IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Menaxhimi i personelit dhe Vlerësimi i performancës

Hyrje
Vlerësimi është një fenomen njerëzor natyral. Secili prej nesh vazhdimisht vlerëson të tjerët dhe vlerësohet prej tyre.• Përdorimin e teknologjisë së informacionit (TI) ka rëndësi të veçantë dhe është vitale në lidhje me shumë vendime që kanë të bëjnë me menaxhimin e burimeve njerëzore .
Vlerësimi i performancës 1/2Një nga funksionet e • Pasi të pranohet në punë njërëndësishme të menaxhimit të punëtorë ai vazhdimisht duhetburimeve njerëzore është të monitorohet ngavlerësimi i performancës së mbikqyrësit e tij dhe në fundpunëtorëve. edhe të vlerësohet për punën e bërë. Në këtë mënyrë secili punëtorë do ta dijë se a e ka kryer punën e vet si duhet dhe a ka nevojë për përmirësime dhe avansime të mëtutjeshme. • Dallojmë sistemet formale dhe jo formale të vlerësimit të performancës.
Vlerësimi i performancës 2/2Vlerësimi formal• Sistemet formale të vlerësimit përcaktohen si aktivitete të planifikuara, të organizuara dhe kontroluara. Këto bëhen me qëllim që të vrojtohet, matet, të gjykohet dhe të përmirësohet kontributi i punëtorëve në objektivat e organizatës.• Në mënyrë ideale një sistem i vlerësimit duhet të përmbaj objektivat, kriteret, normat dhe formularët që do të përdoren gjatë vlerësimit.Vlerësimi jo formal• Ky vlerësim është më pak i ndërlikuar dhe nuk kërkon të respektohet një sistem paraprakisht i caktuar si tek vlerësimi formal.• Ky lloj i vlerësimit është ditor dhe i vazhdueshëm por, për shkak që nuk është i standardizuar shumë leht mund të jetë i gabueshëm. Në këtë rast punëtori apo i vlerësuari në këtë form nuk është i njofuar se a e ka kryer punën sipas parashikimit.
QËLLIMET E VLERËSIMIT 1/2• Vlerësimi i kryerjes së punës është një mënyrë për të sqaruar se çfarë pritet nga puna.• Ajo ndihmon zhvillimin e standardeve për punë të kënaqshme, duke cilësuar sasinë dhe cilësinë e punës së pranueshme dhe të përshtatshme për një punë të caktuar.
QËLLIMET E VLERËSIMIT 2/2• Vlerësimi i punonjësit krijon një bazë objektive për veprimet e personelit.• Ai është një ndihmesë për emërimet dhe promocionet, krijon bazën për të përcaktuar rritjet e pagave dhe shpërblimet dhe mund të përdoret edhe për të përcaktuar rradhën e mbajtjes në punë kur del nevoja e reduktimit të stafit.• Ai shërben gjithashtu si një ndihmesë për Zyrën e Personelit për përcaktimin e politikave dhe proçedurave të reja.
STANDARDET E PUNËS• Standardet e punës janë ato çka institucioni dhe mbikëqyrësi kërkon nga punonjësi,në kuptimin sa punë duhet bërë dhe si duhet bërë.• Këto standarde duhet t’i bëhen të qarta punonjësit kur ai përzgjidhet, orientohet dhe trainohet.• Kur vendpunimi ndryshon duhet të rishikohen edhe standardet.
KOHA DHE SHPESHTËSIA E VLERËSIMEVE• Kryerja e rregullt e vlerësimeve duhet të bëhet në intervale kohore të caktuara.• Vlerësimet e rregullta duhet të bëhen nga departamenti i personelit ose shefi i administratës .• Vlerësimet për pozicione të larta apo probleme specifike duhet të bëhen nga mbikqyrësit më specifik ose të jashtëm.
ÇFARË DUHET TË KEMI KUJDES NË VLERËSIM ?• Mbikëqyrësit janë njerëz, dhe si të tillë i nënshtrohen pëlqimeve dhe mospëlqimeve personale.• Mbikëqyrësi, sidoqoftë, duhet të përpiqet gjithmonë t’i trajtojë të gjithë punëmarrësit njëlloj dhe ta vlerësojë punën e tyre me drejtësi.• Ata nuk duhet të bazohen në paragjykime personale apo subjektive.
 PËRDORIMI I VLERËSIMIT TË PUNËTORIT• Menaxherët duhet të zgjedhin njerëz për promocion dhe për pozicione me përgjegjësi mbi bazën e përshtypjeve të tyre.• Këto përshtypje bazohen në aftësitë e secilit dhe në faktin se sa do të kontribuonte ai në kryerjen efektive të shërbimeve në atë institucion.• Përdorimi i një programi zyrtar vlerësimi është metoda kryesore për të kryer kontrolla të rregullta, konsistente dhe objektive për personelin.
TI në menaxhimin e personelit 1/5• Teknologjia e informacionit mundet me sukses të përdoret për të menaxhuar personelin dhe për të analizuar punën e tyre.• Si shembull e kemi marrur: 1. “Intranetin e Komunave të Kosovës” 2. “Sistemin për menaxhimin e lindjeve në maternitete”
TI në menaxhimin e personelit 2/5• Moduli “Punëtorët” mundëson menaxhimin e personelit të institucionit dhe i ka këto funksione: 1. Regjistrimi i punëtorëve 2. Modifikimi dhe pasivizimi i punëtorëve 3. Kërkimi i shpejtë dhe i avancuar 4. Krijimi i raporteve sipas kërkimit dhe atyre statike 5. Përcaktimi i privilegjeve për rrole 6. Përshkrimi i vendeve të punës, regjistrimi i pagave, pushimeve,
TI në menaxhimin e personelit 3/5• Mund të realizohet shfletimi i të dhënave për punëtorët, shtypja e të dhënave të punëtorit apo kërkimi i avancuar në bazë të kombinimit të fushave të ndryshme.
TI në menaxhimin e personelit 4/5• Nëse klikohet në butonin “Kërkim i avancuar” paraqitet dritarja në vazhdim në të cilën mund të bëhet kërkimi i shënimeve të caktuara në bazë të kombinimit të disa fushave.
TI në menaxhimin e personelit 5/5• Kemi kërkuar të gjithë punëtorët që që i përkasin drejtoratit Buxhet e Financa.• Rezultati i fituar është fotoja e mëposhtme: 22 punëtorë nga 185 sa ishin gjithsejt
TI në vlerësimin e performancës 1/5• Vlerësimi i punës së drejtorateve realizohet nga kryetari i komunës në ketë rast apo personi i autorizuar nga kryetari.
TI në vlerësimin e performancës 2/5• Vlerësimi i punës së personelit në zyrën pritëse ka të bëj me numrin e shërbimeve të ofruara për qytetaret Zyrtari më lartë ka regjistruar për një periudhë kohore të caktuar 3833 shërbime
TI në vlerësimin e performancës 3/5 •Ky zyrtar ka regjistruar për një periudhë kohore të caktuar 2877 shërbime. •Këtu është një dallim prej 1000 shërbime më pak se zyrtari paraprak i cili ka të njejtin vendpunim, gjendet në të njejtën komunë dhe ka të njejtën pagë.
TI në vlerësimin e performancës 4/5 Vlerësimi i punës së personelit në maternitet• Këtu mund të vërehen diferencat në mes të profesionistëve në dhënien e shërbimeve si dhe vlerësohet se në cfarë mënyre është realizuar lindja, në këtë rast edhe shiqohet mos janë kaluar limitet e lejuara p.sh. lindjet cezariane
TI në vlerësimin e performancës 4/5 Përveq të dhënave me shifra të cilat i cekem statistikat apo raportet mund të shifen edhe në form të grafikoneve.
Sistemi i hyrje-daljeve në menaxhimin e kohës së punëtorëve 1/2• Për shkak të korrektësisë dhe efektivitetit disa institucione siq është Kuvendi i Komunës së Pejës kanë vendosur që përmes një sistemi të instaluar të menaxhojnë me lehtësi një problematikë të theksuar në institucionet tona që është mos respektimi i orarit të punës.• Ky sistem është shumë funksional dhe mbështetet edhe nga kamerat e sigurisë të cilat monitorohen nga një apo më shumë përsona brenda institucionit.• Sistemi i autentikimit të punëtorëve mund të jetë përmes: kartelave të mencura (smart cards) ku vendosen të dhënat për punëtorin si dhe sistemet biometrike për autentikim (përmes gishtërinjëve, syrit, fytyrës apo zërit) në rastet kur kërkohet në të njejtë kohë edhe siguria e lartë.
Sistemi i hyrje-daljeve në menaxhimin e kohës së punëtorëve 2/2 Si duket procedura e
Përfundimi• Vlerësimi i performancës siguron informacionin bazë që shërben për të gjitha aktivitetet e tjera të rëndësishme të menaxhimit të burimeve njerëzore, si seleksionimi, shpërblimi dhe motivimi, planifikimi në vazhdimësi dhe formimi i punëtorëve.• Teknologjia e informacionit është një mbështetës i pa kontestueshëm në menaxhimin e resurseve njerëzore.
Literatura• Manaxhimi i Burimeve Njerëzore – Z. Koli & Sh. Llaci• Manaxhimi modern i burimeve njerëzore (Foundation for Local Autonomy and Governance) www.flag-al.org• INTRANETI v.3 - Manuali për shfrytëzimin e aplikacionit në komunat e Kosovës - F. Stavileci & Y. Ferizi• Formularë për vlerësim të punëtorëve - Komuna e Gjakovës• Të dhëna të tjera nga statistikat në aplikacionin për menaxhimin e informacioneve në Komuat e Kosovës• Interneti
Ju faleminderit

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels