IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts





HYRJE

 Vitet e fundit, falë zhvillimeve të teknologjisë dhe rritjes në masë të përdorimit të kompjuterit e mjeteve të tjera elektronike, janë përhapur edhe forma të reja të edukimit, të ndryshme nga ato tradicionale. Gjithnjë e më tepër, institucionet akademike dhe ato të edukimit në botë po zhvillojnë programe të edukimit në distancë.

 Të mësuarit në distancë jo vetëm e zgjeron gamën e aktiviteteve, në të cilat mund të përfshihen profesionistët e edukimit për zhvillimin e tyre profesional dhe plotësimin e kërkesave të programit, por, për më shumë, ofrojnë disa përparësi, si:

     - mundësia e përfshirjes në to e një numri të pakufizuar të fëmijëve në bazë të moshës dhe
     - liria që ka fëmija t’i ndjekë këto aktivitete në kohën dhe vendin më të përshtatshëm për të.


Ky projekt ka për qëllim të ofrojë një kuadër rregullator për përkufizimin e aktiviteteve të të mësuarit në distancë për fëmijët shqiptarë në diasporë, si dhe kriteret e cilësisë që këto aktivitete duhet të përmbushen në kuadër të procesit të edukimit. Rolet dhe përgjegjësitë e përfshira në procesin e edukimit, si dhe procedurat që lidhen me të janë të njëjta me ato të aktiviteteve të drejtpërdrejta të edukimit në vazhdim.

Në këtë projekt, me aktivitete të të mësuarit në distancë do t’i nënkuptojmë ato aktivitete të edukimit për fëmijët e gjuhës shqipe në diasporë, të cilat ofrohen nëpërmjet incizimeve audio dhe/ose video, materialeve të regjistruara në Compact Disc ose Digital Versatile Disc (DVD), të ofruara “online” nëpërmjet një faqeje edukative në internet, materialeve të printuara ose një përzierje e të gjitha metodave të mësipërme. Kjo listë nuk mund të konsiderohet gjithëpërfshirëse. Ky dokument duhet të mbulojë akreditimin e aktiviteteve “live” të edukimit në vazhdim, si dhe materialet “online” që mund të shpërndahen për t’i mbështetur këto aktivitete.


Të mësuarit në distancë është procesi ose sistemi mësimor që realizohet nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik ose materialeve të shtypura (printuara) për fëmijët në diasporë si në kohë reale, ashtu edhe në kohë të ndryshme dhe në distancë nga burimi edukativ dhe nga njëri-tjetri.

Aktivitete të të mësuarit në distancë
janë të gjitha aktivitetet që synojnë t’i përmbushin nevojat e fëmijëve të gjuhës shqipe në diasporë, duke ua ofruar mundësinë të zgjedhin kohën, vendin dhe mënyrën më të përshtatshme për të mësuar, pa qenë të pranishëm fizikisht në një klasë ose mjedis tradicional mësimi.

Ofrues të aktiviteteve të të mësuarit në distancë
janë të gjitha institucionet, fitimprurëse ose jo fitimprurëse, që janë përgjegjës për shpërndarjen e materialit didaktik, si dhe për monitorimin dhe vlerësimin e pjesëmarrjes në aktivitet. Ky institucion mund të jetë i njëjtë ose i ndryshëm nga institucioni përgjegjës për zhvillimin e materialit didaktik. Nga procesi i vlerësimit dhe i akreditimit përjashtohen ato institucione që prodhojnë ose tregtojnë mallra , të cilat konsiderohen si palë të interesit komercial. Këto të fundit mund të mbështesin financiarisht aktivitete të edukimit në vazhdim, në përputhje me politikat e parashikuara nga institucioni akreditues për mbështetjen financiare dhe konfliktin e interesit, por jo të ofrojnë aktivitete të akredituara në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Material didaktik
do të quhet i gjithë informacioni i dallueshëm nga pjesëmarrësi në aktivitetin e të mësuarit në distancë, qoftë nëpërmjet faqes së internetit, CD-së, DVD-së ose materialeve të printuara.

Aktivitetet e të mësuarit në distancë janë ato që synojnë t’i përmbushin nevojat e fëmijëve në diasporë, duke ua ofruar mundësinë të zgjedhin kohën, vendin dhe mënyrën më të përshtatshme për të mësuar, pa qenë të pranishëm fizikisht në një klasë ose mjedis tradicional mësimi. Lloji i aktivitetit në distancë përcaktohet kryesisht nga mjeti i teknologjisë së përdorur. Disa nga llojet e aktiviteteve të edukimit në distancë janë:

Aktivitete të të mësuarit në distancë, të bazuara në materiale të printuara
Në këto lloj aktivitetesh përdoren materiale të printuara, si burimi kryesor i informacionit edukues, në mënyrë të veçantë për pjesën e vetëstudimit. Këto materiale mund të përfshijnë libra, teste, broshura, etj.

Aktivitete të të mësuarit në distancë, të bazuara në përdorimin e kompjuterit
Në këto aktivitete, kompjuteri është burimi kryesor i përdorimit të materialit didaktik, i cili mund të shpërndahet nëpërmjet CD-së ROM-it, USB-së, DVD-së ose programe “software”.

Aktivitete të të mësuarit në distancë të bazuara në përdorimin e internetit
Në këto aktivitete, materiali didaktik shpërndahet nëpërmjet faqeve didaktike të internetit. Ky grup përfshin edhe aktivitete sinkrone, si grupe trajnimi virtuale, komunikime me shkrim në kohë reale (chat) dhe uebkonferencat audio/video, si dhe aktivitete asinkrone, si e-mail, programe interneti ndëraktive dhe shkarkimi i materialeve audio ose video.
Përllogaritja e krediteve për aktivitetet e të mësuarit në distancë kryhet sipas kriterit një orë – një kredit, bazuar vetëm në orët efektive.


Librat e të mësuarit në distancë për uebfaqe do t’i përfshijnë këto lëndë: Gjuhë shqipe, Histori, Gjeografi, Art, Kulturë, si dhe do të ketë hapësirë të librave shkollorë edhe për minoritete.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels