Nënçështje:
1. Bazat e të menduarit kritik.
2. Arsyetimi dhe të menduarit kritik.
3. Aftësitë e të menduarit kritik.
4. Dallimi midis faktit dhe opinionit.
5. Përfundimi dhe interpretimi.
Si qënie njerëzore që jemi, të menduarit na vjen në mënyrë të natyrshme. Por te mendosh efektivisht është diçka jo e natyrshme. Ky lloj të mësuari duhet mësuar dhe praktikuar. Të menduarit si proçes përfshin çfarëdolloj aktiviteti apo veprimtarie mendore që mund të jetë si shkimi i ëndrrave me sy hapurapo analizat komplekse matematikore. Tek të menduarit dallon dy proçese: Të menduarit krijues dhe atë kritik. Proçesi i shoqërizmin (asocimit)është i lidhur tepër ngushtë me të mednuarit krijues. Shoqërizimi i parë në formën e proçesit mendor përbën atë proçes që mundeson nxjerrjen dhe përpunimin e informacioneve, ndjenjave dhe ideve nga kujtesa. Kur mendja punon në mënyrë krijuese, ajo sjell përpara përvoja të cilat nuk janë të lidhura mirë me njëra-tjetrën. “Sa shumë baltë ka” apo “Sa pak studenta bëjnë mënism”, jaqnë shembuj tipik të të menduarit krijues. Po ashtu tek të menduarit krijues përfshihen edhe kategoritë e mëposhtme: ndjesi të pashpjegueshme, ide të çuditshme, copëza bisedash, detaje nga leksionet, pjesë nga librat, gazetat, këngët apo edhe filmat.
Në raste të caktuara të menduarit krijues është i paqëllimshëm, ky proçes ndodh kur mendja është në gjendje gjysëm të përgjumur dhe mendimet vershojnë pa ndonjë lloj sistemi, në një rrjedhë imazhesh, kujtimesh e ndjenjash të cilat luhaten në ndonjë cep të ndërgjegjes.
Në raste të tjera të menduarit krijues është reflektues dhe i qëllimshëm. Të menduarit reflektues ndodh kur mendja ka një qëllim. Psh: gjetjen e rrugëzgjidhjes së një problem. Në këtë situatë krijohet një listë spontaqne mundësish nga e cila mund të zgjidhet opinion më i mirë.
Të menduarit krijues, qoftë reflektues qoftë i paqëllimshëm, sjell spontanitetinqë mundëson infomacionin dhe intuitën që ndez depërtimin drejt thelbësores. Vlerësimi, proçesi që vë ne provë saktësinë e informacionit, ideve që vijnë nga proçesi krijues është në qëndër të të menduarit kritik. Kur mendon në mënyrë kritike vë në provë mundësitë, analizon vendimet e marra, gjurmon lidhje të logjikshme, vë në zbatim standartet e caktuara të arsyetimit logjik. Me anë të të menduarit kritik, vendoset vvfarë duhet dhe s’duhet bërë, dallon të mirën nga e keqja, kupton çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon në diçka. Si të menduarit kritik ashtu edhe ai krijues janë thlebësor në marrjen e vendimeve dhe në të shkruar. Psh: Doktoresha kur diagnostikon sëmundjet, në fillim krijon diagnoza të mundhsme që duken se përputhne me ssimptomat e pacientit dhe për të vendosur diagnozën e saktë ajo kritikon secilën prej tyre me anë të ekzaminimit të mëtejshëm dhe analiza laboratorike.
Si përfundim mund të shprehemi që: Në qëndër të të menduarit efektiv qëndron mënyra e përdorimit të të menduarit kritik dhe atij krijues kur dhe si duhet.
1. Bazat e të menduarit kritik.
Në përdorimet akademike, fjala “kritike” i referohet veprimtarive intelektuale të ndërlikuara të cilat lidhen ngushtë me proçeset e analizës, vlerësimit dhe interpretimit. Kur themi se x person e ka prishur prespektivën kritike duke u përfshirë emocionalisht në proçesin e vendimmarrjes, kemi parasysh se personi nuk ka aplikuar të menduarit efektiv. Një mendues kritik është i pajisur me një arsenal dhuntish që të ndihmojnë të interpretosh, analizosh dhe vlerësosh përvojat jetësore dhe informacionet që merr.
Të menduarit kritik e vë theksin mbi objektivitetin-aftësia për të vështruar ndodhitë dhe përvojat pa i shtrembëruar ato. Të menduarit kritik ndikohet nga fakti se secili prej nesh i shikon ngjarjet apo eksperiencat njerëzore prej një këndvështrimi të veçantë. Subjektiviteti jo vetëm që ka efekt negative mbi aftësitë tona për të menduar në mënyrë efektive, por edhe mund ta errësojë këtë proçes, veçanërisht kur emocionet ndërhyjnë në proçesin e të shkruarit. Por emocionet janë pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e sjelljes njerëzore. Kur flasim për proçesin et ëshkruarit në mënyrë akademike, edhe emocioni më i lehtë zvogëlon aftësinë për të gjykuar llogjikisht. Kur e shohim se emocionet po ndikojnë dhe nuk na lejojnë të arsyetojmë, duhet të tërhiqemi dhe të analizojmë çdo hap të proçesit mendor për të qënë të sigurtë se konluzionet janë të pranueshme dhe të bazuara.
2. Arsyetimi dhe të menduarit kritik.
Mendimi kritik është një formë e sofistikuar e të menduarit. Ai nxit përpunimin e johurive dhe nxjerrjen e përfundimeve personale në lidhje me çeshtje të ndryshme që paraqiten për diskutim. Të menduarit kritik përshkruan se sip o mendohet per diçka. Të mësosh të mendosh në mënyrë kritike do të thotë:
1. Të mësosh të pyesësh, kur të pyesësh dhe çfarë pyetjesh të bësh.
2. Të mësosh sit ë arsyetosh, kur ta përdorësh arsyetimin, çfarë metodash arsyetimi të përdorësh.
Arsyetimi do të thotë gjetja e argumentave se pse diçka qëndron, pra duhet të pranohet nga të tjerët si e mirëqënë. Argumetimi synon në zbulimin e së vërtetës nëpërmjet bindjes. Pyetjet që mund t’i bëni vetes për të arritur në një arsyetim të shëndoshë janë:
• Çfarë argumentesh ka për këtë?
• Çfarë argumentesh ka kundër kësaj?
• A mund të më bindni me argumentet tuaja?
• A ju kam bindur me argumentet e mia?
• Cili argument do t’ju bindte?
Tipar tjetër dallies i mendimit kritik është gadishmëria për të sfiduar idetë e të tjerëve, pra aftësia për të mos pranuar diçka sit ë vërtetë derisa të jeni të bindur nëpërmjet argumnetave dhe arsyetimit që ai mëndim apo ajo ide është e saktë. Pra ju jeni të gatshëm:
• Të merrni vendime që mbështeten mbi fakte dhe prova mbi vlerësimin e provave.
• Të sfidosh idetë dhe vendimet e vetes.
• Të jësh i hapur për sfidat e të tjerëve.
• Të të shkojë ndërmend aftësia që e ke gabim.
E rëndësishme është që të kuptohet se të qënit mendjehapur nuk cënon integritetin e individit, përkundrazi afirmon vlerën tuaj si qënie njerëzore.
3. Aftësitë e të menduarit kritik.
Robert Ennis, thmelues i lëvizjes së mendimit kritik në SHBA ka dalluar 12 aspekte që ndihmojnë në përcaktimin e aftësive të të menduarit kritik. Janë parashtruar në formë pyetjesh dhe mund të ndihmojnë çdo shkrimtar në analizën kritike të një ideje:
1. Kapja e kutomi të një thënieje. A ka kuptim?
2. Gjykimi nëse ka paqartësi në arsyetim. A është e qartë?
3. Gjykimi nëse thëniet kundërshtojnë njëra-tjetrën. A është idja e qëndrueshme?
4. Gjykimi nëse patjetër vjen në përfundim. A është logjike?
5. Gjykimi nëse thnia është specifike sa duhet. A është e saktë?
6. Gjykimi nëse një thënie zbaton një parim? Andjek një rregull?
7. Gjykimi nëse thënie e vëzhgueshme është e besueshme. A është e përpiktë?
8. Gjykimi nëse garantohet një përfundim induktiv. A është e përligjur?
9. Gjykimi nëse është dalluar problem. A ka lidhje?
10. Gjykimi nëse diçka është supozim. A merret si e qënë?
11 Gjykimi nëse një ëprkufizim ëhstë i përshtatshëm. A është përkufizuar mirë?
12. Gjykimi nëse jjë thënie e marrë nga dikush është e pranueshme. A është e vërtetë?
Për Blum dhe bashkëpunëtorët e tij termi “të mënduarit kritik” është sinonim i termit “vlerësim”. Nga të gjitha ftësitë e tjera të të menduarit që Blum i quante “synime njohëse”, të menduarit kritik është i nivelit më të lartë.
KATEGORIA ÇELËSA TË PROÇESIT TË TË MENDUARIT
1. Njohja (të mbajturit mend dhe në kujtese) Thoni se ç’dini, ç’mbani mend, përshkruani, përsëritni, identifikoni, thoni se cili, kur, kë, ku, çfarë.
2. Të kuptuarit (interpretim dhe kuptim) Përshkruani me fjalët tuaja, thoni se çfarë mendoni për, thoni se çdo të thotë, shpjegoni, krahasoni, lidhni…
3. Zbatimi (të përdorurit e…) Si mund ta përdorni, ku të çon, demostro…
4. Analiza (zbërthimi) Cilat janë pjesët, rendi, arsyeja pse, shkaqet, problemet, zgjidhjet, pasojat…
5. Sinteza (montimi) Si mund të ishte ndryshe, çfarë tjetër, po sikur, të supozojmë, zhvillo, përmirëso, krijo në mënyrën tënde…
6. Vlerësimi (gjykimi dhe vlerësimi) Si do ta gjykonit, a ka sukses, a do të ecë, çfarë do të parapëlqenit, pse e mendono kështu….
4. Dallimi midis faktit dhe opinionit.
Fakti: Në vetvete fakti ëhstë i padebatueshëm. Fjalia faktike reflekton ekzistencën aktuale dhe ndodhshmëinë e diçkaje, gjëra të cilat mund të verifikohen objektivisht. Psh:
• Hëna është i vetmi satelit natyror i tokës.
• Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plotë në OKB në vitin 1983.
Kur faktet shprehen me numra quhen statistika. Statistikat quhen edhe fakte të paprovuara. Faktet e paprovuara sshpesh të çojnë në përfundime të gabuara.
Opinioni: analiza statistikore që do të thotë fakte të paprovuara, reflekton një opinion të caktuar. Opinion përbën atë të cilën dikush beson dhe kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë thjesh sepse dikush e beson. Opinionet marrin forma të ndryshme:
• Preferenca, përbën opinion shprehës të shijes personale: atë që dikush pëlqen ose nuk pëlqen. Fjali të tilla si: “Vrapi është ushtrim shumë i mirë fizik” shprehin preference jo fakte. Preferencat nuk kërkojnë ekzaminim kritik.
• Gjykimi, përbën një opinion të bazuar diku. Preferencat mund të shprehen me gykime. Psh: tipi i muzikës hip-hop më tepër sesa roku, reflektojnë shijet e rinisë.
5. Përfundimi dhe interpretimi.
Përfundimi përbën një vëzhgim ose konkluzion të bazuar në një fakt të caktuar apo një grup faktesh. Këto lloj ndërtimesh gjuhësore arrijnë në konkluzione për gjërat që nuk dihen në bazë të asaj që njihet dhe dihet. Psh:
• Hetuesi nxjerr përfundime se kush mund ta ketë vënë zjarrin në bazë të asaj që ka mbetur.
• Mekaniku arrin në një përfundim të caktuar për shkakun e prishjes së makinës në bazë të zhurmës që ajo bën.
Përfundimet janë të besueshme dhe të pabesueshme, të drejta dhe të gabuara. Psh:
• Vendi X po kalon krizë energjitike për shkak të rrjetit të vjetëruar. Përmirësime në rrjet nuk mund të bëhen për shkak të mungesës së fondeve.
• Numri i apartementeve dhe shtëpive të reja është trefishuar në 10 vitet e fundit. Pritet që numri i apartamenteve të rritet sepse kryetarja e bashkisë së qytetit ka aprovuar ndërtimin e pesë blloqeve të reja të banimit me nga 1000 apartamente secili.
Prej këtyre fakte mund të përfundohet se vitin e ardhshëm situate energjitike mund të jetë edhe më e rënduar dhe kështu kriza energjitike dhe ekonomike edhe më e thellë. Si çdo lloj përfundimi, edhe ky duhet t’i nënshtrohet analizës kritike e cila mund të nxjerrë këto fakte shtesë:
• Kriza energjitike është shkaktuar nga shterimi i burimeve ujorë.
• Mungesa e fondeve është e përkohshme sepse buxheti i ri s’është miratuar ende.
Kështu pra, faktet shtesë nxjerrin në pah se ekzaminimi i thellë kritik tregon se përfundimi original është i pabazuar.
Interpretimi ekzaminon faktet dhe opinionet në mënyrë që të arrijë t’i kuptojë ato. Interpretimet janë gjithmonë speculative. Ai përfaqëson një përpjekje për të depërtuar Brenda të dukshmës për të gjetur një të vërtetë më të thellë. Ngjarje të ndryshme politike, historike, shpesh na japin materialet për interpretim. Vërtetësia e vërtetimeve paraqet vështirësi të jashtëzakonshme [ër t’ verifikuar. Vetëm një analizë e kujdesshme do të nxjerrë në pah saktësinë e një interpretimi të caktuar për një ngjarje apo veprim.
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...