IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts




http://eseshkolle.blogspot.com/

KUR’ANI PRIN RRUGEN DREJT SHKENCES
PERMBAJTJA

HYRJE
LIBRI I PARË:
FEJA NXIT SHKENCËN
FEJA NDIHMON UDHËHEQJEN E DREJTË TË SHKENCËS
FEJA DHE SHKENCA JANË GJITHMONË NË PËRPUTHJE
MREKULLITË SHKENCORE TË KUR’ANIT
LIBRI I DYTË:
                                                            SHKENCËTARËT BESIMTARË
                                                            PËRFUNDIME
HYRJE

 Zoti i thërret njerëzit të hetojnë dhe reflektojnë rreth qiejve, tokës, maleve, yjeve, bimëve, farave, kafshëve, ndryshimeve të natës me ditën, krijimit të njeriut, shiun dhe shumë gjëra të tjera të krijuara. Duke i ekzaminuar këto, njeriu njeh aftësinë artistike të krijimtarisë së Zotit në botën rreth tij dhe së fundmi njeh Krijuesin tonë, i Cili krijoi të gjithë universin dhe çdogjë në të nga asgjëja.
“Shkenca” ofron një metodë me të cilën universi dhe të gjitha gjallesat aty, mund të ekzaminohen për të zbuluar aftësinë artistike të Zotit dhe t’ia komunikojë atë njerëzimit. Si rrjedhim, feja e nxit shkencën duke e përdorur atë si një mjet me të cilën të studiohen kompleksitetet e krijimeve të Zotit.
Feja, jo vetëm që nxit studimin shkencor por gjithashtu, e mbështetur nga të vërtetat e sjella nga Islami, lejon që kërkimet shkencore të jenë të shpejta dhe efektive. Kjo sepse feja jep përgjigje të sakta e të qarta rreth krijimit të universit dhe të jetës. Si të tillë, nëse mbështeten mbi bazën e duhur, kërkimet do japin të vërtetat rreth origjinës së universit dhe organizimit të jetës në një kohë mjaft të shkurtër dhe me minimumin e përpjekjeve dhe energjive. Siç citohet dhe nga Albert Ajnshtajn, i cili konsiderohet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të shek. të 20, “shkenca pa fenë është e çalë”, që do të thotë se shkenca e paudhëhequr nga feja nuk mund të ecë korrektësisht, por përkundrazi, do shpenzojë shumë kohë në nxjerrjen e disa rezultateve e ç’është më e keqja, shpesh është dhe pa rezultate.
Studimet shkencore të ndjekura nga shkencëtarët materialistë të paaftë të shohin të vërtetën, sidomos në dyqind vjetët e fundit, kanë bërë që të shpenzohet mjaft kohë, të bëhen kërkime të kota dhe të derdhen miliona dollarë.
Ka një fakt që duhet të shihet qartë: shkenca mund të përftojë rezultate të besueshme vetëm nëse pranon si objektivin e saj kryesor hetimin e shenjave të krijimit në univers dhe përpiqet vetëm drejt këtij fundi. Shkenca mund ta arrijë qëllimin e saj në një kohë mjaft të shkurtër, vetëm nëse orientohet nga drejtimi i duhur, pra nëse udhëhiqet drejt.


LIBRI I PARË


FEJA NXIT SHKENCËN

Islami është feja e arsyes dhe ndërgjegjes. Një person e dallon të vërtetën e shpallur nga Zoti duke përdorur urtësinë e tij vetjake, por i nxjerr përfundimet nga e vërteta që sheh duke ndjekur ndërgjegjen e tij. Një person, duke përdorur aftësinë e arsyes dhe ndërgjegjes së tij ndërsa vëzhgon veçoritë e një objekti të caktuar në univers, edhe pse mund të mos jetë ekspert në çështje të tilla, do të kuptonte se ai objekt është krijuar nga një Zotërues i Urtësive, Njohurive dhe Fuqive të Mëdha. Dhe, nëse do zbulonte vetëm disa nga mijra faktorët që e bënë jetën të mundur mbi tokë, kjo do të ishte e mjaftueshme për të që të kuptojë se bota ishte projektuar për ta mbajtur jetën në të. Prandaj, ai që përdor arsyen dhe ndjek ndergjegjen e tij, kupton menjëherë absurditetin e thënies se bota u krijua rastësisht. Shkurtimisht, ai që përdor këto aftësi, dallon shenjat e Zotit mjaft qartë. Këtyre njerëzve u referohet një ajet, në këtë mënyrë:

Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur e kur janë shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës: “Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!”
(Sure Al’Imran: 191)

Në Kur’an, Zoti i thërret njerëzit të mendojnë dhe ekzaminojnë shenjat e krijimit rreth tyre. Profeti Muhamed, i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, gjithashtu pëlqente që njerëzit të fitonin njohuri. Ai gjithashtu theksoi se është detyrimi jonë të kërkojmë njohuri. Të lexojmë hadithet e mëposhtme autentike:

Të kërkosh njohuri është detyrë mbi çdo Musliman. 1)
Merre dijen dhe njoftoja dhe njerëzve të tjerë. 2)

Çdokush që vëzhgon funksionimet e brendshme të universit, gjallesave dhe jogjallesave, dhe heton mbi atë që sheh rreth tij, do arrijë të njohë dhe urtësinë, njohurinë dhe fuqinë supreme të Zotit. Disa nga çështjet, që Zoti i fton njerëzit të meditojnë, janë përmendur në ajetet e mëposhtme të Kur’anit.
A nuk shikojnë ata me vëmendje nga qielli se si mbi ta e kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti? Edhe tokën se si e kemi shtrirë e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura. Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluar njëri mbi tjetrin.
(Sure Kaf: 6-10)

Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast prandaj drejto shikimin përsëri: a sheh ndonjë çarje?
 (Sure el-Mulk: 3)
Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar!
(Sure et-Tarik: 5)

A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar? Edhe qiellin se si është ngritur lart? Edhe malet se si janë vendosur? Edhe tokën se si është shtruar?
(Sure el-Gashijeh: 17-20)

Siç e tregojnë dhe ajetet e mësipërme, Zoti i shtyn njerëzit të studiojnë dhe ekzaminojnë aspekte të ndryshme të botës si qiejt, shiun, bimët, kafshët, lindja dhe shenjat gjeografike. Një mënyrë për t’i eksploruar këto është, si e thamë dhe më parë, nëpërmjet shkencës. Vëzhgimi shkencor e prezanton njeriun me misteret e krijimit dhe me dijen, urtësinë dhe fuqinë e përjetshme të Zotit. Shkenca është një mënyrë për të arritur një vlerësim të drejtë të Zotit, prandaj, përgjatë historisë, një numër i madh shkencëtarësh, të cilët i kanë shërbyer mjaft njerëzimit, ishin dhe besimtarë të devotë të Zotit.


Besimi në Zot i bën shkencëtarët entuziastë dhe të motivuar

Si e përmendëm më lart, feja e nxit shkencën dhe ata, që përdorin arsyen dhe ndjekin ndërgjegjen e tyre në arritjen e kërkimeve shkencore duhet të kenë besim të fortë pasi ata kuptojnë shenjat e Zotit menjëherë. Ata përballen me një sistem pa të meta dhe një kompleksitet perfekt të krijuar nga Zoti në çdo rrugë kërkimi që ata ndjekin dhe në çdo zbulim që bëjnë. Si tha dhe Profeti Muhamed, i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, ata veprojnë duke e ditur se “Ai që del të kërkojë dije është i devotë për hir të Allahut derisa të kthehet”. 3)
Një shkencëtar që po kryen kërkime mbi syrin, për shembull, zbulon, edhe duke e njohur sistemin e tij kompleks, se ai nuk do te formohej kurrë nga një proces gradual rastësish. Ekzaminime të mëtejshme do ta çojnë atë në përfundimin se çdo detaj në strukturën e syrit është një krijim i mrekullueshëm. Ai sheh se syri përbëhet nga shumë pjesë që punojnë bashkë në harmoni, duke rritur kështu mrekullimin e tij ndaj Zotit që e krijoi atë.
Po njësoj, një shkencëtar që vëzhgon kozmosin do ta shohë veten menjëherë përballë mijëra ekuilibrave të padiskutueshëm. Ai fiton më tej një etje për dije pasi ka zbuluar se biliona galaksi dhe biliona yje brenda këtyre galaksive vazhdojnë të ekzistojnë në një harmoni të madhe, në një hapsirë të gjerë pa kufij.
Si i tillë, një besimtar ndërfutet më shumë dhe frymëzohet të ndjekë studime shkencore për të zbuluar misteret e universit. Në një nga artikujt e tij, Albert Ajnshtajn, gjeniu më i madh i erës së kaluar, i referohet frymëzimit të derivuar nga feja, që kanë shkencëtarët:
…Unë pohoj se ndjenja universale fetare është motivi më i fortë dhe më fisnik për kërkime shkencore. Vetëm ata që realizojnë përpjekjet e mëdha dhe mbi të gjitha përkushtimin, pa të cilin nuk mund të kryhet punë në shkencën teorike, janë në gjendje të kuptojnë forcën e emocionit pa të cilin, kjo punë, edhe pse larg realiteteve të drejtpërdrejta të jetës, nuk mund të kryhet. Çfarë bindjeje të thellë mbi funksionimin e universit dhe ç’dëshirë të fortë për të kuptuar duhet të kenë pasur Kepleri dhe Njutoni sa të kalonin vite të tëra pune individuale për të zgjidhur parimet e mekanikës qiellore!
Ata, njohuria e të cilëve rreth kërkimeve shkencore rrjedh kryesisht prej rezultateve të tyre praktikë, zhvilllojnë lehtësisht një nocion komplet të gabuar rreth mentalitetit të atyre njerëzve, të cilët të rrethuar nga një botë skeptike, kanë udhëzuar shpirtrat e tjerë nëpër botë, përgjatë shekujve . Vetëm ai që e ka përkushtuar jetën e tij ndaj qëllimeve të ngjashme mund të ketë një kuptim të gjallë rreth asaj që i ka frymëzuar këta njerëz dhe i ka dhënë forcën për të mbrojtur qëllimet e tyre pavarësisht nga dështimet e panumërta. Është ndjenja universale fetare ajo që i jep njeriut një forcë të tillë. Dikush ka thënë, jo pa të drejtë, se, në këtë epokë materialiste vepruesit seriozë janë vetëm njerëzit thellësisht besimtarë. 4)
Johan Kepler tregoi se ai iu fut rrugës së shkencës për të gërmuar në veprat e Krijuesit, ndërsa Izak Njutoni, një tjetër shkencëtar i madh, tha se përfshirja kryesore që qëndronte pas interesit të tij për shkencën ishte dëshira e tij për të pasur një ndjesi dhe dije më të plotë rreth Zotit.
Këto ishin shënimet e vetëm disa shkencëtarëve më në zë të historisë. Këta dhe qindra të tjerë të cilët do t’i shtjellojmë në faqet në vijim, arritën të besonin në ekzistencën e Zotit duke eksploruar universin dhe, të impresionuar nga ligjet dhe fenomenet që Zoti ka krijuar me Lavdinë e Tij, përpiqeshin të zbulonin më tepër.
Si do ta shohim, dëshira për të mësuar mënyrën si Zoti krijoi universin ka shërbyer si faktori kryesor motivues për shumë shkencëtarë gjatë historisë. Kjo ndodh sepse dikush, që percepton se universi dhe të gjitha gjallesat janë krijuar, gjithashtu percepton se ky krijim ka një arsye. Arsyeja pastaj çon drejt kuptimit. Është prirja për të kapur atë kuptim, për të zbuluar shenjat e tij dhe për të gjetur detajet e tij ajo që lehtëson mjaft studimet shkencore.
Nëse, sidoqoftë, mohohet fakti se universi dhe gjallesat janë krijuar, ky kuptim gjithashtu humbet. Një shkencëtar, që beson në filozofinë materialiste dhe tek Darvinizmi, do supozojë se universi është i paqëllimtë dhe se çdogjë është rezultat i rastësisë së verbër. Si rrjedhim, vëzhgimi i universit dhe i gjallesave do të bëhej pa asnjë lloj qëllimi. Për këtë fakt, Ajnshtajni pohoi: “Nuk kam gjetur shprehje më të mirë se “fetare” për besimin në natyrën llogjike të realitetit, për aq sa është e kapshme nga arsyeja njerëzore. Kurdo që kjo ndjenjë mungon, shkenca degjeneron në empiricizëm të pafrymëzuar.” 5)
Në një rast të tillë, qëllimi i vetëm i një shkencëtari do ishte ose të fitonte famë e të kujtohej në histori ose të pasurohej. Qëllime të tilla mund ta shmangin atë lehtësisht nga sinqeriteti dhe integrimi i tij shkencor. Supozojmë se, në një ngjarje ku rezultati në të cilën ai arriti me anë të kërkimit shkencor bie në kundërshtim me pikëpamjen konvencionale të komunitetit shkencor, ai mund të detyrohet ta mbajë atë sekret në mënyrë që të mos i ikë fama që ka, apo të merret nëpër gojë, apo të degradohet.
Pranimi për një kohë të gjatë i teorisë së evolucionit në botën shkencore është një shembull i kësaj mungese sinqeriteti. Shumë shkencëtarë, përballë fakteve shkencore, janë të bindur se teoria e evolucionit është mjaft larg aftësisë së shpjegimit të origjinës së jetës, por ata nuk mund ta thonë këtë haptazi thjesht nga frika e përballjes së një reagimi negativ. Në këtë linjë mendimi, fizikanti britanik H.S. Lipson bëri rrëfimin e mëposhtëm:
Ne tani dimë shumë më tepër rreth gjallesave sesa dinte Darvini. Ne dimë si punojnë nervat dhe unë e shikoj çdo nerv si një kryevepër të inxhinjerisë elektrike. Dhe ne kemi qindra milionë syresh në trupin tonë… “Modelim” është fjala që më vjen ndër mend për këtë çështje. Por, kolegët e mi biologë nuk e pëlqejnë.6)
Fjala “modelim” është prerë nga literatura shkencore thjesht se nuk pëlqehet, me shumë shkencëtarë që dorëzohen përpara dogmatizmave të tilla. Në lidhje me këtë Lipson thotë:
Në fakt, evolucioni u shndërrua, në një farë mënyre, në një fè shkencore; pothuajse të gjithë shkencëtarët e kanë pranuar atë dhe shumë janë përgatitur të ‘përthyejnë’ vëzhgimet e tyre për tu përshtatur me të. 7)
Kjo situatë e padëshirueshme është rezultat i mashtrimit të “shkencës pazot” që mbuloi komunitetin shkencor duke filluar nga mesi i shekullit të 19-të. Megjithatë, ashtu si tha dhe Ajnshtajni, “shkenca pa fenë është e çalë” 8). Ky iluzion e ka çuar shkencën jo vetëm drejt qëllimeve të gabuara por gjithashtu krijoi shkencëtarë të cilët, edhe pse i njihnin gabimet, rrinin indiferentë përballë tyre.
Në faqet në vijim do trajtojmë temën e lartpërmendur.

“Dëshira e fortë për të shërbyer” e shkencëtarëve besimtarë.

Meqë shkencëtarët që besojnë në Njëshmërinë e Zotit dhe Mbifuqinë e Tij nuk kanë dëshira përfitimi për këtë botë si status, reputacion apo parà , përpjekjet e tyre për kërkimet shkencore janë të sinqerta. Ata e dinë se çdo mister në univers që ata qartësojnë do t’i rrisë më tepër njerëzimit kuptueshmërinë për Zotin, duke ndihmuar kështu në zbulimin e fuqisë dhe dijes së pafund të Tij. Të konfirmosh ekzistencën e Zotit dhe t’ia tregosh njerëzve realitetin e krijimit, është një veprim shumë i rëndësishëm adhurimi për një besimtar.
Të udhëhequr nga shqetësime kaq serioze, shkencëtarët besimtarë kryejnë kërkime të gjera e të rëndësishme me një entuziasëm të madh për të zbuluar ligjet e universit, sistemet mahnitës në natyrë, mekanizmat perfektë dhe sjelljet inteligjente të gjallesave. Ata grumbullojnë rezultate të mëdha dhe përparojnë shumë. Ata nuk pengohen kurrë para problemeve që hasin dhe as nuk mërziten kur nuk vlerësohen nga të tjerët. Kërkojnë vetëm pëlqimin e Zotit për punën që bëjnë.
Përpiqen me tërë forcat për t’u shërbyer besimtarëve të tjerë dhe kjo vetëm për kënaqësinë e Tij. Dhe ata nuk njohin kufij gjatë endjes së tyre të gjatë. Mundohen të bëjnë të pamundurën për t’i shërbyer njerëzve dhe të jenë sa më të dobishëm për ta.
Për më tepër, përpjekjet e tyre të sinqerta i bëjnë ata mjaft produktivë dhe studimet e tyre arrijnë rezultate pozitive.
Ata që pohojnë se shkenca duhet të jetë e ndarë nga feja padyshim që janë në gabim të qartë. Mbi të gjtha, ata që nuk besojnë nuk mund të përjetojnë dot ngritjen shpirtërore të besimit. Projektet shkencore të cilat i fillojnë me mjaft zell shpejt bëhen monotone dhe jofrymëzuese. Motivimi i tyre tani bëhet përfitimi. Kërkesa e përmbushjes së dëshirave të kësaj bote si të mirat materiale, rang shoqëror, reputacion apo famë do bëjë që ata të ndjekin ato kërkime që do të kontribuojnë direkt në këto përfitime personale. Për shembull, një shkencëtar që mendon në këtë mënyrë dhe që motivohet nga interesa për karrierë do ndiqte ato kërkime që do ta çonin drejt një rritjeje në përgjegjësi. Ai nuk do të ndërmerrte kurrë një kërkim për një çështje që ai e mendon si të dobishme për njerëzimin por që nuk i shërben më së miri interesave të tij. Ose, n.q.s. do t’i duhej të zgjidhte mes dy temave kërkimore, ai do të zgjidhte atë që do t’i sillte më shumë të mira materiale apo prestigj, edhe pse zgjedhja tjetër mund t’i sillte përfitime njerëzimit. Shkurtimisht, shkencëtarë të tillë janë shumë pak të vlefshëm për njerëzimin, pasi nuk i shërbejnë të mirës së përbashkët, përveç ratëve kur ka ndonjë shpërblim në mes. Kur mundësia për përfitime personale venitet, ashtu ikën dhe dëshira për t’i shërbyer njerëzimit.
Profeti Muhamed, I Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të, gjithashtu i përmendi dëmet e këtij mentaliteti. Ai tha:
Mos merrni njohuri me qëllim që të diskutoni me dijetarët e tjerë dhe të provoni superioritetin mbi to, apo që të debatoni me injorantët, apo për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. 9)
Nga ana tjetër, Profeti Muhammed lavdëronte përhapjen e dijeve të dobishme. Një hadith thotë:
Zoti dërgon mirësitë e Tij mbi ata që i udhëzojnë njerëzit për dije të dobishme. 10)
Duke u njoftuar për marrjen e mirësive, entuziasmi dhe motivimi i sinqertë i provuar nga një njeri që beson tek Zoti hapin rrugë të reja për të, jo vetëm në fushën e shkencës por edhe në shumë sfera të tjera të jetës si arti, kultura e me rradhë. Këto shpirtra nuk veniten kurrë, por përkundrazi, bëhen gjithnjë e më tepër entuziastë.


FEJA NDIHMON NË ORIENTIMIN
E DREJTE TE SHKENCES

Shkenca bën të mundur hetimin e botës materiale në të cilën jetojmë nëpërmjet vëzhgimeve dhe eksperimenteve. Gjatë këtij hetimi shkenca arrin në konkluzione të shumta të bazuara mbi informacionin e mbledhur nga këto vëzhgime dhe eksperimente. Përveç kësaj, çdo degë e shkencës gjithashtu ka norma të caktuara të cilat merren si të vërteta ose pranohen pa u vërtetuar. Në literaturën shkencore, kjo bashkësi normash quhet “paradigmë”.
Të japim një paraqitje të shpejtë të “etapave” të kërkimit shkencor. Siç dihet, hapi i parë në kërkimin shkencor është formulimi i një hipoteze. Si fillim, shkencëtarët duhet të formojnë një “hipotezë, për temën e kërkimit të tyre. Më pas, kjo hipotezë testohet nëpërmjet eksperimenteve shkencore. Në qoftë së vëzhgimet dhe eksperimentet e vërtetojnë hipotezën, ajo quhet një “parim i përcaktuar” ose “ligj”. Në qoftë se hipoteza nuk vërtetohet, atëherë testohen hipoteza të tjera dhe kështu procesi rifillon.
Formulimi i hipotezes, që është hapi i parë i procesit, shpesh varet nga pikëpamja bazë e shkencëtarit. Për shembull, shkencëtarët, nën një pikëpamje të gabuar, mund të bazojnë punën e tyre mbi hipotezën që “lënda ka prirje të vetë-organizohet pa ndërhyrjen e një vepruesi të ndërgjegjshëm”. Më pas, ata do mund të kalonin vite të tëra kërkimesh për të verifikuar atë hipotezë. Por, meqë lënda nuk e ka atë aftësi, të gjitha këto përpjekje do dështojnë. Më tepër akoma, nëse shkencëtarët janë tej mase kokëfortë rreth hipotezës së tyre, kërkimi mund të zgjasë për vite të tëra madje për breza të tërë. Rezultati përfundimtar do të ishte një shpenzim shumë i madh kohe dhe burimesh.
Megjithatë, po të ishte kjo ide “është e pamundur që lënda të vetë-organizohet pa plan të ndërgjegjshëm” pika supozuese, ai kërkim shkencor do të kishte ndjekur një rrjedhë më produktive dhe më të shpejtë.
Kjo çështje, që është pra përcaktimi i duhur i hipotezës, kërkon një burim krejt të ndryshëm nga të dhënat e thjeshta shkencore. Gjetja e duhur e këtij burimi është kritike pasi, siç e shpjeguam dhe në shembullin e mëparshëm, një gabim i tillë mund t’i kushtojë botës së shkencës vite, dekada madje dhe shekuj.
Burimi i shumëkërkuar është zbulesa e Zotit ndaj njerëzimit. Zoti është Krijuesi i universit, botës dhe gjallesave dhe si rrjedhim, njohuria më e saktë dhe e padiskutueshme rreth ketyre temave rrjedh prej Tij. Zoti na ka zbuluar informacione të rëndësishme rreth tyre në Kuran. Më kryesoret prej tyre janë:
1-        Zoti e krijoi universin nga asgjëja. Çdogjë është krijuar për një arsye të caktuar. Si rrjedhim, nuk ka një kaos ngjarjesh të rastësishme në natyrë apo në univers, por një rregull të përkryer të krijuar me një ndërtim inteligjent.
2-        Universi material, për më tepër Toka në të cilën jetojmë, është ndërtuar posaçërisht për të mbajtur racën njerëzore. Ka një arsyetë caktuar, në lëvizjen e yjeve dhe planeteve, në orientimet gjeografike dhe në vetitë e ujit apo atmosferës, që e bën të mundur jetën njerëzore.
3-        Zoti i krijoi të gjitha gjallesat. Për më tepër, këto krijesa veprojnë të frymëzuara nga Zoti, siç citohet dhe në Kur’an në shembullin me bletën në vargun që fillon me, “Zoti yt frymëzoi bletën…” (Sure en-Nahl: 68).
Këto janë të vërteta absolute të cilat na janë komunikuar nga Zoti në Kur’an. Një afrim drejt shkencës i bazuar në këto fakte do të çonte padyshim në përparim të dukshëm dhe do t’i shërbente njerëzimit në mënyrën më të dobishme. Mbi këtë gjejmë shembuj të shumtë në histori. Vetëm me vendosjen e shkencës në pikëmbështetjen e duhur, shkencëtarët Muslimanë, të cilët atëherë po ndihmonin në përparimin e qytetërimeve më të mëdha në botë, kontribuan në arritjet kryesore të shekujve të 9-të dhe 10-të. Në Perëndim pionerët e të gjitha fushave të shkencës, nga fizika tek kimia, astronomia, biologjia apo paleontologjia, ishin njerëz të lartë të shkencës që besonin në Zot dhe të cilët kërkimet e tyre i kryenin për të eksploruar çfarë Ai krijoi.
Ajnshtajni gjithashtu pranonte se shkencëtarët duhet të bazohen në burimet fetare në zhvillimin e objektivave të tyre: Edhe pse feja është ajo që përcakton qëllimin, ajo ka mësuar nga shkenca, në kuptimin më të gjerë të fjalës, se cilat mënyra do kontribuonin në arritjen e qëllimit që ajo ka caktuar. Por shkenca mund të krijohet vetëm nga ata që janë të mbushur me frymëzim drejt të vërtetës dhe kuptimit. Ky burim ndjenjash lind nga sfera e fesë… Nuk mund ta përfytyroj dot një shkencëtar të vërtetë pa këtë besim të thellë. 11)
Megjithatë, që nga mesi i shek. të 19-të, komuniteti shkencor është ndarë nga ky burim hyjnor dhe është futur nën influencën e filozofisë materialiste.
Materializmi, një ide që fillon që nga Grekët antikë, pranon ekzistencën absolute të lëndës dhe mohon ekzistencën e Zotit. Kjo pikëpamje materialiste gradualisht u fut në komunitetin shkencor dhe duke filluar nga mesi i shek. të 19-të një pjesë e konsiderueshme e vëzhgimit shkencor filloi ta mbështesë atë. Nga ky shkak u formuluan dhe shumë teori si “modeli i universit të pafund” që sugjeronte se universi ekziston për një kohë infinite, teoria e evolucionit të Darvinit që thotë se jeta është rezultat i rastësive, apo pikëpamjet e Frojdit që mendja njerëzore përbëhet vetëm nga truri.
Sot, duke parë të kaluarën, ne shohim se pohimet e materializmit ishin vetëm një humbje kohe për shkencën. Për dekada, një numër i madh shkencëtarësh kanë shpenzuar përpjekjet e tyre për të provuar secilën nga këto pohime por rezultatet gjithmonë ishin negative. Zbulimet konfirmuan shpalljet e Kur’anit – atë që universi ishte krijuar nga asgjëja, se është i përshtatshëm për racën njerëzore dhe se është e pamundur që jeta të vijë vetë dhe të evoluojë rastësisht.
Tani lë të konsiderojmë këto fakte një nga një.

Humbjet që i ka shkaktuar shkencës obsesioni materialist për “Universin e Pafund”

Deri në fillim të shek. të 20-të, opinioni konvencional i komunitetit shkencor, i cili atë kohë ishte nën influencën e materialistëve, ishte se universi kishte përmasa të pafundme dhe se ekzistonte dhe do të ekzistojë në pafundësi. Sipas këtij këndvështrimi, i quajtur “modeli statik i universit”, universi nuk kishte as fillim dhe as fund pra ishte thjesht një konglomerat i pakufizuar lënde. Mohimi i faktit që universi është krijuar përbënte themelet e filozofisë materialiste.
Shumë shkencëtarë që përqafuan materializmin, plotësisht apo pjesërisht, e vendosën modelin e “universit infinit” si bazë e kërkimeve të tyre shkencore. Si rrjedhim, të gjitha kërkimet në astronomi dhe fizikë vareshin nga hipoteza se lënda ekzistonte prej një kohe pambarimisht të gjatë. Për një kohë, shumë shkencëtarë punuan dhe u munduan më kot, pasi shkenca shpejt e hodhi poshtë atë keqkuptim.
Shkencëtari belg, Zhorzh Lemètrë ishte i pari që dalloi pasaktësinë e modelit të “universit infinit” dhe postuloi një alternativë shkencore për të. Duke u bazuar në llogaritje të shkencëtarit rus Aleksandër Fridman, Lemètrë deklaroi se universi në fakt kishte një fillim dhe se ai po zgjerohej që nga ai moment fillestar. Ai gjithashtu hodhi idenë se mund të gjendeshin mbetjet e rrezatimit nga ai moment fillestar.
Këtu duhet theksuar se Zhorzh Lemètrë ishte gjithashtu prift. Lemètrë besonte fort se “universi ishte krijuar nga Zoti prej asgjëje”. Prandaj, afrimi i tij me shkencën ishte krejt i ndryshëm nga ai i materialistëve.
Vitet që pasuan konfirmuan saktësinë e supozimit të hedhur nga Lemètrë. Së pari, astronomi amerikan Edvin Habëll zbuloi me anë të teleskopit të tij gjigand se yjet po largoheshin si nga ne ashtu dhe nga njeri-tjetri. Kjo do të thoshte se universi po zgjerohej dhe si rrjedhim nuk ishte statik siç pretendonin materialistët.
Në fakt, më herët akoma Albert Ajnshtajn e kishte llogaritur teorikisht se universi nuk mund të ishte statik. Megjithatë, ai e la mënjanë teorinë thjesht sepse llogaritjet e tij nuk përputheshin me modelin shumë të njohur të universit statik të asaj kohe. Edhe një shkencëtar si ai, i konsideruar si gjeniu më i madh i shekullit, frikësohej nga dogmatizmi i pikëpamjes materialiste, duke zgjedhur kështu të mos e tregonte zbulimin e tij. Më vonë, Ajnshtajni pohoi se ajo zgjedhje ishte ‘gabimi më i madh i karrierës së tij’.
Kemi një të vërtetë tjetër të rëndësishme që sjell fakti i zgjerimit të universit: nëse universi bëhet më i madh me kalimin e kohës, atëherë po të kthehemi pas në kohë ai do ishte më i vogël dhe nëse shkojmë akoma më shumë shohim se çdogjë do të mblidhej dhe do të konvergjonte në një pikë të vetme. Llogaritjet treguan se kjo pikë e vetme duhet të kishte vëllim zero. Universi jonë lindi si rezultat i shpërthimit të kësaj pike, shpërthim ky i cili quhet “Big Beng”.
Në fakt, emërtimi i kësaj pike shpërthyese me vëllim zero s’është gjë tjetër veçse një shprehje teorike. Shprehja e vëllimit zero thjesht tregon “asgjënë”. Krejt universi u krijua pra nga “asgjëja”.
Teoria e Big Beng-ut demonstroi qartësisht se universi u krijua nga asgjëja. Megjithatë, nevojiteshin fakte të tjera shkencore që teoria të pranohej gjerësisht. Në 1948, Xhorxh Gamov propozoi që, nëse universi ishte krijuar në një shpërthim të menjëhershëm kataklizmik, si pranonte Lemètrë, duhet të kishte një sasi të caktuar rrezatimi si pasojë e atij shpërthimi dhe se ky rrezatim duhet të ishte uniform në të gjithë universin.
Po afrohej konfirmimi shkencor i postulatës së Gamovit. Në 1965, dy zbulues të quajtur Arno Penzias dhe Robert Uilson zbuluan mbetjet e atij rrezatimi. I quajtur “rrezatim i sfondit kozmik”, ai nuk ishte i lokalizuar por i shpërndarë njëtrajtësisht në univers. Shpejt u kuptua se ky rrezatim ishte jehona e Big Beng-ut që akoma ushtonte nga momentet e para të atij shpërthimi të madh. Penzias dhe Uilson morën çmimin Nobel për zbulimin e tyre.
Në 1989, NASA, Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapsirës, lëshoi satelitin COBE në hapsirë për arsye kërkimore të rrezatimit të sfondit kozmik. Brenda pak minutave, skanerat sensitivë të satelitit konfirmuan matjet e Penzias dhe Uilson.
Zbulimi i fakteve që konfirmonin krijimin e universit nga asgjëja sipas Big Bengut, bëri që shkencëtarët materialistë të ngelnin gojëhapur. Ata ishin dëshmitarë të rrëzimit të kërkimeve të tyre të gjera, hipotezave dhe teorive të paverifikuara ende, njëra pas tjetrës. Filozofi i shquar ateist Antoni Flju dha këto komente rreth situatës:
Dihet, rrëfimi është qetësim i shpirtit. Prandaj po filloj të rrëfej se ateisti është i zënë ngushtë nga aprovimet kozmologjike të kohëve të fundit. Pasi, duket se kozmologët po arrijnë një provë shkencore të asaj që, Shën Tomasi mendoi që nuk mund të provohet kurrë filozofikisht; pra, se universi ka një fillim. Për sa kohë që universi mendohet si jo vetëm i pafund por gjithashtu i pafillim, atëherë mbetet se ekzistenca e tij e paarsyeshme dhe të gjitha vetitë e tij më kryesore duhet të pranohen si baza shpjeguese. Edhe pse besoj se është akoma e saktë, është padyshim jo e lehtë apo e rehatshme të mbash këtë pozicion përballë historisë së Big Bengut. 12)
Siç e qartëson dhe shembulli i mësipërm, nëse dikush është verbërisht i përkushtuar ndaj materializmit, ai kundërshton të pranojë ndonjë dëshmi që thotë të kundërtën. Edhe pse ai e pranon faktin përsëri nuk e kompromenton përfshirjen e tij në materializëm.
Nga ana tjetër, shumë shkencëtarë, që nuk i zgjidhnin çështjet duke mohuar Ekzistencën e Zotit, sot pranojnë se Zoti, i Gjithëfuqishmi, krijoi universin. Një shembull i tillë është shkencëtari amerikan Uilliam Lein Kreig, i cili njihet për kërkimet e tij mbi Big Bengun:
Në fakt, nga vërtetësia e parimit ex nihilo nihil fit (asgjëja lind nga asgjëja), rrjedh se teoria e Big Bengut kërkon një shkak mbinatyror. Meqë veçantia kozmologjike fillestare përfaqëson kulmin e trajektores hapsirë-kohë, nuk mund të ketë pasur një shkak fizik të Big Bengut. Madje, shkaku duhet të tejkalojë kohën dhe hapsirën fizike; duhet të jetë i pavarur nga universi dhe paimagjinueshmërisht i fuqishëm. Për më tepër, ky shkak duhet të jetë një qënie vetjake, e pasur me dëshirën e lirë… Prandaj, shkaku i origjinës së universit duhet të jetë një Krijues vetjak, i cili një kohë të fundme më parë mundësoi ekzistencën e universit me vullnetin e tij të lirë. 13)
Një përfundim tjetër i rëndësishëm që rrjedh nga teoria e Big Bengut është se, siç e përmendëm dhe më parë, një afrim shkencor i bazuar në dije hyjnore do të jetë shumë e suksesshme në zbulimin e mistereve të universit. Shkencëtarët që dolën nga filozofia materialiste dhe vunë përpara modelin e “universit infinit”, nuk ishin në gjendje ta vërtetonin atë, pavarësisht nga përpjekjet e tyre maksimale. Megjithatë, teoria e Big Bengut ,që zhvilloi Zhorzh Lemètrë dhe që bazohej në burime hyjnore, ndihmoi në përparimin shkencor dhe zbulimin e origjinës së vërtetë të universit.
Kur shikojmë historinë e shkencës së shekullit të 20-të, shohim se ndodhi të ngjashme ka pasur dhe në fusha të tjera.

Humbjet që i shkaktoi shkencës thënia "Nuk ka modelim në natyrë"

Materialistët jo vetëm që propozuan se universi ekzistoi që nga pafundësia, por gjithashtu thanë se nuk ka modelim apo qëllim në univers. Ata diskutonin se i gjithë ekuilibri, harmonia dhe rregulli në univers janë të rastësishëm. Kjo thënie, që dominoi botën e shkencës duke filluar nga gjysma e dytë të shek. të 19-të, vendosi dhe rrjedhën e mëposhtme të vëzhgimit shkencor.
Për shembull, shkencëtarë të caktuar vunë para një supozim të quajtur "teoria e kaosit" për të treguar se nuk ka përcaktim në univers. Sipas kësaj teorie, rregulli mund të formohej spontanisht nga kaosi dhe u kryen një numër i konsiderueshëm studimesh shkencore për të mbështetur këtë thënie. Llogaritjet matematike, studimet në fizikën teorike, provat fizike dhe eksperimentet kimike, të gjitha këto u kryen për t'i dhënë një përgjigje pyetjes: "si mund të tregojmë se universi është produkt i një kaosi?"
Çdo zbulim i ri më pas mohonte kaosin dhe teorinë e rastësive, duke treguar se ka një projektim vigan në univers. Kërkimet e kryera që nga viti 1960 provuan se të gjithë ekuilibrat fizikë në univers janë planifikuar në mënyrë të tillë që të bëhet e mundur jeta. Me vazhdimin e kërkimeve u zbulua se secili pre ligjeve të fizikës, kimisë dhe bioligjisë, rreth forcave fondamentale si graviteti dhe elektromagnetizmi, rreth detajeve të strukturës së atomit dhe elementeve të universit, ishin vendosur në mënyrë të saktë për të bërë të mundur ekzistencën e jetës njerëzore. Shkencëtarët i referohen këtij përcaktimi të mahnitshëm si "Parimi Njerëzor". Ky është parimi me anë të së cilit çdo detaj në univers është rregulluar në mënyrë të kujdesshme për të mundësuar jetën njerëzore.
Me këto zbulime, thënia formale e imponuar në komunitetin shkencor nga filozofia materialiste, ku "universi është një grumbull lënde pa kuptim dhe arsye që punon në përputhje me rastësinë", u shfaq si një falsitet joshkencor. Biologu i shquar molekular Majkëll Denton bën komentet e mëposhtme në librin e tij , Fati i Natyrës:Si Ligjet e Biologjisë Zbulojnë Qëllimin në Univers:
Pamja e re që është shfaqur në astronominë e shek të 20-të paraqet një sfidë dramatike ndaj supozimit që mbijetoi brenda qarqeve shkencore gjatë pjesës më të madhe të katër shekujve të fundit: se jeta është një fenomen tërësisht periferik dhe aksidental në skenën kozmike… Prova e ofruar nga kozmologjia dhe fizika moderne është saktësisht lloji i provës që teologët natyralë po kërkonin në shekullin e 17-të por që nuk e gjetën në shkencën e kohës së tyre. 14)
“Teologët natyralë” të përmendur më lart janë shkencëtarët besimtarë të devotë të shekullit të 17-të dhe 18-të, që u përpoqën për të rrëzuar ateizmin mbi baza shkencore, dhe si rrjedhim të provonin ekzistencën e Zotit. Megjithatë, siç thuhet më lart, grada e ulët e njohurisë shkencore në atë kohë nuk i lejonte të provonin ato të vërteta që perceptonin dhe materializmi, duke qenë i mbështetur nga i njëjti nivel primitiv i shkencës, u bë më autoritativ në botën shkencore. Shkenca e shekullit të 20-të e ka kaluar atë etapë dhe ka në dorë provat përfundimtare se universi u krijua nga Zoti.
Këtu, pika kryesore për tu konsideruar është sasia e jashtëzakonshme e kohës që kaloi mbi studime për të provuar zhgënjimin e materialistëve sipas të cilëve “nuk ka arsye dhe përcaktim në univers”. Të gjitha këto teori, formula, studime në fizikën teorike, ekuacione matematike, etj, provuan se ishin përpjekje të pavlera të çuara dëm. Ashtu si shkatërrimet e ideologjisë raciste e çuan njerëzimin drejt Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe ideologjia materialiste e tërhoqi pa qenë nevoja botën e shkencës në errësirë.
N.q.s komuniteti shkencor i bazon përpjekjet e tij, jo mbi moskuptimin e materializmit por mbi realitetin se universi u krijua nga Zoti, kërkimet shkencore do të kishin marrë rrjedhën e duhur.

Humbjet që i kanë shkaktuar shkencës përpjekjet e pashpresa
për të provuar Teorinë e Evolucionit

Shembulli më i spikatur i orientimit jo të duhur të shkencës është teoria evolucionare e Darvinit. E vendosur në kalendarin e studimeve shkencore 140 vjet më parë, kjo teori është aktualisht falsiteti më i madh i kryer në historinë e shkencës.
Teoria e evoluconit shpjegon se jeta erdhi si rezultat i konfigurimit të rashtësishëm të lëndës së pajetë. Po kjo teori më tutje thotë se organizmat e krijuar rastësisht evoluan përsëri duke dhënë kështu krijesa të tjera. Për një shekull e gjysëm, në qendër të vëmendjes ishte përpjekja për të gjetur justifikim shkencor për këtë skenar, rezultatet e të cilit për ironi, provuan vetëm të kundërtën. Provat shkencore treguan se evolucioni nuk ndodhi kurrë, se mundësia e transformimit gradual nga një specie tek tjetra është jashtë diskutimit dhe se të gjitha gjallesat u krijuan veç e veç dhe në formën që kanë.
Pavarësisht, evolucionistët vazhdojnë të kryejnë studime dhe eksperimente të pafundme, shkruajnë vëllime të tërë librash të mbushura me asgjë tjetër veçse me falsitete dhe gabime, ngrejnë institucione, mbajnë konferenca dhe transmëtojnë programe televizivë për të provuar evolucionin. Eksplorimi i qindra shkencëtarëve dhe sasitë e pallogaritshme të parave dhe burimeve për një çështje të paprovuar ka qenë padyshim një dëmtim serioz për njerëzimin. Sikur këto burime të drejtoheshin në mënyrën e duhur, nuk do të ndodhnin humbje të tilla, por do mund të bëheshin hapa të mëdhenj përpara dhe do fitoheshin rezultate pozitive në shumë fusha të studimit shkencor.
Nga ana tjetër, shumë shkencëtarë dhe mendimtarë kanë kuptuar se ç’moskuptim i rëndë ka qenë teoria e evolucionit. Filozofi britanik Malkolm Magerixh, për shembull, komenton kështu:
Personalisht jam bindur se teoria e evolucionit, sidomos zgjerimi që ajo ka pësuar, do të jetë një nga shakatë më të mëdha në librat e historisë në të ardhmen. Pasardhësit tanë do mrekullohen se si një hipotezë aq e dyshimtë dhe e paqëndrueshme të jetë pranuar me një besnikëri aq të habitshme. 15)
Shkencëtari skandinav Soren Lovtrup në shënimet e tij në librin Darvinizmi, Refuzimi i një Miti: shkruan:
Supozoj se askush nuk e mohon që është fatkeqësi e madhe nëse një degë e tërë e shkencës të jetë e varur nga një teori e rremë. Por kjo ka ndodhur me biologjinë: ka kohë tashmë që njerëzit diskutojnë problemet evolucionare me një fjalor të veçantë ‘Darvinian’ si ‘përshtatje’, ‘presion i seleksionimit’, ‘seleksionim natyror’, etj, duke besuar se ndihmojnë në shpjegimin e ngjarjeve natyrore. E kanë gabim… Unë besoj se një ditë miti Darvinian do renditet ndër mashtrimet më të mëdha të historisë së shkencës. 16)
Edhe shumë shkencëtarë e kanë kuptuar se teoria që ata mbrojnë nuk përballet dot me faktet dhe nuk janë të qetë mbi këtë. “Përjetësia e teorisë së sotme të evolucionit si dogmë nuk e ndihmon progresin të shkojë drejt shpjegimeve më të kënaqshme të fenomeneve të vëzhguara” 17), thotë shkencëtari evolucionist Paul R. Erlih në një intervistë tek Shkenca, ku ai edhe pse indirekt, pranon dëmin, që përkushtimi i verbër i teorisë së evolucionit i ka bërë shkencës.
Tani le të shohim të gjitha përpjekjet e bëra për të mbështetur thëniet joshkencore të teorisë së evolucionit, që i kushtuan shkencës asgjë veç humbjes së madhe të kohës dhe të të mirave materiale.

Humbjet që i shkaktoi shkencës thënia “Lënda jo e gjallë mund të formojë jetën”

Cila është origjina e jetës? Çfarë e dallon një zog apo një xhirafë nga guri, uji, toka apo çdolloj lënde tjetër jo të gjallë?
Përgjigja e kësaj pyetjeje ka qenë një kuriozitet që nga lashtësia. Pikëpamjet kryesore janë dy. Ideja e parë është se ekziston një vijë e hollë ndërmjet lëndës së gjallë dhe jo të gjallë, që mund të shënohet lehtësisht dhe se jeta mund të lindë spontanisht nga lënda jo e gjallë. Kjo në gjuhën shkencore quhet “abiogjenezë”.
Ideja e dytë pohon se ekziston një kufi i pakalueshëm ndërmjet lëndës jo të gjallë dhe të gjallë. Sipas kësaj, është e pamundur që organizmat e gjallë të zhvillohen nga materiale jo jetësorë dhe gjithashtu një formë jete lind vetëm nga një tjetër formë jete. Kjo ide, e përmbledhur si “jeta vjen vetëm nga jeta”, quhet “biogjenezë”.
Është interesante fakti se ideja e “abiogjenezës” lidhet me filozofinë materialiste ndërsa “biogjeneza” del nga burime fetare. Filozofia materialiste ka pranuar gjithmonë se materialet pa jetë mund të nxjerrin organizma të gjallë. Filozofët grekë besonin se forma të thjeshta jete lindnin vazhdimisht nga lënda jo e gjallë.
Në të kundërt, burimet hyjnore pohojnë se fuqia e vetme që mund t’i japë jetë lëndës jo të gjallë është fuqia krijuese e Zotit. Ajetet e Kur’anit na tregojnë:
S’ka dyshim, Allahu është zbërthyes i farës dhe i bërthamës. Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është Allahu, e si atëherë shmangeni nga e vërteta?
(Sure el-En’am: 95)

I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe ai ka fuqi për çdo send.
(Sure el-Hadid: 2)

Në Mesjetë, kur njerëzit kishin një njohuri shumë të kufizuar të natyrës, mbizotëronte abiogjeneza për shkak të disa vëzhgimeve të gabuara. Ata që shikonin larvat që zhvilloheshin tek mishi i prishur mendonin se kjo ndodhte “spontanisht”. Ata gjithashtu supozuan se minjtë shfaqeshin po spontanisht në qilarët e drithërave. Kjo bestytni, e quajtur edhe “gjenerim spontan”, pranohej gjerësisht deri në shekullin e 17-të.
Megjithatë, eksperimentet e kryera nga dy shkencëtarë të njohur, e groposën njëherë e mirë idenë e gjenerimit spontan. I pari prej tyre ishte Francisko Redi. Redi tregoi, me anë të eksperimenteve të kryera në 1668, se larvat, që shfaqeshin tek mishi, nuk formoheshin vetë por vinin nga mizat të cilat shërbenin si bartëse të vezëve të tyre. Para këtij zbulimi mbrojtësit e abiogjenezës u tërhoqën duke thënë se nuk prodhoheshin organizma të mëdhenj nga lënda jo e gjallë si larvat apo bretkosat, por disa mikrobe të padukshme. Debati zgjati edhe për dy shekuj të tjerë. Më së fundmi, biologu francez Luì Pastër zbuloi nga një seri eksperimentesh se as mikrobet nuk mund të zhvilloheshin nga materialet jo të gjallë. Pastër i përmblodhi konkluzionet e tij në komentin e mëposhtëm:
A mundet lënda të vetëorganizohet? Me fjalë të tjera, a mundet që organizmat të vijnë në këtë botë pa prindër, pa paraardhës? Kjo është çështja që duhet zgjidhur… Nuk ka asnjë rrethanë të njohur sot në të cilën ndokush të mund të pohojë se mikroorganizmat janë zhvilluar pa një embrion. 18)
Redi dhe Pastër kishin një gjë të përbashkët: të dy shkencëtarë që besonin në ekzistencën e Zotit dhe se jeta është krijuar prej Tij. Besimi i tyre luajti një rol kritik në gjetjen e absurditetit të idesë së abiogjenezës. Në fakt, ndërsa një numër i madh shkencëtarësh, nën influencën e materializmit (evolucionistëve si Darvin, Hekel, etj), iu nënshtruan idesë së abiogjenezës, të tjerë, që iu afruan shkencës me frymën e duhur, kuptuan faktin e “biogjenezës”
Shkencëtarët evolucionistë i rezistuan këtij realiteti të dukshëm. Përkushtimi i tyre i verbër ndaj filozofisë materialiste i ngatërroi ata në një luftë të kotë që do zgjaste një shekull. Dy shkencëtarë materialistë, Aleksandër Oparin dhe J.B. Haldan, prezantuan nocionin e “evolucionit kimik”. Sipas Oparin dhe Haldan abiogjeneza nuk ndodhte për një kohë të shkurtër por zgjaste për një periudhë kohe të gjatë. Në kundërshtim me disa ligje të caktuara shkencore, ndërmjet të cilëve dhe Ligji i Dytë i Termodinamikës, kjo thënie e la botën shkencore pezull, duke shkaktuar kështu një humbje të madhe kohe.
Përgjatë shekullit një numër shkencëtarësh bënë mjaft eksperimente në favor të hipotezës së evolucionit kimik si dhe ushtruan përpjekje të mëdha për të mbështetur thënien me teori të reja. U mobilizuan laboratorë gjigandë, institucione të larta dhe degë të universiteteve. Megjithatë, të gjitha këto përpjekje, dështuan. Evolucionisti i shquar Prof. Klaus Douz, Drejtor i Institutit të Biokimisë në Universitetin Johanes-Gutenberg, rrëfeu se të gjitha përpjekjet, për vërtetimin e thënies se materialet jo të gjallë prodhojnë lëndë të gjallë, ishin pa rezultat:
Më tepër se 30 vjet eksperimentimesh mbi origjinën e jetës në fushat e evolucionit kimik dhe molekular na kanë bërë të kuptojmë më mirë madhësinë e jashtëzakonshme të problemit të origjinës së jetës mbi Tokë sesa zgjidhjen e tij. Tani për tani të gjitha diskutimet mbi teoritë dhe eksperimentet kryesore në këtë fushë, ose kanë mbetur pezull, ose janë përfundime të gabuara. 19)
N.q.s. bota e shkencës nuk do të fiksohej me idenë e “abiogjenezës” (një falsitet materialist), të gjitha këto përpjekje të bëra në emër të “evolucionit kimik” mund të ishin kanalizuar drejt fushave më produktive. Komuniteti shkencor po të kishte filluar punën duke njohur faktin se jeta është krijuar nga Zoti dhe se vetëm Ai, Zoti ynë ka fuqinë për të dhënë jetë, i gjithë shpenzimi i kohës, parave dhe burimeve humane do mund të evitohej. Për këtë arsye, shkenca do të përqëndrohej në zbulimet dhe kërkimet e reja të dobishme për njerëzimin dhe jo të kërkonte të vërtetonte mitet e Grekëve të Lashtë.
Sot komuniteti shkencor ka treguar se materialet jo të gjallë nuk mund të vetëorganizohen nëpërmjet ngjarjeve të rastësishme dhe pastaj të bashkohen me materiale të tjerë jo të gjallë për të formuar qeliza perfekte dhe mjaft komplekse. Është bërë gjithashtu e ditur se milionat e formave të jetës që ne shohim përreth nuk janë formuar nga bashkimi i rastësishëm e qelizave, siç thonë evolucionistët. Pa dyshim që as trëndafili, palloi, tigri, milingona, me fjalë të tjera asnjë gjallesë nuk ka mundur të fillojë ekzistencën e saj nga vullneti i qelizave të pandërgjegjshme të përbëra nga kombinimi i atomeve të pandërgjegjshëm.
Një shkencëtar që kryen studime të zgjeruara mbi këto tema, pa dyshim, nuk është produkt i vendimeve të përbashkëta të atomeve të pandërgjegjshëm. Është padyshim e pamundur që atome të tilla të zhvillojnë një qenie njerëzore plotësisht të ndërgjegjshme.
Përkundër kësaj, qindra vjet më parë ishte përmendur në Kur’an se jeta është krijuar nga Zoti nga “asgjëja”, se vetëm Zoti jep jetën dhe se asnjë qenie tjetër përvec Atij ka fuqinë për “të dhënë jetë”. Nëse shkenca do të përmbledhte rrjedhimet e fakteve të transmetuara nga Zoti për njerëzimin, nuk do të rendte drejt kërkimeve të pakonkluduara për një periudhë kaq të gjatë kohe.

Humbjet që i shkaktuan shkencës përpjekjet për të provuar “Evolucionin e Specieve”

Ka miliona gjallesa që jetojnë në Tokë të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra në mënyra të ndryshme. Marrim për shembull kuajt, zogjtë, gjarpërinjtë, fluturat, peshqit, macet, lakuriqi i natës, krimbat, milingonat, elefantët, mushkonjat, bletët, delfinët, yllin e detit, gamiljet… Të gjitha këto forma jete ndryshojnë shumë nga karakteristikat e tyre fizike, mjedisi ku jetojnë, teknikat e gjuajtjes, taktikat mbrojtëse, mënyrat e ushqimit, riprodhimit, etj.
Por, si u krijuan këto gjallesa?
Çdokush që reflekton mbi këtë pyetje, duke përdorur arsyen e tij, do shikojë se të gjitha gjallesat janë modeluar, pra krijuar. Çdo modelim provon ekzistencën e një projektuesi inteligjent që i ka prodhuar ato. Gjallesat, ashtu si të gjithë shembujt e tjerë të projektimit në natyrë, provojnë ekzistencën e Zotit.
Kjo e vërtetë na është zbuluar nëpërmjet Islamit. Në Kur’an jemi informuar se si u krijuan gjallesat. Të gjitha gjallesat janë krijuar nga Zoti në mënyrë të dallueshme. Zoti, me fuqinë e tij krijuese, të vetme, dhe me dije të pakufizuar, i veshi krijesat me veçori të ndryshme dhe i komunikoi kështu fuqinë, urtësinë dhe dijen e Tij të pafundme njerëzimit. Disa nga ajetet që tregojnë krijimin e gjallesave janë:

Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në to dhe Ai me fuqinë e Tij mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.
(Sure esh-Shura:29)
Allahu krijoi secilën gjallesë nga uji, e prej tyre ka disa që ecin rrëshqitas në barkun e vet, disa që ecin me të dy këmbët e disa me katër këmbët. Allahu krijon çfarë të dojë, pasi vërtet Allahu ka mundësi për çdogjë.
(Sure en-Nur: 45)

Ai i krijoi qiejt pa shtylla që i shihni, e në tokë vendosi male të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Në kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në tokë nga të gjitha llojet më të dobishme. Kjo ëshë vepër e krijimit të Allahut, e më tregoni pra Mua se ç’krijuan të tjerët përveç Tij. Jo asgjë pra, mohuesit janë në humbje të pafund.
(Sure Lukman: 10-11)

Për besimtarët ekzistojnë argumente në qiej dhe në tokë. Për një popull që sinqerisht është i bindur ka argumente edhe në krijimin tuaj dhe në kafshët e shpërndara (nëpër tokë).
(Sure el-Xhathijeh: 3-4)

Duke njohur realitetin e krijimit, shkencëtarët vendosën disiplina të ndryshme si biologji, anatomi dhe paleontologji. Shkencëtarë të njohur si Karl Lineus, i cili e kategorizoi botën e gjallë duke e ndarë atë në klasa dhe që është i njohur si “themeluesi i taksonomisë”; Zhorzh Kuviè, themeluesi i shkencës së fosileve dhe anatomisë krahasuese; Gregor Mendel, themelues i gjenetikës i cili zbuloi ligjet e trashëgimisë; apo Luis Agasis që është konsideruar biologu më i madh amerikan i shekullit të 19-të, të gjithë këta e praktikuan shkencën me përkujdesin se të gjitha gjallesat ishin krijuar nga Zoti.
Pastaj me prezantimin e teorisë së evolucionit të Darvinit, bota e shkencës u zhyt në përpjekjet për të gjetur se “speciet evoluojnë nga njëra-tjetra”. Kjo endje bëri që shkencëtarët të futin veten në shumë vëzhgime të pafrytshme. Në gërmimet e fosileve të kryera në të gjithë botën shkencëtarët, kërkuan për fosile të formave të ndërmjetme që nuk patën ekzistuar ndonjëherë në histori. Për më tepër, u ndërtuan skenarë imagjinarë për të shpjeguar se si specie të ndryshme mund të evoluojnë njëra nga tjetra. Botimet shkencore i ofruan këto skenarë dhe detyrimisht iu mësuan studentëve në shkollë.
Do të ishte mirë të shikonim disa nga këto skenarë për të treguar se si evolucionistët përdorin shkencën për fantazitë e tyre. Për shembull, historia e mëposhtme u botua në një artikull ku flitej për shndërrimin e zvarranikëve në gjitarë:
Disa nga zvarranikët e zonave më të ftohta filluan të zhvillojnë një metodë për të mbajtur trupat e tyre ngrohtë. Dalja e nxehtësisë së tyre rritej kur ishte ftohtë dhe kjo humbje nxehtësie u zvogëlua kur luspat u bënë të vogla dhe me majë duke u shnërruar kështu në gëzof. Djersitja ishte gjithashtu një përshtatje për të rregulluar temperaturën e trupit, një mjet për të ftohur trupin me anë të avullimit të ujit, kur kjo ishte e nevojshme. Por aksidentalisht, të rinjtë e këtyre zvarranikëve filluan të lëpijnë djersën e nënës së tyre për t’u ushqyer. Disa gjendra të djersës filluan të nxjerrin një sekrecion gjithnjë e më të pasur i cili eventualisht u kthye në qumësht. Pra, të rinjtë e këtyre gjitarëve të hershëm kishin një fillim më të mirë jete. 20)
Për të vërtetuar këtë hipotezë evolucionare ishte e nevojshme të vërtetoje shkencërisht ngjarjet e pamundura si shndërrimi i djersës në qumësht apo i luspave në gëzof. Realisht, asnjë nga këto shndërime mund të vërtetohet. Së pari, është e pamundur që qumështi i nënës, i cili përmban çdogjë që ka nevojë një foshnje, të ketë prejardhur nga “djersa”, siç citohet më sipër. Qumështi i nënës është një substancë e rregullueshme posaçërisht sipas nevojave të fëmijës dhe ndryshon në çdo fazë sipas një plani të caktuar. Çdogjë që ka nevojë fëmija gjendet në qumështin e nënës në momentin kur ajo gjë nevojitet. Për shembull, dita që fëmija ka nevojë për kalium është e njëjtë me ditën kur qumështi i nënës është i pasur me kalium. Kjo vlen për të gjitha materialet e tjera që fëmija ka nevojë gjatë zhvillimit të tij. Është padyshim e pamundur që një ushqim i tillë të jetë formuar nga rastësi të pandërgjegjshme.
Sipas të njëjtës logjikë, përbërësja tjetër e thënies së mësipërme, historia e “evolucionit të luspave të zvarranikëve në gëzof”, është në kundërshtim të plotë e të qartë me faktet shkencore. Luspat dhe gëzofi kanë struktura krejtësisht të ndryshme:
1.        Gëzofi është folikular, që do të thotë se ai del nga një qeskë. Luspat, nga ana tjetër, janë struktura të sheshta të futura në lëkurë. Përveç kësaj luspat zhvillohen, rriten dhe bien në një mënyrë krejt të ndryshme nga gëzofi. Përfundimisht, ato s’kanë asgjë të përbashkët.
2.        Nuk ka asnjë provë shkencore që sugjeron se gëzofi evoluoi nga luspat. Evolucionistët nuk kanë provë fosilesh që vërteton këtë prandaj edhe nuk mund të paraqesin një mekanizëm logjik për të argumentuar këtë transformim.
Transformimi imagjinar i zvarranikëve në gjitarë nuk është “përralla” e vetme joshkencore. Çdo evolucionist ka një “variant” të tijin. Njësoj, janë ndërtuar shumë skenarë që tregojnë se si dinozaurët evoluan në zogj. Një nga këto skenarë tregon se si disa dinozaurë filluan të fluturojnë ndërsa përpiqeshin të kapnin miza. Një tjetër parashtron se dinozaurët i zhvilluan krahët kur kërcenin nga një pemë në tjetrën. Pra, shkenca “u mësua së provuari” këto skenarë që dilnin nga imagjinata e evolucionistëve. Kështu një numër i madh shkencëtarësh kreu kërkime se si dinozaurët filluan të fluturonin ndërsa ata vraponin apo kërcenin në degët e pemëve dhe gjithashtu kaluan vite të tëra për të treguar se si luspat u shndërruan në pupla. Evolucionisti dhe ornitologu i shquar Alan Feduça është një nga këta shkencëtarë, i cili kaloi jetën e tij duke punuar mbi këtë temë. Ndërsa shpenzoi 25 vjet për të kërkuar një lidhje ndërmjet dinozaurëve dhe zogjve, Feduça na ofron rrëfimin e mëposhtëm:
Epo, unë studiova kafkat e zogjve për 25 vjet dhe nuk shoh asnjë lloj ngjashmërie. Thjesht nuk e shoh… Origjina teropode e zogjve, sipas meje, do të jetë zhgënjimi më i madh i paleontologjisë së shekullit të 20-të. 21)
Skenarët evolucionistë nuk mbarojnë këtu. Ashtu siç e pranon dhe paleontologu evolucionist Dr. Kolin Petërson, “Ka pasur një morì të pahijshme tregimesh, njëra më fantazioze se tjetra, se kush është në të vërtetë natyra e asaj historie [e jetës]” 22) Evolucionistët gjithashtu vunë përpara thënien fantastike se gjitarët detarë si balenat dhe delfinat evoluan nga arinjtë që pëlqenin të notonin. Për më tepër, për të pasur një bazë për këtë skenar, ata kanë prodhuar teori rreth krijesave gjysëm-ari/gjysëm-balenë, madje edhe kanë fabrikuar histori për “balena që ecin”.
Evolucionistët janë të lirë të ëndërrojnë dhe të besojnë çfarëdolloj skenari që të duan. Problemi i vërtetë është se ata harxhojnë burimet dhe kohën e botës shkencore në shpresën për të provuar këta skenarë. Për këta skenarë evolutivë u shpreh dhe një tjetër shkencëtar evolucionist i njohur, Pier Pol Grasè, “Nuk ka ndonjë ligj që flet kundër ëndërrimit me sy hapur, por shkenca nuk duhet të jepet pas tij” 23)
Shkenca do vazhdojë të kapet më kot pas këtyre miteve përsa kohë shkencëtarët i bazojnë studimet e tyre mbi hipoteza të pasakta si Darvinizmi. Njohja e realitetit të krijimit, nga ana tjetër, do t’i japë fund të gjithë këtyre endjeve të kota të cilat pengojnë përparimin e shkencës. Siç e kemi përmendur dhe më parë, të gjitha krijesat u krijuan nga Zoti individualisht. Karakteristikat e tyre fizike, mënyrat e të ushqyerit, teknikat e të gjuajturit, taktikat mbrojtëse, mbrojtja e të vegjëlve të tyre, etj, të gjitha këto reflektojnë harmoni perfekte. Nuk ka arsye të thuash dhe të përpiqesh të provosh se këto harmoni mund të kenë ardhur rastësisht. Kjo përsosshmëri nuk mund të jetë krijuar kështu; ajo ka lindur vetëm nga fuqia dhe kontrolli i Zotit tonë, Krijuesit të Gjithpushtetshëm. Prandaj do të ishte shumë më e vlefshme të hetoje realitete të vërtetueshme dhe detajet e tyre, sesa të prodhosh skenarë tërësisht imagjinarë. Ç’është më e rëndësishme, kërkime të tilla do të na ndihmonin të njihnim më mirë Zotin, të Gjithfuqishmin, i Cili krijoi njerëzit dhe gjithë universin nga asgjëja.


Rruga pa krye e teorisë së mutacionit

Një rrjedhim tjetër i teorisë së evolucionit, e cila ka shpenzuar kohën e shkencës, ishte ndjekja e kotë pas “mutacioneve të dobishme”. Mutacionet janë ndryshime që ndodhin në kodin gjenetik të një organizmi si efekt i rrezatimit apo kimikateve. Edhe pse evolucionistët pohojnë se gjallesat evoluan nga mutacionet, mutacionet janë pothuajse gjithmonë të dëmshme dhe nuk kanë efekt tjetër përveç shkaktimit të çrregullimeve në organizëm. Rrjedhja radioaktive në Çernobil është një tregues i efekteve të dëmshme të mutacionit. Si pasojë e kësaj katastrofe, shumë njerëz vuajnë nga sëmundje të tilla si leuçemia apo jonormalitete në lindje.
Pavarësisht nga efektet negative të mutacionit, neo-Darvinizmi ka parashtruar dy “mekanizma evolucionarë” një prej të cilëve është mutacioni. Prandaj shkencëtarët u përpoqën të provojnë se mutacionet mund të krijojnë efekte të dobishme tek gjallesat. Megjithatë, siç e kemi shpjeguar më lart, mutacionet janë gjithnjë të dëmshme dhe nuk është parë kurrë të ketë pasur ndonjë efekt evolutiv.
Evolucionistët ndërtuan modele artificialë mutacioni dhe punuan për dekada për të vëzhguar një mutacion të dobishëm. Për shembull, mizat e frutave iu nënshtruan disa herë mutacionit me shpresën se ato mund të jepnin një “mutacion që përmirësonte kodin gjenetik”. Rezultati ishte një dështim total. Evolucionisti Majkëll Pitman bëri shënimet e mëposhtme rreth eksperimenteve të gjera, por pa rezultat, mbi mutacionet:
Morgan, Goldshmit, Myler dhe gjenetistë të tjerë i kanë trajtuar mizat e frutave në kushte ekstreme të të nxehtit, të ftohtit, dritës, errësirës dhe trajtime të tjera me kimikate dhe rrezatim. U prodhuan praktikisht të gjitha llojet e mutacioneve. Evolucion i bërë nga njeriu? Në të vërtetë, jo: Pak nga përbindëshat e gjenetistëve mundën të mbijetonin jashtë enëve ku kishin ardhur në jetë. Praktikisht, mutantët ngordhin, janë sterilë ose priren të egërsohen. 24)
Evolucionisti i famshëm Gordon Teilor gjithashtu citoi se 50 vjet u humbën për eksperimentet e mutacioneve.
Në të gjitha qindra eksperimentet mbi mizat të kryera në mbarë botën për më shumë se 50 vjet, nuk është parë të zhvillohet asnjë specie e re…. madje as edhe një enzimë e re. 25)
Diskutimet evolucionare në fusha të tjera të shkencës nuk kanë qenë ndryshe nga ky. Pavarësisht, evolucionistët mbrojnë Darvinin dhe pastaj i paraqesin këmbënguljet e tyre si “këmëbëngulje shkencore”. Por ajo që ata praktikojnë nuk është këmbëngulje shkencore, por rezistencë ndaj shkencës.


Pengesa prej mbetjeve fosile

Një shembull tjetër i humbjes së kohës që teoria e evolucionit i shkaktoi shkencës është qorrsokaku ku u fut paleontologjia. Nuk ka dyshim se studimet paleontologe janë esenciale në sqarimin tonë rreth historisë së jetës në tokë. Por konceptet e gabuara të teorisë së evolucionit patën një efekt negativ në kërkimet e fosileve dhe i çuan në rrugë të shtrembër shkencëtarët. Veçanërisht, disa paleontologë hasën mjaft vështirësi në investigimin e “origjinës së njeriut”: të gjitha kërkimet për të zbuluar një krijesë gjysëm-majmun/gjysëm-njeri kanë qenë një harxhim kohe i vërtetë.
Duhet të përmendet se gërmimet e fosileve kryhen në kushte shumë të vështira dhe nevojitin buxhet të madh. Gërmimet e bëra në një shekull e gjysëm në rajone të tilla si shkretëtira afrikane nga skuadra të mëdha kërkuesish, duke i mbajtur kampet për muaj të tërë nën diellin përvëlues dhe me buxhet që shkonte në biliona dollarë, nuk kanë paraqitur rezultate konkrete. Kërkuesi i njohur i fosileve Riçard Likei dhe shkrimtari i famshëm i shkencës Roxher Ljuin bënë komentet e mëposhtme rreth mosrezultateve të studimeve të tyre:
Nëse dikush do vendoste në një dhomë të gjitha mbetjet fosile të zbuluara deri tani të paraardhësve tanë që jetuan le të themi nga një deri në pesë milion vjet më parë, atij do t’i duheshin afërsisht dy tavolina mbi të cilat t’i shpërndajë ato. Madje, nëse nuk do bëhej dot kjo, një kuti e gjërë këpucësh do ishte mëse e mjaftueshme për të mbartur të gjitha gjetjet fosile të hominidëve të periudhës ndërmjet 6 deri 15 milion vjet më parë! 26)
Të gjitha këto ishin një shpenzim i kohës, njohurive, punës, parave dhe burimeve, gabimisht të kryera nën emrin e “shkencës”. Në mbarë botën, qindra universitete, institucione dhe organizata shkencore, miliona shkencëtarë, instruktorë e studentë, laboratorë, teknikë, pajisje teknike dhe burime të panumërta janë sakrifikuar në shërbim të një thënieje të rremë. Rezultati i fundit është me pak fjalë asgjë dhe për më tepër zbulime të reja vazhdojnë të shfaqin falsitetin e hipotezës së evolucionit. Shkencëtari evolucionist S. J. Xhons shpjegon në një artikull të publikuar në revistën Natyra studimin e kërkimeve fosile rreth origjinës së njeriut:
Paleoantropologjistët duket se po kompensojnë mungesën e fosileve me një furi të tepruar dhe kjo duhet të jetë shkenca e vetme në të cilën është akoma e mundur të bëhesh i famshëm vetëm duke dhënë një opinion. Siç mund të thoshte një cinik, në paleontologjinë njerëzore konsensusi varet nga ai që bërtet më shumë. 27)

Humbjet që i shkaktuan shkencës ata që mohojnë “Modelimin Perfekt në natyrë”

Të mohosh faktin e krijimit, pra “modelimin” në natyrë, aktualisht do të thotë të pengosh kërkimin shkencor. Një shkencëtar, që është i kujdesshëm ndaj ekzistencës së një përcaktimi në natyrë, i merr përsipër studimet e tij me qëllimin e vëzhgimit të këtij projektimi dhe shkaqet e tij. Kurse një evolucionist nuk do mund të ketë këtë qëllim pasi ai e konsideron natyrën si një grumbull i paqëllimshëm lënde.
Fizikanti dhe filozofi amerikan Uilliam Dembski është një shkencëtar tjetër që pranon se ka një “modelim” në natyrë. Dembski citon se këndvështrimi evolucionar, duke mohuar ekzistencën e një qëllimi në natyrë, e lë prapa përparimin shkencor. Si shembull për këtë ai i referohet termit “ADN e pavlefshme” të evolucionistëve. (Sipas një hipoteze të shkencëtarëve evolucionistë në këtë përfshihen pjesë të ADN-së që nuk përmbajnë ndonjë informacion gjenetik dhe si rrjedhim nuk ka ndonjë funksion të dukshëm gjenetik). Dembski komenton:
… Modelimi nuk është një frenues i shkencës. Në të vërtetë modelimi mund të nxisë kërkimet ku përafrimet tradicionale evolucioniste i pengojnë ato. Konsideroni termin “ADN e pavlefshme”. Kuptohet se në këtë term është idea se, meqë bashkësia e gjeneve të një organizmi është krijuar nëpërmjet një procesi të gjatë, jodirekt, evolucionar, atehërë këto gjene janë një bashkim pjesësh nga e cila vetëm një pjesë e kufizuar është e rëndësishme për organizmin. Pra nga pikëpamja evolucioniste duhet të presim një sasi ADN-je të padobishme. N.q.s., nga ana tjetër, organizmat modelohen, ne duhet të presim sa më shumë ADN funksionante. Dhe vërtetë, gjetjet e fundit pohojnë se ta përcaktosh ADN-në si të pavlefshme kjo thjesht mbulon mangësinë e njohurive tona rreth funksionimit të saj. Për shembull, në një artikull të kohëve të fundit të Gazetës së Biologjisë Teorike, Xhon Bodnar përshkruan se si "AND-ja jokoduese në gjenet eukariote kodon një gjuhë që programon rritjen dhe zhvillimin e organizmit." Modelimi i nxit shkencëtarët të kërkojnë funksionin ndërsa evolucioni bën të kundërtën…
Të pranosh modelimin brenda shkencës, kjo vetëm mund të pasurojë iniciativën shkencore. Të gjitha mjetet e vërteta dhe të provuara të shkencës do mbeteshin të pacënuara. Por modelimi shton edhe një mjet tjetër në shportën e mjeteve shpjeguese të shkencëtarit. Për më tepër, modelimi zhvillon një bashkësi të tërë pyetjesh mbi kërkimin shkencor. Sapo të pranojmë se diçka është modeluar, ne do duam të dimë si është prodhuar ajo, në ç’shtrirje ky projekt është më optimal dhe kush është qëllimi i tij. 28)
Padyshim, pranimi i faktit se gjallesat janë krijuar nga Zoti hap horizonte të reja të shkencës si dhe ndihmon të kuptosh më mirë natyrën.
Megjithatë, shkencëtarët materialistë duke mohuar fuqinë krijuese të Zotit thonë se të gjitha format e jetës në natyrë erdhën si rezultat i ngjarjeve të rastësishme. Sipas tyre ekzistenca e “modelimeve jonormale” apo i “produkteve të panevojshme” është mëse normale në një univers që është rezultat i rastësive. Gjatë viteve kjo pikëpamje ka shkaktuar një interpretim jo të duhur të shumë të dhënave shkencore dhe parandaloi zbulimin e shumë fakteve të reja. Për shembull, një shkencëtar materialist duke ekzaminuar një pupël, që ka gjetur në natyrë, dhe duke parë strukturën asimetrike të puplës, vendos se ajo ka një formë të shtrembër pasi ajo u krijua rastësisht. Si rrjedhim ai nuk e ndjen të nevojshme të studiojë natyrën asimetrike të puplës. Për një shkencëtar që beson se Zoti krijoi çdo formë jete për një shkak të caktuar dhe me një modelim perfekt, vetia e asimetrisë të puplave të zogjve është një trajtim i rëndësishëm që ia vlen të ekzaminohet. Një shkencëtar që fillon punën e tij me këto prirje do zbulojë se forma asimetrike e puplave të zogjve është e nevojshme për fluturimin dhe se zogjtë me pupla simetrike nuk janë në gjendje të fluturojnë.
Shembuj të tillë janë të zakonshëm në botën e shkencës. Shkencëtarët që studiuan bletët patën një eksperiencë të ngjashme. Disa shkencëtarë, pasi llogaritën këndet e hojeve të koshereve, panë se këndet e dy dhomëzave ngjitur ndryshonin nga këndi optimal me 0.020. (Matjet treguan se këndet e formuara nga bletët janë 109.28 dhe 70.32 gradë. Nga llogaritje shumë të ndërlikuara, u përcaktua nga matematicieni Kënig se këndet optimalë për këtë qëllim duhet të ishin 109.26 dhe 70.34 gradë.) Shkencëtarët që punuan mbi këtë temë arritën në përfundimin se bletët gabonin me këtë fraksion të minutit. Matematicieni skocez Kolin Meklorin (1698-1746), i pakënaqur nga ky shpjegim, vendosi të kryente vetë një vëzhgim të ri dhe të detajuar mbi çështjen. Ai tregoi se, si pasojë e një gabimi të lehtë shtypi të tabelave logaritmike, rezultati i përftuar më parë ndryshonte me saktësisht dy minuta të këndit. 29) Kështu u zbulua se bletët e kishin llogaritur këndin optimal saktësisht, dhe jo shkencëtarët!
Një person që njeh faktin se Zoti i krijoi të gjitha gjallesat në një formë perfekte nuk supozon kurrë se ka një jonormalitet në modelimin e një objekti në natyrë. Ai di se çdo detaj është krijuar nga Zoti për një arsye të caktuar.
Një keqkuptim tjetër, pasojë e shkencëtarëve që nuk besojnë në krijimin e Zotit, ka të bëjë përsëri me bletët. Numri i 12 tetorit 1996 të revistës Shkencëtari i Ri përmban një fragment nga Ben Kristëll ku ai aprovon se bletët i rrahin flatrat e tyre më tepër se ç’duhet dhe kështu fluturimi i tyre është jorendimentar. Sipas këtij artikulli bletët i rrahin flatrat herë shpejt e herë më ngadalë por duke fluturuar me të njëjtën shpejtësi, dhe kështu ato harxhojnë energji kur i rrahin më shpejt. Sipas autorit, ky ishte një gabim në modelim.
Një skuadër e Universitetit të shtetit të Arizonës e udhëhequr nga Xhon Herrison, ka botuar tek Shkenca(1996, vëll. 274, f. 88) gjetjet kërkimore që sugjerojnë se ka arsye të vlefshme në ndryshimin e frekuencave të rrahjes së flatrave të bletëve. U matën temperatura e trupit të bletës, shpejtësia e rrahjes së flatrave dhe shpejtësia e ndryshimit të metabolizmit të saj duke ndryshuar temperaturën e ambjentit. Me rritjen e temperaturës nga 20°C në 40°C, frekuenca e rrahjes zvogëlohej. Kërkimet zbuluan se bletët i rrahin flatrat e tyre më ngadalë në mot të ngrohtë ndërsa më shpejt në mot të ftohtë. Por, nuk kishte ndryshim në shpejtësinë e tyre të fluturimit. Ato e mbanin ngrohtë trupin e tyre duke përdor energjinë e çliruar nga rrahja më frekuente e flatrave. Si përfundim u zbulua se flatrat e bletëve kishin një funksion të dyfishtë: fluturimin dhe gjenerimin e nxehtësisë.
Një shtrembërim tjetër i parashtruar nga shkencëtarët evolucionistë, që nuk besojnë se Zoti krijoi gjallesat përsosmërisht në formën e tyre, është falsiteti i “organeve rudimentare”. Evolucionistët, sipas të cilëve të gjitha gjallesat evoluan rastësisht nga një paraardhës, besojnë se ekziston një numër “organesh jo-funksionale” në trupin e njeriut, të trashëguar nga paraardhësit, të cilët janë bërë rudimentare me kalimin e kohës meqë nuk përdoreshin më. Shkencëtarët që nuk besojnë në aftësinë krijuese të Zotit, i shkaktuan një hutim të dëmshëm studimit të këtyre organeve, që ata i konsideruan si mosfunksionalë. Me përparimin e shkencës u kuptua se këto organe, në fakt janë vitale për trupin e njeriut. Pakësimi gradual i listës së gjatë të organeve rudimentare të evolucionistëve ishte treguesi më i mirë se sa e metë ishte kjo premisë, e cila pengoi përparimin e shkencës. Vetë një evolucionist, S. R. Skading, e diskutoi këtë fakt në artikullin e tij të titulluar “Mund të jenë organet rudimentare provë e evolucionit?”, i botuar në revistën Teoria Evolucionare:
Meqë është e pamundur të identifikosh qartësisht struktura të padobishme dhe meqë struktura e argumentit në fjalë nuk është e vlefshme shkencërisht, unë arrij në përfundimin se “organet rudimentare” nuk paraqesin provë specifike për teorinë e evolucionit. 30)
Lista e organeve rudimentare e kompiluar nga anatomisti gjerman R. Viders’haim në vitin 1895 përbëhej nga afërsisht 100 organe, përfshirë apandesitin dhe kërbishtin. Me zhvillimin e shkencës numri i organeve në këtë listë u zvogëlua gradualisht dhe u zbulua se këto organe në fakt kishin funksione shumë të rëndësishme në trupin e njeriut. Për shembull, u zbulua se apandesiti, që supozohej të ishte “organ rudimentar”, në të vërtetë ishte një organ limfoid që parandalonte infeksionet në trup. Gjithashtu u zbulua se bajamet në fyt, të përfshira edhe këto në listë, kishin një rol mbrojtës të fytit kundër infeksioneve, sidomos deri në adoleshencë. U gjet se kërbishti, i ndodhur në fund të kollonës vertebrale, mban kockat rreth komblikut dhe është pika mbajtëse e disa muskujve të vegjël. Në vitet në vijim u kuptua se timusi nxit sistemin imunitar në trupin e njeriut duke aktivizuar qelizat T, gjendra e epifizës është e nevojshme për sekretimin e disa hormoneve të rëndësishme dhe u zbuluan dhe funksionet e shumë organeve të tjera të supozuara jo-funksionante. Pala gjysëm-hënore e syrit, që konsiderohej si rudimentare nga Darvini, në fakt shërben për pastrimin dhe lubrifikimin e vetullave.
Të gjitha këto shembuj çojnë tek një fakt: që kërkimi shkencor të jetë efektiv dhe i shpejtë, duhet që ai të bazohet mbi një kusht paraprak. Zoti krijoi çdogjë për një arsye të caktuar me një modelim të pametë dhe të paimitueshëm. Prandaj, qëllimi i vëzhgimit të natyrës nga një shkencëtar duhet të jetë zbulimi i detajeve në këtë përsosmëri tek të gjitha gjërat dhe eksplorimi i arsyeve të fshehura në çdo fenomen me të cilin ndeshet.

Efekti negativ mbi shkencëtarët evolucionistë dhe ateistë i njohjes
së faktit se përpjekjet e tyre ishin të kota

Në fakt, kryerja e kërkimeve dhe studimeve të zgjeruara të hipotezave falso dhe jorezultative, është gjithashtu një humbje emocionale për shkencëtarët evolucionistë. Kur ata arritën në përfundimin se shumica e kërkimeve tek të cilat ata përkushtuan jetët e tyre ishin të kota dhe të padobishme, u dëshpëruan shumë.
Të kryesh kërkime shkencore nevojitet disiplinë e madhe dhe vetësakrifikim. Të bëjnë eksperimente dhe vëzhgime në laborator për një premisë që e dinë se nuk do t’i çojë gjëkundi dhe të zbulosh se është e vërtetë krejt e kundërta e hipotezës që duan të provojnë, është padyshim mërzi e madhe për shkencëtarë të tillë.
Në librin e tij, Kutia e Zezë e Darvinit, ku shpjegohet mosvlershmëria shkencore e Darvinizmit, biokimisti i njohur amerikan Majkëll Behe përshkruan psikologjinë e shkencëtarëve evolucionistë përballë realitetit të dukshëm të “modelimit” në qelizat e gjalla:
Në katër dekadat e fundit biokimia moderne ka zbuluar sekretet e qelizës. Përparimi u arrit me vështirësi. U deshën dhjetra mijëra njerëz që t’i përkushtonin pjesën më të mirë të jetës së tyre punës së vazhdueshme në laborator… Rezultati i këtyre përpjekjeve të përbashkëta për të hetuar mbi qelizën – të vëzhgosh jetën në nivel molekular – është një thërritje e qartë e me zë të lartë e “modelimit!” Ky rezultat është aq i pastër dhe i kuptimtë saqë mund të renditet ndër ngjarjet më të mëdha të historisë së shkencës. Ky triumf i shkencës duhet të provokojë britmën “Eureka!” nga dhjetë mijë zëra.
Por kjo nuk ndodhi, madje as duartrokitje nuk u dëgjuan. Përkundrazi, një heshtje e çuditshme, e ndrojtur, rrethon të gjithë kompleksitetin e qelizës. Kur hapet kjo temë në publik, këmbët fillojnë disi të dridhen dhe frymëmarrja shtohet. Veçmas, njerëzit janë më të qetë; shumë prej tyre e pranojnë çfarë është evidente por pastaj ulin shikimin, tundin kokën dhe e anashkalojnë. Pse komuniteti shkencor nuk e përqafon me zell zbulimin e tij shokues? Pse vëzhgimi i modelimit mbahet me doreza intelektuale? Dilema është se ndërsa njëra anë e çështjes emërtohet modelim inteligjent, ana tjetër duhet të emërtohet Zot. 31)
Disa evolucionistë në komunitetin shkencor e kanë pranuar se vuajnë prej këtij dëshpërimi. Për shembull, paleontologu evolucionist, Dr. Kolin Petërson, paleontologu kryesor i Muzeut Britanik të Historisë Natyrore dhe autor i librit Evolucioni, bëri komentet e mëposhtme të famshme me rastin e hapjes së Muzeut të Historisë Natyrore të Nju Jorkut:
Pyetja është: A mund të më thuash ndonjë gjë që di rreth evolucionit, ndonjë gjë që të jetë e vërtetë? E kam bërë këtë pyetje para stafit të gjeologjisë të Muzeut Mineral të Historisë Natyrore dhe gjithçka mora si përgjigje ishte heshtje… Pastaj u përmenda dhe kuptova se gjatë gjithë jetës time jam mashtruar duke e marrë evolucionizmin si një të vërtetë të mirëqenë. 32)
Në të njëjtin fjalim, Petërson gjithashtu citoi:
Një nga arsyet që kam filluar të kem këtë qëndrim anti-evolucionar, ose më mirë ta quajmë një qëndrim jo-evolucionar, ishte kur vitin e kaluar kuptova papritmas se kisha mbi njëzet vjet që mendoja se punoja për evolucionin, në njëfarë mënyre. U zgjova një mëngjes, diçka kish ndodhur natën dhe më shokoi fakti se kisha punuar mbi njëzet vjet dhe nuk kishte asgjë për të cilën të kisha dijeni. Është tronditje e vërtetë të mësosh që dikush mund të jetë për një kohë kaq të gjatë i çorientuar. 33)
Evolucionisti, Dr. N. Heribert Nilson, Drejtor i Institutit Botanik i Universitetit Lund, Suedi, pranoi se kish harxhuar mbi 40 vjet për asgjë, duke shtuar: “Përpjekjet e mia 40 vjeçare për të treguar evolucionin nëpërmjet një eksperimenti dështuan plotësisht.” 34)
Këta shembuj individualë tregojnë si ka vuajtur shkenca duke ndjekur një teori false. Për dekada njohuritë, koha, energjia, puna, laboratorët, asistentët dhe burimet financiare të mijëra shkencëtarëve kanë humbur në një përpjekje të shtirur për të mbështetur mitin e evolucionit.
Ç’është më interesante, jo vetëm evolucionistët e ditëve tona por edhe vetë Çarls Darvin, themeluesi i teorisë, shpesh shqetësohej se mos “shpenzonte kot kohën e tij” dhe se “në fund do zhgënjehej”. Darvini fliste shpesh për shqetësimet e tij mbi këtë pikë në letrat që i dërgonte miqve të tij ose në artikujt e tij. Në një prej tyre ai pohoi se nuk ka prova në natyrë që të mbështesin teorinë ë tij:
E gjithë natyra është kapriçoze dhe nuk do bëjë atë që do doja unë. 35)
Mungesa e vetëbesimit të Darvinit manifestohet edhe në fjalët e tij të mëposhtme:
Sidoqoftë, dyshoj nëse puna ime (shkrimi i Origjina e specieve) ia vlente harxhimin e gjithë asaj kohe. 36)
Qartë, nëse një teori false mbrohet vetëm për arsye ideologjike, ajo shkakton edhe mjerim dhe dëshpërim mes propozuesve të saj. Të tilla janë pasojat e paevitueshme të vendosjes së shkencës drejt rrjedhës së gabuar.

Humbjet që i shkaktuan shkencës mashtrimet e evolucionistëve


Meqë evolucionistët nuk ishin në gjendje të gjenin prova për të mbështetur teorinë e tyre, ata herë pas here mashtronin njerëzimin duke shtrembëruar gjetjet e tyre shkencore. Nga mashtrimet më të famshme ka qenë skandali i “Njeriut të Piltdaun-it”. Në pamundësi të zbulimit të fosileve të krijesave të supozuara gjysëm-majmun/gjysëm-njeri, që sipas tyre ekzistonin, evolucionistët vendosën më në fund të prodhojnë një vetë. Duke montuar nofullën e një orangutani me një kafkë njeriu dhe duke i dhënë atij një pamje të datuar duke e trajtuar me lloje kimikatesh, për vite më rradhë ata e prezantuan këtë kafkë në muzeumin më të famshëm të botës, si “paraardhësi i njeriut”. F. Klark Hauell, vetë evolucionist, përshkruan kështu pengesat që i solli shkencës ky mashtrim:
U zbulua në vitin 1953 se Piltdaun nuk ishte asgjë më shumë se një nofull majmuni e ngjitur pas një kafke njeriu. Ishte një mashtrim i qëllimtë. Ata nuk e dalluan as nofullën që ishte e një majmuni e as kafkën të ishte njerëzore. Për më tepër ata e deklaruan çdo pjesë të tij si një ndërmjetës mes majmunit dhe njeriut. E datuan si të ishte 500.000 vjeçar, i dhanë një emër (Eoantropus Dausan ose ‘Njeriu i agimit’) dhe shkruan rreth 500 libra mbi të. ‘Zbulimi’ i gënjeu paleontologët për 45 vjet. 37)
Fjalët e këtij shkencëtari janë vërtetë mbresëlënëse. Një pjesë e “të ashtuquajturës provë”, “gënjeu” komunitetin shkencor për 40 vjet. Fakti se 500 libra u shkruan për një kafkë të rremë është një tregues i shkëlqyer i përpjekjeve të bëra për kapriçio.
Fajtori i një mashtrimi tjetër, Ernest Hekel, jo vetëm që rrëfeu falsifikimet e tij, por gjithashtu përmendi dhe shtrembërimet e kryera nga kolegët e tij me qëllim për të fajësuar ideologjitë e tyre të ndryshme:
Pas këtij rrëfimi kompromentues për “falsifikim”, detyrohem ta konsideroja veten të dënuar dhe të shkatërruar nëse nuk do ngushëllohesha të shikoja pranë meje në bankën e të akuzuarve qindra kolegë fajtorë, ndërmjet të cilëve dhe vëzhguesit më besnikë dhe biologët më të vlerësuar. Pjesa më e madhe e të gjitha diagramave nëpër librat më të mirë të biologjisë, shkrimet dhe gazetat do të akuzoheshin me të njëjtën shkallë akuze për “falsifikim”, pasi të gjitha ato janë të pasakta dhe pak a shumë janë meremetuar, skematizuar dhe ndërtuar. 38)
Përpjekjet për të përputhur vëzhgimet, eksperimentet dhe kërkimet me evolucionin, mbulimin e të vërtetave apo paraqitjen e shtrembër e tyre kanë qenë një pengesë serioze për përparimin e shkencës. Shkrimtari evolucionist, U. R. Tomson e pranoi këtë fakt me këto fjalë, edhe pse jo drejtpërsëdrejti:
Kjo situatë, ku shkencëtarët garojnë në mbrojtje të një doktrine të cilën ata nuk janë në gjendje ta përcaktojnë shkencërisht, e më pak akoma ta vërtetojnë rigorozisht, duke u përpjekur të ruajnë vlerat e saj para publikut me anë të shtypjes së kriticizmit dhe eliminimit të vështirësive, është jonormale dhe e padëshirueshme për shkencën. 39)
Ç’është më interesante, të gjitha studimet dhe eksperimentet e kryera prej evolucionistëve me qëllim vërtetimin e evolucionit, përfundimisht japin prova që mbështesin faktin e krijimit.

Arritjet Shkencore Gjithmonë Vërtetojnë Faktin e Krijimin
Edhe Pse Evolucionistët Nuk e Pranojnë

Siç e përmendëm dhe në fillim të këtij kapitulli, kur shkenca udhëhiqet nga ideologji të gabuara, shpenzohen më kot kohë, para dhe punë. Që nga shekulli i 18-të, shkenca ka qenë nën influencën e materialistëve dhe pothuajse të gjitha kërkimet synonin gjetjen e provave shkencore për filozofinë materialiste. Kështu, provat shkencore kundër kësaj filozofie fshiheshin ose paraqiteshin në një mënyrë të devijuar.
Për më tepër, çdo studim apo eksperiment i kryer nga evolucionistët për të vërtetuar evolucionin, nxirrte prova të mëtejshme në mbështetje të krijimit. Shkenca është relativisht e thjeshtë dhe pa probleme për ata që besojnë në ekzistencën e Zotit. Të hetosh mbi një fenomen që e di se ekziston dhe të kërkosh prova për këtë, nuk duhet të jetë shqetësuese për shkencëtarët. Përkundrazi, të kërkosh prova jo-ekzistente është “e lodhshme” dhe “e mërzitshme”, siç e pohojnë ata vetë.
Një nga shembujt më të bujshëm për këtë, janë gjetjet paleontologjike të Erës Kambriane. Ky është emri i dhënë kësaj periudhe që është vlerësuar të ketë filluar 550 milionë vjet më parë dhe në të cilën janë vëzhguar shenjat e para të jetës. Të gjitha format e jetës që ekzistonin në këtë periudhë ishin gjallesa plotësisht të zhvilluara që zotëronin sisteme mjaft komplekse. Për shembull, një krijesë e veçantë e quajtur trilobit, zotëronte një strukturë të komplikuar syri të përbërë. E formuar nga 100 lente, kjo strukturë syri është e njëjtë me atë të disa insetkeve të sotëm si pilivesa. Ç’është “shqetësuese” për evolucionistët, është fakti se këto krijesa, me struktura kaq komplekse, shfaqen përnjëherësh në këtë kohë dhe pa ndonjë paraardhës. Këto fakte shkencore tregojnë qartë Krijimin.
Zoologu i njohur britanik Riçard Dokins, tregon kështu se si zbulimet shkencore janë vazhdimisht në mbrojtje të faktit të krijimit:
Për shembull, shtresat Kambriane të shkëmbinjve, rreth 600 milion vjet më parë, janë shtresat më të vjetrat në të cilat ne gjejmë pjesën më të madhe të grupeve të jovertebrorëve. Dhe shumicën prej tyre, herën e parë që shfaqen, e gjejmë në një gjendje të avancuar evolucioni. Është sikur ato të kishin mbirë aty, pa ndonjë histori evolucionare. Është e panevojshme të thuhet por kjo shfaqje e papritur i ka kënaqur pa masë ata që besojnë në Krijimin. 40)
Kjo gjendje “mosrezultatshmërie” në fushën e paleontologjisë, është një nga pengesat më të rënda që has teoria e evolucionit. Siç e kemi pohuar vazhdimisht, shkencëtarët evolucionistë janë përpjekur për dekada të tëra në kërkim të formave të ndërmjetme (një kafshë e supozuar ndërmjet dy llojeve të ndryshme), për të provuar evolucionin. Por ata nuk kanë pasur kurrë një rezultat konkret, pasi krijesa të tilla nuk kanë ekzistuar ndonjëherë mbi Tokë. Paleontologu evolucionist Mark Xarneski komenton kështu dështimin e evolucionistëve në gjetjen e fosileve të formave të ndërmjetme:
Një nga problemet kryesore në vërtetimin e teorisë kanë qenë mbetjet fosile; gjurmë speciesh të zhdukura të ruajtura në formacionet gjeologjike të Tokës. Këto ruajtje nuk kanë zbuluar kurrë gjurmë të varianteve të ndërmjetme hipotetike të Darvinit – në fakt speciet shfaqen dhe zhduken papritur dhe kjo anomali ka ndezur argumentin e besimtarëve se çdo specie është krijuar nga Zoti. 41)
Të lexosh ndërmjet thënieve të disa evolucionistëve shihet se çdo ecejake në kërkim të justifikimit shkencor për evolucionin ka përfunduar pa sukses dhe jo në ndonjë rezultat të caktuar. Përkundrazi, çdo studim i prirë nga shkencëtarë evolucionistë për të konfirmuar nocionin që çdogjë u krijua rastësisht, çon drejt një të vërtete të qartë: e vërteta se të gjitha gjallesat janë krijuar pa të meta nga Zoti, Zotëruesi i qiejve dhe i tokës.

Përfundime

Mjedisi që na rrethon dhe universi në të cilin jetojmë na japin shenja të shumta të faktit të krijimit. Sistemi mahnitës i një mushkonje, arti madhështor në pendët e palloit, një organ funksional i përkryer dhe komleks si syri dhe miliona forma të tjera jete janë shenja të ekzistencës së Zotit dhe dijes e urtësisë së Tij supreme për njerësit që besojnë. Një shkencëtar që pranon krijimin si fakt e shikon natyrën nga ky këndvështrim dhe përfiton mjaft kënaqësi në çdo vëzhgim që bën apo eksperiment, duke u frymëzuar kështu për studime të mëtejshme.
Nga ana tjetër, të besosh në një mit si evolucioni dhe të mbështetësh atë pavarësisht nga gjetjet shkencore, çon në një gjendje emocionale të dëshpëruar. Harmonia e universit dhe modelimi i gjallesave bëhet burim i madh shqetësimesh për ta. Fjalët e mëposhtme të Darvinit na ofrojnë një vështrim të shpejtë brenda ndjenjave të shumë evolucionistëve:
Më kujtohet mirë koha kur mendimi i strukturës së syrit më drithëronte, por e mposhta atë fazë ankimesh…megjithatë tani hollësi të vogla të kësaj strukture shpesh më bëjnë të ndjehem jo rehat. Pamja e një pende të bishtit të palloit, sa herë që e fiksoj, më sëmur! 42)
Pendët e palloit, si dhe shenja të tjera të panumërta të krijimit në natyrë, vazhdojnë t’i mundin evolucionistët. Duke bërë një sy qorr para këtyre mrekullive të qarta, ata bien në kundërshtim para këtyre të vërtetave, të shoqëruar me një gjendje mohimi mendor. Një rast i mirë në këtë pikë është evolucionisti Riçard Dokins që shkon aq larg sa u thërret të krishterëve të mos e pranojnë se kanë qenë dëshmitarë të një mrekullie edhe sikur të shikonin statujën e Virgjëreshës Maria duke i përshëndetur me dorë. Sipas Dokins, “Ndoshta të gjitha atomet e krahut të statujës ndodhën të lëviznin bashkë në të njëjtin drejtim – një ngjarje me probabilitet të ulët për të qenë i sigurt, por e mundshme.” 43)
Që shkenca të bëjë përpara, këta personazhe të shekullit të 19-të duhet të lihen mënjanë dhe vendin e tyre ta marrin shkencëtarë me mendime të lira, të gatshëm për të pranuar faktet që ata kuptojnë.


FEJA DHE SHKENCA JANE GJITHMONE NE PERPUTHJE

Materialistët, për të mbuluar dështimet e tyre shkencore, shpesh fshihen pas metodave të ndryshme propagandistike. Më e përhapura prej tyre është ideja e “konfliktit mes shkencës dhe fesë”, e shumëpërfolur në botimet materialiste. Këto burime përfshijnë ngjarje artificiale, duke sugjeruar se përgjatë historisë feja ka qenë gjithmonë kundër shkencës dhe se shkenca mund të përparojë vetëm nëse feja lihet jashtë.
Megjithatë, një vështrim i shpejtë i historisë së shkencës do të ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë në pah falsitetin e kësaj thënieje.
Kur shikojmë historinë e Islamit, shohim se shkenca u paraqit në Lindjen e Mesme në të njëjtën kohë me Kur’anin. Arabët paraislamikë besonin në të gjitha llojet e supersticioneve dhe nuk bënin asnjë vëzhgim në univers apo natyrë. Me ardhjen e Islamit ky komunitet u civilizua dhe duke filluar të ngrejë lart rëndësinë e dijes si dhe duke ndjekur urdhërat e Kur’anit, filloi të ekzaminojë botën rreth tij. Jo vetëm Arabia por edhe shumë vende të tjera si Irani, Turqia apo Afrika e Veriut u ndriçuan pasi përqafuan Islamin. Vënia në përdorim e arsyes dhe vëzhgimit e urdhëruar në Kur’an, solli një rritje të theksuar civilizimi në shekujt e 9-të dhe 10-të. Shumë shkencëtarë Muslimanë të asaj kohe bënë një numër të madh zbulimesh në mjaft fusha si astronomi, matematikë, gjeometri dhe mjekësi.
Rëndësia e dijes në Islam është mjaft e dukshme në hadithe të Profetit tonë, të Dërguarit të Zotit, paqja qoftë mbi të. Ka shumë prej këtyre haditheve që nxisin Muslimanët të fitojnë dije dhe ta përhapin atë. Disa prej tyre janë:
Ai që ecën drejt kërkimit të dijes, Zoti e bën të ecë drejt Kopshteve (Parajsës) … Të diturit janë trashëgimtarë të Profetëve, pasi profetët nuk lanë pas si trashëgim të mirat materiale por dijen. Prandaj kushdo që merr pjesë prej saj do marrë mirësi të bollshme. 44)
Një besimtar nuk ngopet kurrë së fituari dituri; ai e kërkon atë deri në vdekjen dhe hyrjen e tij në Parajsë. 45)
Tregohet se Profeti (s.a.u.s.) thoshte pas faljes së sabahut, “O Zot, të lutem Ty për dije të vlefshme, vepra të lejuara dhe furnizime të mira.” 46)
Një rol të rëndësishëm në transferimin e diturive shkencore në Europë si dhe në nxjerrjen e shkencëtarëve muslimanë ka luajtur Andaluzia, që ishte pika e zbulimeve revolucionare dhe përparimit shkencor sidomos në fushën e mjeksisë. Mjekët Muslimanë nuk u specializuan në një drejtim të caktuar, por zhvilluan studime në shumë fusha si farmakologji, kirurgji, oftalmologji (shkenca që merret me sëmundjet e syrit), gjinekologji, fiziologji, bakteorologji dhe higjenë. Një nga mjekët më të njohur andaluzë ka qenë Ibn Xhulxhul (?-992), i cili kreu studime intensive mbi bimët mjeksore dhe prodhoi vepra mbi historinë e mjeksisë dhe bimëve mjeksore. Një mjek tjetër i njohur i asaj kohe ka qenë Ebu Xha’far Ibn el-Xhezer (?-1009) nga Tunizia i cili zotëronte shkencën e terapisë së barnave për trajtimin e simptomave dhe sëmundjeve specifike dhe është autor i mbi 30 librave. Abd el-Latif el-Bagdadi (1162-1231) njihet për studimet e tij në anatomi. Ai rregulloi gabimet e bëra në të shkuarën mbi studimet anatomike të shumë kockave të trupit si ato të nofullës dhe kraharorit. Libri i Bagdadit, El-Ifade ue’l Itibar, u ribotua në vitin 1788 dhe u përkthye në latinisht, gjermanisht dhe frengjisht. Libri tjetër i tij, Mekeletun fi’l Hauas, fliste për pesë shqisat.
Anatomistët muslimanë përcaktuan saktësisht numrin e kockave në kafkën e njeriut dhe zbuluan ekzistencën e tre kockëzave në vesh. Një nga shkencëtarët muslimanë kryesorë që ka punuar për anatominë ishte Ibn Sina (980-1037), i njohur në perëndim si Aviçena. I edukuar në letërsi, matematikë, gjeometri, fizikë, shkenca natyrore, filozofi dhe logjikë, në rininë e tij Ibn Sinai njihej jo vetëm në Lindje por edhe në Perëndim. Vepra e tij më e njohur, El Kanun fi el-Tibb, i njohur si ‘Traktati’ në Perëndim, u shkrua në arabisht dhe pas përkthimit të tij në latinisht në shekullin e 12-të, u bë teksti kryesor i shkollave të Europës deri në shekullin e 17-të. Traktati trajton sëmundjet dhe medikamentet në një mënyrë sistematike. Përveç këtij ai shkroi më shumë se 100 libra mbi filozofinë dhe shkencat natyrore. Një pjesë e mirë e diturive mjeksore të përfshira në Traktat ende pranohet sot.
Zakarija Kazuini gjeti shumë gabime në studimet e zemrës dhe trurit që kanë qenë shtruar botërisht nga koha e Aristotelit. Faktet që ai nxorri rreth zemrës dhe trurit janë shumë të ngjashme me ato që ne dimë sot.
Veprat e Zakarija Kazuini mbi anatominë, Hamdullah el-Mustaufi el-Kazuini(1281-1350) dhe Ibn el-Nefis, hodhën themelet e mjeksisë moderne. Këta shkencëtarë treguan, në shekujt e hershëm të 13-të dhe 14-të, lidhjet midis zemrës dhe mushkërive, se arteriet mbartin gjakun e oksigjenuar dhe venat mbartin gjakun e papastër, se pasurimi i gjakut me oksigjen ndodh në mushkëri dhe ky gjak i oksigjenuar që kthehet në zemër i kalohet trurit dhe organeve të tjera të trupit nëpërmjet aortës.
Vëllimi i parë i veprës prej tre vëllimeve të Ali Bin Isa (?-1038) mbi sëmundjet oftalmologjike, e quajtur Tezkiratu’l Kahalin fi’l Ajn dhe Emreziha, i kushtohet totalisht anatomisë së syrit dhe përfshin informacion mjaft të detajuar. Vepra u përkthye në latinisht dhe gjermanisht.
Muhammed ibn Zakarija er Razi (Raziu) (865-925, Burhan el-Din Nefis(?-1438), Ismail Xhurxhani (?-1136), Kutb el-Din el-Shirazi (1236-1310), Mensur ibn Muhammed, Ebu el-Kesim el-Zahraui (Albukazi) janë disa nga shkencëtarët muslimanë të njohur për studimet e tyre në astronomi, matematikë, mjekësi dhe anatomi.
Ka gjithashtu dhe shumë shkencëtarë të tjerë që dhanë kontributet e tyre në fusha të tjera përveç mjeksisë dhe anatomisë. Për shembull, el-Biruni e dinte se Toka rrotullohej rreth boshtit të saj rreth 600 vjet përpara Galileut dhe përcaktoi perimetrin e saj rreth 700 vjet para Njutonit. Ali Kushçu, shkencëtar i shekullit të 15-të, ishte i pari që bëri një hartë të Hënës dhe një rajoni të Hënës iu dha emri i tij. Thebit ibn Kurrah (Tebiti), që jetoi në shekullin e 9-të, shpiku llogaritjet diferenciale shekuj përpara Njutonit. Batani, shkencëtar i shekullit të 10-të, është zhvilluesi i parë i trigonometrisë. Abdul Uafa Muhammed el-Bazxheni prezantoi për herë të parë në trigonometri funksionet “sekant-kosekant”. El-Huarizmishkroi librin e parë mbi algjebrën në shekullin e 9-të. El-Maghribi shpiku ekuacionin e njohur sot si trekëndëshi i Paskalit, gati 600 vjet para Paskalit. Ibn el-Kejtem (Alhazen), i cili jetoi në shek. e 11-të, ishte themeluesi i optikës. Roxher Beikon dhe Kepleri përdorën veprat e tij dhe Galilei ndërtoi teleskopin duke iu referuar atyre. El-Kindi(Alkindus) prezantoi fizikën relative dhe teorinë e relativitetit rreth 1100 vjet përpara Ajnshtajnit. Shems el-din, që jetoi 400 vjet përpara Pastërit, ishte i pari që zbuloi ekzistencën e baktereve. Ali ibn el-Abas jetoi në shek. e 10 dhe ishte i pari që kreu ndërhyrje kirurgjikale ndaj kancerit. Në po këtë shekull, Ibn el-Xhesar paraqiti arsyet dhe metodat e trajtimit të lebrozes. Këta shkencëtarë muslimanë, ku vetëm disa janë përmendur këtu, kanë bërë zbulime të rëndësishme të cilat hodhën themelet e shkencës moderne.
Kur shikojmë qytetërimin perëndimor, shohim se shkenca moderne erdhi së bashku me besimin tek Zoti. Shekulli i 17-të, i njohur si “Epoka e Revolucionit Shkencor”, është e mbushur me shkencëtarë qëllimi kryesor i të cilëve ishte eksplorimi i universit dhe natyrës të krijuara prej Zotit. Të gjitha institutet shkencore të ngritura në vende të ndryshme si Britania dhe Franca, kishin si synim të tyrin “afrimin me Zotin duke zbuluar ligjet e Tij”. Kjo frymë vazhdoi edhe në shekullin e 18-të. Disa nga shkencëtarët e njohur për përkushtimin e tyre ndaj Zotit dhe që i dhanë kontribute të veçanta botës së shkencës ishin Njutoni, Kepleri, Koperniku, Bekoni, Galilei, Paskali, Bojli, Peili dhe Kuviè. (Për detaje të mëtejshme, ju lutem shikoni kapitullin “Shkencëtarë të fesë”).
Këta shkencëtarë besonin në Zot dhe praktikonin kërkimin shkencor me një frymëzim që rridhte pikërisht nga ky besim. Një nga treguesit më të mirë të kësaj ishin “Traktatet Brixhuoter” një seri botimesh e nxjerrë në Britani në shekullin e 19-të. Një numër shkencëtarësh kryen kërkime në fusha të ndryshme dhe përcaktuan objektin e studimit të tyre si “shenjat e harmonisë dhe rregullit që Zoti krijoi në univers dhe natyrë”. Metoda e praktikuar nga këta shkencëtarë njihet si “Teologjia Natyrale”, që do të thotë “të njohësh Zotin nëpërmjet natyrës”.
Ishte vepra Teologjia Natyrale: Evidenca të Ekzistencës dhe Vetive të Zotit, mbledhur nga Shfaqjet e Natyrës, botuar në vitin 1802 e Uilliam Peili, ajo që i hapi rrugën Traktateve Brixhuoter. Në këtë libër Peili dha shembuj të modelimit në natyrë duke shpalosur njohuri të qarta mbi anatominë.
Duke marrë si model veprën e Paleit, iu bë një thirrje anëtarëve të Shoqërisë Mbretërore të Londrës. Më pas u udhëzua që këta të zgjedhur duhet të shkruanin, shtypnin dhe botonin një mijë kopje të një vepre: “Mbi Fuqinë, Urtësinë dhe Mirësinë e Zotit të shfaqur në Krijimin” duke e ilustruar këtë vepër me të gjithë argumentet e arsyeshëm si për shembull shumëllojshmëria dhe formimi i krijesave të Zotit në botën bimore, shtazore dhe minerale; efekti i tretjes dhe i kalimit, ndërtimi i dorës së njeriut dhe një pafundësi të tjera argumentesh; dhe gjithashtu zbulime në artet antike dhe moderne, shkencë si dhe shtrirje në të gjithë letërsinë moderne.”
Kjo thirrje në kërkim të shenjave të ekzistencës së Zotit u përgjigj nga shumë shkencëtarë që nxorrën studime mjaft të vlefshme. Si pasojë e kësaj u prodhuan këto vepra:
(1)                    “Përshtatja e Natyrës së Jashtme ndaj Ndërtimit Moral dhe Intelektual të Njeriut”, nga Tomas Çalmers (1833).
(2)                    “Kimia, Meteorologjia dhe Tretja”, nga Uilliam Prut, (1834)
(3)                    “Historia, Zakonet dhe Instiktet e Kafshëve”, nga Uilliam Kirbi (1835)
(4)                    “Dora, modelim i dukshëm”, nga Sër Çarls Bell (1837)
(5)                    “Gjeologjia dhe Mineralogjia”, nga Din Baklend (1837)
(6)                    “Përshtatja e Natyrës ndaj Kushteve Fizike të Njeriut”, nga J. Kid, (1837)
(7)                    “Astronomia dhe Fizika e Përgjithshme”, nga Dr. Uilliam Uivëll (1839)
(8)                    “Fiziologjia Shtazore dhe Bimore”, nga P. M. Roxhet, (1840)
Traktatet Brixhuoter janë vetëm një shembull i takimit mes fesë dhe shkencës. Ndërhyrja më e madhe që qëndronte pas shumë studimeve shkencore të kryera si përpara ashtu dhe pas këtyre veprave ishte pranimi i universit të krijuar nga Zoti dhe perceptimi i gjithëfuqisë së Tij.
Devijimi i komunitetit shkencor nga kjo rrjedhë fillestare doli si pasojë e mbizotërimit të filozofisë materialiste në kulturën Perëndimore të shekullit të 19-të, si rezultat kjo i disa rrethanave të caktuara sociale e politike. Ky proces shfaqet plotësisht në teorinë e evolucionit të Darvinit dhe arrin kulmin, në kundërshtim direkt me pikëpamjen e mëparshme, duke e paraqitur shkencën dhe fenë si dy burime diturie kundërshtuese.
Në bazë të kësaj, zbuluesit britanikë Majkëll Beixhënt, Riçard Lei dhe Henri Linkoln bëjnë këto komente:
Për Izak Njutonin, një shekull e gjysëm para Darvinit, shkenca nuk ishte e veçuar nga feja, por përkundrazi, një pjesë e fesë dhe padyshim një mjet shërbyes i saj. …Kurse shkenca e kohës së Darvinit u kthye në një depo të vërtetë, duke u ndarë nga konteksti në të cilin ekzistonte më parë dhe duke u vetëquajtur një rivale absolute. Si rezultat, feja dhe shkenca nuk po punonin më në harmoni por ndaluan përballë njera-tjetrës dhe njerëzimi vazhdimisht detyrohej të zgjidhte njërën prej tyre. 47)
Sot ky konflikt mes fesë dhe skencës duket se bie në kundërshtim me vetë zbulimet shkencore. Feja deklaron se universi u krijua nga asgjëja dhe shkenca ka gjetur provat për këtë. Feja na mëson se gjallesat u krijuan nga Zoti dhe shkenca na ka ofruar evidenca të kësaj në modelimin e zbuluar tek gjallesat. Në librin e tij, Fati i Natyrës, Majkëll Denton shkruan: “Më në fund shkenca, që për shekuj ka qenë shkrirja e madhe mes ateizmit dhe skepticizmit, është bërë, në këto ditë të fundit të mijëvjecarit të dytë, ajo që Njutoni dhe ndjekësit e tij dëshironin me aq entuziazëm – ‘mbrojtësja e besimit antropocentrik’” 48)
Ky përfundim i arritur nga shkenca ka ndihmuar në rritjen e numrit të shkencëtarëve që kanë besim të fortë tek Zoti. Biokimisti i njohur Majkëll Behe thotë për këtë fakt, “Rastësisht, shkencëtarët që besojnë në Zot apo në një realitet përtej natyrës janë shumë më të përhapur se ç’thonë historitë e zakonshme të mediave. Nuk ka arsye të mendosh se shifra prej 90 për qind e popullatës së përgjithshme që beson në Zot të jetë shumë e ndryshme mes shkencëtarëve.” 49)
Në krahasim me përfundimet e vendosura nga shkenca, gjithçka që mund të bëjnë materialistët është vënia në veprim e disa presioneve dhe përpjekja për të frikësuar pjesën tjetër të komunitetit shkencor. Në Perëndim një shkencëtar duhet të bjerë dakord me disa parashtrime për t’u ngritur në pozitë, për të fituar gradë shkencore apo për të botuar artikujt e tyre në revista shkencore. Kushti numër një i kërkuar është pranimi i teorisë së evolucionit pa kundërshtime. Për këtë arsye shumë shkencëtarë janë të detyruar të mbajnë lart mitin e Darvinit duke mohuar shenjat e krijimit, edhe pse mund të jenë kundër kësaj. Në një artikull të revistës Amerikani shkencor, në numrin e shtatorit të 1999, të titulluar “Shkencëtarët dhe feja në Amerikë”, sociologu i Universitetit të Uashingtonit, Rodnei Stark tregon presionet e ushtruara tek shkencëtarët:
Ka 200 vjet që, nëse do të jesh një shkencëtar, duhet të lirosh mendjen nga prangat e besimit. …Nëpër universitetet kërkimore njerëzit fetarë e mbyllin gojën, kurse jofetarët diskriminojnë. Në shkallët më të larta, ka një sistem shpërblimi në të qenët jofetar. 50)
Një faqe tjetër e luftës së materialistëve kundër shkencës është metoda propagandistike që përmendëm më parë. Në qendër të këtyre metodave qëndrojnë moto të tilla si “feja është kundër shkencës” ose “shkenca duhet të jetë materialiste”. Le të shikojmë tani pse këto thënie janë jologjike dhe të pavërtetueshme.

Reagimi i Kishës Mesjetare Kundër Shkencëtarëve

Qarqe të ndryshme anti-fetare zakonisht përdorin veprimet dhe reaksionet e gabuara të Kishës Mesjetare si një armë kundër fesë. Thuhet se Kisha ndikoi në prapambetjen e Europës dhe i dha asaj shumë varfëri. Në këto përpjekje është i nënkuptueshëm qëllimi për të shoqëruar bashkë Kishën Mesjetare me fenë dhe për të përhapur mesazhin që “nëse mbizotëron feja, ne do përfundojmë në errësirën e Mesjetës”. Megjithatë, feja e vërtetë nuk reflektohet në veprimet dhe reagimet e Kishës Katolike.
Kisha Katolike, duke braktisur zbulesat e vërteta të sjella nga profeti Jezus, praktikoi disa veprime jofetare. Padyshim që shkenca vuajti shumë nga duart e Kishës, e cila udhëhiqej nga klerikë që i shërbenin interesave të pak njerëzve duke hequr kështu dorë nga burimet e saj hyjnore. Ky zhvillim historik, sidoqoftë, nuk mund t’i mvishet fesë Islame. Islami nuk bazohet mbi supersticionet e “klerikëve” të tij por vetëm mbi Kur’anin, që është fjala e Zotit.
Një shembull kuptimplotë, që tregon se jotoleranca e Kishës Katolike nuk ka të bëjë aspak me fenë, është se shkencëtarë si Galilei, të persekutuar nga Kisha, ishin në fakt njerëz të devotë. (Besimet e këtyre njerëzve do të shtjellohen më gjerë në pjesën e dytë të librit). Ky shembull tregon edhe njëherë se presionet që institucionet fetare ushtruan mbi shkencën nuk janë pasojë e besimit por e shtrembërimit fetar.

Kriticizmi mbi Ungjillin dhe Teuratin

Shumë materialistë, që duan të paraqesin fenë dhe shkencën si jomiqësore, jo vetëm citojnë shembuj të praktikave të Kishës Katolike por gjithashtu tregojnë pjesë të veçanta nga Teurati (Testamenti i Vjetër) apo Ungjillin, për të treguar se si ato bien në kundërshtim me zbulimet shkencore. Megjithatë ekziston një e vërtetë që ata nuk e marrin në konsideratë ose pretendojnë se nuk e dinë: Ungjilli dhe Teurati janë tekste të modifikuara. Të dy përmbajnë shumë supersticione të shkruara nga njerëzit. Si rrjedhim do ishte e gabuar të merrje këto libra si burime referimi të fesë.
Kur’ani, nga ana tjetër, është shpallje e Zotit. Ai nuk është modifikuar aspak; as edhe një shkronjë e tij është ndryshuar. Për këtë arsye, nuk ka kundërshtime apo gabime në Kur’an. Të gjitha faktet e përmendura nga Kur’ani ecin paralel me gjetjet shkencore. Për më tepër, shumë fakte shkencore, që do mund të zbuloheshin vetëm në ditët tona, i janë treguar njerëzve në Kur’an 1400 vjet më parë. Kjo është një mrekulli e rëndësishme e Kur’anit dhe është një nga provat më të forta se ai është fjala e Zotit. (Disa nga faktet shkencore të treguara në Kur’an do të paraqiten në kapitujt në vijim).
Duke e ditur këtë, materialistët, të paaftë të përmendin ndonjë vers të Kur’anit për qëllimet e tyre, citojnë vetëm Ungjillin apo Teuratin për të shprehur pikëpamjet e tyre anti-fetare.

Thënia se “Shkenca duhet të jetë Materialiste”

Një mjet tjetër propagandistik i përdorur nga shkencëtarët është shprehja “Shkenca studion vetëm materien, prandaj ajo duhet të jetë materialiste”.
Faktikisht kjo është vetëm një lojë fjalësh, siç mund ta vërejë çdokush që mendon pak. Është e vërtetë se shkenca studion materien por kjo nuk do të thotë që ajo duhet të jetë materialiste; pasi “të studiosh materien” dhe “të jesh materialist” janë dy gjëra shumë të ndryshme.
Kur ne studiojmë materien, ne arrijmë në përfundimin se kjo materie përmban në vetvete dituri dhe modelim shumë të madh për të qenë krijuar vetë. Mund të vlerësojmë që kjo dituri dhe modelim janë krijuar nga një veprues i jashtëm inteligjent, edhe pse nuk mund ta shohim atë. Le të konsiderojmë për shembull një shpellë, të cilën nuk dimë nëse e ka vizituar njeri tjetër para nesh. Nëse, kur hyjmë brenda, shohim vizatime mahnitëse dhe madhështore në muret e saj, ne arrijmë në përfundimin se “duhet të ketë qenë një veprues inteligjent para nesh i cili padyshim ka realizuar këto vepra”. Ne mund të mos e shohim kurrë këtë veprues inteligjent, por e njohim ekzistencën nga punët e tij.
Pikërisht në këtë mënyrë shkenca studion natyrën, zbulon se ka një rregull në të, i cili nuk mund të shpjegohet në asnjë mënyrë me anë të faktorëve materialë, dhe se ky modelim ka filluar së ekzistuari vetëm nga Urtësia mbi-materiale. Me fjalë të tjera, bota materiale është e tejmbushur me shenjat evidente të Fuqisë Krijuese të Zotit.

Përafrimi jotolerant dhe dogmatik i materialistëve

Dikush që pranon një pikëpamje të caktuar është i lirë të provojë nëse ajo mund të verifikohet shkencërish apo të kryejë kërkime shkencore për atë fakt. Për shembull, një person mund të thotë se toka është e sheshtë dhe të mundohet ta mbështesë pohimin e tij. Ajo që ka rëndësi është se si ky person i rregullon të dhënat shkencore që ka mbledhur. Një shkencëtar duke vlerësuar rezultatet shkencore objektivisht nuk do jetë në gjendje të gjejë ndonjë provë që toka është e sheshtë, përkundrazi do gjejë prova të shumta që ajo është eliptike. Në këtë rast, ky person duhet të pranojë të vërtetën pa shumë paragjykime dhe të heqë dorë nga ajo që besonte në fillim.
E njëjta gjë qëndron dhe për materialistët. Shkenca ka provuar se materia nuk është një qenie absolute, por ajo ka pasur një fillim. Për më tepër ajo ka treguar se ka një modelim marramendës në natyrë. Gjithashtu, shkencëtarët materialistë studiues të natyrës kanë parë që teoria e tyre është e paaplikueshme dhe se e vërteta është krejt e kundërta e thënies së tyre.
Është mjaft interesante si këta persona, me një përkushtim aq të verbër ndaj materializmit, shfaqin një këmbëngulje habitëse ndaj “besimit” të tyre. Një gjenetist i Harvardit, evolucionisti dhe materialisti i njohur Riçard Leuontin, shfajëson kështu materializmin e tij dogmatik:
Nuk është se metodat dhe institucionet e shkencës na detyrojnë të pranojmë një shpjegim material të fenomeneve të botës, por përkundrazi ne vetëdetyrojmë një përkrahje a priori të shkaqeve materiale për të krijuar një aparat investigimi dhe një bashkësi konceptesh që prodhojnë shpjegime materiale, pavarësisht se janë kundër intuitës apo habitëse. Për më tepër, ky materializëm është absolut, prandaj nuk mund të lejojmë Hyjnoren të na trokasë në derë. 51)
Këtu Leuontin përshkruan mendimin e të gjithë materialistëve. Materialistët së pari pranojnë ideologjinë materialiste mbi gjithë të tjerat dhe pastaj kërkojnë prova në mbështetje të ideologjisë së tyre. Kjo do të thotë se materializmi nuk ka ardhur si rezultat i kërkimeve shkencore të materialistëve, por është një paragjykim që ata imponojnë mbi shkencën.
E njëjta idè mishërohet dhe në fjalët e një evolucionisti tjetër. Në librin e tij të quajtur Origjinat: Udhëzuesi i Krijimit të Jetës në Tokë i një Skeptiku, evolucionisti i shquar Robert Shapiro përmend kështu nënshtrimin e tij ndaj teorisë së evolucionit:
Mund të vijë një ditë në të ardhmen ku të gjitha eksperimentet kimike të kryera për zbulimin e një origjine të mundshme të jetës të kenë dështuar. Akoma, provat e reja gjeologjike mund të tregojnë një shfaqje të papritur të jetës mbi tokë. Së fundmi, ne mund të kemi eksploruar universin dhe të mos kemi gjetur shenja jete, apo proces që çon drejt jetës, gjëkundi tjetër. Në këtë rast shumë shkencëtarë mund të zgjedhin fenë për përgjigjet e tyre. Kurse disa të tjerë, përfshrë dhe mua, do zgjedhin dhe shpjegimet e mbijetuara shkencore me probabilitet më të ulët, me shpresën e zgjedhjes së atij që është më i mundshëm se të tjerët. 52)
Këtu, ajo që Shapiro nënkupton kur thotë “shpjegime shkencore”, është aktualisht “shpjegime materialiste”. Ky përkushtim i verbër ndaj materializmit e ka çuar Shapiron dhe mijëra të tjerë si ai t’i nënshtrohen një mosbesimi fanatik. Çfarë ata thonë në të vërtetë është, “nuk ka rëndësi çfarë provash paraqiten, ne nuk do të besojmë në Zot”.
Ç’është më interesante, ky obsesion nuk është specifik vetëm për materialistët e tanishëm. Në Kur’an Zoti shpalos fakte të rëndësishme për këta njerëz të cilët kanë zgjedhur të mbeten mosbesimtarë. Për shembull, egjiptianët, që i thonin profetit Moisi, i cili i tregoi atyre shumë mrekulli, “nuk ka rëndësi çfarë Shenjash na sjell ti për të na magjepsur, ne nuk do të të besojmë” (Sure el-A’raf: 132), kishin të njëjtat prirje si materialistët sot. Zoti i referohet këtyre njerëzve si:

Ka prej atyre që të dëgjojnë ty. Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe shurdhim në veshët e tyre. Edhe sikur t’i shohin të gjitha Shenjat, ata nuk besojnë, kështu kur vijnë tek ti e polemizojnë, ata që mohuan thonë: “Ky nuk është tjetër vetëm se mit i hershëm”.
(Sure En’am: 25)

Ata u betuan me një betim të fortë në Allahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj:”Çështja e atyre mrekullive është te Allahu”. E ku e dini ju, se ndoshta kur t’u vijë një mrekulli, akoma nuk do t’u besojnë.
(Sure En’am: 109)


MREKULLITE SHKENCORE TË KUR’ANIT

Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Zoti zbriti Kur’anin për njerëzimin si udhëzues. Ai thërriste njerëzit të drejtoheshin drejt të vërtetës duke u mbështetur tek ky libër. Që nga dita e zbritjes së tij e deri në ditën e Gjykimit, ky Libër i fundit Hyjnor dhe Praktika e Profetit tonë, paqja qoftë mbi të, do të mbeten udhëzuesit e njerëzimit.
Stili i pakrahasueshëm i Kur’anit dhe urtësia superiore e tij janë prova të qarta se ai është fjala e Zotit. Për më tepër, Kur’ani ka shumë veçori mrekulluese që provojnë se ai është zbritur nga Zoti. Një nga këto veçori është fakti se një numër të vërtetash shkencore, që ne kemi mundur të zbulojmë me teknologjinë e shekullit të 20-të, janë cituar në Kur’an 1400 vjet më parë.
Sigurisht që Kur’ani nuk është libër shkencor. Megjithatë shumë fakte shkencore, që janë shprehur në një mënyrë shumë të saktë dhe të detajuar në vargjet e tij, janë zbuluar vetëm në ditët tona. Këto fakte nuk kanë mundur të njihen në kohën e zbritjes së Kuranit dhe kjo është një provë tjetër se ai është fjala e Zotit.
Për të kuptuar mrekullinë shkencore të Kur’anit, së pari duhet të shikojmë nivelin e shkencës së kohës kur ky Libër i Shenjtë zbriti.
Në shekullin e 7-të, kur u zbrit Kur’ani, shoqëria arabe kishte shumë bestytni supersticioze dhe të pabazuara. Në mungesë të teknologjisë për të vrojtuar universin dhe natyrën, këta arabë të hershëm besonin në legjenda të trashëguara nga brezat e mëparshëm. Ata supozonin, për shembëll, se malet mbanin qiejt lart. Ata besonin se toka ishte e sheshtë dhe se ajo kishte male të lartë në të dy fundet e saj. Mendohej se këto male ishin shtylla që mbanin lart kupolën e qiellit.
Megjithatë, të gjitha këto bestytni të shoqërisë arabe u eliminuan nga Kur’ani. Në vargun e 2-të të Sures Er-Rrad thuhet: “Allahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë...” (Sure Er-Rrad: 2). Ky varg zbuloi se mendimi që qiejt rrinin lart për shkak të maleve ishte i gabuar. Në shumë tema të tjera, u zbuluan gradualisht fakte të rëndësishme kur askush nuk mund t’i dinte ato. Kur’ani, i cili erdhi në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak për astronominë, fizikën apo biologjinë, përmban fakte kyçe mbi një morì temash si krijimi i universit, krijimi i njeriut, struktura e atmosferës dhe ekuilibrat delikatë që e bëjnë të mundur jetën në tokë.
Tani le të shohim së bashku disa nga këto mrekulli shkencore të zbuluara në Kur’an.

Ardhja në Ekzistencë e Universit

Origjina e universit përshkruhet në Kur’an në vargun e mëposhtëm:

Ai është që krijoi qiejt dhe tokën nga asgjëja.
(Sure En’am: 101)

Ky informacion i dhënë në Kur’an është në përputhje të plotë me gjetjet e shkencës bashkëkohore. Përfundimi që kanë arritur sot astrofizikantët është se i gjithë universi bashkë me dimensionet e materies dhe kohës, ka nisur së ekzistuari si rezultat i një shpërthimi që ndodhi në kohën zero. Kjo ngjarje e njohur si Big Beng-u provoi se universi është krijuar nga asgjëja si rezultat i shpërthimit të një pike të vetme. Qarqe të shkencës moderne janë të mendimit se Big Beng-u është shpjegim racional dhe i provueshëm i fillimit të universit dhe si universi u krijua.
Përpara Big Beng-ut nuk kishte lëndë. Nga një gjendje joekzistence, ku as lënda, as energjia, madje as koha nuk ekzistonin dhe që mund të përshkruhet vetëm metafizikisht, u krijuan të gjitha bashkë lënda, energjia dhe koha. Ky fakt, i zbuluar kohët e fundit nga fizika moderne, na është njoftuar nga Kur’ani 1400 vjet më parë.

Zgjerimi i Universit

Në Kur’an, i cili u zbulua 14 shekuj më parë në një kohë kur shkenca e astronomisë ishte ende primitive, zgjerimi i universi përshkruhet kështu:

Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe vërtetë Ne e zgjerojmë atë.
(Sure Edh-Dharijat: 47)

Fjala “qielli”, e përmendur në këtë varg, përdoret në shumë vende në Kur’an me kuptimin e hapsirës dhe universit. Edhe këtu kjo fjalë përdoret me këtë kuptim. Pra, në Kur’an thuhet se universi “zgjerohet”. Dhe ky është i njëjti rezultat që ka arritur shkenca sot.
Deri në fillim të shekullit të 20-të, e vetmja pikëpamje që mbizotëronte në botën e shkencës ishte se “universi kishte një natyrë konstante dhe se ai ka ekzistuar përjetësisht”. Kërkimet, vrojtimet dhe llogaritjet e bëra me mjete të teknologjisë moderne, zbuluan se universi në të vërtetë kishte një fillim dhe se ai zgjerohet në mënyrë konstante.
Në fillim të shek. të 20-të fizikanti rus Aleksandër Fridman dhe kozmologu belg Zhorzh Lemètrë llogaritën teorikisht se universi është në lëvizje konstante dhe se ai po zgjerohet.
Ky fakt u provua dhe nga të dhëna vrojtuese të vitit 1929. Ndërsa vëzhgonte qiellin me një telesokp, Edvin Habëll, astronom amerikan, zbuloi se yjet dhe galaktikat po largoheshin në mënyrë konstante nga njëra-tjetra. Një univers ku çdogjë largohet në mënyrë konstante nga çdogjë tjetër nënkupton një univers që zgjerohet në mënyrë konstante. Vrojtimet e viteve të fundit e verfikuan se universi po zgjerohej në mënyrë konstante. Ky fakt u shpjegua në Kur’an kur askush nuk e dinte. Kjo sepse Kur’ani është fjala e Zotit, Krijuesit dhe Rregulluesit të të gjithë universit

Orbitat

Një nga arsyet më kryesore të ekuilibrit në univers është fakti se trupat qiellorë ndjekin rrugëkalime specifike. Yjet, planetet dhe satelitët rrotullohen rreth boshteve të tyre dhe gjithashtu rrotullohen bashkë me sistemin në të cilin bëjnë pjesë dhe kështu universi funksionon me një rregull të mirëpërcaktuar.
Ka rreth 200 bilion galaksi në univers të përbëra nga afërsisht 200 bilion yje secila. Shumica e këtyre yjeve kanë planete dhe shumica e këtyre planeteve kan satelitë. Të gjithë këta trupa qiellorë lëvizin në orbita të përcaktuara saktë. Për miliona vjet secili ka “notuar” në orbitën e vet në harmoni dhe rregull të plotë me gjithë të tjerët. Edhe shumë kometa lëvizin në orbitat e përcaktuara për to.
Orbitat në univers nuk i përkasin vetëm disa trupave qiellorë. Sistemi Diellor dhe gjithashtu edhe galaksi të tjera shfaqin lëvizje të konsiderueshme rreth qendrave të tjera. Çdo vit Toka dhe Sistemi Diellor me të, lëvizin rreth 500 km nga pozicioni ku ishin vitin e kaluar. Është llogaritur se edhe devijimi më i vogël nga rrugëkalimet e trupave qiellorë mund të ketë pasoja drastike që mund të sjellin dhe fundin e komplet sistemit. Për shembull, pasojat e devijimit të tokës nga drejtimi i saj me thjesht 3 mm janë përshkruar nga një burim si më poshtë:
Ndërsa rrotullohet rreth diellit, toka ndjek një orbitë të tillë që çdo 18 milje devijon vetëm 2.8 mm nga drejtimi drejt. Orbita e ndjekur nga toka nuk ndryshon kurrë, pasi edhe një devijim prej 3 milimetrash do të shkaktonte shkatërrime katastrofike: n.q.s. devijimi do të ishte 2.5 mm në vend të 2.8 mm, atëherë orbita do të ishte shumë e madhe dhe ne të gjithë do ngrinim. Nëse devijimi do ishte 3.1 mm ne do ishim përcëlluar për vdekje. 53)
Një karakterisikë tjetër e trupave qiellorë është se ato rrotullohen githashtu rreth boshteve të tyre. Kjo mund të jetë një nga nënkuptimet e vargut “Pasha Qiellin që herë pas herë kthehet.” (Sure et-Tarik: 11)
Padyshim që në kohën e zbritjes së Kur’anit, njerëzimi nuk zotëronte teleskopët apo teknologjitë vrojtuese të avancuara të ditëve të sotme për të vëzhguar miliona kilometra hapsirë, as diturinë mbi fizikën moderne apo astronominë. Prandaj, në atë kohë ishte e pamundur të përcaktohej shkencërisht që hapsira është “e mbushur me rrugë dhe orbita” siç thuhet dhe në vargun (Sure edh-Dharijat: 7). Megjithatë, kjo na u deklarua hapur në Kur’an i cili zbriti në atë kohë; sepse Kur’ani është fjala e Zotit.

Trajektorja e Diellit

Theksohet në Kur’an se Dielli dhe Hëna ndjekin drejtime specifike.

Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në një orbitë.
(Sure el-Enbija: 33)

Fjala “noton” në vargun e mësipërm shprehet në Arabisht nga fjala sabaha dhe përdoret për të përshkruar lëvizjen e Diellit në hapsirë. Fjala do të thotë që Dielli nuk lëviz në mënyrë të çfardoshme nëpër hapsirë por se ai rrotullohet rreth boshtit të tij dhe ndërkohë ndjek një drejtim. Fakti që Dielli nuk është statik por lëviz në një orbitë të përcaktuar përmendet edhe në një varg tjetër.

Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet. Ai është përcaktim i Ngadhënjuesit, të Dijshmit.
(Sure Ja Sin: 38)

Këto fakte të përcjella në Kur’an janë zbuluar nga vrojtime astronomike në kohën tonë. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të astronomisë, Dielli ecën me shpejtësinë e jashtëzakonshme prej 720.000 kilometër në orë në drejtim të përgjithshëm drejt yllit Vega i cili ndodhet afër “Kulmit Diellor” – drejtimi i vetëm i diellit në galaksinë tonë. Me terma të përafërt, kjo do të thotë se Dielli udhëton afërsisht 17.28 milion kilometër në ditë. Bashkë me Diellin edhe të gjithë planetët dhe satelitët brenda sistemit gravitacional të Diellit, gjithashtu bëjnë të njëjtën distancë.

Kulmi Mbrojtës

Në Kur’an, Zoti na tërheq vëmendjen rreth një veçorie shumë të rëndësishme të qiellit:

Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej këtyre argumenteve.
(Sure El-Enbija: 32)

Kjo veti e qiellit është vërtetuar nga kërkimet shkencore të kryera në shekullin e 20-të. Atmosfera rrethuese e tokës është mëse e domosdoshme për vazhdimësinë e jetës. Ndërsa shkatërron shumë meteorë të vegjël apo të mëdhenj në afërsi të tokës, ajo gjithashtu parandalon rënien e tyre në tokë dhe kështu dëmtimin e gjallesave.
Përveç kësaj, atmosfera filtron rrezet e dëmshme të dritës që vijnë nga hapsira. Çuditërisht atmosfera lejon vetëm rrezet e dobishme dhe të padëmshme – drita e dukshme, rrezet afër ultravjollcës dhe radiovalët mund të kalojnë. I gjithë ky rrezatim është i nevojshëm për jetën. Rrezet e ndodhura afër zonës së ultravjollcës, të cilat pjesërisht lejohen nga atmosfera, janë shumë të rëndësishme për fotosintezën e bimëve dhe për mbijetesën e të gjithë gjallesave. Shumica e intensitetit të rrezeve ultravjollcë të emetuar nga dielli filtrohet nga shtresa e ozonit të atmosferës dhe vetëm një pjesë e kufizuar – dhe esenciale – e spektrit ultravjollcë arrin Tokën.
Funksioni mbrojtës i atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera e mbron gjithashtu Tokën edhe nga i ftohti ngrirës i hapsirës, i cili është afërsisht minus 270 gradë Celsius.
Por jo vetëm atmosfera e mbron Tokën nga efektet e dëmshme. Përveç saj, Brezi Van Alen, një shtresë e përftuar nga fusha magnetike e Tokës, gjithashtu shërben si një mbrojtje kundër rrezatimit të dëmshëm që kërcënon planetin tonë. Ky rrezatim, që emetohet në mënyrë konstante nga Dielli dhe yjet e tjerë, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, shpërthimet masive të energjisë të quajtura shpërthime diellore të cilat ndodhin shpesh në Diell, do ta shkatërronin të gjithë jetën në Tokë.
Dr. Hjug Ros shprehet kështu mbi rëndësinë e Brezave të Van Alen për jetën tonë.
Në fakt Toka ka dendësinë më të madhe nga të gjithë planetet në Sistemin tonë Doellor. Korja e gjerë prej nikel-hekuri është përgjegjëse e fushës sonë të fuqishme magnetike. Kjo fushë magnetike prodhon mburojen e rrezatimit Van Alen e cila e mbron Tokën nga bombardimet rrezatuese. Nëse kjo mburojë nuk do të ishte e pranishme, nuk do të ishte e mundur jeta në Tokë. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri – por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se e Tokës. Edhe Afërdita, planeti jonë i ngjashëm, nuk ka fushë magnetike. Mburoja e rrezatimit të Van Alen është një model unik për Tokën. 54)
Energjia e transmetuar nga vetëm një shpërthim të tillë të parë vitet e fundit u llogarit të ishte ekuivalente me 100 bilion bomba atomike të ngjashme me atë të hedhur në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit, u vëzhgua se gjilpërat magnetike të busullave shfaqnin lëvizje të pazakonta dhe 250 kilometra mbi atmosferën e Tokës temperatura u rrit papritur në 2.500 gradë Celsius.
Shkurtimisht, një sistem i përkryer funksionon lart mbi Tokë. Ai rrethon botën tonë dhe e mbron atë ndaj kërcënimeve të jashtme. Shkencëtarët e mësuan këtë vetëm kohët e fundit, ndërsa shekuj më parë Zoti na njoftonte në Kur’an për funksionin mbrojtës të atmosferës së Tokës.

Rikthimi i qiellit

Vargu i 11-të i Sures Et-Tarik në Kur’an përmend funksionin “kthyes” të qiellit:

Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet (me shi). (Sure Et-Tarik: 11)

Siç dihet atmosfera rreth Tokës përbëhet nga shumë shtresa. Çdo shtresë ka një detyrë të caktuar në dobi të jetës. Kërkimet kanë zbuluar se këto shtresa kanë si funksion të kthejnë mbrapsht në hapsirë ose në Tokë materiale ose rreze ndaj të cilave janë të ekspozuara. Le të shtjellojmë me disa shembuj këtë funksion “qarkullues” të shtresave që mbështjellin Tokën.
Troposfera, 13 deri 15 kilometra nga Toka, mundëson avujt e ujit të ngrihen nga sipërfaqja e Tokës, të kondensohen dhe të kthehen përsëri në formë shiu.
Shtresa e ozonit, e cila shtrihet në Stratosferë në lartësinë 25 kilometra, pasqyron rrezatimet e dëmshme dhe rrezet ultravjollcë nga hapsira dhe i kthen ato përsëri në hapsirë.
Jonosfera pasqyron radiovalët të shpërndara nga Toka në pjesë të ndryshme të botës, tamam si një satelit pasiv komunikimi dhe në këtë mënyrë mundëson përhapjen në distancë të transmetimeve televizive apo radio.
Shtresa e magnetosferës pengon thërrmijat e dëmshme radioaktive të emetuara nga Dielli dhe yjet e tjera dhe i kthen ato në hapsirë përpara se ato të arrijnë Tokën.
Fakti se kjo veti e shtresave të atmosferës, e vërtetuar vetëm para pak kohësh, që u tregua në Kuran shekuj më parë, provon përsëri se Kur’ani është fjalë e Zotit.

Shtresat e Atmosferës

Një fakt tjetër i zbuluar në vargjet e Kur’anit rreth universit është se qielli është i përbërë nga shtatë shtresa:

Ai është që për juve krijoi gjithçka ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë.
(Sure Bekare: 29)

Pastaj Ai iu kthye qiellit kur ai ishte tym... Dhe i krijoi ata shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej
(Sure Fusilet: 11-12)

Fjala “qiejt”, e shfaqur në shumë vargje të Kur’anit, përdoret në referim të qiellit mbi Tokë dhe po ashtu të gjithë universit. Me këtë kuptim të fjalës shihet se qielli i Tokës, ose atmosfera, përbëhet nga shtatë shtresa.
Me të vërtetë, sot dihet se atmosfera e Tokës konsiston në shtresa të ndryshme të shtrira mbi njëra-tjetrën. 55) Përkufizimet e bëra në bazë të kriterit të përbërjes kimike apo temperaturës së ajrit kanë përcaktuar atmosferën e tokës si prej shtatë shtresash. 56) Sipas “Modelit të kufizuar me rrjetë” (Limited Fine Mesh Model: LFMII), që është një model i atmosferës i përdorur për të parashikuar kushtet klimaterike brenda 48 orëve, atmosfera përsëri përbëhet prej shtatë shtresash. Sipas përkufizimeve gjeologjike të kohës së fundit, shtresat e atmosferës janë si më poshtë:
1.                       Troposfera
2.                       Stratosfera
3.                       Mezosfera
4.                       Termosfera
5.                       Ekzosfera
6.                       Jonosfera
7.                       Magnetosfera
Një mrekulli tjetër e kësaj çështjeje përmendet në vargun e 12-të të Sures Fusilet “(Ai) secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej”. Me fjalë të tjera, në këtë varg Zoti thotë se Ai i përcaktoi secilit qiell detyrën e tij. Vërtetë, siç e pamë në seksionin e mëparshëm, secila nga këto shtresa ka detyra vitale për njerëzimin dhe të gjitha gjallesat mbi Tokë. Secila shtresë ka një funksion të veçantë, duke filluar që nga formimi i shiut deri tek parandalimi i rrezeve të dëmshme, nga pasqyrimi i radiovalëve deri tek shmangia e efekteve të dëmshme të meteorëve.
Vargjet e mëposhtme na informojnë rreth shfaqjes së të shtatë shtresave në Kur’an.

A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë qiej (në shtresa)?
(Sure Nuh: 15)
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë...
(Sure el-Mulk: 3)

Fjala arabe “tibakan” në këto vargje e përkthyer si “shtresë” d.m.th. “shtresë, mbulesë e duhur apo mbulim për diçka” dhe theksohet se si shtresa më lart përputhet mirë me atë më poshtë. Kjo fjalë këtu përdoret gjithashtu edhe në shumës, duke i dhënë kuptimin “shtresat”. Qielli i përshkruar në varg si i përbërë prej shtresash është padyshim shprehja më e mirë për atmosferën.
Është një mrekulli e madhe që këto fakte, të cilat nuk do të mund të zbuloheshin kurrë pa teknologjinë e shekullit të 20-të, shpaloseshin në mënyrë të shtjellur në Kur’an 1400 vjet më parë.

Funksioni i Maleve

Kur’ani i kushton vëmendje të veçantë funksionit gjeologjik të maleve.

Dhe në tokë kemi krijuar male të ngulura fort që ajo të mos lëvizë nën to...
(Sure El-Enbija: 31)

Siç vihet re në këtë varg, pohohet se malet kanë si funksion të parandalojnë tronditjet e Tokës.
Ky fakt nuk dihej nga askush në kohën e zbritjes së Kur’anit. Ai u zbulua vetëm kohët e fundit si rezultat i gjetjeve të gjeologjisë moderne.
Më parë mendohej se malet ishin thjesht ngritje mbi sipërfaqen e tokës.
Shkencëtarët tani kanë kuptuar se malet nuk janë thjesht ngritje, por se ato zgjerohen 10-15 herë të lartësisë së tyre nën tokë, zgjerime këto që quhen rrënjë e malit. Me këto veçori, malet luajnë të njëjtin rol me atë të një gozhde apo shtylle të ngulur në tokë. Për shembull, një majë mali si Mali i Everestit që ngrihet rreth 9 km mbi sipërfaqen e tokës, ka një rrënjë që zgjerohet poshtë për më shumë se 125 km. 57)
Malet dalin si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të pllakave masive që formojnë koren e Tokës. Kur dy pllaka ndeshen, më e forta rrëshket poshtë tjetrës dhe ajo që ndodhet sipër përkulet dhe formon malet. Shtresa poshtë vazhdon nën tokë dhe formon një zgjerim të thellë poshtë. Kjo do të thotë, si u sqarua dhe më lart, se malet kanë një pjesë që shkon poshtë po aq të madhe sa pjesa e dukshme mbi Tokë.
Në një tekst shkencor, struktura e maleve përshkruhet si më poshtë:
Aty ku kontinentet janë më të trasha, si edhe në vargmalet, korja zhytet edhe më shumë në mantel. 58)
Profesor Siaveda, një gjeolog detar me famë botërore, dha komentin e mëposhtëm rreth mënyrës se si malet ngjeshen në tokë si rrënjët:
Ndryshimi kryesor mes maleve kontinentalë dhe maleve oqeanikë vjen nga materiali i tyre... Por emëruesi i përbashkët i të dyve është se ata kanë rrënjë që i mbajnë. Në rastin e maleve kontinentalë, është materiali me dendësi disi të ulët nga mali, ai që zgjerohet poshtë nën tokë si rrënjë. Në rastin e maleve oqeanikë, ka gjithashtu një material të lehtë si rrënjë e malit... Funksioni i rrënjëve është të mbajë malin në bazë të ligjit të Arkimedit. 59)
Për më tepër, Frenk Pres, ish-President i Akademisë Kombëtare të Shkencave të Sh.B.A, thotë në librin e tij Toka, i cili përdoret ende si tekst universitar në mbarë botën, se malet ngjajnë me shtyllat dhe ato ngulen në thellësitë e tokës. 60)
Në një varg, ky aspekt i maleve tregohet kështu:

A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme, ndërsa malet shtylla të saj?
(Sure Nebè: 6-7)

Në një varg tjetër Zoti ka zbuluar se Ai i ka përforcuar malet. (Sure en-Naziat: 32) Fjala arabe ersaha në këtë varg do të thotë “i ka rrënjosur, i ka fiksuar, ngulitur në tokë”. Në sajë të këtyre veçorive, malet zgjerohen mbi dhe nën tokë në pikat ku takohen shtresat e tokës dhe i mbërthejnë këto shtresa bashkë. Kështu ato stabilizojnë koren e tokës dhe parandalojnë rrëshkitjen e saj mbi shtresën magmatike. Shkurtimisht, mund të krahasojmë malet me gozhdët që bashkojnë copat e drurit.
Sot ne dimë se shtresa e jashtme shkëmbore e tokës është e ndarë në pllaka që notojnë mbi magmë. Duke ditur shpejtësinë e lartë me të cilën rrotullohet toka rreth boshtit të saj, këto pllaka notuese do vinin rrotull po të mos ishte për efektin fiksues të maleve. Në këtë rast nuk do të formohej toka, nuk do të grumbullohej ujë, nuk do të rriteshin bimë dhe nuk do të ndërtoheshin rrugë e ndërtesa; shkurt, jeta në Tokë do ishte e pamundur. Sidoqoftë, me mëshirën e Zotit, malet parandalojnë shumë lëvizjet mbi sipërfaqen e Tokës duke funksionuar tamam si gozhdë.
Ky rol vital i maleve, që u zbulua nga gjeologjia moderne dhe kërkimet sizmike, u zbulua në Kur’an shekuj më parë si një shembull i urtësisë gjithëpërfshirëse në krijimin e Zotit. Në një varg tjetër thuhet përsëri:

Është Zoti Ai që vendosi male të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju...
(Sure Lukman: 10)

Identifikimi i Shenjave të Gishtërinjve

Ndërsa në Kur’an përmendet se është e lehtë për Zotin ta risjellë njeriun pas vdekjes, theksohen në mënyrë të veçantë shenjat e gishtërinjve:

Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij.
(Sure El-Kijama: 3-4)

Theksimi i majave të gishtërinjve ka një kuptim të veçantë. Kjo sepse këto shenja janë unike për çdokush. Çdo person i gjallë apo që ka jetuar në këtë botë ka një bashkësi të vetën të shenjave të gishtave.
Kjo është dhe arsyeja që ato përdoren si provë e fortë identifikimi dhe përdoren për këtë qëllim në mbarë botën.
Por ajo që është e rëndësishme është se kjo veçori e majave të gishtave është zbuluar vetëm në shekullin e 19-të. Më parë njerëzit i konsideronin shenjat e gishtërinjve si vija të zakonshme pa ndonjë rëndësi apo kuptim të veçantë. Megjithatë në Kur’an, Zoti i përmend këto shenja, të cilat në atë kohë nuk tërhoqën vëmendjen e ndokujt, dhe na tërheq vëmendjen mbi rëndësinë e tyre – një rëndësi që u kuptua më në fund në ditët tona.


Lëvizja e maleve

Në një varg informohemi se malet nuk janë të palëvizshëm siç duken, por janë në në lëvizje të vazhdueshme:

E i sheh malet e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë.
(Sure En-Neml: 88)

Kjo lëvizje e maleve shkaktohet nga lëvizjet e kores së Tokës mbi të cilën ato qëndrojnë. Korja e Tokës ‘lundron’ mbi shtresën e mantelit , e cila është më e dendur. Ishte fillimi i shekullit të 20-të, kur për herë të parë në histori një shkencëtar gjerman i quajtur Alfred Vegener propozoi që kontinentet e Tokës kanë qenë të bashkuar kur u krijua Toka në fillim, por pastaj u copëtuan dhe kështu u ndanë ndërsa largoheshin nga njëri-tjetri në drejtime të ndryshme.
Gjeologët kuptuan se Vegener kishte të drejtë vetëm në vitin 1980, 50 vjet pas vdekjes së tij. Siç pohonte dhe Vegener në një artikull të botuar në 1915, masat tokësore kanë qenë të bashkuara rreth 500 milion vjet më parë dhe kjo masë e madhe e quajtur Pangea ndodhej e lokalizuar në Polin e Jugut. Rreth 180 milion vjet më parë, Pangea u nda në dy pjesë që ecën në drejtime të ndryshme. Një nga këto kontinente gjigande ishte Gonduana, i cili përfshinte Afrikën, Australinë, Antarktikën dhe Indinë. Tjetri ishte Laurazia i cili përfshinte Europën, Amerikën e Veriut dhe Azinë përveç Indisë. Në 150 milionë vjetët e ardhshëm Gonduana dhe Laurazia u ndanë në pjesë më të vogla.
Këto kontinente që u shfaqën pas copëtimit të Pangeas janë duke lëvizur vazhdueshmërisht mbi Tokë me disa centimetra në vit, duke ndryshuar njëkohësisht dhe raportet tokë/det të Tokës.
E zbuluar si rezultat i kërkimeve gjeologjike të kryera në fillimet e shekullit të 20-të, kjo lëvizje e kores së Tokës shpjegohet kështu nga shkencëtarët:
Korja dhe pjesa e sipërme të mantelit me një trashësi prej rreth 100 km, ndahen në segmente të quajtura pllaka. Ka 6 pllaka kryesore dhe disa të tjera të vogla. Sipas teorisë së quajtur tektonika e pllakave, këto pllaka lëvizin në Tokë duke mbartur me vete kontinentet dhe fundet e oqeaneve… Lëvizja kontinentale është matur të jetë 1-5 cm në vit. Kjo lëvizje e pllakave do krijojë një ndryshim të ngadalshëm të gjeografisë së Tokës. Për shembull, çdo vit Oqeani Atlantik bëhet lehtësisht më i gjerë. 61)
Këtu duhet të theksohet një pikë shumë e rëndësishme: Zoti përmend lëvizjen e maleve si një veprim rrjedhës. Sot shkencëtarët e kohës tonë përdorin gjithashtu termin “rrjedhje kontinentale” për këtë lëvizje. 62)
Rrjedha Kontinentale është diçka që nuk mund të vëzhgohej në kohën e zbritjes së Kur’anit dhe në fjalët “E i sheh malet e mendon se ato janë të palëvizshme” Zoti parashikon mënyrën se si njerëzit do ta parashtronin këtë çështje. Pastaj Ai zbulon një të vërtetë tjetër duke thënë se malet lëvizin si retë. Siç shihet, vëmendja përqëndrohet në lëvizjen e shtresës mbi të cilën qëndrojnë malet,
Padyshim se është një mrekulli e Kur’anit, që ky fakt shkencor i zbuluar kohët e fundit nga shkenca, të tregohej në Kur’an.


Mrekullia tek Hekuri

Hekuri është një nga elementet e theksuar fort në Kur’an. Në Suren el-Hadid, që d.m.th. Hekur, ne informohemi:

…Dhe Ne e kemi zbritur edhe hekurin në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit…
(Sure el-Hadid: 25)

Fjala enzelna e përkthyer si “zbritur” dhe e përdorur për hekurin në këtë varg, mund të mendohet se ka kuptim metaforik për të shpjeguar se hekuri është sjellë për të mirën e njerëzve. Por, nëse marrim në konsideratë kuptimin konkret të fjalës, që është “i zbritur fizikisht nga qielli”, si në rastin e shiut apo të rrezeve të Diellit, kuptojmë se ky varg sjell një mrekulli shkencore shumë të rëndësishme. Kjo sepse gjetjet moderne astronomike kanë nxjerrë në pah se hekuri i ndodhur në botën tonë ka ardhur nga yjet gjigandë nga hapsira e jashtme. 63)
Jo vetëm hekuri në tokë por edhe hekuri në të gjithë Sistemin Diellor vjen nga hapsira e jashtme, meqënëse temperatura në diell është e papërshtatshme për formimin e elementit hekur. Dielli ka në sipërfaqe një temperaturë prej 6000 gradë Celsius dhe në kore afërsisht 20 milion gradë. Hekuri mund të prodhohet vetëm në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, ku temperatura arrin disa qindra milion gradë. Kur sasia e hekurit tejkalon një masë të caktuar tek një yll, ai nuk mund ta mbajë më dhe përfundimisht shpërthen në atë që quhet “nova” ose “supernova”. Këto shpërthime bëjnë që hekuri të shpërndahet në hapsirë. 64)
Një burim shkencor na jep informacionin e mëposhtëm mbi këtë temë:
Ka gjithashtu prova për ngjarje më të vjetra supernovash: Nivelet e përforcuara të hekurit-60 në sedimentet e thellësive të detit janë interpretuar si tregues se një shpërthim supernova ka ndodhur brenda 90 vite-dritë të diellit rreth 5 milion vjet më parë. Hekuri-60 është një izotop radioaktiv i hekurit i formuar në shpërthime supernova, i cili zbërthehet me një periudhë gjysëm-zbërthimi prej 1,5 milion vjetësh. Një prani e madhe e këtij izotopi në një shtresë gjeologjike tregon sintezën e re bërthamore të elementëve afër në hapsirë dhe transportimin e tyre në tokë (ndoshta si pjesë e thërrmijave të pluhurit) 65)
Gjithë kjo tregon se hekuri nuk u formua në Tokë, por u mbart nga supernovat dhe “zbriti” në të njëjtën mënyrë siç përmendet në vargun e mëparshëm . Është e qartë se ky fakt nuk mund të njihej shkencërisht në shekullin e 7-të, kur u shpall Kur’ani. Megjithatë ky fakt është përmendur në Kur’an, fjala e Zotit I Cili rrethon çdogjë me dijen e Tij të pafund.
Astronomia ka zbuluar gjithashtu se edhe elementët e tjerë janë formuar jashtë Tokës. Në shprehjen “Ne dërguam edhe hekurin”, fjala “edhe” i referohet mjaft mirë këtij fakti. Megjithatë, fakti që vargu përmend në mënyrë të veçantë hekurin është tej mase ngacmuese në dritën e zbulimeve të bëra në fund të shekullit të 20-të. Në librin e tij Fati i Nayrës, Majkëll Denton thekson rëndësinë e hekurit:
Nga të gjithë metalet askush nuk është më i domosdoshëm për jetën se hekuri. Është grumbullimi i hekurit në qendër të një ylli që shkakton një shpërthim supernova dhe shpërndarjen më pas të atomeve jetikë nëpër kozmos. Ishte rënia e atomeve të hekurit për shkak të gravitetit në qendër të Tokës primitive ajo që gjeneroi nxehtësinë që shkaktoi diferencimin kimik fillestar të tokës, çlirimin e atmosferës së hershme dhe së fundmi formimin e hidrosferës. Është hekuri i shkrirë në qendër të tokës, i cili duke vepruar si një dinamo gjigande, gjeneron fushën magnetike të tokës, e cila nga ana tjetër krijon brezat e rrezatimit Van Alen që mbrojën sipërfaqen e tokës nga rrezatimet kozmike penetruese me energji të lartë dhe ruajnë shtresën e ozonit nga shkatërrimi i rrezeve kozmoke…
Pa atomin e hekurit nuk do të kishte jetë të bazuar mbi karbonin në kozmos; as supernova, as ngrohje të tokës primitive, as atmosferë apo hidrosferë. Nuk do të kishte fushë mbrojtëse magnetike, as breza rrezatimi Van Alen, as shtresë ozoni, as metale për të bërë hemoglobinën (në gjakun e njeriut), as metale për të mbajtur nën kontroll reaktivitetin e oksigjenit dhe as metabolizëm oksidues.
Marrëdhënia intriguese dhe e ngushtë ndërmjet jetës dhe hekurit, ndërmjet ngjyrës së kuqe të gjakut dhe shuarjes së ndonjë ylli të largët, jo vetëm tregon përshtatjen e metaleve me biologjinë por gjithashtu biocentrizmin e kozmosit… 66)
Rëndësia e hekurit mund të shihet qartë nga këto fjalë. Fakti se i kushtohet rëndësi e veçantë hekurit në Kur’an thekson rëndësinë e këtij elementi. Përveç kësaj ka një sekret tjetër në Kur’an që tërheq vëmendjen për rëndësinë e hekurit: Vargu i 25-të i Sures el-Hadid, që i referohet hekurit, përfshin dy kode matematikë interesantë:
El-Hadid është Surja e 57-të në Kur’an. Vlera numerike e fjalës “El-Hadid” në Arabisht kur vlerat e tij numerike mblidhen, është gjithashtu 57.
Vlera numerike e fjalës vetëm “Hadid” është 26 dhe 26 është numri atomik i hekurit.

Erërat Mbarësuese

Në një varg të Kur’anit është përmendur karakteristika “mbarësuese” e erërave dhe formimi i shiut si rezultat i kësaj:

Ne i lëshojmë erërat mbarësuese e nga qielli lëshojmë shi dhe atë ju japim ta pini…
(Sure El-Hixhr: 22)

Në këtë varg tregohet se faza e parë në formimin e shiut është era. Deri në fillim të shekullit të 20-të, lidhja e vetme e njohur mes erës dhe shiut ishte se era lëvizte retë. Megjithatë, gjetjet meteorologjike të kohëve të fundit kanë treguar rolin “mbarësues” të erës në formimin e shiut.
Ky funksion mbarësues i erës shpjegohet kështu:
Mbi sipërfaqen e detërave dhe oqeaneve, për shkak të veprimit shkumëzues të ujit, formohen flluska të panumërta ajri. Në momentin që këto flluska plasin, në ajër shpërndahen mijëra thërrmija të vogla me diametër sa një të qindtën e milimetrit. Këto thërrmija të njohura si “aerosole” përzihen me pluhurin e sjellë nga toka me anë të erës dhe çohen në shtresat e sipërme të atmosferës. Thërrmijat e mbartura në lartësitë e mëdha nga era vijnë në kontakt me avujt e ujit. Avulli i ujit kondenson rrotull këtyre thërrmijave dhe kthehet në pika uji. Këto pika uji në fillim mblidhen dhe formojnë retë, pastaj bien në Tokë në formë shiu.
Siç shihet, erërat “mbarsin” avujt e ujit të ndodhur në ajër me thërrmijat që ato marrin nga deti dhe ndihmojnë kështu në formimin e reve të shiut.
Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, nuk do të formoheshin kurrë pikat e ujit lart në atmosferë dhe nuk do të ekzistonte shiu.
Pika më e rëndësishme këtu është se ky rol kyç i erës në formimin e shiut përmendej shekuj më parë në Kur’an në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore…
Një informacion tjetër rreth efektit mbarësues të erërave është roli që ato luajnë në fertilizimin e bimëve. Shumë bimë mbi Tokë sigurojnë mbijetesën e tyre duke shpërndarë polenin me anë të erës. Era merr polenin nga bimët dhe ndihmon në fertilizimin duke mbartur polenin në bimët e tjera të të njëjtit lloj.
Ky efekt i erës tek bimët ishte i panjohur deri para pak kohësh. Megjithatë, kur u kuptua se bimët ndahen në mashkull dhe femër, u kuptua dhe efekti fertilizues i erës. Kur’ani e tregon këtë fakt në vargun: “...Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme, në çift.” (Sure Llukman: 10)

Proporcioni i shiut

Një nga informacionet e dhëna në Kur’an rreth shiut është se ai bie në Tokë në sasinë e duhur. Kjo përmendet në suren ez-Zuhruf si më poshtë:

Dhe është Ai që lëshon nga qielli ujë me masë. Ne i japim me të jetë një toke të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngriheni (nga vdekja)
(Sure Ez-Zuhruf: 11)

Kjo sasi e përcaktuar e shiut është zbuluar përsëri nga kërkimet e sotme moderne. Është vlerësuar se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milion ton ujë nga Toka. Kjo sasi shkon në 513 trilion ton në vit. Ky numër është i njëjtë me sasinë e shiut që bie në Tokë në një vit. Kjo do të thotë se uji qarkullon vazhdimisht në një cikël të ekulibruar, në një “masë” të caktuar. Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Sikur njerëzit të përdornin të gjithë teknologjinë e mundshme, nuk do të mundnin të riprodhojnë këtë cikël artificialisht.
Një shmangie sado e vogël e këtij ekuilibri do të sillte shumë shpejt një çrregullim të madh ekologjik që do t’i jepte fund jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit në të njëjtën sasi ashtu siç na u zbulua dhe nga Kur’ani.
Proporcioni i rënies së shiut nuk ka të bëjë thjesht me sasinë e tij, por gjithashtu edhe me shpejtësinë e rënies së pikave të shiut. Shpejtësia e pikave të shiut, pavarësisht nga madhësia e tyre, nuk e kalon një limit të caktuar.
Filip Lenard, një fizikant gjerman fitues i çmimit Nobel, përcaktoi se shpejtësia me të cilën bien pikat e shiut rritet sipas diametrit deri në një madhësi 4,5 mm. Megjithatë, për pika më të mëdha, shpejtësia e rënies nuk rritet më shumë se 8 metër për sekondë. 67) Kjo për shkak të formës së pikave, e cila bën të rritet rezistenca e tyre ndaj ajrit gjë që pengon rritjen e shpejtësisë së tyre.
Siç mund të shihet, në Kur’an tërhiqet vëmendja ndaj një rregullimi delikat të shiut i cili nuk ka mundur të dihet 1400 vjet më parë.

Mospërzierja e Deteve me Njëri-tjetrin

Një nga vetitë e deteve që është zbuluar vetëm kohët e fundit, është treguar në një varg të Kur’anit si më poshtë:
Ai i lejoi dy detet të puqen. Ndërmjet atyre të dyve është një pengesë që ata të dy nuk e kapërcejnë.
(Sure Err-Rrahman: 19-20)

Kjo veti e deteve, që ata takohen por nuk përzihen aspak me njëri-tjetrin, është zbuluar vetëm kohët e fundit nga oqeanografët. Për shkak të forcës fizike të quajtur “tension sipërfaqësor”, ujërat e deteve fqinjë nuk ngatërrohen. Si pasojë e dendësive të ndryshme të ujërave të tyre, tensioni sipërfaqsor pengon përzierjen e tyre, njësoj si të kishte një mur të hollë mes tyre. 68)
Pjesa interesante e kësaj është se, në një kohë kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqsor apo oqeanografinë, ky fakt u zbulua nga Kur’ani.

Gjinia e Fëmijës

Deri fare pak kohë më parë, mendohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga qelizat e nënës. Ose të paktën, besohej se gjinia përcaktohej nga qelizat e nënës dhe babait bashkë. Por ne jemi informuar ndryshe në Kur’an ku citohet se mashkulli apo femra krijohet nga “një pikë farë që hidhet”.

Dhe Ai është që krijoi llojet – mashkullin dhe femrën. Nga pika e farës që hidhet. (Sure En-Nexhm: 45-46)

A nuk ka qenë ai një pikë ujë që derdhet, e pastaj u bë gjak i trashë që Ai e krijoi dhe e përsosi duke bërë prej tyre dy lloje mashkullin dhe femrën?
(Sure el-Kijame: 37-39)

Disiplinat e gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vlerësuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë nga Zoti në Kur’an. Tani është kuptuar se gjinia përcaktohet nga qelizat e mashkullit dhe se femra nuk ka asnjë rol në këtë proces.
Kromozomet janë elementët kryesorë në përcaktimin e gjinisë. Dy nga 46 kromozomet, që përcaktojnë strukturën njerëzore, njihen si kromozomet e gjinisë. Këto dy kromozome quhen “XY” tek meshkujt dhe “XX” tek femrat pasi format e kromozomeve i ngjajnë këtyre shkronjave. Kromozomi “Y” mbart gjenet që kodojnë gjininë mashkullore, ndërsa kromozomi “X” mbart gjenet që kodojnë gjininë femërore.
Formimi i një qënieje të re njerëzore fillon me kombinimin kryq të një prej këtyre kromozomeve, të cilat ekzistojnë në çifte tek femrat dhe meshkujt. Tek femrat të dy përbërësit e qelizës, e cila ndahet në dy gjatë ovulimit, mbartin kromozome X. Qeliza e mashkullit nga ana tjetër, prodhon dy lloj përbërësish, një që përmban kromozome X dhe tjetri kromozome Y. Nëse një kromozom X nga femra bashkohet me një spermë që përmban një kromozom X atëherë fëmija është femër. Nëse bashkohet me një spermë që përmban një kromozom Y, fëmija është mashkull.
Me fjalë të tjera, gjinia e fëmijës përcaktohet nga cili kromozom i mashkullit bashkohet me ovulin e femrës.
Asgjë nga këto njihej deri në zbulimin e gjenetikës në shekullin e 20-të. Në të vërtetë, në shumë kultura besohej se gjinia e fëmijës përcaktohej nga trupi i nënës. Ky është shkaku që gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.
Katërmbëdhjetë shekuj përpara se të zbuloheshin gjenet e njeriut, Kur’ani na dha informacione që e hidhnin poshtë këtë supersticion dhe na tregoi se origjina e gjinisë nuk gjendej tek gratë por tek burrat.

Embrioni i Ngjitur pas Uterusit

Nëse vazhdojmë të shqyrtojmë faktet e përmendura në Kur’an rreth formimit të njeriut, ndeshemi përsëri me disa mrekulli shkencore mjaft të rëndësishme.
Kur qeliza mashkullore bashkohet me vezën e femrës, formohet esenca e fëmijës që pritet të lindë. Kjo qelizë e vetme, e njohur si “zigotë” në biologji, do fillojë menjëherë të riprodhohet duke u ndarë dhe do shndërrohet kështu në “mish” të quajtur embrion. Kjo sigurisht që mund të shikohet nga njerëzit vetëm me ndihmën e mikroskopit.
Megjithatë, embrioni nuk i kalon fazat e tij zhvilluese dukë qëndruar në boshllëk. Ai ngjitet pas uterusit njësoj si rrënjët që futen në tokë. Nëpërmjet kësaj lidhjeje embrioni përfton nga trupi i nënës substancat esenciale për zhvillimin e tij. 69)
Në këtë pikë zbulohet një mrekulli e rëndësishme e Kur’anit. Kur i referohet embrionit që zhvillohet në barkun e nënës, Zoti përdor fjalën “alak” në Kur’an:

Lexo: Në emër të Zotit tënd i cili krijoi njeriun prej një gjaku të mpiksur (alak). Lexo: Se Zoti yt është më Bujari. (Sure El-Alak: 2-3)

Kupimi i fjalës alak në Arabisht është “diçka që ngjitet në një vend”. Fjala përdoret tamam për të përshkruar shushunjat që ngjiten pas një trupi për të thithur gjak.
Sigurisht, përdorimi i një fjale kaq të goditur për embrionin që zhvillohet në barkun e nënës, provon përsëri që Kur’ani është një zbulesë nga Zoti, Sunduesi i gjithë Botërave.

Mbështjellja e Kockave me Muskuj

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i informacionit të dhënë në vargjet e Kur’anit janë fazat e zhvillimit të qënies njerëzore në barkun e nënës. Në ato vargje thuhet se kockat zhvillohen të parat dhe pastaj muskujt të cilët mbështillen rreth tyre:

Më pas atë pikë ujë e bëmë copë gjaku, e atë gjak të mpiksur e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër. I Lartë është Allahu, më i Miri Krijues.
(Sure El-Mu’minun: 14)

Embriologjia është ajo degë e shkencës që studion zhvillimin e embrionit. Deri pak kohë më parë embriologët supozonin se kockat dhe muskujt tek embrioni zhvilloheshin njëkohësisht. Por, kërkimet e avancuara mikroskopike të kryera në sajë të zhvillimeve të reja teknologjike, kanë treguar se Kur’ani është fjalë për fjalë i saktë.
Këto vëzhgime në nivel mikroskopik treguan se zhvillimi brenda barkut të nënës ndodh në të njëjtën mënyrë të përshkruar nga vargjet e Kur’anit . Së pari, kockëzohet indi kërcor. Pastaj qelizat muskulare që seleksionohen nga indi rreth kockave bashkohen dhe mbështjellin kockat.
Kjo ngjarje është shpjeguar në një botim shkencor të titulluar Njeriu në Zhvillim me këto fjalë:
Forma e skeletit përcakton pamjen e përgjithshme të embrionit gjatë javës së 7-të; muskujt nuk zhvillohen në të njëjtën kohë por zhvillimi i tyre ndodh menjëherë pas kësaj. Muskujt zënë pozicion rreth kockave në të gjithë trupin dhe veshin kështu kockat. Kështu, muskujt marrin format dhe strukturat e tyre të njohura... Faza e veshjes së muskujve ndodh gjatë javës së 8-të... 70)
Shkurtimisht, fazat e zhvillimit të njeriut të shpjeguara në Kur’an janë në harmoni të plotë me zbulimet e embriologjisë moderne.

Tre Zonat e Errëta të Fëmijës në Bark

Në Kur’an thuhet se njeriu krijohet nga një proces tre-fazor në barkun e nënës:

...Ai ju krijon juve në barqet e nënave tuaja krijim pas krijimi në tre errësira. Ky është Allahu, Zoti juaj, vetëm i Atij është pushteti. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij. E si pra, i shmangeni?
(Sure Ez-Zumer: 6)

Shprehja fi thulumetin thelethin, e përkthyer si “tre errësira”, tregon tre zona të errëta të përfshira në zhvillimin e embrionit. Këto janë:
a)                       Errësira e abdomenit
b)                       Errësira e mitrës
c)                       Errësira e placentës
Siç e kemi parë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në mënyrës e përshkruar në varg, në tre zona errësirash. Për më tepër, përparimet në shkencën e embriologjisë tregojnë se këto zona përbëhen nga 3 shtresa secila.
Muri i jashtëm abdominal përbëhet gjithashtu prej tre shtresash: muskujt e brendshëm oblikë, të jashtëm oblikë dhe transversë abdominalë. 71)
Njësoj, muri i mitrës përbëhet gjithashtu prej tre shtresash: epimetri, miometri dhe endometri. 72)
Përsëri, placenta që rrethon embrionin përbëhet prej tre shtresash: amnioni (membrana e brendshme rreth fetusit), korioni (shtresa e mesme e amnionit) dhe decidua (shtresa e jashtme e amnionit) 73)
Gjithashtu në këtë varg tregohet se një qënie njerëzore krijohet duke kaluar në tre faza të ndryshme. Në të vërtetë, biologjia moderne ka zbuluar se zhvillimi embriologjik i fëmijës ndodh në tre hapa. Në të gjithë tekstet e embriologjisë e studiuara në fakultetet e mjekësisë, sot kjo temë konsiderohet si një element njohurie bazë. Për shembull, në librin Embriologjia Njerëzore Themelore, tekst referimi bazë në fushën e embiologjisë, ky fakt citohet si në vijim: “Jeta në uterus ka tre faza: para-embrionike; dy javë e gjysma e parë, embrionike; deri në fund të javës së tetë, dhe faza e fetusit; nga java e tetë në lindje.” 74)
Këto hapa i referohen fazave të ndryshme të zhvillimit të fëmijës; Shkurtimisht, karakteristikat kryesore të këtyre fazave janë si më poshtë:
-   Faza Para-embrionike
Në këtë fazë të parë, zigota ndahet dhe kur ajo bëhet një grup qelizash, ajo ngjitet në muret e uterusit. Ndërsa numri i qelizave vazhdon të rritet, ato vetëorganizohen në tre shtresa.
-   Faza Embrionike
 Faza e dytë zgjat për pesë javë e gjysëm gjatë së cilës fëmija quhet “embrion”. Në këtë fazë fillojnë të shfaqen organet dhe sistemet kryesore të trupit nga shtresat qelizore.
-   Faza e Fetusit
Ng kjo fazë e tutje embrioni quhet “fetus”. Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzënisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristika dalluese e kësaj faze është se fetusi ka pamjen e një qënieje njerëzore, me fytyrën, duart dhe këmbët e tij. Edhe pse është vetëm 3 cm i gjatë në fillim, janë bërë të dukshme të gjitha organet e tij. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.
Të dhënat mbi zhvillimin në barkun e nënës u bënë të ditura vetëm pas vëzhgimeve me mjete moderne. Përsëri, si shumë fakte të tjera shkencore, këto të pjesë të dhënash gjenden në ajetet e Kur’ani në një mënyrë mrekulluese. Fakti, që një informacion kaq i detajuar dhe i saktë ndodhej në Kur’an në një kohë kur njerëzit kishin të dhëna të pakta mbi çështjet mjekësore, është provë e qartë se Kur’ani është fjalë e Zotit.

Qumështi i Nënës

Ne njeriun e kemi mësuar për prindërit e vet, sepse nëna e vet e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të tu pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
(Sure Llukman: 14)

Qumështi i nënës është një përzierje e pakrahasueshme që u krijua nga Zoti si një burim i shkëlqyer ushqimi për fëmijën e porsalindur por edhe si një substancë që rrit rezistencën e tij ndaj sëmundjeve. Ekuilibri i vlerave ushqimore tek qumështi i nënës është në nivele ideale dhe gjithashtu ai është në formën ideale për trupin ende të parritur të fëmijës. Njëkohësisht, qumështi i nënës është shumë i pasur me vlera ushqimore që ndihmojnë në përshpejtimin e rritjes së qelizave të trurit dhe të zhvillimit të sistemit nervor. 75) As ushqimi artificial i prodhuar nga teknologjia e sotme nuk mund ta zëvendësojë këtë burim të mrekullueshëm ushqimi.
Lista e avantazheve të fëmijës nga qumështi i nënës rritet nga dita në ditë. Kërkimet kanë treguar se fëmijët e ushqyer nga qumështi i nënës janë veçanërisht të mbrojtur nga infeksionet e sistemit të frymëmarrjes dhe atij tretës. Kjo sepse antitrupat në qumështin e nënës sigurojnë një mbrojtje direkte ndaj infeksioneve. Veti tjetër anti-infeksionale të tij është se ky ushqim krijon një ambjent të përshtatshëm për bakteret “e mira” të quajtura “florë normale” dhe përbën një barrierë ndaj baktereve, viruseve dhe parazitëve. Për më tepër, është zbuluar se në qumështin e nënës ka faktorë që rregullojnë sistemin imunitar ndaj sëmundjeve infektive dhe e lejojnë atë të funksionojë normalisht. 76)
Meqë qumështi i nënës është modeluar në mënyrë të veçantë, ai është ushqimi më i tretshëm për fëmijët. Duke qenë se është shumë i pasur me vlera ushqimore, ai tretet shumë lehtë nga sistemi i ndjeshëm tretës i fëmijës. Kështu, meqënëse fëmija harxhon më pak energji për tretjen, ai mund ta përdorë atë energji për funksione të tjera trupore si rritja apo zhvillimi i organeve.
Qumështi i nënave që kanë pasur fëmijë të parakohshëm (prematurë) përmban nivele më të larta yndyrnash, proteinash, natriumi, klori dhe hekuri me qëllim që të përmbushë nevojat e fëmijës. Në të vërtetë është parë se nga qumështi i nënës, funksionet e syrit zhvillohen më mirë në fëmijët prematurë dhe gjithashtu ata dalin më mirë në testet e inteligjencës, si edhe kanë avantazhe të tjera.
Një zbulim tjetër i ri shkencor që i përket qumështit të nënës është se ai është shumë i dobishëm për fëmijën, për dy vjet. 77) Ky informacion i rëndësishëm i zbuluar nga shkenca vetëm kohët e fundit u zbulua nga Zoti në vargun “...pas dy viteve ia ndau gjirin...” 1400 vjet më parë.

Përfundime

Të gjitha këto që pamë deri tani na tregojnë një fakt të qartë: Kur’ani është një libër i tillë që të gjitha të dhënat e përmendura aty kanë dalë të vërteta. Në vargjet e tij tregohen fakte rreth temave shkencore dhe të dhëna për të ardhmen, fakte këto që askush i dinte në atë kohë. Është e pamundur që ky informacion të njihej me nivelin e njohurisë dhe teknologijsë së atëhershme. Është e qartë se kjo është provë e pastër se Kur’ani nuk është fjalë e njeriut. Kur’ani është fjala e Zotit të Gjithëfuqishëm, Filluesi i çdogjëje dhe i të Vetmit që përfshin çdogjë me dijen e Tij. Në një varg Zoti thotë për Kur’anin: “Sikur të ishte prej dikujt tjetër përveç Zotit, do të gjenin në të shumë kundërthënie”. (Sure En-Nisa’: 82) Jo vetëm që nuk ka kundërthënie në Kur’an, por çdo pjesë e informcionit që ai përmban zbulon mrekullinë e këtij Libri Hyjnor përditë e më shumë. Ajo që i mbetet njeriut është të kapet fort pas këtij Libri Hyjnor të zbritur nga Zoti dhe ta pranojë si udhërrëfyesin e tij të vetëm. Në një nga vargjet e Tij, Zoti na urdhëron:

Dhe ky është libër, dobiprurës, Ne e zbritëm, kështu që përmbanju atij që të mëshiroheni.
(Sure En’am: 155)



LIBRI I DYTË

SHKENCËTARËT BESIMTARË


Pavarësisht se sa kokëfortë mund të jenë materialistët dhe ateistët, një e vërtetë e vetme mbetet evidente: Zoti krijoi të gjitha format e jetës dhe sistemeve që përbëjnë thelbin e shkencës. Si rrjedhim, është e sigurtë që feja dhe shkenca janë në pajtim, përsa kohë që ato praktikohen në mënyrë të ndershme dhe të ndjeshme. Shenjë e këtij aprovimi të dukshëm janë “shkencëtarët besimtarë” të së shkuarës dhe të së tashmes, të cilët i dhanë ndihmesë të rëndësishme njerëzimit.
Një shkencëtar, që praktikon shkencën, bën zbulime të reja dhe punon për të sqaruar misteret e universit, është në të vërtetë dhe një individ që shqyrton artistikën e Zotit në thellësi duke u përpjekur të nxjerrë detaje prej andej. Për këtë arsye feja dhe shkenca janë një njësi e pandashme. Një shkencëtar është dikush që bën të dukshme Fuqinë, Artistikën dhe Veçantinë e pafund të Zotit në krijimet e Tij. Për këtë arsye shkencëtarët, në kundërshtim me opinionin publik, mund të perceptojnë më shpejt ekzistencën dhe njëshmërinë e Zotit, pasi ata janë të vetmit të zhytur në studimin e çështjeve të krijimeve të Zotit.
Pa u habitur, ka një numër të madh shkencëtarësh që i kanë dhënë shkencës ndihmesa të rëndësishme duke përdorur lirinë e mendimit dhe mendjegjerësinë e përftuar nëpërmjet fesë. Këta individë jo vetëm që treguan se feja dhe shkenca janë në përputhje të plotë por gjithashtu i shërbyen shkencës dhe njerëzimit në mënyrën më të mirë. Shkencëtarë të njohur si Njutoni, Kepleri, Leonardo da Vinçi dhe Ajnshtajni, të cilët ishin pionierët e shkencës, si rezultat i vëzhgimeve dhe kërkimeve të tyre besonin se universi ishte krijuar dhe rregulluar nga Zoti dhe drejtohet nën kontrollin e Tij. Për më tepër, ishin besimtarët ata që themeluan parimet mbi të cilat bazohet shkenca, pra feja ka luajtur një rol kritik në shfaqjen e saj.
Pikëpamjet mbi kozmosin të Izak Njutonit, i konsideruar shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, janë të dukshme në fjalët e mëposhtme:
Ky sistem kaq i bukur diellor, planetet dhe kometat do mund të burojnë vetëm nga sugjerimi dhe dominimi i një Qënieje të inteligjente dhe të fuqishme.Kjo Qënie qeveris të gjitha gjërat… si Sundues mbi të gjithë, dhe sipas dominimit të Tij. Ai zakonisht quhet Zoti Sundues, Rregulluesi i Gjithëanshëm. 78)
Është fakt i njohur se arritjet shkencore të Keplerit rrodhën nga besimi i tij fetar. Arno Penzias, fitues i Çmimit Nobël për Fizikën në 1978 dhe bashkë-zbulues i rrezatimit të sfondit kozmik, flet kështu për Keplerin:
Ky është një triumf i vërtetë, jo ai i Kopernikut, por triumfi i Keplerit. Kjo sepse, pas të gjithave, nocioni i epicikleve u dha në ato ditë kur shkencëtarët akoma rrihnin opinionet e tyre. E gjitha kjo zgjati derisa ne patëm një besimtar të vërtetë e ky qe Kepler…Ai besonte vërtetë në Zotin, Ligjvënësin…Dhe ai tha se duhet të ketë diçka më të thjeshtë e më të fuqishme. Mund të ketë qenë me fat ose ndoshta ishte diçka më e thellë, por besimi i Keplerit u shpërblye me zbulimin e tij të ligjeve të natyrës. Kështu, që nga ajo ditë ka qenë shumë e vështirë, por me kalimin e shekujve gjejmë se vërtetë kanë vend ligje shumë të thjeshta të natyrës. Pra, shpresat janë akoma tek shkencëtarët. Kjo nisi veçanërisht nga Kepleri dhe Kepleri e gjeti nga besimi i tij. 79)
Në këtë pjesë të librit do përmendim shkencëtarët besimtarë nga e shkuara në të tashmen, të cilët themeluan dhe zhvilluan shkencën moderne si dhe kontributet e tyre. Të gjithë shkencëtarët e përfshirë në këtë pjesë besonin se kozmosi dhe të gjitha format e jetës ishin krijuar nga Zoti. Fjalët e Frensis Bekon përshkruajnë qartë mendimin rreth krijesave të një shkencëtari besimtar:
Ashtu si çdo vepër që tregon fuqinë dhe aftësinë e punëtorit,… ashtu është edhe me punët e Zotit; të cilat tregojnë Gjithëpushtetin dhe Urtësinë e Krijuesit. 80)
Në ajetet e Tij, Zoti pohon se një nga rrugët për të pasur aftësinë për të menduar rreth krijimit, për të pasur frikë Zotin, për t’a njohur krijimin si vepër e Tij dhe për të kuptuar gjithpushtetshmërinë dhe gjithëditurinë e Tij është të “kesh dije”:

Shembulli i atyre, të cilët morën mbrojtës veç Allahut, është si shembulli i merimangës që ndërton shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është shtëpia e merimangës. Allahu e di ç’adhurojnë ata veç Tij. Ai është Ngadhënjyesi, i Urti. Këta janë shembuj që Ne ia sjellim njerëzve po këta nuk i kupton kush përveç dijetarëve. Allahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët.
(Sure El-‘Ankebut: 41-44)

Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz.
(Sure Er-Rum: 22)

Allahu vërtetoi se nuk ka Zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.
(Sure Al’Imran: 18)

Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, edhe ata që e falin namazin dhe japin zekatin dhe besojnë në Allahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t’u japim shpërblim të madh.
(Sure En-Nisa’ 162)


SHKENCËTARËT BESIMTARË QË JETUAN
NË TË SHKUARËN

Roxher Bekon (1220-1292)

“Hijeshia e besimit ndriçon së tepërmi” 81)
I quajtur Doktori i Mrekullive nga bashkëkohësit e tij, Roxher Bekon ishte një shkencëtar dhe teolog britanik i cili la gjurmë të thella në metodën eksperimentale dhe i dha fund shumë zakoneve arkaike të praktikuara në shkencën e asaj kohe. Bekon parashikoi një numër shpikjesh teknologjike që do vinin qindra vjet më vonë dhe ishte vështirë të imagjinoheshin në atë kohë. Anije, trena, makina, aeroplanë dhe ura lëvizëse janë disa këto nga të rejat që ai përmendi në shekullin e 13-të.
Në një letër drejtuar një mikut të tij, Bekon shkroi:
Së pari, mund të ketë mjete lundrimi pa pasur nevojë të voziten nga njeriu, si dhe anije të mëdha që çajnë detet me vetëm një njeri në drejtim dhe që do lundrojnë larg më shpejt se po të ishin plot me njerëz; gjithashtu edhe karroca që do lëvizin me forcë të papërshkrueshme pa pasur ndonjë që t’i drejtojë. 82)
Duke besuar se drita u krijua nga Zoti për t’i mundësuar njerëve shikimin, Bekon bëri vëzhgime në këtë fushë. Ai përcaktoi karakterisikën zmadhuese të lenteve optike dhe vendpërdorimet e tyre. Ai ishte i pari që tha se drita e emetuar nga yjet nuk e arrin Tokën në të njëjtën kohë. Së fundmi, Bekon pranoi se Toka nuk ishte e sheshtë por rrumbullake gati 200 vjet përpara Kristofor Kolombit dhe se India mund të arrihej duke udhëtuar në perëndim të Europës.
Duke besuar se përfundimet në të cilat arriti nga vëzhgimet e tij ishin të dobishme për njerëzit që besonin, Bekon tha:
Kjo shkencë, që kujdeset për mirëqënien e besimtarëve, është e vlefshme, siç e pamë në dijet e saj të veçanta të së ardhmes, tashmes dhe të shkuarës 83)
Bekon, si shkencëtar, pohoi se shkenca nuk kundërshtonte fenë por madje mund të shërbente si një mjet i rëndësishëm për të bindur mosbesimtarët. Ai tha se “kjo shkencë është avantazhi më i madh në nxitjen e njerëzve në pranimin e fesë” 84)

Frensis Bekon (1561-1626)

Bekon, shkencëtar me reputacion dhe një nga themeluesit e metodës shkencore, njihet të ketë qenë një besimtar i devotshëm. Ai tha në Novum Organum se filozofia natyrale (shkenca) është “pas fjalës së Zotit, shërimi më i sigurt kundër supersticioneve dhe mbështetësja më e aprovuar e fesë.”85)

Galileo Galilei (1564-1642)

Galileo Galilei është personi i parë që ka përdorur teleskopin për të vëzhguar qiellin. Galilei pranonte se Toka është e rrumbullakët dhe ishte i pari që dalloi rajonet e errëta, krateret dhe kodrat e Hënës. Galilei, i famshëm për kontributet e tij të mëdha që i dha shkencës, besonte se shqisat, aftësia për të folur dhe inteligjenca u ishin dhuruar njerëzve nga Zoti dhe se ato duhet të përdoren në mënyrën më të mirë. Ai pohonte se ishte mjaft e dukshme që Natyra ishte modeluar nga Zoti. Ai tha se natyra ishte thjesht një libër tjetër i shkruar nga Zoti dhe se të vërtetat e shkencës dhe të vërtetat e fesë nuk mund të sprapsin njëra-tjetrën meqë Zoti është autori i të gjithë të vërtetave. 86)

Johan Kepler (1571-1630)

Meqë ne astronomët jemi priftërinj të Zotit të Lartësuar në lidhje me librin e natyrës, na përket ne të jemi mendimplotë, jo të lavdisë së mendjeve tona, por në të vërtetë mbi të gjitha të lavdisë së Zotit. 87)
Kepleri, themeluesi i astronomisë moderne, zbuloi lëvizjen eliptike të planeteve, përcaktoi një formulë që lidh periodën orbitale të planetit në lidhje me distancën e tij mesatare nga dielli, dhe kompletoi tabelat astronomike që lejonin llogaritjet e pozicioneve planetare në çdo kohë, në të shkuarën ose në të ardhmen.
Si shkencëtar, Kepleri gjithashtu besonte se universi ishte krijuar nga një Krijues. Kur u pyet pse ai praktikonte shkencën, tha: “Kisha ndërmend të bëhesha teolog… por tani nga endjet e mia shoh se si Zoti madhërohet në astronomi, pasi ‘qiejt deklarojnë madhështinë e Zotit’”. 88)
Jeta e Keplerit, i cili besonte se lavdia e Zotit manifestohej në çdogjë që Ai kishte krijuar, është një shembull se sa i suksesshëm dhe mendjegjerë mund të jetë një shkencëtar që pranon se ka një arsye hyjnore në natyrë. “Kush i çoi arinjtë e bardhë dhe ujqit e bardhë në zonat me dëborë të veriut; po ushqimin për arinjtë, balenat, ujqërit?” pyeti Kepleri dhe pastaj u përgjigj: “I Madh është Zoti ynë dhe e madhe është mirësia e Tij dhe nga urtësia e Tij nuk ka kufi: adhurojeni Atë ju qiej, adhurojeni Atë ti diell, hënë dhe planete, përdorni çdo shqisë për të perceptuar, çdo gjuhë për të deklaruar Krijuesin tuaj. Adhurojeni Atë ju Harmoni qiellore, adhurojeni Atë ju gjykues të Harmonive të pazbuluara: dhe ti shpirti im adhuroje Zotin, Krijuesin tënd përsa kohë të jem unë: pasi prej Tij, përmes Tij dhe brenda Tij janë të gjitha gjërat, të ndieshmet dhe të kuptueshmet; pasi edhe ajo për të cilën jemi krejtësisht të paditur edhe ajo që dimë janë pjesa më e vogël e tyre; ka shumë më tepër përtej. Atij i qoftë adhurimi, nderi dhe lavdia, bota pa fund.” 89)

Johan Baptista fon Helmont (1579-1644)

Themelues i kimisë pneumatike dhe i fiziologjisë kimike, Helmont shpiku termometrin dhe barometrin. Uolltër Peixhëls, i cili shkroi një libër mbi aspektet fetare të shkencës së fon Helmontit, tha se ai në kërkimet e tij frymëzohej nga besimi i tij fetar. 90)

Bleiz Paskal (1623-1662)

Duke kontribuar me inovacion të madh në gjeometrinë e kohës së Grekëve të Lashtë, Paskal ishte një shkencëtar i dalluar i cili bëri zbulime të rëndësishme që në moshë të re. Përveç ndihmesës së tij në matematikë, Paskal ishte gjithashtu përgjegjës për zbulime kolosale në fizikë. Ai bëri shumë studime në mekanikën atmosferike dhe të lëngjeve dhe provoi se presioni atmosferik ndryshon sipas lartësisë.
Një figurë e shquar në historinë e shkencës, Paskal ishte gjithashtu një njeri shumë shpritëror. Ai iu referua fuqisë së përjetshme të Zotit kur tha se Zoti është Krijuesi i çdogjëje që nga matematika e deri te rregulli i elementëve. 91)

Xhon Rei (1627-1705)

Botanisti britanik me reputacion Xhon Rei ishte besimtar. Ai ndjente se nëse njeriu është sjellë mbi tokë për t’i pasqyruar Zotit lavdinë e të gjithë veprave të Tij, atëherë ai duhet të vërente çdogjë që Ai krijoi. Në rininë e tij, i nxitur nga kjo pikëpamje, Rei u mobilizua në kërkimin shkencor. Ai gëzonte autoritetin më të lartë si në botanikë dhe zoologji. Shkroi një libër të mirëpritur: Urtësia e Zotit në Krijim. Në këtë libër, ku Rei prezantoi mijëra bimë, insekte, zogj, lloje peshqish, etj, ai raportoi se natyra zbulon ekzistencën e një Krijuesi. Veprat krijuese të Zotit, tha ai, ishin “vepra të krijuara nga Zoti në fillim dhe të ruajtura po prej Tij deri në këtë ditë, në të njëjtat gjëndje dhe kushte siç ishin krijuar në fillim. 92) Rei, i cili i dha një kontribut të konsiderueshëm botanikës, gjithmonë theksonte se shkenca dhe feja takohen në shumë rrugë. Qëndrimi i tij kuptohet më mirë nga fjalët e tij: “Nuk ka punë më të vlefshme dhe të kënaqshme për një njeri të lirë sesa të shohë veprat e bukura të natyrës dhe të nderojë urtësinë dhe mirësinë e pafund të Zotit.” 93)

Robert Bojll (1627-1691)

I vlerësuar si babai i kimisë moderne, Bojlli bëri shumë zbulime shkencore revolucionare. Ai përcaktoi lidhjet mes ndryshimeve të presionit të ushtruar ndaj ajrit dhe vëllimit që ajri zë, i cili njihet sot si “Ligji i Bojllit për gazet”. Shpikjet e tjera të tij përfshijnë një lloj letre lakmuesi dhe një frigorifer të thjeshtë. Ai demonstroi se uji bymehet kur ai ngrin. Përkufizimi i sotëm i “elementit” u dha prej tij. Gjithashtu ai kontribuoi dhe në teorinë e atomizmit ku diskutonte se nëse ajri ngjeshet duhet të ketë hapsira boshe mes thërrmijave të tij.
Ndërsa ishte përgjegjës për zbulime kaq të mëdha shkencore, Bojlli ishte një besimtar mjaft i devotë. Ai besonte se ka një modelim inteligjent në natyrë që është krijuar nga një Krijues të Githëfuqishëm. Bojll shpjegonte në leksionet dhe shkrimet e tij se shkenca dhe besimi në Zot duhet të qëndrojnë krah për krah. Në një leksion të mbajtur, ai tha: “Kujto t’i japësh lavdi atij që ishte autori i natyrës… Përdor dijen për t’i bërë mirë njerëzimit.” 94)
Në një vend tjetër ai komentonte se përsosmëria e gjallesave tregon haptazi ekzistencën e Zotit:
Projektimi i përkryer i këtij sistemi të madh të botës dhe sidomos struktura kurioze e trupave të kafshëve dhe përdorimet e tyre të shqisave dhe pjesëve të tjera, kanë qenë motivet madhore që kanë nxitur filozofët e çdo kohe dhe kombi të pranojnë një Hyjni si autor i këtyre strukturave të mrekullueshme. 95)

Antoni fon Lojvenhëk (1632-1723)

Ishte Lojvenhëk ai që zbuloi bakteret. Lojvenhëk mësoi të mprehë lentet e veta zmadhuese për të ekzaminuar indet. I tërhequr nga ajo që shikonte, ai filloi të prodhonte zmadhues të tjerë – dhe u bë kështu njeriu i parë që pa dhe përshkoi bakteret me anë të një mikroskopi.
Qëllimi i tij për të hedhur poshtë idenë e gjenerimit spontan, pa një Krijues, e çoi drejt kryerjes së studimeve të rëndësishme shkencore. Për këtë arsye ai studioi sistemet ushqyese të bimëve dhe kafshëve, ekzaminoi spematozoidët, transportimin e lëndëve ushqyese tek bimët dhe strukturat dhe funksionet e pjesëvet të ndryshme të bimëve. Objekt tjetër i vëzhgimeve të tij u bënë qelizat e gjakut. Ishte i pari që studioi kapilarët dhe që pa qelizat e gjakut të kalojnë në to. Përpara Lojvenhëk asnjë nuk kishte kuptuar se muskujt përbëhen nga fijet. 96)

Izak Njuton (1642-1727)

I konsideruar si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, Njutoni ishte matematicien dhe fizikant. Kontributi i tij më i madh ndaj shkencës ishte zbulimi i ligjit të gravitacionit universal. Ai shtoi konceptin e masës në lidhjen mes forcës dhe nxitimit; prezantoi ligjin e veprimit dhe kundërveprimit dhe parashtroi tezën se një trup në lëvizje do vazhdojë të lëvizë në vijë të drejtë me shpejtësi konstante përsa kohë që mbi të nuk vepron një forcë. Ligjet e lëvizjes së Njutonit u përdorën për 4 shekuj që nga llogaritjet e thjeshta inxhinjerike deri tek projektet teknologjike më komplekse. Kontributet e Njutonit nuk ngelen vetëm tek graviteti por zgjerohen në fushat e optikës dhe mekanikës. Si zbulues i shtatë ngjyrave të dritës, Njutoni hodhi kështu themmelet e një disipline të re të quajtur optikë.
Përveç zbulimeve të tij shpërthyese, Njutoni shkroi esse kritike në refuzim të ateizmit dhe mbrojtje të Krijimit. Ai mbështeste idenë se “krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor”. Njutoni besonte se universi mekanik, një orë gjigande gjithmonë në punë, në analogjinë ë tij mund të jetë vetëm vepër e një Krijuesi të gjithëfuqishëm dhe të urtë.
Pas zbulimeve të Njutonit që ndryshuan rrjedhën e botës, qëndronte dëshira e tij për t’iu afruar më tepër Zotit. Njutoni vëzhgoi objektet e krijimit të Zotit për ta njohur më mirë Atë. Si përfundim ai iu përkushtua studimeve me energji të madhe. Njutoni zbuloi arsyen që fshihet pas zellit të tij për kërkime shkencore me fjalët e mëposhtme, të marra nga vepra e tij e famshme Principia Mathematica(Matematika Elementare):
…Ai (Zoti) është i përjetë dhe i pafund, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëditur; d.m.th. ekzistenca e tij shkon nga përjetësia në përjetësi, prania e tij nga pafundësia në pafundësi; ai drejton çdogjë dhe di të gjitha gjërat që janë apo që mund të bëhen. Ai është … i përjetë dhe i pafund; …ai është i vazhdueshëm dhe i pranishëm. Ai ekziston përgjithmonë dhe është kudo i pranishëm; dhe, duke ekzistuar gjithmonë dhe kudo, ai përbën kohën dhe hapsirën… Ne e njohim atë vetëm nga projektimet e tij më të urta dhe të përsosura të gjërave… [Ne] i drejtohemi dhe e adhurojmë Atë si shërbyes të Tij… 97)

Xhon Flamstid(1646-1719)

Ai ishte themeluesi i observatorit të famshëm të Grinuiçit dhe astronomi i parë mbretëror i Anglisë. Flamstid, i cili pas vëzhgimeve të panumërta, krijoi hartën e parë të madhe yjore në kohën e shpikjes së teleskopit, ishte gjithashtu një klerik i devotë.

Xhon Uduord (1665-1728)

Uduord ishte një nga themeluesit e mëdhenj të shkencës së gjeologjisë. Një nga kontributet më të vlefshme të tij ishte ndërtimi i një muzeu të rëndësishëm paleontologjik në Kembrixh dhe hapja e degës së gjeologjisë atje.

Karolus Lineus (1707-1778)

Lineus, një shkencëtar mjaft i devotë, kreu studime të rëndësishme në botanikë. Ai provoi se bimët riprodhohen seksualisht dhe i prezantoi shkencës nocionin e “taksonomisë biologjike”.

Zhan Deluk (1727-1817)

Deluk ishte një fizikant zvicerian i cili formoi termin “gjeologji”. Ai dhe babai i tij zhvilluan termometrin e sotëm me mërkur dhe higrometrin (aparat për matjen e lagështisë së ajrit). Ai njihet për besimin e tij në Krijimin dhe për sfidën e tij ndaj idesë se universi dhe jeta erdhën rastësisht.

Sër Uilliam Hershel (1738-1822)
Hershel ishte një nga astronomët më të kompletuar të shekullit të 18-të. Hershël, i cili ndërtoi teleskopët pasqyrues më të avancuar të kohës së tij dhe që katalogoi dhe studioi mjegullnajat dhe galaksitë si askush më parë, ishte një shkencëtar besimtar. Ishte Hershel ai që tha: “Astronomi jo i devotë duhet të jetë i çmendur”, duke theksuar se është habitëse, që një shkencëtar që studion astronominë dhe është dëshmitar i rregullit të përkryer në univers, të mos besojë në Zot. 98)

Uilliam Peili (1743-1805)

Peili ishte një shkencëtar që besonte në krijimin. Vepra e tij Teologjia Natyrore ishte një nga librat më të shitur të kohës së tij. Peili ndjente se “nëse veprat e artit janë prodhim i njeriut atëherë gjallesat duhet të jenë prodhim i një qënieje shumë më superiore se njeriu”. Sipas Peilit, fakti se të gjitha gjallesat janë të pajisura me të gjitha veçoritë e nevojshme për të jetuar në mjedisin e tyre është një “shenjë modelimi dhe e një Krijuesi modelues.” 99)

Zhorzh Kuviè (1769-1832)

Kuviè ishte një nga anatomistët dhe paleontologët më të mëdhenj. Ai konsiderohet të jetë themeluesi i shkencës së anatomisë krahasuese dhe një nga krye-arkitektët e paleontologjisë si një disiplinë e veçantë shkencore. Ai besonte fort në krijimin dhe ka qenë pjesëmarrës i rëndësishëm në debatet krijim/evolucion. 100)

Hamfri Deivi (1778-1829)

I njohur si njeri i fesë, Deivi ishte një nga kimistët më të mëdhenj të kohës së tij, nxënës i të cilit ishte Faradei. Ai ishte i pari që veçoi shumë elementë të rëndësishëm kimikë, zhvilloi teorinë lëvizëse të nxehtësisë, shpiku llampën e sigurisë, vërtetoi se diamantët janë prej karboni si dhe shumë ndihmesa të tjera të rëndësishme.

Adam Seguik (1785-1873)

Një nga gjeologët kryesorë të Anglisë së shekullit të 19-të, Seguik është veçanërisht i famshëm për identiikimin dhe emërtimin e sistemeve kryesorë shkëmborë të njohur si Kambrianë dhe Devonianë. Ai ishte gjithashtu klerik dhe, edhe pse mik i Çarls Darvin, ka kundërshtuar gjithmonë idetë e tij evolucionare. 101)

Majkëll Faradei (1791-1867)

I njohur botërisht si një nga fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Faradei ka qenë veçanërisht i talentuar në zhvillimin e shkencave të reja të elektricitetit dhe magnetizmit. Ai dha gjithashtu ndihmesë kyçe në fushën e kimisë.
Faradei ishte një shkencëtar që besonte në ekzistenën e një Krijuesi dhe se shkenca e feja janë në harmoni. Meqë një Zot krijoi botën, besonte ai, e gjithë natyra duhet të jetë e ndërlidhur si një e vetme. Në bazë të kësaj ideje ai arriti në përfundimin se elektriciteti dhe magnetizmi duhet të jenë në relacion. 102)

Samuel Mors (1791-1872)

Mors ishte një shkencëtar i njohur për shpikjen e telegrafit. Ai gjithashtu ndërtoi aparatin e parë fotografik në Amerikë.
Mors besonte në ekzistencën e një Krijuesi i cili krijoi çdogjë për një shkak të caktuar. Ai ndjente se bota materiale dhe ajo shpirtërore vepronin në harmoni. Vetëm katër vjet para se të vdiste Mors shkroi: “Sa më shumë t’i afrohem fundit të pelegrinazhit tim, vlerësohet më shumë madhështia dhe sublimiteti i kurës së Zotit ndaj njeriut gabimtar dhe e ardhmja ndriçohet me shpresë dhe gëzim.”103)

Xhozef Henri (1797-1878)

Fizikanti dhe shkencëtari i devotë amerikan Xhozef Henri ishte profesor në Universitetin Prinston. Henri, i cili shpiku motorin elektromagnetik dhe galvanometrin, e kishte bërë zakon të përhershëm që në çdo moment të rëndësishëm të një eksperimenti, në të gjitha eksperimentacionet e tij, të pushonte për të adhuruar Zotin dhe pastaj të lutej për orientim hyjnor. 104)

Luis Agasiz (1807-1873)

Agasiz, i njohur gjerësisht si biologu më i madh amerikan, ishte një kundërshtar i vendosur i evolucionizmit.
Agasiz e shihte planin hyjnor të Zotit kudo në natyrë dhe nuk mund të pajtohej dot me një teori ku nuk njihej rregulli. Si shkroi edhe ai vetë në Esse mbi Klasifikimin:
Kombinimi në kohë dhe hapsirë i gjithë këtyre koncepteve të llogjikshme shfaq jo vetëm mendim, tregon gjithashtu paracaktim, fuqi, urtësi, madhështi, gjithëdije, maturi. Me një fjalë, të gjithë këto fakte në lidhjen e tyre natyrale thërrasin me zë të lartë Zotin e Vetëm, të cilin njerëzit mund të njohin, adhurojnë dhe duan. 105)

Xheims Preskot Xhul (1818-1889)

Përveç zbulimit të tij të ligjit të parë të termodunamikës, Xhul tregoi gjithashtu si të llogaritet nxehtësia e prodhuar nga rryma elektrike në përcjellës dhe ishte i pari që llogariti shpejtësinë e një molekuke gazi. Zbulimi i tij më i madh ishte vlera e konstantes të njohur si “njëvlerësi mekanik i nxehtësisë”. Ky zbulim çoi në formulimin e ligjit të ruajtjes së energjisë, më i rëndësishmi dhe më universali i të gjithë ligjeve shkencore.
Xhul, si zbulues i këtyre ligjeve të rëndësishme shkencore, ishte një shkencëtar që besonte se mund të afrohej më shumë me Zotin po të njihte ligjet e natyrës. Besimi i tij e nxiti të vazhdonte më tej vëzhgimet e tij. Ai ishte një nga 717 shkencëtrët që nënshkruan një deklaratë kundër Darvinit në 1864. Ai shprehu me këto fjalë bestytnitë e tij rreth shkencës:
Pas njohjes dhe bindjes ndaj dëshirës së Zotit, qëllimi tjetër duhet të jetë të njohësh disa nga veçoritë e Tij si urtësia, fuqia dhe mirësia të shfaqura këto në veprat e Tij. Është e qartë se një afrim me ligjet natyrore do të thotë jo më pak se një afrim me mendjen e Zotit të shprehur aty. 106)

Xhorxh Gabriel Stoks (1819-1903)

Xhorxh Stoks ishte një fizikant dhe matematicien i madh britanik i cili dha mjaft kontribute në shumë fusha. Ai zgjeroi njohuritë e astrofizikës, kimisë, problemeve zanore dhe nxehtësisë. Ai tregoi se, në ndryshim nga xhami, kuarci është transparent ndaj rrezatimeve ultravjollcë. Bashkë me Lordin Kelvin, ai ishte nga të parët që çmoi eksplorimet elektro-termodinamike të Xheims Xhaul. Stoks tregoi se rrezet-X ishin gjithashtu pjesë e spektrit elektromagnetik të Maksuellit. Për disa kohë Stoks ishte president i Institutit Viktoria të Londrës dhe anëtar aktiv i Shoqatës të Filozofëve të Kembrixhit.
Ai ishte një shkencëtar që vëzhgonte natyrën me një besim tek Krijuesi dhe shkroi veçanërisht duke theksuar besimin e tij tek Zoti. Në një nga veprat e tij ai tha se “ligjet e natyrës zbatohen në përputhje me dëshirën e Tij; Ai që i dëshiroi ato mund të dëshirojë ndërprerjen e tyre” 107)

Rudolf Firhov (1821-1902)

Kontributet kryesore të Firhov ishin në fushën e mjeksisë. Ai konsiderohet babai i patologjisë moderne dhe i studimit të sëmundjeve qelizore. Ai ishte i pari që përshkroi leuçeminë dhe ishte aktiv në kërkimet antropologjike dhe arkeologjike. Firkov ishte një nga shkencëtarët më të njohur që kundërshtonte me forcë mësimet evolucionare të Darvinit dhe Hekelit. Ai gjithashtu hyri në mënyrë aktive në politikë dhe luftoi energjikisht kundër lejimit të mësimdhënies së evolucionit në shkollat gjermane. 108)

Gregori Mendel (1822-1884)

Me zbulimin e tij të tre ligjeve të gjenetikës, Mendeli hyri në histori si personi që themeloi parimet e trashëgimisë. Parimet e trashëgimisë të Mendelit kanë dalë të jenë provat më të forta që shfaqin falsitetin e teorisë së evolucionit.
Pasi me zbulimin e parimeve të tij të trashëgimisë refuzoi teorinë e evolucionit, Mendeli besonte akoma më tepër se Zoti pati krijuar botën dhe se rastësia e verbër nuk mund të jetë shkaku i këtij rezultati. 109)

Luì Pastër (1822-1895)

Pastër është një nga figurat më të mëdhaja të historisë së shkencës dhe mjeksisë, kryesisht për shkak të ndërtimit të tij të teorisë së mikroorganizmave dhe për kundërshtimin e tij ndaj teorisë së evolucionit. Ai ishte i pari që shpjegoi bazat dhe kontrollin e fermentimit organik dhe, ndërsa kërkimet e tij e çonin akoma më shumë drejt bakteorologjisë, ai izoloi një numër organizmash infektivë dhe zhvilloi vaksina për t’i luftuar ato – njihen sëmundjet e tmerrshme si tërbimi, difteria, plasja, etj – si dhe proçeset e pasterizimit dhe sterilizimit.
Pastër, i cili ishte një besimtar i qëndrueshëm në Zot, ishte objekt kundërshtimi të egër për shkak të rezistencës së tij ndaj teorisë evolucionare të Darvinit. Ai ishte mbrojtës i përputhshmërisë së shkencës dhe fesë, gjë të cilën e theksonte shpesh në shkrimet e tij. Nga fjalët e tij veçojmë:
Sa më shumë të di, aq më shumë feja ime bëhet e plotë dhe e padyshimtë. 110)
Pak shkencë të largon nga Zoti, kurse shumë prej saj të sjell tek Ai. 111)

Uilliam Tomson (Lord Kelvin) (1824-1907)

Lordi Kelvin pranohet të jetë fizikanti më i madh i kohës së tij dhe gjithashtu njihet për besimin e tij të fortë te Zoti. Ai mbahet lart në komunitetin shkencor për kontributet e tij në fizikë dhe matematikë si dhe nga shpikjet e tij praktike. Ai zhvilloi një metodë të suksesshme për lëngëzimin e hidrogjenit dhe heliumit. Ai ndërtoi shkallën e temperaturave absolute, prandaj këto temperatura sot maten si të tilla “gradë Kelvin”. Ai e vendosi termodinamikën si një disiplinë shkencore formale dhe formuloi ligjin e parë dhe të dytë të saj me një terminologji të saktë.
Ai e ekspozoi hapur në veprat e tij besimin e tij në Zot. Ai tha:
Mos kini frikë të mendoni lirisht. Nëse mendoni pak më fort, do detyroheni nga shkenca të keni besim tek Zoti. 112)
Në lidhje me origjinën e jetës, shkenca… konfirmon fuqinë krijuese. 113)

J. J. Tomson (1856-1940)

Më 1897, J. J. Tomson zbuloi elektronin. Ai ishte profesor i fizikës në Universitetin e Kembrixhit. Tomson, i cili ishte një besimtar i devotë, bëri këtë pohim tek Natyra, duke tërhequr vëmendjen tek fakti se përfundimet e arritura nga shkenca tregojnë ekzistencën e Zotit:
Ka akoma shumë maja të larta që duhet të ngjiten nga ata shkencëtarë që kanë vizione të gjera. Dhe çdo përparim në shkencë do fortësojë vërtetësinë e ndjenjave të tyre. Veprat e Zotit janë aq të mëdhaja. 114)

Sër Uilliam Hjuxhins (1824-1910)

Hjuxhins ishte i mirënjohur edhe si shkencëtar besimtar edhe si astronom brilant. Ai ishte i pari që demonstroi se yjet janë përbërë kryesisht prej hidrogjeni dhe sasish më të vogla të të njëjtëve elementë që ekzistojnë mbi Tokë. Ai ishte gjithashtu i pari që dalloi efektin Dopler (që drita e yjeve zhvendoset nga e kuqja tek bluja ndërsa ato largohen nga njëri-tjetri) në astronomi, gjë që çoi në idenë e universit që zgjerohet.

Xhozef Klërk Maksuell (1831-1879)

Maksuelli pati një jetë të shkurtër por mjaft produktive. I njohur si babai i fizikës moderne, Maksuelli vërtetoi unitetin e dritës me elektricitetin duke vendosur bashkë dritën, elektricitetin dhe magnetizmin nën një bashkësi ekuacionesh. Ajnshtajni u mbështet në ekuacionet e Maksuellit për të formuluar teorinë e relativitetit.
Albert Ajnshtajn i quajti arritjet e Maksuellit si “më të thellat dhe më të frytshmet që ka njohur ndonjëherë fizika që nga koha e Njutonit”. Ai ishte dhe kundërshtar i evolucionit dhe arriti të zhvillonte një refuzim të detajuar matematik të së famshmes “hipotezë mjegullore” e ateistit francez LaPlas. Ai gjithashtu shkroi një refuzim prerës ndaj filozofive evolucionare të Herbert Spenser, mbrojtësi i madh i Darvinizmit. Në një letër ai meditonte se shkencëtari besimtar është i detyruar ta bëjë punën e tij pasi kjo i sjell dobi fesë. 115)

Xhon Strut (1842-1919)

Xhon Strut vazhdoi studimet mbi lëvizjet e valëve elektromagnetike duke dhënë kështu ndihmesë të vlefshme në optikë, sonikë dhe në dinamikën e gazeve. Ai ishte bashkëzbuluesi i gazit të argonit dhe i gazeve të rrallë. Ai ishte gjithashtu i njohur si një besimtar i devotë. Si hyrje në botimet e tij ai shkruante: “Veprat e Zotit janë të mëdhaja”. 116)

Xhorxh Uashington Karver (1865-1943)

Agrikultura u bë një disiplinë mjaft e rëndësishme duke filluar nga fundi i shekullit të 19-të. Karver ishte një kërkues i njohur i agrikulturës i cili bëri një numër të konsiderueshëm zbulimesh kritike.
Karver ishte i njohur për besimin e tij në Zot, gjë për të cilën fliste shpesh në fjalimet apo intervistat e tij. Pyetjes së një reporteri të gazetës Atlanta rreth qëndrueshmërisë së bojës me argjilë që pati prodhuar, ai iu përgjigj kështu: “Unë vetëm sa përgatis atë që Zoti ka krijuar. Është vepër e Zotit – jo e imja.” 117)

Sër Xheims Xhins (1877-1946)

Fizikanti i dalluar Sër Xheims Xhins besonte se universi ishte krijuar nga një Krijues me Urtësi të pafund. Disa nga pohimet në të cilat ai shfaqi pikëpamjet e tij janë:
Ne zbulojmë se Universi jep prova të një Fuqie modeluese apo kontrolluese që ka diçka të përbashkët me mendjet tona. 118)
Një studim shkencor i universit ka sugjeruar një përfundim që mund të përmblidhet kështu . . Universi duket të jetë modeluar nga një matematicien i vërtetë. 119)

Albert Ajnshtajn (1879-1955)

Albert Ajnshtajn, që është një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, është gjithashtu i njohur për besimin e tij në Zot. Ai nuk hezitoi të mbronte faktin që shkenca nuk do të mund të ekzistonte pa fenë. Siç thotë ai:
Unë nuk mund ta konceptoj një shkencëtar të vërtetë pa pasur ai besim të thellë. Situata mund të shprehet me anë të një përfytyrimi: shkenca pa fenë është e çalë. 120)
Ajnshtajni ishte i bindur se universi ishte modeluar në një mënyrë mjaft perfekte për të qenë krijuar rastësisht dhe se ai ishte krijuar nga një Krijues me Urtësi Superiore.
Për Ajnshtajnin, i cili e përmendte shpesh besimin e tij tek Zoti në shkrimet e tij, të vëzhgoje rregullin natyral në univers ishte shumë e rëndësishme. Në një nga shkrimet e tij gjejmë, “Në çdo kërkues të vërtetë të Natyrës ekziston një lloj respekti ndaj fesë”. 121) Diku tjetër ai shkroi:
Çdokush që është i përfshirë seriozisht në ndjekje të shkencës bindet se është i dukshëm qartë një shpirt në ligjet e Universit – një shpirt shumë më superior se ai i njeriut… Në këtë mënyrë ndjekja e shkencës çon drejt një lloji të veçantë ndjenje fetare… 122)

Zhorzh Lemètrë (1894-1966)

Zhorzh Lemètrë parashtroi teorinë e Big Beng-ut që tregon krijimin e universit. Ai mendoi se universi kishte një fillim të dukshëm, do ketë një fund dhe se njohja e këtij fakti luan një rol kyç në të besuarin e shumë njerëzve tek Zoti. Lemètrë, i cili ishte gjithashtu dhe prift, besonte se shkenca dhe feja duhet të të çojnë drejt së njëjtës të vërtetë. 123)

Sër Alister Hardi (1896-1985)

Hardi ishte themeluesi i shkencës së sotme të oqeaneve. Fondacioni Tempëllton, i cili çdo vit njeh një shkencëtar për kontributet e tij apo të saj në përparimin e fesë, nderoi Sër Alister Hardi në 1985, për studime empirike që për herë të parë vëzhguan përvojat fetare shkencërisht.

Verner fon Braun (1912-1977)

Verner fon Braun ishte një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës. Ai ishte një inxhinjer raketash gjerman që zhvilloi raketën e famshme V-2 gjatë Luftës II Botërore.
Dr. Braun, ish-drejtor i NASA-s, ishte gjithashtu një shkencëtar me besim të theksuar. Në parathënien e një antologjie mbi krijimin dhe modelimin në natyrë, ai ofroi dëshminë e tij:
Fluturimi hapsiror i njeriut është një arritje mahnitëse, por i ka hapur njerëzimit vetëm një derë të vogël për të parë lartësitë marramendëse të qiellit. Një pamje nëpërmjet kësaj të çare e mistereve të mëdha të universit duhet vetëm të konfirmojë besimin tonë në sigurinë e Krijuesit të saj. Më duket po aq e vështirë të kuptoj një shkencëtar që nuk njeh prezencën e një llogjike superiore të ndodhur pas ekzistencës së universit sa edhe të kuptoj një teolog që mund të mohojë përparimet e shkencës. 124)
Në maj të 1974 Verner fon Braun, në një artikull të botuar, citoi:
Askush nuk i del dot përpara ligjit dhe rregullit të universit pa konkluduar se aty pas duhet të ketë modelim dhe arsye…Sa më mirë të kuptojmë ndërlikimet e universit dhe fshehtësive të tij aq më shumë arsye kemi gjetur për t’u mrekulluar para modelimit karakterisitk mbi të cilin ai bazohet… Të forcohesh të besosh vetëm në një rezultat – se çdogjë në univers ndodhi rashtësisht – do të dhunonte vetë objektivitetin e vetë shkencës… Çfarë proçesi i çfarëdoshëm do të mund të prodhonte trurin e njeriut apo sistemin e syrit të njeriut?… 125)

Maks Plank (1858-1947)

Fizikanti gjerman me reputacion Maks Planku zbuloi një konstante fizike të njohur me emrin e tij. Profesor fizike në Universitetin e Berlinit në vitet 1900, Planku pranonte se forma e rrezatimit mund të përfytyrohet më mirë me imazhin e një pikë shiu mbi xhamin e dritares sesa me ujin që rrjedh në lumë. Përpara Plankut shkencëtarët mendonin se drita kryente lëvizje valore. Planku, i cili zbuloi se çdo thërrmijë drite është një paketë energjie, i quajti këto paketa “fotone”. Koncepti i fotonit shënoi një pikë kthese në historinë e fizikës. Drita jo vetëm që e përshkonte ajrin në formë valësh si p.sh. zëri, por gjithashtu lëvizte si thërrmijat.
Përgjegjës për këto zbulime shpërthyese, Plank besonte në një “inteligjencë të gjithëfuqishme që udhëheq universin.” 126). Maks Plank tha se Krijuesi i rregullit në univers është Zoti dhe e shprehu besimin e tij në Zot me këto fjalë:
Çdokush që është marrë seriozisht me punë shkencore të çdolloji kupton se mbi hyrjen në dyert e tempullit të shkencës janë shkruar fjalët: Ti duhet të besosh. Është një veti pa të cilën shkencëtari nuk mund të bëjë dot. 127)

Çarls Kulson (1910-1974)

Kulson, për shumë vite profesor matematike në Universitetin e Oksfordit, përmend shpesh besimin e tij në Zot, dëshirën e tij për t’iu afruar Atij më tepër, lutjet e tij ndaj Zotit dhe besimin e tij se arsyeja e kësaj jete është t’i afrohesh sa më shumë Zotit. 128)


SHKENCËTARË TË TJERË BESIMTARË NGA E SHKUARA

Secili prej këtyre shkencëtarëve, emrat e të cilëve janë radhitur në këtë seksion dhe të cilët i kanë dhënë ndihmesa të rëndësishme shkencës, besonte në Krijimin. Këta shkencëtarë janë shembull i qartë se të besosh në Krijim nuk do të thotë të biesh në kundërshtim me shkencën, përkundrazi, feja në fakt nxit shkencën.

Leonardo da Vinçi (1452-1519)
Art, Inxhinjeri, Arkitekturë

Xhorxhus Agrìkola (1494-1555)
Mineralogji

Xhon Uilkins (1614-1672)
Astronomi dhe mekanikë

Uolltër Çarllton (1619-1707)
President i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve

Izak Barrou (1630-1677)
Profesor Matematike

Nikolas Steno (1631-1686)
Stratigrafi

Tomas Burnet (1635-1715)
Gjeologji

Inkris Medhër (1639-1723)
Astronomi

Nehemiah Grju (1641-1712)
Mjekësi

Uilliam Uiston (1667-1752)
Fizikë, Gjeologji

Xhon Haçinson (1674-1737)
Paleontologji

Xhonatan Eduards (1703-1758)
Fizikë, Meteorologji

Riçard Kiruan (1733-1812)
Mineralogji

Tìmoti Duait (1752-1817)
Mësues

Xheims Parkinson (1755-1824)
Mjekësi

Uilliam Kërbi (1759-1850)
Entomologji (studimi i insekteve)

Benxhamin Barton (1766-1815)
Botanikë, zoologji

Xhon Dalton (1766-1844)
Themeluesi i teorisë moderne atomike

Çarls Bell (1774-1842)
Anatomi

Xhon Kid (1775-1851)
Kimi
Johan Karl Fridrih Gaus (1777-1855)
Gjeometri, Gjeologji, Magnetizëm, Astronomi

Benxhamin Sillimen (1779-1864)
Mineralogji

Piter Mark Rozhè (1779-1869)
Fiziologji

Uilliam Baklend (1784-1856)
Gjeologji

Uilliam Prut (1785-1850)
Kimi

Eduard Hiçkok (1793-1864)
Gjeologji

Uilliam Uiuell (1794-1866)
Astronomi dhe Fizikë

Riçard Ouen (1804-1892)
Zoologji, Paleontologji

Methju Mauri (1806-1873)
Oqeanografi, Hidrografi

Henri Roxhers (1808-1866)
Gjeologji

Xheims Gleisher (1809-1903)
Meteorologji

Filip H. Gose (1810-1888)
Ornitologji (studimi i zogjve), Zoologji

Sër Henri Rolinson (1810-1895)
Arkeologji

Xhon Ambrouz Fleming (1849-1945)
Elektronikë
Sër Xhosef Henri Xhilbert (1817-1901)
Kimi agrare

Tomas Anderson (1819-1874)
Kimi

Çarls P. Zmit (1819-1900)
Astronomi

Xhon U. Douzon (1820-1899)
Gjeologji

Henri Fabre (1823-1915)
Entomologji

Bernard Riman (1826-1866)
Gjeometri

Xhosef Lister (1827-1912)
Kirurgji

Xhon Bell Petigrju (1834-1908)
Anatomi, Fiziologji

Balfur Stjuart (1828-1887)
Electricitet Jonosferik

P.G. Teit (1831-1901)
Fizikë, Matematikë

Eduard Uilliam Morli (1838-1923)
Laureat Nobel në fizikë

Sër Uilliam Ebni (1843-1920)
Astronomi

Aleksander MekElister (1844-1919)
Anatomi

A.H. Seis (1845-1933)
Arkeologji
Xheims Dana (1813-1895)
Gjeologji

Xhorxh Romans (1848-1894)
Biologji and Fiziologji

Uilliam Miçëll Remsei (1851-1939)
Arkeologji

Uilliam Remsei (1852-1916)
Kimi

Hauard A. Keli (1858-1943)
Gjinekologji

Daglas Djuar (1875-1957)
Ornitologji

Pol Lemuàn (1878-1940)
Gjeologji

Çarles Stain (1882-1954)
Kimi organike

A. Rendëll-Short (1885-1955)
Mjekësi

L. Mërson Deivis (1890-1960)
Gjeologji, Paleontologji

Sër Sesil P.G. Ueikli (1892-1979)
Mjekësi


SHKENCËTARË BESIMTARË TË KOHËS

Në shkencën e shekullit të 20-të janë bërë hapa viganë dhe kanë dalë shumë zbulime, të cilat kanë qenë të panjohura për vite. Progresi që ka pasur shkenca ka treguar shumë qartë një fakt: faktin e krijimit.
Çdo zbulim shkencor tregon një modelim, rregull dhe plan të përsosur në çdo pjesë të natyrës, gjallesave apo jogjallesave. Vetë shkencëtarët, duke ekzaminuar këtë të vërtetë, kanë parë se modelimi i të gjithë universit është vepër e një Urtësie superiore dhe kanë shkuar më tej në mbrojtje të faktit të krijimit duke njohur se çdogjë është krijuar nga Zoti i Gjithëfuqishëm.
Sot ka shumë organizata akademike të respektuara, sidomos në Sh.B.A., të cilat janë ndërtuar nga shkencëtarë besimtarë. Këto institucione punojnë për të bërë të qartë se provat shkencore konfirmojnë modelimin e përsosur në natyrë.
Disa nga shkencëtarët e sotëm besimtarë, të njohur për arritjet e tyre shkencore, janë në vijim:

Dr. Henri Fritz Shefer
Dr. Henri Fritz Shefer është Profesor kimie si dhe drejtor i Qëndrës së Llogaritjeve të Kimisë Kuantike në Universitetin e Xhorxhias. Ai është emëruar për Çmimin Nobel dhe kohët e fundit është vlerësuar si kimisti i tretë më i vlerësuar në botë. Shefer, një shkencëtar besimtar, aspiron të njohë më mirë Zotin me anë të përpjekjeve të tij shkencore. Si thotë dhe vetë ai:
Kuptimi dhe gëzimi në shkencën time qëndron në ato momente kur zbuloj diçka të re dhe i them vetes, ‘Pra, kështu e paska bërë Zoti!’ 129)

Izak Beshevis Singër
Një nga fizikantët më të njohur të ditëve tona, Singër, kundërshton teorinë e evolucionit dhe beson në Zot. Në një konferencë ai kritikoi teorinë e evolucionit me një histori interesante: “Shkencëtarët zbuluan një ishull të shkretë. Ata shkencëtarë që shkelën aty mbetën të shtangur me çfarë panë. Ata u mahnitën nga xhunglat dhe kafshët e egra. Ata ngjitën kodra të rrëpira dhe ekzaminuan rrethinat e tyre. Nuk mundën të gjejnë as shenjën më të vogël të qytetërimit në ishull. Vetëm kur po ktheheshin në anijen e tyre, ata gjetën një orë dore të re mbi rërë. Punonte shumë mirë. Kjo ishte mjaft intriguese për shkencëtarët. Si kishte ardhur kjo orë deri aty? Ata e dinin me siguri se asnjë nuk kishte hedhur një hap mbi ishull përpara tyre. Por, kishte edhe një mundësi tjetër. Kjo orë dore, bashkë me rripin, xhamin, baterinë dhe pjesët e tjera të saj arriti në ishull rastësisht dhe u vendos në rërë. Nuk ka alternativë tjetër”. Për të shpjeguar zhgënjimin e evolucionistëve, Singër përfundoi historinë e tij me këto fjalë: “Çdo orë ka patjetër një orëpunues”. 130)
Çdogjë në univers, gjallesë apo jogjallesë, zotëron një modelim superior dhe rregull të përsosur. Prandaj asgjë nuk mund t’i mvishet rastësisë. Është e qartë se çdogjë është punë e një Krijuesi suprem dhe të gjithëfuqishëm. Shumica e shkencëtarëve të kohës sonë, si Singër, e vënë në dukje këtë përsosmëri dhe rregull për t’i treguar të gjithëve se janë vepra të Zotit.

Malkolm Dankën Uintër, I Riu

Prof. Uintër, i cili është diplomuar me Master në mjekësi nga Shkolla Mjeksore e Universitetit Northuestern, gjithashtu beson se universi dhe njerëzit janë krijuar nga një Krijues superior. Ai i përpunoi në hollësi pikëpamjet e tij në shkrimet e tij:
Toka dhe universi me të gjithë kompleksitetet e tyre, jeta në të gjitha format e saj të ndryshme dhe së fundmi vetë njeriu me aftësinë e tij menduese superiore, janë të gjitha tepër të ndërlikuara për të ndodhur. Prandaj duhet të ketë një Mendje Madhështore, një Krijues, pas gjithë këtyre. Duhet të ketë një Zot. 131)

Uilliam Filips
Filips, i cili fitoi Çmimin Nobël mjaft herët (përpara 50-vjetorit të tij) për zhvillimin e metodave të ngrirjes dhe kapjes së atomeve me rrezet lazer, është një shkencëtar besimtar. Në një konferencë për shtyp pas shpalljes së fitores së tij të Çmimit Nobël, ai tha:
Zoti na ka dhënë një botë jashtëzakonisht mahnitëse dhe për jetuar në të dhe për ta eksploruar. 132)

Prof. Deil Zvarcendruber

Prof. Zvarcendruber, i cili së pari ka punuar si shkencëtar asistent në Universitetin e Kalifornisë dhe pastaj si profesor asistent në Universitetin Përdju, është gjithashtu anëtar i Shoqatës së Shkencëtarëve të Tokës të Amerikës. Prof. Zvarcendruber theksoi, si më poshtë, se universi nuk ka mundur të jetë formuar rastësisht dhe se ai është vepër e një Krijuesi:
Në fakt ekziston një qëllim i caktuar, arsye, modelim, “gjithandej”. Askush nuk i shpëton dot kësaj, në qiejt lart apo poshtë në tokë. Të mohosh një Modelues të Madh është po aq jologjike sa të shohësh një fushë të mrekullueshme gruri valëzues dhe njëkohësisht të mohosh ekzistencën e fermerit në fermën pranë rrugës. 133)

Uilliam Demski

Fusha kërkimore e ndjekur nga Demski, një nga matematicienët kryesorë të ditëve tona, mbulon një hapsirë të gjerë disiplinash, që nga filozofia e deri te teologjia. Demski nënvizon se shkenca është një mjet për të kuptuar botën dhe se shkencëtarët janë thjesht zbulues në këtë përpjekje. Ai i prezanton disa nga pikëpamjet e tij në këtë mënyrë:
Bota është krijim i Zotit dhe shkencëtarët, ndërsa kuptojnë botën, thjesht po gjurmojnë mendimet e Zotit. Shkencëtarët nuk janë krijues por zbulues… Rëndësia e aktit të krijimit është se ai tregon krijuesin. Akti i krijimit gjithmonë mbart firmën e krijuesit. 134)

Prof. Stefen Majer

Majer është Profesor Filozofie në Kolegjin Uituorth. Ai beson në krijimin dhe ka nxjerrë një numër veprash mbi këtë temë. Në shumë prej veprave të tij ai argumenton se universi është rezultat i një modelimi inteligjent dhe se natyra është dëshmia e këtij realiteti. Në një nga artikujt e tij, përsa i përket modelimit të qelizës, ai thotë:
Them se as rastësia, as “seleksionimi natyral para-biotik”, as “nevoja fiziko-kimike” (në çfarëdolloj trajte teorike) nuk mundin të shpjegojnë origjinën e informacionit në qelizën e parë. 135)

Prof. Uolltër L. Bredli

Uolltër Bredli, i cili aktualisht është profesor në departamentin e inxhinjerisë mekanike në Universitetin A&M të Teksasit, është autori i Misteri i Origjinës së Jetës. Ai beson se kozmosi dhe të gjitha gjallesat dhe jogjallesat janë rezultat i një modelimi dhe se provat për këtë shfaqen gjithandej. Fjalët e Bredlit tregojnë besimin e tij në ekzistencën e një Krijuesi:
Në pranverën e vitit 1987 pranova të jap një prezantim mbi Krishtërimin dhe shkencën në Universitetin Kornëll. Vendosa të eksperimentoj me një trajtim të gjerë, të një niveli të njohur, Provën Shkencore mbi ekzistencën e Zotit… Është shumë e qartë se prova tregon për ekzistencën e një krijuesi inteligjent. 136)

Ërl Çester Reks

Prof. Reks shërbeu si pedagog matematike në Universitetin e Kalifornisë së Jugut dhe pastaj si profesor fizike në Kolegjin Xhorxh Pepërdin. Duke besuar se i gjithë universi ishte krijuar nga Zoti dhe se ai është nën kontrollin e Zotit, Prof. Reks theksoi se çdo teori e tashme mbi origjinën dhe qëndrimin e universit që injoron apo mohon Krijimin ose nuk shpjegon të gjitha faktet në thelb ose qëndron e pashpresë dhe errësohet. 137)

Dr. Alan Sendixh

Dr. Alan Sendixh, një nga astronomët më të dalluar të ditëve tona, vendosi ta pranojë Zotin në moshën 50-vjeçare. Në një intervistë të botuar në revistën Newsweek të titulluar “Shkenca Zbulon Zotin”, si vetë historia që ajo përmbante, Sendixh shpjegon pse ai pranoi fenë:
Ishte shkenca ime ajo që më çoi në rezultatin se bota është shumë më e komplikuar se ç’mund të shpjegohet nga shkenca. Vetëm nëpërmjet mbinatyrores arrij ta kuptoj misterin e ekzistencës. 138)

Prof. Sesil Bojs Haman

Haman, anëtar i fakulteteve të Kolegjit Grinvill, Universitetit të Kentakit dhe të Shkollës së Mjekësisë së Universitetit Shën Luis, aktualisht jep biologji në Kolegjin Esbëri. Ai është një besimtar me një besim të fortë në Zot. Haman shpreh besimin e tij me fjalët e mëposhtme:
Ngado të rrotullohem në mbretërinë e shkencës, ka prova të modelimit, ligjit dhe rregullit të një Qënieje Mbinatyrore… Po, unë besoj në Zot. Besoj në një Zot që është jo vetëm një Hyjni e gjithë-fuqishme që e krijoi dhe e mban këtë univers, por edhe një Zot që përkujdeset për kulmin e krijimit të Tij, njeriun. 139)

Pol Ernest Adolf

Prof. Adolf, në fillim profesor i anatomisë në Universitetin Sh.Xhon, është anëtar i Vëllazërisë së Kolegjit Amerikan të Kirurgëve. Ai ia detyron besimin studimeve të tija shkencore. Njëherë, Prof. Adolf tha rreth besimit të tij:
… Do thoja se unë padyshim pranoj ekzistencën dhe realitetin e Zotit. Bindja ime rezulton jo vetëm nga eksperiencat shpirtërore, por praktikat mjeksore kanë konfirmuar gjerësisht ato që pata pranuar nga feja… Po, me të vërtetë, ka një Zot! 140)

Lester Xhon Cimerman

Prof. Cimerman, i cili mori gradën e Doktorit nga Universiteti Përdju dhe është profesor agrokulture dhe matematike në Kolegjin Goshen, diskuton besimin e tij tek Zoti si të tillë:
E gjithë natyra e ka zanafillën nga Zoti dhe ai e mban atë pa pushuar. Sa më shumë të studioj dhe vëzhgoj funksionimet e natyrës tek bimët dhe toka, aq më shumë rritet besimi im në Zot, dhe përditë përulem përpara Tij në lutje. 141)

Enriko Medi

Shkencëtar i famshëm italian, Enriko Medi foli rreth mrekullive, me të cilat ndeshet një shkencëtar dhe rreth përfundimit ku ai kishte arritur, në një konferencë në Romë në 1971:
…ka një shkak përtej hapsirës, përtej kohës, zotëruesi i çdogjëje, i cili bëri që qëniet të jenë ashtu si janë. Dhe ky është Zoti…142)

Uein U. Olt

Prof. Olt fitoi një gradë shkencore nga Universiteti i Kolumbias dhe ishte pjesëtar kërkimor në Laboratorin Gjeokimik, Nju Jork. Prof. Olt tha se kërkimi shkencor rrit afrinë e njeriut ndaj Zotit:
Kërkesa për dije dhe kurioziteti, që pyet për pse-të dhe si-të e Natyrës, janë pjesë e trajtave të pajisura të mendjes. Sapo shkencëtari ushtron besimin e Krijuesit të universit, ky besim vetëm mund të rritet si rezultat i studimeve në çdolloj drejtimi qofshin. 143)

Prof. Majkëll P. Zhiruard

Majkëll Zhiruard, profesor biologjie në Universitetin e Luizianës së Jugut, beson se jeta nuk mund të ketë ardhur rastësisht dhe se strukturat tepër komplekse dhe të përsosura të proteinave dhe qelizës, njësitë bazë të jetës, janë krijuar nga Zoti.
Në një fjalim të titulluar “A është e mundur që jeta të ketë dalë nga koinçidencat?”, të cilin ai e prezantoi në konferencën e dytë ndërkombëtare të quajtur “Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit” të organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 5 korrik 1998 në Stamboll, Prof. Zhiruard e përkrahte këtë opinion me prova shkencore dhe përfundoi fjalimin me fjalët e mëposhtme:
Përbërja e gjallesave është shumë më i komplikuar se rezultatet e fituara në eksperimentet laboratorike. Kur i drejtohemi ligjeve të fizikës dhe kimisë për një shpjegim, mësojmë këtë: Padyshim që duhet të ketë një Inteligjencë, një Krijues; një Krijues që i ka urdhëruar këto ligje. Ky është shpjegimi më shkencor. Ligjet e fizikës dhe të kimisë na shfaqin me siguri të plotë se evolucioni dhe formimi i gjallesave nga lënda jo e gjallë është i pamundur. Si pasojë e këtyre gjetjeve shkencore, kjo jo vetëm që i jep fund fjalimit tim po edhe një fund evolucionit. 144)

Prof. Eduard Bodrò

Dr. Eduard Bodrò, profesor i kimisë në Universitetin e Nju Orlins, beson se elementët kimikë duhet të kenë qenë vendosur nga Zoti për të formuar jetën. Prof. Bodrò tha në fjalimin e tij të titulluar “Modelimi në Kimi” të cilin e mbajti në konferencën e dytë ndërkombëtare të quajtur “Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit” e organizuar në Stamboll se “bota në të cilën jetojmë dhe ligjet e saj natyrore na janë vendosur në mënyrë preçize nga Krijuesi si dobi për ne, njerëzit”. 145)

Prof. Kenet Kaming

Prof. Kenet Kaming, një shkencëtar i njohur botërisht i Institutit për Kërkimet e Krijimit në Sh.B.A., është i specializuar në biokimi dhe paleontologji. Ai tha se kundërshton teorinë e evolucionit dhe beson në ekzistencën e Zotit.
Kompleksiteti shihet në të gjithë nivelet. Veçanti në të gjithë nivelet. Qoftë në nivel qelizor, në nivel organesh, në nivel trupash, apo në nivel sistemesh, këto kompleksitete janë të dukshme… Qelizat dhe trupat janë bërë në mënyrë mrekulluese. Brenda një bashkësie makinash të gjalla, ato janë lidhje komlekse proteinash, yndyrnash, që ndërtojnë dhe përbëjnë indet si dhe sintetizojnë dhe djegin ushqimin… Ato tregojnë veçori modelimi shumë të detajuara. 146)

Prof. Karl Flirmans

Prof. Flirmans, një shkencëtar mjaft i vlerësuar në Sh.B.A., është profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Indianës. Ai zhvillon kërkime mbi “neutralizimin e mbetjeve kimike me anë të baktereve” të sponsorizuar nga Departamenti i Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara. Në konferencën “Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit”, të cilën ndoqi në Stamboll, ai refuzoi thëniet evolucionare në mbretërinë e biokimisë. Në fjalimin e tij ai citoi besimin e tij në Zot si:
Biologjia e sotme provon se format e jetës nuk erdhën rastësisht, gjë që përbën prova për krijimin superior të Zotit. 147)

Prof. David Menton

Prof. David Menton, i cili afirmoi besimin e tij duke thënë: “Kam ekzaminuar anatomitë e gjallesave për 30 vjet. Çdo herë u ndesha me realitetin e krijimit të përsosur të Zotit.” 148), është profesor anatomie në Universitetin e Uashingtonit.

Prof. Xhon Morris

Gjeologu i famshëm, Prof. Morris, është president i Institutit për Kërkimet e Krijimit, që është organizmi më produktiv në Sh.B.A. i formuar nga shkencëtarë, mbrojtës të krijimit. Në një fjalim, Prof. Morris iu referua kështu besimit të tij në Zot dhe besimit të tij se teoria e evolucionit është refuzuar nga shkenca:
Ashtu si shumë shkencëtarë të njohur e të kualifikuar, ne, si besimtarë të devotë të Zotit, besojmë se Ai është Krijuesi. Është Zoti që rregullon jetët tona dhe drejt të cilit duhet të kthehemi. Ia detyrojmë Atij jetët tona dhe jemi përgjegjës për të fituar pëlqimin e tij. 149)

Artur Pikok

Artur Pikok, disiplina kryesore e të cilit ka qenë biokimia fizike, është drejtor i Qendrës Jan Ramsei në Universitetin e Oksfordit. Ai deklaron besimin e tij në Zot si:
Zoti krijon dhe është i pranishëm në çdo çast të kohës së botës së krijuar; Zoti shkon përtej kohës së kaluar dhe të tashme: Zoti është i përjetshëm, në kuptimin që nuk ka pasur ndonjë kohë në të cilën Ai nuk ka ekzistuar, as nuk do të ketë ndonjë kohë në të cilën Ai nuk do të ekzistojë. 150)

Albert MekKombs Uinçester

Pasi përfundoi studimet e tij pasuniversitare në Universitetin e Teksasit, Prof. Uinçester shërbeu si profesor biologjie në Universitetin Beilor dhe ishte president i Akademisë Shkencore të Floridës. Ai pranoi se kërkimi shkencor forcoi besimin e tij në Zot:
Sot jam i lumtur të them se, pas shumë vitesh studimi dhe pune në fushat e shkencës, besimi im në Zot jo vetëm që nuk është lëkundur po është bërë shumë më i fortë dhe zotëron tani një themel më të qëndrueshëm se më parë. Shkenca, që të lejon të vëzhgosh madhështinë dhe gjithëfuqishmërinë e Qënies Supreme, rritet përherë nga çdo zbulim i ri. 151)

Mehdi Golshani

Fizikanti Mehdi Golshani i Universitetit Sherif të Teknologjisë në Teheran, në një intervistë që dha tek Newsweek theksoi besimin e tij në Zot dhe se kërkimi shkencor kompleton fenë:
Fenomenet natyrore janë shenja të Zotit në Univers dhe studimi i tyre është pothuajse një detyrim fetar. Kur’ani i thotë njerëzve të “udhëtojnë nëpë botë dhe pastaj të shohin si Ai nisi krijimin”. Kërkimi është një akt adhurimi pasi ai zbulon më tepër mrekullitë e krijimit të Zotit. 152)

Prof Eduin Fast

Pasi përfundoi punën e tij pasuniversitare në Universitetin e Oklahomës dhe dha mësim në të njëjtin universitet në departamentin e fizikës, Prof. Fast pohon se është tërësisht e pamundur që atomet, tullat ndërtuese të lëndës, të jenë bashkuar spontanisht për të formuar të gjithë universin dhe gjallesat. Ai e shprehu besimin e tij në krijimin me këto fjalë:
Duke shkuar shumë prapa arrihet në konkluzionin se ekzistenca e “ligjeve natyrore”, të cilat përshkruajnë rregullat në univers, është provë e një Inteligjence që zgjodhi të vendosë këtë funksionim të universit, siç e vëzhgojmë dhe ne… Ai Shkak, që krijoi thërrmijat, logjikisht që gjithashtu përcaktoi vetitë që ato kanë. 153)

Çarls H. Taunis

Taunis, që zbuloi parimin e lazerit, zhvillon stiudimet e tij në Universitetin e Berkleit. Taunis citon besimin e tij në Zot në këtë mënyrë:
Si një person fetar, ndjej fort praninë dhe veprimet e një qenieje krijuese, sa larg vetes time po aq gjithmonë personale dhe të afërt. 154)
Xhon Polkingorn

Xhon Polkingorn, i cili ka pasur një karrierë të dalluar në fizikën e thërrmijave në Universitetin e Kembrixhit, dha komentin e mëposhtëm në një intervistë me Newsweek:
Kur kupton se ligjet e natyrës duhet të rregullohen jashtëzakonisht mirë për të prodhuar universin që shohim, kjo ngjall lindjen e idesë se universi jo thjesht ndodhi, por duhet të ketë një arsye të fshehur pas tij… Për mua përbërësi kryesor i besimit në Zot është se ka një mendje dhe një arsye pas universit. 155)

Hjug Ros

Hjug Ros, i cili ka një doktoraturë në astronomi nga Universiteti i Torontos, është President i “Arsye për të besuar”, një institut në Sh.B.A. . Ai ka shkruar shumë vepra mbi lidhjet mes kozmologjisë dhe krijimit. Disa prej tyre janë: Krijuesi dhe Kozmosi, Krijimi dhe Koha, dhe Përtej Kozmosit. Disa nga shënimet e Rosit rreth krijimit të universit nga një Krijues janë si vijojnë:
Nëse fillimi i kohës përputhet me fillimin e universit, siç thotë teorema e hapsirë-kohës, atëherë shkaku i universit duhet të jetë një qenie që operon në një dimension kohe tërësisht të pavarur dhe para-ekzistues i dimensionit të kohës të kozmosit. …Na tregon se Krijuesi është transhendental, vepron përtej kufijve dimensionalë të universit. 156)
Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë krijuar universin. Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë modeluar universin. Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë modeluar planetin Tokë. Një Krijues inteligjent, transhendental duhet të ketë modeluar jetën. 157)

Prof. Dr. Duein Gish

Duein Gish, i cili zotëroi një doktoraturë në kimi nga Universiteti Berklei i Kalifornisë, është një shkencëtar i njohur për bindjen e tij fetare dhe luftën e tij kundër teorisë së evolucionit. Gish ka mbajtur fjalime në shumë konferenca rreth mosvlershmërisë së teorisë së evolucionit dhe është një nga debatuesit më të mëdhenj në botë sot përsa i përket krijimit.
Prof. Gish ka marrë pjesë tre herë si folës në konferencat e titulluara “Rrëzimi i Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit” të organizuara në 1998 në Turqi. Përsa i përket rrëzimit të teorisë së evolucionit dhe besimit të tij të fortë në krijim, sipas Gish:
Teoria e evolucionit është në një krizë të dëshpëruar. Nga ana tjetër, ideja e krijimit po plotësohet nga prova të qarta. Sot mijëra shkencëtarë e shohin idenë e krijimit si mjaft bindëse. 158)

Dr. Pjer Ganer Xherlstrom

Xherlstrom, i cili ka gradën e Doktorit në biologjinë molekulare nga Universiteti Grifit, zhvilloi studime të shumta në fushën e tij dhe është nderuar gjithashtu me vlerësime të ndryshme shkencore. Artikujt e Dr. Xherlstrom janë botuar në revista të ndryshme shkencore. Ai njihet edhe për besimin e tij në krijimin.

Dr. Stefen Grokot
Grokot ka një doktoraturë nga Universiteti i Australisë Perëndimore në fushën e kimisë organo-metalike të strukturave metalike optikisht aktive. Ai ka punuar me vite si shkencëtar kërkimor në fushat e rafinimit të aluminit, kimisë ambjentale, analitike dhe industriale. Ai ka botuar referate të shumtë shkencorë në këto fusha. Pas shumë viteve si evolucionist pasiv, ai mbeti i tronditur nga logjika, plotësia dhe sasia e panumërt e provave shkencore në mbështetje të Krijimit të Jashtëzakonshëm. Grokot është gjithashtu dhe ligjërues publik dinamik mbi këtë temë.

Dimitri Kuznecov

Shkencëtari rus Kuznecov pohon se një numër i madh shkencëtarësh kanë arritur të besojnë te Zoti dhe feja për shkak të fakteve shkencore që kanë zbuluar. Kuznecov është gjithashtu një debatues i fortë me evolucionistët. 159)

Dr. Emil Silvestru

Dr. Emil Silvestru ka punuar si profesor asistent në Universitetin Babesh-Boljai, Rumani. Një specialist i respektuar ndërkombëtar mbi gjeologjinë e shpellave, ai ka botuar shumë referate shkencore në gazetat akademike në mbarë botën. Ai ka qenë deri para pak kohësh shkencëtari kryesor i institutit të parë speleologjik (speleologjia = studimi i shpellave) në botë dhe është prej atyre shkencëtarëve që besojnë në krijimin.

Dr. André Ezhen

Dr. André Ezhen, i cili ka zhvilluar kërkime të shumta në gjenetikën shtazore, ka punuar si shkencëtar kërkimor për qeverinë Franceze. Ezhen beson në Krijimin.

Dr. Jan Mekredi

Dr. Jan Mekredi është biolog molekular i cili ka kryer kërkime të gjera në biologjinë molekulare dhe mikrobiologjinë. Autor i më shumë se 60 shkrimesh kërkimore, ai është Shkencëtari Kryesor Kërkimor në Institutin e Kërkimeve Biomolekulare të Organizatës së Kërkimeve Shkencore dhe Industriale të Australisë (CSIRO). Dr. Mekredi, i cili beson në krijimin, gjithashtu ka fituar çmimin e parë të Shoqatës Australiane për Mikrobiologjinë, për kontribute të çmuara kërkimore.

Prof. Endrju Konuei Ajvi

Një nga ekspertët më të famshëm të fiziologjisë në botë, Endrju Ajvi ka qenë Drejtor i Departamentit të Fiziologjisë dhe Farmakologjisë të Shkollës Mjeksore të Universitetit Northuestern në vitet 1925-1946. Prof. Ajvi ka qenë Zëvendës President i Universitetit të Illinois nga viti 1946 në 1953 dhe pastaj ka shërbyer si Profesor i Dalluar i Fiziologjisë dhe Drejtor i Departamentit të Shkencave Klinike, Universiteti i Illinois, Kolegji i Mjekësisë, Çikago. Kur e pyetën, “A ka një Krijues që krijoi universin?”, ai u përgjigj, “Po, jam më i sigurt se ka një Zot, se ç’jam i sigurt për çdogjë”, dhe shtoi:
Besimi në ekzistencën e Zotit jep kuptimin e vetëm të plotë, përfundimtar dhe racional të ekzistencës. Besimi në Zot është arsyeja e vetme për sigurinë absolute se njeriu është individ dhe diçka më shumë se një deng me lëndë dhe energji. Besimi në Zot është burimi dhe baza kryesore e koncepsionit më frymëzues të mendjes njerëzore. 160)

Dr. Rejmond Xhons

Dr. Xhons ka shërbyer për vite në agjensinë shumë të respektuar shkencore të qeverisë Australiane, CSIRO. Ai njihet më mirë për zgjidhjen e problemit të Leukenës (lloj bime e rritur në Australi gjatë stinës së thatë për ushqimin e bagëtive por që shkaktonte sëmurjen dhe dobësimin e tyre) e cila i ka sjellë industrive bujqësore Autraliane miliona dollarë fitime. Xhons beson në krijimin.

Zhul H. Puarié

Zhul H. Puarié ka punuar për Flotën Amerikane si krye-inxhinjer, specialist në modelimin elektronik të projekteve të rëndësishme të mbrojtjes dhe hapsirës. Ai studoi Inxhinjeri Elektronike, Fizikë dhe Matematikë në Universitetin e Kalifornisë në Berklei. Gjatë karrierës së tij profesionale, Zhul Puarié ishte autor i shumë zgjidhjeve projektesh dhe inovacionesh, të cilat ndihmuan forcat mbrojtëse të dhe programin hapsiror. Duke zbuluar veçoritë superiore te kafshët, Puarié arriti në përfundimin se ato duhet të jenë krijuar nga një Krijues. Ai është autor i librit Nga Errësira në dritë, në Fluturim: Monark – Flutura Mrekulluese, në të cilën ai shtjellon këtë çështje.

Majkëll J. Behe

Majkëll J. Behe është një nga shkencëtarët më të njohur që beson se kozmosi dhe të gjitha gjallesat janë vepër e një modelimi inteligjent. Behe është profesor i biokimisë në Universitetin Lehai në Pensilvania. Ai ka botuar shumë artikuj në gazeta të mirënjohura si The New York Times dhe Boston Review. Behe është autor i librit Kutia e Zezë e Darvinit, i cili provon se, biologjikisht, teoria e evolucionit nuk mund të jetë e vërtetë, i shpërndarë ky në mbi 80 ribotime në mbarë botën.
Behe vërteton mosvlershmërinë e teorisë së evolucionit me një koncept që ai e quan “kompleksitet i pazvoglueshëm”. Sipas kësaj ideje, shumë organe përbëhen nga pjesë të ndryshme bashkëvepruese të përshtatura mirë që ndihmojnë në funksionin bazë dhe heqja e një prej këtyre pjesëve shkakton mosfunksionimin efektivisht të këtij sistemi. Për këtë arsye zhvillimi i rastësishëm apo gradual është i pamundur. Në Kutia e Zezë e Darvinit Behe shkroi:
Ato nuk ishin modeluar nga ligjet e natyrës, as nga rastësia apo nevoja, por ato ishin planifikuar. Modeluesi e dinte si do dukeshin modelet kur të kompletoheshin dhe pastaj i krijoi sistemet hap pas hapi. Jeta në Tokë është, në nivelin më themelor, në përbërësit e saj më kritikë, prodhim i një aktiviteti inteligjent. Përfundimi i modelimit inteligjent rrjedh natyrisht nga vetë të dhënat… Të arrish të kuptosh, se sistemet biokimike janë modeluar nga një veprues inteligjent, është një proces, të cilit nuk i nevojiten parime të reja logjike apo shkencore. Kjo vjen thjesht nga puna e madhe që ka bërë biokimia në 40 vitet e fundit, e kombinuar kjo me konsideratën e mënyrës me të cilën ne kuptojmë modelimin çdo ditë. 161)
Filip Xhonson

Xhonson, i cili ka dhënë mësim në degën e Juridikut në Universitetin e Kalifornisë në Berklei, ka kryer kërkime të gjera në aspektin ideologjik të teorisë së evolucionit. Xhonson është autor i tre librave përsa i përket kësaj teme të titulluar Darvini në Hetim, Arsyeja në Peshore dhe Kundërshtim i Pranuar, si dhe i dy librave mbi ligjin e kriminalistikës dhe artikujve të shumtë. Xhonson, i njohur për kundërshtimin e tij të fortë të teorisë së evolucionit është gjithashtu një shkencëtar që beson në Zot. Besimi dhe nxitja e Xhonsonit janë të dukshme në këto fjalë:
…Dua të ngre një sfidë ndaj evolucionit materialist. Le të bashkohemi rreth Krijuesit. 162)

Çarls Bërç

Çarls Bërç është profesor i merituar në Universitetin e Sidneit, Australi. Ai është i njohur për besimin e tij të fortë tek krijimi. Ai u nderua me çmimin Tempëllton për Progres në Religjion në vitin 1990. Besimi i tij shprehet me fjalët e mëposhtme:
Zoti, si burim i të gjitha vlerave, ishte më afër se duart dhe këmbët, më afër se frymëmarrja. Ndjesia e Zotit ishte e vërtetë… Zoti është bashkë: shkak i krijimit të botës dhe efekt i të provuarit të botës. 163)

S. Zhoslin Bell Bërnll

Zhoslin Bell Bërnll është profesoreshë e fizikës në Universitetin Open të Anglisë dhe drejton këtë departament. Si astronome, ajo është një nga zbulueset e yjeve rrotullues të quajtur pulsorë. Bërnll, e cila ka besim të fortë tek Zoti, shkruan:
Unë besoj në një Zot që është i fuqishëm dhe i gjithë-dijshëm, por edhe përkujdesës dhe falës… Jam e sigurtë se ka një Zot. 164)

Prof. Ouen Xhinxherih

Ouen Xhinxherih është profesor i astronomisë dhe i historisë së shkencës në Qendrën Harvard-Smithsonian të Astrofizikës, Kembrixh, Masaçusets. Ai beson thellësisht në Zot, gjë që e ka deklaruar me këto fjalë:
Unë besoj në Zot si superinteligjencë e cila planifikoi dhe udhëhoqi krijimin e universit… Unë besoj se krijimi i njerëzimit është një nga arsyet kryesore të universit dhe se raca njerëzore u krijua si shëmbëlltyrë e Zotit, veçanërisht në lidhje me vetëdijen, ndërgjegjen dhe lirinë morale për të zgjedhur të drejtën apo të gabuarën. 165)

Prof. Karl Fridrih fon Vaiczaker

Vaiczaker, fizikant dhe filozof është, profesor në Shoqatën Maks Plank në Gjermani. Ai e shpreh besimin e tij në Zot në këtë mënyrë:
Në një natë të bukur me yje në Malet Xhura në Zvicër perceptova dy siguri: këtu Zoti është i pranishëm; dhe yjet janë sfera të gazta, si na mëson fizika sot. 166)

Prof. Devid Berlinski

Devid Berlinski, i cili përfitoi diplomën në matematikë nga Universiteti Prinston, beson se gjallesat nuk evoluan por janë produkte të modelimit inteligjent. Në veprat e tij, Berlinski shpesh i referohet Zotit si autor të këtij modelimi. Si shembull të kësaj janë citatet e tij të mëposhtme:
Strukturat e jetës janë komplekse dhe strukturat komplekse bëhen në këtë botë të pastër njerëzore vetëm nga një proces modelimi të paramenduar. Një veprim inteligjent nevojitet edhe për të sjellë në jetë një gjë fare të vogël; pse duhet të jetë ndryshe për produktet e kësaj bote? 167)
Biologjia molekulare na tregon se një gjallesë mund të jetë diçka krejt tjetër – krijim i Zotit. 168)

Prof. Uilliam Lein Kreig

Uilliam Kreig ka fituar doktoratë në filozofi në Universitetin e Birmingamit, Angli, përpara se të fitonte një doktoratë në teologji nga Universiteti Ludvig Maksimilins në Mynih, Gjermania Perëndimore. Ai beson se universi u krijua nga Zoti për një arsye të caktuar. Pikëpamjet e Kreig pasqyrohen në këto shënime:
…universi ka një shkak të ekzistencës së tij. Në fakt, unë mendoj se ka gjasë të diskutohet se shkaku i universit mund të jetë një Krijues vetjak. Pasi, si mund të lindë ndryshe një efekt i përkohshëm nga një shkak i përjetshëm?… Ne kemi parë në bazë të argumenteve filozofikë si dhe të konfirmimit shkencor, se ka mundësi që universi filloi të ekzistojë dikur. Duke pranuar intuitivisht parimin e qartë se çdogjë që fillon të ekzistojë ka një shkak të ekzistencës së saj, ne kemi arritur në përfundimin se universi ka një shkak të ekzistencës së tij. Në bazë të argumentit tonë, ky shkak duhet të jetë i pashkak, i përhershëm, i pandryshueshëm, i pakohë dhe jomaterial. Për më tepër, duhet të jetë një veprues vetjak që përzgjedh lirisht për të krijuar një efekt në kohë. Prandaj në bazë të argumentit kozmologjik të teologjisë natyrale (kalam; arab.), konkludoj se është e logjikshme të besosh se Zoti ekziston. 169)
Me të vërtetë, po të japim vërtetësinë e aksiomës ex nihilo nihil fits (nga asgjëja vjen asgjëja), Big Bengu nevojit një shkak mbinatyror. Meqë veçantia kozmologjike e fillimit përfaqson kulmin e të gjitha trajektoreve hapsirë-kohë, nuk mund të ketë ndonjë shkak fizik të Big Bengut. Në fakt, shkaku duhet të jetë përtej hapsirës dhe kohës fizike: duhet të jetë i pavarur nga universi dhe paimagjinueshmërisht i fuqishëm. Për më tepër, ky shkak duhet të jetë një qenie vetjake, i pajisur me dëshirën e lirë. Pra shkaku i origjinës së universit duhet të jetë një Krijues vetjak, i cili një kohë më parë solli ekzistencën e universit me vullnetin e tij të lirë. 170)

Dr. Kërt Uaiz

Paleontologu Dr. Kërt Uaiz, i cili është Profesor Asistent i Skencës në Departamentin e Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Kolegjit Brajan, njihet për qëndrimin e tij ndaj teorisë së evolucionit dhe besimin e tij të qëndrueshëm në Zot. “Krijimi nuk është teori”, thotë ai. “Fakti, se Zoti krijoi universin, nuk është teori – është e vërtetë”. 171)
Zigrid Hartvig Sherer

Zigrid Hartvig Sherer, e cila u diplomua në antropologji fizike nga universiteti i Zyrigut, është autore e Ramapithecus-Vorfahr des Menschen?(Ramapitekus – Paraardhësi i njerëzve?). Në veprat e saj ajo tregon se gjetjet fosile refuzojnë teorinë e evolucionit dhe se majmunët nuk janë paraardhës të njerëzve. Ajo mendon se të gjitha krijesat janë vepër e një Krijuesi.

J. P. Morlend

J. P. Morlend, me gradë shkencore në filozofi nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, është një shkencëtar besimtar dhe autor i “Krishtërimi dhe Natyra e Shkencës” dhe “Hipoteza e Krijimit”

Pol A. Nelson

Ai mori gradën e tij shkencore në filozofi nga Universiteti i Çikagos. Ai është një nga shkencëtarët që beson se jeta është rezultat i një modelimi inteligjent

Prof. Xhonatan Uells

Xhonatan Uells, i diplomuar në studimet fetare nga Jeil, dhe biolog kërkimor i doktoruar në departamentin e biologjisë molekulare dhe qelizore në Universitetin e Kalifornisë në Berklei, është autor i Kritika e Çarls Hoxh mbi Darvinizmin. Uells pohon se zhvillimet e fundit në shkencë tregojnë se jeta është vepra e modelimit.

Dr. Don Baten

Don Baten ka bërë kërkime të gjëra në fiziologjinë bimore dhe ka fituar një numër çmimesh akademike për studimet e tij. Ai është gjithashtu një shkencëtar me besim të devotë në ekzistencën e Zotit. Ka shkruar shumë libra dhe artikuj rreth shenjave të krijimit në Tokë, përveç atyre të fushës së tij që është fiziologjia bimore. Ai gjithashtu ka udhëtuar nëpër botë duke ofruar leksione në të cilat ai i shpjegonte njerëzve shenjat e Zotit me një gjuhë jo-akademike. Ky shkencëtar australian nisi turin e tij të parë të leksioneve në Angli në vitin 1995.

Dr. Xhon Baumgardner

Dr. Baumgardner, i cili u diplomua në gjeofizikë dhe fizikë hapsirore nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles, nga kërkimet e tij në qorrsokaket e teorisë së evolucionit arriti të dënojë këtë teori dhe të pranojë Krijimin, edhe pse ka patur një edukim evolucionist.

Prof. Dr. Donald Çitik

Dr. Donald Çitik mori diplomën për kimi fizike nga Universiteti i Shtetit të Oregonit. Ai u nderua me shumë çmime për kërkimet e tij. Ai jep leksione mbi tema si “Prova për Krijimin” dhe “Krijimi dhe Toka e Hershme”

Dr. Verner Git

Dr. Git është drejtor dhe profesor në Institutin Federal Gjerman të Fizikës dhe Teknologjisë (Physikalisch-Technische Bundesanstalt, Braunschweig). Ai ka shkruar shumë referate shkencorë në fushat e shkencës së informacionit, matematikë dhe inxhinjerisë së kontrollit. Dr. Git, i cili beson në Krijimin, ka shkruar gjithashtu dhe shumë libra në të cilat ai kritikon teorinë e evolucionit. Titujt e librave të tij janë E përdori Zoti Evolucionin?, NëFillim Ishte Informacioni, Yjet dhe Shkaku i Tyre: Tabelat Treguese Në Hapsirëdhe Sikur Kafshët të Flisnin.

Dr. Geri E. Parker

Pasi u specializua në Biologji/Fiziologji, Dr. Parker fitoi shumë çmime akademike. Ai e filloi karrierën e tij si evolucionist. Duke u përballur me prova të bindshme shkencore në mbrojtje të evolucionit, Dr. Parker braktisi teorinë e evolucionit dhe pranoi ekzistencën e Krijuesit. Ai ka botuar shumë libra për biologjinë dhe shkencën e krijimit dhe ka dhënë leksione nëpër botë rreth krijimit.

Dr. Margaret Helder

Dr. Helder është shkencëtare, botaniste dhe Zëvendëspresidente e Shoqatës së Shkencës së Krijimit të Albertës, Kanada. Ajo gjithashtu është me siguri gruaja më e spikatur në shkencën e krijimit. Ajo ka shkruar artikuj të shumtë rreth shenjave të krijimit rreth nesh.

Prof. Dr. Xhonatan D. Sarfati

Dr. Sarfati, i cili mori diplomën në kimi nga Universiteti Viktoria i Uellingtonit, ka qenë bashkëautor në shumë referate në gazetat më të përhapura shkencore. Ai ka qenë prej kohësh i interesuar në mbrojtje të fesë dhe aktualisht është një shkencëtar aktiv në kërkim të shkencës së krijimit.

Prof. Robert Methjus

I diplomuar në fizikë nga Universiteti i Oksfordit dhe anëtar i Shoqërisë Mbretërore Statistikore dhe i Shoqërisë Mbretërore Astronomike, Robert Methjus përshkruan mrekullinë e krijimit të Zotit në librin e tij të botuar në vitin 1992:
I gjithë procesi ndodh normalisht në harmoni të plotë duke prodhuar një fetus, pastaj një foshnje të gjallë, një fëmijë dhe së fundmi një të rritur. Si shumë të tjerë në biologji, i gjithë procesi në dukje është mrekullues. Si mundet që një kompleksitet kaq mahnitës, të prodhohet nga fillesa kaq të thjeshta? Shkurtimisht, si mundet një qelizë e vetme shumë më e vogël se pika e shkronjës “i”, të prodhojë një qenie të ndjesishme? Shumë nga proceset e përfshira mbeten të mistershme dhe përbëjnë ato më magjepëset ndër Misteret e Shquara. 172)

Dr. Klod Tremontò

Dr. Klod Tremontò i Universitetit të Parisit, në një intervistë në revistën Realitete, përshkroi besimin e tij në krijimin dhe besimin e tij se Toka nuk ka mundur të ketë ardhur rastësisht:
Asnjë teori e rastësisë është në gjendje të shpjegojë krijimin e botës…Nuk ka kuptim të thuash se rastësia mund të ketë sjellë krijimin e qenieve. 173)

Dr. Don Peixh

Don Peixh u diplomua për fizikë nga Insituti i Teknologjisë, Kalifornia, në vitin 1976 dhe që prej asaj kohe ka punuar me shkencëtarë të shquar. Peixh beson se të kuptosh universin ndihmon në kuptimin e fuqisë dhe urtësisë së Zotit, por jo aq sa ta fitosh atë plotësisht.

Dr. Endrju Sneling

Dr. Sneling, gjeolog, është përfshirë në projekte kërkimorë me CSIRO (Organizata e Kërkimeve Shkencore dhe Industriale të Australisë), ANSTO (Organizata e Shkencës dhe Teknologjisë Bërthamore Australiane), me shkencëtarë të shumtë të Universiteteve në Australi, me shkencëtarë nga Sh.B.A, Britania, Japonia, Suedia si dhe me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Si rezultat i këtyre kërkimeve, Endrju është përfshirë në shkrimin e referateve shkencore të cilët janë botuar në gazetat shkencore ndërkombëtare. Ai është nderuar me shumë çmime për kontributet e tij ndaj shkencës së krijimit dhe ka shkruar artikuj të shumtë rreth shenjave të krijimit tek gjallesat.

Dr. Karl Viland

Dr. Karl Viland, një mjek që beson në krijimin, është shumë i kërkuar si folës mbi provat shkencore të krijimit. Ai është gjithashtu autor i shumë artikujve mbi këtë temë, të cilat janë botuar në mbarë botën.


SHKENCËTARË TË TJERË BESIMTARË TË KOHËS

Ka shumë shkencëtarë në të gjithë botën që besojnë në Zot. Të gjithë shkencëtarët e listuar këtu më poshtë kundërshtojnë idenë se gjallesat kanë ardhur rastësisht dhe besojnë se Zoti krijoi të gjithë universin në bazë të një modelimi inteligjent.

Xhon K.G. Kramer
Biokimi

Dr. Xherri Bergman
Psikologji

Dr. Kimberli Berrine
Mikrobiologji and Imunologji

Xhei L. Vail
Kimi Bërthamore

Prof. Vladimir Betina
Biokimi dhe Biologji

Dr. Endrju Bozankè
Biologji dhe Mikrobiologji

Dr. David R. Bojlan
Inxhinjeri Kimike

Dr. Kliford Bërdik
Gjeologji

Robert Kaita
Fizikë Plazmike

Aleksander V. Lalomov
Gjeologji

Prof. Dr. Stiv Ostin
Gjeologji

Prof. Robert Njuman
Astrofizikë

Prof. Zigfried Sherer
Biologji

Dr. Rasëll Hamfris
Fizikë

Dr. Xhof Dauns
Fiziologji Bimore
Dr. Leri Batler
Biokimi

Prof. Lin E. Keradhërs,
Statistikë

Prof. Sung-Do Ça
Fizikë

Devid Djuaitt
Neuroshkencë

Prof. Dr. Juxhin F. Shafin
Fizikë

Dr. Çong-Kuk Çang
Inxhinjeri Gjenetike

Prof. Çung-Il Ço
Biologji

Dr. Harold Kofin
Paleontologji

Dr. Xhek U. Kuoco
Mjekësi

Dr. Malkolm Kaçins
Inxhinjeri Aerospaciale

Dr. Lionel Dahmer
Kimi Organike

Dr. Rejmond V. Damadian
Fizikë

Dr. Kris Darnbrog
Biokimi

Dr. S. E. Au
Biokimi
Dr. Tomas Barns
Fizikë

Dr. Pol Akerman
Psikologji

Dr. Daglas Din
Kimi Biologjike

Dr. Don De Jung
Astronomi, Fizikë Atmosferike

Prof. Deni Folkner
Astronomi

Prof. Denis L. Englin
Gjeofizkë

Prof. Robert H. Frenks
Biologji

Dr. Donald Haman
Shkenca Ushqimore

Dr. Berri Harker
Filozofi

Dr. Çarls U. Herrizon
Fizikë e Aplikuar

Dr. Harold R. Henri
Inxhinjeri

Dr. Xhozef Henson
Entomologji

Robert A. Herrman
Matematikë

Dr. Xhonatan U. Xhons
Mjekësi
Dr. Valerì Kerpunin
Matematikë

Dr. Din Kenion
Biologji

Dr. Xhon V. Kloc
Biologji

Dr. Vladimir F. Kondalenko
Citologji, Patologji Qelizore

Dr. Leonid Koroshkin
Gjenetikë, Biologji Molekulare, Neurobiologji

Prof. Xhin-Hjok Kuon
Fizikë

Prof. Mjung-Sang Kuon
Imunologji

Prof. Xhon Lenoks
Matematikë

Dr. Xhon Lesli
Biokimi

Prof. Lein P. Lester
Biologji, Gjenetikë

Prof. Xhorxh D. Lindsei
Edukim Shkencor

Dr. Alan Lov
Kimi

Prof. Marvin L. Lubenov
Antropologji

Dr. Endrju MekIntosh
Aerodinamikë
Dr. Xhon Man
Agrikulturë

Dr. Frenk Marsh
Biologji

Dr. Ralf Metjus
Kimi e Rrezatimeve

Dr. Xhon Majer
Fiziologji

Dr. Henri M. Morris
Hidrologji

Dr. Len Morris
Fiziologji

Dr. Greme Mortimer
Gjeologji

Prof. Hi-Çun No
Inxhinjeri Bërthamore

Dr. David Oderberg
Filozofi

Prof. Xhon Oler
Linguistikë

Prof. Kris D. Osborn
Biologji

Dr. Xhon Osgud
Mjekësi

Dr. Çarls Palagi
Botanikë

Prof. Xh. Rendëll-Short
Pediatri
Dr. Jung-Go Ro
Biologji

Dr. David Rousviër
Kimi

Dr. Jung-Gi Shim
Kimi

Dr. Mikail Shulgin
Fizikë

Dr. Roxher Simpson
Inxhinjeri

Dr. Harold Slasher
Gjeofizikë

Prof. Man-Suk Song
Shkencë Kompjuterike

Prof. Xheims Stark
Edukim Shkencor

Prof. Brajan Stoun
Inxhinjeri

Dr. Ludmilla Tonkonog
Kimi, Biokimi

Dr. Lerri Vardimen
Shkenca Atmosferike

Dr. Hoakim Veter
Biologji

Dr. Noel Uiks
Zoologji

Dr. A. Xh. Monti Uait
Kimi, Kinetikë e Gazeve
Prof. A. E. Uilder-Smith
Kimi Organike dhe farmakologji

Dr. Kliford Uilson
Arkeologji

Prof. Verna Rait
Mjekësi

Prof. Seung-Hun Jang
Fizikë

Dr. Ik-Dong Jo
Gjenetikë

Dr. Sang-Hi Jun
Biologji


PËRFUNDIM


Feja është burimi parësor i informimit më të detajuar të njeriut rreth krijimit të universit dhe të jetës. Kur ne themi “fè”, sidoqoftë, ne i referohemi “Kur’anit” dhe praktikës së Profetit tonë, paqja qoftë mbi të, si burimi i vërtetë i informacionit. Librat e shenjtë e feve të tjera kanë pësuar ndryshime me kalimin e kohës dhe nuk mund të konsiderohen më si Libra Hyjnorë.
Kur’ani, nga ana tjetër, është padyshim fjala e Zotit dhe nuk përmban kundërshtime. Zoti ia ka zbritur shërbyesve të Tij si udhërrëfyes. Në shumë vargje Zoti pohon se Kur’ani është zbulesa e fundit dhe se është nën mbrojtjen e Tij. Në një varg të Sures el-Hixhr lexojmë:

Ne me madhërinë tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
(Sure el-Hixhr: 9)

Si rrjedhim, shkenca do përparojë më shpejt vetëm nëse udhëhiqet nga Kur’ani duke adoptuar zbulesat e tij, pasi vetëm atëherë shkenca mund t’i bashkangjitet rrugës së Zotit. Kur adoptohet një rrugë e ndryshme nga feja, shkencëtarët harxhojnë si kohën ashtu dhe burimet dhe pengojnë përparimin e shkencës.
Si në të gjitha fushat e tjera kërkimore, rruga që duhet të ndiqet në fushën shkencore është përsëri “rruga” e komanduar nga Zoti në Kuran. Nga shpallja e Zotit kemi, “Ky Kur’an udhëzon në atë rrugë që është më se e vërteta...” (Sure El-Israë: 9)



Ata thanë: “I pa të meta je Ti!
Ne nuk kemi dije tjetër përveç asaj që na e mësove Ti.
Vërtetë Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!”
(Sure el-Bekare: 32)


SHËNIME


1. Ibn Maxhah1/224 dhe Tirmidhi 218, transmetuar nga Enes Ibn Malik.
2. Tirmidhi 279, Darimi dhe Darakatni, transmetuar nga Abdullah ibn Mas`ud.
3. Tirmidhi 220
4. Albert Ajnshtain, Ide dhe Opinione, Shtëpia Botuese Crown, Nju Jork, 1954
5. Letra për Mauris Solovin I, 1 Janar 1951; Arkivët Ajnshtain 21-174, 80-871, botuar në Letra për Solovine, f. 119.
6. H. S. Lipson, Qëndrimi i fizikantit për Teorinë e Darvinit,Prirjet Evolucionare tek bimët, vol. 2, nr. 1, 1988, f. 6
7. H. S. Lipson, Shikimi i fizikantit rreth Evolucionit, Buletini i Fizikës, vol. 31 (1980) f. 138
8. Albert Ajnshtain, Shkenca, Filozofia dhe Feja: Simpozium, 1941, kap. 1.3
9. Tirmidhi 225 dhe Ibn Maxhah, transmetuar nga Abdullah Ibn Omar dhe Ka'b ibn Melik.
10. Tirmidhi 1392
11. Albert Ajnshtain, Shkenca, Filozofia dhe Feja: Simpozium, 1941, kap. 1.3
12. Henri Marzhenò, Roi Abraham Varxhese.Kozmosi, Biosi, Zoti. La Salle IL: Shtëpia Botuese Open Court, 1992, f. 241
13. Uilliam Lein Kreig, Kozmosi dhe Krijuesi,Origjina & Modelimi, Pranverë 1996, vol. 17, f. 18
14. Majkëll Denton, Fati i Natyrës: Si ligjet e biologjisë zbulojnë arsyen në Univers, The New York: The Free Press, 1998, f. 14-15
15. Malkolm Mugrixh, Fundi i Krishtërimit, Grand Rapids: Eerdmans, 1980, f. 59
16. Soren Lëvtrup , Darvinizmi: Refuzimi i një Miti, New York: Croom Helm, 1987, f. 422
17. Pol R. Erlih dhe Rikard V. Holm, Veçoritë dhe Popullatat, Shkenca, vol 137 (31 Gusht 1962), f. 656-7
18. Sidni Foks, Klaus Doz,. Evolucioni Molekular dhe Origjina e jetës,. New York: Marcel Dekker, 1977. f. 2
19. Klaus Doz, Origjina e Jetës: Më shumë pyetje se përgjigje Përmbledhje Shkencore Ndërdisiplinore, vol. 13, no.4, 1988, f. 348
20. Xhorxh Gamou, Martinez Ikas, Mr. Tompkins brenda Vetes, Allen & Unwin, Londër, 1966, f. 149
21. Pat Shipman, Zogjtë ia arritën. Po Dinozaurët?, Shkencëtari i ri, 1 Shkurt 1997, f. 28
22. Kolin Petërson, E Harperit, Shkurt 1984, f.60
23. Pier-P Grasé, Evolucioni i Organizmave të gjallë, Nju York, Academic Press, 1977, f. 103
24. Majkëll Pitman, Adami dhe Evolucioni, Londër, Shtëpia Botuese River, 1984, f. 70
25. Gordon Teilor, Misteri i Madh i Evolucionit, Nju Jork: Harper and Row, 1983, f. 34-38
26. Likei, R., & Leuin, R. Njerëzit e liqenit: Raca njerëzore dhe fillimet e saj. Nju Jork: Anchor Press/Doubleday, 1978, f. 17
27. S.J. Xhons, Një Mijë e Një Vigjilje, Natura, vol 34, 31 Maj 1990, f. 395
28. Uilliam A. Dembski "Shkenca dhe Modelimi", Gjërat e Para, Nr. 86, Nëntor, 1998, f. 26
29. G. Mansfild, Krijim apo Rastësi! Qëllimet e Zotit me njerëzimin të provuara nga mrekullitë e universit, Botimet Logos
30. S.R. Skading, "A janë provë e Evolucionit Organet Rudimentare?", Teoria Evolucionare, Vol 5, Maj 1981, f. 173
31. Majkëll J.Behe, Kutia e Zezë e Darvinit, Nju Jork: Shtëpia Botuese Free, 1996, f.231-232
32. Kolin Petërson, Evolucioni dhe Krijimi, Fjalim në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, Nju Jork (5 Nëntor 1981)
33. Kolin Petërson, Evolucioni dhe Krijimi, Fjalim në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, Nju Jork (5 Nëntor 1981)
34. Toka përpara Njeriut, f. 51
35. Fransis Darvin, Jeta dhe letrat e Çarls Darvin, Vol.I, Nju Jork:D. Appleton and Company, 1888, f.413
36. Fransis Darvin, Jeta dhe letrat e Çarls Darvin, Vol.I, Nju Jork:D. Appleton and Company, 1888, f.315
37. F. Klark Hauell, Njeriu i Lashtë, NY: Time Life Books, 1973, f.24-25
38. Frensis Hiçing, Qafa e Xhirafës: Ku gaboi Darvini, Nju Jork: Ticknor and Fields 1982, f. 204
39. "Hyrje," Origjina e Specieve, nga Çarls Darvin (Daton: Everyman's Library, 1956), f. xxii
40. Riçard Dokins, Orëpunuesi i Verbër, Londër: W. W. Norton 1986, f. 229
41. Mark Carneki, Rilindja e Kryqëzatave të besuesve të Krijimit, MacLean's, 19 Janar 1981, f. 56
42. Norman Makbeth, Ripërpjekjet e Darvinit: Një Apel Arsyes, Boston, Gambit, 1971, f. 101
43. Riçard Dokins, Orëpunuesi i Verbër, Londër: W. W. Norton 1986, f. 159
44. Ebu-Daud, Dije (Kitab Al-Ilm), Libri 25, Numër 3634
45. Tirmidhi, 222
46. Tirmidhi, 2487, Ahmed dhe Ibn Mexheh, Transmetuar nga Ummu Seleme
47. Majkëll Beixhënt, Riçard Laih, Henri Linkoln, Lidhja Mesianike, Gorgi Books, Londër:1991, f.177-178
48. Majkëll Denton, Fati i Natyrës: Si ligjet e biologjisë zbulojnë arsyen në Univers, The New York: The Free Press, 1998, f. 389
49. Majkëll J.Behe, Kutia e Zezë e Darvinit, Nju Jork: Shtëpia Botuese Free, 1996, f. 239
50. Eduard J. Larson dhe Lerri Uidhem, Shkencëtarët dhe Feja në Amerikë, Scientific American, Shtator 1999, f. 81
51. Riçard Leuontin, Bota e frekuentuar nga djalli, The New York Review of Books, 9 Janar 1997, f.28
52. Majkëll J.Behe, Kutia e Zezë e Darvinit, Nju Jork: Shtëpia Botuese Free, 1996, f. 234
53. Bilim ve Teknik (Shkencë dhe Teknologji), Korrik 1983
54. Modelimi Mahnitës I Tokës dhe I Sistemit tonë Diellor http://www.godandscience.org/apologetics/designss.html
55. Majkëll Piduirni, Shtresat Atmosferike 1996; http://royal.okanagan.bc.ca/mpidwirn/atmosphereandclimate/atmslayers.html
56. Modelet e Parashikimeve Numerike të përdorur nga NWS, Botim i integruar; http://www.tpub.com/weather3/4-27.htm
57. http://www.wamy.co.uk/announcements3.html
58. Kerolin Shits, Robert Gardner, Samuel F. Houi, Shkencë e Përgjithshme, Allyn and Bacon Inc. Njuton, Masaçusets, 1985, f. 305
59. http://www.beconvinced.com/science/QURANMOUNTAIN.htm
60. Frank Pres, Rejmond Siver, Toka, Botim i 3-të, W. H. Freeman and Company, San Francisko, 1982
61. Shkencë e Përgjithshme, Karolin Shits, Robert Gardner, Samuel F. Houi; Allyn and Bacon Inc. Newton, Masaçusets, f. 305-306
62. Fuqitë e Natyrës, National Geographic Society, Uashington D.C., 1978, f.12-13
63. Dr. Mazhar, U. Kazi, 130 Mrekulli të qarta në Kur’an, Crescent Publishing House, Nju Jork, 1997, f. 110-111; http://www.wamy.co.uk/announcements3.html; nga fjalimi i Prof. Ziglul Ragib El-Nagar
64. Dr. Mazhar, U. Kazi, 130 Mrekulli të qarta në Kur’an, Crescent Publishing House, New York, 1997, pp. 110-111; http://www.wamy.co.uk/announcements3.html; nga fjalimi i Prof. Ziglul Ragib El-Nagar
65. Prishila Frish, Mjedisi Galaktik i Diellit, Shkencëtari Amerikan, Janar-Shkurt 2000; http://www.americanscientist.org/template/AssetDetail/assetid/21173?fulltext=true
66. Majkëll J. Denton, Fati i Natyrës, The Free Press, 1998, f. 198
67. http://www.islandnet.com/~see/weather/history/lenard.htm
68. Riçard A. Devis, Parime të Oqeanografisë, Addison-Wesley Publishing Company, Don Mills, Ontario, f. 92-93
69. Keit L. Mur, E. Marshall Xhonson, T. V. N. Persaud, Gerald C. Geringer, Abdul-Mexhid A. Zindani, Mustafa A. Ahmed, Zhvillimi Njerëzor i Shpjeguar nga Kur’ani dhe Sunneti, Komisioni i Provave Shkencore të Kur’anit dhe Sunnetit, Mekë, 1992, f. 36
70. Keit L. Mur, Njeriu në Zhvillim, botimi i 3-të, W. B. Saunders Company, 1982, f. 364a
71. http://anatomy.med.unsw.edu.au/cbl/embryo/Notes/git4.htm; http://www.yoursurgery.com/ProcedureDetails.cfm?BR=1&Proc=74
72. http://virtual.yosemite.cc.ca.us/uyeshiros/AP50/Repro.htm
73. Dr. Mazhar U. Kazi, 130 Mrekulli të qarta në Kur’an, Crescent Publishing House, Nju Jork, USA, 1998, f. 84
74. Embriologjia Bazë njerëzore, Uilliams P., Botimi i 3-të, 1984, f. 64
75. I Porsalinduri në Rrezik të LartëDobitë e Qumështit të Nënës së vet”, University of Utah Health Sciences Center, http://www.uuhsc.utah.edu/healthinfo/pediatric/Hrnewborn/bhrnb.htm
76. I Porsalinduri në Rrezik të LartëDobitë e Qumështit të Nënës së vet”, University of Utah Health Sciences Center, http://www.uuhsc.utah.edu/healthinfo/pediatric/Hrnewborn/bhrnb.htm
77. Rex D. Russell, “Modelimi në Ushqimin Foshnjor,” http://www.icr.org/pubs/imp-259.htm
78. Principia, Njuton, Botimi i 2-të; J. De Vrì, Esencat e Shkencës Fizike, B. Erdmans Pub.Co., Grand Rapids, SD, 1958, f.15
79. http://www.ldolphin.org/bumbulis/
80. http://www.ldolphin.org/bumbulis/
81. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 26
82. Lartësi të Mëdha Aviacioni,” http://www.skygod.com/quotes/predictions.html
83. Majkëll Bambulis, Krishtërimi dhe Lindja e Shkencës, http://www.ldolphin.org/bumbulis
84. Libri i Parë i Frensis Bekon mbi Praktikimin dhe Përparimin e Mësimit të Hyjnores dhe Njerëzores
85. http://www.christianity.co.nz/ science4.htm
86. http://home.columbus.rr.com/ sciences/enlightened_belief_ history.htm
87. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.13
88. Johan Kepler, përmendur në: J.H. Tiner, Johan Kepler-Gjiganti i Fesë dhe Shkencës(Milford, Miçigan: Mott Media, 1977), f. 197
89. Harmonice Mundi (Harmonitë e Botës), Johan Kepler Gesammelte Werke, Mynih, 1937, v. 6, f. 363
90. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 51
91. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 57
92. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.18
93. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 66
94. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 63
95. Xhon Marks Tempëllton, Provat e Arsyes – Shkencëtarët zbulojnë Krijuesin, Continuum, Nju Jork 1994, f.50
96. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 70
97. Sër Izak Njuton, Principet Matematike të Filozofisë Natyrore, Përkthyer nga Endrju Mote, Korrektuar nga Florian Kexhore, Great Books of the Western World 34, Robert Mejnard Haçins, Botues; Uilliam Benton, Çikago, 1952:273-74
98. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.31
99. Uilliam Peli, Teologjia Natyrore; ose, Provat e Ekzistencës dhe Veçoritë e Zotit të Përmbledhura nga Shfaqjet e Natyrës [Edinburg, 1816], kapitulli 5, seksioni 5, f.61
100. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.38-39
101. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.53
102. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 111
103. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.47
104. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.49
105. http://www.ucmp.berkeley.edu/ history/agassiz.html
106. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 133
107. www.leaderu.com/offices/ schaefer/docs/scientists.html
108. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.59
109. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 143
110. http://www.archimedesfoundation.org/quotes.html
111. Zhan Gitò, Dieu et La Science: Vers Le Métaréalisme, Paris: Grasset, 1991, f. 5
112. www.leaderu.com/offices/ schaefer/docs/scientists.html
113. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.66
114. www.leaderu.com/offices/ schaefer/docs/scientists.html
115. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 153
116. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.79
117. Xhin Edeir, Xhorxh Uashington Karver, f. 82, 83
118. Sër Xheims Xhins, në Leksionin e tij në Kembrixh, raportuar tek Times, Londër, 5 Nëntor 1930
119. Sër Xheims Xhins, Universi Misterioz, Nju Jork: Macmillan Co., 1932/ Kembrixh, Angli: University Press, 1932, f. 140.
120. Shkenca,Filozofia dhe Feja, një Simpozium, botuar nga Konferenca e Shkencës, Filozofia dhe Feja në Relacionin e tyre të Mënyrës Demokratike të Jetës, Inc., Nju Jork, 1941
121. Përmendur tek Mozkovski, Biseda me Ajnshtajnin, f. 46
122. Letër një fëmije që pyeti nëse shkencëtarët luten, 24 Janar 1936; Einstein Archive42-601
123. Den Greivs, Shkencëtarët Besimtarë, Kregel Resources, 1996, f. 159
124. Henri M. Morris, Njerëzit e Shkencës Njerëz të Zotit, Master Books, 1992, f.85
125. Denis R. Petersen, Çkyçja e Mistereve të Krijimit, Creation Resource Foundation: El Dorado, Kaliforni, 1990, f. 63
126Zoti dhe Shkenca,” Qendra Zhak Maritè, http://www.nd.edu/Departments/Maritain/jm2404.htm
127. Maks Plank, Ku po shkon Shkenca?, Allen & Unwin, 1933, f.214
128. Çarls Kulson, Shkenca dhe Besimi Kristian, f. 72-72
129. US News & World Report, 23 Dhjetor 1991
130. Taskin Tuna, Sonsuz Uzaylar (Hapsirat e Pafund), f. 31
131. Xhon Klover Monsma, Shenjat e Zotit në Universin Zgjerues, f. 182-183
132. www.leaderu.com/offices/ schaefer/docs/scientists.html
133. Xhon Klover Monsma, Shenjat e Zotit në Universin Zgjerues, f. 191
134. Uilliam Dembski, Akti i Krijimit, Ura mes të Padukshmes dhe të Qënësishmes, prezantuar në Forumin Millstatt, Strasburg, 10 Gusht 1998
135. Stefen C. Majer, marrë nga leksioni i tij i titulluar "Fuqia Shpjeguese e Modelimit: ADN dhe Origjina e Informacionit", Shpërndarë në "Krijimi i qartë: Shfrytëzimi i Librit të Natyrës", Konferencë mbi Modelimin dhe Origjinat, Universiteti Biola, 14-17 Nëntor 1996
136. http://www.leaderu.com/ real/ri9403/evidence.html
137. Xhon Klover Monsma, Shenjat e Zotit në Universin Zgjerues, f. 181
138. Sheron Beglei me Marian Uestlei, Shkenca Gjen Zotin, 20 Korrik 1998, f.46
139. Xhon Klover Monsma, Shenjat e Zotit në Universin Zgjerues, f. 219
140. Xhon Klover Monsma, Shenjat e Zotit në Universin Zgjerues, f. 212
141. Xhon Klover Monsma, Shenjat e Zotit në Universin Zgjerues, f. 196
142. Nga fjala e Enriko Medit. Kongresi i Dytë Ndërkombëtar Katetik, Romë 20-25 shtator 1972, f. 449-450.
143. Xhon Klover Monsma, Shenjat e Zotit në Universin Zgjerues, f. 211
144. Majkëll Zhiruà, marrë nga leksioni i tij i titulluar "Është e mundur që jeta të lindë nga Rastësitë?", shpërndarë në Konferencën e dytë Internacionale, të quajtur "Rënia e Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit", organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 5 Korrik 1998 në Stamboll, Turqi.
145. Eduard Bodrò, marrë nga leksioni i tij i titulluar "Modelimi në Kimi",Shpërndarë në Konferencën e dytë ndërkombëtare, të quajtur "Rënia e Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit", organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 5 Korrik 1998 në Stamboll, Turqi.
146. Kenet Kaming, marrë nga leksioni i tij i dhënë në Konferencën e parë ndërkombëtare, të quajtur "Rënia e Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit", organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 4 Prill 1998 në Stamboll, Turqi.
147. Karl Flirmans, marrë nga leksioni i tij i dhënë në Konferencën e dytë ndërkombëtare, të quajtur "Rënia e Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit", organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 5 Korrik 1998 në Stamboll, Turqi.
148. David Menton, marrë nga leksioni i tij i dhënë në Konferencën e dytë ndërkombëtare, të quajtur "Rënia e Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit", organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 5 Korrik 1998 në Stamboll, Turqi.
149. Xhon Morris, marrë nga leksioni i tij i dhënë në Konferencën e dytë ndërkombëtare, të quajtur "Rënia e Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit", organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 5 Korrik 1998 në Stamboll, Turqi.
150. Xhon Marks Tempëllton, Shenjat e Arsyes – Shkencëtarët zbulojnë Krijuesin, Continuum, Nju Jork 1994, f.103
151. John Clover Monsma, The Evidence of God in an Expanding Universe, p. 165
152. Newsweek, 20 Korrik 1998, f. 49
153. Xhon Klover Monsma, Shenjat e Zotit në Universin Zgjerues, f. 155
154. Newsweek, 20 Korrik 1998, f. 49
155. Newsweek,20 Korrik 1998, f. 48-49
156. Hjug Ros, Krijuesi dhe Kozmosi, f.112
157. Hjug Ros, Modelimi dhe Parimi Antropik, Arsye për të besuar, CA 1988
158. Duein Gish, marrë nga leksioni i tij i dhënë në Konferencën e parë ndërkombëtare, të quajtur "Rënia e Teorisë së Evolucionit: Fakti i Krijimit", organizuar nga Fondacioni i Kërkimeve Shkencore në 4 Prill 1998 në Stamboll, Turqi.
159. http://earth.ics.uci.edu/faqs/ kouznetsov.html
160. Xhon Klover Monsma, Shenjat e Zotit në Universin Zgjerues, f. 225
161. Majkëll J.Behe, Kutia e Zezë e Darvinit, Nju Jork: Free Press, 1996, f.196
162. Tim Staford,Ngritja e në Revolucioni, Krishtërimi sot, Volumi 41, Numër 14, 8 Dhjetor 1997
163. Xhon Marks Tempëllton, Kenet Simen Xhinixher, Evolucioni Shpirtëror - Shkencëtarët Diskutojnë Besimet e tyre, Templeton Foundation Press, Filadelfia & Londër, f. 3-14
164. Xhon Marks Tempëllton, Kenet Simen Xhinixher, Evolucioni Shpirtëror - Shkencëtarët Diskutojnë Besimet e tyre, Templeton Foundation Press, Filadelfia & Londër, f. 22-23
165. Xhon Marks Tempëllton, Kenet Simen Xhinixher, Evolucioni Shpirtëror - Shkencëtarët Diskutojnë Besimet e tyre, Templeton Foundation Press, Filadelfia & Londër, f. 50-51
166. Xhon Marks Tempëllton, Kenet Simen Xhinixher, Evolucioni Shpirtëror - Shkencëtarët Diskutojnë Besimet e tyre, Templeton Foundation Press, Filadelfia & Londër, f. 131
167. http://www.rae.org/dendar.html
168. http://www.rae.org/matersci.html
169. http://www.leaderu.com/ truth/3truth11.html
170. William Lane Craig, Cosmos and Creator, Origins & Design, vol.17, p.18
171. http://www.answersingenesis.org/ Docs/3119.htm
172. Robert Methjus, Shpalosja e Mendjes së Zotit, f.8
173. Klod Tresmontò, "Është më e Lehtë se ç’ka Qenë të Provosh Ekzistencën e Zotit", Réalités, Paris, Prill 1967, f. 46






Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels