen gjithnjë më të madhe të femrës në të gjitha sferat e jetës dhe të punës vërehet edhe shtimi dhe rritja e pjesëmarrjes së saj në aktivitetet kriminale, kontribut të madhe në lidhje me këto shënime ka dhe autorja Freda Adler.

-Gjendja martesore dhe statusi familjar - në bazë të evidencave statistikore të vendeve të ndryshme vërehet se numri më i madh i krerëve të krimeve janë të martuar, në rend të II-të vijnë personat e pamartuar, personat e ndarë dhe të shkurorëzuar dhe në fund personat e ve.

-Gjendja sociale dhe statusi social - në Literaturën Kriminologjike një kohë të gjatë ka dominuar mendimi se kriminaliteti është karakteristikë për shtresat e ulta, mirëpo në dekadat e fundit në rritje të vazhdueshme tregon edhe krimi të cilin e kryejnë personat që u përkasin shtresave të klasave më të larta, qarqeve afariste, dhe atyre në pushtet që me një emër quhet “kriminaliteti i jakës sëbardhe” i cili është në rritje e sipër (për këtë flet kriminologjia radikale), këto mund t’i vërejmë në shpërthimet e afera të ndryshme të cilat bëjnë bujë në popullsi.

Format e manifestimit të kriminalitetit - Tipologjia dhe klasifikimi i kriminalitetit
Kriminaliteti është dukuri komplekse dhe mjaft heterogjene si për nga forma ashtu edhe për nga shkaqet e paraqitjes së tij. Si kriter më i shpeshtë çirret i ashtuquajturi klasifikim ligjor ose  juridiko - penal i veprave penale sipas emërtimeve dhe ndarjeve në ligjet penale pozitive. Kodi penal i përkohshëm i Kosovës i cili është në fuqi nga prilli i 2004 ka aprovuar dhe paraparë disa forma të reja të veprave penale duke aplikuar zgjedhje bashkëkohore të inkriminimit dhe parandalimit të tyre (terrorizmi, veprat penale kundër të drejte ndërkombëtare, krimet e luftës, kontrabandimi me emigrantë. Kemi klasifikim e veprave penale të rënda - merren vrasjet, plaçkitjet e armatosura, vjedhjet e thyerjet, dhunimet etj. dhe të lehta - që trajtohen vjedhjet e imëta, fyerjet, shpifjet, disa delikte në trafik. Kemi sjellje kriminale tradicionale dhe të rejaose aktual - narkomania, terrorizmi, kidnapimi, krimet kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, trafiqet ilegale, paratë e pista, hakerizmi. Klasifikime tjera janë këto: kriminalitetit profesional-i organizuar, politik, terrorizmi, i dhunës, kundër pasurisë, ekonomik, delikuenca e të miturve, recidivizmi etj.

Kriminaliteti profesional dhe veçoritë e tij - quhet profesional ngase atë e kryejnë personat të cilët me sjellje kriminale merren në mënyre të rregullt dhe ky aktivitet i tyre është bërë profesion dhe mjeshtëri e tyre e përhershme. Në kryerjen e këtyre veprave ata ndijnë kënaqësi, tregojnë aftësi dhe gjindshmëri të lartë. Përdorin teknika të përsosura deri në përmasa fantastike prandaj edhe paraqiten vështirësi në zbulimin e tyre. Ata shpesh herë rekrutohen si vrasës profesional dhe ndërrojnë hapësirën e veprimit të tyre. Ndër veprat penale më të shpeshta që kryejnë Kriminalitetin Profesional janë të gjitha format dhe llojet e vjedhjes, luajnë role të ndryshme. Kriminaliteti Profesional shpeshherë konsiderohen si klasë e parë e krimit si ”aristokraci e krimit” dhe si “ elitë” e delikuencës në përgjithësi, Ata ndahen në të imët dhe të kalibrit të madh profesional.

-Kriminaliteti i “jakës sëbardhë
Këtë term për herë të I-rë e përdori Edvin Sutherland i cili mendoi për kriminalitetin e shtresave të larta të cilin e kryenin personat që ishin të kyçur në të gjitha segmentet e pushtetit politik, ekonomik, financiar, gjyqësor etj, të cilat i shfrytëzonin këto lidhje për qëllime kriminale. Këta kriminel kalojnë në një jetë të dyfishtë, në një anë paraqiten si njerëz autoritativ e në anën tjetër bashkëpunojnë me delikuent të ndryshëm duke i furnizuar me informata dhe të dhëna të ndryshme të cilat janë me rëndësi për kryerjen e aktiviteteve kriminale.

Kriminaliteti i organizuar dhe veçoritë e tij - cilësohet me disa veçori si lidhshmëria e përhershme me shumë persona në kryerjen e aktiviteteve kriminale, ekzistimi i një strukture organizative me hierarki dhe pushtet të fuqishëm te udhëheqësit, dominimi i rregullt i rendit, disiplinës, përgjegjësisë së anëtarëve solidariteti i imponuar, ruajtja e fshehtësisë së veprimit dhe mos zbulimi i organizatës etj. Çdo mos respektim i këtyre kërkesave ndëshkohet me dënime brutale-likuidimi fizik. Ata depërtojnë tek të gjitha poret e pushtetit administrativ, ekzekutiv, policor e gjyqësor. Ndër organizatat kriminale më të njohura botërore  përmenden; mafia siciliane Comorra, Sacra korona unita, etj në Itali, kurse në SHBA Cosa nostra, Japoni Jakuza, Kinë Triadat, Spanjë ETA, Irlandë IRA.

Organizatat kriminale tradicionale në Itali - më e njohura është mafia siciliane italiane. Fjala mafia rrjedh nga emërtimi i një organizate që është krijuar në Sicili në vitin 1282 e cila quhej morte alla francia italia mella. Comorra - organizatë kriminale e koncentruar në qytetin e Napolit e cila përbëhet nga 126 organizata dhe në Kalabri është e njohur Ndrangheta

Organizatat kriminale në SHBA - Cosa Nostra - që në përkthim dmth çështja e jonë, kjo organizatë funksion dhe është e organizuar në disa familja – famigllia të cilët e kanë sindikatën e tyre të regjistruar si legale. Një ndër shefat më të njohur të mafias ka qenë Al Capone që ka vepruar në qytetin e Çikagos dhe dënimin e ka mbajtur në burgun e njohur Alkatraz.

Jakuza Japoneze - disponon me një sindikatë të fortë të kriminalitetit të organizuar. Vet fjala Jakuza është e sajuar nga emrat e tre numrave JA-8, KU-9, ZA-3 të cilat janë numra të lojës së bixhozit, pos në Japoni veprojnë në Koren Jugore, Filipine e Honkong. Sindikatë quhet Sumiyoshi-rengo dhe tjetra sindikate Inagua-kai në Tokio. Organizimi i saj është i ngjashëm me mafien në SHBA

Triada Kineze - e cila aktivitetin e saj e zhvillon në ish-koloninë Britanike në Honkong. Si aktivitet kryesor është shitblerja e drogës, organizimi i bixhozit, prostitucioni, shantazhet etj.
Fjalë Triada e ka kuptimin e trekëndëshit kryesor Qielli-Toka-Njeriu. Edhe kjo i ka dy sindikata.

Organizatat kriminale në Amerikën latine - janë Narko Kartelet kolumbiane si: Medellin Cartel, Cali Cartel etj. që merren me organizimin e prodhimit, përpunimit shpërndarjes dhe shitjes së kokainës. Shefi i kësaj Kartelës Cali është Gilberto Rodriguez Orejuela kurse ish shef i narko kartelit Medellin është Pablo Escobar. SHBA me një aksion te përbashkët me shtetin kolumbian jepi një grusht të madhë organizatave kriminale ku vritet edhe njeriu i parë i narko karteli Medellin Pablo Eskobar.

Mafia Ruse - merret me shitblerjen e armëve të llojllojshme nga Arsenali i armatimit të
Ish-BRSS, po ashtu merret edhe me tregtinë e lëndëve të para radioaktive për prodhimin e armëve bërthamore etj. Ajo quhet GUS.

Disa forma tjera të kriminalitetit të organizuar  REKETIZMI - merret me ndërrmarjen në mënyre të organizuar të kërcënimeve, shantazheve ndaj personave përgjegjës dhe bartësve të detyrave nëpër firma, shitore, dyqane, hotele, fabrika etj. Fillet e veta i ka në SHBA gjatë viteve 30. Ndërsa kjo është bërë një dukuri e rregullt. W. Reckless thekson se organizatorët dhe shefat e këtyre grupeve angazhojnë persona të veçante me karrierë kriminale p.sh: gangster, tipa agresiv, etj për të shantazhuar.

-Larja e parave - ka të bëj me veprimet të cilat ndërmerren në mënyrë që paratë e fituara nga transaksionet dhe aktivitete kriminale të deponohen dhe të investohen në punë dhe veprimtari legale e pastaj ato të përdoren si para të pastruara-lara. Procesi i larjes së parave ndahet në 3 faza: Faza I-rë përfshinë transferimin fizik të parave të cilat janë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale. Faza II-të përfshinë mbulimin duke u kyçur në transaksione financiare komplekse për t’i humbur gjurmët dhe rrugët e fitimit të parave. Faza III-të përfshinë përpjekjen dhe angazhimin që këto para “të pastruara” të paraqiten si formë e pasurisë dhe kapitalit të tij të pastër-legjitim.

-Falsifikimi parave - është dukuri kriminale bashkëkohore ku Kodi i KS e ka parapare si vepër penale të veçantë. Kjo u sjell përfitime të mëdha dhe zakonisht falsifikohen parat $, Euro, të cilat janë valuta të sigurta. Sipas të dhënave të Interpolit gjatë viteve të fundit janë shënuar falsifikime të parave në 135 shtete ku më së shumti është falsifikuar $ amerikan.

-Tregtia me vepra të artit dhe kulturës nacionale - me qëllim të vjedhjes dhe trafikimit ilegal të krijimtarive artistike të llojllojshme organizohen grupe kriminale në nivel kombëtar ose ndërkombëtar të cilat bëhen në galeri, muzeume ekspozita. Në Kosove dhe Shqipëri janë bërë këso vjedhje siç është rasti i vjedhjes së ikonës se Shën Mërisë në kishën në Sikot e vjetër mbi 500 vjet, kurse nga serbet është vjedhur hyjnesha në fron në muzeun e Kosovës.
Trafiku klandestin me azilantë, refugjatë dhe persona të tjerë -paraqet një forme shumë të përhapur te kriminalitetit të organizuar në botë bashkëkohore, konfliktet politike, etnike, religjioze, luftrat lokale, civile, skamja etj. Kanë nxitur lëvizjen e milionave njerëzve nga vendbanimet e tyre kah regjionet më të sigurta. Vendet më të njohura të trafikimit klandestinë janë: Tailanda, Filipinet, Pakistani, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Kosova etj.

Masat për pengimin e kriminalitetit të organizuar - përveç konferencave e tubimeve ndërkombëtare e nacionale, u krijua një aleance ndërkombëtare në kry me SHBA-të me ketë rast iu shpall luftë të hapur terrorizmit ndërkombëtar posaçërisht atij të Al-Qaida.

Kriminalitet politik apo deliktet politike - zakonisht, kanë të bëjnë me aktivitetet që janë të drejtuar kundër shtetit dhe rendit shoqëror e politik, aktual në një vend. Të dhënat paraqiten qysh në Athinën antike të njohura me nocionin Armiku i shtetit që ishte aktivitet i drejtuar në përmbysjen e pushtetit demokratik. Në Romen e vjetër po ashtu edhe në Mesjetë kemi veprat penale kundër shtetit, sovranitetit, kishës, dhe rendit kishtar. Kategoria e kriminalitetit politik më tepër është e lidhur me shoqëritë bashkëkohore ku bëhen përpjekje të ndërrimit nga një sistem në sistemin tjetër të drejtuara si vepra penale kundër shtetit dhe rendit me qëllim të mbikëqyrjes dhe pengimit të çdo aktiviteti politik, krijohen shërbime sekrete që ushtrojnë dhune policore dhe kanë për qëllim shkeljen brutale të drejtave njerëzore. Qëllimi i këtyre është të bëhët spastrim etnik i territoreve nga popullata autoktone. Si vepra penale politike në literaturën penale dallohen dy lloj veprash: ato të cilat ndërmerren me qëllim të rrezikimit të sigurisë së brendshme dhe ato të cilat ndikojnë në sigurinë e jashtme të një sistemi apo të një shteti. Përherë veprimi i këtyre subjekteve është motivi dhe qëllimi politik. Në kongresin e OKB-së në vitin 1985 në Milano është aprovuar Deklarata Mbi parimet themelore të drejtësisë për viktimat e krimit të cilat janë rezultat i dhunës politike dhe keqpërdorimit të pushtetit.
Në literaturën klasike juridiko-penale si vepër penale përmenden tradhtia, spiunazhi, propaganda armiqësore kundër forcave të armatosura dhe veprime të tjera. Posaçërisht është trajtuar problemi i së drejtës së azilit dhe ekstradimit të kryerësve të veprave penale politike. Po ashtu në praktikë theksohet se personat e tillë nuk mund të ekstradohen pra, t’i dorëzohen shtetit apo regjimit të tillë i cili kërkon me qëllim të ndëshkimit të tyre.

Terrorizmi politik - në gjuhën latine terroris - terror, frikë e madhe, pasiguri dhe tmerr. Si shembuj të pushteteve që kanë ushtruar terror ndaj kundërshtarëve politik dhe popullsisë civile numërohen “terrori i bardhë” në Rusinë cariste, “terrori i kuq” te Stalini,” terrori fashist” në Spanjë, ”terrori komunist” etj. Terrorizmi politik paraqitet në formë të kidnapimeve, marrjes së pengjeve etj. Këto aktivitete terroriste manifestohen: me atentate, vrasje, kidnapime, likuidime, vënie të mjeteve shpërthyese në aeroplan, në hekurudha, sulme vetëvrasëse me mjete shpërthyese etj.
Ndër regjimet të cilat kanë ushtruar terror shtetëror të planifikuar në kohën më të re numërohet regjimi despotik dhe terrorist i Serbisë të mbetur. Ndër terroristët më të njohur numërohen Karlosi i njohur me nofkën “shakall”, Avdullah Ocellan, Osama Bin Laden, etj. Lidhur me masat e ndërmarra për zbulimin, luftimin, dhe parandalimin e terrorizmit aplikohen masat e ndryshme shtrënguese dhe kufizimi i të drejtave dhe liri vet qytetarit ndaj organizatorëve.

Kriminaliteti kundër lirive dhe të drejtave të njeriut - është në rritje e veçmas në ato vende të cilat janë në tranzicion dhe në vendet ku ka pushtet dhe regjim autokratik.

Krimet kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare - janë tronditjet ekonomike, politike, luftërat lokale regjionale etj. Mendohej se pas luftës së dytë botërore nuk do të përsëriten këto krime por fatkeqësisht ato janë në rritje edhe në botën bashkëkohore. Vlen të përmendim Konventën Ndërkombëtare të cilën e ka aprovuar OKB-ja dhe për të cilat Tribunali i Hagës duhet të bëjë ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve për krime kundër njerëzimit.

Kriminaliteti i dhunës - Në disa kode penale është prezente ndarja dhe klasifikimi i veprave penale: kundër jetës dhe trupit, kundër dinjitetit moral dhe lirisë seksuale, pronës etj. Sipas autorit kroat Franio Baçiq kriminalitetin e dhunës në çfarëdo forme e cilësojnë disa veti: në rend të parë ai gjithmonë nënkupton aplikimin e dhunës fizike dhe psikike që janë të dhunshëm dhe agresive. Si dhunë konsiderohet edhe shtrëngimi e maltretimi psikik, shkaktimi i shqetësimit dhe pasigurisë së përhershme psikike. Pikëpamja e parë ose qasja e sjelljeve agresive kriminale është qasja sipas teorisë psiko-analitike e Frojdit ku sipas tij duhet të kërkohet në sferën e nënvetëdijes së personalitetit. Agresiviteti kriminal është një lloj zbrazjeje e cila e liron organizmin e personalitetit nga shqetësimet e ndryshme. Eri Fromi ka theksuar se ekzistojnë dy lloj agresivitete: a). Defansive - është imanente për te gjithë njerëzit dhe kafshët ku në pikëpamje biologjike është i përcaktuar dhe b). Destruktiv e cila është karakteristikë vetëm për personalitetin e njeriut.

Disa veçori të kriminalitetit të dhunës - Më së shpeshti paraqiten personat e gjinisë mashkullore mirëpo është interesante të shikohet lidhshmëria e gjendjes ekonomike dhe viktimës së disa krimeve të dhunës.

Format më të shpeshta të kriminalitetit të dhunës janë:
Krimet e dhunës ndaj jetës dhe trupit - cilësohen një ndër format më të rënda të atakimit të vlerave dhe të mirave më të shtrenjta të njeriut ku rrezikohet shëndeti dhe siguria fizike e njeriut ku shpesh zënë vend qëndror në trajtime të ndryshme hulumtuese të krimit. Si delikte përmendën: të gjitha llojet e vrasjeve, lëndimeve trupore që kanë për pasojë vdekjen, shtytja në vetëvrasje etj. Është vërtetuar se kriminaliteti i dhunës dhe krimet e vrasjes janë të ndërlidhura me jetën dhe problemet urbane. Si kryes, në pjesën më të madhe të rasteve paraqiten personat e gjinisë mashkullore prej 20-30 vjeç me arsimim më të ulët dhe me status ekonomik social të dobët. Këta zakonisht rrjedhin nga familjet e varfra, të rregulluara, ku ka konflikte prindërore, ku mbizotëron alkoolizmi, bixhozi, droga e prostitucioni. Si motive më të shpeshta të krimeve, të vrasjes më së shpeshti përmenden fjalosjet, konflikte, fyerjet, pasioni seksual, etj. Ato kryhen me mjete të ndryshme thika, sopata, helme, armë zjarri etj.

Kriminaliteti i dhunës në familje - manifestohet me dhunë në martesë, dhunë ndaj fëmijëve, ndaj prindërve etj.

Dhuna në martesë - manifestohet si keqtrajtim fizik ose psikik i njërit ndaj bashkëshortëve në martesë, më të shprehura janë ato burri ndaj gruas me maltretim fizik e psikik si dhe keqtrajtim seksual i bashkëshortes apo anasjelltas. Deklarata e OKB-së si dhunë e cilëson se çdo akt i dhunës dhe agresionit të bazuar në përkatësinë gjinore si të përshtatshme për fyerjen, lëndimin fizik e psikik dhe keqtrajtimin seksual të gruas. Fatkeqësisht paraqiten shume pak raste sipas evidencave statistikore ndërsa, numri i errët është shumë i madh. Dhuna kundër gruas është prezente në të gjitha vendet e botës e sidomos në vendet në zhvillim. Të dhënat e kërkime të bëra në shumë vende lidhur me dhunën në martesë dhe dhunën ndaj gruas tregojnë se kryesit e këtyre krimeve rrjedhin nga familjet të cilat më parë kanë pasur dhunë, ata si fëmije kanë përjetuar dhunën dhe konfliktet në mes prindërve. Këta persona janë të izoluar në pikëpamje sociale, me botëkuptime tradicionale konzervative mbi barazinë e burrit dhe gruas janë të papunësuar, konsumojnë alkool ose drogë dhe janë të prirur për akte të dhunshme. Sipas teorisë psikologjike dhe psikiatrike shkaqet e dhunës qëndrojnë në sëmundjet dhe devijimet psikike sociale të burrit ose gruas.

Dhuna ndaj fëmijëve - mund të manifestohet si dhunë fizike, psikike dhe seksuale. Gjendja e tyre biopsikike, papjekuria fizike e shpirtërore, lidhjet  e ndjeshme emocionale me prindër, obligimet e prindërve ndaj fëmijëve dhe keqpërdorimet e autorizimeve të tyre e bëjnë këtë dukuri edhe me komplekse. Kjo çështje më herët është konsideruar si çështje e brendshme e familjes dhe i takon të ashtuquajturës “sferë intime”. G. Kaiser thekson se ky lloj i kriminalitetit në botën bashkëkohore është shumëfishuar ngase edhe patologjia sociale e cila i paraprinë është ne rritje. Në trajtimet kriminologjike dhe viktimologjike kur flitet për dhunë ndaj fëmijëve shpesh përdoret termi keqpërdorim apo abuzimi fëmijëve. Si keqtrajtim-keqpërdorim në ketë aspekt konsiderohen të gjitha ato veprime apo mosveprime që pengojnë zhvillimin normal dhe formimin e drejte biopsikik dhe social të fëmijëve. Në disa shtete më qëllim të pengimit të dhunës ndaj fëmijëve është bërë ndalimi me ligj i ndëshkimit fizikë të fëmijëve, të miturve, sikur që është ndaluar edhe, maltretimi i tyre psikik. Viktima më të shpeshta të dhunës në familje paraqiten: fëmijët e padëshiruar, që rrjedhin nga incestet, që rrjedhin nga dhunimi seksual, që rrjedhin nga kontakti seksual i nënës me personin që ajo e urren, që kanë lindur pa dëshirën e nënës në çfarëdo mënyre, që lindin gjatë krizave, skamjeve dhe mjerimit material dhe social të familjes, që lindin me gjithë tentimin e abortimit, të meta fizike-psikike të cilët i kanë prindërit në burg etj.

Dhuna ndaj prindërve të moshuar - manifestohet në formë të lënies pasdore, moskujdesit, mosdhënies së ushqimit, maltretimit, mos ofrimit të ndihmës shëndetësore e veçmas të mos furnizimit me barna e mjete tjera shëruese.

Kriminaliteti seksual - dhuna seksuale -kuptohen të gjitha veprimet kriminale që rrezikojnë integritetin dhe moralin seksual të një personi. Sjelljet e tilla janë të inkriminuara në të githa kodet dhe ligjet penale të shteteve bashkëkohore. Ky lloj i kriminalitetit paraqet një rrezikshmëri të veçantë ngase cenon lirinë dhe dinjitetin seksual si të viktimës ashtu edhe të familjes së saj, e sidomos në rastet kur viktima është fëmijë apo i mitur dhe nuk është në gjendje të mbrohet vet nga atakimet e tilla të dhunshme seksuale. Shumë persona të gjinisë femërore pranojnë se kanë qenë viktimë e delikteve seksuale dhe dhunuese seksuale por këtë fakt nuk e kanë paraqitur në organet e policisë apo gjyqësisë. Kinse në kërkimet e veta ka ardhur në përfundim se një numër shumë i vogël i kryesve të krimeve seksuale është zbuluar ose është dënuar. Ekziston një tip i veçantë i delikuentit seksual i cili ka veçori dhe karakteristika që dallohen prej krimineleve tjerë.

Kriminaliteti ekonomik dhe kundër pasurisë - nënkupton të gjitha ato veprime dhe sjellje kundërligjore të personave fizik dhe juridik të cilët janë të kyçur në afarizmin dhe veprimtarinë ekonomike të cilat pengojnë afarizmin ekonomik ndërsa pjesëmarrësve në këtë afarizëm u shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe financiare. Me çështje të kriminalitetit ekonomik dhe përhapjen e tij është marrë edhe Kongresi i V-të i OKB-së mbi prevencionin e kriminaliteti dhe trajtimin e delikuenteve në Gjenevë në vitin 1975. Ndër format më dominuese të kriminalitetit ekonomik përmenden: deliktet e kartelëve të mëdha, aktet e mashtrimit dhe keqpërdorimit të gjendjes ekonomike të kompanive multinacionale, si dhe keqpërdorimi i lejeve ndërkombëtare për tregti dhe afarizëm. Si krime mund të përmendim skemat piramidale, larja e parave, marrja e mitos. Më së shumti merren me krime ekonomike kriminelet e jakës së bardhë që e shpjegon më mirë kriminologu Sutherland.

-Format dhe veçoritë e kriminalitetit ekonomik - janë të njohura veprimet kriminale të firmave, individëve dhe grupeve të caktuara të cilëve u mundësohet në mënyre jo legale përparësia në kredi, bishtnim të pagesave të tatimit, subvencione dhe lehtësime të tjera që sjellin përfitime të mëdha. Në këtë mënyrë paraqitet monopoli në treg që nuk është produkt i afarizmit.

Disa veçori të kryesve të kriminalitetit ekonomik - këta individ nuk përdorin dhunë fizike sikur kriminelet e nëntokës dhe të dhunës klasike, dhe në pamje të jashtme nuk u përngjajnë kriminelëve, përkundrazi këta individ edhe pse kryejnë krime shumë të rënda me gjithë veprimtarinë antiligjore dhe antisociale në të shumtën e rasteve trajtohen si qytetar të respektuar dhe të nderuar, si ekonomist të shquar edhe si qeveritar e politikan të njohur.
Në Literaturën Kriminologjike kryerësit e kriminalitetit ekonomik shpeshherë ndahen në disa shtresa.
Shtresa e I-rë përbëhet nga kriminelet ose “ njerëzit afaristë të imët” qëllimi i të cilëve është sigurimi i një ekzistence të domosdoshme jetësore e jo grumbullimi i parave dhe kapitalit të madhë. Shtresa e II-të përfshinë kategorinë e personave që janë të motivuar të grumbullojnë pasuri që të arrijnë një status më të lartë ekonomik, e me ketë realizojnë edhe disa privilegje politike në botën afariste. Shtresa më e lartë - përbëhet nga personat që kane pozitë të lartë ekonomike si në strukturat e partive politike, ministrive të ndryshme, në sektorët e ekonomisë, bankave, marrëdhëniet tregtare me botën e jashtme etj.

-Korrupsioni - shumë autorë theksojnë se nuk ka shoqëri në të cilën nuk është prezentë korrupsioni. Në Konferencën e antikorrupsionit të mbajtur në Lima të Perusë më 1997 korrupsioni është trajtuar sikurse terrorizmi dhe kriminaliteti i organizuar. Dallojmë forma të ndryshme të korrupsionit si korrupsioni politik i cili ka të bëj me marrjen e funksioneve të pushtetit politikë ose në mbajtjen e privilegjeve të caktuara politike duke u dhënë mito-ryshfet gjatë fushatave elektorale. Korrupsioni administrativ ka të bëjë me administratën shtetërore i cili duke i shfrytëzuar kompetencat e veta  në administratë prej asaj lokale e deri të ajo qëndrore merr mito-ryshfet dmth korruptohet duke u dhënë leje çërtifikatë, dokumente dhe akte të tjera grupeve dhe firmave për realizimin e interesave të ndryshme materiale dhe financiare për grumbullimin e pasurisë që shpeshherë nuk ju takon.

-Mashtrimi i konsumatorë - kryhet në të gjitha vendet e botës, Autori M. Singer citon një thënie të njohur të Erazmoroterdamusit i cili thekson “ ai njeri i cili i jep helm dikujt tjetër, do të dënohet si helmues, mirëpo ai që me verë të dobët e me vaj të brishte helmon pandërprerë shumë qytetar kurrë nuk do te përgjigjet”. Kjo formë e krimit ka të bëj me mashtrimin e konsumatorëve në kualitetin e artikujve ushqimor, përmbajtjen dhe cilësinë e tyre, në distribuimin e barnave, dhe medikamenteve të rrezikshme të cilave u ka skaduar afati etj. Gjatë reklamimeve arrihen të bëhen mashtrime të mëdha konsumatorëve sepse paraqesin një pasqyre tjetër të artikujve.

-Kriminaliteti kundër pasurisë - nënkupton të gjitha veprimet që cënojnë dhe rrezikojnë pasurinë private dhe shtetërore. Këtu bëjnë pjesë vjedhjet e imëta, vjedhjet e zakonshme, vjedhjet e rënda, vjedhjet e rënda, me grabitje, me thyerje, fshehja e tatimeve, e automjeteve, mashtrimi, keqpërdorimi i besimit, fshehja etj.

-Disa veçori të kriminalitetit kundër pasurisë - në kryerjen e krimeve kundër pasurisë vërehet një organizim i kryesve shumë më i madh sesa në raste e krimeve të tjera.

-Krimi i vjedhjeve - ky krim nënkupton marrjen e sendit të huaj me qëllim të përvetësimit. Shënimet statistikore kriminale të prokurorisë, policisë tregojnë se vjedhjet në kuadër të kriminalitetit të këtij lloji qëndrojnë në rend të parë dhe disa lloje të krimeve kundër pasurisë rrallë herë zbulohen. Lidhur me veçoritë e kriminalitetit kundër pasurisë mund të përfundohet se ky kriminalitet është në rritje permanente.

-Veçoritë e kryerësve të krimeve të vjedhjeve - në të shumtën e rasteve janë persona të rinjë, të mitur, dhe fëmijë. Mosha më e vjetër e kryerësve të këtyre krimeve sillet prej
20-25 vjet e cila me tepër merret me vjedhje të rënda, vjedhje me thyerje, me armë, mashtrime etj. Femra paraqitet më tepër në disa vjedhje të imëta, mashtrime, vjedhje të zakonshme etj. Karakteristikë e këtyre krimeve është se ato përsëriten nga të njëjtit persona. Te hajnat profesional ekziston një bindje se ata nuk janë keqbërës, s’janë armiq të shoqërisë e s’janë kriminel nga se edhe vet i urrejnë kriminelet. Vjedhësit profesional zakonisht rekrutohen nga qarqet dhe shtresat më të larta shoqërore dhe kanë përgatitje dhe njohuri arsimore e shkollore në nivel.

-Vjedhjet e automjeteve -tregojnë rritje rapide në shumë shtete bashkëkohore zakonisht ky krim kryhet natën. Personat që merren me këtë krim janë të moshës së re të gjinisë mashkullore.

-Kriminaliteti kompjuterik - lidhur me ndikimin e kompjuterit  në dukurinë e kriminaliteti është shkruar shumë gjatë dekadës së fundit. Autori gjerman Hans përmend se në rend të parë manipulimet kompjuterike të cilat manifestohen nëpërmjet input-output manipulimeve. Veprim tjetër është spiunazhi kompjuterik i cili kryhet me anë të programeve të caktuara duke filluar prej lojërave e deri te programet e temave të ndryshme shkencore e ekonomike financiare dhe strategjike të cilat u sjellin kryerësve fitime të mëdha. Forma tjetër është i ashtuquajturi kabotazh kompjuterik me të cilin bëhet ndërhyrje ilegale në sisteme dhe programe të ndryshme kompjuterike.

Kriminaliteti në trafik-komunikacion - në trafikun bashkëkohor në të gjitha format e tij po shkaktohen viktima të mëdha në njerëz dhe dëme të konsiderueshme materiale. Dukuria e fatkeqësive të shpeshta në trafikun automobilistik, ajror, hekurudhor, e sidomos viktimat e shumta në njerëz flet qart për nevojën e trajtimit dhe analizës të kësaj forme të kriminalitetit dhe gjetjen e mënyrave më të përshtatshme për evitimin e shkaqeve të tij. Trajtimi i delikuencës në trafik si në teori ashtu edhe në praktikën juridiko penale është mjaft i larmishëm në disa vende trajtohen si vepra penale e në disa si kundërvajtje. Më së shumti ka viktima në trafikun automobilistik dhe kur flitet për kriminalitetin në trafik mendohet për trafikun automobilistik. Është e ditur se shumica e këtyre sjelljeve kriminale kryhen nga pakujdesia e jo me dashje. Vetëm në raste kur personat që kryejnë krime në trafik ka qenë në ndikimin e alkoolit, drogës dhe pijeve tjera narkotike mund të sjellin deri te paraqitja e veprave penale dhe fatkeqësitë në trafik.

-Faktorët që ndikojnë në paraqitjen e krimeve në trafik - ndahen në faktorë objektiv dhe subjektiv. Si faktorë objektive përmendet: gjendja teknike e automjetit, gjendja e rrugëve, paisja e rrugëve me shenja etj. Si faktorë subjektiv përmendet personaliteti i njeriut sidomos gjendja psiko-fizike. Kur trajtohet delikuenca në trafik potencohet i ashtuquajturi “sekondë i frikës”  i cili po qe se arrihet të përballohet dhe të kontrollohet çdo herë kur ekzistojnë gjasa reale, të shmanget fatkeqësia dhe pasojat e rënda që mund të pasojnë.

Delikuenca e të miturve - karakteristikë themelore e të miturve në shoqërinë bashkëkohore është se ajo gjendet në shtim të përhershëm dhe se manifestohet me forma të paraqitjes që janë mjaft të rrezikshme. Ekziston një ligj që e quajnë masa të diversitetit që parasheh masa edukative për delikuentet e mitur mirëpo prapëseprapë ekziston dënimi me burgim për te mitur.

-Klasifikimi, format e manifestimit dhe veçoritë kryesore - Delikuentët e mitur klasifikohen në disa grupe: si kufi më i ulët i moshës së të miturve merret mosha 7 vjeçare në një vend ndërsa diku tjetër 9,10,12,13,14,15,16 vjeç në vende të ndryshme. Në Kosovë termi “fëmije” do të thotë personi i cili nuk i ka mbushur 18 vjet ose 14-18 vjet konsiderohen si të mitur. Në disa vende të tjera mosha më e ulët e përgjegjsisë penale nuk caktohet fare me ligj po trajtohen nga vet gjykatat gjate shqyrtimit të rasteve konkrete në praktike ndërsa në vendet skandinave e marrin moshën 20-21 vjet si moshë në të cilën përfundon mosha e miturisë. Delikuentët e mitur marrin pjesë dukshëm në kriminalitetin kundër pasurisë, trafik, kryerjen e krimeve në grupe, shpërndarjes së drogës, delikteve seksuale etj. Zakonisht, paraqiten në forma të bandave të quajtura Gangs, huligane etj. Si shkaqe të paraqitjes së delikuencës të miturit përmenden këta faktorë: ambienti familjar, edukata familjare, televizioni, radio, filmi, droga etj.

-Recidivizmi - ose përsëritja e sjelljeve kriminale gjithashtu paraqet një formë të veçantë të manifestimit të kriminalitetit që ndërlidhë rrezikshmëri të posaçme shoqërore. Problematika e përsëritjes së kriminalitetit ka qenë objekt trajtimi në shumë tubime shkencore ndërkombëtare ai mund të vështrohet nga aspekti juridiko-penal që nënkuptojmë kryerjen e përsëritur të veprave penale nga ana e personit i cili ka qenë më parë i dënuar për ndonjë vepër penale. Këtu flitet për recidivizmin në kuptimin e ngushtë që ka të bëj me përsëritjen e dy apo më shumë veprave të njëjta ndërsa në kuptimin e gjerë me përsëritjen e veprave penale në përgjithësi. Sipas kumtimit kriminologjik recidivizmi nënkupton përsëritjen e sjelljeve kriminale dhe delikuente të një personi si kategori sociale ose si raport piko - social. Sipas kuptimit penalogjik nënkuptojmë ardhjen e sërishme të kryerësit të veprave penale në entet ndëshkimore përmirësuese, ku shtron pyetjen “a thua tretmani i mëparshëm nuk ka qenë adekuat?”

-Faktorët që ndikojnë në paraqitjen e recidivizmit - mund të jenë të natyrës objektive dhe subjektive, përmenden edhe faktorë të jashtëm dhe ndikimi i tyre negativ gjatë qëndrimit në burgje apo ente përmirësuese. Format e sjelljeve asociale dhe delikuente të tyre në fillim kanë qenë ikja nga shtëpia, shkolla, bredhja e pakontrolluar poshtë e lartë, shoqërimi me banda etj. Shume autorë kanë thënë se çdo recidivist është rast në vete.

PJESA E III-TË

Kuptimi dhe roli i faktorëve i faktorëve të kriminologjisë - etiologjisë kriminale
Etiologjia kriminale ose faktorët mbi kriminalitetin kanë të bëjnë me njohjen e burimeve, rrënjëve dhe rrethanave përcaktuese të kriminalitetit. Ajo analizon dhe studion lidhjet kauzave në mes të rrethanave dhe faktorëve të ndryshëm të kriminalitetit. Studimet etiologjike merren me faktorët objektive - ekzogjen dhe subjektive - endogjen të cilët e kushtëzojnë fenomenin e kriminalitetit dhe dukurive tjera antisociale dhe negative në një shoqëri.Problemet lidhur me shkaqet, burimet dhe rrënjët e kriminalitetit, në etiologjinë kriminale, shpeshherë emërtohen me kuptimin faktorë kriminogjen.

Pikëpamjet mbi faktorët kriminogjene - faktorë kriminogjen janë të gjitha ato shkaqe, kushte dhe rrethana që ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit dhe sjelljeve të ndryshme kriminale në një shoqëri. Shkollat dhe lëvizjet e ndryshme, shkaqet e kriminalitetit, pra etiologjinë kriminale, e kanë studiuar dhe analizuar duke u nisur shpeshherë nga një faktor determinues. Kështu ka vepruar teoria e monofaktorit, e cila ka vlerësuar vetëm të ashtuquajturin faktor individual. Enriko Feri, faktorët të cilët ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit i ndanë në tri grupe: faktorë antropologjike, faktorë fizike ose kozmike dhe faktorë sociale. Gabrilet Tardi, faktorët kriminogjenë i ndanë në faktorë të jashtëm ose ekzogjene dhe në faktorë të brendshëm ose endogjene. Ernest Selig, faktorët kriminogjene i ndanë në faktorë historike ose gjenetik dhe në faktorë direket ose insticionale. Zhan Pinateli të gjithë faktorët kriminogjene i ndan në faktorë objektive, në faktorë subjektive dhe në indicione. Publikimi i veçantë i OKB-së, me titull “Prevencioni i delikuencës së të miturve”, të gjithë faktorët që ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit i ndanë: në shkaqe, faktorë dhe motive ose shtytje. Në literaturën kriminologjike, lidhur me faktorët kriminogjen paraqiten tri teori: teoria e faktorit, teoria funksionaliste dhe teoria e kauzalitetit.

Teoria e faktorit - thekson se në paraqitjen e kriminalitetit ndikojnë rrethana të ndashme dhe shkaqet e kriminalitetit i shpjegon në bazë të dy versioneve: versionit monist sipas të cilit kriminalitetin në një shoqëri e shkakton një faktor kryesor. Teoria tjetër e faktorit është pluralisteose multifaktoriale e cila me pikëpamjet e saja sociologjike thekson se shkaqet e kriminalitetit i gjejmë në ndikimin e shumë rrethanave shoqërore, ekonomike, familjare etj.

Teoria funksionaliste - sipas kësaj teorie shkaqet e kriminalitetit mund të shpjegohen vetëm duke e aplikuar metodën e analizës funksionale të institucioneve të ndashme në shoqëri. Këtu mund të përmendim mendimin e autorit Jeffery, i cili thekson se nëse dëshirojmë që t’i ndriçojë shkaqet e kriminalitetit në një vend, atëherë puna e parë që duhet ta bëjmë është studimi dhe analiza e institucioneve të ndashme, e veçmas ndriçimi i lidhjeve funksionale në mes të këtyre institucioneve. Sipas tij, individi nuk është çelësi i shpjegimit të kriminalitetit por institucionet.

Teoria e kauzalitetit - sipas kësaj teorie, është me rëndësi të studiohen dhe të analizohen lidhjet e drejtpërdrejta në mes të veprimeve dhe pasojave d.m.th gjetja e lidhjes shkak-pasojë në mes të dukurive dhe faktorëve të ndryshëm që nxisin aktivitetin kriminal në një shoqëri. Shkaqe të sjelljes kriminale konsiderohen të gjitha ato rrethana dhe ndikime që e shtyjnë individin apo grupet në veprime kriminale. Kushte të sjelljes kriminale konsiderohen ato rrethana dhe ndikime që nuk e determinojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë aktivitetin kriminal por ato e mundësojnë, e ndihmojnë dhe lehtësojnë kryerjen e tij. Shkasi në vargun e lidhjeve kauzale paraqet një rrethanë të veçantë e cila është e lidhur për një situatë dhe rast konkret. Në jetën e përditshme, ndodhë që disa veprime kriminale të ndërmerren aty për aty, për shkak të fyerjes, ofendimit apo kërcimit nga viktima.

Faktorët e jashtëm (objektiv) të kriminalitetit – kuptimi dhe ndarja e tyre
Faktorët e jashtëm ose ekzogjene paraqesin kushtet dhe rrethanat determinuese të sjelljes kriminale. Ata ndikojnë drejtpërsëdrejti në paraqitjen e aktiviteteve kriminale në shoqëri. Këtu bëjnë pjesë: grupi i faktorëve ekonomiko-shoqërore, faktorët ideopolitike, mikrogrupore, sociopatologjike etj.

Faktorët ekonomiko-shoqërore - zhvillimi i hovshëm industrial, të arriturat e mëdha teknike, zhvillimi i elektronikës dhe një varg transformimesh të mëdha që janë bërë në shoqëri, kanë ndikuar edhe në proceset e formimit të njeriut dhe personalitetit të tij. Këto të arritura dhe transformime të mëdha në një anë kanë kontribuar në krijimin e një mirëqenie dhe standardi të lartë, në anën tjetër, me miliona njerëz vuajnë nga uria, skamja, papunësia dhe sëmundjet e ndryshme. Të gjitha këto kanë ndikim të caktuar në veprimet dhe sjelljet kriminale. Ne vijim do te trajtohet ndikimi i industrializimit, urbanizimit, krizave ekonomike, kundërthënieve dhe tronditjeve sociale e politike, varfërisë, papunësisë e dukurive tjera në paraqitjen e kriminalitetit.

Industrializimi, urbanizimi dhe kriminaliteti - me industrializim të shoqërisë nënkuptohet një proces i zhvillimit të hovshëm ekonomik e material, mirëpo, industrializimi dhe urbanizimi i shpejtuar, si dhe ndryshimet që kanë pasuar në vende të ndryshme, shpesh kanë pasur edhe efekte dhe ndikime negative dhe merret si faktorë kriminogjen për arsye se ka sjell lëvizjen, migrimin dhe grumbullimin e madh të popullsisë nëpër disa qendra dhe qytete të mëdha. Është paraqitur dukuria e alkoolizmit, narkomanisë, bixhozit, prostitucionit etj.

Migrimi i njerëzve dhe kriminaliteti i të huajve - Problemi i emigrimit dhe prania e të huajve, në shumë vende po shkakton kundërthënie dhe sjellje kriminale. Autori gjerman thekson se një ndër arsyet e sjelljeve kriminale të huajve në Gjermani, është edhe fakti i grumbullimit dhe vet izolimit të tyre në mjedise të veçanta, në geto dhe përpjekja që t’i ruajnë disa zakone dhe rregulla nga vendi prej të cilit kanë ardhur sepse ndihen të pasigurt, të frikësuar. Ndjenja e pasigurisë dhe urrejtja ndaj të huajve apo ksenofobia janë gjendje që përherë i përcjellin të huajt për shumë arsye, pastaj, pengesat që paraqiten lidhur me punësimin dhe vendosjen e tyre, ndikon që ata për të siguruar kushtet e jetesës merren me aktivitete kriminale.

Krizat, depresionet ekonomike dhe kriminaliteti - trajtohen si faktorët që kanë ndikim të dukshëm në sjelljet kriminale. Krizat ekonomike ndikojnë në paraqitjen e konflikteve dhe kundërthënieve brenda një familje dhe në grupe të ndryshme shoqërore ku me ketë rast rriten disa forma të sjelljeve kriminale siç janë vjedhjet, mashtrimet, abuzimet, tregtia e palejuar, bursa e zezë, bixhozi, prostitucioni etj.

Varfëria dhe kriminaliteti - është faktor objektiv i kriminalitetit i cili ndikon në paraqitjen e sjelljeve kriminale. Aristoteli ka theksuar se “varfëria është nëna e krimit, ndërsa begatia nëna e amoralitetit”. Ka mendime të cilat theksojnë se varfëria dhe skamja mund të ushtrojnë ndikim në sjelljet dhe qëndrimet e disa individëve të cilët janë të zhytur në veprime kriminale. Mirëpo, kriminaliteti i gjithmbarshëm në një shoqëri, në një shtet, nuk është rezultat vetëm i varfërisë dhe i mungesës së kushteve materiale, por shpeshherë është rezultat edhe i ndikimit dhe rrethanave e kushteve tjera. Këtë më së miri e vërteton kriminaliteti i “jakës së bardhë” dhe “kriminaliteti i organizuar”. Format më të shpeshta të sjelljeve kriminale të cilat kryhen për shkak të varfërisë dhe kushteve të vështira materiale janë vjedhjet e imta, grabitjet, mashtrimet, dhënia pas bredhjes, lëmoshës, prostitucionit dhe alkoolizmit.

Papunësia dhe kriminaliteti - është e ngjashme me dukurinë e varfërisë e cila ka të bëjë me pamundësinë e punësimit dhe kyçje në punë të njerëzve, e kjo sjell mungesën e mjeteve për ekzistencë. Kjo dukuri ndikon në gjendjen psikike dhe shpirtërore të individëve dhe familjeve të caktuara të cilët shpeshherë duke dashur të dalin nga kjo gjendje e vështirë fillojnë të merren me disa aktivitete dhe veprime të dëmshme sociale, p.sh. me prostitucion, bredhje, lëmoshë, braktisje të familjes dhe të fëmijëve.

Kushtet e vështira të banimit dhe kriminaliteti - gjithashtu zënë vend të rëndësishëm në trajtimet dhe kërkimet empirike të etiologjisë kriminale. Problemi i banimit e sidomos mungesa e zgjedhjes së çështjës së banimit adekuat është i lidhur me procesin e migrimit të popullsisë, me përqendrimin e saj nëpër qendra dhe qytete të mëdha e cila rezulton në ashpërsimin e raporteve në mes të qytetarëve dhe nxit kundërthënie të ndryshme p.sh. në familjet me një numër të madh anëtaresh në ambiente shumë të ngushta dhe pa kushtet elementare për jetesë shpeshherë të miturit janë ata që detyrohen ta braktisin familjen dhe të kërkojnë zgjedhje të reja duke filluar të merren me veprime kriminale.

Profesioni-mjeshtri dhe kriminaliteti - konsiderohet gjithashtu si faktorë që ndikon në paraqitjen e kriminalitetit. Disa autorë mendojnë se disa personave që u përkasin profesioneve-zanateve të caktuara vet puna e tyre ua lehtëson kryerjen e disa formave të kriminalitetit. Në praktikën e përditshme gjyqësore dhe nga ana e të dhënave statistikore kriminale shihet se punëtoret që punojnë në profesionin e kontabilisteve, llogaridhënësve, depoisteve, furnizuesve etj, me shpesh paraqiten si abuzues, mashtrues, falsifikues të dokumentacioneve dhe librave financiare, pastaj abortimet ilegale, shërimit joadekuate, eksperimentet medicionale në të sëmurë etj. Faktorët  ideopolitike të kriminalitetit-përfshijnë një numër të madh shkaktarësh dhe rrethanash që ndikojnë në paraqitjen e kriminalitetit në shoqëri. Si të tillë janë: konfliktet politike, konfliktet kulturore, luftërat dhe rrethanat e luftës, shtypi, literatura, televizioni, filmi, arsimimi, religjioni etj.

Konfliktet politike dhe kriminaliteti - në literaturën bashkëkohore kriminologjike trajtohen si faktorë të rëndësishëm kriminogjene të cilët në mënyre të drejtpërdrejte ndikojnë në paraqitjen e disa sjelljeve kriminale në shoqëri. Ajo përveç që ndikon direkt në rritjen e dhunës politike dhe kriminalitetit politik ndikon edhe në shtimin e kriminalitetit të përgjithshëm. Gjendja e konflikteve dhe kundërthënieve politike ashpërson shtimin e aktiviteteve kriminale që cenojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. Këtu vlen të përmendim rrethana dhe konfliktet që kanë ndodhur në territorin e ish-Jugosllavisë (në Bosnjë, Kroaci, Kosovë etj), të cilat janë  shkaktuar dhe nxitur me qëllim të spastrimeve etnike dhe kryerjes së gjenocidit ndaj popujve dhe grupeve nacionale që kanë kundërshtuar pushtetin dhe regjimin aktual.

Konfliktet kulturore dhe kriminaliteti - këto konflikte në masë të konsiderueshme janë rezultat i kundërthënieve dhe çrregullimeve shoqërore - politike në shoqëritë bashkëkohore.
Grupet e caktuara apo individët përpiqen që t’ua imponojnë sjelljet, qëndrimet, doket, zakonet, rregullat, botëkuptimet e veta grupeve apo individëve të caktuar. Në ketë mënyrë lindin dukuritë e mos tolerancës, paraqitja e urrejtjes. Kjo tendencë vërehet në shoqëritë multinacionale, multikonfesionale dhe multipolitike.Kriminologu amerikan Tortën Selin ka studiuar dhe analizuar raportet e sjelljeve kriminale me kundërthëniet dhe konfliktet në mes të banorëve vendas dhe ardhacakëve ku ka vërejtur se dallimet në zakonet, adetet, vlerat dhe botëkuptimet e caktuara morale, politike e religjioze në mes tyre kanë shkaktuar përherë mosmarrëveshje dhe konflikte.

Lufta dhe kriminaliteti - lufta dhe kushtet e luftës si faktorë kriminogjene kanë ndikim në paraqitjen e sjelljeve kriminale. Ndikimi i rrethanave të luftës në manifestimet e ndryshme kriminale mund të shikohet në tri faza të ndryshme. Flitet për ndikimin e rrethanave në fazën e përgatitjes së luftës, në fazën e zhvillimit të luftës dhe në fazën e pasluftës.

Arsimimi dhe kriminaliteti – është një faktor me rëndësi në formimin dhe aftësimin e personalitetit të njeriut për jetë më të sigurt dhe më të suksesshme. Enriko Feri thekson se kriminaliteti zvogëlohet në shoqëri krahas rritjes së shkallës së arsimimit të popullsisë zvogëlohet injoranca, mosdija, zhduken veset e këqija etj. Përkundër tij qëndron autori Rafaelo Garafalo i cili thekson se arsimimi i armatos me dijeni dhe i aftëson individët delikuent që më lehtë dhe pa vështirësi të kryejnë sjellje të ndryshme kriminale.

Mjetet e komunikimit publik-masmedia si faktorë kriminogjen-kuptimi dhe roli i mjeteve te informimit
Si mjete të komunikimit masovik, në literaturën kriminologjike konsiderohen shtypi i përditshëm, shtypi revyal, shtypi i ilustruar, shtypi zbavitës, literatura, televizioni, radio, filmi etj, të cilat janë në gjendje që për një kohë të shkurtër të orientojnë opinionin në kahje të ndryshme. Ato gjithashtu ndikojnë në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të njeriut, sidomos gjeneratës së re. Ato paraqesin nxitje për shumë të rinjë për marrjen me aktivitete dhe punë konstruktive dhe kërkimore shkencore.

Mjetet e informimit dhe kriminalitetit - ndikimi i këtyre mjeteve të komunikimit masiv në kriminalitet është i pranishëm te gjenerata e re. Në këtë drejtim mendohet se një pjesë e madhe e delikuencës së të rinjve është rezultat i drejtpërdrejtë i ndikim te disa mjeteve të komunikimit masiv. Paraqitja e shkrimeve, veprave, emisioneve, filmave dhe përmbajtjeve tjera të cilat kanë vlera të dyshimta morale, artistike, pseudovlerave shkencore kontribuojnë dukshëm në nxitjen dhe kryerjen e sjelljeve delikuente dhe kriminale. Në mediat e përditshme paraqiten raste të sjelljeve kriminale të cilat në mënyrë detajore përshkruajnë vendin, kohën, e kryerjes, mjetet të cilat janë përdorur gjatë kryerjes, mënyrën e fshehjes së gjurmëve të krimit, mënyrën e shmangies nga organet e policisë dhe mënyrën e ikjes nga përgjegjësia penale.

Mediat e shkruara, shtypi dhe kriminaliteti - ato nxisin dhe shtytin në veprimtari kriminale, gjithashtu prezantimi selektiv, dramatik, skenat e vrasjeve, plaçkitjeve dhunimeve, të një kategorie të njerëzve e sidomos tek të rinjvë nxisin motive të ulëta, emocione dhe epshe të shfrenuara, psikoze të frikës dhe pasigurisë.

Televizioni dhe kriminaliteti - është bërë faktor i fuqishëm në shoqërinë bashkëkohore. Përmbajtjet e caktuara që paraqiten në televizion e sidomos ato të sjelljeve kriminale ku dominon dhuna ndikon në mënyrë negative te brezi rinor sepse kjo manifestohet dhe përshkruhet në mënyrë senzacionale duke i paraqitur metodat dhe mjetet e kryerjes së veprave penale dmth reklamohet dhe afirmohet jeta dhe biografia e kriminelëve të njohur.

Literatura dhe kriminaliteti - si faktor kriminogjen literatura ka ndikim në paraqitjen e sjelljeve kriminale në një vend, sidomos tek të rinjtë ndikojnë negativisht këto gjera: stripromanet, romanet erotike, romanet pornografike. Shumë krime që kryhen në jetën e përditshme janë të frymëzuara ose të kryera në mënyrë identike sikurse përshkruhen rastet në romanet dhe përmbajtjet e literaturës së dyshimtë, në të cilat dominon rrahja, dhuna, sadizmi, maltretimi, epshet seksuale, shkaktimi i gjakderdhjes dhe skena të tjera kriminale.

Filmi dhe kriminaliteti - ka ndikim negative tek brezat e rinjë në filmat me përmbajtjet joadekuate ku dominon dhuna, grabitjet epshet dhe instinktet e ulëta. Këto nxisin veprime kriminale për arsye se gjeneratat e reja s’kanë aftësi që në mënyre kritike dhe objektive t’i analizojnë veprimet dhe ngjarjet e ndryshme që paraqiten në film. Filmi paraqitet si faktorë indirekt i sjelljes kriminale.

Religjioni dhe sektet ekstreme religjioze si faktorë kriminogjen, kuptimi - religjioni si formë e vetëdijes njerëzore ka ndikim të madh në qëndrimet, veprimet dhe sjelljet e individëve dhe grupeve të ndryshme njerëzore. Gati në të gjitha librat e shenjtë të religjioneve të ndryshme është kërkuar nga besimtarët që mos të kryejnë veprime dhe sjellje të ndaluara dhe keqbërëse. Rregullat, normat dhe kodekset kryesore religjioze kanë paraparë disa ndalesa duke ftuar besimtarët që: mos të vrasin, mos të vjedhin, mos të gënjejnë, ta duan të afërmin, ta ndihmojnë të paaftin etj. Edhe pse është vërtetuar nga studimet dhe kërkimet e shumta empirike që në disa raste religjioni, besimi fetar, institucionet religjioze kanë ndikuar në zgjidhjen e shumë problemeve dhe vështirësive shpirtërore, psikike, familjare, janë paraqitur veprime dhe sjellje të rënda kriminale duke e keqpërdoruar besimin, botëkuptimet religjioze për fanatizmin fetar.

Sektet e ndryshme fetare dhe kriminaliteti - si sekte më të përhapura te krishterët janë: nazarenët, baptistët, adventistët, dëshimtarët e Jehovës, etj. Ndër sektet më të njohura fetare që janë kyçur në aktivitete kriminale gjatë dekadave të fundit përmendet sekti japoneze “AUM” të cilën e udhëheqte lideri i saj SHOKO ASAHARA, një i verbër budist.

Faktorët mikrogrupore të kriminalitetit - disa bashkësi dhe themele të veçanta shoqërore kanë ndikim të madhë në formimin dhe zhvillimin e personalitetit të njeriut që nga fëmijëria e hershme e veçmas në këtë drejtim konsiderohen familja, shkolla, lagja dhe mjedisi shoqëror të cilat shpeshherë kanë lënë gjurmë negative. Nga të dhënat e kërkimeve kriminologjike del se si shkak i marrjes me veprime kriminale të disa personave janë sjelljet negative, traumat, konfliktet, përjetimet tragjike të cilat i kanë pasur nga këto institucione të cekura më lartë.

Familja si faktorë kriminogjen - paraqet faktorin me rendësi në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të njeriut. Ajo mbron dhe orienton anëtaret e vet, sidomos fëmijët dhe të rinjtë sepse ata aty i fitojnë bazat e mirësjelljes njohuritë e para për vete dhe për jetën. Mirëpo në të ashtuquajtura familje problematike dhe të shkatërruara, këto funksione nuk i kryejnë si duhet dhe bëhen burim i shumë dukurive negative dhe sjelljeve kriminale. Vlen të përmendet mendimi i Leon Tolstoit ku thotë se “të gjitha familjet fatlume i ngjajnë njëra tjetrës, ndërsa familjet fatkeqe janë të tilla në mënyrën e vet”. Si institucion dhe bashkësi ajo është familje mikrosociale dhe gjendet në një proces permanent të zhvillimit dhe transformimit.

Familjet e degraduara dhe kriminaliteti - shpeshherë emërtohen si familje “problematike, të “rëna”, të “shkatërruara”, dhe të “degraduara”. Në këto familje paraqiten probleme të adaptimit të fëmijëve në kushtet e krizës dhe skamjes, ku si rezultat i kësaj pason shpeshherë edhe shthurja e bashkësive familjare, ndarja e prindërve, braktisja e familjes nga prindërit, ikja e fëmijëve nga familja, divorci etj.  Nga të gjithë keta faktorë negativë fëmijët e pësojnë më së shumti dhe fillojnë të devijojnë duke u marr me aktivitete kriminale.

Familjet deficiente-të mangëta - janë ato të cilat mungojnë prindërit ose vetëm njëri nga ata, për shkak të proceseve natyrore, vdekjes, ndarjes, braktisjes, migrimit për shkaqe të punësimit dhe si pasojë e luftës. Është e shpeshtë edhe dukuria e braktisjes së fëmijëve e veçmas e të posa lindurve. Në këto raste ndihet mungesa e tërësisë familjare që ndikon në paraqitjen e çrregullimeve dhe traumave psikike te fëmijët, që rezulton në mundësinë që fëmijët të merren me aktivitete kriminale.

Familjet me shumë anëtare - nuk mund të sigurojnë kushte materiale minimale për ekzistencë të fëmijëve gjë që u jep rast fëmijëve dhe të miturve që të jepen pas sjelljeve delikuente, sepse edhe prindërit dhe fëmijët janë të ngarkuar me psikozë të sigurimit të ekzistencës. Mirëpo, në kriminologji flitet edhe për delikuentët e mitur të cilët rrjedhin nga familjet me situatë të mirë nga pikëpamja materiale, ku fëmijëve të tyre u plotësohen të gjitha dëshirat por kjo nuk e mohon mundësinë që ata shpesh jepen pas sjelljeve delikuente dhe kriminale sepse ata janë të pakënaqur me atë që iu ofrohet.

Punësimi i prindërve - shpesh herë është përmendur si faktor i mundshëm në paraqitjen e disa sjelljeve negative të rinjve dhe të miturve. Nga praktika kur të dy prindërit janë të punësuar, shpeshherë fëmijët në mungesë të pranisë së tyre e kalojnë kohën e lire tek të  afërmit, fqinjët, rrugë ku kanë mundësinë që të shoqërohen me fëmije problematik dhe delikuent.

Raporti në mes prindërve dhe fëmijëve-  ndikim të konsideruar në sjelljet e të rinjve ka edhe mënyra e komunikimit dhe qëndrimit të prindërve ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Raporti prind-fëmije ka rëndësi të veçantë sepse konsiderohet si faktor primar në pengimin e sjelljeve negative të fëmijës. Një përqindje e madhe e të miturve delikuent rrjedhin nga familjet ku ka pasur raporte jo të shëndosha ndërmjet fëmijëve dhe prindërve, gjë që ka shkaktuar trauma të shumta e sidomos të miturit dhe kjo shpien deri te sjellja agresive me trauma deri në marrjen me krime.
Shkolla dhe ambienti shkollor si faktor kriminogjen - është e ditur se shkolla menjëherë pas familjes është institucioni më i fuqishëm në formimin dhe orientimin e fëmijëve, mirëpo flitet për disa raste dhe dukuri që paraqiten rreth shkollës ose gjatë shkollimit të cilat trajtohen si faktorë kriminogjen. Thuhet se shkolla në kushtet bashkëkohore gati në të gjitha vendet e botës e veçmas në disa kalon në vështirësi të mëdha të transformimit, ku programet dhe edukimi nuk u janë përshtatur kushteve dhe rrethanave më të reja në botën bashkëkohore. Këtu vërehet mungesa e kuadrit arsimor të kualifikuar, e mjeteve materiale dhe financiare të nevojshme, lokalit adekuat mësimor. Nga këta faktor bie edhe kualiteti i punës së shkollës po edhe nga ana tjetër sjell sukses të dobët tek fëmijët. Ndërprerja e shkollimit dhe braktisja e shkollës, ikja prej mësimit gjatë procesit të shkollimit konsiderohen si faktor që sjellin në paraqitjen e disa sjelljeve negative dhe delikuente të fëmijëve dhe të miturve.

Mjedisi shoqërore-ambienti social si faktor kriminogjen - në Literaturën Kriminologjike flitet për ndikimin e madh kriminogjen të mjedisit të caktuar shoqërore, rrugës dhe lagjes në veprimet kriminale të personave të rinjë dhe të mitur të cilët një kohë të konsiderueshme të aktivitetit të tyre të lirë e kalojnë jashtë shtëpisë, në rrugë, në lagje, në mjedis dhe kuartet të caktuar. Në disa qendra të mëdha ekzistojnë lagje të veçanta ku veprojnë grupe, organizata dhe banda delikuente të miturve dhe të rinjve. Fëmijët shpesh herë mashtrohen nga grupet e tilla kriminale për arsye se atyre u ofrojnë disa mundësi për argëtim dhe kalim me interesant të kohës së lirë dhe si rezultat i kësaj ata fillojnë të merren me veprime kriminale.

Faktorët socio-patologjik të kriminalitetit - quhen socio-patologjik për arsye se kanë të bëjnë me një sëmundje shoqërore e cila kaplon raportet e caktuara në një rrafsh më të gjerë. Këto dukuri kanë të bëjnë me cënimet e disa vlerave morale, njerëzore e shoqërore të cilat kontribuojnë në paraqitjen e sjelljeve delikuente në një vend që janë të lidhura me çrregullimet e mëdha ekonomike, politike e kulturore. Si dukuri socio-patologjike përmendet: prostitucioni, alkoolizmi, narkomania, bixhozi, bredhja dhe lëmosha, vetëvrasja AIDS-i etj.

Prostitucioni dhe kriminaliteti - thuhet se prostitucioni si dukuri socio-patologjike është i vjetër sa edhe vet shoqëria njerëzore dhe njëherit zanati më i hershëm i shoqërisë njerëzore. Paraqet një sjellje devijonte negative e cila çrregullon funksionimin normal të raporteve në mes gjinive në shoqëri.  Ka të bëj me mardhënie seksual në mes femrës dhe një numri të përcaktuar të gjinisë tjetër për qëllime përfitimi. Mirëpo, në botën bashkëkohore me prostitucion merret edhe gjinia mashkullore. Duhet të dallohet prostitucion klasik nga homoseksualizmi i cili shfaqet në formë të pederastisë te meshkujt e lezbike te femrat.

Prostitucioni ritual - konsiderohet si forma dhe tipi më i lashtë i prostitucionit. Qysh në kohërat e vjetra si në Kinë, Tibet, Mongoli e në Greqinë e Vjetër është folur për të. Historiani i njohur Herodoti flet se në Perandorinë e Babilonisë dhe për Tempullin e Melitës mbretëreshës së dashurisë ku konstaton se në atë vend çdo vajzë apo femër e re e pa martuar njëherë në jetën e vet është dashur të shkoj në tempullin e Melitës dhe aty të bëjë dashuri me njerëz të panjohur. Nga kjo vërtetonte vlerën e tyre dhe aftësinë për të qenë të frytshme në jetën e martesës. Ky lloj prostitucioni te disa popuj të lashtë është konsideruar edhe si një lloj flijimi i virgjenitetit të femrave për nder të perëndive të ndryshme. Në Tibet ishte adet që asnjë mashkull të mos martohej me një femër të Virgjër ngase ato nuk ishin verifikuar që janë të afta për dashuri.

Prostitucioni religjioz - është i ngjashëm me atë ritual duke u manifestuar në marrëdhënie intime të femrave të cilat kanë shërbyer nëpër tempuj religjioz. Ky zakon i prostitucionit religjioz në mesjete, feudalizëm është keqpërdorur dhe është i njohur shpeshherë me emrin  “e drejtë e natës së parë”.

Prostitucioni kompensacional dhe substitucional – Prostitucioni kompensacional si dukuri negative manifestohet si mardhënie seksuale e femrave të martuara,me meshkuj të tjerë për arsye: të jetës dhe marrëdhënieve të çrregulluara seksuale në martesa, për shkak të impotencës dhe frigjiditetit në bashkëshortësi ose për shkak të keqtrajtimeve dhe vrazhdësisë seksuale në martesë. Prostitucioni substitucional manifestohet me marrëdhënie intime të personave të gjinisë mashkullore me një prostitute si një lloj zëvendësimi i partnerit, qoftë bashkëshortit-bashkëshortes. Kjo ndodh për shkak kur bashkëshortet gjenden për një kohe të gjatë jashtë vendit.

Prostitucioni profesional - është forma më e shpeshtë dhe më e përhapur e prostitucionit në shoqërinë bashkëkohore. Ekzistimi i shtëpive publike përmendet qysh në Greqinë e Vjetër nga Soloni dhe ato janë quajtur me emrin “diktimon” dhe kanë qenë nën kujdesin e shtetit. Në fillim me ketë profesion janë marrë skllavet në luftëra pushtuese por më vonë edhe vet qytetarët e lirë grek. Prostitutat e shtresave të ulta janë quajtur “diktiriade” ndërsa ato të shtresave të larta “auletride”. Janë të njohura prostitutat “konkubina” të cilat ishin skllave dhe shërbenin vetëm për të pasur. Prostitutet më të shtrenjta më renome quheshin “etere”. Në Romën e vjetër shtëpitë publike quheshin “lupanorium” ndërsa femrat që kanë dëshiruar të merren me prostitucion quheshin “licentia stupri” ndërsa nëpunësi shtetëror që ka ushtruar kontroll-veprimtari mbi to është quajtur “edil”. Femrat romane të cilat merreshin me prostitucion ndaheshin në të regjistruara ose “meretricës”, ndërsa ato të paregjistruara “prostibula” të cilat ndiqeshin nga Edili. Në Literaturën Kriminologjike disa autorë prostitutat bashkëkohore i ndajnë në disa grupe. B.Retman i ndanë në prostituta të mitura, amatore, profesionale, rrugaçe, të harxhuara-shpenzuara, të bulevardit, të martuara, të ndara ose të shkurorëzuara dhe kolegerla, ndërsa Ë.Reckless i ndanë në prostitutat e shtëpive publike prostituta sipas thirrjes, prostitutat e rrugës dhe prostitutat profesionale.

Shkaqet e prostitucionit - në rend të parë theksohet gjendja e vështire ekonomike dhe materiale, skamja, papunësia si dhe krizat ekonomike. Prostitutat rrjedhin nga shtresat e ulëta shoqërore dhe nga regjionet fshatare nga familjet ardhacakë, e posaçërisht theksohet problemi i papunësisë. Disa autorë theksojnë së në paraqitjen e prostitucionit ndikojnë edhe vetitë individuale të personave që merren me të. Mirëpo, vërehet prania e sëmundjeve të ndryshme psikike, prania e psikozave dhe çrregullimeve të tjera mentale. Marrja me prostitucion në disa vende është konsideruar si sjellje e ndaluar, kundërvajtje, vepër penale.

Pengimi i prostitucionit - një numër i autorëve dhe mendimtarëve kanë qenë për legalizimin e prostitucionit, disa të tjerë kundër, në disa vende është legalizuar ku këto kuarte quhen kuarte me “llamba të kuqe”, ”lagje të dashurisë”. Prostitucioni i legalizuar pengon përhapjen e sëmundjeve të ndryshme venerike dhe epidemive tjera, ndërsa në vendet ku prostitucioni është ilegal përhapja e këtyre sëmundjeve e sidomos AIDS-i po shkakton viktima të mëdha. Disa autorë përmendin sisteme të ndryshme të qëndrimit të shoqërisë ndaj prostitucionit në botën bashkëkohore:

-Sistemi i tolerimitsipas të cilit shteti nuk e pengon ketë dukuri negative ku prostitucioni kryhet haptazi pa kurrfarë kontrolli nga organet shtetërore,
-Sistemi i legalizimit - sipas të cilit prostitucioni mbikëqyret dhe kontrollohet nga organet shtetërore,
-Sistemi i abolicionit - shteti vetëm formalisht e ndalon prostitucionin publik nëpër shtëpi publike dhe
-Sistemi i prohibicionit - ku prostitucioni ndalohet plotësisht.

Raporti i prostitucionit me kriminalitetit - me prostitucion janë të lidhura një mori sjelljesh kriminale, si vrasjet, mashtrimet, vjedhjet, plaçkitjet, dhunimet, nxitjet dhe joshjet në veprime amorale dhe perversione tjera të të rinjvë dhe të miturve. Në botën bashkëkohore theksohet se me dukurinë e prostitucionit është e lidhur ngushtë edhe marrje me shpërndarjen dhe shitblerjen e drogave dehëse, tregtia me robër të bardhë, shantazhet, kontrabanda, spiunazhi dhe veprimet tjera kriminale.
Patologjia seksuale dhe kriminaliteti - Në literaturën kriminologjike përmenden edhe devijimet dhe çrregullimet e ndryshme seksuale, pra e ashtuquajtura patologji seksuale, si faktor kriminogjen të cilat paraqesin çrregullime organike dhe psikike të jetës seksuale. Këtu mund të përmendim çrregullimet kuantitative të cilat paraqiten si shtytje e tepruar e instinktit dhe dëshirës seksuale e cila te meshkujt quhet “satirijaza” ndërsa te femrat “nimfomani”. Personat e gjinisë mashkullore me këtë çrregullim zakonisht janë agresive dhe paraqiten si dhunues kurse te femrat paraqitet me marrjen e tyre me prostitucion dhe me kryerje të sjelljeve tjera perversive. Si çrregullim kuantitativ konsiderohet edhe dobësimi i aftësisë seksuale i cili quhet “impotencë”dhe shpesh ka pasoja negative sepse personat e tillë nga kompleksi i fshehjes së kësaj dobësie shpesh merren me veprime kriminale. Te femrat ky çrregullim quhet “frigjiditet” i cili manifestohet me mos ndjeshmërinë seksuale, njëfarë ndjenje indiferente ndaj aktit seksual dhe mungesë e plotë e kënaqësisë seksuale ose orgazmit.
Te femrat ky çrregullim ndikon në mosdëshirën e kontakteve seksuale dhe po ashtu ndikon në paraqitjen e neurozave, streseve, konflikteve të cilat pastaj kushtëzohen me marrjen e veprimeve kriminale.
Në trajtimet kriminologjike përmenden deformime seksuale inversive që konsiderohen ato nxitje dhe shtytje seksuale të cilat në kënaqjen e epshit seksual janë të orientuara ndaj personave të të njejtës gjini, ndaj personave të lidhjes së gjakut-incesti, fëmijëve, moshuarve, shtazëve etj. Si çrregullim inversiv seksual përmendet homoseksualizmii cili nënkupton kontaktet intime me persona të të njëjtës gjini. Ky deformim seksual shfaqet në formë të pederastisë te meshkujt e lezbialitetit te femrat ku përdoret shprehja
Tribiad-tribiadizëm që e ka të njëjtin kuptim për persona homoseksual.

-Pedofilia - paraqet deformim tjetër inversiv të epshit seksual me fëmijë, me qëllim të kënaqjes së epshit seksual. Si viktima zakonisht janë fëmijët dhe adoleshentët, ku mund të jenë të dy gjinive mirëpo statistikat tregojnë se fëmijët e gjinisë femërore janë të rrezikuar. Viktimat e abuzimeve nga pedofilët zakonisht vriten, apo mbetur me trauma e strese të rënda psikike për tërë jetën. Këtu mund të zhvillohet edhe pornografia me pamje e skena në të cilat fëmijët janë objekt manipulimi.

-Gerontofilia -paraqet dukurin e deformuar të dëshirës së kontaktit seksual me persona të moshuar. Kjo dukuri manifestohet te personat adoleshent tek të cilat dominojnë komplekse të Edipit dhe Elektres.

-Zoofilia sodomi-bestializmi - është deformim seksual që konsiston në kënaqje të epshit seksual me shtazë të llojeve të ndryshme.

-Transveztizmi - paraqet kënaqjen e dëshirës seksuale me anë të veshjes së rrobave dhe gjësendeve të personit të gjinisë tjetër. Këta persona zakonisht janë të çrregulluar në pikëpamje emocionale. Femrat transvestite më së shumti i joshin uniformat e meshkujve ndërsa transvestitët meshkuj veshin rrobe të brendshme të femrave.

Metatropizmi - paraqet çrregullim inversiv, të kontaktit seksual, kur partneret i ndërrojnë rolet në mes veti, burri sillet si grua, e gruaja si burrë. Në praktike  ndodh që burri e thërret gruan me emra përkëdhelës meshkujsh, Ndonjëherë këto veprime mund të kalojnë në mazohizëm dhe sadizëm. 

Narcisoizmi - është një dukuri e kënaqjes seksuale të një individi duke vështruar vetveten. Sipas Frojdit, këta tipa kanë çrregullime seksuale emocionale dhe shpesh paraqiten si kryerës të veprave penale. Fjala narcis vjen nga mitologjia greke që tregon djalin me të njëjtin emër, i cili duke shikuar veten në ujë dashurohet në vetveten. Tipa me çrregullime seksuale narcisoide, konsideroheshin të gjithë ata persona që dashurohen në vetvete. Çrregullimet “perversive” të motivit-epshit seksual quhen ato deformime seksuale që paraqiten si devijim nga mënyra normale dhe e natyrshme e kontaktit seksual në mes të personave të dy gjinive.

Ekzibicionizmi - është një çrregullim të epshit seksual dhe qëndron në arritjen e kënaqësisë seksuale duke ekspozuar organin gjenital para personave të panjohur ose para personit të gjinisë tjetër. Këta persona quhen ekzibicionist dhe zakonisht janë tipa neurotikë, labil në të shumtën e rasteve të gjinisë mashkullore.

Mazohizmi - është deformim seksual i cili manifestohet në arritjen e kënaqësisë seksuale duke i shkaktuar vetes dhembje fizike me anë të partnerit, vjen nga mbiemri i shkrimtari austriak Zohar Masoh i cili në vepra kishte përshkrua në arritjet e tij seksuale nëpërmjet dhimbjeve të shkaktuar nga partneri i tij. Këta persona lajmërohen si kryerës të krimeve të dhunës në familje.

Sadizmi - paraqet deformim seksuale i cili manifestohet në arritjen seksuale duke i shkaktuar partnerit vuajtje dhe dhembje fizike. Emrin e ka marrë në bazë të një markezi De Sad i cili kishte pasur zakon që femrat e veta t’i maltretonte duke i shkaktuar dhembje fizike dhe tortura psikike. Tipat mazohist dhe sadist  paraqiten si kryerës të krimeve të ndryshëm.

Fetishizmi - është deformim seksual i cili manifestohet në kënaqjen e epshit seksual duke prekur ose imagjinuar disa pjesë të trupit ose rroba të gjinisë tjetër. Fetishizmi patologjik rendomë është dukuri e gjinisë mashkullore dhe shume rrallë është prezent te femrat.

Vojarizmi - është deformim i kënaqjes së epshit seksual ose orgazmat duke i vështruar personat tjerë gjatë aktit seksual, pa u diktuar. Këta persona shpesh implikohen edhe në veprime seksuale si dhunues, pedofil etj.

Alkoolizmi dhe kriminaliteti - është dukuri socio-patologjike, që nënkupton konsumimin e tepërt të pijeve alkoolike dhe krijimi i gjendjes së varshmërisë. Konsumimi i alkoolizmit paraqitet si akut - që mund të jetë e lehtë dhe e rëndë kur konsumohet alkooli në mënyrë jo të rregulltë dhe kronike kur konsumohet alkooli në mënyre të rregullt në sasi të mëdha dhe sjell varshmërinë e organizmit nga ai. Alkoolizmi si problem medicional, paraqet një sëmundje e cila shkatërron shëndetin psikik dhe fizike të individit, te këta persona vërehet dukshëm që zvogëlohet ndjenja e përgjegjësisë ndaj familjes, fëmijëve, dhe rrethit shoqërore. Paraqet problem të madhë në shkaktimin e fatkeqësive në trafik gjatë vozitjes së veturës si të dehur.

Narkomani dhe kriminaliteti – narkomania - paraqet dukurinë negative shoqërore e cila manifestohet në përdorimin dhe konsumimin e drogave dehëse dhe pijeve të tjera narkotike. Ajo shkakton pasoja të rënda për shëndetin psikik dhe fizik të njeriut. Të gjitha drogat dehëse dhe pijet narkotike hyjnë në radhët e materive toksike dhe helmuese që kjo gjendje e varshmërisë nga droga quhet helmim ose toksikomani. Drogat për nga origjina mund të jenë natyrore dhe sintetike. Natyrore janë ato droga që gjenden në natyrë dhe nuk përpunohen dhe fitohen artificialisht ndërsa sintetike e kundërta. Të gjitha drogat ndahen në: narkotikë, substanca psikotrope apo depresante, pije stimuluese dhe pije narkohalucionogjene.
Më të njohurat janë: opiumi, morfina, heroina, kanabis, hashash, LSD, meskalina, amfetamina etj.
Heroina dhe morfinat janë droga shumë të forta, si droga stimuluese, përdoren edhe si doping për persona që merren me ushtrime të ndërtimit të trupit. Sipas përkufizimeve të WHO narkomania paraqet një gjendje të helmimit periodik dhe kronik të individit dhe grupeve të ndryshme njerëzish. Theksohet se paraqet të narkomanët dëshire dhe nevojë të pa përballueshëm dhe të vazhdueshëm për përdorimin dhe konsumimin e drogave dhe pijeve narkotike, që shkakton varshmëri fizike dhe psikike. Nga pikëpamja morale këta persona degradohen, humbin autoritetin në shoqëri.

-Veçorite individuale të narkomanëve - Narkomani si personalitet është i humbur, emocionalisht i papjekur, pasiv, depresiv, dhe agresiv. Persona me neuroza ose psikopati të rënda. Shpesh infektohen edhe me HIV AIDS duke përdorur shiringat e njëjte, ata janë servil dhe të prirur të gënjejnë dhe të mashtrojnë, ata shoqërohen vetëm me narkoman dhe individ të cilët janë problematik. Narkomani trajtohet si faktor kriminogjen, ku shumë narkoman merren me veprime të ndaluara dhe kriminale. Merren me shitblerje dhe shpërndarje të drogës dhe nxitjen e të rinjve ta marrin atë. Vendet e para të cilat kanë nxjerr dispozita konkrete ligjore për rregullimin e prodhimit të tregtisë dhe përdorimit të drogave dehëse janë: Franca, SHBA, Kina. Kodi i Kosovës e parasheh si vepër penale blerjen, posedimin, dhe shitjen e droges.Narkomania si dukuri negative është në rritje, janë duke u marr aksione dhe veprime konkrete edhe për nxjerrjen e dispozitave dhe ligjeve të veçanta për rregullimin e prodhimit. Ish-presidenti i SHBA Klinton e njoftoi opinionin ndërkombëtar  për programin lidhur me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie të dëmshme. Ku ky program fokusohet: në reduktimin e prodhimit të lëndëve të para, kontrollin e rreptë të shpërndarjes dhe përpunimit, pengimin e larjes së parave që burojnë nga trafikimi i drogës, përsosjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit të shteteve dhe organeve të tyre policore, gjyqësore dhe administrative në zbulimin dhe ndjekjen e kriminelëve dhe organizatorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Bixhozi dhe kriminaliteti - është një lojë fati e cila ndryshe quhet edhe lojë hazarde, me rrezik, me zare. Karakteristik është që personat që merren me to dëshirojnë që me pak angazhime dhe deponime të hollave të fitojnë shumë që shpesh herë në fazë të më vonshme kalon në sëmundje patologjike që shëndrrohet në problem familjar dhe social. Pasioni dhe profesioni i disa individëve zakonisht trajtohen si devijime sociale dhe sjellje negative. Bixhozi profesional është shumë i përhapur në botën bashkëkohore e posaçërisht në disa shtet perëndimore. Autorja Eliot në librin e vet “ Krimi në shoqërine bashkohore  flet se bixhozi në shoqërinë amerikane është i pranishëm në të gjitha shtresat  e shoqërisë amerikane. Ai shpesh herë është i lidhur me organizata kriminale, mafinë etj. 

- Format më të shpeshta të lojërave të fatit janë: lidhja me kusht - si lojë e fatit është e përhapur shumë, ato bëhen në rastin e garave me kuaj, garave automobilistike, futbollit, boksit ku shpesh herë kontrollimin e kësaj e bëjnë grupet dhe organizatat e sindikatës së bixhozit.

-Automatet - janë të rregulluara asi soji që vetëm 20% të të hollave të deponuara mund të fitojne ata që luajnë ndërsa 80% u ngelin pronarëve të automateve.

-Lotaria - është një formë e bixhozit ku vlejnë parimet e lojrave të fatit, ku shumë persona luajnë duke pretenduar të fitojnë shuma të mëdha të të hollave. Këtë e kontrollon shteti dhe fitimin e mbetur e përdor për qëllime humanitare etj.

-Ruleti, prognoza sportiv, tombola etj - synojnë të mbledhin sa më shumë të holla nga qytetarët të cilët dëshirojnë ta provojnë fatin.

Bredhja, lëmosha dhe kriminaliteti - Bredhja është një dukuri negative shoqërore e cila në shumë raste ka lidhje të ngushta kriminale, dukuria e saj qëndron në ngarendjen dhe bredhjen e një kategorie të personave prej një vendi në vendin tjetër që shumë autorë mendojnë se vijnë si probleme të papunsisë, varfërise, krizave ekonomike etj. Mirëpo, si shkaktar i vërtete janë konfliktet politike, luftërat lokale mosmundësia e adaptimit në ambientin e caktuar etj. Bredhja si dukuri socio-patologjike ka lidhje me disa sjellje kriminale e sidomos me vjedhje, mashtrime, plaçkitje, vrasje, dhunime etj. Ata zakonisht strehohen  nëpër metropole qytete të mëdha.

Lëmosha - është e ngjashme me dukurinë e vjedhjes, ajo manifestohet me shprehitë e disa individëve që të lypin të kërkojnë lëmoshë nga kalimtaret e që mund të quhet edhe sëmundje sociale. Si shkaqe të dukurisë së lypjes janë të llojllojshme mund të ndahen të jashtme dhe individuale, si të jashtme përmenden konfliktet shoqërore, politike, luftërat dhe trazirat etj, ndërsa si individuale përmenden disa veti që kanë të bëjnë me personalitetin e këtyre individëve dhe grupeve. Kësisoji theksohet se këta janë persona labil, me të meta të caktuara psikike dhe fizike, prandaj paraqesin një shprehi negative shoqërore që ndikojnë në paraqitjen e sjelljeve konkrete delikuente dhe kriminale.

Dukuria e AIDS-të në shoqërinë bashkëkohore dhe kriminaliteti - paraqet një sëmundje e cila manifestohet me humbjen e aftësisë mbrojtëse të organizmit të njeriut që të pengoj dhe luftojë kundër infektimeve nga virusët e ndryshëm. Ajo analizohet dhe qartësohet me disa dukuri tjera sociopatologjike dhe psikopatologjike, lidhjet e saj me prostitucionin, trafikimin e narkotikëve etj. Si sëmundje shkakton vdekjen e një numri të madh njerëzish në tërë botën dhe është quajtur edhe si Mortaja e Shekullit. Përhapja dhe bartja më qëllim e virusit HIV trajtohet si krim, vrasje apo tentim për vrasje në disa vende të botës.

-Dukuria e vetëvrasjes - është një dukuri sociopatologjike dhe devijonte dhe si e tillë paraqet një gjendje të sëmurë në shoqëri, është theksuar se instinktet apo motivet më të fuqishme të njeriut janë motivet për jetë kur thehet ky instinkt apo motiv shpjegohet pse ndodh vetëvrasja. Në shoqërinë primitive vetëvrasja është trajtuar si një akt magjik, më vonë si mekat ndaj zotit, krijuesit, ose si e keqe ndaj shtetit dhe shoqërisë. Vetëvrasja paraqet akt të thellë individual, personal dhe intim por në esencë është dukuri shoqërore, për arsye se paraqitet si pasojë e mardhënieve të çrregulluara të individit dhe shoqërisë prandaj gjatë definimit të saj duhet të merren parasyh këto elemente. Shkaqet kryesore të paraqitjes së saj janë të natyrës sociale dhe individuale, por edhe sëmundjet dhe çrregullimet mentale, depresionet, psikopatite, mosbesimi në vetvete, pasiguria  etj. Sociologu Dyrkemi i pari u mundua që të shpjegojë lidhjet me vetëvrasjeve dhe faktorëve shoqëror në veprën e vet “Vetëvrasjet”. Ai flet për disa lloje të vetëvrasjeve: egoist, altruist dhe anomik. Ndërsa Frojdi mendonte se atë e shkaktojnë dy grupe instinktesh që luftojnë në brendinë e njeriut: njëra shtyn nga vetëshkatërrimi, e tjetri në drejtim afirmativ, ai thekson se ndjenja e melankolisë dhe gjendja depresive e shtyn individin të bëj vetëvrasje duke e vrarë ‘lugatin’ në psikën e tij

Hakmarrja dhe gjakmarrja - janë dukuri socio-patologjike të cilat për fat të keq edhe kësaj dite janë prezente në disa vise dhe rajone të botës e veçmas në disa vise të Shqipërisë dhe Kosovës. Kanë qenë prezente qysh në shoqërinë primitve mirëpo me zhvillimin dhe emancipimin e tyre politik, kulturor dhe ekonomik dukuria e hakmarrjes dhe gjakmarrjes është braktisur dhe zhdukur plotësisht ose ka mbetur në pak vende. Veçmas në Ballkan ka mbijetuar për një kohë të gjatë pë arsye të ndyshme e sidomos te shqiptarët kjo dukuri ka vazhduar të jetë prezente për shkak të faktit se kanë pasur pengesa në zhvillimin dhe emancipimin e tyre politik, nacional, ekonomik dhe kulturor. Vazhdimi i veprimit paralel i së drejtës kanunore, dokësore dhe i së drejtës bashkëkohore pozitive të jetës në ambientet ku janë të pranishme hakmarrja dhe gjakmarrja po shkaktojnë sjellje dhe veprime delikuente-kriminale e kjo fatkeqsisht po bëhet më e madhe nëse ligji pozitiv bashkëkohor është i pafuqishëm me ligjin e vjetër. Shkaqet e prezencës dhe të ruajtjes së këtij sistemi të vetëgjyqësisë në ditët e sotme hakmarrja e gjakmarrja janë të shumta dhe në këtë mënyrë bëhet mosrespektimi dhe mosaplikimi i normave ligjore pozitive si dhe i së drejtës së organeve shtetërore. Këto dukuri negative janë devijante, patologjike dhe të rrezikshme dhe njëherësh të papranueshme për shoqërinë.

Faktorët e brendshëm (subjektiv) të kriminalitetit-kuptimi, rëndësia dhe ndarja e faktorëve subjektiv - Kur flitet për këta faktorë zakonisht mendohet për individin, për personalitetin e njeriut në rastin konkret të njeriut delikuent. Vetitë biologjike dhe psikike shumë herë janë komponente me rëndësi vendimtare në jetën e njeriut. Në Literaturën Kriminologjike faktorët subjektiv të sjelljes kriminale zakonisht ndahen në faktorë psikologjik-psikik dhe në faktorë biologjik.

Vetitë dhe baza psikike e personalitetit dhe kriminalitetit - pesonaliteti i njeriut është i ndërtuar në bazë psikike dhe biologjike që janë dy komponente me rëndësi për zhvillimin dhe formimin e tij si personalitet normal. Ekziston edhe komponenti tjetër apo baza sociale dhe familjare që janë si faktor objektiv. Baza psikike ka ndikim dhe reflektohet në sjelljet dhe veprimet e personalitetit të njeriut gjatë jetës së tij. Bota e tij e brendshme, bota psikike ka rëndësi të veçantë në shpjegimin e sjelljeve kriminale. Si veti dhe cilësi psikike që e formon dhe e karakterizon një individ përmenden:

-Karakteri dhe kriminaliteti - konsiderohet si veti e cilësi kryesore e një personaliteti. Nocioni karakter d.m.th. personalitet ku paraqet vetëm një veti psikike të një individi e të cilat vulosin tërë aktivitetin njerzor. Si komponenta të karakterit konsiderohen: vullneti, qëndrueshmëria, vendosmëria, siguria, guximi, besnikëria, stabiliteti etj. Me karakter duhet kuptuar sistemin e tipareve dhe vetive të personalitetit të cilat tregojnë si vepron individi karshi disa parimeve dhe vlerave morale të shoqërisë së caktuar. Ai është produkt i edukatës në procesin e socializimit të njeriut ku rol dominues kanë familja, shkolla dhe ambienti social. Ndër kryesit e veprave penale dhe sjelljeve delikuente, më së shpeshti ndeshemi me persona të cilët nuk i kanë virtytet dhe vetitë pozitive të karakterit. Si veti dhe tipare të karakterit përmendim: nderin, ndërgjegjshmërinë, vetbesimin, ndërshmërinë, vetkritikën, guximin, frikën etj. Është e domosdoshme që gjatë ndriqimit të çdo sjelljeje kriminale të individit t’i njihet karakteri i tij.

Temperamenti dhe kriminaliteti – është një veti dhe cilësi me rëndësi psikike e individit e cila manifestohet me reagimin e tij ndaj ngacmimeve dhe nxitjeve të ndryshme të jashtme. Ai nënkupton shpejtësinë dhe zgjatjen e reaksioneve të individit ndaj ngjarjeve dhe ngacmimeve, të ambientit i cili e rrethon në drejtim të caktuar. Janë të njohura klasifikimet e Hipokratit, Pavllovit, Sheldonit etj mirpo më i njohuri është i Hipokratit. Sipas tij njerëzit ndahen në katër tipe themelore të temperamentit.

1. Temperamenti kolerik - manifestohet me ndjenja dhe emocione intenzive, me vendosjen e lehtë për të ndërmarrë ndonje aktivitet apo veprim. Ky tip i personaliteti shqetësohet shpejtë me gjëra të imta dhe bie në konflikt me personat tjerë, këta tipa zemërohen e hidhërohen dhe këtë gjendje e manifestojnë gjatë dhe haptas, nuk janë stabil dhe shpejtë e ndërrojnë disponimin. Ky tip i temperamentit ndikon në paraqitjen e disa sjelljeve negative që i paraprijnë aktiviteteve devijante-kriminale.
2. Temperamenti sanguinik - ky tip i personave reagon shpejtë me vrull mirpo emocionet e tyre nuk janë të fuqishme dhe nuk zgjasin shumë, disponimi i tyre ndërron lehtë që nga zemërimi i madh kalon në gëzim dhe hare.
Te ata vërehet një ngushtim i aftësisë së gjykmit dhe logjikimit në situata të caktuara dhe përcaktohen si persona gjaknxehtë. Këta persona shpeshherë kryejnë disa sjellje kriminale në afekt, në çaste të cilat në Literaturën e Psikologjisë Kriminale shpjegohen si gjendje psikike shpirtërore të veçanta.
3. Temperamenti flegmatik - paraqet tipin e personit i cili me sjelljet dhe qëndrimet e veta reagon në mënyrë të ngadalshme dhe rrallë shqetësohet dhe emocionet i ka të dobta dhe vështirë manifestohen. Ky tip i personave nuk është i ndieshëm ndaj ngacmimeve të jashtme, nuk ngutet, është i qetë dhe stabil prandaj edhe thuhet se këta persona veprimet e ndyshme delikuente i kryejnë me paramendim. Këta persona rralleherë paraqiten si përsëritës apo recidiviste të sjelljeve kriminale.
4. Temepramenti melankolik - është tip i veçantë i personalitetit dhe shumë i përhapur në jetën e përditshme dhe praktikën gjyqësore. Karakterizohen me atë se janë të tërhequr në vetvete, reagojnë me vonesë dhe janë të pavendosur dhe krijojnë përshtypje se përherë janë të padisponuar, të pikëlluar, të lodhur dhe të pagjumë. Preken fare lehtë dhe i përjetojnë rëndë vështirësitë, pengesat, ngjarjet e pakëndshme në jetën e tyre. Çrregullimi emocional te ata është i fuqishëm dhe zgjat shumë. Tipat melankolik rrallherë kryejne krime, mirëpo krimet e tyre janë tejet të rënda dhe motivi i kryerjes së atyre krimeve te këta persona është nga xhelozia në dashuri, në martesë, për arsye të rivalitetit në punë etj.

Shprehite, prirjet dhe kriminaliteti - janë veti subjektive të cilat krijohen, zhvillohen dhe ndyshojnë varësisht nga ambienti shoqror në të cilin jeton dhe formohet individi. Ato në të shumtën e rasteve janë të karakterit pozitiv siç është rasti duke u marrur me muzikë art, krijojnë të ashtuquajturat shprehi dhe prirje pozitive mirëpo në disa raste kanë edhe ndikim negativ  në sjelljet kriminale te individët e caktuar. Nëse në një ambient ku lind, rritet, zhvillohet, edukohet dhe formohet një personalitet dominojnë rrethana dhe kushte të disfavorshme familjare, sociale, shkollore etj vetvetiu mund të vijë deri te formimi i disa shprehive dhe prirjeve negative që rezultojnë që individi i tillë të mirret me vjedhje, mashtrime, falsifikime, konflike, delikte seksuale, konsumim të drogës etj të cilat e nxisin në veprime dhe sjellje kriminale e delikuente. Karakteristikë e këtyre individëve është mosndjenja e përgjegjësisë ndaj veprimeve dhe sjelljeve devijante e kriminale për të cilat ata nuk pendohen. Ndër këto veprime në Literaturën Kriminologjike përmenden vjedhja, mashtrimet, prishja e rendit publik. Konsumimi i alkoolit, drogës etj. Njohja e shprehive dhe prirjeve është me rëndësi të madhe në shpjegimin e disa formave të kriminalitetit. Me këtë janë marrë autorët e njohur Ferri, Garafallo etj. Këto shprehi mund të manifestohen dhe të shkaktojnë të ashtuquajturat kriminalitet potencial ose kriminalitet nga shprehitë.

Inteligjenca dhe kriminaliteti - është një veti me rëndësi e personalitetit, e cila ka ndikim të madh në sjelljet dhe veprimet e tij në jetën e përditshme. Inteligjenca, në psikologji  pëkufizohet si aftësi e të menduarit dhe orientimit në situata të ndrshme. Terston përmend 7 faktore të inteligjencës: 1-aftësia e të folurit rrjedhshëm dhe gjetja e shprehjeve me adekuate, pra begatija e fjalorit; 2-aftësia e të kuptuarit të përmbajtjeve të formuluara me fjalë; 3-aftësia e të operuarit me numra dhe veprime aritmetikore; 4- aftësia e paraftyrimit dhe të mbajturit në mend të disa proceseve apo ngjarjeve; 5- aftësia e të mbajturit mend-memories dhe reprodukimit të përshtypjeve; 6-aftësia e të përceptuarit të hapsirë, sendeve dhe ndryshimeve që ndodhin në ambientin që rrrethon; 7-aftësia e rezonimit apo e përkufizimit, përmbledhjes së raporteve, fakteve, të dhënave të ndryshme, me pak fjalë kjo aftësi mbështet në shprehjen koncize të përmbajtjeve të cilat janë të gjata. Personat të cilët kanë aftësi që këto procese dhe situata t’i zgjedhin në mënyrë të favorshme, me pak vijnë në situatë të merren me veprime dhe sjellje delikuente, ajo mund të përdoret pë kryerjen me të lehtë të disa veprimeve kriminale.

Matja dhe testet e inteligjencës - në psikologjinë bashkohore janë konstruktuar disa mjete apo teste të cilat shërbejnë për matjen e inteligjencës. Testet më të njohura në këtë drejtim janë ato të autorëve francez Bine&Simon të cilat në fillim janë përdorur vetëm për matjen dhe caktimin e inteligjencës së fëmijëve parashkollor ose gjatë shkollimit, mirpo sot ekzistojnë edhe teste për matjen e inteligjencës së të rriturve të cilat në paraktikë janë treguar të dobishme sepse përmes tyre caktohet dhe vlerësohet përafërsisht aftësia e të menduarit, suksesi apo mos suksesi në mësim, në ndonjë mjeshtri etj. E meta e tyre qëndron në atë se nuk kanë mundësi që gjithherë të zbulojnë me saktësi shkallën e  inteligjencës të secilit individ, prandaj ato duhet përdorur me rezervë dhe rezultatet e tilla duhet të verifikohen.

Raporti i inteligjencës me kriminalitetin - shkalla e inteligjencës ka lidhje dhe raporte të shumta me sjelljet kriminale të individëve. Është i përhapur mendimi se në kryerjen e veprimeve kriminale marrin pjesë më shumë personat me inteligjencë të ulët, mirpo krimi i jakës së bardhë e dëshmon të kundërten sepse personat e tillë i planifikojnë dhe i organizojnë këto krime me precizitet të madh. Këta persona rrallherë bien në dorë të policisë apo të organeve të drejtësisë. Një studim i Adlerit dhe Vorfthingtonit konstaton se shkalla mesatare e inteligjencës së delikuenteve të dënuarve në burgjet, pas luftës së  II-të Botërore ka qenë më e madhe se sa shkalla e inteligjencës së ushtarëve dhe oficerëve amerikan në mbarim të Luftës së I-rë Botërore.

Emocionet dhe kriminaliteti - kuptimi dhe llojet e tyre - ndjenjat apo emocionet paraqesin përjetime subjektive të njeriut ndaj asaj, që ai di dhe vepron ndaj të tjerëve dhe ndaj sjelljeve dhe veprimeve të veta. Këto përjetime emocionale të njeriut emërtohen me fjalët:  afekt, brengosje, dashuri, dhembje, frikë, gëzim, hidhërim, indinjatë, kënaqësi, mallëngjim, neveri etj. Emocionet në literaturën psikologjike ndahen në emocione elementare dhe komplekse.
Emocionet elementare - konsiderohen ndryshime psikike më të thjeshta p.sh shprehja e kënaqësisë, moskënaqësisë, zemërimit, frikës dhe dëshprimit.
Ndërsa, emocionet komplekse - shprehin një ndryshim me një intensitet më të madh të gjendjes së individit dhe me përjetime psikike dhe shpirtërore më të thella. Emocionet janë veti psikike të cilat mund të trashëgohen nga paraardhësit por edhe të fitohen në procesin e të mësuarit gjatë formimit të individit.

Raporti i emocioneve me kriminalitetin - çrregullimet emocionale dhe josatbiliteti i gjendjes psikike paraqesin faktor të theksuar që përcaktojnë personalitetin delikuent. Personat që kanë probleme emocionale më lehtë vijnë në situata të kryejn veprime kriminale e zakonisht ata i kaplon një ndjenjë e dëshprimit, inferioritetit ose e xhelozisë. Nga praktika gjyqësore dhe hulumtimet empirike konstatohet se te individet me çrregullime të forta emocionale shpesh vërehen disa shenja të veçanta si: skuçja e tepërt, zverdhja, dridhja e duarve apo gjymtyrëve, djersitja dhe shenjave tjera. Jostabiliteti emocional, ndjenjat intensive, gjendjet afektive, këto janë rrethan të shpeshta që përmenden si shkaqe të paraqitjes së sjelljeve kriminale në parktikën gjyqësore. Prandaj, ndjenjat dhe emocionet duhet të analizohen dhe studiohen si një ndër faktorët që ndikojnë në paraqitjen e sjelljeve kriminale.

Motivet dhe kriminaliteti - janë fuqitë nxitëse të cilat e shtyjnë një individ që të jetë aktiv, e orientojnë dhe udhëheqin aktivitetin e tij në jetë. Motivet, si veti të personalitetit, përbëhen prej elementeve të vetëdijes dhe të vullnetit, prandaj thuhet se nuk ka aktivitete dhe sjellje të pamotivuara. Motivet mund të jenë të karakterit organik dhe psikologjik.

Ndarja dhe llojet e motiveve - Motivet ndahen në: Motive Biologjike dhe Sociale ose primare dhe sekondare: në Motive të Lindura dhe të Fituara.
­­--Motivet Biologjike - bazohen në shtytje e nevoja anatomike. Këtu përmendet motivi për ushqim, për shuarjen e etjes, i shumimit apo seksit prindor, për largimin e dhembjes gjatë lëndimit, për pushim fizik, për gjumë etj. Indvidët të cilët nuk arrijnë që t’i frenojnë dhe kontrollojnë disa shtytje dhe nxitje të brendshme lidhur me realizimin e dëshirave dhe interesave të veta kryejnë me shpesh krime.
---Motivet Sociale - fitohen në procesin e zhvillimit, formimit, edukimit, dhe përsosjes së individit në shoqëri. Këtu përmendet nevoja e njeriut si shtytje e fortë e brendshme që të jetojë në kolektiv në shoqëri, motiv ky i lindur megjithë faktin se ka karakter social. Disa vepra penale kryhen nga personat e caktuar, pasiqë opinioni, mjedisi dhe rrethi në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekt i nxitë dhe i motivon. Ndër këto motive përmenden: Motivi për shoqërim, për vetpohim, përfitim, përqafim të rregullave të ndryshme morale dhe shoqërore, i sigurisë, frikës etj.
--Motivi për shoqërim - është motiv i fuqishëm dhe flet për synimin dhe dëshirën e thellë të njeriut normal për jetë në kolektiv dhe shoqëri. Për shkak të theksimit të tepërt të kësaj ndjenje paraqiten, devijime, deformime të ndryshme ku vërehet tendenca e imitimit, kopjimit, të mënyrës së jetës, mënyrës së sjelljeve etj, që shpeshherë e shtyjnë individin të merret me sjellje kriminale.
--Motivi i vetpohimit - paraqet një shtytje të fuqishme të brendshme, një dëshirë të madhe e cila lëviz aktivitetin e njeriut. Motivet për arritje, sukses si synime dhe forca në pjesën më të madhe janë pozitive sepse flasin për përpjekjen e njeriut që me fuqi dhe forca të veta të mbrrijë të fitojë, të ketë një begati intelektuale, morale dhe materiale.
Shpesh, dëshira për afirmim dhe dominim keqpërdoret dhe shëndrrohet në sjellje kriminale, kështu ndodhin mos suksese, fiasko dhe dëshprime të cilat i përjetojne rënd dhe si zgjedhje të këtyre probelemeve gjejnë marrjen me krim.

--Motivi i agresivitetit - është i lindur dhe ka elemente biologjike, sepse vet natyra e njeriut është e natyrës agresive “Njeriu për njeriun është ujk”. Agresiviteti, si formë e manifestimit të veprimit dhe sjelljeve është burim i shumë problemeve dhe konflikteve të individit në raport me shoqërinë e cila pastaj shkakton veprime negative dhe marrjen me sjellje kriminale.
--Motivi i sigurisë - konsiderohet motiv i rëndësishëm për të shpjeguar shumë veprime kriminale të disa personave, i cili manifestohet me dëshirën e përhershme të individit që ta ruaj një gjendje të caktuar, një situate stabile që i garanton ekzistencën dhe plotësimin e dëshirave të tij. Shpesh herë te disa individ mos plotësimi i dëshirës dhe i ndjenjës së sigurisë shkakton paraqitjen e frikës dhe pasigurisë, ku si rezultat i kësaj paraqiten shqetsime, trauma të cilat ndikojnë me aktivitete kriminale.
--Motivi material(pasurim) - ky motiv kur lidhet me motivin e grumbullimit të pasurisë dhe dominimit ndaj tjerëve, fiton karakteristika të devijimit moral, i cili mund të shëndrrohet në faktor kriminogjen që nxit krim dhe në këtë mënyrë vijnë në konflikt me ligjin dhe kryejnë sjellje kriminale.
--Raporti i motiveve me sjellje kriminale - lidhur me ndikimin e motiveve dhe rëndësinë e tyre në sjelljet kriminale trajtohet edhe rrethana e pasojës së plotësimit apo mos plotësimit të motiveve të ndryshme. Mirpo, problemet shtohen kur këto nevoja dhe dëshira të brendshme nuk ralizohen ose pjesrisht plotësohen. Të gjitha konstatimet lidhur me rëndësinë e motiveve vërtetojnë se ata janë faktor të fuqishëm subjektiv në paraqitjen e sjelljeve kriminale dhe se janë të domosdoshëm në interpretimin dhe shpjegimin e etiologjisë kriminale. Pa njohjen e tyre nuk mund të shpjegohet kriminaliteti.

Baza biologjike e personalitetit dhe krminaliteti - shkaqet e krimit gjenden në konstruktin dhe vetitë anatomiko-biologjike të njeriut thot Lombrozo. Për këtë arsye flitet për një drejtim dhe teori të veçantë për shpjegimin e kriminalitetit – teoria biopsikologjike e cila thekson se vetitë psikike dhe biologjike janë të ndërlidhura ngushtë mes veti dhe ato në mënyrë unike ndikojnë në veprimet dhe sjelljet kriminale të individëve.

-Dis’harmonia në zhvillimin anatomiko-fizikë dhe biopsikikë - mund të shaktojë probleme të caktuara të personalitetit të njeriut. Te fëmijët kjo veti manifestohet si inferioritet, agresivitet, egocentrizëm, zili, smirë etj, të cilat pasojnë në nxitjen e sjelljeve kriminale. Te personat e mitur dhe të rinjë vërehen kundërthënie në mes të zhvillimit biologjik dhe psikik. Në literaturën kriminologjike potencohen gjëndrat me tajim të brendshëm e sidomos çrregullimet në sistemin endokrine të cilat ndikojnë në veprmet kriminale të disa individëve. Zhvillimi jo normal i gjendrës së hipofizës shkakton defekte dhe ndikon në dukjen e tyre e cila shpesh herë ndërlidhet me veprime delikuente. Nga praktika gjyqësore për sjelljet kriminale të disa individëve që kanë pasur probleme në zhvillimin e tyre anatomiko-biologjik siç është rasti për krimet e personave të çalë, të verbër, më shëmtime të dukshme fizike, të pa aftë dhe impotent në pikëpamje seksuale etj. Duke u nisur nga fjala e urtë  latine “mendja e shëndosh në trup të shëndosh”, theksohet se zhvillimi normal biofizik dhe biopsikik është me rëndësi të madhe në pengimin e sjelljeve dhe veprimeve kriminale. Ndaj një kategorie, sidomos ndaj kriminelëve të dhunës, delikeunetëve seksual dhe agresiv ndërmirren intervenime kirurgjike siç janë: sterilizimi, kastrimi, etj.

Çrregullimet mentale dhe kriminaliteti, llojet e tyre - personat e sëmurë psiqikisht trajtohen si delikuent të veçantë, siç janë: psikopatët, neurotikët, psikoneurotikët, personat emocionalisht jo stabil, egocentrikët të cilët paraqiten më së shpeshti si kryerës të veprave të ndryshme penale. Pa marrë parasysh faktin se personat të cilët në pikëpamje shpirtërore janë të sëmurë, nuk i nënshtrohen përgjegjësisë penale kur paraqiten si kryrës të veprave penale ose i nënshtrohen vetëm përgjegjësisë së kufizuar. Si çrregullime dhe sëmundje mentale që kanë lidhje dhe veprime kriminale përmenden: neurozat, psikopatitë dhe psikozat.

- Neurozat dhe kriminaliteti - janë sëmundje dhe çrregullime mentale mjaft prezente të cilat emërtohen me emra të ndryshëm. Ato cilësohen si sëmundje të lehta shpirtërore. Konflikti neurotik në personalitetin e caktuar paraqitet kur ai nuk është i aftë që t’i plotësojë dhe kënaqë disa motive, kërkesa dhe dëshira, qofshin ato të vetëdijshme apo të pavetëdijshme. Mosmundësia e zgjedhjes së konfliktit apo zgjedhja e pjesërishme mund të sjell rritjen e tensionit të brendshëm, shqetësimin shpirtëror dhe tronditjen psikike e cila shpeshherë në psikiatri quhet “anksiozitet”. Në vet individin ekziston një konflikt shpirtëror i cili mund të jetë brenda vet personalitetit-interpsikik ose në mes tij dhe rrethit shoqëror. Personat neurotik kanë kontakte e raporte normale me mjedisin që i rrethon pra personaliteti i tyre është i ruajtur dhe nuk eshtë tjetërsuar nga reatilteti. Karakteristik e tyre është se manifestojnë disa shenja siç janë padisponimi, shqetsimi, frika, kokëdhembja, ndihen përher të lodhur dhe të rraskapitur, janë të humbur në mendime dhe vështirë koncentrohen. Këta persona nëse kryejnë vepra dhe sjellje kriminale i nënshtrohen përgjegjësisë penale. Mirpo, në raste të caktuara përgjegjësia e tyre mund të jetë e zvogluar. Neurozat mund të jenë rezultat i lëndimeve të ndryshme trupore dhe traumave psikike ku përmenden frika nga fatkeqsitë natyrore, termeti, lufta etj.Gjithashtu flitet edhe për neurozat interpsikike si neurozat organike, seksuale, fibite etj. Në të gjitha këto raste personat të cilët vuajnë nga këto çrregullime, të nxitur nga rrethanat e caktuara, mund të vijnë në situata që të kryejnë edhe veprime delikuente dhe kriminale. Nga kjo kategori paraqiten edhe delikuente “piromane” dhe “kleptomane”. Histeria”si neurozë paraqet një çrregullim dhe ngarkesë të veçantë emocional. Personat që vuajnë nga histeria janë të prirur të japin dëshmi të rrejshme, të shkruajnë letra anonime, të denoncojnë dhe të akuzojnë rrejshëm personat e tjerë. Veqmas këtu permendet gjinia femrore. Kriminologu italian Ponti neurozat i ndan në: “depresive”, “hipokondrike”, “fobike”, “obsesive-kompulsive”, “histerike” etj. Personat që vuajnë nga neurozat dhe psikoneurozat qofshin ato si fobi apo histeri mirren në të shumtën e rasteve edhe me konsumimin e drogës, alkoolit dhe me prostitucion.

Psikopatitë dhe kriminaliteti  - fjala “psikopati” rrjedh nga fjala “psiko” që do të thotë “shpirt” dhe “patos”që do të thotë “sëmundje” apo “vuajtje”. Me psikopati nënkuptohet një lloj sëmundje shpirtërore e cila manifestohet me disa vese dhe sjellje jonormale të cilat shkaktojnë vuajtje shpirtërore të personat e sëmurë. Ato shprehen me tipare patologjike të karakterit, me dis’ekuilibrim dhe dis’harmoni të personalitetit. Te këta persona funksionet intelektuale kryhen pa pengesa dhe pa gabime të mëdha, mirpo, vetitë dhe veset psikike të tyre i pengojnë që ata t’i përshtaten normave morale  dhe sociale të mjedisit ku jetojnë. Shkaqet e çrregullimeve dhe devijimeve psikike të individit mund të jenë të trashëguara, të lindura dhe të fituara gjatë jetës. Theksohet se psikopatët janë persona të cilët mund të kenë vlera të zvogluara mendore, çka është me rëndësi kur është fjala për përgjegjësinë penale. Nga shtytja e brendshme e këtyre personave shpesh arrihet deri te marrja e tyre me veprime kriminale si p.sh. me vrasje nga xhelozia, nga hakmarrja, në piromani etj. Personaliteti i tyre intelektual është i çrregulluar dhe shpeshherë për shkak të ngacmimeve të jashtme reagojnë në mënyrë të vrazhdë dhe mirren me veprime delikuente. Në literaturën kriminologjike përmenden këto veprime kriminale të psikopatëve: sjelljet jomorale, shpifjet, dhunimet seksuale, akuzimet dhe denoncimet e rrejshme etj.

Llojet e tipave psikopat dhe karakterisitkat kryesore - në literaturën kriminologjike, psikatrike dhe psikopatologjike përmenden dhe bëhen disa ndarje dhe klasifikime të personave psikopat dhe atë në:
1. Psikopat epileptik - janë delikuente që quhet në pashpirt sepse veprimet dhe sjelljet e tyre cilësohen me një brutalitet dhe vrazhdësi të madhe ku dominon egoja e theksuar. Qëllimet, kërkesat dhe dëshirat e tyre ata i realizojne pa marr parasysh pengesat, rregullat dhe normat e ndryshme shoqërore. Prandaj, për këta persona rrallëherë kanë përgjegjësi të zvogëluar dhe atë vetëm nëse krimin e kanë kryer në gjendje afekti apo të frikës së madhe.
2. Delikuentët impulsiv, janë të njohur si persona gjaknxehtë dhe ngucakeq, janë egocentrik dhe kryeneq. Shpeshher nuk janë të sigurt në forcën e egos së vetë dhe nga pasiguria kanë shqetësime dhe shtrëngime intrapsikike për shkak të cilës edhe merren me aktivitete kriminale me qëllim të lirimit nga kjo ngarkesë.
Psikopatët cikloide janë persona që e ndërrojnë disponimin, shpeshherë ndahen në grupe dhe dallohen si persona të fuqishëm dhe si udhëheqës me ego dominante. Te ky grup i personave psikopatë nuk dominojnë afektet patologjike si zemërimi dhe frika po dominojnë disa shtytje dhe dëshira si ambicja e tepruar, krenaria e shprehur, etj. Këta persona e nënçmojnë rrethin dhe individët që i rrethojnë. Ata janë përherë përgjegjës, sepse krimet i kryejnë me vetëdije dhe vetëdashje. Psikopatët cikloid ndahen në optimistë patologjik dhe pesimist patologjik. Tipi i pesimistëve patologjik kur gjenden në gjendje të rëndë të dëshprimit apo depresionit mund të kryejnë edhe vepra të rënda penale si  vetëvrasje, vrasje, lëndime të rënda trupore etj.

4. Psikopatët histerik mund të jenë disa llojesh ku përmenden rrenacaku histerik, mashtruesi histerik, intriganti histerik etj. Karakteristik e tyre është se paraqiten si shumë të mirë, të aftë para rrethit ku punojnë dhe veprojnë. Në veprimet e tyre janë egocentrike dhe vetjake. Sjelljet kriminale më të shpeshta që ata i kryejnë janë mashtrimet, prezentimet e rrejshme, marrja me punë dhe profesione për të cilat nuk kanë kualitet p.sh marrja me mjekim, magji etj.

5. Psikopatët shizoid kanë personalitet të dobët, janë shpirt ngushtë, depresiv dhe frikacakë. Këta persona kryejnë krime të ndryshmne sepse lehtë bijnë në ndikim dhe nxitjen e të tjerëve. Këta persona i shfrytëzojnë kriminelët dhe tipat psikopat me ego të fortë. Këta persona i përshkon ndjenja e nështrimit, kështu që për shkak të kërcnimeve, shantazhit, dhe frikës janë në gjendje të kryejnë delikte e sjellje kriminale të ndyshme. Për veprimet e veta ata janë përgjegjës. Ndër psikopatët shizoid më të shprehur janë shizoidët hipokondrik të cilët janë mjaft të mërzitshëm dhe të padurueshëm për ambientin dhe familjen.
Grupi tjetër i psikopatëve janë: “parafrene,”fanatike”, “ekstravagante”, “bizare”etj. Janë mjaft të pranishëm në jetën e përditshme. Për ta çdo individ apo grup që ka mendime dhe ide tjera është “injorant”, “i poshtër”, “kundërshtar”, “tradhtar” dhe “armik”. Kanë dëshirë që të trajtohen si heronjë dhe veprimtarë të lartë. Personat e tipit ekstavagant apo bizar janë të rrezikshëm sepse vështirë mund të ambientohen dhe për shkak të ideve të tyre ekstreme kryejnë krime dhe vrasje nga urrejta, hakmarrja etj. Pra, në literaturën kriminoligjike kur flitet për çrregullimet e ndryshme mentale dhe ndikimin e tyre në sjelljet kriminale, posaqërisht trajtohen personat psikopat të cilët siç e pam për shkak të sëmundjeve të tyre shpesh mirren me veprime kriminale.

Psikozat dhe kriminaliteti - janë çrregullime dhe sëmundje të rënda shpirtërore dhe ndryshe quhen “psychosis”, “phrensia”, “phenopathia”, në literaturën profesionale konsiderohen sëmundje të sistemit qëndror nervor, në rend të parë të trurit.
Këto sëmundje mund të jenë të përkohshme dhe të përhershme. Si të përkohshme konsiderohen dipsomania, delerium tremens, mania periodika, melankolia perodika etj, kurse si të përhershme konsiderohen shizofrenia, epilepsia, paraliza progresive, paranoja etj. Për këtë lloj të sëmundjeve shpritërore në literaturën kriminologjike përdoret termi “dementia”. Te personat e vjetër dhe të moshuar është e njohur sëmundja shpritërore e të matufosurit ose “dementia senilis”, kurse si më të rënda konsiderohen ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e vonuar shpritëror ose me oligofreni. Personat oligofrene karakterizohen me ngecje mbrapa në zhvillimin e tyre mental e shpirtëror. Shkaqet e paraqitjes së psikozave mund të jenë të natyrës trashëguese-hereditare dhe psikoza maniako-depresive, epilepsia, shizofrenia të cilat mund të paraqiten para, gjatë dhe pas lindjes, ndërsa ndër ato që fitohen gjatë jetës përmendet paraliza progresive. Në literaturën kriminoligjike ka edhe ndarje të psikozave në organike-psikozat traumatike, psikozat me arteroskleroze të trurit, psikoze toksike, senile etj. dhe në psikoza funksionale, psikozat maniako-depresive, shizofrenia, epilepsia, paranoja etj. Lidhur me ndikimin e psikozave në sjelljet kriminale ka mendime kontradiktore të autorëve ku disa mendojne se ato janë faktorë të fuqishëm kriminogjen e disa të tjerë thonë se nuk janë faktorë shumë të rëndësishëm kriminogjen sepse në mesin e delikuentëve të dënuar ka përafërsisht njësoj persona të sëmurë psikoz aq sa edhe në mesin e popullatës jodelikuente. Mirëpo, psikozat si sëmundje mentale mund të kontribuojnë në kryerjen e disa veprave të caktuara penale.

Llojet e psikozave dhe karakteristikat kryesore
Shizofrenia - kjo sëmundje do të thotë shkapërderdhje e jetës shpirtërore. Personin shizofren shpeshher e kaplojnë ndjenja dhe emocione mashtruese lidhur me sendet, njerëzit dhe kuptimet, përshkohen nga ide sumanute, iluzione, halucinacione që nuk janë në korent me botën objektive. Ata kanë përshtypje se janë të deleguar nga fuqitë iracionale, nga përenditë për të kryer misione e aksione të ndryshme dhe shpeshher e luajnë rolin se u takojnë familjeve aristokrate e mbretërore etj. Aktiviteti i rrezikshëm kriminal i personave shizofren mund të vërehet dhe përcillet nëpër disa faza: në fazën latente kur sëmundja është në fillim dhe në fazën pas shërimit. Konsiderohen të papërgjegjshëm për veprimet e tyre kriminale.
Paranoja - është një kompleks i sëmundjeve mentale e cila karakterizohet me çrregullim të të menduarit, është karakteristikë prezenca e ideve sumanute të krisura. Personat që vuajnë nga ky kompleks jetojnë në mënyrë ireale. Përmenden këto lloje të personave paranoike: kuerilentet, shpikësit, fantastët, idealistët, xhelozët instiktive, erotikomanët dhe paranoikët tjerë. Lidhur me krimet që i kryejnë të sëmurët paranoik dhe arsyet pse ata i kryejnë këto krime ata thonë se individ të caktuar atyre ua kanë zilinë se janë të aftë dhe për të shpëtuar nga kjo ndjekje apo persekutim ata në vetmbrojtje i kryejnë këto krime.
Epilepsia - ose “morbus divinus” është një sëmundje e njohur në kohërat e hershme ku eshtë menduar se sulmi epileptik paraqitet te njeriu kur djalli apo ndonjë fuqi tjetër futet në shpirtin e njeriut dhe për një kohë e pushton dhe e detyron të veprojë në mënyra të ndryshme. Në shkencën psikiatrike sëmundjet epileptike ndahen në grupe të ndyshme, dhe si sëmundje trajtohet si faktor eventual kriminogjen për shkak të përgjegjësisë së personave  të cilët kryejnë krime në nga ndikimi i saj. Sjelljet kriminale të epileptikëve janë të ndryshme dhe të përcjellura me agresivitet të theksuar. Ndër këto veprime kriminale të tyre përmenden lëndimet trupore, tentimet për vrasje, dhunimet etj. Janë të papërgjegjshëm penalisht ose me përgjegjësi të zvogëluar.

Klasifikimi dhe tipologjia e krimineleve-roli dhe rendesia e klasifikimit te krimineleve
Qeshtja e klasifikimit apo tipologjise se delikuenteve në punimet e mëhershme kriminologjike ka qenë në qendër të vëmendjës sidomos në punimet antropologjike, biologjike e psikologjike, ku theksohet se kjo çështje ka rëndësi të veçantë teorike dhe praktike, në rend të parë për nevojat e definimit dhe të përcaktimit të përgjegjësisë penale, fajësisë apo pafajesis edhe elementeve tjera që kanë të bejnë me shqiptimin dhe ekzekutimin e sanksioneve të ndryshme penale. Klasifikimi i tyre gjithashtu kontribuon në pengimin e disa sjelljeve kriminale. Rëndësia e klasifikimit është si nga aspekti kriminologjik ashtu edhe nga ai penalogjik. Prandaj, pa njohjen e tipave t ndryshëm të delikuenteve apo personave të dënuar nuk mund të zbatohet me sukses klasifikimi i tyre nëpër ente të caktuara ndëshkimore-përmirësuese dhe as të realizohet procesi i rehabilitimit dhe risocializimit te tyre.

Llojet e klasifikimit dhe tipologjisë së kriminelëve - dallohen klasifikimet juridiko-penale: klasifikimi kriminologjik: klasifikimi penalogjik: klasifikimi psikopatologjik.
Në të drejtën penale dhe në teorinë juridio-penale klasifikimi i kriminelëve ka për qëllim që të përcaktojë individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale por veprat e kryera, ku bëhet emërtimi, grupimi dhe nën-grupimi i veprave penale sipas dispozitave dhe kodeve e ligjeve penale pozitive. Kështu këtu klasifikimi i kriminelëve bëhet në: kriminel politik, agresiv, të dhunës, seksual, kundër pronës etj.
Klasifikimi kriminologjik i delikuentëve nis nga njohuritë etiologjike dhe fenomenologjike të llojeve të ndryshme të sjelljeve kriminale dhe cilësive e vetive subjektive të kriminelëve. Qëllimi i këtij klasifikimi është lufta parandaluese e pengimit të kriminalitetit në shoqëri, ku rëndësi të veqantë kanë studimet e kërkimet empirike kriminologjike të kriminelëve të njohur botërorë.
Klasifikimi penalogjik i delikuenteve ka të bëjë me klasifikimin e të dënuarve nëpër ente ndëshkimore-përmisuese dhe edukative-përmisuese dhe në institucione ku bëhet rehabilitimi dhe risocializimi i tyre. Ky klasifikim thuhet se është më i përsosuri dhe gjenë aplikim në jetën e përditshme. Është me rëndësi që këto klasifikime të kombinohen sepse të gjitha e kanë për qëllim pengimin e kriminalitetit.

Klasifikimi i kriminelëve sipas Qesaro Lombrozos - sipas klasifikimit të tij esenca qëndron në faktin se kriterët e klasifikimit kërkohen në individ, në subjektin e tij anatomiko-fizik. Ai thotë se njeriu lind si kriminel dhe dallohet me një varg karakteristikash anatomike dhe fizike. Ai ka një strukturë të degjeneruar dhe plot anomali fizike dhe psikike të cilat manifestohen në disa stigma-shenja dhe tipare të individit: shtati i ulët, balli i ngushtë, vetullat dhe balli tepër i madh dhe i qitur, sytë e shtrembëruar dhe të thelluar në gropë, fytyra tepër e gjatë, faqet dhe mollëzat tepër të shprehura, veshët e gjatë etj.
Kriminelët e lindur - sipas Lombrozos nuk ndiejnë dhimbje dhe ata shpesh tetovohen në tërë trupin prandaj edhe u shkaktojnë të tjerëve lëndime trupore e fizike, poashtu kriminelët e lindur shpeshherë janë shkurtpamës ose të shurdhër, ose janë majtake, reflekset i kanë të çrregulluara, skuqen në fytyre, kanë tipare dhe veti të organeve të gjinisë tjetër. Lombrozo thekson edhe disa anomali psikike: nuk ndiejnë brejtje të ndërgjegjjës, nuk kanë frikë nga ndëshkimi apo gjykata, dominon lakmia e madhe materiale, motivet e ulta, instiktet dhe dëshirat primare. Në veprën e tij “Njeriu delikuent” Lombrozo kriminelët i klasifikon në të lindur, të sëmure shpirtërisht, kriminelë nga pasionet, nga shprehitë, kriminelët e rastit etj.
Kriminelët e lindur - janë prezent deri në 40% të numrit të përgjithshëm të kriminelëve në një vend. Karakterizohen me mungesën e ndjenjave njerëzore ku Lombrozo edhe i quan “të marrë moral” dhe ata dallohen si kriminel të lindur qysh në vitet e para të jetës së tyre. Fëmiu i vogël si individ është i zhveshur nga ndjenjat dhe sjelljet morale dhe përpiqet që qdo gjë ta përvetësoj për vete.
Kriminelët e sëmurë psiqikisht - kanë anomali në korën e trurit të madh, dallohen për nga pamja e jashtme fizike. Këto dëmtime dhe sëmundje psiqike të tyre mund të jenë të trashëguara, të fituara në fazën embrionale ose të paraqitura gjatë procesit të lindjes. Ky lloj i kriminelëve shpeshhere nuk janë të përgjegjshëm për veprimet e tyre sepse nuk janë të aftë që të gjykojnë, prandaj në disa raste atyre u zvoglohet përgjegjësia e veprimt dhe u nënshtrohen masave të shërimit nëpër institucione të ndyshme.
Kriminelët nga pasionet - paraqiten më rallë në jetën e përditshme diku prej 5-6%,  karakterizohen me atë se janë të ndjeshëm, jostabil dhe afektiv, gjaknxehtë. Arsyet pse ata kryejnë krime janë ato si: nderi i cënuar, dashuria e madhe, xhelozia, dëshprimi, dhembja etj, dominon hakmarrja, interesi material etj. Këta kriminel shpeshherë pendohen për krimet e kryera dhe ndodh që edhe të bëjnë vetvrasje nga brejtja e ndergjegjjës. Është  karakteristikë se këta persona për nga pikpamja anatomike e fizike janë të formuar mirë pasiqë edhe nuk janë të lindur si kriminel.
Kriminelët nga shprehitë - nuk kanë anomali të dukshme biologjike, anatomike e fizike. Krimet i kryejnë për shkak të disa veseve e shprehive të krijuara të cilat fitohen si rezultat i mungesës së edukatës dhe formimit pozitiv në familje dhe ambient shoqëror. Kanë karakter labil, dhe krimet i kryejnë për shkak të faktorëve endogjen. Krimet e kryera të tyre janë kryesisht kundër pronës, janë të prirur për shpifje e fyerje, paraqesin dëshmi të rrejshme nëpër gjykata etj.
Kriminelët e rastit - këta delikuentë i kryejnë krimet nën ndikimin e faktorëve të jashtëm. Vështirë ambientohen dhe nuk janë rezistent ndaj ngacmimeve dhe provokimeve të rrethit të jashtëm. Lombrozo këta delikuente i ndan në dy grupe: në kriminel të vërtet  dhe në pseudo-kriminel të rastit. Ata të parët janë variante të kriminelëve të lindur, kurse pseudo-kriminelët janë persona normal të cilët kryejnë krime nga pakujdesia.
Konstatimeve të Lombrozës i janë bërë shumë kritika lidhur me klasifkimin e kriminelëve sepse në jetën e përditshme hasen shumë persona me tipare dhe shenja të jashtme që janë të ngjashme me përshkrimet e Lombrozos, mirëpo ata persona me sjelljet dhe qëndrimet e tyre janë korrekt dhe nuk merren me asnjë aktivitet kriminal. Poashtu, nga të dhënat e praktikës gjyqësore shihet se si kryerës të veprave të ndryshme kriminale paraqiten persona që në shikim të parë janë të bukur, të formuar drejt, dhe pa asnjë  anomali. Veçmas është i papranueshëm mendimi i Lombrozos së kriminelët u përngjajnë njerëzve të egër dhe se ata e kanë humbur rrugën në botën e civilizimit. Autori Di Tulio kriminelët i ndanë në tri grupe kryesore ndërsa ato grupe i ndan edhe në nëngrupe dhe sipas tij delikuentët më të njohur janë: kriminelët e rastit, kriminelët konstitucional dhe kriminelët e marrë.

Klasifikimi i kriminelëve sipas shkollës pozitiviste - Enriko Feri në veprën e tij “sociologjia kriminale” thekson rolin e madh në paraqitjen e sjelljeve kriminale në rend të parë të faktorëve biologjike e në rend të dytë të faktorëve social. Ai i takon shkollës pozitiviste sepse në studimin dhe hulumtimin e krimit e aplikon metodën e observimit dhe të eksperimentit. Pra, shkaqet e krimit kërkohen në rrethanat individuale dhe në raste konkrete. Feri kriminelët i ndan në: kriminel nga shprehitë dhe në kriminel të rastit.
Kriminelet nga shprehitë - Feri i ndan në tri nëngrupe: kriminel të sëmure mentalisht, me të meta morale dhe fizike dhe në kriminel të papërmirësueshëm, ndërsa kriminelët e rastit i ndan në kriminel për shkak të ndikimeve të jashtme dhe për shkak të ndikimeve dhe pasioneve të brendshme. Ai poashtu i kushton rëndësi të veqantë faktorëve individual apo antropologjik sepse siç thekson ai vetit dhe predispozitat biologjike përcaktojnë sjelljet kriminale, përmend edhe kushtet klimatike të cilat ndikojnë në marrjen me aktivitete kriminale të personave delikuent.
Rafaelo Garafalo si përfaqësues i shkollës pozitiviste kriminalitetin e ndan në natyror dhe në kriminalitet ligjor. Kriminaliteti natyror sipas tij kosiderohen ato sjellje dhe vepra penale që rrezikojnë dhe cënojnë ndjenjat e përgjithshme altruiste dhe fisnike të botës së  civilizuar. Këto vepra nga vetë brendia e tyre janë kundër natyrës së njerëzimit e jo pse ligjvenësi i ka caktuar me ligj si vepra penale të tilla janë veprat penale kundër jetës, nderit, pronës etj.
Kriminalitet ligjor cilësohet ai ku të gjitha veprimet dhe sjelljet kriminale i cakton sistemi politik, shoqëria apo regjimi i caktuar, të cilat parashihen si vepra penale me qëllim të  mbrojtjes së interesave dhe raporteve politike, ekonomike e religjioze dhe interesave tjera imanente vetëm për atë sistem apo regjim. Sjelljet dhe veprat penale dallojnë prej vendit në vend, evulojnë prej një kohe në kohën tjetër, dallohen prej regjimit në regjim kurse krimet natyrore janë të njëjta thuajse në të gjitha vendet dhe sistemet e botës. Si delikuent natyror konsiderohen vrasësit, dhunuesit, atakuesit e nderit, moralit, kundër pronës etj.
Kollojani si përfaqesues i shkollës pozitive italiane në klasifikimin e kriminelëve përmend edhe klasifikimin e tipit të kriminelit politik.

Klasifikimi i kriminelëve sipas shkollës sociologjike - Franc Von List kriminelët i ndante në kriminel akute-momentale dhe në kriminel të përhershëm ose nga shprehitë - të cilët mund të jenë të përmirsueshëm dhe të papërmirsueshëm, kurse Prins përmend edhe kriminelët abnormal. List thot se kriminelët nga shprehitë kryejnë krime nga ndikimet e brendshme. Delikuentët momentale apo të rastit janë më të shpeshtë në jetën e përditshme dhe kryejnë krime nën ndikimin e faktorëve të jashtëm apo ekzogjene. Prins kur i përmend kriminelët abnormal thotë se janë të ngjashëm me kriminelët e rastit, pra krimet i kryejnë nga ndikimet e brendshme, ata nuk janë persona të sëmurë mentalisht. Ai këtu përmend anomalinë momentale që ka të bëjë me gjendjen e të dehurit nga alkooli e cila mund të shërohet, ndërsa te anomalia e përhershme ai permend personat që janë të  mishëruar me sjellje kriminale e cila është bërë pjesë e personalitetit të tyre. Të këta persona ndëshkimet dhe dënimet nuk kanë efekte pozitive por ndaj tyre duhet të bëhen tretmane dhe rehabilitime me metoda të veçanta.

Klasifikimi i kriminelëve sipas shkollës austriake dhe gjermane - Sipas Eksnerit të gjithë delikuentët dhe kriminelët ndahen sipas kriterit: 1.karakterogjen,2. biotrashëgues, dhe 3. kriminal-politik. Ai kriminelët i ndan në kriminel të gjendjeve dhe kriminel të rastit, ku për ata të rastit thotë se mund të jenë aktivë dhe pasivë dhe mund të ndahen në të pastër, të përzier, paralel dhe të ndërrueshëm.
Sipas Mezgerit të gjithë delikuentet ndahen në: kriminel ligjor, kriminel kriminologjik dhe në kriminel-politik. Kriminelët sipas tij varësisht prej motiveve, prirjeve të brendshme, vetive biologjike, rrethit shoqeror kryejnë edhe krime të ndryshme.
Ernest Selig kriminelët i ndan në tri gupe kryesore dhe në nëngrupet e tyre. Në grupin e parë bëjnë pjesë tipi i pastër i kriminelëve ku bëjnë pjesë kriminelët profesional, kundër pasurisë, agresive, seksuale, kriminelët e reaksioneve primitive dhe kriminelët politik. Në grupin e dytë bëjnë pjesë kriminelët e tipit të përzier, ndërsa në grupin e tretë bëjnë pjesë kriminelët atipike të cilët cilësohen me disa veti që vështirë mund të futen në grupe në nëngrupe tashme të njohura.

Klasifikimi i kriminelëve sipas disa autorëve dhe shkollat e tjera - Harvic, të gjithë kriminelët i ndan në: 1. Kriminel etiologjik, 2.Krimine kriminalol-psikologjik, 3.Kriminel kriminologjiko-sociologjik, 4.Kriminel formal dhe material.
Te kriminelët etiologjike dominojnë edhe faktorë të brendshëm edhe të jashtëm.
Te kriminelët kriminalo-psikologjik me rëndësi janë ndikimet dhe faktorët psikik.
Te kriminelët kriminologjiko-sociologjik rëndësi kanë kriterët e rregullimit pozitiv ligjor dhe rrethanat e përcaktuara sociale.
Autori Hopkins përmend këta tipa të delikuentëve: kriminelët psikologjik të cilët i ndan në kriminel nga pasionet, afektive, paranoike, neurotike etj. Ashafenburg kriminelët i ndan në kriminel nga pasioni, të rastit, me paramendim, profesional, latent, me ego të theksuar etj.
M.Eliot femrat kriminele ose femrat të cilat e shkelin ligjin i klasifikon në: delikuente seksuale, delikuente ekonomike, alkooliste, gangstere, delikuente me braktisjen e fëmijve etj.
Delikuentët seksuale janë femrat që merren me prostitucion nëpër vende dhe rrugë të ndaluara për qka edhe dënohen. Femrat alkooliste janë ato të cilat nuk kanë arritur t’u përshtaten kushteve të jetesës dhe kanë pësuar trauma nga të cilat nuk arrijnë të lirohen dhe të shërohen. Femrat gangstere janë anëtare të grupeve dhe bandave kriminale të cilat shpeshherë janë femra të reja të ikura nga shtepitë ose që kanë pësuar dhune seksuale apo ndonjë krim tjetër në jetë dhe në shenje hakmarrjeje ndaj familjes ose ambientit mirren me veprime kriminale. Femrat delikuente të cilat i kanë braktisur fëmijët janë ato  që kanë pasur çrregullime të rënda në jetën bashkëshortore. Ato në të shumtën e rasteve konsumojnë alkool dhe drogë dhe shoqërohen me delikuentë tjerë.

Vlersimi kritik i klasifikimit dhe tipologjisë së kriminelëve - duhet theksuar se te sistemet gjitha përpjekjet që bëhen për klasifikimin e delikuenteve, duhet të bazohen në studime të  mirëfillta kriminologjike, sepse klasifikimet dhe ndarjet parciale të bazuara vetëm në disa aspekte nuk mund të jenë të qëndrueshme dhe nuk shërbejnë në luftimin e kriminalitetit. Dhe në fund, duhet pasur parasysh se faktori subjektiv pra personaliteti i njeriut si faktor kriminogjen  me rëndësi tejet të madhe nuk mund të shikohet ndaras nga të gjitha rrethanat objektive por ato duhet të kombinohen në mënyrë që të bëhet njohja e shkaqeve të vërteta të kriminalitetit dhe pengimi i suksesshem i tij në shoqërine bashkëkohore paranoike: kuerilentet, shpikësit, fantastet, idealistet, xhelozët instiktive, erotikomanet dhe paranoiket tjerë etj.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels