IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



FAKULTETI I EDUKIMIT
MASTER SHKENCOR : PSIKOLOGJI – SOCIOLOGJI
LËNDA : ZHVILLIMI NE MOSHEN SHKOLLORE

TEMA :Zhvillimi intelektual i nje adoleshenti
Hyrja
Nje nga problemet me te medha te shoqerise eshte se si do kontribuoje ky brez i ri ne te ardhmen e vendit.Nje nga problematikat me te medha sot eshte analfabetizmi ne nje mas shume te gjere ne shoqerin shqiptare. Kjo con ne nje shoqeri me nje zhvillim intelektual shume te ulet. Por kjo nuk do te thote qe nuk ka dhe adoleshent te cilet jane plot deshira per zhvillimin e tyre intelektual. Vendosa te analizoj nje adoleshen i cili ka veshtiresi ne shkolle, por per te kuptuar nese keto arritje jo te mira ne shkolle jane thjeshte, pasi ai ka problem te zhvillimi, apo ai nuk do qe te mesoje, intervistova dhe mesuesen e tij kujdestare.
Gjate ballafaqimit  te pyetje-pergjigjeve mes adoleshentit dhe mesueses, kuptova se sa rendesi ka shoqeria ne teresi per arritjet dhe zhvillimin e nje femije ne shkolle.

Intervisat me S.M (adoleshenti)
1.      Gjinia:  M
2.      Mosha : 15 vjec.
3.      Shkolla qe vazhdon:  publik, jopublik                                                                                  Jam ne klasen e 9 ne nje shkolle jopublike
4.      Ne cilen moshe ke folur fjalet e para?
14 muajsh
5.      Ne cilen moshe ke ecur?
1 vjec
6.      Sa vite ke shkuar ne kopesht?
Asnje. Eshte kujdesur mami, pasi eshte pa pune.
7.      Je njohur me numra e shkronja, para se te hyje ne shkolle?
Pak a shume. Ato i kam mesuar nga televizori dhe kompjuteri, pasi me duheshin per lojrat qe beja ne kompjuter.
8.      Prindërit a ju kanë ndihmuar në vitet e para të shkollës?
Po, mami, vazhdimisht. Ka raste qe mi ben dhe detyrat kur une jam i lodhur dhe nuk kam kohe. Babi eshte ndihma me e madhe se ai paguan leket per shkollimin tim. Eshte i pa pam. Babi me i mire ne bote.
9.      Në cilat lendë ke  më shumë nevoj për ndihmë?
Në te gjitha lendët. Nuk ia them fare shkolles. Kur isha ne fillore me pelqente pak se mesuesja i bente mesimet interesante, me lojra dhe vizatime. Tashi …………….
10.  Mjedisi ku studjon ka kushte te pershtatshme?
Mjedisi eshte i pershtatshem po mesimet jane shume te ngarkuara.
11.  Rezutlatet e tua gjate ketyre viteve te shkolles, si kane qene?
Notat i mar si kam qef une. Kot nuk paguan babi gjith ato leke.
12.  Sa orë në ditë ke mësuar gjatë fillores, 9-vjecares?
Ne fillore edhe mesoja rreth 1 ore- 1ore e gjysem, tani aq sa me duhet te bej detyrat e shtepise. Rreth 40 min.
13.  Ne cilen moshe ke filluar te punosh ne kompjuter?
Se mbaj mend mire. Me duket se kam lindur bashke me kompjuterin.
14.  Sa ore ne dite i kushton kompjuterit?
Shume. Eshte pjes e pa ndare e imja.
15.  Per cfare e perdor ate me shume, per te luajtur, ne fb, youtube apo per te mare informacione?
Youtube per te degjuar muzike dhe per te pare video gazmore dhe FB.
16.  Ke biblioteke ne shtepi?
Joooo
17.  Ke ndonje liber te preferuar?
Jo, me pelqen kur i shoh historite ne filma. Jan fantastike.
18.  Do e vazhdosh nje gjimnaz te pergjithshem, apo shkolle profesionale?
Gjimnaz. Nuk me duhet profesini, kam bizneset e babit une.
19.  A meresh me aktivitete të tjera jashte shkollore?
Me futboll. Me pelqen te behem futbollist.
20.  Sa gjuhe te huaja njeh?
Dy gjuhe. Italisht dhe anglisht.
21.  Si i ke mesuar ato?  Ne menyre autodidakte (përmes televizorit dhe bisedave me prinderit e te njuhurit në atë gjuhë), vetëm me orët e zhvilluara ne shkollë, me ane te kurseve private?
I bej dhe ne shkolle dhe per nje kohe kam shkuar dhe ne kurse, po ne kete menyre jane te merzitshme. Ato fjale qe i di i kam mesuar permes internetetit, televizorit dhe vizitave te shpeshta qe kam pasur ne Itali dhe per pushime ne Turqi.
22.  Cilat jane hoobyt e tua dhe a i ushtron ato?
Hoobyt e mi jane: futbolli, muzika dhe shetitja.
23.  Cmendim ke per shkollat ne shqiperi dhe nese do mund te ndryshoje dicka cfare do ndryshoje?
Shkollat ne shqiperi jane te merzitshme. Nuk ke asnje aktivitet, vetem libra dhe detyra shtepie pa fund. Po te isha diku tjeter (ne nje tjeter shtet) besoj se do e kisha pak me me deshire shkollen.                                                                                                               

Biseda me mesuesen kujdestare (mesuese e gjuhes shqipe)
Gjate bisedes, ajo u shpreh se adoleshenti ne fjale ishte nje djale i zgjuar, po i cili nuk kishe nje stimil pozitiv nga familja per te mesuar. Deri ne klasen e katert ku, nxenesit jane me nen kontrollin e mesuesve ai ka shfaqur interes dhe pse iu donte shume stimul. Ka prirje ne lendet ekzakte, kurse ne ato shoqerore ka pasur gjithmone veshtiresi. Nje femije i cili ka pasur dhe ka deshire te beje te fortin e shkolles.
Mungesa e deshires per te lexuar e kushtezon shume ne te shprehur. Per mendimin e mesueses ai do ishte mire qe te vazhdonte nje shkolle profesionale, si mekanik a elektricist, pasi ai meret me rregullime te kompjuterave ne shkolle. Ka interese te shohe shoferet e shkolles kur meren me makinat.


ANALIZA DHE KONKLUZIONE
Ne pergjigjet e tij dallohej qarte mungesa e interesit te tij ndaj shkolles dhe librave, saqe kur u pyet nese kishte nje biblioteke ne shtepi ai u pergjigj me nje “Jooooo” te sterzgjatur. Tek pergjigjet e tij nje gje qe ishte per te ardhur keq ishte menefregizmi i tij per shkollen dhe siguria se ai mund ti blinte njohurite dhe se ishte teper i lidhur per te mos dashur te them “i varur” nga kompjuteri dhe mjetet e tjera te tjera te informimit pervec librit, sa dhe nje liber sdo donte ta lexonte por qe preferonte ta shihte ne film. Dhe prinderit e tij me teper u kuptua se i kushtonin rendesi notave dhe jo njohurive te femijes se tyre. Qe ky nxenes te kishte rezultate me te mira do te ishte shume e rendesishme bashkepunimi mesues-prind dhe gjithashtu mesimi do te behej me terheqes nese mesim do te nderthurej me aktivitete te tjera, gje qe do e bente me terheqese nje ore mesimi apo lende.
Pas bisedes me adoleshentin dhe me mesuesen kuptojme rendesine e stimujve te jashtem per arritjet intelektuale. Shkolla nuk mund te beja asgje e vetme pa ndihmen dhe te familjes.  Dallojme dhe teorite gjinore, ku djali shfaq interasa per lendet ekzakte, do te tregoje forcen e tij. Ka veshtiresi ne te shprehur.Rendesia e nje mesimi te alternuar, pra te mbeshtetur ne arritjet humane dhe jo vetem ne arritjet akademike, do jepte rezultate me te mira ne nje game me te gjere nxenesish.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels