IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

C’eshtë motivimi?
Motivimi është gjendje e brendshme që gjallëron, drejton dhe mbeshtet sjelljen.
Studimi mbi motivimin përqndrohet në mënyrën se si njerëzit ndërmarrin veprime të drejtuara drejt qëllimeve specifike sa kohë u duhet te ingranohen në veprimtari, sa intensivist janë të përfshirë në
veprimtari, sa këmbëngulës janë në përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet dhe cfarë mendojnë e ndiejnë gjatë këtij procesi.

Cili eshte ndryshimi midis motivimit të brendshëm dhe të jashtëm?  
Motivimi i brendshë eshte prirja e natyrshme per te kerkuar e per te mposhtur sfida, ndersa ndjekim interesat vetjake dhe ushtrojme aftësitë  tona  motivim është të bësh dicka kur nuk je i detyruar ta besh. Motivimi i brendshëm mbështetet në faktorë që nuk lidhen me vetë veprimtarinë. Ne të vërtetë, ne nuk jemi të interesuar për veprimtarinë për hir të saj; na interëson vetëm ajo se cfa'rë do të përtojmë prej saj.

Si lidhet vatra e shkakësisë me motivimin? Ndryshimi
thelbësor midis motivimit të brendshëm e te jashtëm është arsyeja
e njeriut për të vepruar, domethënë, nëse vatra e shkakësisë për
veprim është brenda apo jashtë personit. Në qoftë se vatra eshtë e
brendshme, motivimi është i brendshëm; nëse vatra është e jashtme, motivimi eshtë i jashtëm. Ne shumicën e rasteve, motivimi ka elemente të të dyjave. Në të vërtetë, motivimi i brendshëm dhe i jashtëm mund të jetë i përbërë prej dy prirjesh të ndara — të dyja mund të veprojnë në të njëjtën kohë, në një situate të dhënë.


Ciliët janë faktorfit kyc në motivim sipas nje pikëpamjeje bihejvioriste? Humaniste? Konjitive? Sociokonjitive? Sociokulturore? Bihejvioristëtpriren të theksojnë motivimin e jashtëm të shkaktuar nga nxitësit, shpërblimet dhe ndëshkimi. Pikëpamiet humanistetheksojnë motivimin e brendshëm të krijuar nga nevoja per zhvillim vetjak, përmbushje vetjake dhe vetëvendosje. Pikepamjet konjitive theksojne  kërkimin aktiv të njeriut për domethënie, kuptim e zotësi dhe fuqine e atribuimeve dhe të interpretimeve nga ana e tij. Teoritë sociokonitive marrin në konsideratë si interesimin e bihejvioristëve per pasojat e sjelljes, ashtu edhe interesin e knjitivistëve për efektin e besimeve dhe të pritshmërive individuale. Shumë Shpjegime sociokonjitive me
ndikim të madh në motivim mund të karakterizohen si teori te pritshmerise X vlerë . Pikëpamjet sociokulturore theksojne pjesëmarrjen legjitime të angazhuar dhe identitetin brenda një bashkësie.

C’jan teoritë e pritshmëris X vlerë? Teoritë e pritshmërisë X vlerë sugjerojnë se motivimi për të arritur një qëllim, ështe produkt i pritshmërive tona per sukses dhe i vlerës që ka qëllimi për ne. Në qoftë se njëri syresh është zero, motivimi ynë është gjithashtu zero.

C’ështe  pjesëmarrja legjitime periferike? Pjesëmarrje legjitime periferike do të thotë që llestarët të jenë vërtet të përfshirë në punën e grupit, edhe sikur aftësitë e tyre të jenë të pazhvilluara dhe kontributet e tyre të vogla. Identitetet e mësuesit të ri dhe të ekspertit janë të lidhura me pjesëmarrjen e tyre në komunitet. Ata motivohen të mësojnë vlerat dhe praktikat e komunitetit, për të ruajtur identitetin e tyre si anëtarë të komunitetit.

Motivim Një gjendje e brendshme që zgjon, drejton dhe ruan sjelljen.
Motivim i brendshëm Motivim që lidhet me veprimtari që janë shpërblim në vetvete.

Motivim i jashtëm Motivim i krijuar nga faktorë të jashtëm, si shpërblimet dhe ndëshkimet.

Vatra e shkaktësise Vendndodhja e brendshme ose e jashtme e shkakut të sjelljes.

Shperblim Objekt ose ngjarje tërheqëse që jepet si pasojë e një sjelljeje.
Nxitës Objekt ose ngjarje që inkurajon ose shkurajon sjelljen.

Interpretim humanist Vështrim mbi motivimin që thekson lirinë vetjake, zgjedhjen, vetëvendosjen dhe përpjekjen për rritjen vetjake.
Teoritë mbi pritshmerinë X vlerë Shpjegime të motivimit që theksojnë pritshmëritë e individëve për sukses, të ndërthurura me vlerën që ata i vënë qëllimit.

Pikepamje sociokulturore mbi motivimin Këndvështrime që theksojnë pjesëmarrjen, identitetet dhe marrëdhëniet ndërpersonale brenda bashkësive të praktikës.

Pjesemarrje legjitime periferike Përfshirje e vërtetë në punën e grupit, edhe pse aftësitë tuaja nuk janë të zhvilluara sa duhet dhe kontributet të vogia.

Nevojat

Sipas teorisië se Maslout, dallimi i nevojave të mungeses
nga nevojat e qenies. Maslou ka quajtur nevoja të mungesës katër nevoja të nivelit me  te  ulët: mbijetesën, sigurinë, përkatësinë dhe të vetërespektin. Kur këto nevoja plotësohen, motivimi për
përmbushjen e tyre bie. Ai ka quajtur nevoja të qenies tri nevoja të nivelit rnë të lartë: arritjen intelektuale, vlerësimin estetik dhe vetërealizimin. Kur këto plotësohen, motivimi i njeriut rritet,
duke kërkuar plotësime të tjera.

Cilat janë nevojat themelore që ndikojnë në motivim
dhe si ndikon vetëvendosja në motivim? Teoria e vetëvendosjes sugjeron se motivimi ndikohet nga nevoja për zotësi, autonomi, kontroll dhe lidhje. Kur nxënësit përjetojnë ndjenjën e vetëvendosjes, ata janë të motivuar së brendshmi — janë më të interesuar për punën e tyre, kanë sens më të lartë per verërespektin dhe mesojne me shumë. A e përjetojnë nxënësit ndjenjën e vetëvendosjes apo jo, varet pjesërisht nga fakti nëse komunikimi i mësuesit me nxënësit i pajis ata me informacion apo kërkon t’i vendosë ata nën kontroll. Përvec kësaj, mësuesit duhet të njohin psikologjinë e nxënësve, të ofrojnë zgjedhje, të sjellin argumente logjike për kuzimet dhe ta trajtojnë performancën e dobët të nxënësit si problem që duhet zgjidhur dhe jo si objekt per kritikë.

Hierarkia e nevojave Modeli i Maslout për shtatë nivele të nevojave njerëzore, duke lluar nga kërkesat elementare ziologjike deri te nevoja për vetërealizim.

Vetërealizim Përrnbushja e potencialit që ka njeriu.

Nevoja të mungesës Katër nevoja të nivelit më të ulët, sipas Maslout, të cilat duhet të plotësohen të parat.

Nevoja të qenies Tri nevoja të nivelit më të lartë, sipas Maslout, nganjëherë të quajtura edhe nevoja të rritjes.

Nevoja për autonomi Dëshira që veprimet tona të përcaktohen nga vullnetet tona, jo nga shpërblimet ose trysntë e jashtme.

Teoria e vleresimit konjitiv Teori që sugjeron se ngjarjet ndikojnë në motivim nëpërmjet perceptimit të tyre nga individi, si kontrolluese të sjelljes ose si sjellëse të informacionit.


Orientimet drejt qëllimit

C’lloje qëllimesh janë më motivuese? Qëllimet e rritin motivimin, në qoë se janë specike, relativisht të vështira dhe të mundshme per t’u arritur në të ardhmen e afërt.

Përshkruani qellimet e zotërimit, të performancës, të shmangies ndaj puniës dhe qëllimet shoqërore. Qëllimi i zotërimit është synimi për të tuar njohuri dhe zotëruar aftësi, cka i con nxënësit të kërkojnë sda dhe të këmbëngulin kur ndeshin në vështirësi. Qëllimi i performances është synimi per të marrë nota të mira apo për t’u dukur me i zgjuar ose me i zoti se të tjerët, ck           
i bën nxënësit të jenë të preokupuar për veten e tyre dhe për faktin se si duken në sytë e të tjerëve (nxënës të përfshirë nga egoja). Nxenësit mund t’i përqafojnë këto dy lloje qëllimesh ose t’u shmangen por problemet janë me të mëdha në rastin kur u shmangen. Një lloj tjetër shmangieje vihet re te nxënësit që i shmangen punës, të cilët thjesht duan të gjejnë rrugën më të lehtë per ta kapercyer situatën. Nxënësit me qëllime shoqërore mund të mbështeten ose të pengohen në të nxënët e tyre, në varësi të qëllimit specik (p. sh., mund të bëjnë gallatë me shokët ose të nderojnë familjen e tyre).

Cfarë e bën të efektshëm përcaktimin e qëllimit në klasë?
Qe përcaktimi i qëllimit në klasë të jetë i efektshëm, nxënësit kanë nevojë për opinione të sakta rreth përparimit të tyre drejtqëllimeve dhe duhet t’i pranojnë qëllimet që u janë caktuar. Përgjithësisht, nxënësit janë më të gatshëm të adoptojnë qëllime  që u duken realiste, mesatarisht të vështira, të kuptimta dhe që për vleren e te cilave u jane dene argumente te shendosha.


Nevoja për organizim
Cilat janë sfdat e drejtimit të klasës? Klasat nga natyra janë shumëdimensionale, plot me veprimtari të njëkohshme, me temp të shpejtë e të menjëhershëm, të paparashikueshme,

publike dhe të ndikuara nga historia e nxënësve dhe veprimet e mësuesit. Mësuesit i duhet t’i manovrojë me shkathtësi këto elemente cdo ditë. Veprimtaria e frytshme në klasë kërkon
bashkëveprimin e nxënësve. Mbajtja e bashkëveprimit është e ndryshme për cdo grupmoshë. Nxënësit e vegjël mësojnë se si “të shkojnë në shkollë” dhe kanë nevojë të mësojnë procedurat
e përgjithshme të shkollës. Nxënësit më të rritur kanë nevojë të mësojnë vecantitë e duhura për të punuar në lëndë të ndryshme. Puna me adoleshentët kërkon që mësuesit të kuptojnë
fuqinë e grupit të bashkëmoshatarëve adoleshentë.

Cilat janë qëllimet e drejtimit efkas të klasës?   Qëllimet e drejtimit efkas të klasës janë që të krijohet kohë e bollshme për të mësuar; të përmirësohet cilësia e shfrytëzimit të kohës duke
I mbajtur nxënësit të angazhuar aktivisht; të bëhet e sigurt që strukturat e pjesëmarrjes të jenë të qarta, të drejtpërdrejta dhe te sinjalizuara me konsekuencë; të nxitet vetëdrejtimi, vetëkontrolli dhe përgjegjësia e nxënësit.
Drejtim i klasës Teknika që përdoren për të mbajtur një mjedis
Mësimor të shëndetshëm,relativisht të cliruar nga probleme të sjelljes.
 Kohë e dedikuar Koha e caktuar për të mësuar.

Kohë e të nxënit akademik Koha kur nxënësit janë duke e kryer realisht me sukses një detyrë mësimore.

Kohë e angazhuar/Kohë në punë Kohë e shpenzuar duke mësuar aktivisht.

Struktura të pjesëmarrjes Rregulla që përcaktojnë mënyrën e marrjes pjesë në veprimtari të ndryshme.

VetëdrejtimDrejtimi i sjelljes nga individi dhe pranimi i përgjëgjësisë për veprimet e tij.

Krijimi i një mjedisi miësimor pozitiv
Të bëhet dallim midis rregullave dhe procedurave.
Rregullat jane përcaktime specifke për cka lejohet dhe nuk lejoheti në  klase.ato zakonisht shkruhen ne forme dokumenti ose afishohen
Procedurat kane te bëjnë me detyrat administrative, levizjet  e nxenesve mirembajtjen e mjedisit dhe rutina për kryerjen e mësimeve, nderveprimet midis nxënësve dhe
mësuesve dhe ndërveprimet midis nxënësve. Rregullat mund të shkruhen në kuadrin e të drejtave dhe nxënësit mund të përftojnë: duke marrë pjesë në vendosjen e këtyre rregullave.
Për respektimin dhe shkeljen e ketyre rregullave dhe procedurave duhe te sanksionohen pasoja, ne menyre qe mesuesi dhe nxënësit të dinë se cvjen me pas.

Të bëhet dallim midis sistemimeve të hapësirës sipas
territoreve personale dhe zonave të interesit. Ekzistojnë dy lloje themelore organizimi të hapësirës: territorial (organizimi tradicional i klasës) dhe funksional (ndarje e hapësirës në zona interesi ose te punës). Shpesh kriter është eksibiliteti. Konsiderata të rëndësishme për zgjedhjen e sistemimeve fzike prej mësuesit janë lehtësia per marrjen e materialeve, volitshmëria, privatësia kur është e nevojshme, lehtësia e mbikëqyrjes së nxënësve dhe gatishmëria për të rivlerësuar planimetrinë.

C’probleme dreitimi ngre përdorimi i kompjuterave në
klasë?Nëse në klasë ka kompjutera, është vecanërisht e rendesishme që procedurat të jenë të qarta. Pavarësisht nëse në klasë ka vetëm një kompjuter, disa apo më shumë, mësuesit duhet të mendojnë mire se c’duhet të dinë nxënësit për të kryer detyra të zakonshme, duhet t’u mësojnë procedurat e përdorimit dhe të sigurojnë udhëzime të shkruara, të lehta për t’u zbatuar dhe të lehta per t’u gjetur. Nxënës ose prindër vullnetarë mund të trajnohen si ndihmës ekspertë. Dhënia e roleve të ndryshme, nxënësve të ndryshëm për administrimin e detyrave kompjuterike, e bëjnë më të lehtë përdorimin e tyre.

Krahasimi i javës së parë të shkollës midis drejtuesve të
efektshëm të klasës dhe atyre të paefektshëm. Drejtuesit e efektshëm të klasës i shpenzonin ditët e para te shkollës duke u mësuar nxënësve një numër rregullash e procedurash funksionale dhe lehtësisht të kuptueshme, duke përdorur njëkohësisht shumë shpjegime, shembuj e punë praktike. Nxënësit merreshin me veprimtari të organizuara dhe të këndshme dhe mësonin të punonin bashkërisht në grup. Karakteristike per mësuesit e efektshëm ishin reagimet e shpejta, të vendosura, të qarta dhe konsekuente në lidhje me shkeljen e rregullave. Përvec kësaj, atae kishin planifkuar mësimin me kujdes, duke shmangur ndonjë deryrë të minutës së fudit, që do t’i largonte prej nxënësve. Ne radhë të parë, mësuesit merreshin me shqetësimet më të ngutshme të fëmijëve. Kurse drejtuesit e paefektshëm, në të kundërt, i ndryshonin nga dita në ditë procedurat për kryerjen e detyrave rutinë dhe as ua mësonin ato nxënësve, as ua praktikonin. Nxenësit fllonin të bisedonin me njëri-tjetrin, sepse s’kishin asgjë t'e dobishme per te bërë. Mëuesit e paefektshëm iknin shpesh
nga klasa. Shumë syresh zhyteshin në shkrimin e shkresurinave ose merreshin vetëm me një nxënës. Ata nuk kishin bërë plane se si t’ia dilnin mbanë me probleme të zakonshme, si ardhja me
vonesë e nxënësve ose ndërprerjet e mësimit.

Procedura/rutinaHapat e përcaktuar për t’u zbatuar gjatë një veprimtarie.
RregullaDeklarime që specifkojnë sjellje të pritshme dhe të ndaluara; përcaktim i gjërave që lejohen dhe që nuk lejohen.

Pasoja të natyrshme/llogjike Në vend që nxënësit të ndëshkohen, vihen t’i bëjnë gjërat edhe një herë për t'i ndrequr ose, në njëfarë mënyre, përballen me pasojat që rrjedhin natyrshëm prej veprimeve të tyre.

Zonë veprimiZonë e  një klase ku zhvillohet pjesa më e madhe e ndërveprimit.

Mbajtja e një mjedisi të mirë për të mësuar Si arrijnë mësuesit të nxisin angazhimin? NE përgjithësi,
me rritjen e mbikëqyrjes nga ana e mësuesit, edhe koha e angazhimit të nxënësit rritet. Kur detyra vetvetiu i jep nxënësit sinjale të vazhdueshme se c’duhet të bëjë më tej, zelli i tij do të jetë
më i madh. Veprimtaritë që përmbajnë hallka të qarta, kanë prirje të bëhen më tërheqëse, sepse një hallkë e con natyrshëm te tjetra. T’ua bësh të qarta dhe konkrete nxënësve kërkesat e punës, t’u sigurosh materialet e nevoshme dhe të monitorosh veprimtaritë — të gjitha rritin angazhimin.

Shpjegoni faktoriët qië parandalojnë problemet e drejtimit ne klasë sipas identifkimit të tyre nga Kounini. Per te krijuar mjedis pozitiv dhe për të parandaluar problemet, mësuesit duhet të marrin në konsideratë ndryshimet individuale, të mbajnë gjallë motivimin e nxënësit dhe të përforcojnë sjelljet pozitive. Sipas Kouninit, mësuesit e suksesshëm në parandalimin e problemeve janë të aftë në katër fusha të përshkruara prej tij: syceltësia, njëkohshmëria, fokusimi te grupi dhe menaxhimi i lëvizjeve. Nëse duhet të japin ndëshkime, duhet t’i japin me qetësi dhe privatisht. Përpos zbatimit të ideve të Kouninit, mësuesit mund t’I parandalojnë poblemet në klasë edhe duke krijuar një bashkësi përkujdesi, edhe duke u mësuar nxënësve se si të vënë në perdorim aftësitë shoqërore dhe aftësitë e vetërregullimit emocional.

Si i ndihmojnë mësuesit nxënesit për te formuar lidhje me shkolln? Per të lluar ndërtimin e lidhjeve, mësuesit duhet t’i shpalosin qartë kërkesat e tyre si per ecurinë mësimore të nxënësve, ashtu edhe per sjelljet e tyre. Respekti për nevojat dhe të drejtat e nxënësve duhet të jetë në qendër të procedurave të klasës. Nxënësit kuptojnë se mësuesit kujdesen per ta, kur mësuesit përpiqen t’i bëjnë mësimet interesante, kur janë të drejtë e të ndershëm me ta, kur sigurohen se ata i kuptojnë mësimet dhe kur zotërojnë mënyra për t’i zgjidhur me sukses shqetësimet dhe preokupimet e nxënësve.
Syceltësia Sipas Kouninit, të qenët në dijeni të gjithckaje që ndodh në një klasë.
Njëkohshmëri Mbikëqyrje e disa veprimtarive në te njëjtën kohë.
Fokusim te grupi Aftësia për të mbajtur të angazhuar sa më shumë nxënës që të jetë e mundur.
Menaxhim i lëvizjes Mbajtje e mësimeve dhe e lëvizjes së grupeve në temp të përshtatshëm (dhe të epshëm), me kalime të qeta dhe në mënyrë të larmishme.

Trajtimi i problemeve të disiplinës
Përshkruani katër nivele nderhyrjesh në raste sjelljesh të palejueshme. Se pari, mësuesit shihen sy më sy me nxënësin ose përdorin sinjale të tjera pa fjalë, pastaj përdorin aluzione me fjale te thjesht duke ndërfutur emrin e nxënësit në mësim. Pastaj mësuesi pyet nxënësin që prish disiplinën, nëse
eshtë i vetëdijshëm per efektet negative të veprimeve të tij ose të saj, pastaj i rikujton procedurën dhe e ngarkon ta zbatojë me korrektësi. Në qoftë se kjo nuk funksionon, mësuesi mund t’i kërkojë nxënësit të thotë rregullën ose procedurën e saktë, pastaj i kërkon ta zbatojë ate dhe vazhdon t’i kërkojë, në formë të qartë e të prerë, por joarmiqësore, të heqë dorë nga sjellja e pahijshme. Në qoftë se edhe kjo dështon, mësuesi mund t’i ofrojë një alternative — ose nxënësi të heqë dorë nga sjellja e keqe, ose të takohen mënjanë per të biseduar rreth pasojave.

C’mund të bëìjnë mësuesit në lidhje me bullingun, talljen dhe bullingun në internet?
Mësuesit shpesh e nënvlerësojnë ashpërsinë e konikteve dhe të bullingut që ndodhin në shkolla ndërmjet nxënësve. Bullingu përfshin si zhbalancimin e fuqive zike midis nxënësve, ashtu edhe përpjekjet e përsëritura per të dëmtuar tjetrin, dhe është dukuri që mund të ndodhë në mjedise të ndryshme jo vetëm në shkollë, por edhe jashtë saj. Mësuesit duhet ta konsiderojnë bullingun si formë dhune dhe për eliminimin e tij duhet të përdorin po ato strategji që do të përdornin edhe për eliminimin e akteve të tjera të dhunës. Parandalimi i bullingut, fjala vjen, mund të materializohet në formën e krijimit të një bashkëse respektuese në të cilen zhvillohen diskutime rreth koniktit, por edhe në sigurimin e vendeve të posavme në të cilat nxënësit mund të raportojnë sulmet kundër tyre. Nxënësit mund të përtojnë edhe nga ndermjetësimet midis bashkëmoshatarëve.

Cilat janë disa nga problemet në klasat e nëntëvjecares?
Mësuesit që punojnë në shkollat nëntëvjegare, duhet të jenë të përgatitur per  t’u marrë me nxënësit që nuk i kryejnë detyrat mesimore, që shklën vazhdimisht të njëjtën rregull ose që i sdojnë
mësuesit hapur. Këta nxënës ndoshta janë edhe duke përjetuar
shkaqe stresuese të panjohura dhe të fuqishme për ta. Si perfundim, nxënësit e nentëvjecares mund te përtojnë, në qoftë se mesuesit u sigurojnë mundësi ose u tregojnë burimet prej nga këta nxenës mund të kërkojnë ndihmë e mbështetje. Mësuesit mund ta konsiderojnë të dobishëm edhe konsultimin e tyre me keshilltarët psikologë, si dhe me prindërit dhe kujdestarët e nxënësve.

Dhuna në shkolla

C’mund të bëhet për dhunën në shkolla? Ne të vërtetë, dhuna në shkolla është në rënie, po, gjithsesi, incidente të tilla si të shtënat me armë në shkolla kanë terhequr vëmendjen e
mediave. Grupi me i mundshëm per të rënë viktimë e dhunës jovdekjeprurëse janë të rinjtë e moshës 12-24 vjec — shpesh në mjediset e shkollës. Një mënyrë per të parandaluar dhunën,
është të krijohen klasa ku të sundojë dashamirësia e respekti. Eshtë vecanërisht e rëndësishme të respektohen trashëgimitë kulturore të nxënësve, pa cënuar njëkohësisht pritshmëritë e larta në mësime. Ndërmjetësimi midis bashkëmoshatarëve është një mundësi e mire per te parandaluar dhunën në shkolla. Hapat per ndërmjetësimin e bashkëmoshatarëve janë: (1) Te identikojnë së bashku natyrën e koniktit. (2) Te‘ shkëmbejnë pozitat dhe interesat. (3) Te shkembejnë këndvështrimet. (4) Ta sendërgjojnë të paktën tri pika pajtimi që lejojnë përtim të ndërsjellë. (5) Te arrijnë një marrëveshje integruese.

Nevoja për komunikim

Ckuptohet me “të dëgjuarit empatik"? Kur lindin probleme, komunikimi midis mësuesit dhe nxënësit është me rëndësi paresore. Te gjitha ndërveprimet mes njerëzve, madje edhe heshtja
ose shperfillja, kumtojnë njëfarë mendimi. Te dëgjuarit empatik dhe aktiv mund te jetë një celës i dobishëm kur nxënësit ia paraqesin problemet mësuesve. Mësuesit duhet t’ua persërisin nxënësve
ate që kanë dëgjuar prej tyre. Kjo përsëritje është më shumë sesa thjesht ligjërim mekanik fjalësh të dëgjuara; ajo duhet te perthithë emocionet, synimin dhe kuptimin në brendësinë e saj.

Të bëhet dallim midis stileve pasive, të rrepta dhe të prera.
Stilti pasiv mund të shfaqet në shumë forma. Ne vend që t’i thuhet nxënësit dtejtpërdrejt se cfarë të bëjë, mësuesi thjesht komenton sjelljen, i kërkon nxënësit të mendojë rreth veprimit të përshtatshëm ose i bën kërcënim, por duke mos e vënë kurrë në zbatim. Ne stilin reagues të rreptë , mësuesit mund te bejnë deklarime “akuzuese” ndaj nxënësit të cilin e dënojnë, por pa pohuar qartë se cduhet të bëjë nxënësi. Reagimi i prerë  u komunikon nxënësve se mësuesi interesohet aq shumë per ta dhe per procesin e të nxënit, saqë s’mund të lejojë që sjellja e gabuar të vazhdojë. Mësuesit e prerë e deklarojne  qartë se c’presin prej nxënësve.

Rregulla e perifrazimit Procedurë sipas së cilës dëgjuesit, përpara se të lejohen të përgjigjen. duhet të përmbledhin me saktësi atë që ka thënë një folës.

Të dëgjuarit empatikTë kuptuarit e qëllimit dhe emocioneve që qëndrojnë prapa asaj cka thotë një njeri  dhe t'i reektosh ato duke i parafrazuar.
Mesazhi “Unë" Deklarim i qartë, joakuzues, se si dicka ndikon mbi ju.
Disiplinë e rreptë Stil reagues i qartë, i prerë dhe joarmiqësor.

Drejtim kulturalisht i ndjeshëm Marrja në konsideratë e kuptimeve dhe e stileve kulturore në hartimin e planeve të drejtimit dhe të qenit i ndjeshëm ndaj nxënësve.

Kërkues zemërdhembshur Mësues të efektshëm me nxënësit afreamerikanë që karakterizohen dhe nga kërkesa të larta, edhe nga një kujdes i madh për nxënësit e tyre.




 Kalaja e Borshit (ose Kalaja e Sopotit siç njihet ne histori) ndodhet mbi një kodër të fshatit Borsh që është 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. 

Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në Veri të fshatit Borshi dhe ne perëndim te Fterres. Sipërfaqja e saj është shkëmbore. Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare. Mbeturina muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore në një gjatësi prej rreth 10 metra dhe një lartësi prej 1,33 m. Në sipërfaqen e qytezës, janë gjetur fragmente enësh me vernik të zi, të shekullit të IV para erës sonë (periudha pare). Periudha e dytë, që shkon nga mesi i shek. IV deri nga mesi i shekullit I p.e.s., shënon zhvillimin më të madh të qytetit. Gurët janë punuar në forme të tillë që faqja e jashtme të jetë e fryrë, ndërsa faqet e tjera të jenë të rrafshëta që e afron për nga teknika me muret e Butrintit 
Në këtë kohë ai zhvillohet gradualisht si një qytet i formuar dhe zë një sipërfaqe prej 57 ha. Në shekullin IV-I p.e.s qyteti fillon të zgjerohet jo vetëm në pjesën e sipërme të kodrës, por dhe në shpatet Perëndimore dhe në zonën Veriore të saj.. Në fillim ai del jashtë kontureve, duke u shtrirë në shpatin Perëndimor dhe zbret me muret e tij rrethues deri në mesin e kodrës, duke mbyllur një rrethim të plotë. Linja e murit, në dallim nga muret e fazës së parë, karakterizohet nga kthesa të vazhdueshme me kënde të ngushta, që i japin pamjen e dhëmbëve të sharrës. Në perandorinë e Bizantit, perandori Justiniani e vuri atë në listën e fortifikimeve në vitet 527-565. Sopoti përmendet me 1192 në Kujtimet e Ana Komnenes vajzës së Perandorit te Bizantit Aleksi I Komnenai. Kosmografi i mbretit Ruxher të Sicilisë sikulo-arabi Al-Idrizi, bën një përshkrim të brigjeve të Shqipërisë dhe në veprene tij "Kitab Ruxher" këtë vend e quan Sopot. Ndërsa në vitin 1458 na shfaqet nën Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit (Arcontea Sopotu) dhe në vitin 1266, Sopoti gjendet në pushtetin e Karlit I të Azhuinëve francezë e më pas në duart e kalorësve gjermanë e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut. Në periudhën e mesjetës ajo u përshtat për garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plotë të fortifikimit në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Xhamia ne kala ështe ndertuar nga haxhi Bendo, mbeshtetesi i Ali Pashe Tepelenes ne keto ane

Kalaja e Beratit e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Përmendet në dokumenta
historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s.. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).jë nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro Arbëror i Beratit. Tiranë 1990, fq. 9-11). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m (Berati, Historiadhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku (Apollon Baçe, qyteti i fortifikuar i Beratit, Monumentet 2, 1971, fq.43-63), ndodhet një monogram me tulla të kuqe që i përket ndërtimeve bizantine të vitit 1204. I ndërtuar ashtu si i gjithë kompleksi mbrojtës nga Despoti i Epirit Mihal I Porta me monogramin në formë kryqi me inicialet M.K. edhe sot ruan po këtë emër “Porta e Mihal Komnenit”.



Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në
shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.
Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.


Kalaja e Badhrës ndodhet në Jug-Perëndim të fshatit Borsh dhe shtate kilometra nga Fterra

Kalaja ka formën e një elipsi të çrregullt. Kalaja e Badhrës si nga teknika e ndërtimit të mureve, 2 m lartësi (me gurë të papunuar) me përmasa mesatare e të vogla dhe pa lidhje llaçi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë, 1500-1200 vjet para Krishtit. Linja e murit është gjarpëruese, e parregullt, e pasigurt, duke iu përshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga rrëzime shkëmbore, si një ndërtim i bërë pjesë-pjesë. Sipërfaqja brenda mureve është pjesërisht shkëmbore dhe nuk ka gjurmë banimi. Fortifikimi nuk është llogaritur për një kohë të gjatë, por vetëm për qëndresa kundër grabitësve. Këto të dhëna na japin fizionominë e një vendbanimi fisnor, ku bashkësia patriarkale është vendosur në një territor të përshtatshëm për blegtorinë. Jashtë mureve të kalasë (në anën Veriore e Perëndimore) ruhen rrënojat e 15 banesave, të cilat kanë rëndësi sepse janë banesat e para të epokës së bronzit në Shqipëri. Ato hedhin dritë mbi organizimin fisnor patriarkal të shoqërisë ilire të asaj kohe. Kalaja e Badhrës është e një periudhe me kalatë e tjera ilire të zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: në Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrën kemi modelin më të hershëm të lindjes së fortifikimit. Ajo përfaqëson etapa të ndryshme në realizimin e lidhjes midis hapësirës së fortifikuar dhe asaj të banuar. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janë zbuluar banesa në formën rrethore. Venbanimi datohet në bronzin e mesëm e të vonë.



Lista e kalave në Shqipëri

 Kalaja e Badhrës
 Kalaja e Bashtovës
 Kalaja e Beratit 
Kalaja e Borshit 
Kalaja e Drishtit
 Kalaja e Durrësit
Kalaja e Elbasanit
 Kalaja e Gjirokastrës 
Kalaja e Kaninës 
Kalaja e Kardhiqit
 Kalaja e Krujës
 Kalaja e Lëkurësit
 Kalaja e Lezhës 
Kalaja e Libohovës
 Kalaja e Margëlliçit
 Kalaja e Peqinit
 Kalaja e Petrelës 
Kalaja e Pogradecit
 Kalaja e Porto Palermos
 Kalaja e Prezës
 Kalaja e Rodonit 
Kalaja e Shkodrës
 Kalaja e Shtëpëzës
Kalaja e Skelës
 Kalaja e Skraparit 
Kalaja e Tepelenës 
Kalaja e Tiranës
 Kalaja e Tujanit
 Kalaja e Vokopolës
Arsimi special dhe arsimi gjitheperfshires
Arsimi gjitheperfshires eshte perfshirja e te gjithe femijeve ne shkolla te zakonshme, ku atyre ju jepet arsim sipas nevojave. Arsimi gjitheperfshires eshte nje proces i nisur ne vitet ’80-te te shekullit te kaluar dhe po perparon me ritme te shpejta. Ai po zevendeson arsimin tradicional qe perfaqesonte nje sistem binar te ndare ne dy komponente, ne arsim te zakonshem dhe ne arsim special.
Sistemi binar i ka mbajtur femijet ne dy sisteme te veçuara edukative dhe ka kontribuar ne perjashtimin shoqeror te femijeve me aftesi te kufizuara dhe nevoja te veçanta. Femijet me aftesi te kufizuara nuk kane te gjithe veshtiresi ne te nxene, por si rregull ata jane arsimuar ne shkolla speciale sipas llojit te demtimit. Shumicen e nxenesve me nevoja te veçanta ne arsim e perbejne femijet  me veshtiresi ne te mesuar qe jane femijet me aftesi te kufizuar intelektuale (njohese) dhe me crregullime te sjelljes.
Procesi i arsimit gjitheperfshires ka sjelle ndryshime ne legjislacion, rregullore, organizim dhe praktika te reja arsimore. Edhe ne vendin tone, reforma arsimore po kerkon ndryshim te politikave dhe praktikave arsimore per nje arsimin gjitheperfshires qe i pershtatet te gjithe nxenesve pavaresisht nevojave. Ne fund te fundit, te gjithe nxenesit kane nevoja, jo vetem ata me veshtiresi ne te mesuar. Gjithesesi, procesi i pershirjes se nxenesve me nevoja te veçanta ne vendin tone, megjithese synon te arrije rezultate te njejta me ate te nisur nga vendet perendimore, kushtezohet shume nga konteksti yne i veçante, ku faktore te tille si historiku i arsimit, situata social-ekonomike, politike, gjeografike dhe kulturore luajne nje rol te rendesishem.
Arsimi gjitheperfshires eshte pjese e projektit te madh te perfshirjes shoqerore, prandaj varet shume nder te tjera edhe prej vete shoqerise dhe sidomos prej trysnise qe ushtrojne prinderit per perfshirjen e femijeve te tyre ne shoqeri. Ne vendet perendimore, pervoja ka treguar se presioni i prinderve ka detyruar qeverite te formulojne politika me afirmuese per perfshirjen sociale, ka influencuar qeverisjen vendore te marre persiper pergjegjesine e decentralizimit te kompetencave ne arsim dhe ka shtyre perpara reformen e shkolles drejt arsimit gjitheperfshires. Ka ardhur koha qe edhe ne Shqiperi zeri i prinderve si perfaqesues legjitime te femijeve me nevoja te veçanta te behet me i degjueshem per veshet e politikes, shoqerise dhe sholles.

 Pse është i rëndësishwm zbatimi i arsimit gjithëpërfshirës
Arsimi gjithëpërfshirës synon të realizojë disa nga të drejtat  e fëmijëve:
-    Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të qëndrojnë bashkë në një klasë pranë vendbanimit të tyre.
-    Mundesitë që i ofrohen fëmijës nuk duhet të bazohen në vlerësimin e aftësisë së kufizuar, por në nevojat individuale të tij.
-    Të gjthë mësuesit pa perjashtim mund të mesojnë të gjithë nxënësit.
- Familja, bashkëmoshatarët  dhe vetë fëmijët kanë rolin e tyre në marrjen e vendimeve.
- Që shkolla është e nje­jtë për të gjithë fëmijët dhe për vijimin e saj të gjithe kanë shanse të ba­ra­barta, pavarësisht nga aftesitë që ka gjithësecili.
Në themel të pro­ce­sit të gjithëpërfshirjes qëndron një grup i tërë parimesh që sigurojnë, se nxë­­nësi me aftësi të kufizuar të shihet si një antar i vlefshëm i ko­mu­­nitetit shkollor në çdo aspekt të tij. Ai kërkon një vizion dhe një politikë arsimore që merr në konside­ra­të fëmijën në tërësi dhe se praktikat më të mira të të mesuarit janë të zbatueshme për të gjithë nxënëit, një vizion ku prindërit kon­siderohen si partnerë të barabartë dhe të vlefshëm në procesin edu­ka­tiv.
Sot, gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim cilësohet si mjeti më i favorshëm që krijon shanse të barabarta arsimimi. Kjo mënyrë arsimimi shmang qëndrime diskriminuese ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, nxjerr në pah vlerat personale të gjithësecilit, dhe stimulon komunitetin  për të qënë me bashkëpunues.në këtë proces.
2.  Ç’ është Gjithperfshirja
Gjithëpërfshirja   ka të bëjë me dicka më shumë sesa thjesht ti pranosh fëmijët me aftësi të kufizuara brenda klasës së rregullt. Ndërsa pranimi në vetvete është një proces më i lehtë dhe nuk kërkon ndryshime në sistem,  përfshirja kërkon të bëhen ndryshime rrënjësore. Zakonisht këto ndryshime fillojnë me kuadrin ligjor për arsimimin, me angazhimin e përbashkët të autoriteteve arsimore dhe të vet shkolles për të rritur pjesmarrjen e të gjithë nxënësve në programet mësimore, për të siguruar shërbime mbështetëse të mjaftueshme, personel të kualifikuar, mësuesë me trajnimin e duhur dhe mbi të gjitha për të krijuar një atmosferë shkolle mikpritëse dhe të sigurte.
Por që të ketë efektivitet procesi i gjithëpërfshirjes dhe rezultatet të jenë të prekshme, duhet punuar për ndryshimin e shumë gjërave në shkollë dhe për krijimin e një shkolle sipas një kon­ce­ptimi të ri, që të jetë e barabartë për të gjithë, që t’i përshtatet më mirë mun­dësive dhe psikologjisë së nxënësve, të rritet karakteri formues edu­ka­tiv, t’i kushtohet rëndësi metodologjisë së mësimdhënies në mënyrë që nxëneëi të ndërveprojë, të analizojë, të përgjithësojë, të vihet më shpesh në situata krijuese, të fitojë shprehi për punë të pavarur duke i parë lëndët si mjete për zhvillimin e të gjithë fëmijëve si dhe aftësimin e tyre për jetën. 
Nëse nxënësi nuk mund të marrë pjesë në të gjithë veprimtaritë e klasës, atij i ofrohet mbështetje për të realizuar maksimumin e mundshëm, duke bërë dhe përshtatje kur është e nevojshme. Ndërkohë që aplikohet një program për të gjithë nxënësit. Cilido qoftë programi i  përcaktuar për një vit mësi­mor, nxënesi me aftësi të kufizuara merr pjesë në maksimumin e mund­shëm të tij. Padyshim që elementë të caktuara të programit mund të kenë nevojë për t’u  për­shtatur  për fëmijë të veçantë.
Një shkollë e tillë kultivon kulturën e bashkëpunimit, përkujdesjes dhe respektit reciprok. Ajo orientohet nga ideja se diferencat dhe ndryshimet midis nxënësve nuk mund të shihen më si pengesa për zhvillimin dhe procesin e të nxënurit, por si cilësi që duhen vlerësuar në përparësi, duke lejuar kështu që çdo nxënës, përfshi edhe ato me aftësi të kufizuara të zhvillojnë aftesitë e tyre përkrah bashkëmoshatarëve të tjerë.
Në këtë mënyrë nëpërmjet gjithëpërfshirjes krijohen mundësira që programet mësimore, mjediset e shkollave dhe mjediset sociale t’u pergjigjen sa më mirë kërkesave edhe nevojave të fëmijëve me aftësi të kufizuara .
Gjithëpërfshirja ka për qëllim të ofrojë kushte të favorshme që fëmijët me aftësi të kufizuara të mësojnë dhe të zhvillohen si të gjithë fëmijët e tjerë, pavarësisht nga ndryshimet individuale që ata mund të kenë. Procesi i gjithëpërfshirjes u mundëson fëmijëve me aftësi të kufizuar që të jenë më pranë familjeve  dhe komunitetit.
Të synosh drejt një arsimimi gjithëpërfshirës do të thotë të synosh për një arsimim më të mirë për të gjithë fëmijët; të krijosh ambjente të përshtatshme duke eleminuar pengesat në qendrim, në institucione dhe në mjedis.

Si filloi arsimi gjithperfshires?
Gjate shekullit te XX-te, nen ndikimin e modelit mjekesor te aftesise se kufizuar, sistemi arsimor u specializua dhe u veçua si shprehje e kujdesit per femijet me aftesi te kufizuara ne menyre qe t’u pergjigjej me mire nevojave te veçanta te tyre per arsim (Meijer, Pijl & Hegarty, 1997). Duke menduar se arsimi i veçuar do te ishte me mbrojtes dhe me i strukturuar, profesionistet e arsimit vendosen t’i shkepusin nxenesit me nevoja te veçanta prej shkollimit te pergjithshem (Friend, 2007). Per studiues si Armstrong (2003) ky qe nje hap i gabuar, pasi veçimi prej te tjereve eshte pergjigja qe ju jepet zakonisht, nen maske perkujdesi, njerezve qe konsiderohen si te pavlere, si barre, “jo si ne” ose si nevojtare per t’u marre nen mbrojtje.
Ne perendim dhe lindje te Europes, shoqerite  e mbeshteten arsimin per femijet me nevoja te veçanta tek modeli mjekesor  i dha jete profesioneve rehabilituese te veçuara. Bazuar ne modelin mjekesor, profesionistet rehabilitues i identifikuan personat me aftesi te kufizuara me demtimet qe kishin. Demtimi u be tipari me i dallueshem i identitetit (shpesh i vetmi) per njerezit me aftesi te kufizuara te cilet ne vend te emrit thirreshin me diagnoza. Per pasoje, personat me aftesi te kufizuara, si te “paafte” per te bere ndonje gje u veçuan per t’u arsimuar ne shkolla speciale e u mbyllen ne institucione residenciale, shume larg sistemit te pergjithshem shkollor dhe komunitetit (Siska and Vann, 2007).
Megjithese gjate regjimit socialist, ideologjikisht Shqiperia i takonte vendeve te lindjes, profesionet lidhur me aftesine e kufizuar, si per shembull defektologjia, fizioterapia, pedagogjia speciale nuk u zhvilluan si ne lindje. Femijet me aftesi te kufizuara te shumefishta dhe me aftesi te kufizuar intelektuale te thelle konsideroheshin te paedukueshem, prandaj nuk futeshin ne shkolle dhe dergoheshin ne institucione rezidenciale ose izoloheshin ne shtepi. Ndersa per femijet me aftesi te kufizuar intelektuale te lehte dhe te moderuar dhe per ata me aftesi te kufizuar shqisore u ngrit nje sistem shkollash speciale sipas llojit te demtimit (Axelsoon, Granier dhe Adams, 2004). Per fat te keq, programi arsimor per keta femije nuk pershinte lende te dobishme per nxenesit ne shkolla speciale, si per shembull njohuri dhe shprehi per jeten dhe lende per rehabilimin. Ne menyre paradoksale, ne vend qe te ishte i pasur, programi mesimor kombetar u “hollua” , per t’u bere me i lehte “per t’u nxene”. Madje, per femijet me aftesi te kufizuara ne te folur dhe te degjuar u zgjat edhe koha e studimit te ciklit fillor nga kater ne tete vjet, gje qe nuk i ka ndihmuar te marrin formim akademik te njejte me bashkemoshataret, por i ka lene ata shume pas ne krahasim me ta.  Per kete arsye, nuk kane qene femijet me aftesi te kufizuara te paedukueshem, por shkollat speciale nuk kane qene ne gjendje t’i arsimojne ata (Closs, Nano dhe Ikonomi, 2003).
Megjithate, debati per arsimin special eshte aq i nxehte saqe termi “arsim special” ngjall kunfuzion tek profesionistet pro dhe kundra tij, sidomos kur vjen fjala per te avantazhet dhe disavantazhet (Ëarnock, 2005). Keshtu Friend (2007) argumenton se nuk ka dyshim qe arsimi special eshte mjeti permes te cilit femijeve me aftesi te kufizuara iu garantohet arsimimi brenda sistemit te arsimit publik dhe se ky lloj arsimi eshte shume i dobishem per t’i ndihmuar ata te mberrijne potencialin e te nxenit, por ai duhet dhene brenda shkollimit te zakonshem dhe jo i veçuar. Mirepo, meqe shkollat e zakonshme nuk ju japin edukim femijeve me aftesi te kufizuara, keta veçohen ne shkolla speciale (Hegarty dhe te tjere,1997). Shkollat speciale duke u marre vetem me femijet me nevoja te veçanta kane mbledhur shume njohuri e shprehi pune. Mesuesit ne shkollat speciale dine se si te punojne me femije me lloje te ndryshme aftesish te kufizuara, dine te pershtasin programet shkollore, dine te punojne me programe individuale dhe kane pershtatur mjediset dhe pajisjet per t’iu pergjigjur kerkesave te femijeve me aftesi te kufizuara. Keto jane avantazhet e shkolles speciale qe shkollat e zakonshme nuk i kane. Por neqoftese shkollat e zakonshme do te ofronin te njejtat mundesi per nxenesit me nevoja te vecanta ne arsim, ashtu si dhe shkollat speciale, atehere shkollat speciale nuk kane se pse te ekzistojne. Pra, eshte pikerisht paaftesia e shkollave te zakonshme per t’ju pergjigjur nevojave te veçanta te femijeve me aftesi te kufizuara dhe veshtiresi ne te mesuar ajo qe i hedh keta nxenes ne dyert e shkolles speciale (Hegarty, 1993; Meijer, Pijl & Hegarty, 1997).
Sado qe shkollat speciale mund te trumpetohen si alternative e sukesshme ndaj izolimit shtepiak te femijeve me aftesi te kufizuara, ato nuk mund te konsiderohen keshtu ne krahasim me arsimin gjitheperfshires ne shkollat e zakonshme. Politikat veçuese edhe pse ne dukje dashamirese, ne fakt vetem sa kane krijuar nje lloj izolimi te ri, jo shtepiak por shoqeror. Keto politika kane krijuar sisteme segreguese te ngritura posaçerisht per femijet e etiketuar si “te paafte” te cilet nuk paskeshin qene ne gjendje te perfshiheshin ne klasat e rregullta te shkollave te zakonshme ne lagjen e tyre bashke me femijet e tjere “te afte” (Siska and Vann, 2007). Veçimi i femijeve me aftesi te kufizuara nga femijet e tjere dhe grumbullimi i tyre larg syve te te tjereve ne shkolla speciale filloi t’i revoltonte prinderit e ketyre femijeve, te cilet me te drejte nisen t’a kundershtojne arsimin special te segreguar si nje praktike diskriminuese dhe per me teper si jocilesor. Te vetedijshem se femijet e tyre kishin te drejten si çdo femije te edukoheshin me bashkemoshataret ne shkollat me te aferta te komunitetit dhe jo te grumbulloheshin e te kyçeshin ne shkolla speciale apo ne institucione residenciale perkujdesi si te “paedukueshem”, prinderit kerkuan qe femijet e tyre te edukoheshin ne shkollat e rregullta, por jo ne klasa te veçanta dhe as te harroheshin neper cepa klasash te zakonshme, si mbetje te shkolles (Friend 2007).
Me shume se kushdo tjeter, arsimin e veçuar special si shprehje te perkujdesit shoqeror e demaskuan vete akademiket me aftesi te kufizuara si Abberley, Barnes dhe Oliver qe e akuzuan ideologjine e “perkujdesjes” si pergjegjesen e vetme per depersonalizimin, zhvleresimin dhe ç’aftesimin e njerezve me aftesi te kufizuara (Armstrong, Armstrong & Barton, 2000). Arsimi special u medikalizua aq shume prej modelit mjekesor te aftesise se kufizuar (French, 2004), saqe shkollat speciale u izoluan krejtesisht prej sistemit te pergjithshem arsimor dhe femijet qe mesonin atje konsideroheshin me shume si paciente se sa si nxenes me nevoja te veçanta. Edhe pse njohurite, ekspertiza dhe lehtesite qe ofron arsimi special jane shume te rendesishme ne edukimin e femijeve me nevoja te veçanta ne te nxene, kjo nuk e justifikon edukimin e tyre menjane te tjereve. Sot, veçimi i ketyre femijeve ne emer te edukimit eshte i papranueshem (Meijer, Pijl & Hegarty, 1997).
Perhapja e Arsimit Gjitheperfshires
Arsimi gjitheperfshires eshte nje e drejte themelore per te gjithe femijet, perfshi edhe ata me aftesi te kufizuara. Edhe pse e drejta per te pasur mundesi arsimimi eshte gjeresisht e pranuar ne parim, po aq eshte edhe e neglizhuar ne praktike (Hegarty, 1993). Ne Shqiperi, e drejta per mundesi te barabarta ne arsim, qe bazohet ne parimin e universalitetit, gjen zbatim ne kuptimin qe te gjthe femijet kane te drejte te arsimohen. Gjithesesi, parimi i selektivitetit bazuar ne dallimin e nevojave pothuajse injorohet. Ne pergjithesi, mjediset edukative karakterizohen prej mentalitetit se “nje mase ben per te gjithe” (one-size-fits-all) dhe koncepti i arsimit gjithperfshires zbatohet ne mesimdhenien (instruktimin) per te gjithe nxenesit njesoj, pavaresisht profilit te te nxenit te gjithesecilit, sfondit social, aftesive dhe stilit personal, dhe pa i ndjekur individualisht  (Sultan, 2006). Femijet trajtohen te gjithe ne te njejten menyre sikur te jene njesoj per nga nevojat, por barazia e mundesive nuk do te thote kete gje (Hegarty, 2006). Barazia e mundesive ne arsim do te thote qe te gjithe femijet kane mundesi te arsimohen dhe se arsimimi merr parasysh dhe trajton nevojat e çdo nxenesi.

Megjithese arsimi gjitheperfshires ka me shume ithtare sot, arsimi special i veçuar ka mbeshtetesit e vet gjithashtu. Keshtu, zera te veçuar, si Ëarnock (2005), argumentojne se arsimi gjitheperfsires mund te kete pasoja negative per femijet me aftesi te kufizuara, pasi ne shkollat e zakonshme ata ndihen te perjashtuar, ndersa ne shkollat e vogla speciale jane me pershire dhe provojne ndjenjen e perkatesise qe eshte shume e nevojshme per mireqenien e tyre dhe per arritjet akademike (p.15). Madje Warnock (2005) mendon se edukimi special eshte edhe me i favorshem, sidomos per femijet me çrregullime te sjelljes dhe me autizem, sepse i ploteson me mire nevojat e tyre dhe eshte me mbrojtes. Ajo sugjeron se ne vend qe te synojme nje ideal te thjeshtesuar te arsimit gjitheperfshires duke i futur te gjithe femijet “nen nje çati” eshte me mire qe t’i perfshijme te gjithe femijet ne procesin e perbashket te te mesuarit (Warnock, 2005:15). Kjo konsiderate e zhvlereson rendesine qe ka hapesira edukative. Por, Armstrong (2003) qe i jep rendesi te veçante hapesires, mbron me force idene e “çatise se perbashket”. Sipas Armstrong, hapesira nuk ka vetem kuptim fizik, por edhe simbolik. Hapesira eshte ndertuar shoqerisht dhe ne te jetohet dhe perjetohet jeta shoqerore ne nivel individual dhe kolektiv. Praktikat qe ndodhin brenda nje hapesire, perfshire edhe shkollen, reflektojne menyren se si kuptohen vlerat kolektive, qe ndryshe quhet “kulture”. Keto praktika i japin forme marredhenieve tona, formojne identitetin dhe kushtezojne mundesite tona. Femijet me aftesi te kufizuara, edukimi i te cilit behet ne “hapesira te veçuara”, jane te veçuar nga shoqeria (f.16). Madje autore te tjere pyesin se perse ja pershtasim njerezit strukturave ekzistuese ne vend qe te shohim se çfare nuk shkon me sistemin shoqeror qe nuk pranon dike qe eshte ndryshe ? (Amado, 1998, cituar tek Chapell, 1992:36). Praktikat perjashtuese te krijuara nga shoqeria per njerezit ndryshe, Slee (2001) i quan politika ç’aftesuese qe zbatohen permes politikes se shkollimit (f.169). Per t’i dhene fund kultures perjashtuese te shkollimit, Barns (2005) u ben thirrje politikeberesve te edukimit qe te aftesojne shkollat e zakonshme te krijojne kulture dhe praktika perfshirese. Per me teper, qe arsimi gjitheperfshires, edhe pse i nje rendesie te jashtezakonshme per femijet me aftesi te kufizuara, eshte ne dobi te mireqenies se te gjithe femijeve dhe permbush aspiraten e pergjithshme per drejtesi sociale (Slee, 2001; Barton, 2005)Hegarty (1993), gjithashtu, komenton se shkollimi i pergjithshem ka disavantazhe per femijet me aftesi te kufizuara, po nen nje perspektive te ndryshme nga Warnock. Hegarty argumenton se shkollat e zakonshme kane deshtuar te edukojne femijet me aftesi te kufizuara sepse nuk kane avantazhet e shkollave speciale, sic jane ekspertiza per te mesuar femije me nevoja te veçanta dhe pershtatja e kurrikules. 

Ndërtime të mëdha mbrojtëse, të përbëra nga mure rrethuese të forta me kulla të larta dhe nga ndërtesa e mjedise të brendshme të nevojshme për jetesë e për t’u mbrojtur në rast lufte. Kështjellat e para në trojet shqiptare janë ngritur qysh në neolitin e vonë.. Njihen disa kështjella ilire si Rozafa në Shkodër, Kështjella e Beratit, Lis, Bylis, etj. 
Më pasu ngritën kështjella edhe në zonat e ulëta dhe në vende strategjike si Kështjella e Durrësit, Kështjella e Gjirokastrës, Kështjella e Elbasanit e më vonë edhe Kështjella e Krujës. Këto kështjella janë një pasuri e madhe për kombin shqiptar. Ato tregojne për lashtësinë e tij në Ballkan, për artin e të ndërtuarit dhe për qendresën e tij në shekuj kundër armiqve që i janë kanosur. Kështjellat kanë vlera të mëdha kulturore dhe turistike.
Keshtjella e Beratit
Kështjellë e lashtë në Berat e ngritur në kodrën shkëmbore të qytetit, në lartësi 187 metra, në anë të lumit Osum. I përkiste fisit ilir të Desaretëve. Si pike e rëndësishme u shndërrua në qytet kështjelle me mure të lartë që përfshijne një sipërfaqe prej rreth 10 hektaresh. Përmendet me emrin e lashtë Antipatrea, kur u sulmua nga Skardilajdi gjatë luftimeve maqedono-romake. Perandori bizantin Teodori II e përforcoi dhe I vuri emrin Pulheriopolis. Nga romakët u quajt edhe me emrin Albanorum oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. XIV ishte qendër e principatës së Muzakajve. U pushtua nga osmanët më 1417. U shti në dorë nga Ali Pashë Tepelena më 1809, që ia përforcoi muret. Për madhështinë dhe objektet që ka, tërheq shumë vizitorë
Keshtjella e Shkodres
Kështjella e Shkodrës nga vendasit thirret me emrin Rozafa. Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, midis lumenjëve Drin dhe Bunë. Muret e saj rrethojnë 9 hektarë tokë. Hyrjen kryesore e ka nga verilindja. Njihet si qendër e fortifikuar qysh në periudhën e mbretit ilir Gent. Me emrin Rozafa del që nga shek. VI. Sipas legjendës, në muret e saj u muros e gjallë Rozafa, nusja e vëllait më të vogël, e njërit nga tre vëllëzërit që e ngritën këtë kështjellë. azë të legjendës është mbajtja e fjalës së dhënë dhe flirti për hir të së ardhmes. Kështjella ka qenë simbol i qëndresës. Në periudha të ndryshme historike ka qenë edhe nën bizantinët, sllavët e më pas nën pushtuesit osmanë. Në shek XIV u zotërua nga Balshajt, ndërsa familja e Bushatasve aty pat ngritur pallatin e saj. Në përgjithësi Rozafa ruhet mirë dhe tërheq turistë e vizitorë të ndryshëm.

Kalaja e Durrësit muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I me origjinë nga Durrësi, i cili e shndërroi atë në një nga qytetet më të fortifikuara në Adriatik. Riparime në mure janë kryer edhe pas tërmetit shkatërrues të vitit 1273. Aktualisht muret mesjetare me lartësi afro 15 metra si dhe tre hyrje e disa kulla fortifikuese ruhen në afro një të tretën e gjatësisë fillestare të kështjellës së qytetit.

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë – veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Në ambientet e Kalasë së Tiranës ka disa shtëpi tradicionale të cilat kanë krijuar stilin e ndërtesës qytetare Tiranase. Në ndërtesat brenda Kalasë së Tiranës kanë banuar pjesëtarë të familjeve sunduese të qytetit dhe për këtë arsye ato konsiderohen edhe si godina të administratës së parë lokale.

Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.


Bashkimi Europian është një organizatë që është krijuar për bashkimin e vendeve të lira me qëllim që t’u jepeshin fund luftërave,të cilat kishin përçarë kontinentin e vjetër për shekuj me rradhë,dhe të garantonte një jetë të qetë dhe cilësore për qytetarët e saj.Kjo ende është ideja themelore e Bashkimit Europian,ide e cila vjen duke u zhvilluar dhe duke u përhapur.Kjo organizatë e krijuar në vitet ’50,ka sjellë përfitime të mëdha për anëtarët e saj dhe u ka ofruar atyre paqen dhe stabilitetin politik dhe
ekonomik,për të cilat çdo vend ka nevojë.Për 60 vjet,ky bashkim ka ardhur duke u zgjeruar dhe duke përqafuar në gjirin e tij shtete të ndryshme të kontinentit,që kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.Nuk ka rëndësi sa të ndryshme këto shtete janë nga njëra tjetra,sepse motoja e BE-se është Të bashkuar në diversitet Pjesë e kësaj fuqie të madhe që organizon dhe rregullon shoqërinë europiane,kërkon të bëhet edhe vendi ynë,I cili në vitin 2009 ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit,e cila mbështetet në detyrimet dhe të drejtat reciproke ndërmjet dy palëve,veprimet e përbashketa dhe procedurat specifike.Konkretisht kjo marrëveshje ka për synim : forcimin e demokracisë së vendit;stabilitetin politik,ekonomik dhe institucional;rregullimin e legjislacionit;sigurimin e zhvillimit ekonomik në një treg funksional.Kjo marrëveshje është vetëm fillimi I asaj që do të jetë rrugëtimi I Shqipërisë në BE. Ky rrugëtim ka të bëjë me plotësimin jo vetëm të kriterit politik (stabilitetit të institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve) por edhe plotësimin e kriterit ekonomik – ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale dhe aftësinë për të ndërvepruar me presionet dhe forcat e tregut brendapërbrenda BE-së. Të bëhesh anëtar I BE-së është një procedurë komplekse e cila nuk realizohet brenda natës. Çdo vend që plotëson kushtet,mund të aplikojë.Këto kushte janë të njohura si ‘Kriteret e Kopenhagenit’ dhe përfshijnë ekonominë e tregut të lirë,një demokraci të qëndrueshme,sundimin e ligjit dhe pranimin e legjislacionit të Bashkimit Europian. Të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian funksionojnë mbi bazën e demokracive liberale, në të cilat shteti i së drejtës është i konsoliduar, ligji është i barabartë për të gjithë dhe të drejtat e njeriut janë të shenjta.Shqipëria duhet të ketë shkallën e inflacionit të ulët,GDP-në të konsiderueshme dhe borxh të ulët publik,në mënyrë që kandidatura e saj të konsiderohet nga organet më të larta politike të BE-së.Bashkimi Europian ngulmon që vendi ynë të bëjë një integrim të plotë e jo të pjesshem,si në rastin e Rumanisë,sepse kjo do të sillte dëme si për vetë shtetin ashtu edhe për BE-në. Fatkeqësisht,Shqipëria është larg përmbushjes së kritereve për t’u futur në BE.Nryshimi që duhet të fillojë nga vetë shoqëria,nuk po vjen ende në formën e duhur.Duke folur në kuadrin social,në shoqërinë tonë e drejta e njeriut nuk është konsoliduar ende.Mjafton të përmendim këtu dhunën në familje(sidomos dhunën e grave),dukurinë e seksizmit dhe të nënvlerësimit të femrave.Në një kohe ku në vendet europiane pjesëmarrja e grave është e madhe dhe roli I tyre është I rëndësishëm,në shoqërinë tonë nuk njihet ende roli themelor I gruas në konsolidimin e shoqërisë.Problem tjeter madhor I shoqërisë është edukimi I brezit të ri I cili mendohet të jetë brezi që do e shohë Shqipërinë në BE.Ky brez nuk mësohet me vlerat morale dhe vlerat e punës ashtu siç mësohen në shoqërinë europiane,dhe si pasojë shteti ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve të pakulturuar dhe pa ndjenjën e qytetarit, që mendon se një nga detyrat e tij është të japë kontributin individual për shtetin.Këta individë që do e shohin vendin në BE,duhet të edukohen me vlerat e larta europiane dhe të tregojne se në Shqipëri po rritet një brez I shëndetshëm. Integrimi ekonomik I Shqipërisë është hapi tjetër I rëndësishëm,një hap I cili përfaqëson tejkalimin e të gjitha problemeve që ekonomia shqiptare ka.Së pari,duhet thënë se hapja e vendeve të reja të punës është një sfidë,në një kohë kur oferta e krahut të punes rritet me shpejtësi dhe kërkesa e aktivitetit ekonomik është më e ulët për krah pune.Niveli i tregut informal është mjaft I lartë.Pjesa më e madhe e popullsisë së thjeshtë,punon në të zezë.Infrastruktura në sektorë të ndryshëm lë për të dëshiruar.Prsh. nëse marrim bujqësinë,shumë fermerë nuk arrijnë të dërgojnë prodhimet e tyre në qytet për shkak të mungesës së transportit dhe infrastrukturës së keqe.Kjo sjell pasoja për shtetin,sepse importi është më I madh se eksporti.Një tregues tjetër problematik është edhe inflacioni I lartë,ku rritja e vazhdueshme e çmimeve vazhdon të jetë e madhe. Por këto probleme nuk do të thonë se shanset e Shqipërisë për të hyrë në BE janë të pakta.Mjafton të përmendim këtu anëtarësimin tonë në NATO,apo liberalizimin e vizave në zonën ‘Schengen’.Vendi ynë ka bërë një rrugë të madhe brenda 20 vjetëve dhe me bashkëpunimin e organeve të larta europiane,do të arrijë të bëjë reforma në sektorët më problematikë.Integrimi në BE do t’I sillte shumë përparësi vendit tonë.Të jesh pjesë e BE-se do të thotë të kesh aksesin në një treg më të gjerë dhe më konkurrues,të zhvillosh një edukim dhe arsimim europian,të jesh pjesë e një kulture të përbashkët që ka për qëllim të edukojë individë me frymën e punës dhe të vlerave të vërteta.Në planin personal për Shqipërinë është e rëndësishme marrja e statusit dhe si pasojë integrimi,sepse kjo do bënte që ajo të vihej në shënjestrën e investitorëve të huaj dhe do të sillte mjaft përfitime për të.Gjithashtu intregrimi në BE do t’I jepte një shtysë arsimit,sepse studentët do të shkonin të studionin dhe të fitonin eksperiencë në vende të ndryshme europiane. Shqipëria do të sillte mjaft ndihmesë në çështjet sociale nëse do të ishte pjesë e familjes europiane.Në shoqërinë shqiptare nuk ekzistojnë fenomene si racizmi apo jotoleranca fetare.Përkundrazi,në shoqërinë tonë solidariteti dhe sakrifica janë vlera që kanë arritur të mbijetojnë.Gjithashtu Shqipëria ka një politikë të jashtme të mirëzhvilluar dhe një marrëdhënie të mirë me shtetet europiane.Një shoqëri e tillë(edhe pse me të meta të tjera),I nevojitet Bashkimit Europian,në një kohë ku konfliktet mes shteteve më të mëdha ndizen herë pas here. Në përfundim të kësaj duhet të them se jam optimiste se një ditë vendi ynë do të arrijë të integrohet në BE,jo vetëm sepse e dua vendin tim dhe besoj te ai,por edhe sepse i shoh zhvillimet që ndodhin ditë pas dite.Por nuk duhet të angazhohet vetëm shteti në këtë drejtim.Ndryshimi duhet të fillojë nga vetë qytetarët.Në këtë mënyrë,rrugëtimi ynë do të përfundojë me sukses në organizatën që në vitin 2012 mori çmimin Nobel për paqen për kontribuimin e saj gjatë 6 dekadave në arritjen e paqes dhe të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në Europë.
Duke qene se perdorimi i bicikletes eshte nje menyre mjafte e mire e transportit publik i cili ndryshe nga automjetet e tjera, kufizuon ndotjet e mjedisit, jane ngritur mjaft organizata dhe fushata mbi kete çeshtje.  
    
“Dita pa makina” e cila ka si qellim sensibilizimin e qytetareve per te perdorur biçikleten, transportin publik, te praktikojne ecjen dhe inkurajojne qytetet te promovojne keto menyra transporti, duke investuar njekohesisht edhe ne infrastrukturen e nevojshme.
Ne 22 shtator Ecovolis organizoi kete dite me disa aktivitete ndergjigjsuese dhe argetuese te cilat kishin ne fokus perdorimin e transportit ekologjik.
Ne simbol te kesaj dite, ne te gjitha institucionet Ecovolis bicikletat u ofruan falas qytetareve. Ne kete menyre qytetaret paten mundesin te provojne lirine qe te jep qyteti pa makine dhe shpejtesine q kenaqesisne qe provon duke pedalur.

Kjo fushate u krijua nga njerez te cilet kane pasion dhe kane kontribuar vazhdimisht per mjedisin, te cilet besojne se perdorimi i perditshem i biçikletes eshte nje kontribut i madh per mjedisin dhe shendetin. Duke u nisur nga logoja e kesaj fushate “ nje mjedis i paster, nje shendet i mire”
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels