IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Palestina përgjatë shumë viteve është nën pushtimin e sionistëve, ndërsa organizatat tekfiriste si organizata terroriste Al Kaida deri më tani jo vetëm që në asnjë mënyrë nuk kanë mbështetur popullin e Palestinës, por përkundër kësaj ata kanë bashkëpunuar dhe po bashkëpunojnë vazhdimisht me armikun kryesor të myslimanëve do të thotë me Amerikën dhe regjimin sionist.

   Duke hedhur një vështrim analitik mbi doktrinën e vehabistëve, vijmë në këtë konkludim që ata kanë pretendime të mëdha për ndjekjen e gjeneratës së parë të myslimanëve do të thotë fillimin e shekullit të parë të civilizimit Islam. Selefistët besojnë se në të gjitha punët dhe veprat individuale dhe shoqërore të tyre duhet të ndiqet metoda e jetës së gjeneratës së parë të myslimanëve. Sipas tyre, “selefe saleh” konsiderohen tre gjeneratat e myslimanëve të shekullit të parë të civilizimit Islam. Por megjithatë ndjekja e gjeneratave të para siç duke nuk është gjë tjetër përveç se një pretekst sepse selefistët në jetën  e tyre nuk veprojnë siç kanë vepruar gjeneratat e para myslimane të shekullit të parë të civilizimit islam. Shokët e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe gjenerata pas tyre, pas besimit në Zotin Një, besimin në botën tjetër, profecinë e profetëve të Zotit dhe faljes së namazit, kurrë nuk ndërhynin në çështjet tjera të myslimanëve. Në realitet qëllimi i tyre në të gjitha rastet ishte ky që njerëzit të largohen nga robëria ndaj gjërave të tjera të kësaj bote dhe të përkushtohen vetëm në Zotin e madhëruar, ndërsa në kohën kur njerëzit pranonin besimin në Zotin Një dhe bëheshin myslimanë, atëherë ata punët e tjera ua lënin në përgjegjësinë e tyre. Ata ndërhynin vetëm në rast se ndonjëri kryente ndonjë vepër në kundërshtim me dispozitat e Sheriatit Islam, por edhe në raste të tilla respektoheshin dhe merreshin parasysh të gjitha kushtet dhe rrethanat. Por aktualisht a respektohet kjo metodë edhe nga ana e atyre që pretendojnë se janë selefi? A janë sot myslimanët e lirë që edhe në qytetet e shenjta islame t’i kryejnë veprat e tyre sipas shkollës së të menduarit të cilën e ndjekin? Aktualisht jo vetëm në Meke dhe në Medine, por edhe në qytete të tjera në të cilat sundojnë vehabistët, myslimanët po përjetojnë presion të madh.

     Në kohën kur talebanët sundonin në Afganistan si dhe aktualisht në disa rajone të Sirisë në të cilat kanë marrë kontrollin vehabistët, ata kanë vendosur ligje dhe dispozita shumë të rënda për myslimanët e këtyre rajoneve që shumica prej të cilave nuk kanë kurrfarë lidhje me mësimet e bukura dhe intelektuale të fesë së pastër Islame. Çështja e vizitës së varrezave dhe ndërmjetësimi i të dashurve të Zotit janë prej çështjeve të cilat kurrë nuk janë diskutuar nga gjeneratat e para të myslimanëve, mirëpo aktualisht këto gjëra janë shndërruar në brengat më të rëndësishme të vehabistëve si dhe janë bërë pretekst në bazë të të cilit po i shpallin pa besimtar myslimanët e tjerë. Kur’ani fisnik në ajetet e tij shpëtimtare, fenë e pastër Islame e ka prezantuar si fenë më të mirë për njerëzimin si dhe lavdëron Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. për virtytet e larta dhe sjelljen e mirë me njerëzit. Kjo është feja e mëshirës dhe dashurisë mes njerëzve e cila virtytet e larta dhe sjelljen morale të mirë e konsideron zbukurimin më të mirë për çdo njeri. Në lidhje me këtë çështje ekzistojnë edhe shumë transmetime të haditheve profetike të cilat i japin mësim të gjithë myslimanëve në këtë drejtim. Kur’ani fisnik porosit njerëzit që të ndjekin këtë fe të pastër, mirëpo Kur’ani fisnik kurrë nuk i detyron njerëzit për një gjë të tillë. Për fat të keq sot në Arabinë Saudite, territor ky në të cilin ka lindur Islami origjinal, ka ardhur në pushtet një sekt i shtrembëruar i cili quhet vehabist që nuk kursen asnjë përpjekje për të krijuar njollosje dhe për ta prishur imazhin e pastër të fesë Islame. Regjimi mbretëror Al Saud gjithashtu për interesa të veta politike, po bënë përpjekje të mëdha dhe po investon shuma të mëdha të parave për të përhapur idetë dhe mendimet e shtrembëruara të sektit vehabist në vende të ndryshme Islame.

    Pushteti i regjimit  mbretëror Al Saud është përgjegjës për ruajtjen dhe garantimin e sigurisë dhe rendit si dhe për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme në tokën e shpalljes dhe jo këtë territor ta shndërrojë në një qendër propaganduese të sektit të falsifikuar vehabist. Imponimi i të menduarit të sektit vehabist i cili nga aspekti shkencor dhe nga numri i ndjekësve të tij është në nivel shumë të vogël në krahasim me shkollat tjera të mendimit islam, nuk mund të pranohet me asnjë logjikë të shëndosh. Vehabizmi sa i përket ndalimit të përhapjes së bixhozit, përdorimit të pijeve alkoolike, marrëdhënieve jashtë martesore mes mashkullit dhe femrës, themelimit të bankave me kamata, edukimi jo i drejt i gjeneratave të reja, si dhe për përhapjen e mesazhit të Islamit; nuk duket se po bënë përpjekje shumë të mëdha. Pushtimi i territoreve islame, hegjemonia e jo besimtarëve mbi shtetet islame, si dhe vrasja dhe plaçkitja e myslimanëve aktualisht nuk konsiderohen brengat kryesore të vehabistëve ekstremistë. Ata veten e tyre po e paraqesin si të atillë që nuk po i ndjejnë këto probleme të myslimanëve në mbarë botën dhe nuk po ndjejnë se kanë ndonjë përgjegjësi ndaj tyre. Ata kryesisht janë të përkushtuar vetëm rreth disa çështjeve sekondare dhe të parëndësishme për themelet e fesë së pastër Islame. Palestina përgjatë shumë viteve është nën pushtimin e sionistëve, ndërsa organizatat tekfiriste si organizata terroriste Al Kaida deri më tani jo vetëm që në asnjë mënyrë nuk kanë mbështetur popullin e Palestinës, por përkundër kësaj ata kanë bashkëpunuar dhe po bashkëpunojnë vazhdimisht me armikun kryesor të myslimanëve do të thotë me Amerikën dhe regjimin sionist. Në realitet këto grupe përgjatë gjithë jetës së turpshme të tyre, jo vetëm që nuk kanë qenë kurrë mbështetës të myslimanëve, por ato vazhdimisht kanë qenë aleatë të superfuqive të dhunshme duke u bërë mjete të rëndësishme për të çuar përpara objektivat e arrogancës botërore.

      Aktualisht shtetet vehabiste si Katari dhe Arabia Saudite po mbështesin me të gjitha forcat vrasjen e myslimanëve të pafajshëm në Siri. Këto vende kanë kërkuar nga Amerika që të sulmojë ushtarakisht këtë vend të përvuajtur dhe të vret e masakrojë vëllazëritë dhe motrat myslimane duke premtuar se do të sigurojnë edhe shpenzimet financiare për sulme ushtarak kundër një vendi mysliman. Sjellje të tilla të papëlqyeshme të qeverisë së regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij arabë rrjedhin kryesisht nga bindjet dhe idetë e shtrembëruara të vehabizmit. Vehabizmi është një doktrinë e thatë e cila nuk është as produkt i shkencës dhe as produkt i një të menduari dinamik. Vehabizmi është një doktrinë e ngurtë dhe e ndotur me idhujtari e cila bije në kundërthënie edhe me shumë hulumtime dhe studime shkencore, si dhe me prodhimin e shkencës dhe teknologjisë. Për këtë arsye kjo doktrinë akoma nuk ka arrit të ofrojë ndonjë shërbim të dobishëm për shoqërinë njerëzore. Doktrina selefiste është produkt vetëm i disa grupeve terroriste dhe të dhunshme të cilat vrasjen masive të myslimanëve e konsiderojnë detyrë kryesore të tyre gjatë jetës së shëmtuar të tyre. Me të vërtetë është për të ardhur keq që tani kur jemi në epokën e të menduarit dinamik, përpjekjeve dhe zhvillimeve shkencore dhe teknologjike, të ekzistojnë grupe të tilla të izoluara të cilat po zhvillojnë ide të rrezikshme dhe shumë të dëmshme në mesin e gjeneratave të tyre. Vehabistët ekstremist për shkak se po largohen nga të menduarit dhe idetë e vërteta kanë humbur edhe forcën për të menduar dhe analizuar rreth çështjeve të rëndësishme të botës si rreth atyre fetare, edhe rreth atyre politike, ekonomike dhe shoqërore. Forca e mendjes dhe logjikës është prej begative që Zoti i madhëruar i ka vendosur në dispozicion të të gjithë njerëzve të shëndosh. Kjo do të thotë se edhe selefistët ekstremistë kanë mundësi të mendojnë dhe shkollën e të menduarit të gabuar të tyre ta vendosin në laboratorin e analizës dhe kritikës duke gjetur patologjinë e tyre, por ata kurrë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Përveç kësaj shtetet selefiste dhe vehabiste si Arabia Saudite nxënësve të tyre qysh nga mosha e re nuk ua lejojnë që të mendojnë rreth ideve të tyre të shtrembëruara.

Këto vende po e edukojnë një gjeneratë e cila qëndron larg të menduarit dhe të logjikuarit, ndërsa nuk posedon forcën e mendjes dhe logjikës së lirë. Ata në vend që të zhvillojnë dhe të ngrehin lartë forcën e të menduarit tek fëmijët e tyre, që nga fëmijëria atyre ua mësojnë vrasjen e vëllezërve të tyre myslimanë me pretekst se kanë dalë nga feja Islame. Për këtë arsye shumica e vehabistëve që nga mosha fëmijërore tërhiqen drejt grupeve të frikshme terroriste dhe në formën më të tmerrshme myslimanët që ndjekin shkollat e tjera të mendimit islam i bëjnë viktimë të ideve të shëmtuara vehabiste. Në realitet pjesëtarët e grupeve të tilla terroriste kanë rënë viktimë e edukimit dhe të menduarit të gabuar, gjë që i është imponuar atyre që nga mosha fëmijërore. Prej kohës kur vehabistët sauditë kanë marrë nën kontroll territorin më të rëndësishëm të botës islame do të thotë qytetin e Mekës dhe Medinës, në këtë territor është ndaluar çfarëdo lloj kritike ndaj ideve vehabiste. Vehabistët në gjithë territorin e Hixhazit nuk lejojnë të bëhen as edhe kritika shkencore duke respektuar arsyen dhe argumentimin. Në Arabinë Saudite ekziston edhe një censurë e ashpër edhe sa i përket futjes së literaturës islame nga vendet e tjera myslimane duke përfshirë këtu edhe atë që publikohet në Egjipt. Duka marrë parasysh një gjendje të tillë, duket të jetë e natyrshme që ata mos të kenë mundësi të dalin nga kjo gjendje e ngurtë mendore. Njëanshmëria si dhe paragjykimet e palogjikshme konsiderohen gjithashtu ndër shkaqet kryesore të ekstremizmit dhe prapambetjes intelektuale tek vehabistët. Por është optimist fakti se aktualisht me përhapjen e internetit dhe mediave të tjera vizuale shumica e të rinjve vehabist në mënyrë graduale kanë kuptuar se vehabizmi nuk është gjë tjetër vetëm një besëtytni e kotë.

      Aktualisht një prej faktorëve më të rëndësishëm të përçarjes së myslimanëve në rajon është pikërisht lëvizja selefiste tekfiriste e cila nën petkun e mbrojtjes së traditës së vjetër islame, praktikisht po vepron në rrugën e interesave të shteteve perëndimore. Afganistani, Iraku, Nigeria, Pakistani dhe aktualisht Siria janë shndërruar në fushë veprimtarie të grupeve selefiste tekfiriste të cilat me pajisjet ushtarake që po marrin nga shtetet perëndimore si dhe nëpërmjet autobombave të vendosur në mënyrë të panjerëzishme, gratë dhe fëmijët myslimanë po i bëjnë viktimë e bindjeve të tyre të gabuara. Duhet të kemi parasysh se një prej veprimeve më të rëndësishme kulturore që mund të bëhet përballë një të kuptuari të tillë të gabuar ndaj Islamit dhe Sunetit të Profetit s.a.v.s., është shfrytëzimi i të gjitha kapaciteteve dhe potencialeve të organizatave islame të cilat veprojnë në fushën e afrimit mes medhëhebeve islame. Ajetullah Subhani, dijetar i njohur islam nga Irani, me anë të një letre, ka kërkuar nga dijetarët e vërtetë islam që në çfarëdo rajoni që të gjenden dhe të veprojnë gjatë jetës së tyre, të organizojnë takime dhe konferenca të paanshme për të thirrur myslimanët në unitet dhe afrim mes tyre duke korrigjuar metodat e të menduarit dhe heqjen e bindjeve të gabuara të cilat çojnë në përçarjen e myslimanëve duke ruajtur dinjitetin dhe besimin themelor të fesë Islame.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels